|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

PĖRMBAJTJA E LIBRIT

 

   
 

 
 

 
 
KAPITULLI I KATĖRT
  
PĖRSHKRIMI MĖ I HOLLĖSISHĖM I REZISTENCĖS NĖ DISA FSHATRA TĖ RRAFSHIT TĖ DUKAGJINIT
 
Te gjitha fshatrat e rrafshit te Dukagjinit kanė dhėnė kontribut te shquar ne pėrpjekjet pėr liri. Me duhet te theksoj kontributin e fshatrave Isniq, Strrellc I Epėrm e i Ultėt, Prapaēan , Broliq, Kryshec dhe i tėrė Lugu i Baranit.
 
Ne Lugun e Baranit janė shquar kėta individė: Rrustem Shala ne kuadėr te logjistikės ka ndihmuar shumė brigadėn 131, Nikė Krasniqi i Nepoles nga pozita e komandantit te Shtabit te Mbrojtjes Territoriale ka mbajtur lidhje te forta mes njėsive operative dhe mstitucioneve informuese te qeverisė se Republikes se Kosovės.
 
Ai, se bashku me Rrok Berishėn, kanė informuar pėr gjithēka. duke garantuar njė transparence te lartė dhe njė  informim efektiv, te saktė e frymėzues pėr trupat dhe populisme civile. Agim Krasniqi i fshalil Vranoc ka ndihmuar shtabin e Brigades 131 me pajisje teknike dhe material sanitar. Maxhun Smajii ka informuar me korrektėsi dhe guxim mu nga vijat e frontit. Skender Ēeku, njė komandues i njėsive te mbrojtjes territoriale, ėshtė shquar sidomos ne organizimin e mhrojtjes se pjesės se Morinėve te Loxhės gjatė   betejės me te njėjtin emėr.
  
  
  
Shėnime nga Ditari i Major Nazif Ramabajės
 
…Me rėnien e territ, filluam marshimin nė drejtim tė Kosovės duke pėrmbushur qėllimin e fazės sė dytė tė marshit, pėr tė mbėrrijur nė fshatin Jasiē. Gjatė  kalimit tė kufirit Shqipėri-Kosovė nėpėr  Rrasė te Zogut  takuam disa grupe tė ushtarėsh tė cilat kishin humbur rrugėn dhe nuk [1]dinin kah t’ia mbanin. Kur i pyeta, se kush ishte udhėheqėsi i tyre, disa m'u pėrgjigjėn  "Togeri", e disa tė tjerė mė thanė Qergashi, (dihet se kėta emra ishin pseudonime).
 
Duke u lėshuar nga Rrasa e Zogut, afėr kufirit, takuam njė grup tjetėr gjithashtu tė humbur, i cili hapi zjarr dhe vetėm falė gjakftohtėsisė sonė, nuk erdhi deri te konfontimi (tė luftimi mes veti). Kur vėrejtėm se flisnin shqip i ftuam tė na  bashkangjiteshin. Kėshtu tė gjitha kėto grupe ushtarėsh  tė humbur i pranuam nė kolonė dhe vazhduam marshin ditor, i cili zgjati njėmbėdhjetė orė e gjysmė.
 
Ishte ky njė marsh i gjatė dhe i mundimshėm pa ushqim, tė ngarkuar edhe deri nė pesėdhjetė kilogram. Vetėm me ujė, qė na e kishte falur natyra, e mbanim shpirtin. Nė orėt e hershme tė mengjesit (07.00) arritėm nė fshatin Jasiē dhe nė grykėn e maleve pamė tė ikurit nga zonat e luftės, nga fshatrat e kumunės se Deēanit, Batushės, Vokshit, Pobergjės etj.
 
Kolona e brigadės marshonte, nė ballė tė saj ushtaraku Farush Thaēi mbante flamurin luftarak tė brigadės 134 me shqiponjėn dykrenare ngjyrė tė zezė, nė mes tė sfondit gjyrė gjaku me shkronja tė arta mund tė lexohej UĒK, nė dy anėt e shqiponjės brigada 134, ndėrsa FA dhe dy duar tė shtėrnguara nėn shqiponjė. Ku ishte flamur lufte.
 
...Banorėt e fshatit Jasiē na pritėn aq bukur sa qe ishte e papėrshkrueshme pėr momentin. Me tė mbėrritur nė fshat ndodhi njė incident i vogė, disa tė armatosur rrėzė pyllit hapėn zjarr mbi kokat tona kjo ishte nje shenjė e keqe pėr ne dhe ne nė brendi tė fshatit u detyruam t'i zėmė pozicionet.
 
Mė vonė mėsuam se ata tė cilet kishin hapur zjarr ishin disa individė tė cilėt kishin shprehur pakėnaqesi pėr ardhjen tonė. Pas vendosjes nė fshat, bashkevendasi i cili na afroi mikpritje me emėr Osman nė njė moment qajti dhe tha se ky fshat kurrė nuk e ka ndier veten mė tė gėzueshėm nė histori.
 
Pas mbėrritjes nė fshatin Jasiē me 25 qeshor menjėherė kontaktuam me shtabin e Junikut dhe Rrafshit te Dukagjinit, morėm ultimatumin qė deri nė orėn 18.00 po tė njėjtės ditė "tė ktheheni kah keni ardhur, sepse jeni ushtri tjetėr dhe keni ardhur nė territor tė ēliruar nga tė tjerėt".
 
Gjatė bisedimeve na u ka parashtruar kushti qė tė hynim nėn komandėn e tyre dhe se shtabi i Rrafshit tė Dukagjinit do tė na sistemonte nėpėr njėsitė e tyre, siē e parashikonin ata se ishte e nevojshme dhe nuk pranonin kurrėsesi ekzistencėn e shtabit qeveritar jashtė Kosovės dhe as njėsinė tonė s'e pranonin si tė tillė.
 
Kėtė nė mėnyrė tė vrazhdė e theksonte Ramush Haradinaj, Sali Veseli (Vetima) i cili ishte ushtarak dhe kishte hyrė dy javė para nesh per tė na sistemuar, ndėrsa Naim Maloku (Topi) edhe ky ushtarak e bėri nė njė mėnyrė mė diplomatike, sepse njihej me disa eprorė dhe se edhe ky kishte punuar nė mėnyrė institucionale deri vonė, por nė momentin e fundit vendimin pėr tė hyrė nė Kosovė e kishte marrė vetė.
 
Ne ua dėrguam pėrgjigjen se ultimatumi eshte i pa pranueshem, pėr bisedime erdhi prap Naim Maloku, Sali Veseli dhe Lum Haxhiu (pseudonim) emrin e vėrtetė e kishte Hajdin Abazi dhe me tė njihesha nga Suedia, por ky nuk prezentohej kurrė me emrin e vėrtetė. Nė pyetjen time se a e di se ē'ka ke thėnė nė Suedi, se do tė punosh natė e ditė pėr ta arritur njė bashkim, ai m'u pėrgjigj, po Nazif edhe tani e kam kėtė mendim, por ju jeni tė vonuar dhe keni ardhur nė terren tė lirė.
 
Hajdin Abazi pėr mua e Lum Haxhiu pėr tė tjerėt kryente detyrėn e oficerit pėr moral nė Rrafshin e Dukagjinit. Qė tė dy kėrkonin qė t'u nėnshtroheshim urdhėrave tė shtabi te Rrafshit tė Dukagjinit, i cili ishte formuar me 23 qeshor po tė njėjtėn ditė, kur ne kishim filluar marshin pėr tė hyrė nė Kosovė . Pas shumė bisedimesh dhe peripecish ne grupi i oficerėve sė bashku me bėrthamėn e brigades 134 vendosėm qe t'u iknim provokimeve dhe tė marshonim pėr nė Isniq, Prapaēan.
 
Me 02 korrik u mbajt njė takim pune me komandantėt e brigadave 134, 131, 121 me pėrfaqėsuesit e zonave, nė Isniq dhe pėr nder tė dy korrikut deklaratės kushtetuese tė Republikės tė Kosovės. Tubimin e hapi Tahir Zemaj, i cili i njoftoi tė pranishmit Rrustem Tetėn, Gani Gjukėn dhe Skender Rexhahmetajn mbi qėllimet dhe aktivitete e kėtyre tri brigadave dhe informoi.  Rrustem Teta nuk njihte kurrfarė shtabi nė Tiranė dhe as qeveri, as Ministri tė Mbrojtjes nėse nuk i mbath ēizmet, gjithashtu nuk njeh kurrfarė presidence as qeverie nese nuk vjen nė zonė tė lirė. I vetmi Rrustemi kundėrshtonte tė hynte nė sistemin institucional.
 
 
  
Vlerėsimet pėr betejėn e Loxhes
 
...Ka qenė beteja me e madhe e fillimit tė luftės, pra beteja e Loxhės la pas vetes njė moral tė pathyeshėm dhe krijoi mitin se ėshtė njė ushtri superiore, ndėrkohė qėr qe e pėrbėrė nga ushtarėt e Brigadės 134, luftėtarė tė Loxhės se Morinėve dhe vullnetarė tė ardhur nga fshatrat e tjera. Armiku la tanket m fushėn e betejės, filloi tė largohet edhe nga kazerimt dhe qyteti i Pejės, duke shushuritur se ra edhe Peja.
 
Tė vetėdijshėm se nuk kishim forēa dhe armatim tė mjaftueshėm pėr ta mbajtur qytetin, vendosėm ta fortifikojmė, ta minojmė dhe ta forcojmė Loxhėn nė mėnyrė qė tė bėhet e padepėrtueshme pėr armikun dhe kėtė e bėmė. Armikut iu desh tė bėjė pėrgatitjen e sulmit tė dytė mbi Loxhė pėr njė muaj e gjysmė me shfrytėzimin e aviacionit bombardues, pėrdorimin  helmeve kimike tė tipit si nė Srebrenicė nė vitin1995.
 
...Pas retrerimit qė ishte bėrė njė natė mė parė, pra mė  09.07.98, nė kryerjen e kujdestarisė ishte eprori Shaban Draga, i cili ishte caktuar me eprorin Esat Ademajn pėr tė shkuar nė Lugun e Baranit dhe pėr t'u dhėnė ndihmėn e nevojshme shtabeve rajonale qė nėnkuptonte nė ēfarė shkalle janė bėrė pėrgatitjet e vijave tė para tė pozicionit dhe mėnyra e organizimit tė sistemit te zjarrit, duke pėrfshirė edhe fotifikimin dhe masat tė cilat janė marrė nė punėt xhenerike dhe maskimin e tyre, sipas marrėveshjes qė kishim bėrė gjatė bisedimive nė Llukė tė ulėt me Rramush Haredinajn, Sali Veselin (vetimėn),  Rrustem Tetėn nė njėrėn anė dhe Tahir Zemėn, Kemajl Shaqirin dhe meje, Nazif Ramabajėn ku ndėr tė tjerat kishim ra nė dakort qė eprorėt tė shpėrndahen gjatė ditės nėpėr shtabe tė fshatrave dhe tė ndihmojnė nė organizimin e njė siteve, mėsimin dhe njohjen me armatimin dhe mėnyrėn e pėrdorimit te tij, funksionimin dhe gjėndjen e armatimit ekzistues.
 
Biseda ishte herė herė e ashpėr nga ana e Sali Veselit "vetimės" tė cilėn e kishim inēizuar nė tėrėsi dhe pas ndėrhyrjes sime duke e shpjeguar nevojėn e bashkimit tė tė gjitha forcave ushtarake dhe qėllimin e ardhjes sė kėtij grupi kaq tė madh me 23 eprorė, pėr organizimin dhe riorganizimin e njėsiteve duke filluar qė nga kreu d.m.th. brigadat, e mė poshtė deri te skuadrat, dhe duke mos ua mohuar tė pranishmėve meritat pėr qėndrueshmėrinė e tyre prej fillimit tė luftės e gjer tani.
 
Momenti Tahir Zemaj theksoi se kishte ardhur momenti pėr njė organizim institucional dhe tė mirfilltė, me shti nė pėrdorim kuadrin profesional ushtarak dhe pėr formimin e njėsiteve operative me karakter sulmues me njė qėllim tė vetėm tė ēlirohej ēdo pėllėmbė e Kosovės sonė martire.
 
Ai theksoi gjithashtu nevojėn e shtrirjes sė aktivitetit tė katėr brigadave me qendra: njė nė Prapaēan, e dyta nė Baran dhe e treta nė Dushkajė, konkretisht Bardhaniq dhe e katėrta nė Rekė tė Keqe me mendim se kėto brigada ishin tė kompletuara me strukturėn komanduese ushtarake.
 
