|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

PĖRMBAJTJA E LIBRIT

 

   
 

 
 

 
   
KAPITULLI I PARĖ
  
Letra, vlerėsime, promovime tė librit tė parė
 
Akademik Mark Krasniqi me rastin e promovoimit tė librit tė parė, "Kėshtu Foli Tahir Zemaj" nė Prishtinė.
 
…Nė kėto dy vitet e fundit janė botuar disa libra mbi luftėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės gjatė viteve 1998-1999. Mendoj se kjo ėshtė njė punė e mirė, sepse kėshtu sqarohen disa dilema tė lexuesve pėr ngjarjet e ndryshme tė cilat mund t'i kenė dėgjuar nga burime tė painformuara si duhet, ose nga individė tė ndikuar nga propaganda e mbrapshtė.
 
Gjithsesi duhet theksuar se botime tė kėtij lloji janė tė nevojshme  para sė gjithash nė aspektin dhe vlerėn e tyre dokumentare, vlerė qė shtohet nga dėshmitė autentike tė pjesėmarrėsve dhe udhėheqėsve tė njė lufte tė pabarabartė me armikun tonė shekullor, pra me Serbinė, e cila ka trashėguar njė forcė tė madhe ushtarake, njė arsenal shumė tė madh armatimi nga ish Jugosllavia, me kuadėr tė shkolluar komandues dhe ushtri tė stėrvitur e tė pėrforcuar me polici e paramilitarė.
 
Pėrballė njė armiku tė tillė, forcat shqiptare kanė qėndruar me mjete modeste ushtarake, por me moral tė lartė pėr lirinė tonė kombėtare, pėr pavarėsinė e Kosovės. Pra nga njėra anė qėndronte armiku me teknikė dhe armatim modern, me potencial dhe pėrgatitje tė lartė ushtarake, por me moral tė ulėt tė ushtarėve tė mobilizuar, tė cilėt u sollėn nė luftė me motivin e pushtimit tė trojeve tė huaja, pėr shkatėrrimin e vendbanimeve, pėr tė vrarė popullsisnė civile dhe pėr ta dėbuar atė masivisht, me qėllim pastrimin etnik tė Kosovės. Nga ana tjetėr qenė forcat shqiptare tė motivuara nga morali i lartė liridashės, ēlirimtar, nga lufta vetėmbrojhtėse e imponuar nga agresori serb.
 
Me kėtė rast kemi kėnaqėsinė tė promovojmė librin "Kėshtu Foli Tahir Zemaj-njė rrėfim pėr luftėn" tė botuar nga "Mėrgimi" 2000, Prishtinė. Autorėt  e librit janė Arbėr Ahmetaj e Sefedin Krasniqi, por nė realitet ata kanė kryer para sė gjithash punėn e karakterit teknik, tė themi punėn e gazetarit qė bėn intervistėn, sepse teksti ėshtė rrėfimi i Kolonel Tahir Zemajt, i cili shpalos kujtimet dhe pėrjetimet e tij si Komandant i Zonės sė Tretė nė Rrafshin e Dukagjinit gjatė luftimeve 1998-1999.
 
Unė nuk jam kompetent tė jap gjykimin tim pėr kėtė vepėr nga aspekti ushtarak, sepse jam larg kėtij profesioni, por mund tė theksoj vetėm disa momente, disa tė dhėna nga ky libėr, tė cilat zgjojnė vėmendjen dhe emocionet e lexuesit tė zakonshėm, nė cilėsinė e tė cilit po paraqitem edhe unė me kėtė rast.
 
Libri i Kolonel Tahir Zemajt nuk ėshtė voluminoz, ai ka vetėm 150 faqe. Por kėto 150 faqe janė pėrplot me tė dhėna, janė rrėfime tė sinqerta, dėshmi tė pjesmarrėsit nė ngjarje, janė njė kronikė e dokumentuar me ditė e data tė caktuara, madje edhe me orė e dėshmitarė okularė. Ja sepse ky ėshtė njė rrėfim i dokumentuar, tė cilit mund t'i besohet pa rezervė.
 
Ajo qė bie nė sy qė nga faqet e para tė librit, ėshtė admirimi i Zemajt pėr guximin, entuziazmin dhe sakrificat e tė rinjve e tė rejave tona tė rreshtuara nė Ushtrinė Ēlirimatre tė Kosovės, pėr tė cilėn shumė nga ata dhanė edhe jetėn e tyre tė re, morėn plagė tė rėnda duke mbetur invalidė tė pėrjetshėm, duruan vuajtje te ndryshme, mungesėn edhe tė gjėrave mė elementare tė jetesės, duruan acarin e dimrit dhe vapėn e verės, shiun dhe erėn duke fjetur nėn qiell tė hapur, pa ushqimet e mjaftueshme, pa medikamentet e nevojshme.
 
