|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

PĖRMBAJTJA E LIBRIT

 

   
 

 
 

 
  
KAPITULLI I DYTĖ
 
PARA HYRJES SONĖ NĖ KOSOVĖ NUK KA PASUR NJĖSI TĖ ORGANIZUARA NĖN  HIERARKINĖ USHTARAKE
 
Kjo ėshtė njė e vėrtetė qė duhet ta pranojnė tė gjithė
 
Fshatrat e Rrafshit tė Dukagjinit janė furnizuar me armė falas nga qendra logjistike e MM. Sipas disa tė dhėnave tė paplota akoma, kjo qendėr ka shpėrndarė rreth tre mijė armė qė fillojnė nga pistoletat, armatimi i kėmbėsorisė deri topa 82 mml, topa pa dridhje etj. Transporti i armėve ėshtė bėrė me kafshė tė marra me qira nga fshatarėt e rrethit tė Tropojės. Njė bazė tjetėr ka qenė nė pronat e familjes Berisha nė Viēidol.
 
Aty unė kam shkuar me urdhėr tė MM sė bashku me 22 oficerė tė tjerė tė lartė. Fillimisht kemi shkuar pėr tė parė se ku mund tė bėnim bazat stėrvitore. Se bashku me Sali Cekun, Ismet Cekun, Zenun Idrizin dhe disa punonjės tė policisė kufitare tė Shqipėrisė, kemi zgjedhur fshatin Papaj pėr tė ngritur qendrėn tonė stėrvitore.
 
Aty janė bėrė stėrvitjet e para tė njėsive operative, tė brigadės 131, 134, 133.  E kam pėrmendur edhe mė parė se si kanė ardhur djemtė dhe vajzat nga Rrafshi i Dukagjinit pėr t'u mobilizuar nė rradhėt e kėtyre njėsive. Do ripėrmend kontributin e dhėnė nga eprorėt ushtarak qė vepronin brenda nė Kosovė. Ata kanė komunikuar me familjet e tė rinjve e rekrutėve, kanė organizuar pėrcjelljen e tyre pėr nė bazėn stėrvitore tė Papajt, dhe asnjėherė nuk kanė pranuar tė rekrutojnė dikė me forcė apo duke e kercėnuar. Jo, baza e punės sė tyre ka qenė bindja dhe rekrutimi vullnetar pėr tė forcuar rradhėt e UCK-sė.
 
Kur ėshtė caktuar data e ceremonisė sė betimit tė brigadave tė para, 134, dhe bėrthamave tė tė dy tjerave, po atė ditė fillon edhe fushata kundėr njėsive operative, kundėr MM, kundėr gjithė atyre parimeve pėr tė cilat ishim marrė vesh nė Oslo. Nė atė betim ka qenė e parashikuar tė merrnin pjesė edhe luftėtare e eprorė tė tjerė tė UCK-sė.
 
Bie fjala Xhavit Haliti me kolegėt e tij qė merreshin me logjistikė. Ata kanė qenė tė ftuar dhe tė informuar. Grupet dhe grupacionet e ndryshme tė krijuara mė herėt nė rrafshin e Dukagjinit, kishin alarmuar "strukturat e tyre drejtuese", se MM po pėrgatit dhe stėrvit trupa, njėsi dhe brigadat e para. Para nesh nė Kosovė nuk ka pasur as brigada, as njėsi tė organizuara nėn hierarki ushtarake, kjo ėshtė njė e vėrtetė qė duhet ta pranojmė tė gjithė.
 
Para fillimit tė stėrvitjes sė ushtarėve nė Papaj, merret lajmi se Sali Veseli, Ramush Haradinaj etj, duke parė krijimin e kėtyre njėsive profesioniste, mblidhen nė Jabllanicė sot Shqiponja, aty takohen edhe me Rexhep Selimin nga Shtabi i Pėrgjithsėm dhe aty vendosin pėr tė krijuar njė Drejtori Operative pėr Rrafshin e Dukagjinit. Nė atė takim kanė marrė pjesė edhe eprorėt Skender Rexhahmetaj, Isuf Haklaj, Rrustem Tetaj, Shemsedin Ceku etj. Nė atė takim, Rexhep Selimi, ka kėmbėngulur qė nė krye tė kėsaj drejtorie Operative tė mos zgjidhet Ramush Haradinaj, por Lahi Brahimi, daja i Ramushit, si komandant.
 
Por aty dominon procedura e votimit, nga e cila fiton Ramushi. Votimi ėshtė praktikisht njė metodė e huaj, pėr tė mos thėnė qesharake nė ushtri. Komandantėt nuk zgjidhen me vota, por emėrohen nė detyrė si rrjedhojė e analizave mbi aftėsitė e tyre profesionale, mbi nevojat taktike dhe strategjike tė njėsive. Nejse, ata kanė luftuar partizanēe dhe po ashtu i kanė zgjidhur punėt.
 
