25 dhjetor 2003 / TN
 |
|
- I -
Shtresė e parė e borės kishte mbuluar qytetin e Pėjės. Kishte filluar
tė ndahet dita nga nata. Zymtėsi dhe qetėsi e rėndė shtrihej mbi
Rrafshin e Dukagjinit. Retė e dendura pėrplotė borė nuk lejonin tė
shfaqen rrezet e diellit, nuk i lejonin qė ato tė puthnin tokėn e
ftohėt tė asaj ane. Edhe njė ditė tjetėr pa diell, njė ditė e re pa
dashuri. E tėrė Kosova ishte akoma nė gjumė.
Disa kilometra nė dalje tė qytetit, nė drejtim tė Grykės sė Rugovės,
mbi njė shkėmb buzė lumit qėndronte Dafina. Fluskat e ftohta tė borės
qė binin mbi fytyrėn e saj tė bukur, rėndonin edhe mė shumė sytė e saj
tė pėrgjumur. Aty ajo kishte kaluar tėrė natėn. Dridhjet nga tė
ftohtit nuk i ndiente fare. Ato ishin shumė tė vogla nė krahasim me
dridhjet dhe tėrmetin qė i kishte shkaktuar asaj jeta. Luftonte me
vetėveten, luftonte me jetėn dhe vdekjen. Kishte njė kohė tė gjatė qė
Dafina nuk ndihej me tė gjallėt. Kishte vite qė jeta e saj ishte
ndalur. Ngjarjet e hidhura qė kishte pėrjetuar qė nga dita kura ajo
humbi mė tė dashurit e saj, e kishin bėrė atė qė tė humbė dėshirėn,
vullnetin, harenė, energjinė dhė tė gjitha ato virtyte qė do tė duhej
ti kishte njė vajzė e moshės saj.
|
- Pėrse o Zot mė dėnove qė tė jetoj ! ?
Pėrse nuk mė more edhe mua ? Ndosha nė atė Botė do tė
kaloja mė mirė, nuk do tė kisha brenga. Do tė isha pranė atyre qė nuk
do tė mė braktisnin sikurse mė braktisėn tė gjithė rreth meje ! Mė
braktisėn e mė dėshpruan tė gjithė ata nė cilėt llogaritja mė sė
shumti. Tani e kuptoj pse thuhet se kjo jetė ėshtė e rrejshme. Jo
vetėm aq, por ajo ėshtė plot gėnjeshtra, tradhėti dhe egoizma!
Pėrpara Dafinės ndodhej kanioni prej disa dhjetra metrash, vdekja e
saj. Edhe pse niveli i ujit ishte rritur si zakonisht gjatė dimrit,
shkėmbinjtė e mprehtė qė ndodheshin nė tė dy anėt e lumit nuk ishin
mbuluar krejtėsisht. Disa metra pas saj ishte rruga nėpėr tė cilėn ajo
kishte ardhur nė kėmbė nga qyteti i Pejės. Dimrit, kalimtarėt aty
ishin tė rrallė edhe gjatė ditės. Kthim prapa pėr Dafinėn nuk kishte.
Me njė shpejtėsi tė madhe nėpėr mendjen e saj kalonin tė gjitha ato qė
Dafina kishte pėrjetuar me vite. Ditėt e mira, fitoret, gėzimet edhe
pse ishin tė pakta ishin tė fuqishme sa edhe humbjet e dėshtimet,
vuajtjet, tė cilat e kishin pėrcjellė jashtė ēdo mase, pothuaj ēdo
ditė dhe nė ēdo hap qė nga kthimi i saj nė Kosovė. Dilema dhe
dyluftime mendjen e saj.