Megjithėse nė kushte tė vėshtira dhe me rrezik pėr jetė, ata kanė qenė ndihma mė e madhe, mė e sigurtė pėr popullsisnė civile, tė torturuar e tė pėrndjekur nga fshatrat dhe qytete e veta prej ushtrisė dhe policisė serbe. Qytetarėt dhe luftėtarėt e rinj shqiptarė kanė ndarė gjatė asaj kohe kafshatėn e fundit tė bukės, janė mbėshtetur tek njėri tjetri, ndėrkohė qė luftėtarėt i mbronin civilėt nga vdekja e sigurtė prej dorės sė armikut. Kjo situatė tragjike ka qenė edhe njė barrė e rėndė, e cila i ėshtė shtuar luftės sė pabarabartė me soldateskėn serbe.
 
Furnizimi me armė rrugėve pa rrugė, nėpėr male, nga distanca tė largėta e plot rreziqe, tė mbushura me pusi tė armikut, ka qenė problemi tjetėr i madh i Ushtrisė Ēlirimtare, i cili ėshtė pėrballuar me vetėmohim dhe vendosmėri tė rrallė.
 
Megjithatė, edhe nė kushte tė tilla luftėtarėt tanė kanė korrur suksese nė shumė beteja e pėrleshje me armikun, si nė Drenicė e nė Llap, ashtu edhe nė Rrafshin e Dukagjinit e nė viset tjera tė Kosovės, bie fjala beteja nė Grykėn e Llapushnikut, Loxhės dhe shumė tė tjerave anė e mbanė Kosovės. Le tė vemė nė spikamė betejėn e Koshares, ku pėr herė tė parė u thye kufiri shqiptaro-shqiptarė, pėrkatėsisht kufiri i dhunshėmi vitit 1913 mes Kosovės e Shqipėrisė.
 
Komandant, Kolonel Tahir Zemaj i ilustron me fakte tė gjitha kėto situata e ngjarje, nė tė cilat vetė ka qenė pjesėmarrės dhe udhėheqės i tyre, me guxim e pėrgjegjėsi tė madhe ushtarake e morale.
 
Kėta dhe shumė shembuj tė tjerė do tė mbeten nė faqet e historisė, nė faqet e librave tė atyre qė e bėnė kėtė luftė vetėmbrojtėse e tė pabarabartė me armikun tonė shekullor. Me kėtė rezistencė do tė edukohen e do tė krenohen edhe brezat e ardhshėm, duke mos harruar tė pėrmendim me mirėnjohje tė madhe intervenimin ushtarak tė NATO-s, nė sajė tė angazhimit tė SHBA-sė, duke e gjunjėzuar dhe dėbuara agresorin serb nga Kosova, qė sot ėshtė e lirė.
 
Njė fakt qė theksohet nė librin e Tahir Zemajt ėshtė edhe pjesėmarrja e rinisė nė luftėn ēlirimtare nga tė gjitha viset tona etnike dhe diaspora, madje edhe nga Amerika. Pėrveē efektit ushtarak, ky fakt tregon solidaritetin dhe vetėdijen e lartė kombėtare tė rinisė shqiptare, dashurinė e saj pėr atdheun, pėr Kosovėn martire, e cila mė nė fund shpėtoi nga zgjedha e robėrisė sė egėr serbo-sllave pėr ēka ajo dha kontributin e ēmueshėm, madje edhe ēmimin mė tė lartė tė saj. Nė kėtė luftė kanė marrė pjesė tė gjitha partitė, tė gjitha zonat e Kosovės.
 
Nga e gjitha kjo, rėndėsi tė posaēme ka fakti se armiku ynė shekullor mė nė fund u ndesh me njė forcė ushtarake shqiptare, tė organizuar e tė disiplinuar, e cila nė shumė beteja i shakaktoi kundėrshtarit dėme tė mėdha materiale dhe njerėzore. Ky fakt tregon se edhe ne dimė tė organizohemi ushtarakisht, kjo tregon gjithashtu se shqiptarėt kanė aftėsi pėr tė organizuar edhe shtetin sovran e demokratik tė tyre.
 
