|
- 9 janar 2004 / TN
-
-
Fiqiri
SEJDIJAJ
-
-
Njė muaj mė parė,
dhjetor 2003, shkrimtari ynė i madh Ismail Kadare i dhuroi Arkivit
Qendror tė Shtetit edhe dy dorėshkrime tė tjera: ato tė romanit
Hija dhe Vajza e Agamemnonit. Ky gjest i shkrimtarit mė tė madh
shqiptar, kaloi gati pa u vėnė re, pėrveēse nė ambiente tė ngushta
shokėsh dhe miq tė tij. Kadareja kėtė gjest bujar e kishte nisur njė
vit mė parė me dorėshkrimin e romanit Qyteti pa reklama, i cili u
vlerėsua mjaft nga arkivistėt e AQSH, e nė mėnyrė tė veēantė nga
drejtori i Pėrgjithshėm i Arkivave tė Shqipėrisė, prof. dr. Shaban
Sinani, i cili krijoi fondin nominal Ismail Kadare.
-
-
Pikėrisht atėherė lindi
ideja e tij qė, duke gėrmuar nė mijėra dokumentet e Arkivit, pėr
njė vit tė tėrė, tė zbuloj dosjen Ismail Kadare. Ndoshta as vetė
Kadaresė nė kohėn qė shkruante romanin e tij tė famshėm Dosja H
nuk i shkonte nė mendje se disa dekada mė vonė do tė shkruhej njė
tjetėr libėr me plagjaturė titullin e tij: Dosja K. Njė dosje e
hulumtuar nga Shaban Sinani ku nuk flitet mė pėr eksploratorė tė
huaj tė viseve, zakoneve dhe rapsodive tė ēuditshme deri nė magji,
por pėr vetė atė, Kadarenė. Bėhet fjalė pėr zbardhjen e dhjetėra
dokumenteve, dikur tepėr sekret me vulėn e frikshme, e
rezervuar, tė cilat nuk bėjnė fjalė pėr Homerin e lashtėsisė, as
pėr jetėn normale tė Ismail Kadaresė, as pėr veprėn e tij, por pėr
survejimin e tij sistematik nga Sigurimi i Shtetit, kolegėt, miqtė
-
-
Nė njė intervistė
ekskluzive pėr gazetėn Panorama, Shaban Sinani rrėfen pėr gjithė
peripecitė e tij gjatė krijimit tė kėsaj dosjeje. Pėrse kėto
dokumente publikohen kaq vonė pėr shkrimtarin mė tė madh dhe tė
pėrfolur shqiptar? Kush ėshtė nė tė vėrtetė fondi Tė tjerėt pėr
Ismail Kadare dhe pėrse pėr dhjetėra vite ai ėshtė mbajtur nėn logo
sekret? A kanė ndryshime romanet e botuara me dorėshkrimet e
dorėzuara nga ana e Kadaresė nė Arkivin Qendror tė Shtetit? Pėrse nė
tė ashtuquajturėn Dosja K (edhe me dėshirėn e vetė Kadaresė) nuk
do tė publikohen emrat e shkrimtarėve dhe tė miqve tė tij, qė kanė
spiunuar, sharė, apo kanė raportuar te Partia pėr veprėn dhe
jetėn e tij?
Pėr kėto ēėshtje dhe shumė enigma tė tjera flet nė
intervistėn e mėposhtme profesor Shaban Sinani.
-
-
PYETJE: Pse gjithė
kjo vonesė kaq e madhe pėr njė shkrimtar tė mirėnjohur, qė ka mė
shumė se njė gjysmė shekulli krijimtari?
-
-
Shaban
Sinani:
Kjo ka
ndodhur pothuajse me tė gjithė shkrimtarėt e periudhės sė pasluftės.