Ky ishte kompromisi i bėrė, edhe pse nė fillim, me tė hyrė nė Kosovė kėto njėsite operative kishin plane tė pėrpunuara mirė, por pėr tė bėrė luftė tė pėrbashkėt pa kushtėzime, qė brigada 121 me bėrthamėn e saj tė mos dėrgohet nė territorin e Drenicės, ku mė vonė u dėrguan dy eprorė tė cilėt kishin paraparė te formojnė bėrthamėn e kėsaj brigade e kėta ishin Kemajl Shaqiri dhe Shaban Draga.
 
Pasi bėra zėvendėsimin e Shaban Dragės nė detyrė tė kujdestarit tė repartit nė Prapaēan, i cili shkoi me Isat Ademajn nė Lugun e Baranit nė marrėveshje me Tahir Zemėn bėra tė gjitha pėrgatitjet pėr formimin e GAB-it (grupi artilerik i brigadės) qė pėrbėhej nga tetėmbėdhjetė ushtarė  tė zgjedhur nga mė tė mirėt dhe gjashtė minahedhėsa 80.mm, kjo mund tė merret si datė pėr formimin e njėsitit artilerik 10.07.98
 
Pas gjithė kėtyre  marr e mos-marrėveshtjeve, tė nesėrmen pra me 11.o7.98 ėshtė sulmuar Strellci nga ushtria, policia dhe paramilitarėt serb. Shpejt ėshtė bėrė mobilizimi i disa personave me nė krye Tahir Zemėn dhe Gani Gjukėn, i cili ishte pėrgjegjės pėr atė territor dhe gjatė tėrė kohės sė zhvillimit tė operacioneve i kam pėrcjellur nė motorol 16 kanalėshe, tė cilėn e kisha fituar personalisht dgjatė luftės ne Loxhė. Armiku i la tė vrarė dy policė dhe dy tė tjerė tė plagosur. njė sitė e armikut kaluan nė defensivė dhe u bė ērregullimi total i tyre, pėrkundėr rastit tonė qė ishim tė gjithė njė nė vijėn e frontit.
 
Siē dalin kėrpudhat pas shiut edhe disa trima lajmėroheshin pas ofensivave tė armikut, kur mbretėronte njė qetėsi relative, duke u mburrur se sa shkije i kishte mbytur ose merreshin me boshatisjen e shtėpive duke i plaēkitur. Por megjithatė Strellci u mbrojt dhe njėsitet operative tė UĒK-sė treguan vendosmėri tė fortė nė luftė kundėr barbarėve serbė dhe u ngritėn dhe mė shumė nė nivelin ushtarak.
 
Edhe pse kishim mospajtime nė mes veti prapė se prapė gjenim diēka tė pėrbashkėt dhe kjo ishte qėndresa dhe rezistenca ndaj shkaut, duke i shfrytėzuar tė gjitha mundėsitė qė kishin nė disponim nė rajonin e Rrafshit tė Dukagjinit, nė momentet e mėsymjes tė forcave ushtarako-serbe, tė gjithe sė bashku gjendeshim nė front e kjo ishte e pėrbashkėt, nė ēastet mė tė vėshtira na „bashkonte“ armiku.
 
Pėr kėtė me 12.07.98 nė ora 13.00 nė Vranoc tė Vogėl, nė prani tė shtabeve tė mė se dymbėdhjetė fshatrave tė Lugut tė Baranit, luftėtarėve tė kėtyre fshatrave  si dhe nė prani tė Rramush Haredinajt, Sali Veselit "vetimės", Rrustem Tetės dhe oficerėve tė njėsiteve operative Isat Ademajt, Musa Dragės dhe Nazif Ramabajes  u  dakorduam qė brigada 131 tė vendosej nė Baran.
 
...Diku rreth orės 19.00 nė Vranoc u mbajt mbledhja me dymbėdhjetė fshatarė mė qėllim qė tė caktohej se ku do te vendosej njėsiti me tė gjitha organet e veta, rekrutimi i ushtarėve nga shtabet nė komandėn e brigadės, formimi i bėrthamės sė policisė ushtarake me angazhimin dhe ndihmėn e shtabeve te fshatrave, caktimi apo lajmėrimi i njė personi i cili kishte pėr ta kryer detyrėn e vozitėsit tė komandantit tė brigadės dhe tė ishte njohės i mirė i zonės dhe rrethinės, formimi i grupit tė emergjencės e nė kėtė kuadėr edhe tė logjistikės.
 
Pas informimit tė tė gjithė tė pranishmėve pėr karakterin dhe detyrėn e njėsiteve operative tė UĒK-sė dhe zonės qė ishte komplet Lugu i Baranit prej fshatit Raushiq deri te Kpuzi, Drini i Bardhė, u lajmėrua vozitėsi me gjithė kombi pėr fillimin e aktiviteteve, vozitjen e komandės sė brigadės, kontrollimin e tėrė zonės dhe vijave tė para tė zjarrit, e ky ishte Zymer Sefaj nga fshati Kodraliq, jurist qė u lajmėrua vullnetarisht ta kryejė kėtė detyrė kaq tė rėndėsishme, tė cilėn e kreu me pėrpikmėri dhe angazhim maksimal, herė herė duke e rrezikuar edhe veten, sepse pėrveē detyrės sė vozitėsit, njohėsit tė zonės kishte edhe detyrėn e sigurimit tė Shtabit tė Brigades, truprojes, shpėrndarėsit tė informatave tė rėndėsishme me karakter luftarak.
 
Lajmėrimi i Zymer Sefajt ishte shpėtim i madh pėr komandėn e brigadės, ku merrnin pjesė tre eprorė Isat Ademaj, Musa Draga dhe Nazif Ramabaja, si dhe njė ushtar e ai ishte Sinan Shala nga fshati Dubovik.
 
Kjo ishte bėrthama e brigadės qė kishte pėr detyrė imformimin, organizimin dhe zhvillimin e tė gjitha aktiviteteve ushtarake nė bashkėpunim me shtabet lokale nė zoeėn qė mbulonte ajo. U mor vendim qė tė vėzhgohen objektet, fabrika dhe shkolla e Baranit. Pas caktimit tė objektit tė repartit ushtarak menjėherė filloi pranimi i rekrutėve, ushtarėve tė cilėt arrinin tė pėrzgjedhur nga shtabet lokale tė zonės sė brigadės.
 
Mė pas u bėnė vizita nė fshatrat Gllogjan, Nepole, Buqan dhe u bė kontrollimi i sistemit tė organizimit tė zjarrit nė vijat e para, ndėrsa nė Gllogjan ėshtė bėrė tubimi informativ me shtabin e fshatit, me Zef Kamerin, Pal Kocin, Rrok Berishėn dhe tė tjerė, ndėrsa nė Buqan me tė gjithė fshatarėt, ku shpjeguam detyrat e brigadės nė zonėn pėrkatėse dhe nevojėn e pjesėmarrjes sė tyre nė kryerjen e detyrimeve qė parashtroheshin para njėsiteve operative dhe shtabeve lokale.
 
Pas dy ditėsh, pra me 14.07.98 brigada filloi tė rritet numerikisht, erdhėn 65 ushtarė, me tė cilėt u formuan njėsitet siē jane batalionet I, II, dhe III, kompanitė, togat dhe skuadrat. Nė brigadė u angazhuan Cuf Krasniqi nga fshati Vranoc Komandant i kompanisė dhe Musa Krasniqi komandant toge, i cili ishte mėsues.
 
...Bėra vizitėn te eprori i plagosur Faruk Xhemajli dhe vizita nė Strellc dhe Loxhė. Ardhja e brigadės 121, tė dytė siē e quanin nė Gllogjan, tentimi i vendosjes sė tyre nė atė fshat, demonstrimi i forcės pa nevojė nga disa personave nga Jabllanica shkaktuan largimin e tri familjeve nga shtėpitė e tyre siē u njoftova nga biseda ime me shtabin ndėr tė cilėt qenė Pal Koci dhe Rrok Berisha.
 
U premtova se brigadat do tė vendosen nė zonat pėrkatėse dhe se ky problem do tė evitohet sė shpejti dhe se mund tė ketė ndodhur ndonjė mosmarrėveshje. Filluan tė zbatohen nė praktikė dhėnia e detyrės qė shtabet e fshatrave t'ua dergojnė ushqimin nė repart ushtarėve, fillimi i mėsimit me ushtarė, njohja e armatimit qė zotėronin etj.
 
Nė mėnyrė vullnetare u vu nė shėrbim tė ushtrisė  vetura mercedes 240 m-79 nga Tal Ibrahim Krasniqi. Pas mosmarrėveshjes se cili njėsit tė veprojė nė Lugun e Baranit, kishim caktuar njė tubim nė Gllogjan, ku do tė merrte pjesė edhe Rramush Haradinaj nė orėt e mbrėmjes. Tubimi u mbajte sipas planit tė paraparė.
 
Qė nė fillim Rramushi shpjegoi se mosmarrėveshja ėshtė evituar dhe se ju keni pasur tė drejtė, se nė kėtė zonė do tė veprojė brigada e III-tė, pra e 131-ta dhe se tė tjerėt kanė marrė pėr detyrė tė shkojnė nė lokacionin e Dushkajės nė Dashinoc. Rramushi bėri shpjegimin e luftės sė UĒK-sė deri mė tani ashtu siē kanė ditur e mundur dhe bėri prezantimin e ardhjes sė forcave tė reja qė do tė bashkangjiten dhe ndihmojnė nė luftėn e mėtejshme. Pastaj fjalėn e mora unė si ushtrues i detyrės sė komandantit tė Brigadės.
 
Pas informimit qė bėra dhe njoftimit me fshatarėt theksova: « Ka ardhur koha qė tė bėhet njė riorganizim i luftės sonė ēlirimtare dhe kėtė duhet ta kuptojė ēdonjėri prej nesh.
 
Duhet qė pas riorganizimit dhe formimit tė njėsiteve operative, tė cilat do tė kenė jo vetėm karakterin e mbrojtjes sė pragut tė shtėpisė si deri tani, por karakter thjesht sulmues, ku ēdo pėllėmbė e territorit tė ēliruar do t'u dorėzohet shtabeve lokale pėrkatėsisht mbrojtjes territoriale ».
 
Ne mbremje rreth ores 18.00  patem njė  takim pune me Ramush Haredinajn, Sali Veselin « Vetima » Rrustem Teten, Nazmi Ibrahimi te Jabllanices se Leshanit, Fadil Nimanit « Tigeri », Tahir Zemes dhe meje Nazif Ramabaja. Kjo ishte edhe njė  shenje dhe pergjigje per te gjithe ata te cilet pyesin se pse nuk keni bashkepunuar ne mes forcave qe vepronin dhe atyre qe hyne ne Kosove.
 
Bashkepunimi egzistonte, por rrjeti i atyre te cilet nuk e dinin kete bashkepunim ishte i madhe si ne Kosove ashtu edhe jashte saje, e ne ket rrjete mernin pjese shume emisare te cilet ishin « turist » te kesaj lufte dhe gjenin perfitimin e tyre nepermes fjaleve te medha, shpifjeve dhe intrigave te ketyre « turisteve ». Ramush Haredinaj hapi ket takim pune duke i ardhur keq qe nuk jemi takuar njė  here ne jave ku kemi nevoje dhe duhet te takohemi. Per ket takim ram ne takort qe ti shqyrtojme keto ēeshtje: 1. Gatishmerija luftarake 2. Morali Luftarak 3.Logjistika 4. Detyrat e njėsiteve.
 
 
 
Ofensiva e armikut nė Lugun e Beranit
 
Sipas te gjitha informatave qe posedonim, nepermes vezhgimeve dhe opergjimeve te organizuara ne komanden e brigades pritej qe te sulmohen fsatrat e Lugut te Baranit ne oret e hershme te mengjesit, pra me dy gusht, qka me vone gjate analizes se kesaj ofenzive u tregua se ishte e vertete, sepse fshatrat e Qeskoves dhe shtabi i ketij fshati, kishin ndegjuar dhezjen e tankeve dhe zhurme te madhe ne oret e hershme te mengjesit, pra ne ora kater (4.00) qe vinte nga Dullova.
 
Diku rreth ores dhjete e tridhjete (10.30) ne komanden e brigades u lajmerua « Magjupi »- Lah Ibrahimi nga shtabi i Jabllanices se dushkajes i cili defilonte perreth repartit ushtarak vetem vetem kur ishte ne situate te veshtire dhe ku ndiente nevojen per tu reklamuar.
 
Sipas ketij « Magjupi » Lahi Ibrahimit : Qeskova dhe Kepuzi nuk bine ne duar te armikut, ndersa gjysem ore pasi duke ikur me vetura se bashku me « fytin »dhe dy vajza lane fshataret ne meshire te armikut dhe u largua ne drejtim te Gllogjanit te rekes duke lajmeruar se qeskova ra d.m.th. forcat ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare hyne ne fshat.
 
