|
25 dhjetor 2003 / TN
Valbona
BOZGO
Ishte
dita e Shėn Mėrisė. Drita i bleu Marisė njė tufėlule margarita tė
bardha, pikėrisht siē i pėlqenin asaj. Kishte vite qė punonte nė atė
shtėpi dhe ishte bėrė pjesė e saj. Ia dinte shijet, hallet dhe haretė
tė gjithėve. Tė zotin e shtėpisė e quanin Jorgo, emėr qė mund ta
gjeje nė ēdo pesė grekė. Por edhe nė ēdo pesė greke njera do tė ishte
me domosdo Maria. Ishin ēift i kėndshėm dhe tė mirėkuptueshėm. Me
Marien, Dritėn e kishte njohur njė fqinjė greke, disa muaj pas ardhjes
nė Greqi, nė 1977, atė vit tė tmerrshėm. Donte tė regjistronte Gentin
tri vjeēar nė kopėsht, por po e sorollatnin me sigurimin e
dokumentave. Nė fund i kishin kthyer pėrgjigje negative, pasi nė zonėn
e mbipopulluar me fėmijė, ku ata banonin, nuk kishin vende pėr fėmijėt
vendas. E mėrzitur me vogėlueshin nė njėrėn dorė dhe tė bijėn nėntė
vjeēare, Mirelėn nė tjetrėn, ishte kthyer nė shtėpi. Nuk do tė mundej
tė punonte pa siguruar kujdesin e tė birit. Mirela shkonte nė klasė tė
dytė dhe paraditen e kalonte nė shkollė.
I shoqi,
Perlati rropatej tėrė ditėn me njė rrogė tepėr tė ulėt, e cila me zor
u dilte pėr tė paguar qiranė e shtėpisė dhe faturat e tjera, qė zinin
njera-tjetren. Ushqimin e siguronin me tė lirė nė tregun popullor, tė
cilin e vizitonin mundėsisht afėr drekės, kur ēmimet uleshin ndjeshėm.
Pak
minuta pas ardhjes nė shtėpi, kishte trokitur fqinja e moshuar greke,
me fytyrė tė ėmbėl dhe zė tė ngrohtė. Mbante nė dorė njė pjatė tė
mbuluar me letėr alumini.
Pak
ėmbėlsirė pėr fėmijėt, i kishte thėnė duke u pėrpjekur tė mos i jepte
rėndėsi veprimit qė kryente. Drita ishte munduar ta falenderonte,
duke e zbutur hidhėrimin nė zė e nė pamje. E kotė! Tjetra e kishte
kuptuar menjėherė dhe si njė nėnė e dhembshur i kishte fėrkuar duart
duke e shtyrė tia tregonte marazin. Ky i fundit, sė pari, i ishte
ēliruar nga sytė. Pastaj i kishte zbritur tek hundėt, duke e detyruar
tė vraponte nė kuzhinė pėr tė marrė peceta e tė fshihej. Kur
ngashėrimi i ishte qetėsuar disi, i kishte treguar pėr mospranimin e
tė birit nė kopėsht. Sdo mundem tė punoj- i kishte thėnė pėrmes njė
dėnese tė lehtė.
Ka
zot, i ishte pėrgjigjur fqinja e mirė, do ta rregulloj unė kėtė
punė, e kishte qetėsuar me zė tė vendosur.
Mbasdite
ajo kishte telefonuar tek tė afėrmit dhe tė njohurit e saj. Sė fundi,
njė mbesė e siguroi se nėpėrmjet njė tjetėr shoqeje, qė njihte
drejtoreshėn e kopėshtit, do ta ndihmonin nevojtaren. Pėr fat, ndihma
qėlloi e dyfishtė. Genti u pranua nė kopėsht dhe Dritėn e kėrkoi ta
punėsonte nė shtėpinė e saj, pėr tėrė javėn, pikėrisht, mbesa e
fqinjės ndihmėdhėnėse. Dhe kjo ishte Maria, qė sot festonte ditėn e
emrit, sė bashku me qindra Marie tė tjera nė tė tėrė Greqinė, njė ndėr
pesė qė merrnin urime gojore apo telefonata nga tė afėrm e tė njohur,
ku, pjesėn mė tė madhe e zinin Jorgot! Edhe Jorgoja i saj duke qenė se
Marisė sė tij i pėlqenin shumė margaritat, i kishte blerė njė tufė, tė
cilat i kishte vendosur nė dhomėn e gjumit. Drita e mėsoi kėtė nga
Stela, e bija e tyre, moshatare me Mirelėn e saj, e cila atė ditė nuk
kishte shkuar nė shkollė, pėr punė seminari qė kishin mėsuesit.