Kryeshef i shtabit tė Gllogjanit zgjidhet Sali Veseli. Shtabi i sapo formuar, ėshtė informuar pėr aktivitetin tonė ushtarak nė Papaj. Aty pėr aty Sali Veseli ka caktuar tre persona, ermat e tė cilėve pėr arsye tė sigurisė sė tyre personale nuk do t'i pėrmend publikisht, i ka pajisur me njė letėr pėrcjellėse tė nėnshkruar prej tij me pseudonimin "vetima" dhe i ka nisur me mision spiunazhi pėr tė parė se si po pėrgatiteshim ne, ēfarė masash sigurie kishim, kur e si do tė hynim nė terren etj. Kėta tre persona gjetėn nė bashkėpunim tė pėrsosur me Shik-un dhe me njė grup eprorėsh politk, qė erdhėn pėr tė komunikuar me mua, Jashar Salihu, Azem Syla, "Qorri" Xhabir Zharku e Adem Grabofci.
 
Pėr takimin tim me kėta njerėz kam foluar nė librin e parė. Bashkėrendimi i tyre kishte si qėllim mbledhjen e sa mė shumė informacioneve mbi ne, mbi format e organizimit dhe tė furnizimit, por ata tė tre personart e nisur nga Kosova kanė kontaktuar me mua, mė kanė treguar edhe letrėn shoqėruese dhe unė kam qenė dakort qė ata tė informoheshin pėr gjėra tė pėrgjithshme, por njė ditė ata u zunė duke vėzhguar fshehtas tė dhėna ushtarake qė ne i mbanim sekret, si pėr shembull llojin dhe sasinė e armatimit, numrin e ushtarėve dhe aftėsitė e tyre.
 
Njėsia jonė e vėzhgimit i zuri me "pelė pėr dore" dhe gjatė pyetjeve ata u shprehėn se kishin ardhur gjoja pėr tė kthyer nė Kosovė ata tė rinj qė sapo i kishin pėrcjellė familjet e tyre, pra gjoja ishin  nė rolin e policisė ushtarake. Ata kanė pasur njė telefon pėrmes tė cilit komunikon me shefat e tyre. Edhe nga Shiku, tre drejtues tė tij tė rėndėsishėm, nga Tirana, Bajram Curri dhe Tropoja erdhėn pėr tė parė e pėr t'u informuar se "si po na shkonin punėt". "Interesimin dhe dashurinė e tyre vėllazėrore" e kemi ndjerė nė shpatulla gjatė gjithė kohės sė Luftės, madje edhe sot nė paqe.
 
Pas dhėnies sė betimit, jam urdhėruar nga Kolonel Ahmet Krasniqi, Ministri i Mbrojtjes pėr tė filluar marshimin drejt Kosovės. Ka qenė e paraparė me urdhėr qė saktėsisht me 22 qershor 1998, nė ora 01.00, njėsitė duhej tė hynin nė Kosovė. Kėta njerėz  qė pėrmenda, ata tė tre tė nisur prej Kosove, ata eprorėt politik si dhe strukturat e Shikut, kanė qenė jo veē tė informuaa saktėsisht pėr orarin e lėvizjeve e tona. Pėr tė garantuar qė ne do tė lėviznim atė natė, dhe do tė binim  pre e skemės sė tyre, disa oficerė tė Shikut, kanė ardhur nė kazermė dhe mė kanė bėrė presion, me kėmbėngulje shumė tė madhe duke mė thėnė se "sonte ėshtė nata e fundit pėr t'u larguar nga objekti".
 
Nė kufi ata kishin organizuar edhe njė skuadėr ushtarėsh  pėr tė na "pritur" pranė piramidės C2. Kjo skuadėr kishte marrė urdhėr qė sapo njėsitė tona tė kalonin kufirin, ata tė shtinin me breshėri nė ajėr, pėr tė alarmuar forcat serbe tė kufirit, pėr tė na hedhur nė pritė, pėrfundimisht pėr tė na asgjėsuar, pėr tė sabotuar pėrpjekjet e MM dhe tė Institucioneve tė Republikės ė Kosovės.
 
Duke nuhatur se gjithė asaj sjellje po i vinte era e njė loje tė pistė, e njė komploti tė poshtėr me rrjedhoja shumė tė pėrgjakshme, kam lajmėruar Krasniqin dhe i kam thėnė se nuk do ta zbatoja urdhėrin e tij pėr hyrje, pasi kisha vėnė re se ēka do tė ndodhte. I garantova "emisarėt" e Shikut se gjithēka do tė bėhej siē e kėrkonin ata, madje ua tregova edhe urdhėrin, edhe planin e marshimit, tė cilat ata i dinin prej kohėsh.
 