Ata nuk kanė dorėshkrime nė arkivat shtetėrorė, pėrveē rasteve kur i
kanė ruajtur vetė dhe i kanė dhuruar. Mungesa e fondeve personale tė
shkrimtarėve dhe studiuesve tė periudhės sė pasluftės nė AQSH ėshtė
njė prej shqetėsimeve tė diplomatikės shqiptare. Brezi i
shkrimtarėve tė letėrsisė bashkėkohore ka shumė pak dokumente nė
arkiva, pėrveē asaj pjese tė pakėt tė saj, qė ėshtė cilėsuar si
letėrsi problematike, dhe qė ka qarkulluar nėpėr zyra si shtojcė e
praktikave administrative, siē ėshtė dhe poezia Nė mesditė Byroja
Politike u mblodh. Janė sė paku dy arsye qė e shpjegojnė kėtė
gjendje.
-
-
Sė
pari, nė periudhėn e shtetit ideokratik kishin rėndėsi dorėshkrimet
dhe dokumentet e njerėzve tė politikės, sipas shkallės sė emėrtesės.
Si rregull tė gjithė kėta kanė fonde personale nė arkiva. Ndėrsa
njerėzit e kulturės, duke qenė dytėsorė krahasimisht me tė parėt,
ishin edhe jashtė vėmendjes sė arkivave. Sė dyti, sikurse dihet,
gjatė viteve 1990, kur institucionet e shtetit e shuan papritmas
gati nė tėrėsi veprimtarinė e tyre, arkivat e institucioneve tė
krijimtarisė: tė shtėpive botuese, tė redaksive tė revistave e
gazetave, tė shoqatave tė shkrimtarėve e artistėve, tė teatrove dhe
estradave, tė shtėpive tė kulturės dhe krijimtarisė, pėrsėri mbetėn
dytėsorė.
-
-
Njė
pjesė e madhe e kėtyre arkivave fatkeqėsisht janė zhdukur pa ndonjė
gjurmė. Kjo ndodhi edhe pėr faktin se ligji nuk i detyronte kėto
institucione tė dorėzonin dorėshkrimet nė arkiva dhe po ashtu nuk i
bėnte pėrgjegjės arkivat pėr fatin e dorėshkrimeve nė ruajtje tė
tyre. Ndėrkaq, sikurse dihet mirė, tė gjithė ata qė dėshironin tė
botonin njė vepėr, qoftė edhe njė artikull, ishin tė paralajmėruar
se dorėshkrimet nuk kthehen.
-
- PYETJE:
Ēfarė pėrmban aktualisht Fondi Ismail Kadare?
-
-
Shaban
Sinani:
Fondi
i Ismail Kadaresė ėshtė themeluar falė njė mirėkuptimi tė
ndėrsjellė, qė pati si pėrfundim nismėn e shkrimtarit pėr tu
dhuruar arkivave disa dorėshkrime. Kjo nisi me romanin Qyteti pa
reklama, e para vepėr nė prozė e shkruar nga Kadare (nė fillim tė
viteve 1960) dhe u vijua me dorėshkrimet e romaneve Vajza e
Agamemnonit dhe Hija. Kėto dy tė fundit kanė qenė depozituar prej
autorit nė Banque de Cite tė Parisit, nė mesin e viteve 1980, duke
qenė se jo vetėm qė pėrmbajtja e tyre nuk shihej me ndonjė shpresė
botimi, por, veē kėsaj, mund tė pėrdorej kundėr shkrimtarit pėr
qėllime politike.
-
-
Kadare
ka pohuar disa herė se kėto dy romane nuk i kishte pėrfytyruar kurrė
si vepra tė botuara nė Shqipėri, nė tė njėjtat kushte politike kur u
shkruan. Por kohėrat ndryshuan dhe veprat u botuan. Tani
dorėshkrimet marrin njė rėndėsi tė veēantė pėr studime tekstologjike
tė krahasuara. Libri nuk e zėvendėson kurrė dorėshkrimin. Nė
dorėshkrim ėshtė sizmologjia shpirt ėrore e autorit. Shkrimi lejon
lexime tė tjera tė veprės, nė radhė tė parė lexime psikokritike dhe
psikoemocionale.