Por nė librin e kolonel Tahir Zemajt dokumentohet edhe ana tjetėr e medaljes sė luftės ēlirimtare, tė cilėn disa individė drejtuese e kanė uzurpuar dhe e kanė shfrytėzuar pėr qėllimet e tyre karrieriste dhe ideologjike. E meta ose gabimi kryesor i tyre ka qenė mosnjohja e institucioneve tona. Kjo mosnjohje, madje edhe lufta kundėr institucioneve dhe udhėheqėsve kompetent tė tyre, qė kanė dalė nga vota e lirė e popullit, ka shkaktuar pėrēarje nė kreun komandues, madje edhe vrasjen e ministrit tė mbrojtjes.
 
Njė ditė para se tė vritej Ahmet Krasniqi, njė drejtues i lartė  i njėrės pjesė tė UĒK-sė i qe kėrcėnuar nė telefon me fjalėt: "Me ty shumė shpejt do ta kryej misionin!" Po ky person i kėrcėnohej edhe Tahir Zemės se do tė luftonte kundėr tij e njerėzve tė tij si kundėr shkaut. Kėrcėnime tė tilla, por edhe vepra konkrete, i janė dėrguar edhe Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe krytarit tė saj, se  mė parė do tė luftohej kundėr tyre se kundėr Milosheviēit.
 
Kjo tregon se disa individė dhe grupacione kanė luftuar para sė gjithash pėrt uzurpimin e pushtetit e jo pėr ēėshtjen kombėtare. Nė kėtė drejtim ata kanė qenė nėn ndikimin e madh tė qeverisė sė sotme komuniste nė Tiranė, e cila nė vitin 1997 (nė atė kohė nė opozitė) organizoi shkatėrrimin e Shqipėrisė demokratike, me ndihmėn e fqinjėve tanė grabitqarė, vetėm e vetėm pėr tė marrė pushtetin, duke pranuar tė jenė vasalė tė tyre dhe t'ia shesin Shqipėrinė Greqisė e Kosovėn Serbisė.
 
Nė kėtė mėnyrė edhe individėt e grupacionet nė kuadėr tė UĒK-sė kanė qenė tė infektuar me ideologjinė komuniste dhe me marrjen e pushtetit me gjak, siē shkruan njėri nga ideologėt e tyre, i cili edhe shkatėrrimin e Shqipėrisė dhe vėllavrasjen mes shqiptarėve nė vitin 1997 e ka pėrshėndetur me gėzim si "revolucion i vonuar demokratik", madje duke u premtuar edhe serbėve tė Kosovės tė drejtėn e vetėvendosjes, pėrkatėsisht ndarjen e saj, pėr t'ua bėrė qejfin qarqeve tė caktuara ndėrkombėtare, madje pėr ēdo eventualitet edhe Serbisė, me qėllim qė tė siguronte pėrkrahjen e tyre. 
 
Ideologjia e importuar komuniste ua ka errėsuar mendjen disave, tė cilėt dikur mbanin nė zyrat e shtabeve tė tyre portretin e diktatorit stalinist Enver Hoxha dhe impononin pėrshėndetjen me grushtin komunist. Madje kishin krijuar edhe polici tė posaēme, e cila nė portin e Durėsit dhe nė aeroportin e Tiranės i priste vullnetarėt shqiptarė tė ardhur nga tė katėr qoshet e botės duke u "interesuar" pėr pėrkatėsinė  tyre, nė pėrkrahnini ata institucionet apo qenė kundėr tyre. Nė rast se pėrgjigja e tyre do tė ishte nė pėrkrahje tė institucioneve, ata ose duhej tė ndėrronin qėndrim ose do tė maltretoheshin, torturoheshin dhe likuidoheshin.
 
Kėshtu ka ndodhur edhe me brigadėn "Mėrgimi",  e cila pėrjetoi njė Golgotė tė vėrtetė qė nga Mamurrasi nė Shqipėri  deri nė Prizren, Gjakovė e Pejė. Kolonel Tahir Zemaj disa nga kėto raste kriminale i  pėrcakton, i dokumenton edhe me emėr e mbiemėr. Kėto krime nuk harrohen, pėrkundrazi ato e kopmromentojnė luftėn pėr lirinė e Kosovės, pėr tė cilėn derdhėn gjakun dhe flijuan jetėn bijtė dhe bijat mė tė mirė tė popullit tonė.
 
Njė nga gabimet e rėnda  tė grupacioneve tė ndryshme brenda UCK-sė ka qenė mospėrfillja e kuadrove tė shkolluara, e oficerėve tė diplomuar dhe me pėrvojė profesionale. Madje dis prej kėtyre kanė qenė edhe tė pėrndjekur dhe tė njollosur me shpifje e akuza tė pabaza. Kėshtu e kanė akuzuar edhe Kolonel Tahir Zemajn se gjoja paska dezertuar nga Fronti.
 