Tė garantuar dhe tė kėnaqur ata i kanė dhėnė urdhėr skuadrės qė na "priste" nė kufi tė kryente detyrėn. Ata kanė pritur gjithė natėn, por ne i jemi shmangur asaj kurthe duke i lėnė me gisht nė…edhe Shikun, edhe Veselin edhe eprorėt politik, sigurisht edhe shkiet, qė mezi prisnin tė na grinin.
 
Ndėrrimi i planit ka sjellė ēoroditjen e tyre, ndėrkohė qė ka realizuar me sukses marshimin e trupave pėr nė Kosovė. Trupat tona kanė qenė tė parat trupa tė organizuara qė kanė kaluar nga territori-politiko administrativ i Shqipėrisė drejt Kosovės nė 50 vjet.
 
 
 
MEKANIZMAT MBROJTĖS QĖ KEMI GJETUR NĖ RRAFSHIN E DUKAGJINIT, KANĖ QENĖ RUDIMENTARE
 
Nuk ėshtė kurrė e tepėrt tė pėrmendet ndihma e jashtėzakonshme qė ka dhėnė fshati Jasiq dhe mė vonė Isniq, (nė Isniq jemi vendosur nė shtėpinė e familjes Rexhahmetaj) pėr vendosjen e trupave, pėr mbėshtetjen morale, logjistike etj. Disa njėsi tė specializuara tė policisė ushtarake tė krijuara nė terren kishin mbledhur informacion tė vlefshėm ushtarak, (njė prej kėtyre njėsive ka qenė e drejtuar nga Haxhnikaj).
 
Ai informacion na ka vlejtur shumė pėr vlerėsimin e situatės nė tė cilėn ndodheshim dhe nė tė cilėn do tė zhvilloheshin aktivitet tona tė sė ardhmes. Kėto njėsi kanė mundur tė identifikojnė tė gjithė bashkėpunėtorėt e Serbisė nėpėr fshatrat e Rrafshit tė Dukagjinit, jo dyshime tė kota se ky apo ai mund tė ketė bėrė kėtė apo atė spiunim, por ekzistojnė fakte, dėshmitarė dhe prova konkrete pėr fajėsinė e tyre si bashkėpunėtorė tė Serbisė nė fushatėn e kėsaj tė fundit kundėr shqiptarėve. Ne e kemi listėn e tyre tė plotė si dhe dėshmitė pėrkatėse, por ato nuk janė pėr botim.
 
Gjatė kohės sė veprimeve luftarake nė Rrafsh tė Dukagjinit ne i kemi neutralizuar ata njerėz, e kemi bėrė tė pavlefshėm bashkėpunimin e tyre. Fshati Isniq ka pasur njė shtab tė krijuar para mbėrritjes sonė, me njė organizim tė mirė, tė drejtuar me profesionalizėm nga ushtarakė aktiv dhe rezervė. Njė rol tė jashtėzakonshėm nė kėtė drejtim ka luajtur eprori Skender Rexhahmetaj i cili ka kontribuar shumė nė profesionalizmin e njėsive tė atij fshti, tė cilat arrinin deri nė 300 ushtarė. Por mbi tė gjitha fama e fshtit Isniq do tė rritej nga fundi i verės sė vitit 1998, kur me njė heroizėm, mikpritje dhe organizim tė pėrsosur mundi tė pėrballojė vėrshimin e 60 mijė civilėve tė  pėrndjekur nga shtėpitė e tyre.
 
Mekanizmat mbrojtėse qė kemi gjetur nė Kosovė, praktikisht nė Rrafshin e Dukagjinit, kanė qenė rudimentare, tė bazuara kryesisht nė njėsite fshatrash, dhe organizimi mė i lartė kanė qenė njėsitet e mbrojtjes territoriale. Por nė aspektin ushtarak, diferencat mes njėsive tė mbrojtjes territoriale dhe njėsive operative janė shumė tė mėdha nė aspektin e aftėsisė pėr tė luftuar, sulmuar e mbrojtur njė territor apo njė numėr tė caktuar forcash tė kundėrshtarit.
 