-
- PYETJE:
A mund ta shpjegoni mė gjerėsisht nga buron kjo rėndėsi?
-
-
Shaban
Sinani:
Dhurimi i kėtyre dorėshkrimeve ėshtė njė pasurim cilėsor i arkivave
shqiptare. Por mė e rėndėsishmja ėshtė se kėto dorėshkrime mund tė
bėhen pikėnisje pėr tė rivlerėsuar zhvillimin e letėrsisė nė
periudhėn bashkėkohore. Nė mėnyrė tė veēantė studiuesit e
tekstologjisė mund tė nxjerrin pėrfundime pėr atė qė mund tė quhet
letėrsi pėrmbi dy kohėra, letėrsinė e shkruar nė kushtet e
kontrollit ideologjik dhe tė botuar nė kushtet e shoqėrisė sė hapur.
Shpesh ndodh qė ky krahasim kuptohet nė njė mėnyrė shumė tė varfėr:
ēfjalė ka prekur apo zėvendėsuar autori mbas ndryshimit tė
kohėrave. Nė rastin e I.Kadaresė, njė studiues i letėrsisė shqipe ka
arritur ti japė kuptim politik subversiv edhe zėvendėsimit tė
togfjalėshit pleqtė e Lapardhasė me pleqtė e Korēės nė njė
ribotim tė romanit Dasma!
-
-
Sido
qė edhe krahasime tė tilla nuk janė tė tepėrta, do tė ishte fyese
nėse kjo do tė reduktohej vetėm nė aspektin formal: ēfarė ka prekur
e ēfarė nuk ka prekur nė tekst autori. Me kėtė nuk dua tė shmang
vėmendjen e studiuesve nga kjo mundėsi krahasimi. Thjesht, dėshiroj
ti siguroj se, me privilegjin e lexuesit, qė i ka pasur nė dorė
edhe dorėshkrimin, edhe botimin, nė tre librat e Kadaresė thuajse
nuk ka qoftė edhe ndryshime formale. Mbetet tė studiohen disa gjėra
mė tė thella: cili ka qenė pėrfytyrimi i shkrimtarit nė kushtet e
shoqėrisė sė mbyllur dhe ēhorizont pritjeje kanė veprat e tij
tashmė nė njė shoqėri tė hapur. Thelbėsore nė njė krahasim tė tillė,
qė tashmė ėshtė krejtėsisht i mundshėm, ėshtė gjithashtu raporti i
lirisė sė kohės me lirinė qė i ka njohur vetes shkrimtari, si njė
ēėshtje jo vetėm e letėrsisė, por e disa raporteve mė tė mėdha e mė
tė rėndėsishme.
-
- PYETJE:
A ka qenė teknikisht i vėshtirė tė bėhet krahasimi midis
dorėshkrimeve dhe botimeve?
-
-
Shaban
Sinani:
Pėr
romanin Qyteti pa reklama nuk ka qenė aspak i vėshtirė. Pėr
romanin Vajza e Agamemnonit ėshtė dashur tė bėhet njė punė mė e
kujdesshme, sepse teksti ka mjaft shtojca nė anėn verso tė fletės.
Nganjėherė gjenden dy a mė shumė shtojca, pa pasur shenjėn e vendit
tė ndėrfutjes. Shumė i vėshtirė ėshtė krahasimi i tekstit tė romanit
Hija me dorėshkrimin. Kjo sepse vetė autori e ka ngatėrruar
qėllimisht qysh nė procesin e tė shkruarit tekstin, me qėllim qė, nė
ēdo rast, romani tė mos kishte vijueshmėri logjike dhe, si tė
thuash, tė mos deshifrohej pėrmbajtja. Kėtė autori e ka bėrė duke i
numėrtuar faqet e dorėshkrimit nė njė mėnyrė gati kriptologjike, aq
sa gati nuk kuptohet nga duhet tė fillojė leximi.
-
- PYETJE:
Ēi mungon tashmė fondit arkivor tė Ismail Kadaresė, nė konceptin e
dokumentalistikės?