Sjellja e ktille e ketij komandanti  revolucionar i cili me pare kishte qene pretenden per tu bere komandant ne Rrafshin e Dugagjinit, pershkak se shtabi i Jabllanices ishte themeluar i pari dhe se keta kishin merita, per te udhehequr i perkiste diletantizmit ushtarak, qe te tille pretenden e kishte ne permasa te medha.
 
Duke e kuptuar se ne qfare situate te veshtire ushtarake gjindemi, beme organizimin e te gjitha forcave, per ti dal balle kesaj ofenzive, ndame detyrat dhe ishim ne sherbim njezet e kater deri ne dyzet e tete ore pa nderpre. Fillimisht muarem informacione nga sistemi i pergjimit te cilin e kishim formuar ne brigade, me nje motorol-16 kanaleshe, ku zbulonim fekvencat dhe benim te mundur qe te lidhemi ne to edhe me mjete t`jera te nderlidhjes. Pergjimet u bene ne keto fekvenca-kanale : Te cilat i deshifruam se shpejti dhe na mundesuan qe te bejme percjelljen e operacioneve luftarake-ofenzive se armikut.
 
Gjate verejtjes se ketyre frekvencave-kanaleve, kodeve dhe shifrave jepe te nenkuptoje se kishim te bejme me njė  kundershtare mire te organizuar ushtarakisht dhe teknikisht. Ne ket sulm perveq tankeve, autobilindave, pragave, mjeteve te lehta mekanizues, kamijoneve ushtarak-dajcave merrnin pjese edhe kamijone 8211; maune te cilet u perdoren per logjistike, transportimin e ushqimit.
 
Ne sulm merrnin pjese : Forcat ushtarak, policore, paramilitaret e tigrave te « Arkanit » dhe ēetnikeve te sheshelit, mercenarėt rusė, belorus dhe ukrahinas, me njė  fjale njė  expedite shkaterrimtare e cila kishte planifikuar pastrimin etnik te kosoves duke zbatuar planin e tokes se djegur.
 
Verejtje : Te gjitha fjalet e pergjuara jane te perkthyera (shih origjinalin e fletores zyrtare te N.R). Pas fillimit te granatimeve te Ēeskoves beme formimin e njė siteve intervenuese, te kater grupet te cilat i kishim ushtruar me pare, u mbajta pese minuta ore morale siq e kishim praktikuar para qdo interenimi luftarak, me potencimin e ndermarrjes se veprimeve luftarake sipas planit te parapare :
 
Njesiti ne sulm me qellim qe te bllokohet trekendeshi i udhekryqit rrugor Nepole-Ēeskove dhe Nepole-Kepuz, ndaljen e forcave ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbe ne menyre qe te formohen kushtet per te kaluar ne ofenzive dhe largimin e armikut nga zona pergjegjese e brigades. Per evitimin e ketij sulmi angazhuam edhe disa luftetar te fshatit Buqan si dhe ardhja ne ndihme te njė sitit operativ nga Bardhaniqi.
 
Siq deklaroj : « Gani Morina komandant i shtabit te Ēeskoves ne ora 9.00 kan filluar sulmet nga Grabanica,nepermes te Bokshiqit ne drejtim te Ēeskoves dhjete « 10 » tanke dhe mjetet  t`jera mekanizuese, ndersa ne drejtim te Dulloves kan sulmuar njezet /20/ tanke dhe pas dy ore e gjysme sulmi te gjitha jane bashkuar ne njė  pike, fshataret i kane leshuar pozicionet vetem pese ushtar kane mbetur ne pozicione dhe faktikisht pushkomitrolozi 12,7 mm ka ra ne duar te shkive, ndersa topin pa dridhje 75 mm e kane mshehur Shaban dhe Xhemajl Berisha.
 
Me hyrjen e forcave serbe ne fshat ka mbetur nje plak rreth 100 vjeqar dhe nuk dihet per fatin e tij ». Nga « Bistrica » siq e quanin shkijet Pejen ne kodimet e veta ishte nisur per t`ju ardhur ne ndihme expedita shkaterruese ne nje kolone te gjate ne te cilen gjindeshin te gjitha mjetet luftarake si bashkangjitje e forcave te meparme te cilat kishin filluar sulmin ne Ēeskove, Bokshiq, Gllogjan dhe Nepole. Pas granatimeve te para Ēeskova i leshoj pozicionet e veta, keshtu veproj edhe Bokshiqi, Pas bllokimit te udhekryqit Nepole-Ēeskove-Kepuz me njė sitet operative armiku u detyrua ta nderroj drejtimin e sulmit dhe te orjentohej nga kota 490.
 
Ne ket udhekryq intervenoj edhe skuadra artilerike me minahedhese 82 mm me komandant Ramadan Gashin, ku ne arsenalin e municionit kishim vetem dhjete predha. Pas hudhjes se predhave te para u be goditja e zingjireve te njė  tanku dhe u be bllokimi i te njejtit, ku dhe njė  ushtare serbe ishte plagosur ne kembe i kishin bllokuar gishternijet. Kete informate e muarem drejteperdrejte gjate pergjimit nepermes sistemit one te nderlidhjes, ku anmiku kerkoj Guscniqarin per ta terhequr sepse gjeja se kishte ra ne njė  grope, pra « Gropa » ishte shifra e tyre se bente fjale per prishje-shkaterrim. Ishte hera e pare ku ishin perdorur minahedhesat dhe ishte qelluar caku, per kete ishte hutuar edhe anmiku i cili nuk u degjua plote njė  ore dhe nuk beri kurfar levizjesh luftarake, aj kuptoj se lansimi i tyre ishte bere ne menyre profesionale dhe ushtarakisht te persosur.
 
Per shkak te mos rezistences ne kodren eGllogjanit dhe armatimit jo te nevojshem kundertankor nga ana e mbrojtesve te fshatit. Njėkohėsisht kisha dhene urdher qe te kthehet njė siti operativ nga Raushiqi te cilin e kisha derguar si mbeshtetje dhe ngritje te moralit luftarak. Me ardhjen e njė sitit me te cilin komandante Isat Ademaj menjiher e njoftova me detyren luftarake dhe qellimin e saje, por ndodhi ēka ndodhi ajo te cilen nuk e pritnim dhe me se paku na u nevojitej ne ate moment-fatkeqesia.
 
Fatkeqesia e komunikacionit qe ndodhi me kombin e Zymer Sefajt te cilin e drejtonte Arianit Krasniqi ku u lenduan nente ushtar te njesitit operativ e keta ishin Arjanit Krasniqi,  Elmi Krasniqi,  Shpend Krasniqi,  Arsim Hysenaj,  Muje Dervishaj,  Tahir Malushaj, Gaszmend Xhoci,  Xhelil Krasniqi dhe Ahmet Thaqi, te cilet u praptuan para hyrjes ne Kosuriq dhe kjo ngjarje pamundesoj bllokimin e rruges e cila shpiente nga Bokshiqi per ne Gllogjan.
 
Me kete u be vonimi i intervenimit dhe ne oret e pas dites hyne disa tanke ne Gllogjan. Njesiti artilerik ne mungese te predhave u detyrua te terhiqet ne fshatin Buqan, keshtu qe pas marrjes se krahut te majte nga ana e armikut dhe hyrjes se disa tankeve ne Gllogjan na u rrezikua prapavija dhe u detyruam qe te bejme terheqjen taktike nėpėrmės se bistrices dhe te bllokohet rruga e cila shpiente Gllogjan-Llugagji dhe ura e cila kalonte mbi bistrice per ne Jabllanice, e cila ishte objekt i rendesishem dhe duhej te mbrohej me te gjitha forcat te cilat i kishim ne disponim .
 
Ne anen tjeter beme bllokimin e rruges kryesore Gllogjan-Kosuriq para shkolles se Gllogjanit tek ura dhe muarem pozicionet ne bregun e majte ku shpieshin disa rruge nga Bokshiqi, keto bllokime i beme me njesitin operativ te komanduar nga komandanti Isat.
 
« Siq e pershkruan Pal Koci komandant shtabi ne Gllogjan se informaten per ardhjen e nje konvoji nga Grabanica per ne Dullove dhe nje konvoj per ne Bokshiq e kame marre nga Ali Sylaj dhe menjeher e kame percjellur lajmin te Llugagjite dhe Nepolja. Rojet jane te terhjek me rafalin e pare, nuk ka rrene faktikisht keto roje jane larguar « behet fjale per roje te fshatit » nga pozicioni pa e shkrepur asnje fyshek deri ne pyell. Ne ora 12.00 kane hyp tanket ne koder te Gllogjanit, ndersa ne ora 25.30 kane ra tri tanke deri te shtepija e tij » Veprime terheqese : taktiko-teknike te cilat u detyruam ti ndermarrim, per shkak te mos lejimit te forcave ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare te depertojne me tutje ne drejtim te fshatrave te Lugut te Baranit dhe ardhja ne shprehje e perdorimit te strategjise se Cun Xus « blokade te ēdo vendi te rendesishem me nje qetesi te plote apsolute »duke e bere nervoz armikun per mos mundesin e zbulimit te trasheve, istikameve te njė siteve operative, me nje fjale je ne qdo vend dhe nuk dihet se ku je, kesaj strategjije ja humben vleften disa komandanta revulucionar nga Jabllanica te cilet duke e perdorur strategjine e  tyre te quajtur «Trimerija e mos dijes »sipas vepres se Homer li-se, prej pozicioneve te quajtura pozicionet e shqiponjes ne nje largesi prej 2-2,5 km.
 
Hapin zjarr me top pa dridhje 75 mm ne koder te kepuzit dhe bejne zbulimin e organizimit te vijes se pare mbrojtese dhe si rezultat armiku nepermes te shtrirjes ne perdorim te sistemit digital ne tankun T-84 bene llogaritjen e koridinatave dhe i dergon komanden deri te pragat te cilat zakonisht mernin pozicionin luftarak nje prage ne mes dy tankeve te cilat kishin nje mundesi manovrimi 360 shkalle ne hark dhe 280 shkalle ne lartesi dhe ishin shkaterruese per sistemin organizativ dhe taktiko-teknik te perdorur nga keta komandanta revolucionar.
 
Udheheqja e operacioneve defanzive dhe marrja e raporteve prej vijes se pare te frontit u be nepermes se komandes se brigades me organet perkatese siq jane : Sistemi i pergjimit nderlidhes, vezhgimit te operacioneve nga ana e grupit vezhgues dhe informimi i tyre, perdorimi i kurireve te cilet luajten rrol te rendeshishem ne dhenjen e urdherave te cilat u leshonin nga komanda e brigades dhe dergimi deri te njesitet operative dhe anasjelltas, sepse kishim mungese ne aparate te nderlidhjeve, te gjitha keto informata regjistroheshin ne harta topografike dhe sipas situates ne teren u merrnin vendimet luftarake.
 
Te gjitha keto i percolli komandanti i vetshpallur ne Lugun e Baranit Dine Krasniqi te cilin e kisha lene pran, ne menyre qe ta shohe vet dhe te bindet se si duhet komanduar dhe vepruar ne rrethana te pavolitshme per njesitet tona, sepse kundershtari kishte epersi te madhe ne njerez te armatosur dhe teknike luftarake. Gjate ter luftimeve te dites se sotit njesitet tona operative nuk paten humbje ne njerz dhe teknike luftarake, por patem vetem tre te plagosur nga granatimet e anmikut te cilat ishin te panderpreshme.
 
Ne mbremje te dites se pare te sulmit mbi fshatrat e Lugut te Baranit erdhen ndihma ne njerez nga shtabi i Isniqit 27 luftar dhe pese nga Breliqi te cilet kerkuan te shkojne te komandanti  Isat Ademaj ne vijen e pare te frontit te cilet i derguam sipas vullnetit te tyre, sepse kishin ndegjuar se lufte e madhe eshte duke u bere ne Lug te Baranit dhe kishin shpreh deshiren qe te jene pjesemarres te kesaj lufte ne njė  ane e ne anen tjeter oficereve te kesaj brigade ju kishte rrit nama pas luftes se Logjes.
 
Ne oret e vonshme te nates diku pak para mese nate me erdhi Isati dhe me lajmeroj se e ka veshtrire te rezistoj ne vijen e pare te frontit nese nuk dalin ne ndihme te vijes se pare. Me pastaj beme riorganizimin e vijes se pare te fronit duke angazhuar edhe luftetaret e fshatit Kosuriq ku ndihmese te madhe dha komandanti i shtabit Selim Kelmendi. Nata kaloj ne qetesi, por me ankth pritnim diten e neserme se qka do te sjell. Sote ne diten e dyte te ofenzives serbe sulme te reja ne fshatrat e lugut te Baranit dhe Jabllanice te dushkajes (03 gusht 98).
 
