|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

PĖRMBAJTJA E LIBRIT

 

   
 

 
 

 
KAPITULLI I PESTĖ
  
  
KUSH ĖSHTĖ GJENERAL ISMET ALIU DHE CILAT ISHIN KONTAKTET E  MIA ME TE?
 
Gjatė viteve 80-85, kur isha komandat batalioni nė Zajeēar, kam kontaktuar pėr herė tė parė me ish-kapitenin Ismet Aliun. Atėbotė, ai ishte komanues kompanie, i cili pėr njė kohė tė shkurtėr arriti tė bėhet komanduesi mė  suksesshėm nė tėrė krahinėn e Timokut. Pas viti 1985, Ismeti ka shkuar tė punojė nė shkollėn e mesme ushtarake nė Sarajevė, nė cilėsinė e kryeshefit tė viteve tė katėrta pėr kadetė.
 
Lufta boshnjako-serbe e zuri nė Sarajevė, tė cilės Ismeti iu bashkangjit me tė gjithė ushtarakėt dhe ushtarėt shqiptarė qė u gjenden aty ku ai vepronte. Falė aftėsive dhe shkathtėsive tė tij ushtarake, arriti tė ngjitet nė hierarkinė mė tė lartė ushtarake nė Bosnjė, madje deri nė komandant korparmate. Gjatė luftimeve kundėr forcave serbe, ai u plagos dy herė lehtė.
 
Pas pėrfundimit tė luftės, pėr hir tė rezlutateve tė mėdha tė tij, tė treguara nė frontet e luftės serbo-boshnjake, Z. Ismeti gradohet nga presidenti i federatės boshnjake dhe komandantit tė Forcave tė Armatosura Boshnjake, Z. Alija Izetbegoviq dhe merr gradėn e gjeneralit. Menjėherė caktohet atashe ushtarak i Bosnjes nė Ankara tė Turqisė, detyrė tė cilėn e kreu me sukses tė lartė. Tani gjendet nė detyrėn e ndihmės komandantit pėr zhvilime strategjike nė Shtabin Suprem tė Forcave tė Armatosura tė Bosnjes.
 
Pas keqėsimit tė situatės nė Kosovė dhe fillimit tė pėrgatitjeve tė eprorėve pėr luftė nga Ministria e Mbrojtjes sė Republikės sė Kosovės, nėn udhėheqjen e kolonel Ahmet Krasniqit, unė personalisht e kam ftuar Ismet Aliun qė tė vinte nga Ankaraja nė Gjermani, nė njė takim pune, takim i cili u realizua shumė shpejt  nė mars tė viti 1998.  Takimi u bė nė Düseldorf, tė pranishėm kanė qenė Sali Ēeku dhe njė epror nga Gurrakoci.
 
Biseduam gjatė, shkėmbyem mendime rreth pėrdorimit tė taktikave tė mundshme luftarake nga pala serbe, taktika dhe metoda qė serbėt i kishin pėrdorur nė Bosnje dhe mėnyrėn se si duhej tī kundėrviheshim kėsaj strategjie gjatė luftės nė Kosovė. Mund tė them se ky takim ishte shumė i suksesshėm, sepse u njoftuam konkretisht rreth taktikave luftarake serbe qė do t'i pėrdornim mė vonė nė Kosovė.
 
Gjithashtu, diskutuam rreth furnizimit me armatime dhe ushqim dhe u arrit njė marrėveshje qė nėpėrmes gjeneral Ismetit, tė bėhej furnizimi me armė dhe ushqim pėrmes lidhjeve tė tė njėjtave lidhje sikur nė Bosnje, pra nga tė njėjtat shtete donatore. Gjeneral Ismet Aliu, menjėherė pas takimit, nėpėrmes atasheve ushtarak tė Pakistanit, Iranit, dhe Ukrainės e ka pėrgaditur strategjinė e veprimit pėr realizimin e kėsaj marrėveshjeje. Pėr tė gjitha kėto ndetajisht e kemi njoftuar kolonel Ahmet Krasniqin, madje edhe ia vetė, pas takimit tė Düseldorfit, ishte takuar pėr tė njėjtat ēėshtje me gjeneral Ismet Aliun. 
 