Tjetėr gjė ėshtė patriotizmi dhe heroizmi apo trimėria personale, kėto janė kategori qė gjenden me shumicė edhe tek njėsitė e mbrojtjes territoriale. Ky arsyetim nuk ka pėr qėllim tė nėnvleftėsojė, ta paraqesė si tė parėndėsishme punėn e bėrė deri mė atėherė, pėrkundrazi, pėr njėsitė operative, prania dhe ndihma e forcave tė njėsive territoriale ėshtė jo rrallė jetike, me rėndėsi vendimtare. Kjo gjė ėshtė provuar praktikisht edhe nė betejėn e Logjės.
 
Fshatrat e Rafshit tė Dukagjinit i kanėr ofruar njėsive tona djemtė dhe vajzat e tyre, pėr katėr ditė njėitė tona janė shtuar me rreth 30 luftėtarė tė rinj. Kjo shifėr duket e ulėt, por kemi qenė ne qė kemi insistuar nė shmangien e rrjedhjes sė pakontrolluar tė tupave. Ne nuk kemi dashur t'i dobėsojmė njėsitė territoriale tė fshatrave.
 
Ata na kanė ofruar edhe pjesė tė armatimit qė kishin blerė mė parė, ne u kemi ofruar atyre pėrvojėn dhe njohuritė tona, kemi organizuar dhe prefeksionuar njėsitet e mbrojtjes territoriale, kemi shndėrruar pikat e rastėsishme tė vrojtimit nė linja tė rregullta fronti. Kjo gjė ka mundėsuar rritjen e sigurisė brenda territoreve tona, rritjen e mundėsive pėr stėrvitje dhe pėrgatitje pėr luftimet e ardhshme.
 
Nė kėtė kuadėr duhet tė pėrmendet se ne kemi organizuar kurse stėrvitorte tė shkurtėra, nėpėr tė gjitha shtabet e fshatrave, kemi organizuare qitje luftarake pėr stėrvitjen e rekrutėve tė rinj, qė nuk ia kishin haberin as armės, as plumbit. Ne nė fakt kemi dhėnė e marrė me njėri-tjetrin nė mėnyrė reciproke. Nė vend tė Rrustem Berishės si Komandant i Brigadės 131 qė u vendos nė Baran, u urdhėrua Nazif Ramabaja. Deri nė ato ēaste marrėdhėniet tona me shtabin e Bardhaniqit, siē njė het tashmė Shtabi i Ramushit, kanė qenė shumė tė mira.
 
Gjithēka bėhej me koordinim dhe marrėveshje. Brigada 133 vendoset nė Bardhaniq. Komandant i saj ka qenė Kemajl Shaqiri. Por ky, me kėmbėngulje mė lutet qė tė mos e dėrgoj atje. Arsyet se pse, ai i di vetė. Nė kėtė situatė kam emėruar Shemsedin Cekun dhe ai ka vazhduar komandimin e saj deri sa kalon nė detyrėn e re, kur formohet Zona e tretė Operative, si ndihmės i Komandatit pėr Njėsitė e MT tė Rrafshit tė Dukagjinit.
 
Komandėn kėsaj brigade e ka marrė pastaj Musa Gjakova. Edhe kjo brigadė konsolidohet, plotėsohet me armatim dhe trupa, mbėshtet dhe mbahet nga qytetarėt e zonės ku vepronte, dhe merr pjesė nė luftimet e herėpashershme me forcat serbe, sidomos nė mbrojtje tė lugut tė Dushkajės gjatė ofensivės sė parė dhe tė dytė serbe.
 
Dėshiroj tė pėrmend me kėtė rast njė fakt qe lidhet me numrat dhe emrat e brigadave. Pas tėrheqjes sonė, ka filluar riemėrimi i Brigadave, krijimi i zonave operative, ashtu siē kanė qenė tė parashikuara tė krijoheshin nga MM. Bie fjala kanė qenė tė parashikuara gjashtė zona operative nė tė gjithė Kosovėn, ashtu janė krijuar sot nga TMK-ja. Psh. Ėshtė krijuar "njė brigadė e re" me numėr 134 dhe i ėshtė vėnė emri Jusuf Gėrvalla.
 
Manipulimi me shifra dhe emra ka qenė i sofistikuar, pasi janė pėrdorur jo vetėm pothuajse tė njėjat njėsi, por shtabi i brigadės 134, qė kam drejtuar unė ka qenė i vendosur nė lokalet e shkollės Jusuf Gėrvalla. Brigadės 131 qė ka vepruar nė Baran, aty ku Adrian Krasniqi ka rėnė dėshmorė, ata kanė krijuar njė brigadė tė re 131 dhe ia kanė vėnė emrin Ardian Krasniqi.
 