Nė realitet ai ka bėrė njė gjest tė shkėlqyer, strategjik e human, duke shpėtuar nga masakra e sigurtė rreth 60 mijė civilė, gra, fėmijė, pleq e tė tjerė tė cilėt, tė pėrndjekur nga fshatrat e tyre prisnin nė fushė tė hapur vdekjen e sigurtė nga soldateska serbe, e cila pėrparonte  nė drejtim tė tyre me njė mori tankesh e makinash tė blinduara.
 
Strategu i vėrtetė e planifikon luftėn me faza tė ndryshme eventuale. Lufta bėhet me sulme, me rezistencė mbrojtėse, por edhe me tėrheqje nė  rast nevoje. Kėshtu ka vepruar edhe Ēezari, edhe Napoleoni famshėm dhe tė gjithė strategėt e shkolluar. Kėshtu ka vepruar me mend e me vend edhe ushtaraku i shkolluar Kolonel Tahir Zemaj. Nė luftė nuk shkohet pėr tė lėnė kokėn, por pėr t'ia marrė kokėn armikut e pėr tė korrur fitore.
 
Mendoj se ne duhet ta ēmojmė luftėn e UĒK-sė, sakrificėn dhe kontributin e saj tė madh pėr ēlirimin e Kosovės pa marrė parasysh gabimet e individėve, por duke mos harruar pėr asnjė ēast se Kosovėn e ka ēliruar Nato, forca mė e madhe ushtarake nė botė, e cila bombardoi forcat e objektet serbe pėr plot 78 ditė. Ky fakt i pamohueshėm nuk e zvogėlon aspak meritėn e UĒK-sė, as tė Partive politiēeskaja pėr kontributin e tyre tė madh nė favor tė lirisė sė Kosovė. Objektivitetit dhe mirėnjohja janė traditė e shqiptarėve, veti qė duhet tė respektohen edhe sot, gjė qė e kėron edhe interesi ynė kombėtar.
 
Me qėllim tė internacionalizimit tė problemit tė Kosovės dhe tė drejtės sė saj pėr pavarėsi, kam udhėtuar nė shumė shtete tė Europės perėndimore, e disa herė nė Amerikė e Australi. Gjatė kontakteve me politikanė e diplomatė tė huaj, ata shpesh herė mė kanė pyetur pėr UĒK-nė, sepse propaganda serbe e kishte bėrė tė vetėn, duke e paraqitur si njė organizatė komuniste, terroriste, mafioze, kriminele, plaēkitėse, si tė rrezikshme pėr paqen, nė Kosovė e nė Ballkan.
 
Gjithkund e kam kundėrshtuar kėtė bindje tė tyre si tė gabuar, tė imponuar, nga propaganda e armikut tonė shekullor, duke u shpjeguar se UĒK ėshtė ushtri e Popullit, qė bėn luftė vetėmbrojtėse, tė imponuar nga  terrori e nga gjenocidi serb ndaj shqiptarėve dhe se kjo ushtri nuk paraqet kurrfarė rreziku pėr paqen nė kėtė rajon.
 
Mjerisht libri i kolonelit Tahir Zemajt  nė shumė raste e demanton kėtė qėndrim timin ndaj UĒK-sė, dhe mė zgjon ndjenjėn e hidhur tė dėshpėrimit, e cila ma zbeh shpresėn pėr ta pasur edhe ne njė ushtri kombėtare, jo partiake, jo tė politizuar, pa ndikim nga asnjė ideologji pėrveē idealit kombėtar, njė ushtri tė fortė moderne, kompakte e tė disiplinuar, tė drejtuar nga kuadro tė arsimuara.
 
Megjithatė shpresa mund tė zbehet, por ajo nuk shuhet. Dhashtė zoti e tė mbushen mend, tė paktėn sot, ata individė qė kanė vepruar aq pa mend e pa moral deri dje. Kjo ėshtė nė interesin tonė kombėtar, para sė gjithash nė interesin e pavarėsisė sė Kosovės martire. Libri kėshtu foli Tahir Zemaj ėshtė njė dėshmi e hidhur e gabimeve tona tė djeshme e tė sotme, por edhe njė mėsim i nevojshėm pėr ardhmėrinė tonė.
 
Kolonel Zemajt i urojmė jetė tė gjatė dhe energji tė pafundme nė shėrbim tė idealit kombėtar, i cili ka qenė dhe do tė mbetet gjithmonė orientimi i tij jetėsor.
 