Nėpėr kokė i silleshin humbja e prindėrve dhe motrės, humbja e
dashurit dhe e djalit tė saj. Ju kujtua puthja e parė nė njė lėndinė
plotė lule afėr burimit tė Drinit, dridhjet e ėmbla tė gjunjėve tė
cilat nuk krahasoheshin me asgjė tjetėr. Nxehtėsi e kėndėshme ia
pėrshkoj trupin kur iu kujtua hera e parė kur bėri dashuri. Ishte e
vėrtėtė se ajo do tė kishte preferuar se njė gjė e tillė tė mos kishte
ndodhur nė veturėn e njė shoku tė dashurit tė saj, por nė njė dhomė tė
bukur, nė njė shtrat tė gjėrė, mbi mbulesa tė mėndafshta ngjyrė
vjollcė, nėn tingujt e ndonjė muzike tė lehtė tė Eros Ramazzotit. Edhe
nė ato kushte, ishte ai njėri ndėr momentet mė tė mira qė ajo kishte
pėrjetuar. Kėsaj radhe nuk pati forcė tė qante as kur ju kujtua edhe
lindja e djalit dhe vaj i parė i tij. Vaj tė cilin e ndėgjonte kudo qė
shkonte dhe ēkado qė bėnte, vaj i cili nuk e lente tė qetė ndjenjat e
saja, zemrėn e saj tė stėrvuajtur. Lindjen e Adit e bėri fshehurazi,
nė njė qytet tjetėr tė Kosovės, pėr tė mos rėnė ndesh me normat e
prapambetura morale nė rrethin ku ajo jetonte.
- Tė gjitha tė mirat qė i kisha mi mori Zoti, por Adin e dhash me
duartė e mija. Mu thafshin kėto duar! Desha tė bėhem mirė tė tjerėt,
duke e lėnė anash frytin e dashurisė time tė vetme, dashurisė sė jetės
sime!
Ju kujtuan edhe fjalėt e fundit, amaneti i
babait tė saj. Disa vite mė parė, pak para se ai tė ndėrronte jetė,
kishte kėrkuar nga Dafina qė tė kthehet nė Kosovė dhe tė martohet me
njė kosovar. Jeta nė gyrbet, i kishte thėnė ai ėshtė jetė e zbrazėt,
pa emocione, jetė pa ngjyra.
- Po babi, po bėjė ashtu siē kėrkove, por nė pamundėsi
ta plotėsoj kushtin tėnd nė tėrėsi, po martohem me vdekjen kosovare.
Njė kamion i madh transporti qė qarkullonte rrugės nė ato momente, pėr
tė evituar njė bishė qė kalonte rrugėn, i ra borisė. Dafina e
trishtuar nga boria, humbi drejtėpeshimin. Trupi i saj pasi qė u
pėrplasė disa herė nėpėr shkėmbinjė, u fundosė nė thellėsi tė lumit.
- Mami, babi, Meli, mė pritni se erdha! Prap do tė jemi sė bashku,
prap do tė jemi njė familje e hareshme siē ishim mė parė, pikėrisht
ashtu siē ishit nė ėndrrat dhe mendjen time! Do tė jemi njė familje
ideale, njė familje qė ti babi gjithmonė e dėshirove por kurrė nuk e
pate. Mė falė Adi im i dashur! Mė fal, se po tė braktisė pėr tė dytėn
herė
Pėr njė ēast Dafinės i pushuan tė gjitha
dhembjet, dhembje tė cilat kishin shkatėrruar brendėsinė e shpirtit tė
saj.
- II -
Dita kishte zbardhur. Ulėrima ujqėsh ndėgjoheshin nga
bjeshkėt. Edhe pse reshjet kishin pushuar, rrugėt e qytetit tė Pejės
ishin pėrplot borė. Mirėmbajtėsit e rrugėve kishin filluar ti
pastronin vetėm ato rrugė rreth qendrės sė qytetit, aty ku lėvizjet e
qytetarėve ishin mė tė shpeshta. Nė pjesėt tjera tė qytetit, secili qė
merrte rrugė rrezikonte qė tė vonohej nė destinacion.
Dy Pejanė tė rraskapitur, shtyenin njė veturė tė tipit
Fiat duke dashur qė tė vėjnė motorin e saj nė levizje. Disa herė
tentuan dhe kur u bindėn se gjasat ishin tė vogla, pėr njė ēast u
ndaluan. Edhe pse ata nuk kuptonin nė mekanikėn e tij, hapėn kapakun e
motorit me qėllim tė gjetjes sė arsyes sė fikjes tė veturės. Njė
kamion i madh transporti nuk u ndalua pėrkundėr kėrkesės sė tyre duke
i dhėnė shenjė me dorė, duke kėrkuar ndihmė nga shoferi i tij. Kamioni
vazhdoj rrugėn pėr nė qytet.
- Po ēdreq me gjeti tė marr rrugė me ty nė kėtė
kiamet! i bėrtiste Dani Agimit. Edhe kėtė veturė sikur ta kishe
nxjerrė nga muzeu kombėtar do tė ishte nė gjendje mė tė mirė!