Lule-margaritat e saj Drita i vendosi nė njė vazo me ujė dhe u gjeti
njė vend nė sallon.
Lėre
Stelėn tė flejė sa tė dojė, me qėnėse ska shkollė, i tha duke u
larguar, pas pėrqafimit falenderues qė i bėri Dritės. Pėrshėndeti dhe
qarkoi flokėt e verdhė dhe tė hollė pas veshit, aq tė holla e tė
drejta, a thua ishin menduar pėr ta pyllėzuar atė krye femre.
Bashkėshortėt, ekonomistė, punonin tė dy nė tė njėjtėn firmė. Dy herė
nė javė, Drita shkonte pėr tu pastruar zyrėn.
Tek
pinte kafenė e mėngjesit, Drita po mendohej ētė gatuante atė drekė.
Kur Maria nuk e porosiste menynė, duhej tė mendohej ajo vetė. Vendosi
tu bėjė njė picė, ushqimi mė i pėlqyer pėr Stelėn. Vajza e donte
shumė Dritėn. Vitet e qėndrimit tė kėsaj nė shtėpinė e tyre, e kishin
kthyer nė pak dado. Aq mė tepėr afėrsia nė moshė e dy vajzave e
pėrforconte kėtė. Kėshtu qė, qortimet e gruas, vajza nuk i merrte kur
pėr ters, madje, shpesh u llastohej atyre.
Do vi tė
pastroj ballkonin. Nė njė cep tė tij, Jorgoja kishte lėnė njė thes tė
madh tė mbushur me dhe pėr tua ndėrruar luleve nėpėr vazo. U mundua
tė ndotėte sa mė pak dyshemenė, pėr tė mos i vėshtirėsuar punė vetes.
Nė
ballkonin e pallatit pėrballė, e pėrshėndeti Baku, i ngjashėm me njė
qen ujk. Sa herė qė Drita pėrkulej majtas e djathtas duke dhėnė e
marrė me thasė e dhera, aq herė e shoqėronte koka e Bakut, e cila
dilte nga njė kuadrat kangjellash. Kur Drita hyri brenda, ai protestoi
me tė lehura, pėr braktisjen qė i bėri mikja e pėrditshme.
Nė kohėn
qė vuri ujin pėr tu ngrohur, e tė zinte brumin, hyn Stela.
-
Mirėmėngjes, pėrshėndeti duke vazhduar tė shtriqej e kujdesuar tė
mbahej pas orendive mė tė afėrta, pėr tė mos humbur ekuilibrin. -Ēdo
gatuash sot?
- Ajo qė
tė pėlqen ty, i tha tjetra me kėnaqėsinė e pėlqimit qė do shkaktonte
tek vogelushja.
- Zemra
ime, i tha e vogla dhe e pėrqafoi. - Sa mirė qė jemi tė dyja sot nė
shtėpi! Do tė kėnaqemi!
Drita
buzėqeshi e pėrkėdhelur dhe e urdhėroi me tonin e dados, qė spranonte
kundėrshtim, tė lahej, vishej e krihej, e tė mos dembelosej mė tepėr.
Stela
pohoi me kokė dhe vazhdoi tė ndėrronte kanalet e televizionit. Befas
vuri re margaritat nė vazo.
- Sa tė
bukura! Ti i prure? pyeti Dritėn.
Tjetra
pohoi me kokė.
- Pėr
festėn e mamasė tėnde, shtoi.
- Tė
tilla i bleu edhe babi, vecse i ka vendosur nė dhomėn e gjumit.
- Skam
hyrė ende atje.
-
Drita, (i thėrriste nė emėr, se kėshtu kishte dashur vetė ajo). E di
ēfarė i tha babi mamit kur i dhuroi lulet?
- Hė,
-kureshtoi tjetra, me kėnaqėsinė e dėgjimit tė ndonjė pjese paksa
teatrale, mbushur me shprehje dashurish e pėrkushtimesh.
-Dua tė
tė shoh gjithnjė tė lumtur, vazhdoi Stela. -Kurrė nuk do lejoja, nė
ēfarėdo ēasti, tė tė shihja tė bėje tė tillė punė, si Drita e gjorė!
Dritės
iu kthye marazi i zi. Mė i zi se atė dite kur nuk ia pranuan tė birin
nė kopėsht dhe iu pre shpresa pėr tė punuar. Rrallė herė ishte ndierė
kaq keq. Lėndesa ishte mė e madhe se sa pritjet shumorėshe nga
kapriēiot e doganiereve grekė apo shfryrjet mesjetare, tė qėna e tė
paqena tė kanaleve televizive ndaj shqiptarėve.