Z. Aliu kėrkoi nga ne, qė tī siguronim njė pistė nė territorin e  Shqipėrisė, ku do tė ateronin aeroplanėt me armatime dhe ushqime dhe kėtė furnizim shtetet nė fjalė kishin pranuar ta bėnin pėr katėr vite radhazi. Me keqardhje mė duhet tė them se realizimin e kėtij projekti e penguan autoritetet e shtetit amė (Shqipėrisė), konkretisht ministri i mbrojtjes Luan Hajdaraga dhe kryepartiaku e grekofili socialist Fatos Nano. Zatėn, kjo ishte edhe pengesa e parė serioze pėr pengimin e luftės sonė pėr liri dhe pavarėsi. Pra ishin pikėrisht kėta qė e shihnin tė udhės tė pengohej vija institucionale e shtetit tė Kosovės dhe tė pengohej krahu profesionlo-ushtarak nė misionin e tij tė shenjtė qė  kishte marrė pėrsipėr.
 
Pas kėsaj, gjeneral Ismet Aliu, erdhi nė Shqipėri ku drejtėpėrsėdrejti u njoftua me situatėn. Me atė rast shprehu dėshirėn qė menjėherė tė vihet nė shėrbim tė Forcave tė Arnatosura tė Republikės sė Kosovės, por njėkohėsisht u zhgėnye shumė shpejt nė njė takim qė patėm nė Ministrinė e Mrojtjes e ku i pranishėm ishte edhe Sali Veseli, i cili pėr motive tė ulta banditeske dhe smirėzeza e injoroi tej mase gjeneral Aliun.
 
Edhe pse njė veprim i tillė i Salihut nuk ēonte peshė, sepse ishim mėsuar edhe mė herėt me veprimet e tij tė ēoroditura, gjesti i tij la njė hije tė zezė.  Ministri i Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi, i dha gjenaral Aliut detyra tė reja, por edhe mė tutje tė punonte nė realizimin e marrėveshjes sė Düseldorfit. 
 
Gjatė luftės nė Dukagjin, shumė shpesh jam konsultuar profesionalisht me gjeneral Aliun. Shumė kontakte dhe veprime janė kryer gjatė periodave tė caktuara, por nė kėtė libėr po e veēoj vetėm njė.
 
 
 
„Loja qė ua bėmė rusėve“
 
Si u bė ndalimi i nėndetseve ruse pėr t'u stacionuar nė Detin Adriatik, tė cilat kishin pėr qėllim kontrollimin dhe dhėnien e informacioneve ushtrisė Jugosllave, pėr veprimet ushtarako-luftarake tė forcave tė NATO-s, gjatė bombardimeve nė caqet serbe.
 
Pėrmes atasheut ushtarak tė SHBA-ve, qė ishte i autorizuar nga Pentagoni dhe International Service pėr pėrcjellejn e situatės sė gjithėmbarshme dhe veprim nė tė mirė tė Kosovės, gjeneral Aliu vjen deri te informacioni se njė pjesė e Flotės ruse sė shpejti do tė futej nė detin Adriatik, me mision tė veēantė.
Ideja dhe veprimi i Ismetit ishin qė tė kontaktojė me atasheun ushtarak rus nė Ankara, kolonel Aca Aleksandrin. Takimi realizohet me kėrkesėn e Ismetit, pasi me tė ishte takuar edhe disa herė dhe kishte raporte tė mira dhe se ai e konsideronte si atashe tė Bosnjės.
 