Edhe sote pate sulme te rrepta ndaj forcave tona te armatosura te krahut te dhjathte afer Llugagjive dhe detyrimi i njė siteve operative per mbajtzjen e objekteve te rendesishme qe luanin rrolin kyq ne strategjin e me tutjeshme dhe ishin ēelesi i rezistences, per mbajtjen ne duart e forcave tona te armatosura ket drejtim i cili ishte damari kryesor ne rrafshin e dukagjinit si ne kuptimin ushtarak ashtu edhe ate civil sepse kishte dyndje te madhe te popullates ne kete regjion.
 
Per shkak te mos mundesise se depertimit te armikut nga drejtimi Gllogjan-Llugagji, beri nderrimin e sulmit duke e shfrytezuar drejtimin rezerve nepermes Nepoles dhe ne pamundesi ta kaloj bistricen, per shkak te rezistences se forcave tona u detyrua te vazhdoj sulimin anes se majte te bistrices (e cila bashkohej me tutje me drinin e bardhe) dhe ne mbeshtetje te zjarrit artilerik dhe mjeteve te tjera siq ishin : Tanket, autoblindat, pragat dhe shumtyteshat te cilat dogjen dhe shkrumuan pozicionet mbrojtese te shqiponjes ne kodren-bregun e Jabllanices.
 
Ndersa pas marrjes se fshatit Gllogjan nga forcat ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbe ne kete fshat jane stacionuar me se 38 tanke, nje pjese e popullsise se fshatit eshte evakuar ne drejtim te Llugagjise, ndersa pjesa tjeter eshte mbyllur ne kishe te fshatit ne meshire te zotit dhe mbrojtje te priftit. Ne kishe ju kane thene pleq e femije shkoni ne shtepi, por ju gjetem arme ne dore do t`ju pushkatojme. Me se keqi e kane pesuar ata te cilet kane dale prej shtepive te tyre.
 
Ka filluar kontrollimi i shtepive dhe ku kane gjete armatim kane djege shtepit, jane djegur pese ne familje te Palit, por jo e tije , e Rrokut dhe e ushtarakut dhe se nuk ka shtepi qe nuk jane thyer orendite shtepiake. Nepermes lidhjes operative jane informuar se gjate sulmit te forcave serbe ne drejtim te fshatit, komandanti i shtabit lokal te fshatit Gllogjan Pal Koci ka shkuar ne traktor te vetin dhe e ka terhjekur rojen e cila ishte afer kodres se Bokshiqit, ndersa rojen tjeter as qe e ka lajmeruar e as terhjekur.
 
Nga komanda e brigades kam derguar komandantin e policise ushtarak Hasan Gashin dhe Isuf Krasniqin me disa te njesitit te atije per tu njohur me afer me situaten dhe njohjen e shtabit te Gllogjanit me deyrat luftarake ne vijen e frontit. Personat te derguar nga Barani pas bisedes me Pal Kocin kane shkuar ne vijen e frontit afer rruges se Bokshiqit dhe atje kane qendruar deri sa kane arritur forcat e okupatorit. Ne  kishen katolike kane qene te strehuar edhe anetar te shtabit lokal te fshatit Gllogjan siq jane : Zef Kameri, Ilir M.Berisha,  Ndue Lazeri.
 
Gjithashtu ne kishe kane qene te strehuar shumica e mashkujve te moshes mbi 18 vjeqare. Me te hyre policia dhe ushtria serbe ne Gllogjan se pari e kane ftuar priftin dhe e kane pyetur se a ka arme ne kishe dhe ne dhomat e banimit, ku dhe kane ber kontrollimin dhe nuk kane gjetur asgje.
 
Pastaj policija kane dal jashte ne oborr dhe kane thene gra dhe femij mund te hyjne mbrenda ne kishe, ndersa te tjeret i kane rreshtuar dhe i kane pyetur se a ka » terorista » ketu, ku prifti eshte pergjegjur se jo. Pastaj nga rreshti i te rreshtuarve e kane nxjerr njė  djal te ri te quajtur Ndue P. Desku dhe i kane thene se ti deri tani ke qene duke luftuar ketu e tash ke ardhe ne kishe. Keti personi i bie te fiket ateher reagojne prifti dhe Jake Mirdita duke ju thene policise se ky person eshte i semuar ku policia e therrasin mjekun serb i cili e kontrollon ket person dhe pas lutjeve te priftit dhe Jakut e falin.
 
Me vone e thirrin Jakun dhe Kole Arifin per me i kontrolluar shtepijat, ku ne disa shtepija kane pire kafe, lengje e me vone ju thone rrini Shlire se nuk ju ngucim ne do te vazhdojme per ne Jabllanice te Gjakoves, Jaku i njė hte dy police njeri prej Dollove i quajtur Jagosh ndersa te tjetrit nuk i kujtohet emri.
 
Ateher kane hyre neper shpija se pari kane plaqkitur e pastaj kan filluar te djegin disa shtepi. Jakut i kane thene pse na bet rezistenc se na nuk e kemi patur per qellim me e djege Gllogjanin, ateher Jaku ju ka thene se ne nuk kemi luftuar, por erdhen Barani dhe Rashiqi dhe ju bene rezistence, ateher njeri prej policeve ju thote nese doni me pshtu mos ju bashkangjitni UĒK-se dhe rrini mire se ne nuk ju ngucim.
 
Ne fshatin fqinje ate te Nepoles fshataret kane rezistuar me te gjitha forcat dhe i kane shkaktuar armikut humbje ne njerez dy polic te vrare e nje i plagosur, ku u rriten humbjet e armikut dhe gjer me tani dy tanket te shkaterruara, tre te plagosur dhe dy te vrare, ndersa ne anen tone kishim kater te plagosur. Per tu hakmarrur forcat e armikut bene shkrum e hi fshatin Nepole ku dogjen 38 shtepi dhe vetem pese kishin shpetuar pa u ndezur, armiku ketu perdori planin per pastrimin etnik te kesaj treve duke zbatuar taktiken e « tokes se djegur ».
 
Pas granatimeve te panderprera ne Jabllanice ku me afer ishte kanali i depertimit te armeve nga Shqiperia neper Gllogjan, Jabllanice per ne Malisheve dhe Drenice. Aq shume ishte rritur fama e Jabllanices sa te bente te mendosh se ketu ka edhe raketa kunderajrore e realiteti ishte krejtesisht i kundert, nepermes te ketij fshati u bente trgtia me arme sa qe njė  kallashnikov ne Malisheve u shitke deri ne 2000-2500 marka gjermane deri sa vete Jabllanicasit nuk kishin per vete.
 
Qdo person i armatosur i cili kalonte nepermes te ketij fshati dhe qe kishte me teper se nje arme ka qene i detyruar ta le nje arme ne shtabin e fshatit si kompenzim per mundesin qe ja ofronte ky shtab per te shkuar ne shqiperi dhe sjellur armatimin aq te nevojshem per momentin. Te gjitha pikenisjet per marrjen e armatimit u benin nga shtabi i fshatit Gllogjan ne Deēanit me lejen dhe urdherin e Ramush Haredinajt. Per ket armiku shprazi e ter arsenalin luftarak duke menduar se eshte objekt i rendesishem i rezistences se UĒK-se i cili posedon armatim te persosur.
 
Me ramjen e Jabllanices ne duar te armikur edhe vete ata u habiten me sa lehtesi e bene ket dhe nepermes sistemit te pergjimit te brigades pergjuam duke thene : /328/ djelmosha ra Jabllanica. Pas terheqjes se popullates dhe UĒK-se ne fshat kishin mbetur pese persona, prej tyre kater civill dhe nje ushtar i cili ivetmi nuk e kishte leshuar frntin. Prap nepermes mjeteve te pergjimit ndegjojme qendren e operacioneve duke pyetur : /305/ a jane dorezuar ata te pestit ?
 
Me hyrjen e forcave ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare me ndihmen e qetnikeve vendas siē ishin Jagoshi nga Dollova dhe shume Jagosha te tjere bene masakrimin e ketyre civileve : Arif Adem Kosumaj 72 vjeq, Hane Ibrahimi 80 vjeq dhe Zize Zekaj duke i prere ne fyt ndersa ushtarit te cilit nuk ja mesuam emrin i vrare me kapakun e kokes se hjekur.
 
...Sot eshte dita e katert qe prej fillimit te sulmit ne fshatrat e Lugut te Baranit (05.gusht 98) dite me e qete pa aktivitete te medha luftarake, detyre kryesore ksihin pergjimin dhe vezhgimin e ter zones se brigades, veqanerisht teritorin ku ishin zhvilluar operacionet luftarake Gllogjan-Nepole-Jabllanice-Bokshiq-Ēeskove. Gjate ter kohes se zhvillimit te operacioneve luftarake-sulmeve te forcave serbe ne fshatrat e Lugut te Baranit ne komanden e brigades qendroi dr. Din Krasniqi i cili e kishte hapur edhe nje lloj ambulance ne repartin ushtarak dhe bente kontrollimin e ushtareve. Ai  ishte mjek dhe ne mbarim te operacioneve luftarake mori agregatin te cilin ja kish huazuar komandes se brigades per shfrytezim te nevojave te luftes dhe pakon me mjete medicionale.
 
Me interesoj se a i kane terhjekur disa te burgosur nga reparti ushtarak, Dina u pergjegj se i kishte derguar ne Gllogjan te Rekes dhe e terhoqi doren rreth qafes se vete. I thashe se une e pashe dhe nuk guzon te veproj ashtu pa gjygj ushtarak ma kthej se jemi ne lufte (personat te cilet ishin ne pyetje quheshin Misim dhe Zenun). Keta persona i kishte derguar ne Gllogjan Zeqir Krasniqi nga Vranoci djali i agjes se Din Krasniqit. Pas pyetjes sime se pse po i merr keto gjera dhe se ku po shkon ai u pergjegjse po i kthehem profesionit tim, i thashe se gjejen me te mire qe ka mundur ta besh eshte kjo. Per rrjedhjen e operacioneve e kishte informuar vete Ramush Haradinajn i cili e kishte emruar komandant te Lugut te Baranit, por me arritjen e oficereve profesional u binde vete se luften duhet udhehequr profesionalistet. 
 
Ne mengjes rreth ores 8.30 shkova ne Prapaēan te komandant Tahir Zemaj. Aty ndodhej edhe Ramush Haredinaj dhe analizuam situaten e kapercyer veēanerisht operacionet serbe ne anen lindore te zones pergjegjese te brigades sone. Ramush Haredinaj na tha vete se :“ ēka kisha bere une po te mos ishit ju oficeret“. Pas ketij takimi pune shkova ne spital dhe vizitova ushtarin tim te plagosur Arsim Hysenaj dhe vizitova te tjeret ushtar ne shtepit e tyre, Muje Dervishaj dhe Halil Margataj te cilet u lenduan gjate intervenimit te njesitit operativ ne Gllogjan.Ne kete menyre mbylla ketre dite.
 
10. gusht 98. Vazhdon ofenziva e forcave ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbe ne fshatrat e komunes se Deqanit, Carrabreg, Lluke e Eperme, Beleg, Prilep, Rastavice, Baballoē, Gramaēel, Shaptej, Dubrave, Irzniē, Gllogjan dhe Prapaqan. Sulmi i sotem eshte nder sulmet me te fuqishme, anmiku sulmoj me 60 tankese, 40 autoblinda, raketehedhese shumtytesh 128 mm (32) dhe automjete te motorizuara luftarake, ku 30 mije banore te anadrinit qendrojne pa strehe, pa ushqime dhe ilaqe, ndersa 10% e popullates civile ne Kosove eshte e shendruar ne refugjat.
 
Duke e analizuar kete situate ne ora 9.30 me vetdije vendosa qe te hyje ne Gllogjanin e Deqanit me vozitesin, Percjellesin tim kryesor Zymer Fak Sefaj dhe dy percjellesat tjere, per te verejtur dhe vezhguar situaten per se afermi pas granatimeve serbe. Gjate ter rruges nga Lumbardhi, Pozhari, Irzniqi u ndeshem me granatime te fuqishme te cilat vazhdonin me nje intenzitet te panderprere, posaqerisht ne qender te Irzniqit ishin shkaterruar shtyllat elektrike, telat e shtyllave elektrike zhvarriteshin mbi rruge edhe shtepi deri sa ato ishin shendrruar ne germadha.
 
Edhe pse patem keto veshtersi gjate ter vezhgimit vendosem qe te vazhdojme per ne Gllogjan ku ne te hyre ne kete fshat u hasem ne bresheri granatash, poer ia dolem disi te futemi ne shtab. Aty ishin mbledhur disa dhjetera luftar, por komandanti Ramush Haradinaj, nuk ishte ne shtab. Pas pyetjes sse bere se ku eshte ai, disa u pergjegjen se nuk dine te tjeret heshtnin, ndersa nje me tha se eshte ne front. Vendosa qe te pres nje kohe dhe pas 10-15min. si i pergjumshem u lajmerua Ramushi duke thene se ku je Ramabaja ?
 
