|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

PĖRMBAJTJA E LIBRIT

 

   
 

 
 

 
   
PARATHENIE
 
Kam pasė premtuar se do te them edhe disa gjėra te tjera pėr luftėn dhe pėr paqen. Gjatė gjithė kohės qė ka kaluar nga botimi i librit te pare e deri te ky qė e keni ne dore, kam pasur me qindra fjalė miradie, telefonata e mirėnjohje, por edhe vėrejtje e sugjerime qė me kanė vlejtur shumė e pėr te cilat LI jam mirėnjohės lexuesve dhe dashamirėve te mi.
 
Unė e di qė libra tė pėrsosur nuk janė botuar kurrė, aq me pak tė plotė e shterues. Librat qė shkruhen mbi lulftėn duhet te pėrpiqen le jenė sa me te paanshėm dhe absolulisht sa me te saktė. Kjo, sepse bėhet fjalė pėr jetė njerėzore, pėr dinjitet njerėzish dhe familjesh, fshatrash, qytetesh, pėr vete dinjitetin e kombit tonė. Ja sepse ndjehem tepėr i lumtur qė askush e askund nuk ka mundur t’i hedhė poshtė te vėrtetat e shqiptuara ne librin e pare, ja sepse ndjehem i qetė qė asnjė dėshmitar real i betejave apo veprimeve qė pėrshkruhen ne atė liber nuk ka kontestuar as me te voglin detaj, as me te imtin qėndrim.
 
Tjetėr punė ėshtė se ata qė i verbon e vėrteta, ata qė e kanė mėrzi lirinė e Kosovės, ata qė hedhin vrerin e vet mbi gjithēka shqiptare e dinjitoze, u mobilizuan dhe kinezēe e qiten njė pamflet, njė fletėrrufe ne forme te librit, te mbushur me shpifje e denigrime, me rrena e copa dosjesh te UDB-sė, dosje qė u vunė ne shėrbim te tyre me zell shkinor nga ata qė i mbajnė ende nėn kontroll.
 
Sikur te isha ne nivelin e tyre, sikur te kisha neglizhuar obligimet e mia ndaj bashkėluftėtarėve te mi te rėne pėr atdhe, te plagosur apo te gjallė, sikur Kosova t’i kishte te gjitha punėt ne rregull, atėherė do t’ia kisha lejuar vetes te merresha me ta, madje edhe t’u pėrgjigjesha siē e meritojnė.
 
Jo, energjitė e mia do te vazhdojnė te derdhen aty ku janė me te frytshme ne mbrojtjen e dinjitetit te luftėtarėve dhe te heronjve te lirisė, dinjitet qė cenohet ēdo dite me sulme nga me te ultat, me antinjerėzoret. Jo, Tahir Zemaj sa te jetė gjallė do te bėjė te pamundshmen qė bashkėluftėtarėt e tij te nderohen e te respektohen nga qytetarėt e Kosovės si luftėtarė te lirisė, si njerėz te ndershėm e atdhetarė.
 
Po kush ėshtė i interesuar aq shumė te hedhė balte mbi pėrpjekjet dhe luftėn e njėsive operative te Ministrisė se Mbrojtjes se Republikės se Kosovės : Kush ka nevojė ta deformojė historinė duke fshehur te vėrtetėn e luftės ?
 
A kanė pasė arritur kėta njerė; te   infiltroheshin   edhe   Brenda   radhėve  tė Institucioneve te Qeverisė se Republikės se Kosovė? Cilat kanė qenė pėrpjekjet e qytetarėvė te Rrafshi te Dukagjinit, lufta dhe rezistenca e tyre ne radhėt i UĒK-sė, njėsive te mbrojtjes territoriale dhe njėsive operative te Ministrisė se Mbrojtjes, njėsi te krijuar ne bazė te aktit me te lartė te Kushtetutės sė Republikės se Kosovės ?
 
Kėto janė disa pyetje te cilave ky liber pėrpiqet t’u pėrgjigjet. Kėtu shumė njerėz do ta gjejnė emrin tyre, veprimtarinė e tyre te mire apo te keqe gjat luftės. Ata sot mund te kenė ndryshuar, mund tė kenė mbledhur mend, mund te kenė ndryshue kamp, mund te kontestojnė te vėrtetat qė thuhe kėtu. Kjo ėshtė puna e tyre, une personalist respektoj te drejtėn e njerėzve pėr te ndryshuar, siē respektoj te drejtėn time pėr ta thėnė te vėrtetė ashtu si e kam pare, ashtu si e kam pėrjetuar, pa ndryshuar pikė as presje.
 