Gjatė bisedės, atasheu rus ia konfirmon Ismetit informacionin pėr nisjen e nėndetseve ruse pėr nė Adriatik. Pasi mė informoi pėr kėtė ēėshtje, unė isistova qė ai tė takohet prapė me atasheun rus dhe t'ia paraqiste praninė tonė mė sa vijon: Gjeneral Ismeti i zbulon Acės tė dhėnėn se Shėrbimi Shqiptar i Kosovės  ėshtė nė dijeni pėr lėvizjet e nėndetseve ruse dhe se njė njėsit special nga Kosova veē ka arritur nė grykėn e Bosforit pėr t'i pritur ato.
 
Pasi anijet duhej tė vazhdonin pėr nė Detin Adriatik, ky njėsit do tė bėnte tė pamundurėn pėr t'i ndalur.
 
Atasheu ushtarak rus shqetėsohet tej mase, interesohet pėr pėrgatitjet ushtarake tė kėtij njėsiti special edhe pse nuk e fshihte dyshimin se ushtarėt e kėtij njėsiti mund tė ishin pėrgatitur pikėrisht nė Turqi. Ėshtė mėsuar se pas shkėmbimit tė kėtyre informacioneve, atasheu rus ka lajmėruar me urgjencė Gjeneralshtabin e Forcave tė Armatės Ruse pėr kėtė njėsit. Se kjo ishte e vėrtetė dhe shumė serioze tregon fakti se menjėherė Gjeneralshtabi Rus ka kėrkuar takim shumė urgjent me Gjeneralshtabin Turk, nga i cili kanė kėrkuar shpjegime.
 
Duke pasur parasysh se tė gjitha kėto nuk u zhvilluan pėr njė ditė, ne fituam mjaftė nė kohė dhe mud tė them lirisht se falė kėtij veprimi nėndetset ruse nuk u futėn nė ujratė e Adriatikut.
 
Gjithashtu, gjatė gjithė kohės sė bombardimeve, kam kontaktuar me gjeneral Aliun nė Ankara, ku edhe ishte pjekur dėshira dhe vullneti pėr veprim. Dhe grumbullonin tė gjitha informacionet tė gjitha tė dhėnat nga terreni pėr caqet serbe nė Kosovė e gjetiu. Kėto tė dhėna nėpėrmes atasheut ushtarak tė SHBA-ve qė pėrmenda edhe mė lart dergoheshin nė selinė e NATO-s nė Bruksel. Nė kėtė qendėr ishin tė inkuadruar : gjeneral Ismet Aliu-atashe ushtarak i Bosnjes, atasheu ushtarak amerikan dhe atasheu ushtarak i Shqipėrisė-kolonel Hajro Limaj.
 
Qellimisht, pėr shumė shkaqe e arsye tė njohura shumė emra tė dipolomacisė nuk mund t'i pėrmend, nė rend tė parė pėr shkaqe tė sigurisė, por tė gjithė janė tė njohur pėr autorin.
 
Kontaktet e mia me Pentagonin gjatė bombardimeve, me qendrėn pėr veprim nė Ankara, me grupin e veprimit me qendėr nė Kajro, pėrmes hartave tė kordinuara dhe kordinatave qė u dėrgoja, kanė ndikuar dhe u kanė ndihmuar mjaft forcave aleate pėr veprime tė suksesshme mbi caqet dhe pozicionet serbe nė Kosovė dhe Serbi. Pėr herė tė parė flas se gjatė luftės kam bashkėpunuar me forcat e NATO-s, e konkretisht me amerikanėt, me te cilėt kam qenė i lidhur ngusht, e kjo ishte edhe rezultat dhe rrejdhojė e politikės sė udhėhequr pėr 10 vjet nga presidenti i Republikės sė Kosovės Dr. Ibrahim Rugova.
 
Kjo qe njė punė e diplomacisė ushtarake, sepse ne e kemi theksuar gjithmonė se pėr t'u ēliruar nga zgjedha serbe gjithsesi duhej tė ishim nė bashkėpunim me diplomacinė botėrore, njėkohėsisht kėto kontakte ishin edhe kontaktet e para serioze tė institucioneve tė Ministrisė sė Mbrojtjes sė Republikės sė Kosovės me to si dhe hapja rrugė nė rrafshin ushtarak pėr tė ardhmen.
 