Nga kjo lojė me erma dhe numra tė njėjtė brigadash kanė pasur pėr qėllim tė pėrfitonin nga ēdo gjė tė mirė qė kishim lėnė ne prapa, tė pėrvetėsonin meritat qė nuk u pėrkisnin, nė tė njėjtėn kohė tė injoronin, tė hidhnin  pluhurmbi ēdo gjė qė ishte arritur nga ana jonė.
 
Por tashmė ėshtė bėrė e qartė pėr tė gjithė se gjatė qėndrimit tonė nė Dukagjinit, gjatė luftės dhe pėrpjekjeve tona, gjėrat kanė shkuar mė mirė, mirėkuptimi ndėrmjet faktorėve politik dhe ushtarak shqipar nė terren ka qenė nė pikėn e tij mė tė lartė, organizmi i mbrojtjes sė popullsisė ka qenė mė i pėrsosur, dėmet qė i kemi shkaktuar armikut kanė qenė mė serioze.
 
Por njė ecuri e tillė e punėve nuk u shkonte pėr shtat "gjeneralėve e komisarėve" tė tė ashtuquajturit Shtab i Pėrgjithshėm. E kam pėrmendur nė librin  parė se ēafrė qėllimi kanė pasur, si kanė vepruar dhe sesi e kanė pasur mė me prioritet shkatėrrimin e instuitucioneve tė brishta tė Republikės sė Kosovės se luftėn e drejtėpėrdrejtė me forcat e pushtuesit.
 
 
 
AHMET KRASNIQI: LUFTOJ KUDO QĖ TĖ MĖ KĖRKOHET DHE NĖN KOMANDĖN E  KUJTDO VEĒ QĖ TĖ MOS KETĖ VĖLLAVRASJE 
 
Pėr pėrpjekjet e jashtėzakonshme tė kolonel Ahmet Krasniqit pėr tė siguruar njė unitet efektiv brenda faktorit ushtarak shqiptar, nuk ėshtė asnjėherė tepėr tė flitet. Kėsaj radhe do tė sjell pėr lexuesit njė detaj tė ri, njė moment tė rėndėsishėm tė pėrpjekjeve tė tij pėr tė garantuar respektimin e marrėveshjes se Osllos. Nė mes tė korrikut tė vitit 1998 ministri Krasniqi ka kėrkuar, pėrmes njė tė njohuri tė tij, tė takohej me ish-presidentin e Republikės se Shqipėrisė, zotin Sali  Berisha.  Takimi ėshtė realizuar.
 
Sipas dėshmitarit okular, organizatorit dhe realizuesit tė takirmt, zotit Flamur Gashi, nė atė kohė kryeredaktor i Radiokontaktit nė Tiranė, kolonel Krasniqi, sapo ka shkelur nė zyrėn e zotit Berisha, nė atė kohė shef i opozitės, ka thėnė : "Zoti President, Ju paraqitet Ahmet Krasniqi, Ministėr i Mbrojtjes i Republikės se Kosovės. E kam kėrkuar me dėshirėn time kėtė takim.
 
Ju falėnderoj pėr kohėn dhe vulinetin pėr tė mė pritur". Berisha e ka mirėpritur kortezinė, respektin dhe korrektėsinė e paraqitjes se Ministrit Krasniqi. Ministri e ka informuar shkurtimisht pėr gjendjen duke thėnė se raportet nga terrent ishin shqetėsuese, se kishte mundėsi shkallėzimi tensionesh brendashqiptare pėr shkak tė mosrespektimit tė detyrimeve tė ndėrmarra nė kuadėr te marrėveshjes se Osllos.
 
Pastaj drejtpėrdrejt ka kėrkuar qė ish- Presidenti Berisha tė pėrdorte autoritetin dhe njohjet e tij me Adem Demaēin, pėrfaqėsuesin politik te Shtabit tė Pėrgjithshėm pėr tė garantuar   respektimin e marrėveshjes se Osllos. Berisha i ka premtuar ministrit Krasniqi se do tė bėnte gjithēka brenda mundėsive tė tij pėr tė kontribuar nė uljen e kėtyre tensioneve. Po ashtu, z. Krasniqi ka kėrkuar edhe ndihmėn e themeluesit te pluralizmit politik nė Shqipėrinė e pasiuftės, tė deputetit dhe kryetarit tė Komisionit Parlamentar pėr Mbrojtjen z. Azem Hajdarit.
 
Takimi me tė ėshtė organizuar pėrsėri me ndėrhyrjen e gazetarit Flamur Gashi dhe qė tė dy, domethėnė  Krasniqi dhe  Hjajdari  kanė preferuar qė takimi i tyre tė zhvillohej nė njė vend publik dhe ėshtė zgjedhur hoteli ,,Rogneri" i Tiranės. Ministri Krasniqi ka kėrkuar qė Azem Hajdari tė influenconte me njohjet e tij tek njė grup njerėzish te Shtabit tė Pėrgjithshėm.
 