Ju bertiti te pranishmeve se qka jane mbledhur ashtu dhe ne qfar gjendje te qrregulluar dukej shtabi. Hyme ne nje dhme e cila ishte e errtė pa rryme elektrike sepse ishin granatuar shtyllat dhe telat kalonin prej nje ane ne anen tjeter te rruges. Ramushi i terhoqi nga dyshemeja disa sende te cilat na pengonin dhe nga deshira per t`me pritur mire e ndiente vehten te prekur nga kjo gjendje, ndezi llampen e vajgurit u ulem dhe drejtuam shiqimin nga njeri tjetri. Fillova ti drejtohem me keto fjale : « Ramushe pasi se anmiku ndermorri nje ofenzive te madhe me granatime nga armet te te gjitha kalibrave vendosa qe te vije tek ti me tri pyetje ».
 
Se pari deshiroj ta di se si je, si e ndien vehten, ku i ke shoket. Se dyti deshiroj te informohem per situaten momentale dhe sė treti me thuaj se a ke nevoje per ndihme. Ne pyetjen e pare mu pergjegj siq po e sheh, disa jane ne front. Ne te dyten me informoj se eshte fjala per nje ofenzive e cila eshte duke u ndermarrur me qellim te pushtimit te fshatit.
 
Nė te treten me eshte drejtuar posi nuk kame nevoje per ndihme, ndihma e jote eshte me se e nevojshme. I premtova se do t`ia derdoj nje toge nga njesiti operativ per nderhyrje te shpjte me nje komandant i cili e njeh terenin forte mire dhe i propozova ose ta leje si rezerve dhe ta perdori ne lufte per ti freskuar forcat ne drejtimin kryesor te sulmit anmiqesor, ose ta perdori ne vijen e pare te frontit, sepse luftaret e kesaj toge qe do t`ja dergoj kane pervoje te madhe dhe se kane marre pjese ne luftra te deritanishme. Ne kthim mbrapa u ndala ne repartin e Prapaqanit dhe prej komandantit Tahir Zemes mora kater polic ushtarak te cilet kishin mberri nga pregatitjet ne Shqipėri (Papaj).
                                                                                                                                                                                             
 
PRANIA E  UĒK-sė NĖ ISNIQ
 
Rezistenca e armatosur nė kėtė fshat jugperėndimor tė Kosovės daton herėt, qysh pas viteve 90-tė, kur njėsitet e para vetėmbrojtėse tė Kosovės kryenin detyrimet e tyre sipas marrėveshjes sė Shqipėrisė dhe Kosovės. Rrustem Bruēi u mobilizua qysh nė fund tė vitit 1991 dhe ka kryer detyra ushtarake nė Rrafshin e Dukagjinit nėn Komandėn e Sali Ēekut. Ambulanca e fshatit Isniq nė fakt ka shėrbyer edhe si shtab komunal i mbrojtjes civile territoriale pėr Komunėn e Deēanit.
 
Lufta e hapur me pushtuesin serb nė pranverėn e vitit 1998, e ka gjetur tė pėrgatitur terrenin nė kėto anė, falė punės qė kishin bėrė  njėsitet guerile dhe pėrgjegjėsit e tyre. Isniqi ka pasur nė bazament tė rezistencės orientimin kombėtar, antipushtues dhe ka qenė nėn kontrollin e organeve shtetėrore tė Republikės sė Kosovės, duke dhėnė njė shembull pozitiv nė kėtė drejtim pėr tė gjithė Rrafshin e Dukagjinit dhe mė gjerė. Njėsitet vendore kanė pasur njė armatim bukur tė mirė, tė siguruar me njėqind mijė vėshtirėsi prej vitesh, por rezistenca gjithpėrfshirėse e shqiptarėve kundėr pushtuesit kėrkonte organizim mė tė pėrsosur, mobilizim dhe armatim me tė shumtė dhe mė modern.
 
Me 13 mars 1998 ėshtėr zhvilluar njė takim urgjent, pėrgjegjėsinė pėr tė cilin  e morėn Isuf  Haklaj, Bekė Osmani etj. I njoftuar ka qenė edhe kryetari i fshatit Mehmet Bojku. Nė atė takim ėshtė vendosuir qė tė organizoheshin grupe pėr t'i nisur qė tė armatoseshin nė Shqipėri. Grupi i parė  ėshtė nisur me 8 prill tė atij viti, ndėrsa ai dyti me 9 prill, kėto dy grupe janė kthyer tė armatosura me 13 e 15 prill. Duke vėnė re qė ishte rritur numri i burrave tė armatosur si dhe armatimi ishte mė cilėsor, u pa e domosdoshme qė tė formohej njė shtab sipas strukturės sė rregullt ushtarake.
 
Rrjedhimisht ėshtė vendosur qė tė thirret njė mbledhje me datė 13.04 1998, takim nė tė cilin kanė marrė pjesė tė gjithė pėrfaqėsuesit e partive politike. Vendimi krryesor i atij takimi ka qenė se represionit serb i duhet rezistuar me armė, sė dyti pėrgjegjėsinė pėr organizimin dhe drejtimin e kėsaj rezistence do tė duhej ta merrnin njerėzit e pėrgatitur kombėtarisht dhe ushtarakisht, ndaj ėshtė vendosur qė nė krye tė atyre pėrpjekjeve tė vihej ushtaraku Skender Rexhahmetaj. Rėndėsia e atij takimi ka qėndruar edhe nė faktin se ėshtė arritur tė flitet me njė zė nga tė gjithė faktorėt lokalė politik.
 
Pėr lexuesit e interesuar pėr emra dhe mbiemra njerėzish qė i njohin, duhet thėnė se ai takim ėshtė mbajtur nė shtėpinė Hazir Lah Mehajt, ndėrsa takimi i dytė, i mbajtur me 15 prill 1998, ėshtė mbajtur nė shtėpinė e Bardhosh D.Ahmetajt, takim nė tė cilin ėshtė zgjedhur struktura e shtabit.
 
Nė shtab u pėrfshinė oficerė aktivė e rezervė, persona me pėrvojė ushtarake e policore, intelektualė tė lėmeve tė ndryshme. Komandant ėshtė zgjedhur oficeri me akadami ushtarake Skender Rexhahmetaj, zv.komandant Ēaush Haxhnikaj, Mehmet Bojku shef Shtabi, tė dy kėta oficerė rezervė. Pastaj Isuf Haklaj ndihmės komnandant pėr zbulim e kundėrzbulim, (me pėrvojė nė polici) Rrustem Islamaj ndihmės komandant pėr Informim (oficer rezervė), Shefqet Hakaj ndihmės komandant pėr moral, Avdyl Dervishaj, ndihmės komandant pėr siguri, Sali Hajdari ndihmės komandant pėr logjistikė.
 
Ka pasur tri njėsi vartėse, kompani nė krye tė tė cilave janė emėruar komandantėt Sali Hakaj, Muhamet Sinanaj dhe Iusuf Haklaj, pastaj komandantėt e togave etj. Togėn pėr ndėrhyrje tė shpejtė e ka drejtuar Xhevdet Sinanaj.
 
Si rezultat i punės dhe pėrpjekjeve tė kėtij shtabi ėshtė arritur qė me njė maj tė atij viti tė dėrgohen nė Shqipėri, tė armatosen dhe tė kthehen tė gatshėm pėr mbrojtjen e trojeve tė tyre edhe 120 djem e vajza. Ata kanė qenė nė tokėn e Kosovės, tė armatosur, me datėn 1 maj 1998. Komandantėt e kompanive kanė bėrė stėrvitjen e ushtarėve, pėrgatitjen e tyre ushtarako-fizike, ndėrthurur edhe me elementė moralo-psikologjik, tė domosdoshėm pėr ēdo luftėtar.
 
Nga ana strategjiko-taktike, ėshtė pėrcaktuar vija e parė e zjarrit, e cila shtrihej pėrgjatė rrugės magjistrale Deēan-Pejė, nga Lumėbardhi i Deēanit deri nė fshatin Lėbushė. Vija rezervė e zjarrit ka qenė mė nė thellėsi dhe qė tė dyja lidheshin me njėra tjetrėn me fortifikime, transhe etj. Nė thellėsi ėshtė pėrcaktuar vendkomanda, depoja e municionit, ambulanca si dhe pikat e kontrollit pėr hyrje-daljet nga fshati. Me 28 maj njė grup djemsh nga Isniqi kanė sjellė edhe njė sasi tjetėr armatimi, prej tė cilit, 25 pushkė snajperistė i kemi dėrguar nė Drenicė, nė Llaushė tek luftėtarėt e njohur tė asaj ane, vėllezėrit Geci.
 
Forcat serbe e kanė sulmuar fshatin Isniq me datė 25 maj 1998 nė orėn 5 tė mėngjesit. Sulmi ka qenė i ashpėr, i kombinuar me tė gjitha llojet e armėve dhe ka zgjatur tri ditė. Mbrojtja jonė ėshtė treguar efektive, ka arritur t'i sprapsė sulmet e armikut, duke i shkaktuar humbje nė njerėz dhe nė materiale. Edhe nga rradhėt tona ka pasur tė vrarė e tė plagosur.
 
Rezistenca nė Isniq ka qenė njė shenjė e mirė pėr gjithė Rrafshin e Dukagjinit, pasi e rriti moralin. Nuk duhet harruar se nė atė kohė zhvendosjet e popullsisė kanė qenė nė njėrin prej kulmeve tė veta. Fshati Isniq nė atė kohė numėronte 20 mijė banorė tė ardhur nga tė gjitha anėt e Kosovės.
 
Ndihmės-komandanti pėr Logjistikė ėshtė caktuar tė krijojė Shtabin e Emergjencės, tė vinte kontakte me bashkėatdhetarėt nė botėn e jashtme, qė bashkė me solidarizimin e brendshėm bėnė qė tė pėrballohej fluksi i tė ardhurave, pa krijuar ndonjė problem tė madh.
 
Ambulanca funksiononte nė fshatin Isniq, ku mjekėt Sylė Bruēi, Can Tishuku, Zenel Ahmetaj etj bėnin dhjetėra e dhjetėra ndėrhyrje mjeksore nė ditė. Vlen tė kujtohet edhe njė punishte e vogėl nė Derban, tė cilėn mjeshtri i njohur Besim A. Dervishaj, e zgjeroi duke e shndėrruar nė njė punishte qė prodhonte pjesė pėr riparimin e armėve. Nė gjysmėn e parė tė qershorit 1998, Rrustem Bruēi erdhi nga Shqipėria me urdhėr tė Sali Ēekut, pėr tė pėrgatitur terrenin, ku do tė dislokoheshin njėsitet e rregullta operative tė UĒ tė Republikės sė Kosovės.
 
Gjatė asaj kohe ai ka kontaktuar dhe ėshtė informuar pėr ecurinė e punėve nga komandanti Skender Rexhahmetaj, qė nė atė kohė kishte nėn komandėn e tij kėto fshatra, Isniq, Lėbushė, Strellc i Epėrm e i Ultė, Bohriē, Kryshec e Dubovik, Prapaēan, Broliē, Rashiē. Ndėrkohė Ēaush Haxhnikaj, me ristrukturimin e shtabit, u emėrua komandant pėr fshtin Isniq.
 
Pas Rrustemit ėshtė dėrguar edhe Xajė Ēela, tė nisur nga Tahir Zemaj e Sali Ēeku, tė cilit i  kishin kėrkuar qė tė dėrgoheshin 50 rekrutė pėr tė plotėsuar bėrthamat e njėsive operative. Pasi janė pėrcaktuar disa parametra pėr mėnyrėn e rekrutimit, bie fjala numri i tyre pėr fshatra nė varėsi tė numrit tė banorėve etj, nė bashkėpunim me Skender Rexhahmetajn, ėshtė arritur qė shumė shpejt tė nisen pėr nė Papaj tė Malėsisė sė Gjakovės 87 djem e vajza nga ky rajon i Kosovės.
 
Dėrgimi i tyre nė Shqipėri ka qenė njė operacion nė vetvete, pasi pėrgjegjėsia ishte shumė e lartė. Fillimisht kolonėn e rekrutėve e ka pėrcjellur Rrustem Bruēi, pastaj e kanė marrė pėrsipėr Ismet Ēeku, Xajė Ēela dhe Saim Tahiri, tė cilėt kanė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsinė e suksesit tė marshutės sė kolonės sė rekrtutėve tė paarmatosur deri nė vendin e caktuar. Ai aksion, si dhe shumė tė tjerė tė ngjashėm ėshtė kryer me sukses tė plotė.
 
