|
- 24 dhjetor 2002 / Arben Ēokaj
-
- Cili ėshtė ai shtet qė ka president dhe nuk ėshtė i
pavarur? Cili ėshtė ai shtet, ku parlamenti i zgjedhur me
votėn e lirė tė qytetarėve duhet tė zbatojė ligjet e bėra
nga tė tjerėt?
-
- Radha e pyetjeve mund tė jetė e gjatė, dhe kėto pyetje
shqetėsojnė gjithėsecilin prej nesh, nė kėtė fazė tė
ndėrmjetme tė Kosovės, nė rrugėn e saj drejt pavarėsisė.
-
- Nuk ka asnjė dyshim, se para numrit njė tė politikės
kosovare pikėpyetjet janė mė tė shumta dhe detyrimet mė tė
mėdha. Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova po hedh kohėt
e fundit hapa tė matura e tė domosdoshme, nė drejtim tė
pavarėsisė sė vendit tė vet. Dihet qė ēdo shtet i
pavarur, ka simbolet e tij tė shenjta dhe se pavarėsia e njė
vendi ka nevojė edhe pėr vizione tė qarta, qė shoqėrohen
me simbolet e veta. Pra, edhe pavarėsisė sė Kosovės i
duhet simboli i saj, shtėpia e saj, dhe kėshtu presidenti
Rugova me mjaft dinjitet, i frymėzuar nė njė stil amerikan,
pėruroi Shtėpinė e Pavarėsisė sė Kosovės, pikėrisht me
23 dhjetor 2002, nė 13-vjetorin e krijimit tė LDK-sė -
rezistencės politike paqėsore tė shqiptarėve, pėrkundėr
makinės vrasėse e ēnjerėzore tė regjimit serb.
-
- Duke qenė se Dr. Rugova ka patur njė njohje tė mirė tė
diplomacisė sė re evropiano-perėndimore dhe mentalitetit
politik nė perėndim, ai ėshtė pėrpjekur gjithnjė t'ia
drejtojė rrugėn popullit tė vet drejt fitimit tė arsyes
politike e paqėsore shqiptare, mbi pasionet e egra tė
politikės pushtuese serbe. Dhe jo pa simpati janė parė
veprimet politike tė z. Rugova nga politikanė amerikanė e
evropianė nė kėto 13 vjetėt e fundit, ndonėse z. Rugova
nuk ka mbetur edhe pa u kritikuar nga disa koka tė nxehta tė
bashkėatdhetarėve tė tij.
-
- Me karakteristikat e njė politikani largpamės e paqėsor,
me sensin e hollė politik e kulturor, Dr. Rugova e di mirė
se ēfarė i duhet popullit tė vet. Ai ka udhėhequr me
sukses njė politikė disa vjeēare drejt pavarėsisė sė
Kosovės, dhe kohėt e fundit po shfaqen lėvizjet e tij tė
matura e tė shtrira nė kohė, mė larg sesa mendimi i shumėkujt,
dhe nė pėrputhje e harmoni tė plotė me interesat e shtetėsisė
sė Kosovės.
-
- Procesi i gjatė i pavarėsimit tė njė vendi ėshtė i
mbushur me ngjarje rrėmbyese, me luftė e gjakderdhje rrėnqethėse,
me thėnie e kundėrthėnie, mė pėrkrahės e kundėrshtarė.
Ka rėndėsi qė rezultantja e tė gjitha forcave qė veprojnė
mbi njė vend, i cili shkon drejt pavarėsisė, tė ketė nė
radhė tė parė njė kahje pozitive. Pastaj forcat vepruese
duhet tė mblidhen dhe tė dominojnė tryezėn e bisedimeve, nė
mėnyrė qė nė kohėn e vendosjes, pavarėsia tė bėhet
realitet. Pavarėsisht vėshtirėsive tė fillimit, nė kėtė
rrugė tė gjatė, Kosova e ka dhėnė provėn e saj tė pavarėsisė,
qoftė me popullin e saj vital qė kėrkon pavarėsi, me
zgjedhjet e lira e demokratike, qė janė zhvilluar nė mėnyrė
paqėsore nė Kosovė, dhe me klasėn politike tė matur, qė
ka krijuar kulturė politike pėr njė kohė mjaft tė shkurtėr.
-
- Politika kosovare sot, me pėrjashtim tė disa rasteve tė
veēanta, nuk ėshtė pėrjashtuese. Mendimi politik qė
sundon nė Kosovė, ėshtė mendim i pjekur, sidomos nė pikėpamjet
kombėtare, dhe nė marrėdhėnie tė mira e reciproke me
fqinjėt. Nė politikėn e brendėshme, Kosova synon tė ketė
si themel kryesor njė politikė tolerante e moderne ndaj
etniciteteve e minoritetve tė ndryshme.
-
- Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, i cili sot
ndodhet nė njė gjendje pritjeje, derisa tė konsiderohet
zyrtarisht edhe nga tė tjerėt si Presidenti i Republikės sė
Kosovės, po ecėn nė vazhdėn e veprimeve tė matura tė
tij, duke ruajtur gjithmonė tė paprekshėm vizionin e tij tė
pavarėsisė. Nė ēdo bisedė me politikanė e zyrtarė tė
lartė tė perėndimit, ai u kėrkon atyre me politesė, qė
ta njohin edhe formalisht pavarėsinė e vendit tė tij. Nga
ana tjetėr, ai me diplomacinė amerikane, sillet si amerikan.