Z. Hajdari shprehu gatishmėrinė qė tė bėnte maksimumin e mundshėm pėr tė ndėrhyrė pranė njerėzve qė njihte qė ata tė hiqnin dorė nga sjelljet e egra bajraktariste e tė rrezikshme pėr ardhmėninė e luftės. Vetėm pak ditė pas kėtij takimi ministri Krasniqi ėshtė nisur pėr nė veri tė vendit, saktėsisht nė Kukės, pėr te inspektuar trupat dhe qendrat stėrvitore dhe nga atje ka marrė vesh vrasjen e Azem Hajdarit.
 
Vetėm pak ditė mė vonė, do tė pėsonte edhe vetė tė njėjtin fat. Vrasja e Hajdarit ka qenė njė goditje e rendė morale dhe psikologjike pėr pėrpjekjet pėr liri. Ai ka qenė njė njeri qė inspironte shpresė dhe mbėshtetje. Te njėjtėn shpresė dhe besim nė garancinė e fitores e inspironte edhe aftėsia profesionale, pėrkushtimi kombėtar dhe pėrpjekjet serioze tė Ahmet Krasniqit. Ja sepse nuk ėshtė e nevojshme te kėrkohen shumė mė thellė arsyet e pushkatimit tė tyre.
 
Nė fakt, njerėzit e tė ashtuquajturit Shtab i Pėrgjithshėm nė terren, nuk i respektonin detyrimet i marrė nė kuadėr tė asaj marrėveshjeje, nuk respektonin  as  pėrfaqėsuesin  e  tyre politik, pėrkundrazi tregonin njė alergji tė pajustifikueshme pėr te. Njė sjellje tė tilė arrogante dhe mospėrfillėse ndaj Demaēit e kanė manifestuar pothuajse tė gjithė ata qė thirreshin nėn Shtabin e Pėrgjithshėm, ndėr ta edhe Haradinaj, Bislim Zyrapi etj.
 
 
 
DILEMA E TĖRHEQJES:
KOHA PROVOI SE VEPRUAM DREJT!
 
Dua tė pėrqėndrohem edhe njėherė nė tėrheqjen time nga Rrafshi i Dukagjinit. Forcat serbe morėn sinjalin jeshil! Do tė thotė atyre u lejohej pastrimi i territorit tė Kosovės nga tė gjitha njėsitė e armatosura, qofshin ato institucionale, qofshin ato vullnetare, qofshin njėsi operative, qofshin mbrojtje territoriale. Serbėt angazhuan trupat elite tė Korparamatės 52, tė armatės sė parė dhe tė dytė, nė bashkėveprim me aviacionin, artilierinė e rėndė dhe batalionet e blinduara.
 
Avionėt ushtarak bombardues tė tipit "Jastrebc" dhe "Orl" kanė sulmuar pėr herė tė parė mbi fshatin Loxhė. Unė i kam pėrmendur tashmė lokacionet e brigadave dhe tė trupave qė kisha nėn komandė. Mė duhet tė pėrsėris se civilėt e shihnin shpėtimin e tyre vetėm nėn mbrojtjen e brigadave tona. Ata kishin plotėsisht te drejtė. Kujt kishin pėr t'i kėrkuar dihmė ata veē nesh? Por, problemi nga ana ushtarake ka qenė tmerrėsisht i vėshtirė pėr t'u zgjidhur.
 
Civilėt duke iu afruar trupave tona, shėrbenin pa vetėdije si zbulues tė pozicioneve tona para armikut, i cili menjėherė, sapo shihte diku pėrqendrime civilėsh bombardonte ose me aviacion, ose me tanke, ose me artilieri! Ishte e pamundshme t'i shpėtosh civilėt nga bombardimet. Ne kemi qenė tė gatshėm dhe plotėsisht tė zotėt t'i mbronim nga ēdo sulm kėmbėsorie, nga ēdo masakėr qė mund te shkaktohej nga dora e ushtarit shka, por ne nuk mund tė mbronim askėnd nga bombat, nga raketat dhe napalmi i hedhur nga avionėt serbe.
 
Sapo janė lajmėruar tė plagosurit dhe viktimat e para tė bombardimeve serbe, njė pjesė e spitalit ushtarak qė ndodhej nė Kryshec, ėshtė transferuar nė Prapaēan, ku kishim ngritur strehimore antiajrore.
 