Me 26 qershor 1998 njėsitet operative tė UĒK-sė tė drejtuara nga Tahir Zemaj janė dislokuar nė Jasiq. Aty kanė qėndruar deri me 30 qershor. Gjatė kėsaj kohe Sali Ēeku ka ardhė nė fashatin Isniq pėr tė parė mundėsitė dhe ēfarė ishtė bėrėpėr tė  siguruar dislokimin e njėsive nė Isniq. Komandanti i zonės Skender Rexhahmetaj ka raportuar se  pėrgatitjet kishin marrė fund dhe se gjithēka ishte gati pėr tė pritur.
 
Nė orėn 5 tė mėngjesit tė datės 1 korrik, njėsitė operative janė vendosur nėpėr vendet e para, kryesisht nėpėr shtėpitė private tė ofruara me bujari. Komanda ėshtė vendosur nė shtėpinė e Halil Rexhahmetajt, ndėrsa njėsitė nė shtėpitė e Xhevat Seferajt, Muhamet e Fetė Haklajt, Miftar Bajraktarit etj. Fshati Isniq krijoi tė gjitha parakushtet qė njėsitet operative tė Ministrisė sė Mbrotjes tė Republikės sė Kosovės tė operojnė me sukses nė Rrafshin e Dukagjinit.
 
 
 
STRELLCI DHE PĖRPJEKJET E TIJ PER ĒLIRIM
 
Pėrveē grupeve tė vogla qė prej kohėsh ishin armatosur pėr t'i rezistuar ēfardo tė keqeje qė shmanget me armė, nga fundi i prillit 1998, pothuajse krejt lagjja e Istrefajve tė Strlellcit, kishte shkuar nė Shqipėri pėr t'u armatosur. 250 vetė nga ky fshat janė kthyer nė Voksh, pas informcioneve se nė Shqipėri s'kishte armatiom tė mjaftueshėm, megjithatė vetėm pas pak ditėsh 100 vetė kanė shkuar e janė kthyer tė armatosur.
 
Pėr kontraktimin e kėtij armatimi duhet pėrmendur me respekt emri i Zenun Idrizit, i angazhuar pėr tė ndihmuar nė kėtė deejtim. Kontributi i ushtarakut Sami Shabanaj, shkupiani i Strellcit, konsiston nėpėrgatitjen e skuadrave shoqėruese tė djemve qė shkonin nė Shqipėri pėr t'u armatosur, se nėse binin nė pritė si duhej tė vepronin, si duhej tė mbroheshin e tė tėrhiqeshin.
 
As pak, as shumė, por me qindra jetė njerėzore janė shpėtuar nga banorėt e Strellcit, veē duke orientuar rekrtutėt e rinj, qė kėta t'u shmangeshin kurthave e pritave tė policisė e ushtrisė serbe nė ato anė. Nuk ėshtė nė natyrėn e malsorėve shqiptarė tė pėrmendin bukėn e ujin, pritjen e pėrcjelljen e qindra mijėra vetėve brenda njė viti. Furnizime tė ndejshme me armė janė bėrė me datat 4 qershor dhe 6 korrik. Me 25 maj ndodh njė atentat kundėr njė veture me dy serbė brenda.
 
Kjo ka shėrbyer si shkak pėr njė aksion tė organizuar policoro-ushtarak serb. Ata kanė sulmuar fshatin Lubeniq me ē'rast u vranė 9 qytetarė, u dogjėn e shkatėruan disa shtėpi dhe u keqtrajtuan shumė qytetarė tė tjerė. Forcat mbrojtėse tė fshtitt Strellc qenė tė vendosura nė vijėn e frontit dhe rezistuan. Serbėt gjuajtėn me minahedhės nė perėndim tė fshatit, nga ana e malit, mė vonė nė pjesėn lindore dhe nė pjesėn ballore.
 
Ata synonin qė tė detyronin luftėtarėt shqiptarė tė largoheshin nga fronti. Forcave serbe u vinin pėrforcime vazhdimisht nga Peja, gjė qė tregon se luftėtarėt tanė kanė mundur ta pengojnė depėrtimin e kėmbėsorisė serbe nė fshat. Nė orėn 16, forcat serbe kanė mundur tė hyjnė nė lagjet periferike tė Strellcit, duke djegur shtėpitė e Ukajve, Shabanajve dhe Ramzeqirajve.  Strellcit i erdhėn nė ndihmė luftėtarė nga Buēani, Broliqi dhe Isniqi.
 
Sebėt pėsuan humbje nė njerėz nga snajperistėt e Strellcit. Shquhet nė kėtė betejė djali 22 vjeēarė Ismet Ukaj i cilki sulmon frontalisht armikun dhe plagoset nė tė dy kėmbėt. Nga gjakderdhja e madhe ndėrroi jetė. Forcat serbe humbėn 5 policė, ndėr ta edhe udhėheqėsi i operacionit, dhe u plagosėn shumė tė tjerė.
 
Rreth orės 18, nė pamundėsi pėr tė depėrtuar mė tej, serbėt u tėrhoqėn tė mundur drejt Pejės. U dėmtuan 27 shtėpi nė lagjet periferike tė fshatit. Nė kėtė pėrpjekje me okupatorin u plagos Ismet Alimuēaj. Mbrėmjen e kėsaj dite, krerėt e fshatit qė nuk kishin krijuar akoma shtabin e mbrojtjes sė fshatit, duke parė pasojat e mbrojtjes spontane arritėn tė formojnė me 17.05.1998 shtabin e mbrojtjes, shtab qė do tė ndryshonte shpejt e qė mė sė fundi u stabilizua me kėtė pėrbėrje.
 
Komandant Shaban Avdimetaj, zėvendės komandant Metė Curri dhe Dukagjin Pavataj, pastaj zėvendėsit pėr informim e kundėrzbulim Ali Shabanaj, pėr prapavijė Dervish Hasanramaj, pėr shėndetėsi Ismail Avdimetaj, pėr koordinim Qazim Bajraj, pėr financa Nezir Hasanmetaj dhe pastaj Selman Istrefaj. Njėkohėsisht u formuan edhe togat e mbrojtjes pėr pjesėt e ndryshme tė fshatit. Njė togė e veēanrtė ka shėrbyer si njėsi policore. Nė magjistralen Pejė-Deēan, janė vendosur fillimisht 523 luftėtarė, ndėrsa nė muajin korrik ka pasur njė rėnie tė tyre.
 
Me 26-29 maj tė atij viti ka filluar shpėrngulja e popullsisė civile nga fshatrat e afėrta. Nė mėngjesin e datės 29 armiku ndėrmori njė odfensivė nė plan tė gjerė nga drejtimi Pejė-Deēan dhe Pejė-Vranoc. Tashmė forcat mbrojtėse tė Strellcit, me pėrvojėn e fituar nga beteja e parė, qėndruan tė patundur nė pozicionet e tyre. Atė ditė ėshtė plagosur Shaban Hasanmetaj, tė nesėrmen ėshtė vrarė Arif Mahmudemaj 44 vjeē. Nga ana tjetėr, operacioni i nisur nga drejtimi i Vranocit, u gozhdua nga rezistenca nė pėrroin e Gėrvallės, aty armikut iu dha njė leksion i mirė. Ai u detyrua tė largohej nė drejtim tė Rushiqit me humbje tė mėdha.
 
Shtabet e Strellcit, tė Epėrmit dhe tė Poshtmit, me nė krye kapitenin Gani Gjukaj, bashkė me shtabin e Isniqit dhe Lėbushės, koordinuan punėt, stabilizuan pozicionet duke i dhėnė ndihmė reciproke njėri-tjetrit. Ditėve me shi tė fillim qershorit, armiku arriti tė vendosej nė vendin e quajtur Arėz, kjo gjė i vuri pozicionet tona nė njė poizitė tė vėshtirė. Prej aty ata mund tė kontrollonin pozicionet tona nė pjesėn lindore tė fshatit. Me 4 qershor njė grup policėsh  arritėn tė hyjnė nė oborrin e Demaliajve, por nuk dolėn mė gjallė prej aty, pasu u pritėn nga Miftar e Metė Curri, dhe Xhavit Demaliaj. Xhaviti u plagos por jo rėndė.
 
Atė ditė nė fshat kanė depėrtuar edhe dy gazetarė, njė i gazetės londineze "The Guardien" e tjetri i Kohės Ditore. Nė kėtė tė fundit botohet artikulli i pėrkthyer i "the Guardien" me titull "Grosse Katastrofe". Nė fillim tė qershorit ėshtė vrarė edhe Ibrahim Demaliaj. Rezistenca ka qenė e gjatė dhe e gjallė, por municioniu dhe armatimi sa vinte e zvogėlohej. Pėr kėtė shkak i ėshtė kėrkuar(?) komandant Rramush Haradinajt, ndėrkohė qė nė tė njėjtėn kohė ishin nisur pėr nė Shqipėri njė grup djemsh, tė cilėt duke u kthyer ranė nė pritė tė armikut, ku humbi jetėn Avni Avdimetaj, dhe i gjithė armatimi, 8 mushka ranė nė duart e hasmit.
 
Kjo periudhė pėrkon me hyrjen nė Kosovė tė Njėsive Operative tė komanduara nga Tahir Zemaj. Nė javėn e fundit tė qershorit ėshtė organizuar njė takim nė Isniq, nė tė cilin nė emėr tė njėsive operative ka marrė pjesė Sali Ēeku, ndėrsa nga Strellci kanė qenė Shaban Avdimetaj dhe Ali Shabanaj. Thelbi i takimit ka konsistuar nė informimin mbi ardhjen e njėsive operative, mbi mundėsitė pėr t'i kompletuar dhe mbėshtetur ato njėsi pa dėmtuar fuqinė e njėsive tė mbrojtjes territoriale.
 
Nė fakt nė ato njėsi kanė qenė tė inkuadruar shumė djem tė Strellcit qysh prej fillimit. Vendosja e mėvonshme e kėtyre njėsive operative nė Prapaqan si dhe fitorja nė betejėn e Loxhės kanė pasur njė efekt pozitiv tė jashtėzakonshėm nė tė gjithė popullatėn e Rrafshit tė Dukagjinit. Strelllci ka ndihmuar me ushqime dhe me njerėz njėsitė e vendosura nė Prapaqan.
 
Pas njė beteje me forcat serbe me  11 korrik 1998,  armiku humbi tre vetė, ndėrsa nga ana jonė plagosen Avni, Xhevat, Sylė dhe Hajdin Hasanmetaj, gjithashtu Selman, Rexhep dhe Isa Avdimetaj. Dy tė parėt janė mjekuar nė spitalin ushtarak nė Isniq pasi qenė palgosur rėndė, ndėrsa tė tjerėt nė ambulancėn e fshatit, qė drejtohej nga mjeku Ismajl Avdimetaj. Nė njė pėrpjekje tjetėr me forcat serbe, mbeti i vrarė luftėtari Enver Hasan Avdimetaj, njė luftėtar qė kishte marrė pjesė e luftuar me trimėri nė shumė beteja tė deri atėhershme, pėrfshirė edhe atė tė Loxhės.
 
Pas datės 30 korrik, skuadra e policisė ushtarake u dėrgua pėr tė vėzhguar kalimin pėr nė Plavė dhe Guci, pikėkalim qė ėshtė mbrojtur e vėzhguar deri nė fund tė shtatorit tė atij viti, duke siguruar kalimin e tė zhvendosurve qė derdheshin valė-valė nga tė gjitha anėt e Kosovės drejt Shqipėrisė dhe Malit tė Zi. Nė natėn e 3 gushtit kanė kaluar rreth dy mijė veta, mes tyre edeh njė grup ushtaraėsh qė shkonin pėr tė marrė armė nė Shqipėri, si dhe Sali Veseli me dy shoqėrues.
 
Tė nesėrmėn forcat tona, duke mbrojtur kolonat e pafund tė civilėve, kanė luftuar pėr disa orė rresht me njėsitet serbe, betejė nė tė cilėn kanė humbur jetėn tre luftėtarė shqiptarė. Nė fund tė dhjetėditėshit tė parė tė gushtit forcat serbe veē kishin arritur t'i thyenin aty-kėtu vijat e mėparshme tė fronit, gjė qė shkaktoi njė lėvizje tė madhe tė popullsisė. Rezistohej herė kėtu e herė atje. Ėshtė rezistuar bie fjala katėr ditė nė fshatrat Hreqė, Baballoq, Gllogjan e Prilep.
 