-
-
Shaban
Sinani:
Fondi
i Ismail Kadaresė u krijua, por ky fond, i vėshtruar me koncepte
arkivistike, ka probleme. Kėto janė probleme tė krijuara prej
kohėrave dhe ne do tė na duhet tė punojmė pėr ti zgjidhur, me
qėllim qė tė bėjmė tė mundur tė ndriēojmė sa kemi nė dorė rrugėn e
vėshtirė tė zhvillimit tė letėrsisė dhe tė lirisė krijuese nė
periudhėn ideokratike. Njė fond personal, sipas koncepteve
arkivistike, ka nėnndarjet e veta, prej tė cilave nga mė kryesoret
janė: krijimtaria, veprimtaria zyrtare-publike, letėrkėmbimi, tė
dhėnat biobiliografike.
-
-
Tani
pėr tani krijimtaria e Kadaresė pėrfaqėsohet me tre romanet, poezinė
Nė mesditė Byroja Politike u mblodh, njė fragment relativisht tė
gjatė qė duhej ti shtohej romanit Dimri i madh, por mė pas, po
ato zyra qė ia kishin kėrkuar njė gjė tė tillė, gjykojnė se nuk i
shton gjė veprės, madje ėshtė skematike e ndoshta tallėse, dhe
ndonjė krijim tjetėr mė pak i rėndėsishėm. Nga veprimtaria
zyrtare-publike gjenden diskutime p a ndonjė vlerė nė Kuvendin
Popullor, si dhe disa autokritika tė shkrimtarit, tė cilat tė
lejojnė tė kuptosh se nė ēlargėsi gjendeshin autori dhe rreziku.
Letėrkėmbimi ėshtė edhe mė i kufizuar. Interesante ėshtė njė letėr
origjinale e Kadaresė drejtuar njė figure tė rėndėsishme politike tė
periudhės komuniste nė favor tė familjes sė Lasgush Poradecit.
-
-
Ndėr
rubrikat qė pėrmban njė fond personal ėshtė edhe nėnndarja qė quhet
tė tjerėt pėr fondkrijuesin. Pikėrisht te kjo nėnndarje del njė
nga problemet thelbėsore strukturore tė fondit tė Ismail Kadaresė.
Nėse krijimtaria e tij filloi tė ruhet nė arkiva vetėm para njė
viti, nėnndarjes tė tjerėt pėr fondkrijuesin i takojnė dhjetėra e
dhjetėra dokumente, pėr tė mos thėnė qindra, tė shpėrndarė nė fonde
e koleksione dokumentesh nga mė tė ndryshmet.
-
-
Pėr mė
shumė se 30 vjet me radhė, siē del nga burimet, krijimtaria e Ismail
Kadaresė ėshtė mbuluar me vėzhgim tėrėsor nga drejtime e
pikėvėshtrime nga mė tė pabesueshmet: qė prej redaksive tė gazetave,
revistave e tė shtėpive botuese, deri te zyrat partiake e shtetėrore
qė funksiononin pėr tė zbatuar politikėn zyrtare nė art, kulturė e
letėrsi; qė prej vullnetarėve tė devotshėm e vigjilentė, qė i
fillojnė shkrimet e ankimet e tyre me emrin e shtetit dhe i mbyllin
me pėrshėndetje revolucionare, deri te pėshpėrimat e sistemuara nė
relacione e raporte zyrtare nga institucionet e ngarkuara me kėto
detyra; qė prej udhėheqėsve tė lartė partiakė e shtetėrorė, deri te
figura protagoniste tė mėrgatės politike armiqėsore shqiptare nė
Evropė. Zor se mund tė gjendet njė mbulim mė tėrėsor se letėrsia e
I.Kadaresė, pėr tė cilėn shkruajnė me tė njėjtėn vigjilencė tė
ngarkuarit me letėrsinė dhe kulturėn nė zyrat partiake e shtetėrore
dhe njėherėsh, kundėrshtarėt politikė tė sistemit komunist qė
jetonin nė Evropė, disa me emra letrarė e disa tė tjerė, si Xh.