 
Prof.Dr. Zekeria Cana,
Fragment nga Pasthėnia e "Ditarit tė Robėrisė"
 
"…Kur dorėzova dėroshkrimin e Ditarit tė Robėrisė nė shtyp, Tahir Zemaj mė dėrgoi me dedikim miradie librine Arbėr Ahmetaj dhe Sefedin Krasniqit me titull "Kėshtu Foli Tahir Zemaj" Ky libėr i hollė pėr nga vėllimi, por i ngjeshur nga pėrmbajtja , sikur tė pushton dhe nuk shkėputesh dot deri sa t'i shkosh nė fund.
 
Ėshtė shpalosje rrėfimesh pėr tufanin e luftės dhe pėr dramėn e madhe qė po kalonte gjysma e kombit tonė, pėr njerėz tė mirė dhe tė ligj, pėr luftėtarė arme e jo fjale, ushtarakė tė mirėfilltė sa tė pėrkushtueshėm aq tė devotshėm dhe diletantė e injorantė, strumbullarė tė institucionalizmit dhe partizanė tė anarkizmit. Kolonel Zemaj flet me ndjenjėn e zemrės sė hapur dhe tė ndėrgjegjės sė pastėr pėr tė vėrtetėn, vetėm tė vėrtetėn e kaluar aq shumė tė hidhur dhe aq pak tė ėmbėl.
 
Pikėrisht kėtu qėndron pesha dhe rėndėsia e librit qė kemi nė dorė, se, lexuesve  dhe vėllazėrisė shqiptare u hap sytė dhe mendjen pėr tė tashmen dhe tė ardhmen e kombit. Kurse studiuesve tė zellshėm u hyn nė punė si udhėrrėfyes pėr ndriēimin dhe pasqyrimin sa mė tė plotė, objektiv dhe tė drejtė tė rrjedhave historike tė fundshekullit XX."  
 
 
 
Fjala e z. Rrok Berisha nė pėrurimin e librit " Kėshtu foli Tahir Zemaj"
 
Jam i nderuar qė mė ėshtė dhėnė rasti tė them disa fjalė pėr librin "Kėshtu foli Tahir Zemaj". Kam pasur fatin tė jem pjesėmarrės i atyre ngjarjeve tė vėshtira qė pėrshkruhen nė libėr. Si ish deputetė tė Parlamentit tė Kosovės, tė dalė nga zgjedhjet e Marsit tė viii 1998, u angazhuam nė formimin e njėsive tė UĒK-sė, tė udhėhequra nga eprorėt profesionistė nė Ministrinė e Mbrojtjes sė RK-sė.
 
Zotėri Kolonel, tė mesnatė me shi tė 8 shtatorit nė Strellc,kur u ndamė me ju dhe me oficerėt e nderuar Nazif Ramabaja, Esat Ademaj e shumė ushtarakė tė tjerė, ne qė mbetėm e ndjemė veten shumė keq. Ndarja me ju dhe ata ushtarakė tė brigadave 131, 133, 134 tė Rrafshit tė Dukagjinit ishte e dhembshur, sepse pas njė shekulli nė betejėn e Loxhės armiku shekullor sllav serb u shpartalllua, pėsoi humbje nga forcat e UCK-sė.
 
Ishte kjo qėndresė heroike e profesionistėve. Shkaut iu bė me dije  se tokėn e Kosovės ka kush e mbron. Ata djem dhe vajza si dhe i gjithė populli, disa muaj luftuan ballė pėrballė me  forcat serbo sllave, ku armiku mė nė fund pėr herė tė parė u detyrua tė pėrdorė edhe aviacionin  kundėr UĒK-sė. Nė luftimet e Loxhės pėr mė shumė se njė muaj mbeti e pathyeshme vija e frontit nė mes tė Gllogjani, Lugut tė Baranit dhe Kosuranit.
 
 Nė ushtri ka rend e rregull. Ju si komandant tė Shtabit Operativ pėr Dukagjin pėrkundėr vullnetit tuaj zbatuat urdhėrin e Ministrisė sė Mbrojtjes sė Republikės sė Kosovės pėr tėrheqje, me qėllim tė shpėtimit tė popullatės civile. Tėrheqja shpėtoi nga masakra mbi 60 mijė banorė qė kishin vėrshuar ato ditė Lugun e Baranit, nga Gllogjani e deri nė Isniq.
 