Pra tregohet pragmatist, i vendosur e vepron hapur. Emėron me
tė drejtė ish-senatorin e nderuar Bob Doll si ambasador
nderi tė Kosovės nė Washington, gjė qė pritet pozitivisht
nga z. Doll.
-
- Pothuajse nė tė njėjtėn kohė, nė njė intervistė pėr
gazetėn "Bota Sot", me 28 nėntor 2002, Dr. Rugova
hedh idenė e tij pėr simbolet e reja tė Kosovės, qė janė
tė domosdoshme nė rastin e pavarėsisė. Himni i ri i
flamurit tė Kosovės, ekzekutohet pėr herė tė parė
solemnisht me rastin e pėrurimit tė Shtėpisė sė Pavarėsisė
sė Kosovės, me 23 dhjetor 2002, nė prag tė kėshėndellave.
-
- Dr. Rugova e pėrdor mirė simbolikėn politike dhe
orientimin e tij drejt perėndimit, nga shkon edhe mendimi i
popullit shqiptar - drejt integrimit nė strukturat
evropiano-perėndimore. Qė pavarėsia tė vijė, ajo ka nevojė
edhe pėr shtėpinė e vet. Dr. Rugova nuk dėshiron qė
politika e ndjekur nė Kosovė tė bjerė viktimė e
ndryshimit tė vogėl qė ekziston ndėrmjet mentalitetit
politik amerikan dhe atij evropian, por pėrpiqet tė shfrytėzojė
anėt pozitive tė tė dyja kėtyre mentaliteteve politike, pėr
qėllimin e tij pėrfundimtar, pavarėsinė e Kosovės.
Diplomacisė amerikane i pėlqejnė veprimet e matura, ndėrkohė
qė diplomacia Evropiane pas njė akti tė kryher drejt e nė
pėrputhje me vullnetin e njė populli, pranon tė tolerojė.
Dr. Rugova hedh kėshtu hapat e tij tė menēura drejt pavarėsisė,
duke mėnjanuar njėkohėsisht edhe zėrat kundėrshtarė, tė
cilėt nga mosdija politike apo nga ndonjė arsye tjetėr kundrapedali,
po synojnė gjithmonė t'i bėjnė jehonė sė keqes.
-
- Pavarėsia
e Kosovės ėshtė nė fakt njė realitet, por ajo duhet tė
njihet edhe zyrtarisht nė radhė tė parė nga shtetet mė tė
fuqishme tė botės, dhe nga OKB-ja. Nė kohėn kur
administrata amerikane, pas ngjarjes tragjike tė 11 shtatorit
2001, u preukupua me luftėn kundėr terrorizmit nė
Afganistan, e tani me problemin e Irakut, dhe kur politika
evropiane nuk ėshtė e konsoliduar sa duhet nė njė mendim tė
vetin, pasi Bashkimi Evropian ėshtė nė organizim e sipėr
dhe nuk ka marrė akoma iniciativa nė vetvete, problemi i
Kosovės duket se del nė hije, ndėrkohė qė UNMIK-u kryen
detyrimet e tij nė pėrputhje me rezolutėn 1244 tė OKB-sė.
-
- Qė
pavarėsia e Kosovės - ky akt i shenjtė pėr popullin e
Kosovės, tė mos injorohet apo banalizohet nė diskutime
kafenesh, apo rangje politikanėsh tė kategorisė sė dytė,
dikush duhet tė dalė e t'i prijė kėtij procesi. E kush mė
mirė se presidenti Rugova da ta mbronte tė drejtėn e
popullit tė vet pėr pavarėsi?
-
- I ndėrgjegjshėm pėr rolin e tij historik, pas njė pune
tė gjatė e plot sakrifica, presidenti i Kosovės po tregon
kohėt e fundit, se nuk ėshtė kori i zėrave tė mekur qė
do mund tė instrumentalizojė politikėn kosovare, nė kundėrshtim
me verdiktin e popullit tė Kosovės pėr pavarėsi. Por duhet
tė jetė pikėrisht presidenti i zgjedhur me votėn e lirė tė
kėtij populli, pėrfaqėsuesi politik mė dinjitoz i Kosovės,
ai qė duhet t'i paraprijė kėtij procesi e tė veprojė pėr
jetėsimin e pavarėsisė sė Kosovės edhe nga ana formale,
pra juridike. Dhe Dr. Rugova duket se ka menduar qė koha pėr
veprim ka ardhur.
-
- Tė mendojnė ēfarė tė duan tė tjerėt, Kosova duhet tė
jetė njė shtet i pavarur! Ky akt duhet tė bėhet fakt i
kryer.
-
- Shtėpia e Pavarėsisė sė Kosovės u pėrurua. Nė emėr
tė popullit shqiptar tė shumėvuajtur tė Kosovės, le tė bėjmė
njė urim tė madh nė kėtė prag festash: Mirėsevjen o
Pavarėsi nė Shtėpinė Tėnde!
-
|
|