Staravecka, edhe me emrin e vet.
-
- PYETJE:
Pra, ekziston njė Dosje Kadare, apo Dosje K., siē e keni quajtur
ju, nė arkivat e Shqipėrisė?
-
-
Shaban
Sinani:
Terminologjikisht nuk ekziston ndonjė Dosje Kadare nė arkiv. Ky
ėshtė njė keqkuptim. Kjo do tė thotė se nuk ekziston as ndonjė
Dosje K.. Kėtė titull letrar e kam pėrdorur nė njė bisedė me
gazetarėt, pėr lehtėsi kuptimi, duke iu referuar pėr analogji
romanit Dosja H tė Kadaresė, ribotuar mė vonė me titullin Njė
dosje pėr Homerin.
-
- PYETJE:
Kjo do tė thotė se po e krijoni ju njė dosje tė tillė?
-
-
Shaban
Sinani:
Arkivat nuk krijojnė dosje, arkivat administrojnė ato dokumente qė
kanė. Ajo qė po pėrpiqemi tė bėjmė ne ėshtė tė lehtėsojmė njohjen e
historisė sė procesit letrar nė Shqipėrinė e gjysmėshekullit tė
fundmė. Pėr kėtė njė zgjidhje mund tė jetė qė njė kopje e atyre
dokumenteve qė janė shkruar pėr veprat e Kadaresė nė komunikimin
administrativ, pa prekur topografinė burimore tė origjinaleve, tė
vendoset nė fondin e I.Kadaresė, pėr lehtėsi studimi, nė nėnndarjen
tė tjerėt pėr fondkrijuesin. Kjo ėshtė mė e pakta qė mund tė
bėhet. Por mendoj se ėshtė njė pėrgjegjėsi e arkivave jo vetėm ndaj
shkrimtarit, por ndaj zhvillimeve tė historisė sė letėrsisė dhe tė
kulturės kombėtare zbardhja e burimeve qė kanė mbetur nė formėn e
kritikės administrative-zyrtare tė pabotuara ndonjėherė, duke
filluar prej ankimit tė parė, qė i takon vitit kur u botua poema
Princesha Argjiro, deri nė fund tė viteve 1990, madje edhe pak mė
vonė.
-
- PYETJE:
Ju mendoni se pas botimit tė Dosjes K. vepra e I. Kadaresė do tė
ketė njė vlerėsim tjetėr nė sytė e studiuesve dhe tė lexuesve? Pse
vendosėt tė merrni pėrsipėr botimin e kėtyre burimeve?
-
-
Shaban
Sinani:
Pėrgatitja e njė libri me burime pėr kritikat e rezervuara ndaj
veprės sė I.Kadaresė nuk bėhet pėr ti bėrė nder krijimtarisė sė
njė shkrimtari, qoftė edhe parėsor, si I.Kadare. Kjo bėhet si njė
detyrim ndaj historisė sė letėrsisė dhe kulturės bashkėkohore
shqiptare. Eshtė shumė dėshpėruese qė Dosja K. tė kuptohet si
njėfarė dėmshpėrblimi demokratik pėr autorin. Nė konceptin tonė
burimologjia i paraprin historisė, duke pėrfshirė edhe historinė e
letėrsisė dhe tė kulturės. Veē kėsaj, nėse duam tė respektojmė kodet
evropiane tė sjelljes me subjektet e dhunės, duke pėrfshirė
subjektet e dhunės sė fjalės (heat speach), duhet tė njohim
detyrimin pėr ti vėnė ata nė dijeni tė burimeve. Nė ligjin e ri pėr
arkivat, qė sapo ėshtė miratuar, ėshtė sanksionuar, si nė tė gjitha
vendet e qytetėruara tė botės, e drejta e individit, qoftė ky njė
qytetar i thjeshtė i vendit, qoftė njė shkrimtar dhe personalitet i
botės sė vlerave kombėtare, si I.Kadare, pėr tu njohur me ēfarė
ėshtė shkruar nė fshehtėsi rreth tyre.