Civilėt pas gjashtė ditėsh u kthyen nė shtėpitė e tyre tė djegura e tė bėra shkrum e hi. Gjatė gjithė asaj pėrplasjeje ka pasur vetėm njė viktimė. Pėr kėtė gjė ju falenderoj Ju, kolonel, Ministrinė e Mbrojtjes sė RK dhe bashkėsinė ndėrkombėtare, e cila ato ditė shtatori ishte vazhdimisht nė kontakt me ne e me ju. Dikush mund tė thotė se pse e pėrmenda kėtė fakt: sepse kėtu e shoh gjithė madhėshtinė e profesionalizmit, nivelin e hierarkisė ushtarake, humanizmin, sakrificėn pėr tė shpėtuar popullatėn e pambrojtur.
 
Nė librin "Kėshtui foli T. Zemaj", bėhet fjalė pėr pėrpjekjet mbinjerėzore pėr krijimin e ushtrisė sė rregullt tė Kosovės, pėr luftėn kundėr armikut barbar serbo-sllav nė njėrėn anė dhe luftės ideologjike pėr pushtet brenda shqiptare nė anėn tjetėr. Ishin kohė, kur njeriu duhej tė bėnte luftė me vetveten pėr tė kontrolluar e shmangur incidentet, duke mos i lejuar vetvetes tė hapė fronte tė reja lufte brenda shqiptare, pėr t'i mėnjanuar hendeqet qė i pėrgatisnin njerėzit qė kundėrshtonin institucionet. 
 
 
Personazhet e kėtij libri jemi ne...
 
Tė shumtė kanė qenė ata qė bllokuan punėn e njėsive profesioniste tė UCK-sė. Ata bėnė lojė me popullin dhe nė emėr tė tij, gjithmonė me llogari pėr interesat e veta materiale, karrieriste apo pėr tė reahabilituar vetveten pėr ēka kishin bėrė mė parė nė dėm tė ēėshtjes shqiptare.
 
Tė rėnda qenė fyerjet qė bėheshin, thirreshin njerėzit si tradhtarė tė ēėshtjes kombėtare, kėrcėnoheshin me likuidim fizik. Tė tilla fyerjeve e kėrcėnimeve nuk u shpėtuan as Kolonel Zemaj dhe bashkėpuntorėt e tij, siē mund tė vėrehet lehtė pas leximit tė librit qė kemi nė dorė.
 
Ky libėr ėshtė pritur me padurim, pasi ai flet pėr ngjarje qė kanė ndodhur mbi ne, rreth nesh, flet pėr fatin tonė, flet pėr sakrificat dhe humanizmin qytetar e atdhetar nė njėrėn anė dhe pėr intrigat, vrasjet, kėrcėnimet antishqiptare nė anėn tjetėr. Ėshtė ky libėr njė pasqyrim i realitetit qė kemi pėrjetuar nė vitet 1998-1999, e edhe pse i hidhur si realitet, ai ėshtė i ilustruar me fakte e prova tė shumta.
 
Personazhet e kėtij libri jemi ne, shqiptarė kėndej e andej  ishkufirit, me tė gjitha tė mirat e tė metat qė kemi si komb. Mjerisht, edhe lufta qė bėmė dhe qė pasqyrohet nė kėtė libėr, tregon se ne nuk arritėm tė bėheshim njė rreth qėllimit tė shenjtė pėr ta ēliruar atdheun e pėr tė luftuar bashkarisht kundėr pushtuesit shka. Virusi i pėrēarjes sillet mjerisht akoma mes nesh. Ndėr tė tridhjetė kapitujt e kėtij libri zbėrthehen aq shumė ngjarje e tema interesante pėr studim. Gjithė kėto shumėsi ngjarjesh nė mėnyrė tė argumentuar hedhin poshtė shumė shpifje e akuza tė sajuara kundėr institucioneve tė RK e nė veēanti kundėr MM.
 
Kuptueshėm mėsojmė se kush ishin ata qė me ēdo kusht deshėn ta pėrvetėsonin gjithė madhėshtinė e luftės dhe tė rezistencės shqiptare, gjithė gjakun e tė rėnėve dhe heroizmin e tyre. Kronologjia e ngjarjeve tė kėtij libri ėshtė e bazuar nė realitet. Flitet me gjuhėn e datave, me emra, me vende, pra libri iu pėrgjigjet pyetje themelore: KU? KUR? KUSH? dhe PSE.
 