Nė kėtė gjėndje tė rėndė ėshtė mbajtur takimi i 20 gushtit nė Prapaqan, takim nė tė cilin morėn pjesė pėrfaqėsuesit e 72 fshatrave tė rrafshit tė Dukagjinit. Pėrfaqėsuesit e Strellcit Shaban Avdimetaj, Ali Shabanaj, Selman Istrefaj dhe Hasan Kamaj kanė intervenuar disa herė me diskutimet e tyre duke kėrkuar unifikimin e komandės dhe institucionalizimin e rezistencės sė armatosur nė tė gjithė Kosovėn.
 
Ditėn e nesėrme tė atij takimi, kur ėshtė zgjedhur shtabi i pėrbashkėt i Zonės sė Tretė Operative, ka qenė njė ditė shprese pėr tė gjithė pjesėmarrėsit. Fillimi i shatatorit, siē dihet, erdhi bashkė me ashpėrsimin e sulmeve serbe dhe rritjen e intesitetit tė zhvendosjes sė civilėve. Ndihmat humanitare qė u zbarkuan nė Strellc, u nisėn drej bjeshkėve pėr tė garantuar furnizimin me bukė tė popullsisė civile dhe tė luftėtarėve qė po tėrhiqeshin.
 
Forcat operative rezistuan deri me datėn 8 shtator, kur, pasi garantuan kalimin e mijėra civilėve, dolėn edhe vetė nė bjeshkėt e Strellcit, dhe u strehuan nė grykėn e Behovcit. Nė pasditen e 9 shtatorit forca tė panumėrta serbe, tė pajisura me njėsi tė plota tankiste, hynė nė Strellcin e Poshtėm dhe tė Epėrm duke e bllokuar pėrfundimisht mundėsinė e ripozicionimit tė forcave tona operative.
 
Atė pasdite, sipas urdhrit tė marrė nga shtabi i Pėrgjithshėm i Ministrisė sė Mbrojtjes, trupat e njėsive operative nisėn tėrheqjen dejt Shqipėrisė. Pra, Strellci gjatė luftės ka qenė arenė e luftimeve, korridor pėr furnizimin me armė dhe ushqime, korridor pėr tėrheqjen e popullsisė civile dhe tė luftėtarėve tė plagosur.
 
Nė kėtė pėrshkrim tė shkrutėr dhe jo aq tė detajuar ėshtė synuar tė jepet nė vija tė gjera kontributi i dy fshatrave tė vogla tė Kosovės, dy fshatrave qė i bashkon emri Strellc me njėri tjetrin, qė i bashkon rezistenca dhe shpirti i heroizmit, i njerėzisė dhe sakrificės me tė gjitha fshatrat dhe qytetet e Kosovės sė gjatė luftės.
 
 
 
RUGOVA – ISHULL SHPĖTIMI PĖR MIJĖRA BANORĖ TĖ ZHVENDOSUR NGA E GJITHĖ KOSOVA
 
Rugova nuk i dorėzoi armėt, por bėri tė pamundurėn duke i shpėtuar nga vdekja e sigurtė qindra kosovarė, pra Rugova edhe kėsaj radhe e vazhdoi traditėn zulmadhe tė saj, atje u luftua me pushkė dhe penė, dhe sot, nė emėr tė tė gjithė kėtyre, pyesim se kush shkeli mbi djersėn, gjakun dhe bukėn rugovase. Ministri i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi ishte nė dijeni pėr luftėtarėt rugovas njė grup tė tė cilėve nė krye me Ramiz Muriqin e kishte angazhuar vetė me detyra konkrete luftarake qė nė muajin prill 1998.
 
Ky grup i kishte armatosur mbi 100 rugovas, edhpe pse shqipfolės tė paguar nga Beogradi dezinformonin pėr origjinėn e kėtyre armėve, tė cilėn mė sė miri e dinė ata qė i bartėn kėto armė: Sali R. Lajēi, Visar Muriqi, Ismet Muriqi, Ramė Elezaj, Sadik Muriqi, Vesel Muriqi, Ukė Muriqi etj.
 
Po ashtu gjatė kėsaj kohe ishim nė dijeni se grupe tė vogla rugovasish kishin kapėrcyer bjeshkėt, duke shkuar kėshtu nėpėrmes pritave tė shumta deri nė qytetin Bajram Currit, pėr t'u armatosur dhe rikthyer sėrish nė Rugovė (kohė pas kohe nė Rugovė kishin ardhur edhe grupe me misione te caktuara, si grupi i Rikit, grupi i Agron Gėrvallės etj. Por, qė detyroheshin tė largoheshin shpjet nga atje).
 
Kėto grupe luftėtarėsh tė UĒK-ės, disa nga kėto, tė angazhuar nga ministri i Mrojtjes, pėrveē tė tjerash gjatė gjithė verės kishin pėrcjellė ushtarė tė UĒK-ės, nga tė gjitha viset e Kosovės, veēojmė mbi 400 ushtarė nga Shala e Bajgores tok me armatimin e tyre. Pastaj dhjetėra grupe luftėtarėsh nga Drenica e qindra tė tjerė nga Rrafshi i Dukagjinit.
 
Pas rėnies nė pritė tė djelmoshave nga Raushiqi  dhe vrasjes sė disa prej tyre, nė mėnyrė tė organizuar ėshtė bėrė pėrkujdesja ndaj tėmbijetuarėve dhe tė plagosurve, madje ėshtė shkuar deri nė vendin e ngjarjes. Qė tė gjithė ishin tė strehuar nė stanin e Ujkan Gjemajlit. Pėr tė gjitha kėto ėshtė raportuar nė mediat nė gjuhėn shqipe. Gjatė gjithė verės kishin pritur dhe pėrcjellė mbi 50.000 kalimtarė qė pėrmes Rugovės, largoheshin nga territori i Rugovės, pėr arsye dhe motive tė ndryshme.
 
Me dhjetra herė janė pėrcjellė armatime pėr nė Rrafshin e Dukagjinit, qė udhėhiqej nga Sadri Hasangjekaj, Xhevdet Krasniqi dhe Agron Gashi. Me mjaft sukses e kanė pritur edhe grupin e Bashkim Balės dhe Rexhė Osės. Me njė fjalė edhe nė Rugovė qė nė qershor 1998 kishte filluar rezistenca e armatosur. Mbi 100 rugovas ishin nėn armė dhe deri nė luftėn e gushtit numri i tyre shtohet nė mbi 3000 luftėtarė.
 
Mėngjesi i 24 gushtit 1998 shėnon edhe fillimin e luftės nė Rugovė, ku qindra policė e ushtarė kishin pushtuar fshatin Shtupeq tė Madh pa ndonjė rezistencė tė madhe, sepse malsorėt ishin ngjitur nė Bjeshkė, e ushtarėt e UĒK-ės, ishin nėpėr fshatrat tjera, me ē'rast kishin vrarė Mustafė Lajēin (50) dhe motrėn  e tij dhe kishin plagosur mėsuesin Ramė Nikqin, i cili atė natė bėnte rojė fshati.
 
Po ashtu i kishin plagosur edhe disa tė tjerė dhe kishin zėnė rob disa gra dhe fėmijė, shkak ky qė luftėtarėt rugovas nuk i sulmuan menjėherė forcat serbe. Po me 24 gusht luftėtarėt rugovas, tė stacionuar nė fshatin Drelaj, menjėherė mė kanė lamėruar se iu kishin kundėrvėnė forcave armike dhe se nė ēdo moment prisnin t'i sulmonin.
 
Problem tė vetėm e kishin mungesėn e municionit dhe prisnin udhėzime tė mėtutjeshme nga unė si komandant i Shtabit tė UĒK pėr Rrafshin e Dukagjinit. Ishte tejet shqetėsues fakti se nė kėtė kohė nė Rugovė nuk kishte as edhe njė mjek apo infermiere, pėr ēka i kam udhėzuar se si duhej tė vepronin. Gjatė fundgushtit pėrmes negociatorėve tė ndryshėm, Shtabi Rajonal i UĒK-ės pėr Rugovė, i ka marrė mbi 15 ultimatume pėr dorėzimin e armėve, poashtu qarkullonin njė grup rugovasish qė trumpetonin pėr dorėzim armėsh dhe pėr falje tė atyre qė do t'i dorėzonin.
 
Vlen tė theksohet se ky grup herė-herė stimulohej nga njerėz tė pandėrgjegjshėm, qė veten e konsideronin si tribunė popullorė dhe nė esencė, po tė mos kishin frikė edhe vetė do t'i dorėzonin armėt e sot, ata flasin nė emėr tė atyre qė nuk i dorėzuan armėt e as s'i lėshuan pozicionet luftarake tė tyre.
 
Pas skadimit tė dhjetėra ultimatumeve, Shtabi Rajonal i UĒK-ės pėr Rugovė kishte filluar pėrgatitjet pėr sulm mbi forcat armike. Por nė kėtė kohė kishte rėnė Gllogjani dhe pėrmes Bjeshkėve tė Strellcit kishin filluar filluar karavanet e para tė ushtarėve tė paarmatosur dhe civilėve  tė cilėt ngjiteshin pėr nė territorin e Rugovės.
 
Shtabi Rajonal i UĒK-ės pėr Rugovė, duke e parė rrezikun qė u kanosej tė zhvendosurve qė vinin bjeshkėve, cakton me mision tė veēantė Njėsitin Special rugovas (ushtarė tė zgjedhur), pėr t'i marrė kėta tė zhvendosur deri nė Bjeshkėt e Lumbardhit dhe Strellcit, ku gati ēdo ditė shkėmbenim zjarr me forcat armike. Duhet theksuar nė mėnyrė tė veēantė se ky grup, qė ishte dhe grupi i vijės sė parė luftarake pėr afro katėr muaj, e ka mbajtur nėn kontroll rrugėn kryesore, qė ishte tepėr nė rrezik, duke mos e lėnė asnjė tė zhvendosur qė vinte bjeshkėve tė binte nė pritat serbe.
 
Pas vėrshimi tė refugjatėve nga Rrafshi i Dukagjinit (qė sipas shėnimeve tė administratės sė Shtabit nė Drelaj, llogariten afro 10.000),  Rugova dhe rugovasit i kanė pritur, strehuar, ushqyer, ruajtur dhe qė tė gjithė i kanė pėrcjellė deri nė vendin e sigurtė.
 
Djemt trima si Naser Qorrajt, Kapllan Nikqit, Flamur Rexhajt, Ismet Muriqit, Besim R. Nikqit, Lulėzim Rexhajt, Xhevdet Kurtbogajt, Ukė Ibrajt, Selim Gashit, Ukė Qorrajt, Enver Lajqit, Faik Demajt e dhjetėra tė tjerėve si kėta, tė udhėhequr nga Valdet Hysenaj, pėr njė gjeneratė tė tėrė nuk do tė harrohen nga 10.000 banorė kryesisht tė Rrafshit tė Dukagjinit, sepse shumicėn e tyre e shpėtuan nga vdekja e sigurtė, madje, duke i marrė ata deri nė bjeshkėt e Strellcit, dhe duke iu kundėrvėnė me armė nė njėrėn anė policisė dhe ushtrisė serbe e nė anėn tjetėr plaēkitsėve tė armatosur shqiptarė qė gjoja i pėrcjillnin karavanet, e nė fakt atyre u plaēkitnin ato shuma tė pakta parash qė kishin me vete.
 
Gjatė pritjes sė karavaneve, anėtarėt e Shtabit Rajonal tė UĒK-ės me seli nė Drelaj, Ramiz Muriqi (komandant i operativės), Valdet Hysenaj, Ujkan Nikqi, Demė Dashaj dhe Idriz Kurtbogaj, kanė merita tė veēanta, tė cilėt gjatė punės sė tyre, pėrpos qė forcat policore dhe ushtarake serbe i mbanin tė rrethuar nga tė gjitha anėt me ushtarėt e tyre, pėrpos organizimit rreth pritjes dhe pėrcjelljes sė gjithė asaj mase njerėzish, pėrpos sigurimit tė ushqimit pėr ta, pėrpos bisedimeve te shumta me organizata tė huaja humanitare dhe gazetarė tė huaj, patėn shumė pengesa dhe ndėrskamca nga brenda.
 
 Nuk duhet harruar kurrsesi as kontributin e tė gjithė ushtarėve qė ishin aty dhe tė cilėt ndihmuan me mish e me shpirt, por as shtabet lokale tė udhėhequra nga Adem Vesel Nikqi, Demė Salihaj, Malė Zekaj, Bashkim Shaban Lajqi, Musė Vesel Dembogaj, Tahir Ēukaj, Haxhi Nikqi, Osman Lajēi, Sadik Kurbogaj, Ramiz Isuf Muriqi, Enver Lajēi, Salih Shabani Lajēi etj, tė cilėt mundėsuan qė Rugova ta fitojė epitetin e ishullit tė shpėtimit dhe vazhdimin e traditės qė Rugova e pati gjatė shekujve. Duke pėrmendur kėtu mosangazhimin e banorėve tė fshatit Stankaj, ndonėse nė luftėrat paraprake ishin mė tė dėgjuarit.
 