 
 
FORMIMI DHE VENDOSJA E BRIGADĖS « MĖRGIMI »
 
Megjithė pengesat instiucionale tė shtetarėve shqiptarė, unė, pjesėtarėt e parė tė Brigadės "Mėrgimi" i vendosa nė Lezhė, nėn mbrojtjen e tytave tė armėve tona. Veēanėrisht, mė pas, kur ata morėn vesh pėr vendosjen tonė, kemi pasur disa pėrplasje serioze, por falė armėve tona, ne dolėm faqebardhė, sepse Shqipėria ishte edhe jona. Ishte i pamundur pranimi i tė gjithė ushtarėve qė dėshironin t'u bashkėngjiteshin radhėve tona.
 
Kam pasur kujdes tė veēantė qė inkuadrimi fillimisht t'u mundėsohej edhe ushtrėve tė mi, qė nuk ishin tė paktė, tė cilėt menjėherė vazhdonin pėr nė vijat e para tė luftės. Tė gjitha dėto udhėhiqeshin nga ushtarakė profesionlė. Pėr shkak tė rritjes sė madhe qė filloi tė kapte shifrėn rreth 1000 luftėtarė, edhe pse shumicėn gati ēdo ditė e pėrcjellnim pėr nė frontet e luftės nė vijėn e parė, e sidomos pėr nė Koshare, ne u detyruam qė tė kalonim nė Mamuras, nė njė ish kazermė ushtarake qė i plotėsonte kushtet mė sė miri pėr tė vazhduar punėn dhe pėrgatitjet tona pėr nisjen e kėsaj brigade pėr nė Kosovė, duke mos harruar asesi  pengesat e shumta tė udhėheqėsve tė lartė tė Shqipėrisė dhe propagandėn e njohur tė televizionit shqiptar.
 
Nė fakt programi stelitor i TVSh-sė me nė krye pėrgjegjėsit kosovarė Asllan Bajramin dhe Besė Ēekun, gjatė gjithė luftės ishte arma mė e ēoroditur e mė pėrēarėse dhe qė e ka penguar dhe dezinformuar mė sė tepėrmi vijėn institucionale. Gjatė kėsaj kohe, nė mėnyrė tė veēantė bėhej edhe pėrgatitja e mbi 500 ushtarėve, tė cilėt kishin pėr detyrė qė t'u bashkoheshin ushtarėve nė Koshare. Gjatė kėsaj kohe u zhvilluan shumė veprimtari nė rrafshin politik dhe ushtarak e njėherit u shėnua edhe fillimi i sulmit ushtarak tė Forcave Aleate mbi caqet dhe pozicionet serbe.
 
Nė librin e pare kam pėrshkruar me detaje se si ėshtė stėrvitur dhe armatosur Brigada Mėrgimi, se ēfarė gadishmėrie dhe aftėsi luftarake kishte arritur, siē kam pėrshkruar edhe pengesat qė kemi pasur. Kam folur gjithashtu edhe pėr marshimin famėkeq tė saj. Nė kėtė libėr dua tØče shtoj edhe disa detaje.
 
 
 
Nisja e brigadės pėr nė Kosovė
 
Pas nėnshkrimit tė marrėveshjes nė mes tė palės serbe dhe forcave tė NATO-s, brigada "Mėrgimi" ėshtė nisur pėr nė Kosovė. Me ministrin e mbrojtjes sė Shqipėrisė z. Luan Hajdaraga dhe me pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Mbrotjes ramė dakort qė njė pjesė tė armatimit t'ia linim nė dispozicion ushtrisė shqitare pėr ēka, edhe ashtu u veprua, kurse pjesėn tjetėr kryesisht armėt e lehta, t'i merrnim me vete.
 