Kohėve te fundit i kam rėnė Kosovės anembanė kam takuar qytetarė te te gjitha trevave, te te gjitha besimeve e bindjeve polilike. Ajo qė me ka rėnė ne sy, pėrveē vulinetit te tyre te pathyeshėm pėr ta ndėrtuar Kosovėn e lire, ka qenė edhe vendosmėria pėr t’i shkuar deri ne fund se vėrtetės, se vėrtetės se luftės dhe te pasiuftės, si element i domosdoshėm pėr te garantuar themele te sigurta, shanse dhe te drejta te barabarta te qytetarėve te lire, si njė parakusht pėr te siguruar qė e ardhmja e fėmijėve tanė nuk do t’i ngjajė se kaluarės sonė e te prindėrve tanė. Ata me kanė inkurajuar. Po ashtu miqtė e mi, famiijarėt e te rėnėve, te dėshmorėve dhe ish bashkėluftėtarėve te mi me te drejtė me kanė mėtuar qė te bėj gjithēka te mundshme pėr te mbrojtur e lartėsuar nderin dhe lavdinė e tyre.
 
Para tyre ndjehem i obliguar. Fėmijėt e mi e ndjejnė mungesėn time kur largohem pėr dite e javė te tėra, por une e di sesa e ndjejnė mungesėn e prindėrve te vrare e te zhdukur qindra e mijėra fėmijė te mbetur jetimė ne Kosovė, e kam borxh te mbroj dinjitetin e prindėrve te tyre, qė ata te mos tregohen me gisht nga rrugaēėt stalinistė, nga mafia e majtė politike e Kosovės.
 
Une jam i bindur qė edhe ne kėtė liber do te ketė mangėsi, do te ketė emra qė e meritojnė te pėrmenden e qė nuk janė shėnuar, emra te tjerė njerėzish, punėt e zeza te te cilėve duhet te dalin ne shesh e qė nuk do te shpėtojnė pa u pėrmendur dikund tjetėr.
 
Tahir Zemaj ėshtė ne Kosovėn e vet, ne Kosovėn e lire qė po pėrpiqet te ndėrtojė shtetėsinė dhe pavarėsinė e saj. Une jam i vendosur te jap kontributin tim deri ne fund, une jam i vendosur qė bashkė me qytetarėt e mi te ndėrtoj lirinė e vendit tim, ashtu siē kam qenė i vendosur te luftoj pėr ta fituar kėtė liri.
 
Ky liber nuk do te kishte mundur te dilte sikur te mos e kisha pasur edhe mbėshtetjen e parezervė te institucioneve nėn urdhrin e te cilave kam luftuar. Sikur te mos isha trimėruar nga pritja e jashtėzakonshme qė i kanė bėrė qytetarėt e Kosovė librit tim te pare, sikur te mos kisha pasur pėrkrahjer e njerėzve te familjes sime, te shokėve e miqve shumė prej te cilėve kontribuan edhe pėr botimin tė tij.
 
Ky liber ėshtė kontribut jo vetėm imi, por edhe kolegėve e bashkėluftėtarėve tė mi Nazif Ramabaja Skėnder Rexhahmetaj, Isuf Haklaj, Agim Mehmeti, Hilmi Nebihu, Ismet Ibrahimi, Shpend Shala Burhan Jahiu, Ali Shabanaj, dr.Ilir Tolaj, Valde Hysenaj etj. Po ashtu me vjen pėr mbarė te falėnderoj te gjithė ata njerėz, ata miq e shokė qė u angazhuan qė libri i pare te botohej e te shkonte sa me afėr lexuesit, mes tyre zotėrinjtė: Mhill Berisha, Behxhet Sallahu, Bashkim Muriqi, vėllezėrit Shoshi, Artan Plana etj.
 
Po ashtu u jam mirėnjohės edhe degėve te LDK-sė anembanė botes qė me aq pėrkushtim   organizuan   takime   madhėshtore promovuese te librit. Falėnderoj bashkėpunėtorėt e ngushtė te kabinetit tim si dhe ekipin realizues te librit. Ujam shumė mirėnjohės te gjithėve.
 
Kolonel Tahir Zemaj
Prishtinė, 7nėntor 2001
 
( 5 – 10 fq. )

 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.