-
- PYETJE:
A ka pengesa ligjore dhe tė tjera pėr kėtė botim?
-
-
Shaban
Sinani:
Pengesa ligjore ka pak. Kufizimi i vetėm ėshtė ai i 25-vjetėshit tė
maturimit tė dokumenteve. Kjo do tė thotė se dokumentet e shkruara
deri nė vitin 1980 mund tė botohen. Por ligji pėrmban dhe tė drejtėn
e pėrjashtimit nga ky afat, kur qėllimi i botimit ėshtė promovues
dhe me karakter emancipues pėr mendimin shqiptar, sidomos nėse
burimet nuk kanė efekte nė politikėn e ditės. Ekzistojnė disa
pengesa tė tjera, mė shumė tė karakterit etik, tė cilat gjithashtu
janė tė kapėrcyeshme. Nė rastet kur do tė gjykohet se ėshtė shpejt
tė identifikohen autorėt, mund tė jetė e mjaftueshme tė
identifikohen zyrat apo institucionet. Nė aspektin moral gjithė
shqetėsimi ėshtė qė polemika tė mos personalizohet.
-
-
Nė
kėtė rast nuk mund tė bėhet fjalė pėr emancipim mendimi, por pėr tė
kundėrtėn. Pėrmenda aspektim moral, sepse pikėrisht ky e ndėrlikon
ēėshtjen. Shkrimet pėr veprėn e I. Kadaresė janė shkrime
specialistėsh. Nėse nė kėto shkrime njė vepėr ėshtė kėrkuar tė
ndalohet sepse deheroizon ngjarjen apo personalitetin, nuk mund tė
thuash se nė pikėpamjen intelektuale autori ka gabuar. Por gjithnjė
mbetet pyetja se ēkuptim kishin termat letėrsi dekadente, ndikim
psiko-frojdist, vepėr armiqėsore, deformim i historisė dhe i
realitetit, roman surrealist, libėr movist etj. nė kontekstin
politik tė kohės kur janė shkruar librat e Kadaresė.
-
- PYETJE:
Ju mendoni se ky libėr do tė ndėrlikonte marrėdhėniet e I. Kadaresė
me shkrimtarėt-kolegė?
-
-
Shaban
Sinani:
Unė
nuk e mendoj aspak njė gjė tė tillė, sepse I. Kadare, me tė drejtėn
e ligjshme qė sapo e pėrmenda, pra, me tė drejtėn e tė dėmtuarit,
ėshtė njohur me njė pjesė tė kėtyre dokumenteve dhe mė pas, i
lėnduar prej pėrmbajtjes sė tyre, humbi interesin pėr tė vazhduar mė
tej. Dhe, sikurse e dini, nė asnjė rast Kadare nuk ka folur pėr
njerėz dhe emra tė pėrveēėm, por pėr nevojėn qė letėrsia shqipe
bashkėkohore tė njihet me fatin e vėshtirė tė zhvillimit tė saj nė
periudhėn e pasluftės. Gjithashtu mendoj se edhe njerėzit e letrave
nuk kanė pse ti shmangen kėtij ballafaqimi, pa tė cilin letėrsia
shqipe nuk do tė mund tė kuptonte vetveten.
-
- PYETJE:
A mund tė pėrmendni disa nga shkrimtarėt qė kanė dhėnė vlerėsime
zyrtare tė pabotuara pėr veprėn e I. Kadaresė?
-
-
Shaban
Sinani:
Mendoj
se kjo ėshtė gjėja e fundme qė ka rėndėsi nė gjithė kėtė proces. Nė
plenumin e Lidhjes sė Shkrimtarėve nė fund tė viteve 1970 pėr
largim nga temat e mėdha dhe trajtim subjektivist tė historisė
janė bėrė diskutime mė tė ashpra se ato qė mund tė gjenden nė ndonjė
diskutim tė tij tė pabotuar, si, bie fjala, rasti i ndalimit tė
poezisė Nė mesditė Byroja Politike u mblodh".