Gjatė gjithė kohės kam kontaktuar me mjekėt e spitalit si dhe me ekipin e mjekėve shqiptarė nga Prishtina qė bashkėpunonin me njė ekip te Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar tė Gjenevės pėr tė mundėsuar evakuimin e tė plagosurve rėndė, tė atyre qė janė vierėsuar nga mjekėt si tė plagosur shumė tė rendė e qė kishin nevojė pėr pėrkujdesje intensive, qė nuk mund t’u ofrohej nė kushtet e marshimit.
 
Para se tė bėhej largimi i tė plagosurve nga spitali i Kryshecit kam folur me dr. Ilir Tolajn, disa herė, (dr. Tolaj ka qenė ne atė kohė drejtues i grupit qė pėrmendėm me sipėr)   dhe kemi rėnė dakort se shpėtimi i tė plagosurve prej grupit qė ai drejtonte do te ishte i mundshėm vetėm pas largimit tė trupave ushtarake.
 
Kjo do t’u jepte dorė tė lirėmjekėve shqiptarė dhe tė huaj te thirreshin ne Konventėn e Gjenevės pėr mbrojtjen e te plagosurve dhe tė garantonin tėrheqjen dhe shpėtimin e tyre. Ja se si rrėfen dr. Ilir
Tolaj pėr kėtė rast :
 
 
 
"Shpėtimi i te plagosurve- prioritet i punės se grupit tonė"
 
Pas dy dite pritjeje ne Pejė dhe pas pėrpjekjeve te vazhdueshme qė pėrmes  mekanizmave ndėrkombėtarė te na lejohej hyrja ne zonėn e luftimve, kemi arritur ta realizojmė kėtė gjė mė 9 shtator. Spitali i Kryshecit qe nėn kontrollin policor serb, pajisjet vidheshin e transportoheshin, ndėrsa tė plagosurit nuk gjendeshin me ne spital.
 
Nė Dubovik jemi informuar nga vendėsit se tė plagosurit rėndė gjendeshin nė xhaminė e Isniqit. Aty kemi arritur nė tė njėjtėn kohė me forcat policore serbe qė kishin dėpertuar nga ana tjetėr. Kemi hyrė ne xhami bashkė me kolegėt e huaj dhe kemi vendosur qė te mos ndaheshim me nga te plagosurit. Numri i tyre i saktė nuk me kujtohet, por kanė qenė mhi dhjetė veta.
 
Pavarėsisht prej kėrcėnimeve, kemi organizuar transportin e tyre me automjetet qė kishim pėr ne spitalin e Pejės. Disa kolegė tanė te huaj kanė vazhduar kujdesin pėr ta ne kėtė spital ndėrsa mua, bashkė me dr. Shpetim Robaj dhe dr. Imer Aliun, me njė pėrkthyese dhe njė anėtar te stafit teknik ndėrkombėtar na kanė shoqėruar me dhunė deri ne kufirin e Kosovės me Malin e Zi ku na kanė urdhėruar : Kurrė mos u ktheni me ne Kosovė. Pas mesnatės, OSBE dhe Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar kanė ndėrhyrė dhe kanė mundur te garantojnė kthimin tonė ne Kosovė.
 
Te nesėrmen, kur jemi kthyer, kemi transferuar te plagosurit ne Prishtinė dhe ėshtė e vėrtetė, herė pas herė ata edhe janė keqtrajtuar nė spitalet e okupuara prej forcave serbe. Tė plagosurit e nxjerrė nga zona e luftimit kanė qenė nėn pėrkujdesjen  e Linda Bunjakut dhe zonjės Magy Brysson. Tė gjithė ata janė liruar mė vonė dhe kanė mbijetuar.
 
Rasti i Ylli Morinės, me vdekjen e tė cilit kanė luajtur aq shumė agjitatorėt e majtė, ėshtė fatkeq pėr arsye tė plagėve tė pashėrueshme qė ka marrė nė betejė dhe jo pėr shkak te "braktisjes" siē spekulohet. Ai, nga spitali i Prishtinės, me dėshirėn e tė afėrmve tė tij, ėshtė transferuar pėr nė spitalin e Novi Sadit. Nė atė udhėtim ai ėshtė shoqėruar edhe nga famiijarė tė tij. Atje ai ka vdekur prej plagėve tė pashėrueshme". Kjo ėshtė e vėrteta rreth gjithė atij rrebeshi shpifjesh qė janė krijuar mbi tė plagosurit e spitalit te Kryshecit.
 