Policia shqiptare kishte marrė pėrsipėr pėrcjelljen e brigadės "Mėrgimi" deri nė kufi. Nisja u bė e organizuar, me mjetet e motorizuara qė i dispononim. Unė, nė momentin e fundit, u caktova nė njė detyrė tė re nga Minstria e Mbrotjes, si dhe kisha njė takim shumė tė rėndėsishėm me pėrfaqėsues tė lartė ushtarakė tė NATO-s nė Shkup, pėr ēka u detyrova qė nė vendin tim tė caktoja Fazli Rugovėn, komandant i Brigadės.
 
Se qėllimi i ushėheqėsve shqiptarė kishte qenė vetėm njė truk sa pėr t'i marrė armėt e Brigasės "Mėrgimi", dėshmon edhe fakti se, posa brugada ka arritur nė afėrsi tė qytetit Bjaram Curri, mė kanė lajmėruar menjėherė se u kishin dalė nė pritė forcat e policisė, tė ushtrisė dhe  SHIK.ut, tė udhėhequra nga Fatmir Haklaj dhe Feriz Kėrnaja, tė cilėt mė kėrkonin mua dhe kėrkonin qė brigada tė kthehej prapa. Unė pėr kėtė ēėshtje menjėherė lajmėrova autoritetet shqiptare dhe kėrkova shpjegime.
 
Deri nė orėt e pasditės ushtarėt e mi i lanė nė pikė tė diellit, pa u ofruar as edhe njė pikė ujė. Nga Ministria e Mbrojtjes dhe e Rendit morėm sinjalin se brigada mund tė kalonte vetėm pėrmes Kukėsit, por edhe mė tutje personat e sipėrpėrmendur  kanė refuzuar kanė refuzuar urdhėrin e eprorėve tė tyre. Atėherė unė  kam urdhėruar udhėheqėsit e brigadės qė nėse pėr psesė minuatave nuk lirohej rruga, ata do tė duhej tė pėrdornin gjithė zharrin e armėve qė kishin nė dispozicion pėr tė siguruar kalimin e vetė. Pėr fat, ky kėrcėnim ka qenė I mjaftueshėm qė ata ta lironin rrugėn. Kėshtu brigade ka mbėrritur nė Kukės ku edhe ka kaluar kufirin. Pas kontrollit nga forcat gjermane tė KFOR-it ka hyrė nė Prizren.
 
 
 
Hyrja e Brigadės nė Prizren
 
Nė hyrje tė Prizrenit, kolona ėshtė ndalur pėr tė pushuar dhe ka zbritur mjatet e motorizuara. Derisa ushtarėt kanė qenė duke pushuar, njė grup i armatosur ushtarėsh me uniforma tė UĒK-ės, i pėrbėrė prej afėr 50 vetash, tė udhėhequr nga Tahir Sinanaj, i rrethojnė automjetet e ushtarėve, kurse Fazli Rugovėn dhe njė truprojė tė tij, tė cilėt ishimn tė pa armatosur i marrin me vete. Me Sinanajn ka qenė i ashtuquajturi "plaku", siē e thėrrisnin, me plis tė bardhė nė kokė, i cili e tregoi edhe qėllimin e ardhjes sė tyre.
 
 "… duhet t'i vrisni tė gjithė, kėta janė ushtarė tė FARK-ut dhe tė Tahir Zemės…".
 
 Gjatė kėsaj kohe ata kishin plaēkitur ēdo gjė qė kishte nėpėr kamionėt dhe automjetet tjera, duke i mbajtur tė gjithė ushtarėt nė shėnjestėr. Ēdo gjė ka pėrfunduar vetėm pasi kanė intervenuar forcat gjermane tė KFOR-it. Pastaj i kthejnė Fazliun dhe truprojėn e tij, por jo edhe pajisjet dhe gjėrat e tjera tė plaēkitura. Grupi i rebelėve vazhdimisht ishte nė dijeni pėr lėvizet e brigadės dhe se nuk e kishte tė vėshtirė pėr ngritjen e kurtheve.
 