Kėto fakte i japin fuqi dhe pavdekshmėri ngjarjeve, duke e bėrė mė tė fuqishėm kėtė libėr. Autorėt e librit ia kanė arritur qė mjeshtrisht t'i shfrytėzojnė materialet qė  u ka ofruar kolonel Tahir Zemaj. Por, unė, si njė pjesmarrės i drejtėpėrdrejtė i luftės dhe dėshmitar okular i kėtare ngjarjeve, kam pėrshtypjen se koloneli nuk ua ka dorėzuar gjithė materialin ekzistues mbi atė atė kohė, por vetėm njė pjesė tė tij. Shpresoj se nė tė ardhmen Kolonel Tahir Zemaj do tė na gėzojė edhe me njė libėr tjetėr.
 
Ėshtė e vėrteta ajo qė tė tėrheq qė nė fillim te librit, ajo tė detyron qė ta lexosh librin me njė frymė. Kėtu nuk ka improvizime apo gjėra tė trilluara, e thashė edhe mė lart, personazhet kanė emėr e mbiemėr, ngjarjet  kanė njerėzit e vet, veprimet e secilit kanė peshėn e vet, qė nė momente tė caktuara japin kahje ngjarjes. Asgjė nuk ėshtė rastit e as qė ndodh rastėsisht, por ēdo gjė ka qėllimin e caktuar. Nga kjo de le qartė se kundėr instiutucionalizimit tė jetės nė Kosovė nuk luftoi vetėm pushtuesi, por institucionet u luftuan edhe nga vetė shqiptarėt.
 
Pėr fat tė keq njėsitė operative mbetėn nė mes tė dy zjarreve dhe shih pėr kėtė nė librin "Kėshtu Foli Tahir Zemaj", hasim nė rrrėfime trionditėse mbi vrasjet brenda nesh, apo vrasjeve politike, siē ėshtė rasti i vrasjes sė Ministrit tė Mbrojtjes Ahmet Krasniqi, pastaj atentate e tentim atentatesh ndaj aktivistėve kombėtare, ushtarakėve etj. Tė gjithė kryrėsit dhe ideatorėt e kėtyre veprave  makabre, sipas ditarit tė Kolonel Zemajt, kanė emrin dhe mbiemrin dhe njė ditė ata do tė gjenden pėrpara drejtėsisė.
 
Libri kėshtui Foli Tahir Zemaj, ėshtė dhe do tė mbette si njė libėr dokumentaro-historik, sepse ēdo fjali e ka peshėn e vet, ėshtė ngjarje nė vete pėr njė tė kaluar tė hidhur e cila qoftė e shkuar pėr gjithmonė. Ky libėr mund tė jetė shumė i ēmuar edh epėr drejtėsinė e papolitizuar Kosovare, pasi bollshmėria e fakteve i jep mundėsi drtejtėsisė tė vendosė pėr shumė kryrės tė veprave penale. E them kėtė, sepse koloneli dhe bashkėpunėtorėt nga kabineti i tij disponojnė dokumentacion tė plotė dhe prova ekzakte pėr shumė krime tė kryera.
 
Nė fund kisha me e urue personazhin kryesor tė kėtij libri, kol. Tahir Zemaj, pėr moralin e lartė prej ushtaraku gjatė gjithė kėtyre viteve, pėr forcėn dhe guximin e treguar nė publikimin e kėtyre tė dhėnave qė na ofrohen, falenderojmė edhe autorėt qė me aq besnikėri i kanė pėrcjellur ato tek lexuesi.
 
Shpresojmė se sė shpejti koloneli do tė hapė edhe pjesė tė tjera tė arkivit tė tij personal dhe tė MM tė RK me ēka edhe mė mirė do tė ndriēohet ajo periudhė e cila nė popull u komentua dhe po komentohet nė mėnyra tė ndryshme.
 
Unė nuk pajtohem qė gjėrat tė arkivohen pėr 50 vitet e ardhshme siē kanė propozuar nė njė tubim nė Isniq, njėri nga ata qė i kundėrshtoi profesionistėt gjatė luftės e qė propozonte qė "tė mos merremi shumė me tė kaluarėn, por ta arkivojmė atė pėr 50 vjetė", metodė e kopjuar nga titistėt dhe enveristėt shqiptarė pas Luftės sė Dytė Botėrore. Jam i bindur qė ai qė i frikėsohet tė vėrtetės ėshtė i zhytur nė baltėn e e krimit.
 
 
ME PENĖ KUNDĖR KALLASHNIKOVIT
"Le Nouvelliste"
 
Njė shėnim rreh librit: "Kėshtu Foli Tahir Zemaj" nga Michel Pichon
Njė ndriēim i veēantė mbi konfliktin nė Kosovė, qė bėri tė lindin dhe luftėrat pėr pushtet.
 