-
- PYETJE:
Historia e Kadaresė me Arkivin e Shtetit
-
-
Shaban
Sinani:
Nė
vitin 1990 kur iku nga Shqipėria, tė vetmen gjė qė i kėrkoi
Presidentit tė Republikės tė asaj kohe, ishte kujdesi ndaj arkivit
tė tij personal. Dhe vėrtet, arkivi i shkrimtarit tonė tė madh u mor
nė ruajtje. Ai nuk u hap asnjėherė. Nė vitin 1992, nė prezencė tė
njė ekipi televiziv francez, shkrimtari ynė e tėrhoqi arkivin e tij,
ashtu tė paprekur. Historia e poezisė Pashallarėt e kuq pėr tė
cilėn u bė aq zhurmė vitin e kaluar, si dhe gjetja e saj nė fondin e
ish arkivit tė PPSH-sė, krijuan njė klimė tė re midis shkrimtarit
dhe stafit drejtues tė AQSH-sė. korrektėsia e Drejtorit tė
Pėrgjithshėm tė Arkivit tė Shtetit e inkurajoi Ismail Kadarenė tė
vendosė kontakte institucionale me kėtė arkiv.
-
-
Pas
kėtij komunikimi shkrimtari dha pėlqimin e tij qė poezia origjinale
me shkrim dore Pashallarėt e kuq tė nxirej nga arkivi e tė botohej
nė shtyp, ashtu siē e kish shkruar autori 30 vjet mė parė. Java e
arkivit tė hapur i forcoi edhe mė shumė kėto marrėdhėnie pozi tive.
Atė javė shkrimtari ynė i madh vizitoi AQSH-nė dhe i dhuroi atij
dorėshkrimin e romanit tė parė Qyteti pa reklama shkruar nė Moskė,
nė vitin 1959. Me dorėzimin e kėtij dorėshkrimi u krijua fondi
nominal Ismail Kadare, i cili shumė shpejt u pasua nga dorėshkrime
tė tjera. Njė muaj mė parė, dhjetor 2003, shkrimtari ynė sė bashku
me bashkėshorten u ndodh pėrsėri nė ambientet e AQSH-sė midis miqve
e shokėve, ai i dhuroi Arkivit tė Shtetit dorėshkrimin e romanit tė
tij Vajza e Agamemnonit.
-
-
Gjatė
kėsaj ceremonie Ismail Kadare deklaroi: Vendosa ti jap kėto
dorėshkrime nė radhė tė parė si respekt pėr shtetin shqiptar, si
respekt ndaj institucioneve tė tij, siē ėshtė AQSH. Ēdo njeri duhet
ta respektojė vendin e tij. Ne tė gjithė duhet tė respektojmė
institucionet e kėtij shteti, pavarėsisht se disa prej tyre nuk janė
seriozė. Dy dorėshkrimet qė dorėzova sot, i kisha depozituar nė njė
bankė tė Francės, pasi mendoja se nuk do tė botoheshin kurrė nė
Shqipėri. Ē“do tė ndodhte me kėto vepra nėse unė do tė pėsoja gjė,
psh., do tė vdisja? Atėherė ato do tė botoheshin jashtė shtetit. Kur
regjimi komunist ra, ky kuptim ra gjithashtu. Nė kėto kushte, kėto
vepra e humbėn tė drejtėn e botimit atje.
-
-
Tani
dorėshkrimet origjinale tė kėtyre veprave qė kanė njė histori, ja
dhurova AQSH-sė. Para njė viti, kėtij arkivi i dhurova dorėshkrimin
e romanit tim tė parė. Vepra e parė e ēdo autori ka kureshtje tė
madhe. Kur u ktheva nga Moska, botova tridhjetė faqet e para. U
ndalua menjėherė. Pas kėsaj, mbeti i fshehur nė njė kėnd tė
shtėpisė. As e kam pėrmendur ndonjėherė. Nuk e dinte njeri.