 
 
Hyrja e Brigadės nė Gjakovė
 
Edhe nė hyrje tė Gjakovės ushtarėt e mi u shantazhuan dhe u rrahėn deri pėr vdekje, kėsaj radhe rebelėt udhėhiqeshin nga Lahi Ibrahimi, i cili ushtarėve ua shponte trupin me kaēavida duke u thėnė se ishte dhuratė e Ahmet Krasniqit, tė cilin sipas tij e kishin kurtalisur dhe se i njėjti fat i priste tė gjithė ushtarėt e FARK-ut dhe se sė shpejti ata do t'i largonin edhe forcat e KFOR-it. Pėrparėsia ishte nė anėn e tyre, sepse ata ishin tė armatosur. Pas intervenimit tė focave tče KFOR-it italian, kolonės iu mundėsua vazhdimi pėr nė Pejė.
 
 
 
Hyrja nė Pejė
 
Aty kah ora dhjetė e mbrėmjes ushtarėt e kėsaj Brigade kanė hyrė nė Pejė. Janė vendosur para shtėpisė sė mallrave. Njė grup i udhėheqjes sė brigadės kishte shkuar te KFORI italian pėr t'u konsultuar me ta. Nė ndėrkohė, si zakonisht, ka arritur grupi rebel.
 
Kėsaj radhe i dhėhequr nga Ramush Ahmetaj, ish-dezertor nga Rrafshi i Dukagjinit, i strehuar nė Rugovė, atė botė qingj e tash luan, i cili ka lidhje gjaku me Ramush Haradinajn-koordinatorin e gjithė kėsaj tė keqeje, i shoqėruar nga Ahmet Elshani, i njohur qė herėt pėr poshtėrsi, Ethem Ēeku, njė kumbar i pėrbetuar me sllavėt, tė cilin gjatė ikjes sė tij, ditėt e fundit tė shkumbarimit, e pėrcollėn ushtarėt e mi, me ē'rast prej "trimėrie" i ishte marrė edhe goja, tani prefekt i qytetit qė prezentohej madje edhe si komandant i UĒK-ės, Arsim Ēeku i vėllai i gjeneralit tė madh Agim Ēekut, i cili natėn ua ruante shtėpitė policėve serbė, vėllezėrve Musiq, i cili ėshtė edhe nė lidhje gjaku me ta dhe suitėn e tyre, tė cilėt u sollėn brutalisht siē dinė vetėm ata.
 
Pas njė mosmarrėveshjeje me ushtarėt e brigadės, qė tė gjithė rrethohen nga forcat e KFOR-it italian. Pas njė bisede gati njė orėshe, arrihet njė marrėveshje mes italianėve, pėrfaqėsuesve tė Brigadės dhe pėrfaqėsuesit tė rebelėve tė Ethem Ēekut dhe Brigada niset pėr Ratishė. Pasi arrijnė atje, rebelėt u morėn gjithė ē’kishin, madje edhe teshat e trupit. Pasi maltretuan fizikisht shumė prej tyre, i kthejnė pėrsėri nė Pejė, nė fabrikėn e Autopjesėve, nga ku pėr dy ditė ushtarėt italianė do t'i shpėrndajnė, nėpėr shtėpitė e tyre,  anėkėnd Kosovės.
 
Nė librin e pare ėshtė pėrshkruar me detaje fati i pesė ushtarėve tė kėsaj brigade, prej tė cilėve sot ėshtė gjallė Vesel Muriqi. Ky rast nuk ėshtė ndriēuar akoma edhe pse ėshtė I denoncuar publikisht. Edhe sot pas kaq kohėsh, dorasit janė tė lire.
 
