|
- 15
shtator 2002 - TN
« Braktisja
e detyrės sė disa diplomatėve apo qėndrimi i tyre nė
vendet e huaja pas mbarimit tė detyrės i ka shkaktuar shumė
dėm Shqipėrisė, pėr kėtė arsye ndaj kėtyre diplomatėve
duhen marrė masa ligjore tė cilat duhet tė pėrcaktohen nga
qeveria », ka theksuar kryetari shqiptar
-
- Tiranė, 30 gusht 2002 / Manjolla Tėrshana
"Koha ditore" fq. 5
-
- Presidenti
shqiptar, Alfred Moisiu, gjatė njė takimi me diplomatė
shqiptarė nė botė ka kėrkuar hartimin e njė ligji pėr tė
bėrė tė mundur ekstradimin e tė gjithė ish-diplomatėve
shqiptar tė cilėt kanė qėndruar nė vendet e huaja pėr
interesat e tyre personale.
-
- Presidenti
ka kėrkuar qė tė forcohen masat ligjore ndaj tė gjithė
atyre diplomatėve tė papėrgjegjshėm tė cilėt jo vetėm qė
i shkaktojnė dėm diplomacisė shqiptare por nė tė njejtėn
kohė dėmtojnė me qėndrimin e tyre edhe imazhin e Shqipėrisė
nė botė.
-
- Braktisja
e detyrės sė disa diplomatėve apo qėndrimi i tyre nė
vendet e huaja pas mbarimit tė detyrės i ka shkaktuar shumė
dėm Shqipėrisė, pėr kėtė arsye ndaj kėtyre diplomatėve
duhet marrė masa ligjore tė cilat duhet pėr pėrcaktohen
nga qeveria, ka theksuar ai.
-
- Deri
mė tani asnjė diplomat shqiptar qė ka qėndruar ilegalisht
nė vendin ku ka qenė i caktuar me detyrė nga shteti nuk ėshtė
dėnuar apo nuk ka mbajtur pėrgjegjėsi pėr veprimin qė ka
bėrė.
-
- Ka
shumė prej funksionarėve tė ambasadave shqiptare nė botė
tė cilėt pasi mbarojnė mandatin e tyre diplomatik vendosin
tė qėndrojnė pėr tė zhvilluar biznes nė kėto vende.
-
- Presidenti
Moisiu u bėri tė ditur diplomatėve shqiptarė se shumė
prej tyre janė tė shkėputur nga komunitetet e shqipėtarėve
tė cilėt trajtohen prej selive diplomatike shqiptare si
shtetas tė huaj. Presidenti kėrkoi ndryshimin e menjėhershėm
tė kėsaj situate.
- Edhe
kryeministri Fatos Nano lėshoi vėrejtje tė mėdha nė
drejtim tė punės sė diplomatėve shqiptarė nė botė. Shumė
prej diplomatėve tha kryeministri vegjetojnė nė pritje, me
njė mungesė tė ēuditshme iniciative dhe fantazie.
-
- Shumė
herė kėta diplomatė nuk kanė infornacion as mbi atė se ēfarė
ndodh nė vendet ku ata pėrfaqėsojnė Shqipėrinė. Nano
deklaroi se edhe mbi diplomatėt do tė ushtrohet presioni
antikorrupsion dhe do tė dėnohet rreptsisht ai qė abuzon me
detyrėn.
-
- Po
kėshtu Nano kritikoi ambasadorėt shqiptareė tė cilėt kanė
bėrė shumė pak pėr ti dhėnė njė shtysė marrėveshjes
sė pėrbashkėt tė Shengenit ballkanik apo krijimit tė
Asamblesė parlamentare tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor.
-
- Ndėrkaq
kryeministri Nano ka gjetur rastin nė mbledhjen me diplomatėt
shqiptarė nė botė pėr tė bėrė tė ditur qėndrimin e
tij rreth prezencės dhe funksionimit tė organizatave tė
huaja nė Shqipėri.
-
- Kryeministri
tha se ai ėshtė i mendimit se roli i disa misioneve tė
huaja tė ridimensionohet duke bėrė qė partneriteti midis
tyre dhe Shqipėrisė tė rritet dhe tė bėhet mė
interaktiv.
|
|