Stela
shkoi tė lahej nė banjo, kurse ajo u plas nė njė nga karriket, qė
qarkonin tavolinėn e kuzhinės. Ktheu kafenė qė kishte ngelur nė fund
tė filxhanit. Donte tjetėr! Uji po ziente.
- Drita,
kur bėhet gati pica? pyeti vajza.
Ajo vuri
re ujin qė ziente. Se mos vetėm uji! Tė gjitha orenditė e shtėpisė, e
gjithė bota!
Do tia
thoshte dy fjalė Marisė, kur tė kthehej! Kurrė nuk i kishte kthyer njė
fjalė, jo mė dy! Ajo, nuk u drejtohej atyre me zotėrinj, sepse ata
vetė nuk kishin dashur, pėr ta bėrė Dritėn tė ndjehej mė e shpenguar.
Por, sot, vėrtetė do tia thoshte Maries dy fjalė! E para, qe do tė
paralajmėronte stuhinė, do tė ishte zonjė! Zonja Marie! A e di ti,
se
etj. etj.
Stela
nuk u kėnaq me shoqėrinė e Dritės atė ditė. Rreth orės njė duhej tė
vinte Maria. Ajo vinte gjithnjė para Jorgos. Pėr fat tė keq atė ditė
arriti ai i pari nė shtėpi. Maria do tė vonohej dyqaneve. Po e mbysnin
ato dy fjalė. E pse tė mos ia thoshte Jorgos? A nuk kishte qenė ai,
qė i kishte lėshuar ato fjalė?
- Si ia
kalove Drita? U lodhe? -pyeti ai me shprehjet e pėrditshme.
-
Tjetėr gjė mė ka lodhur sot, zoti Jorgo!- i tha ajo me seriozitet tė
zymtė.
Burri u
step. E kishte parė Dritėn shpesh herė tė mėrzitur, nga hallet qė kanė
zakonisht njerėzit dhe ata tė dy, burrė e grua, i kishin afruar
gjithnjė ndihmėn kur kishin mundur. Por, kjo e sotmja ishte tjetėr
gjė. Tek zoti, Jorgo, ai pa akuzėn.
-
Ēfarė, Drita? -pyeti sėrish me zė shfajsues dhe sqarues njėkohėsisht.
Ajo
vėshtroi vazon me margarita, qė ia kishte sjellė Maries.
- Ju,
nuk do ta linit gruan, sido qė tė ishin rrethanat, tė punonte si unė?
Stela
dicka rrėzoi nė dhomėn e saj. Jorgoja kuptoi pėrse bėhej fjalė dhe u
gatit tė shpjegohej. Por, Drita foli para tij.
Kam
lindur pas pesė vėllezėrve. Prindėrit gati nuk besuan, qė u lindi
vajzė pas aq djemve. Ime mė, sė bashku me njė teze beqare, deri vonė
nuk mė linin tė zija punė me dorė. Mė mėsuan tė brishtė dhe tė
pėrkėdhelur. Pas mbarimit tė pedagogjikes, mė caktuan arsimtare nė njė
shkollė fillore, jo larg shtėpisė. Nė emėrimin e afėrt, ndihmoi njė
mik i babait, qė punonte nė komitet. Tim shoq, Perlatin e njoha nė
punė. Mėsues edhe ai, nė tetėvjecare, jepte fizikė. Kur u martuam, mu
betua, se do tė mė bėnte gruan mė tė lumtur nė botė. E lumtur isha me
tė !
Ndėrrimi i sistemeve, na e vėshtirėsoi gjendjen ekonomike. Kishim
Mirelėn tė vogėl dhe rrogat e arsimtarėve mbetėn nga mė tė ulėtat e
buxhetorėve. Por, Perlati, me kishte premtuar, se gjithė jetėn do tė
isha e lumtur me tė!
Ngriti
njė dyqan tė vogėl, nė pjesėn e parme tė shtėpisė, nga i cili,
nxirrnim fitim jo tė ankueshėm. Njėrėn dhomė tė shtėpisė e kishim
kthyer nė depo, pasi dyqani ishte i pėrmasave tė vogla. Cfarė nuk
shisnim! Qė nga artikujt ushqimorė e deri tek ato industriale. Punonim
me radhė, herė ai e herė unė, deri nė atė vit tė llahtarshėm, 1997-tė,
kur u rrėmbyen armėt.