Nga ana tjetėr njė grup relativisht I madh I ushtarėve tė njėsive operative kanė qenė tė detyruar pėr muaj tė tėrė tė paraqiteshin tek “hetuesit e ēlirimtarėve”, qė drejtoheshin nga Faton Mehmetaj.
 
 
 
NJĖ REALITET I VĖSHTIRĖ, POR JO I PASHPRESĖ...
 
Pas kthimit tim nė Kosovė, jam ndeshur me pamje tė pabesueshme pėr  mendjet normale,  me  njė diferencim shkinor shumė mė agresiv, mė cinik e mė tė lig sesa ai qė dikur ushtronin serbėt. Kėto fjalė mė dalin nga dhimbja dhe trishtimi i thellė kur kam parė se si diferencoheshin edhe te vdekurit nėpėr varre. Klasifikohej gjaku i njė dėshmori si gjak qė nuk menton te respektohet vetėm se nė tė gjallė ai kishte respektuar urdhėrat e institucioneve tė Republikės.
 
Diferencoheshin pleq e plaka, vetėm pse ishin prindėr tė bijve qė kishin dhėnė jetėn pėr Kosovėn, por qė nuk kishin qenė nė radhėt e komandantėve enveristė. Kam parė lot fėmijėsh qė shikoheshin shtrembėr, sepse baballarėt e tyre kishin qenė ushtarė tė Njėsive Operative. Kam parė varre e monumente prej mermeri pėr tė rėnėt nė luftė, qė e meritojnė respektin e gjithė Kosovės, por kam parė edhe varre tė braktisura, tė harruara mbi tė cilat nuk lejohej tė viheshin lule.
 
Kam parė se si bėnin gara komandantėt pėr tė shpallur heronj vėllezėrit e motrat e veta qė mund tė kishin vdekur sa nė fushė tė nderit, aq edhe nė shtrat nga dergja e zakonshme. Kam parė e dėgjuar se si brenda njė familjeje janė emėruar tre-katėr gjeneralė, 5-6 majorė etj. Kam parė se si e emėronin njėri-tjetrin nėpėr punėra e poste qė nuk u shkonin pėrshtat as dijeve as formimit tė tyre, siē kam parė, une dhe e gjithė Kosova, se ēfarė etje e urie kanė demonstruar "komandantėt dhe komisarėt" pėr pronat  shtetėrore   dhe  private  te  Kosovės.
 
Fatkeqėsisht kjo sjellje e dėmtoi shumė imazhin e Ushtris Ēlirimtare tė Kosovės, e dėmtoi shumė imazhin e institucionet pasardhėse te saj, pra TMK- nė, por edhe SHPK-nė e mbushur me kushėrinj, nipa e dajallarė tė korruptuar, njerėz qė nuk i ngjallin askujt respekt e jo rrallė edhe te inkriminuar. Pas uniformave tė institucioineve tė reja tė Kosovės u fshehėn jo pak njerėz qė kishin bėrė krime para, gjatė dhe fill pas luftės.
 
Kjo gjė e dėmtoi edhe imazhin e vetė kombit tonė. Imagjinoni se ēfarė dėmi i madh i bėhet imazhit te ushtrisė sė ardhshme tė Kosovės, kur ndaj bėrthamės se saj te sotme, ndaj TMK-sė qytetarėt tanė nuk kanė pikė respekti. E sigurt ėshtė njė gjė qė as imazhi i UĒK-sė, as ai i TMK-sė nuk mund tė dėmtohet nė mėnyrė tė pakthyeshme, sepse pėr to ėshtė derdhur gjak, pėr to ėshtė investuar dashuria dhe respekti i njė populli tė tėrė. Gjendja e sotme ėshtė e pėrkohshme.
 