- Thuaj ēfarė tė duash, por e di se dje sė bashku ishim
te mekaniku dhe ai mė garantoj se pėr njė kohė tė gjatė nuk do tė kam
probleme, ia ktheu Agimi.
- Mekanik mi thua atij gjeldeti ti? Tė tregova unė se
ku duhet ta dėrgosh veturėn por mendove se do tė tė kushtoj shumė
shtrenjėt. Tani e di se tė vije mėrzi tė mė thuash se pata tė drejtė
por fėrko duart dhe kėsaj radhe unė do tė futem brenda nė veturė e ti
do tė mė shtyesh.
- Jo, jo assesi, kundėrshtoj Agimi.
Mendoj se motori i veturės nuk do tė rifilloj. E sheh
se gomat rreshqasin nė rrugėn e ngrier dhe se ėshtė e kotė qė ta
provojmė sėrish.
- Tani thua e kotė kur tė erdhi radha ty! Burrė i thua
vetes? bėrtiste Dani nga paknaqėsia.
- E bėjmė njė punė? E lėmė veturėn kėtu dhe kthehemi nė
pranverė, atėherė nuk do tė ketė borė dhe do tė provojmė tė startojmė
motorin. Po do qė edhe unė tė lodhem sikurse ti deri tani? Ti do tė
futesh brenda dhe unė do tė tė shtyej deri nė Grykė tė Rugovės nėse ke
dėshirė, ia ktheu Agimi duke u qeshur me zė tė lartė.
- Po e lėmė veturėn kėtu dhe nuk po e marrim fare. Do tė shofish se
askush me vite nuk do ta levizė nga vendi. Ose, ndoshta ndonjė shputak
ka nevojė pėr kotec pulash dhe do tė vijė ta heq veturėn tėnde nga
rruga. Tė bėnė mirė ty sepse nuk do tė lėshė tėrė rrogėn duke e
rreguluar herė njė pjesė herė njė tjetėr, por i bėnė mirė edhe qytetit
sepse prej kur nuk po punojnė fabrikat je i vetmi qė ndotė ajrin me tė
veturėn tėnde shaktėrraqe.
- Lėri shakatė se u ngriva nga tė ftohtit- E lėmė
peshkimin pėr njė ditė tjetėr!
- Si ore ta lėmė, i premtova gruas se do tė drekojmė
mish peshku dhe ku guxoj tani qė tė kthehem nė shtėpi me duar tė
thata, kundėrshtoj Dani. Mund tė peshkojmė edhe kėtu pa u larguar mė
shumė nga qyteti. Lumin e kemi shumė afėr.
- Assesi, dėshiron ti kemi policinė nė qafė. Mė mirė
ėshtė ti durosh disa fjalė kėqija tė gruas se tė na zė policia e tė
na dėrgojė nė birucė. Ti e di se as nuk ėshtė sezona e peshkimit dhe
as qė kemi lejė pėr pėshkim.
- Unė tė thash se nuk guxoj tė kthehem nė shtėpi pa
peshq. Nuk e njef ti gruan time! Njė gjysh i njė kushėririt tim kur
ishte i gjallė thoshte se tė gjitha gratė janė shkina, por Hyla e tij
ishte shtatė fishė shkinė. Me duhet se kjo e imja e tejkalon Hylėn e
tij disa herė. Nuk kemi shumė gjėra me veti dhe mund tė dalim nė kėmbė
nga qyteti dhe mė pas do tė gjejmė diku ndonjė vend tė fshehur ku mund
tė peshkojmė pa na diktuar askush. E shef qė nė kėtė kohė vetėm tė
zellshmit dhe tė ēmendurit si unė e ti kan dalė nė rrugė.
- Na quan tė zellshėm ti neve!?
- Jo, mė mė vije keq tė futem nė njė thes me ty por
jemi ata tjerėt. Jemi larg nga tė zellshmit, jemi tė ēmendur e tė
ēoroditur fare.
- Mos mė thuaj se jemi tė ēmendur sepse nga ata
friksohem shumė. E di se nė qytetin tonė ka mjaftė tė tillė, ia ktheu
Agimi. Ecim pra deri te Patriakana dhe aty nė afėrsi tė saj do tė
gjuajmė. Aty nuk rrezikojmė tė na shof dikush pos ndonjė shkine plakė
qė ka mbetur e mbyllur atje me vite.