Qė nga fillimi, i tėrė armatimi qė ka hyrė nė Kosovė pėrmes Rugovės, ėka qenė nėn pėrcjelljen e njėsive operative rugovase. Edhe popullata e paktė rugovase e bėri tė pamundurėn pėr pritje sa mė bujare tė ushtarėve tanė dhe tė popullatės civile, sepse pas pushtimit tė Shtupeqit tė Madh nga forcat serbe, afro 10.000 banorė moshash tė ndryshme vetėm brėnda tre ditėve e kishin braktisur Rugovėn, madje edhe ushtarėt e tipit pėrfolėsa, tė cilėt u rikthyen tek ne, nė dhjetor.
 
Edhe gjatė kėsaj kohe dikush llogariste me mbledhje e zbritje shumash tė mėdha parash pėr tė cilat mendojmė se njė ditė dikush do tė japė llogari. Ata qė kanė qenė nė Shtabin e Drelajve, gati ēdo gjė e bėnin me forcat e veta dhe vullnetarisht, ngaqė nuk e kishin asnjė metelik (tė plagosurve qė vinin nga Rrafshi i Dukagjinit gjatė pėrcjelljes sė tyre pėr nė Shqipėri, u janė dhėnė para privatisht (personale).
 
Potencojmė rastin e tė plagosurit nga Carrabregu, Haki Qorraj, vetėm e vetėm qė tu shpėtohej jeta). Duhet pėrmendur se ne Rugovė deri nė muajin tetor 1998 nuk kishte ndasi brėnda dhe punėt kanė shkuar pėr sė mbari.
 
Gjatė kėsaj kohe, mund tė shėnojmė edhe ndonjė tė metė tė vogėl, por nė asnjė mėnyrė nuk e zbehin kontributin e madh rugovas. Bie fjala nė shitoren e profiterit shitės S. nė Bogaj, kanė marrė pako cigaresh veresie, me ēmim tė dyfishtė, cigare tė cilat u shpėrndaheshin falas ushtarėve.
 
Po ashtu, i nxitur nga dashakeqėsia kundruell UĒK-ės, njė person sulmon me armė xhipin e Shtabit, pėr gjoja prerjen e njė viēi pėr nevoja tė Shtabit, i cili nuk ishte fare i tij. Njė drelan pranon ta hapė shtėpinė e tij pėr vendosjen e tė zhvendosurve. Tre ushtarė kishin ikur, pėrderisa bėnin roje Sapo u informuan pjesėtarėt e njėsitit special, menjėherė iu vunė pas deri nė fshatin Buxhov tė Malit tė Zi. Tė ikurit u kapėn brėnda 3 orėve dhe u kthyen nė Drelaj, ku u vunė nėn pėrgjegjėsi. Njė djalosh fshehurazi i kishte marrė ca para njė fėmije pėr ta pėrcjellė deri nė Rozhajė, gjė pėr tė cilėn ėshtė urdhėruar tė shkojė prap deri atje, t'i kėrkojė falje dhe t'ia kėthejė tė hollat.
 
Njė grup tė zhvendosurish, pasi i kishim strehuar nė njė shtėpi, pas tri ditėsh nė agun e hershėm ikin duke plaēkitur ēdo gjė qė kishte brėnda. Disa tė rinj nga Strellci, tė vendosur nga Shtabi i Drelajve nė vilat e Bokajve, pas dy tre ditėsh tentojnė t'i shesin orenditė e vilave, por pėr kėtė gjė u penguan po nga Njėsiti specil. Nė njė dhomė ku ishin tė vendosur disa ushtarė humbet revolja TT kineze, qė i takonte tė ndjerit, Ardian Krasniqi. Disa ushtarė fillojnė fshehurazi tė merren me kontrabandė armėsh, me ē'rast zihen nė vepėr nga njėsiti special dhe ndaj tyre merren masa.
 
 Njė numėr i madh banorėsh tė Rugovės qė kishin ikur nga Rugova qė me 24 gusht, nėpėr kafe e ēajtore villnin vrer ndaj atyre qė ishin nė istikame, vetėm e vetėm pėr ta arsyetuar dezertimin e tyre, tė cilin e bėnė kur serbėt (shumica tė njohur tė tyre) i pėrzunė turpshėm. Duhet tė pėrmendim patjetėr edhe pjesėmarrjen aktive tė Mustafė Xhemajlit nga Shkreli dhe tė Rexhep Shalės prej Drelajve, tė cilėt UĒK-ės sė Rugovės ia shtonin madhėshtinė, ndonėse qė tė dytė ishin ushtarėt mė tė shtyrė nė moshė.
 
Tė gjitha armėt e ushtarėve tanė i kemi lėnė nė Drelaj, nė stanin e Zeqir Texhės, tė cilat i ka pranuar kryetari i LDK-ės pėr Rugovė, z.Ismail Hajdaraj, njėkohėsisht edhe komandant i Shtabit. Po ashtu dokumentacioni bashkė me flamurin mbijetoi falė po kėtij Shtabi, ndonėse dashakeqės dhe shkurtpamės thurnin lloj-lloj pėrrallash pėr pėrfundimin e tij.
 
Para se tė vija unė nė Rugovė, nga Tirana dhe Rrafshi i Dukagjinit kishin arritur telefonata nė Papaj, ku gjendej njė telefon satelitor pėr dezinformata nga ku kėrkohej tė mė likuidonin, madje ishte caktuar edhe skuadra e pushkatimit, tė cilėt mė ndoqėn kėmba-kėmbės, por nuk kishin mundėsi qė tė mė afroheshin, meqė, pėrveē ushtarėve dhe ushtarakėve tė mi, mua mė pėrcillnin edhe disa ushtarė tė Njėsitit special tė Rugovės. 
 
Tentativa pėr likuidim ka vazhduar madje edhe natėn e fundit qė e bėra nė Rugovė, nė stanin e Sokol Shpendit nė Livadhin e Turkut, e me kėtė rast dua t'ia pėrkujtoj atij grupi, se atė natė ishim nė tė njėjtin vend, nė dy stane tė ndryshme dhe ishim nė dijeni pėrse kishin ardhur. Vrasja edhe pse e mbetur nė tentativė ėshtė krim, dhe pėr tė do tė pėrgjigjet dikush sa do vonė qė tė bėhet.
 
Edhe pas tėrheqjes sonė nga Rugova, kemi mbajtur rregullisht kontakte me shefin e administratės sė Shtabit Drelaj. Z. Valdet Hysenaj e kemi udhėzuar se si duhej tė vepronin ngaqė nė Rugovė u stacionuan qindra familje, se si ushtarėt tanė nuk duhej tė sulmonin forcat serbe, por vetėm tė mbroheshin, nė mėnyrė qė  tė mos ua rrezikonin jetėn, por t'ua shpėtonin  atė familjeve qė ishin strehuar nė Rugovė. Pėr tė gjitha kėto kemi fakte tė pamohueshme. Lidhje tė rregullta me tė ka pasur edhe Ahmet Krasniqi, deri nė vrasjen e tij, ka udhėzuar detalisht pėr ēdo gjė.
 
Gjatė kalimit tonė nėpėr territorin rugovas, krahas ne ushtarėve, rugovasit pėrcollėn edhe mijėra banorė dhe shumė ushtarė tė plagosur, e merita tė veēanta pėr kėtė kanė: Kapllan Nikqi, Neser Qorraj, Sali R. Lajēi, Visar Muriqi, Idriz Kurbogaj, Vesel Muriqi, Sadik Muriqi, etj.  Duhet tė pėrmendet deomos rasti i Rushė Lajēit Kurbogajt, e cila ka gatuar bukė disa ditė radhazi pa ndėrprerje, madje edhe nga 16 orė nė ditė, po kėshtu veproi edhe familja e Osman Shalės (vajzat dhe reja e tij) dhe Beqir Rexhės nga Drelajt, qė ishin tė vetmet familje qė kishin mbetur nė kėtė fshat.
 
Gjithashtu edhe disa familje nga Haxhajt, Pepajt dhe Koshutani. Ėshtė shumė emocional rasti qė ndodhi nė Kuqishtė, kur nga njė veturė dolėn me shpejtėsi ushtarėt e Njėsitit special: Kapllani, Naseri, Flamuri, Ujku, Valdeti dhe hasėn nė disa tė zhvendosur pėr tė cilėt mėsuam mė vonė se ishin nga fshati Prilep, tė cilėt e kishin humbur rrugėn bjeshkėve, e nuk dini se ku gjindeshin.
 
Me tė parė ushtarėt tonė tė uniformuar kanė menduar se janė ushtarė tė armikut dhe kanė filluar tė qajnė e tė bėrtasin aq shumė, sa pėr njė gjysėm ore nuk kanė mundur t'i qetėsojnė. Nė fillim nga frika e mė pas nga gėzimi. Nė pėrbėrjen e tyre kishte kryesisht gra, fėmijė dhe dy kryefamiljarė tė moshuar. Edhe pse me vete kishin ndihma dhe para, atyre menjėherė u ėshtė dhėnė bukė.
 
Duhet thėnė se edhe shumė tė ashtuquajtur komandantė kishin gjetur strehim nė  Rugovė dhe pėr muaj tė tėrė s'bėnė gjė tjetėr pėrveēse bėnin sikur po bėnin roje. Disa prej tyre vlen tė pėrmenden me emra si Ali Haxhosaj, Faik Doda, Ramush Ahmeti, Ernest Kasapi, Dali Leka, Azem Zalli (Kelmendi), Tė tjerė kanė qendruar nė Rugovė veē pėr tė shantazhuar si rasti i Mehmet Mehmetaj (i ati i Faton Mehmetajt), i cili me ngulm kėrkonte qė babain t'ia pėrcillnim pėr Mal tė Zi.
 
Nė tė njėtin rrafsh ėshtė gjendur edhe Besim Ukaj, e mė pas edhe fshatrat e Grabovcat, tė cilėt mė vonė do tė bėhen mollė sherri pėr ndasitė nė Rugovė dhe tė gjithė do tė shkelin  mbi bukėn dhe kripėn rugovase. Por, kishte edhe tė tillė qė nuk ishin tė kėtij soji, sikur Florim Zeneli, Skėnder Gjoci, Astrit Lokaj, Selim Gashi e shumė tė tjerė si kėta, qė edhe mė tutje mbetėn tė nderuar nė kėto Troje.
 
 
 
Tėrheqja nga Rugova
 
Sipas urdhėrit tė prerė tė Ministrisė sė Mrojtjes tė Republikės sė Kosovės u tėrhoqa nga Rugova,  me vete mora edhe komandantin e operativės nga Shtabi i Rugovės, Z. Ramiz Muriqin. Me mjaft peripeci kaluam nė Republikėn e Shqipėrisė.
 
Pėr rezultatet e treguara nė fushėn e nderit nė Rrafshin e Dukagjinit gjatė kohės sė luftės si dhe pėr respektimin e hierarkisė ushtarake, ashtu si duhej tė vepronte njė ushtri e disiplinuar, unė posa arrita nė Shqipėri, me dekret tė posaēėm tė ministrit Krasniqi u gradova dhe u udhėzova qė menjėherė tė filloja pėrgaditjet e reja dhe rekrutimin e ushtarėve tė rinj pėr t'u rimobilizuar, specializuar pėr punė operative dhe pėr t'u futur prapė nė frontin e luftės.
 
Nga gjithė kjo rezultoi formimi i brigadės "Mėrgimi", qė pėrfundimisht nė njėrėn anė qartėson edhe njėherė vizionin e qartė kombėtar tė z. Krasniqi, nė realizimin e detyrės sė shenjtė qė e kishte marrė pėrsipėr nga vota lirė e popullit, dhe nė anėn tjetėr pėrkushtimin serioz tė vijės sė Kretės dhe nanosėve palaēo qė ky mision tė dėshtonte, ēka e dėshmon edhe veprimi vrastar i tyre me vrasjen tradhtare tė kolonel Ahmet Krasniqit, mu nė mes tė Tiranės, nėn pėrkujdesjen e SHIK-ut dhe makinerisė tjetėr shtetėrore-gjakatare sllavo-greke, duke e vrarė kėshtu edhe vullnetin e popullit tė Kosovės.
 
Ishte pikėrisht kjo vrasje qė mė nxiti qė, sado tė mė kushtonte, me ēfarėdo ēmimi, tė vazhdoja detyrat qė ditė mė parė m'i besoi z. Krasniqi dhe  dėshiroja qė atij edhe pėr sė vdekuri t'ia ēoja nė vend amanetin dhe tė vazhdoja luftėn e institucionit qė ai pėrfaqėsonte. ( 85 - 146 fq.)

 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.