Pėrmendja e njė vepre tė ndaluar ishte me shumė rrezik. I ndjeri
Drago Siliqi, qė arriti tė lexonte njė pjesė, mė tha: Bėre marrėzi
qė botove tridhjetė faqe te Zėri i Rinisė. As mos e zėr mė nė
gojė. Mos thuaj se e kam roman. Kur e pyesim z.Ismail Kadare se pse
ja dhuroi pikėrisht AQSH-sė, ai pėrgjigjet: Sė pari, si shenjė
respekti pėr institucionet e shtetit. Sė dyti, sepse jam i qetė.
-
-
Kėtu
ato janė tė sigurta, ndryshe nuk do ti dorėzoja. Ēdo shtet serioz
nuk mund tė kuptohet pa njė arkiv serioz. Dhurimi i dy dorėshkrimeve
tė fundit ėshtė edhe njė gjest pėr tė treguar se edhe tė tjerėt
duhet tė bėjnė njė gjė tė tillė. Tani, me dorėzimin e dy
dorėshkrimeve tė reja, Ismail Kadare mund tė gjykohet edhe nga
dorėshkrimi. Vite mė vonė, pasi tė kenė lexuar e rilexuar veprat e
Kadaresė nga botimet kompjuterike, studiuesit do tė vrapojnė pėr
tju referuar dorėshkrimit tė drejtpėrdrejtė. Nė bazė tė shkrimit
origjinal do tė nxjerrin konkluzione tė sakta nėse autorit i ėshtė
dridhur dora nga emocioni apo jo, nėse autori ka qenė i qetė apo
nervoz, i vendosur apo i lėkundur. Ēfarė ka prishur me shpejtėsi, e
ēfarė ka vėnė mbi tė. Gjurmėt e shkrimit janė si gjurmėt e gishtave.
Prej tyre pėrcaktohet karakteri i individit.
-
-
PYETJE: Njė nga
tekstet ku "spiunohej" Kadareja
-
-
Shaban
Sinani:
"Kam
disa vjet qė merem me njė monografi pėr rrethin dhe qytetin e
Gjirokastrės gjatė shekujve, por ca ditė pėrpara pashė me ēudi se
poeti i ri Ismail Kadareja, boton njė poemė me titullin Princesha
Argjiro, e cila historikisht nuk ka si tė qėndrojė nė kėmbė, duke
qėnė krejt e gabuar. Gjirokastra nuk u themelua prej saj dhe as qė
mori emrin e Argjirosė. Nga burime arkivale, nga historia, nga
shkrime qė tė parėt tonė i kanė ruajtur mir e bukur, dhe jo nga
legjenda, si ajo qė paraqitet nė tekstin e poetit, del se
Gjirokastra ėshtė e vitit 568 epoka e re dhe nuk ėshtė aspak e
vėrtetė se mori emrin e Argjiros nė shekullin e XV, se nė kėtė kohė
erdhėn kėtu Turqit, duke lėnė mėnjanė pastaj se a mund tė lejonin
Turqit qė qyteti tė mirrte emrin e njė luftėtares qė u ngrit kundra
tyre.
-
-
Poema,
e bazuar nė histori dhe nė shkrime tė sigurta, pasi poeti tė ishte
konsultuar me ata qė merren me studime historike, do tė kishte dalė
pa tė meta. Gjithashtu , edhe Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve, po
tė kishte pyetur, nuk do tė lejonte tė botohesh njė poemė qė nuk
bazohet nė histori. Veē kėsaj kam edhe dy fjalė nė lidhje me
gjeografinė e Shqipėrisė, ku pėrkundrazi Gjirokastra paraqitet e
ndėrtuar nga Gjin Bue Shpata. Dhe kjo ėshtė e gabuar, kėshtu qė duke
paraqitur versione tė ndryshme dėmtojnė historinė e vėndit."
|
|