- Lufta na la pasoja, pasoja tė rėnda shėndetėsore, i
tha Dani Agimit duke fėrkuar ballin e tij tė djersitur. Ti je njė
shembull tipik.
- Nuk jam dakord me ty. Na ēmendi paslufta!
Ashtu duke u ngacmuar me fjalė nga vetura
nxorėn tėrė materialin qė kishin pėrgaditur pėr peshkim. Mbyllėn
dyerėt e veturės me ēelės, u nisėn kah dalja e qytetit. Nuk u larguan
shumė nga qyteti dhe dredhuan majtas dhe ranė nė breg tė lumit. Duke
ecur me kujdes qė tė mos rrėshqasin nė borė, zunė pozitat mbi
shkėmbinjė, afėr disa lisave tė moēėm.
- Ke tė drejt kur thua se jemi tė ēmendur dhe ta dish
se unė jam jo vetėm i ēmendur por edhe gomar kur nė kėtė ditė marrė
rrugė me njė dreq si ti, dhe tė besoj se do tė gjuajmė peshk. Nė kėtė
ngricė edhe peshqit janė fshehur diku nė thellėsi tė lumit dhe presin
pranverėn. Edhe ata nė atė kokėn e tyre tė vogėl kanė mend mė shumė
sesa ne, pėrfundoi Agimi.
Dani dhe Agimi njifeshin qė nga fėmijėria
dhe ishin shokė tė pandarė. Para disa vitesh ata nuk i kishte ndarė as
lufta dhe nuk kishin pranuar ta lėshojnė qytetit pa njėri tjetrin.
Ishin ato kohėra tė vėshtira, kohėra kur disa nga fėmijėt braktisnin
edhe prindėrit e moshuar me qėllim qė tė largohen sa mė parė nga
Kosova duke ikur nga terrori i ushtrisė dhe policisė okupatore. Nėse
dikush i ndėgjonte ata duke biseduar krijonte bindjen se janė dy armiq
tė pėrbetuar. E verteta ishte se ata kurrė nuk hidhėroheshin nė mes
veti dhe pothuaj kurrė nuk bėnin bisedė serioze.
- Unė nga kėtu nuk do tė lėvizi. Kam pėrshtypjen se tė
gjithė peshqėt jo vetėm tė kėtij lumi, por edhe tė lumejve tė tjerė do
tė do tė vdesin nga dėshira qė tė kapen nga njė peshkatar i madh si
unė, tha Agimi.
Agimi pasi qė pėshtyu herė njėrėn e herė
tjetėrne dorė tė tij, filloi ti fėrkoj ato nga dėshira e flaktė qė
kishte pėr tė pėshkuar. Me kujdes tė veēantė, por edhe me shpejtėsi tė
madhe filloi tė pėrgatis paisjet pėr tė peshkuar.
- Ha, ha, ha! Edhe peshkatar u bėre! Mendoj se mė mirė
do tė ishte tė kthehesh me shpinė nga lumi qė peshqit mos ta shofin
sorratin se do tė trishtohen dhe do tė ikin lumit pėrpjetė. Tė vėjmė
bast? Nėse unė zė peshk i pari, ti do tė bėrtasėsh si gomari nė qendėr
tė qytetit!
- Po, por njė gjė e tillė tė vlej edhe pėr ty. Shih, mė
duket se dikush paska humbur palltėn!
Trupi i Dafinės rrėshqiste ngadalė mbi lum
duke goditur nėpėr shkėmbnjėt qė i delnin pėrpara. Sa mė shumė qė
trupi afrohej vėrehej se nuk ishte fjala pėr ndonjė palltė tė
gjuajtur.
- Nuk me duket sikurse palltė por si njeri, tha Dani i
shqetėsuar. Tė bėjmė diē dhe tia zėmė pritėn se ndoshta edhe do ta
nxjerrim!
- Tė lagemi thua pėr njė trup tė pajetė?! Ti me tė
vertėtė qenke ēmendur sot! Kemi ardhur nė peshkim apo tė konkurojmė
pėr ndonjė ēmim humanitar duke nxjerr kufoma nga lumi.