Pas njė rivlerėsimi te situatės luftarake nė tė cilėn ndodhesha, kam vendosur tė informoj tė gjithė instancat e erporėve tė mi ushtarakė dhe civilė, zotin Krasniqi, kryeministrin Bukoshi, nėpėrmjet QIK-u dhe Enver Malokut dhe kam kėrkuar ndėrhyrjen e presidentit tė Republikės qė ky, me lidhjet e tija ndėrkombėtare, tė ushtronte sa tė mundte presion qė te paktėn serbėt tė ndalnin aviacionin, i cili ishte duke bėrė namin e viktimave.  Nga ana tjetėr kam telefonuar edhe nė New York. Kam biseduar me z.Hajdar Bajraktarin; ai ėshtė njė qytetar shqiptar nga Lugu i Baranit, me njė aktivitet tė shquar kombėtar nė SHBA.
 
Ai ka marrė nė telefon ambasadorin Hollbrook, qė ky tė ndėrhynte pranė autoriteteve serbe pėr tė ndaluar bombardimet. Bombardimet ne fakt janė ndalur pas dy-tri oresh duke shmangur njėrėn ndėr masakrat mė tė  paimagjinueshme qė do te mund tė kishin ndodhur nė Kosovė. 
 
Vetėm pak kohė me vonė, kam marrė kontakt me shefin e atasheve ushtarake tė vendeve tė OSBE-sė Wolfgang Kaufmann, i cili mė ka dhėnė garanci nė Lugun e Baranit nė prani tė Komandės sė Mbrojtjes Territoriale tė fshatrave tė Lugut tė Baranit, tė Komandės se Brigades 131 dhe te njė pjese tė Shtabit tė Zonės sė Tretė Operative, se : nėse do tė tėrhiqeshim ne, mbi populisinė civile nuk do tė ndodhte asnjė masakėr.
 
Pas kėtyre shkėmbimeve tė shpeshta, Ministria e Mbrojtjes pėr herė tė tretė mė ka urdhėruar tė pėrgatis tėrheqjen e trupave. Pėr procedurat teknike te tėrheqjes kam folur gjerėsisht nė librin e parė. Nga ana strategjike, tėrheqja ėshtė njė ndėr taktikat me te njohura tė luftimit, shpeshherė mė efektive sesa sulmi apo prita. Nga ana tjetėr mundėsitė pėr t'u furnizuar urgjent me municion dhe armatim, qenė praktikisht zero. Municioni qė kisha, majftonte pėr te rezistuar 4-5 orė efektivisht pastaj... !
 
Mashtrimet dhe akuzat gjoja se Tahir Zemaj ka dorėzuar armėt, janė jo thjesht tė pavėrteta, por janė akuza tipike tė ndyra, pasi bėhen nga njerėz qė ose kanė pasur shumė pak tė bėjnė me luftėn, ose nga individė qė, pėr te mbuluar krimet e tyre, mundohen tė hedhin baltė mbi tė tjerėt. Unė e kam thėnė publikisht: Tahir Zemaj as nuk ka dorėzuar armė, as nuk ka urdhėruar njeri tė dorėzojė armėt.
 
Pėr kėtė gjė mund te dėshmojnė tė gjilhė bashkėpunėtorėt e mi, mund te dėshmojnė komandat e shtabeve tė Mbrojtjes Territoriale, por mund tė dėshmojnė edhe qindra - mijėra civilė tė Rrafshit tė Dukagjinit. E vetmja sallė gjyqi qė mund t'i zėrė dėshmitarėt nė favor tė sė vėrtetės dhe nė pėrkrahjen time, ėshtė hapėsira e Zotit e quajtur Rrafsh i Dukagjinit deri nė Malėsi tė Gjakovės. Por, ata qė thurnin intriga bodrumeve tė Nexhmie Hoxhės, apo zyrave te mykta te sigurimit te Koēi Xoxes nė Tiranė, ata shpifnin atėherė, e vazhdojnė tė shpifin edhe tani, sepse atyre liria e Kosovė ua xė frymėn.
 
Pėrfundimisht dua te theksoj edhe njė herė: Une jam tėrhequr me urdhėr te Ministrisė se Mbrojtjes sė Republikės sė Kosovės. Nėse sot Ahmet Krasniqi nuk jeton mė, jetojnė bashkėpunėtorėt e tij ish Zv. Ministri Agim Mehmeti, ushtarakėt Hilmi Nebihu e Ismet Ibrahimi si dhe shumė tė tjerė qė kanė deklaruar dhe deklarojnė vazhdimisht kėtė tė vėrtetė.
 
Une e kam zbatuar atė urdhėr tėrheqjeje, sepse unė kam zbatuar dhe zbatoj urdhėrat e eprorėve te mi ushtarake dhe civilė, urdhėrat e institucioneve te Republikės se Kosovės. Koha provoi se vendimi pėr t’u tėrhequr ka qenė njė vendim i drejtė, ushtarakisht i justifikuar. ( 37 - 64 fq. )


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.