 
 
...Shpresė qė buron nga puna
 
Pas botimit e ribotimit te librit te pare, mė ėshtė dashur tė "shėtis me te". Kam pasur rast tė takohem me bashkėqytetarėt e mi nė Vjenė e nė Istog, nė Osllo e nė Strellc, nė Stokholm e nė Mitrovicė, nė Bernė e nė Prishtinė, nė Cyrih e nė Gjilan, nė Bon e nė Prizren, nė Berlin e nė Ferizaj, nė Gjenevė e nė Gjakovė, nė Paris e nė Pejė, nė New York e nė Fushė Kosovė, nė Bruksel e nė Vushtrri, nė Ēikago e nė Kamenicė pra nė ēdo qytet tė madh tė Evropės, tė Kosovės e te Amerikės.
 
Kjo ka qenė njė eksperiencė e jashtėzakonshme, me rėndėsi vendimtare pėr mua. Kam vėrejtur gjatė kėsaj kohe se si ringjallen filizat e njė shoqėrie tė traumatizuar nga lufta, sesi njerėzit pajtohen me dhimbjen pėr humbjet e thella njerėzore e pasurore, sesi pėrpiqen ta transformojnė dhimbjen e tyre nė burim energjish pozitive pėr familjen dhe vendin e vet, kam parė sesa tė lidhur janė qytetarėt tanė me tokėn e tyre, me lidershipin e tyre politik.
 
Njėkohėsisht kam parė sesa tė traumatizuar dhe tė terrorizuar kanė qenė qyetarėt tanė nga presioni dhe dhuna fizike e verbale e ushtruar ndaj tyre nga bandat e majta, kam parė sesi ata pėrpiqeshin t’i fshehnin bindjet e tyre politike nga frika e njė represioni tė ri. Kjo ka bėrė qė une te mobilizoj gjithė vulinetin dhe energjitė e mia pėr ta pėrmbysur kėtė gjendje. Nuk mund tė vierėsoj sesa kam bėrė. Veē di se diēka kam bėrė.
 
Degėt e partive shqiptare te qendrės e tė qendrė sė djathtė nėpėr Evropė dhe bashkėsitė e shoqatat demokratike tė qytetarėve shqiptare nė ato vende janė rizgjuar. E kanė pėrkrahur tė vėrtetėn qė shkruhej ne liber dhe me kanė ofruar informacionet dhe mbėshtetjen e tyre nė pėrpjekjet e mia. Kjo siē thashė ka qenė njė pėrvojė shumė e madhe pėr mua. Nga ana tjetėr vizitat e rregullta nėpėr te gjitha organet shtetėrore tė nivelit lokal mė kanė dhėnė mundėsi tė njihem me hallet dhe problemet e qytetarėve tė mi, tė prek me dorė e tė shoh me sy sesi jetojnė e vuajnė, sesi pėrpiqen e gėzojnė, sesi ringjesin fillin e jetės se thėrrmuar nga lufta.
 
Personalitetet politike nė krye tė kėtyre komunave, deputetėt dhe zyrtarėt lokalė me kanė informuar pėr problemet e tyre , kanė ndarė me mua hallet dhe arritjet e tyre. Takimet dhe pėrpjekjet e mia pėr tė realizuar synimin e shpallur nė parathėnie tė kėtij libri nuk janė kufizuar vetėm me faktorin shqiptar, por edhe me miqtė tanė te huaj.
 
Ne SHBA jam takuar me mikun e shquar tė shqiptarėve, ambasadorin Uilliam Uoker, me njerėz tė afėrt me kabinetet e senatorėve dhe tė deputetėve republikanė e demokratė, miq tė shqiptarėve. Takime tė ngjashme kam pasur edhe nė vende tė tjera evropiane, por edhe nė Kosovė. Dekorata e lartė qė me ėshtė akorduar nga presidenti Rugova ėshtė pėr mua njė shenjė mirėnjohjeje jo vetėm nga ana e tij, por edhe nga ana e tė gjithė qytetarėve te Kosovės, respekt qė kanė treguar dhe tregojnė pėr pėrpjekjet e mia dhe tė bashkėluftėtarėve tė mi. (147 - 169 fq.)

 


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.