Njė libėr pėr luftėn nė Kosovė, njė libėr jo si tė tjerėt, pėrderisa vė nė skenė njė shqiptar tė formuar nė shkollėn ushtarake jugosllave dhe qė zhvillimi i ngjarjeve do ta ēojė nė betejė kundėr ish kolegėve tė tij nė ushtrinė serbe. Fat i ēuditshėm i Tahir Zemės, i angazhuar si komandant i tri brigadave tė elitės, qė pėrveē trupave tė Milosheviēit, do t'i duhej tė pėrballohej edhe me njė opozitė tė ardhur bash prej rrethit tė tij, disa fraksionistė shqiptarė qė shihnin mė tė rėndėsishme pėrmbysjen e Ibrahim Rugovės se sa tė Sllobodan Milosheviēit.
 
Por pėrpara se tė shfletosh kėtė libėr nė shoqėrinė e dy autorėve tė tij, Arbėr Ahmetaj dhe Sefedin Krasniqi, (tė dy tė vendosur nė Valais) ndoshta  do tė ishte mė e pėrshtatshme pėr tė kujtuar disa data qė shpjegojnė mė mirė natyrėn komplekse tė konfliktit. Mė 1991 nė Kosovė krijohen formacionet e para luftarake nėn drejtimin e qeverisė sė Rugovės.
 
Afro njėqind vetė bėjnė pjesė nė kėto formacione dhe janė tė gjithė luftėtarė tė elitės. Njė strukturė paralele e mbrojtjes lokale ėshtė e ngarkuar t'i mbėshtesė. Dy vjet mė vonė, serbėt shkatėrrojnė celulat duke burgosur rreth 70 vetė tė gradės sė lartė. (E para Ministri e Mbrojtjes sė Kosovės e tėra e arrestuar) shėn. i pėrkth. Baza ringjallet menjėherė duke lėshuar njė seri aksionesh kundėr policisė sė Milosheviēit, qė nuk pushon sė shtypuri popullsinė shqiptare.
 
Zhgėnjimi
 
Dejton ishte njė dėshtim. Shpresat e krijuara nga Rugova pėr njė zgjidhje paqėsore tė konfliktit u fshinė. Tensioni shtohet rrezikshėm. Grupe tė ndryshme hyjnė furishėm nė skenė duke shkaktuar nje luftė pėr pushtet. Me 6 mars 1998 pėrkundrejt situatės kaotike shkaktuar prej kundėrshtarėve tė tij, Rugova krijon Ministrinė e Mbrojtjes dhe emėron nė krye tė saj njė ushtarak tė karrierės, Ahmet Krasniqi.
 
Me 21 shtator ky vritet mu nė zemėr tė Tiranės. "Prej Shėrbimit Sekret Shqiptar" do tė thoshte Sali Berisha. Fatmirėsisht, Ahmet Krasniqi, disa muaj pėrpara vrasjes, arriti t'i ngrinte nė kėmbė tri brigada tė elitės, tė ngarkuara kėto tė kryenin sulme kundėr armikut serb, dhe tė emėronte nė krye tė tyre Tahir Zemėn. Kėto trupa depėrtuan nė Kosovė, nė zonėn e Dukagjinit. Ato brigada zhvilluan luftime pėr pesė muaj rresht.
 
Libri i konceptuar dhe shkruar nga Arbėr Ahmetaj dhe Sefedin Krasniqi trajton kėto fakte dhe prek kohėn e konfliktit gjatė sė cilės serbėt humbin dy beteja (tė Loxhės dhe Llukės). Kėtė, autorėt e bėjnė pėrmes rrėfimit tė Tahir Zemės, fakt qė i jep pėrshkrimit tė luftimit njė peshė tė veēantė. Duke qenė sa dokument aq edhe dėshmi, libri tregon se deri nė ēfarė pike lufta e zhvilluar nga Tahir Zemaj ka qenė e ashpėr dhe komplekse.
 
Pėrveē luftės sė armatosur qė ka ndėrmarrė kundėr trupave serbe, komandant Tahir Zemaj ka pasur mjaft punė me opozitėn e formuar nga kundėrshtarėt rivalė. Nė vepėr Tahir Zemaj nuk heziton tė demaskojė shpėrdorimet qė do tė bėheshin nga njė pjesė e trupave tė UĒK-sė.
 
Eshtė kjo pamje e kėtij personaliteti  tė Komandantit, qė pėrpiqen ta ndriēojnė tė dy autorėt e librit, njė libri qė u kushtohet tė gjithė luftėtarėve tė atdheut, qė pėr lirinė e Kosovės dhanė edhe jetėn! (11 - 36 fq. )


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.