Nė njė
nga ditėt e cmendurisė, kur plumbat hidhnin valle, me vjen djali i
fqinjės tetė vjec, pėr tė blerė sheqer. Nuk kisha nė dyqan!I thashė tė
mė priste, sa ta nxirrja nga shtėpia. Nė kohėn qė do tė hyja brenda,
dėgjoj zhurmėn e njė makine, qė afrohej me shpejtėsi. Instiktivisht,
kthej kokėn, qė tė sigurohesha pėr djalin, pas largimit tė saj.
Kushedi, ctė rinj tė cmendur qėllonin nga ajo! Disa krisma tė forta
armėsh, nė ajėr, dhe vogelushi u shtri pėrtokė. E kishin qėlluar pa
dashje! Vrapova mes thirrjeve dhe kėmbėt mė dridheshin si gjethe nga
era mė e lehtė.
E
shihja cdo ditė nė oborr, tek imitonte heronje tė filmave me aksione,
Batman, Superman, e ku ta di unė!
E kujt
mund tia merrte mendja, qė njė ditė, mbi trupin e tij do tė luhej njė
skenar i vėrtetė?!
I ke
vėnė re sytė e fėmijėve, me dhimbjen e zhgėnjimit, kur goditen
gabimisht nga te rriturit?Atė dhimbje kishin sytė e tij, kur u pėrkula
tė ngre trupin e qėlluar.
Atė
natė, sė bashku me tim shoq, vendosėm tė largoheshim nė rastin mė tė
parė nga vendi. Donim tė ruanim jetėn e dy fėmijėve tanė. Genti dhe
pak mbushte vitin.
Pėrvec
kėsaj, Perlati, mė kishte dhėnė fjalėn, se do tė mė bėnte tė lumtur!
Ska lumturi nėn frikė!
Dhe ju,
zoti Jorgo, thoni se sdo ta linit gruan tė punonte si unė?!
Erdhėm
nė Greqi, me ndihmėn e disa tė afėrmve tė tij. Punonte ku tė mundej,
pėr pak para rropatej tėrė ditėn. Unė rrija nė shtėpi e kujdesesha pėr
fėmijėt. E ndjenim se ai vit na kishte plakur edhe dhjetė vjete tė
tjera. Vajza filloi klasėn e parė dhe unė i kėrkova tė rregullonim
djalin nė cerdhe a kopėsht, pėr tė punuar edhe unė. Ai ngurronte. Nuk
i pėlqente tė mė fuste nė punė tė tillė! Njė ditė e kundėrshtova
ashpėr, duke i thėnė, se kjo mosdashje e tij, nuk mė bėnte aspak tė
lumtur.
Ishte
njė ditė e ftohtė dhjetori, prag krishtelindjesh, kur mė tha, se do tė
kthehej vonė atė ditė, pasi do tė shtronte pllakat e njė apartamenti.
Kėtu e mėsoi kėtė zanat. Ėshtė shumė i lodhshėm, pasi tėrė kohėn duhet
tė rrish ndenjur nė gjunjė. Pronari i shtėpisė do ti paguante njė
pagė qesharake, prej gjashtė mijė dhramish, nė dymbėdhjetė orė!
Megjithatė, pranoi tė shkonte. Me dymijė dhrami do tu blente nga njė
lodėr fėmijėve pėr festėn, qė na e kishin kėrkuar me kohė. Me tė
katėrtat qė do tė na tepronin, do zinim hallet e pazėnshme.
Kur u
kthye, i tejlodhur me kurrizin e pėrkulur nga qėndrimi shumėoresh
gjunjėsh, gati sa nuk qava. E shoqja e pronarit i kishte kėrkuar t;a
ndihmonte nė ngarkim-shkarkimin e disa mobiljeve tė rėnda, andaj e
kishte vonuar akoma mė shumė ardhjen. Nė mes tė falenderimeve tė
shumta ata i dhanė paratė tė futura nė njė zarf. Atij i kishte ardhur
turp ti nxirrte e ti shihte nė sytė e tyre. Mbase pėr punėn e
tepėrt, tė hamallit, qė i kishte kėrkuar zonja, mund tI kishin future
dicka mė tepėr. Pėr tė shmangur cdo diskutim, ata ia futėn nė atė
zarf.
Fėmijėt
iu hodhėn tė atit nė qafė dhe i kujtuan dhuratėn e premtuar pėr
krishtelindjet. Tėrė kėnaqesi, ai hapi zarfin, pėr tu treguar, se aty
brenda ndodhej ēelėsi qė do tu siguronte lodrat. Brenda gjeti vetėm
katėr mijė dhrami!
Dhe mė
thoni, se sdo ta linit gruan tė punonte si unė, zoti Jorgo
?!
Im shoq
mė do!Por dhe unė e dua shumė atė
!
|
|