Agimi i cili bante syza nuk i dallonte mirė
gjėrat nė largėsi. Ishte i bindur se ishte nė pyetje vetėm ndonjė
teshė e gjajtur nė lum. Kur trupi i Dafinės u afrua dhe ai vėrejti se
me tė vetretė ishte trup njeriu, pa u hamendur kaloj nėpėr shkėmbijė
dhe doli mė afėr bregut, andej kah vinte trupi i Dafinės. U zgjatė
duke u mbajtur me njėrėn dorė pėr rrėnjė tė lisave tė moēėm qė
ndodheshin nė breg tė lumit, dhe me tjetrėn dorė kapi trupin qė
notonte. Rrėnjėt ishin bėrė akull dhe atij i rrėshqiti dora. Agimi sė
bashku me trupin e Dafinės ra nė lum.
- Dan, mė ndihmo se vdiqa! Uji qenka shumė i ftohėt, mė
zgjat dorėn!
Valėt e shpejta tė ujit shtyenin trupin e
Agimit dhe Dafinės teposhtė lumit me njė shpejtėsi tė madhe duke i
larguar edhe nga bregu. Dani duke vrapuar nė drejtim tė tyre bėri
pėrpjekje mbinjerzore dhe kur valėt e lumit i afruan sėrish ata afėr
bregut ai zgjati shkopin e peshkimit nė drejtim tė Agimi i cili arriti
qė tė kapet pėr tė. Sė bashku me Dafinėn u afruan prap nė breg. Sė
pari nxorrėn nga uji Dafinėn e mė pas doli edhe Agimi i cili dridhej
nga tė ftohtit, nga lagėshtia e teshave tė tij por edhe nga
shqetėsimi.
- Vajzė qenka e gjora!? Athua cili zemėrkeq e paska
hedhur nė lum tė ndjerėn, pyeste Dani Agimin i cili me tė dalė nga
lumi hoqi disa tesha tė lagura nga trupi?
- Lėre tė vdekurėn me tė vdekur dhe mė jep ndonjė teshė
tėndėn nėse nuk do tė kesh punė me dy tė vdekur? Si do tė na bartėsh
qė tė dyve deri nė qytet? Ngutu tė mė japėsh tė paktėn xhaketėn tėnde!
Humba edhe syzat, e pa to nuk shoh asgjė nė largėsi.
Dani hoqi xhaketėn e tij dhe i dha Agimit dhe mė pas
rrotulloi trupin gjysmė tė ngrirė tė Dafinės duke e vėnė kokėn mbi
gjoksin e saj. Deshi tė bindet se ėshtė e vdekur. Iu duk se po
ndėgjonte tė rrahura tė rralla tė zemrės. Kapi dorėn e saj dhe mati
pulsin. Dafina ishte ende nė jetė. Kur e shiqoj mė mirė fytyrėn e saj,
u befasua.
- Agim, nuk qenka e vdekur! Mė duket se kėtė vajzė e
kam parė dikund! Nė tė vertetė, vajza i pėrngjan njėrės nga spikeret
nė televizion.
- Lėri ore shakatė, ēfarė bėjnė spikeret nė kėtė
mėngjes nė lum!? Kam ndėgjuar se tė jesh spiker do tė thotė tė jeshė
njeri i respektuar dhe me privilegje tė mėdha, kurse ti mė thua
spikerja nė lum! Cila spikere thua, se tani kemi shumė kanale
televizive dhe ti e di qė mua nuk mė pėlqejnė lajmet nga lufta. Jam
inatosur qysh atėherė kur gazetarėt raportonin nga Ulqini e thonin se
ishin nė vijėn e parė tė frontit sė bashku me luftėtarėt tanė trima.
- I pėrngjan asaj qė jap lajmet e mbrėmjes nė TV5. Pikėrisht pėr kėtė
arsye duhet ta ketė hedhur dikush nė lum. Do ta ketė bėrė dikush nga
xhelozia. Ose, dikush e ka plaēkituir tė gjorėn dhe mė pas ka dashur
qė ta mbysė. Je i lagur dhe nėse rri nė vend do tė ngrihesh edhe ti.
Vrapo nė drejtim tė qytetit dhe kėrko ndihmė!
- Po ku dreqi nuk e mora telefonin e dorės me vete
sot?! Mbrėmė nuk pati rrymė dhe pasi bateria e tij nuk ishte e mbushur
mendova se nuk do tė mė duhet. Thonė se njė njeri e paska bartur tėrė
jetėn pushkėn nė krahė dhe ditėn kur pati nevojė pėr tė nuk e pati me
vete. Edhe mua po mė ndodh kėshtu me telefononin e dorės. Nga ai nuk
ndahem as ditė as natė dhe tani kur mė duhet mė sė shumti nuk e kam me
vete.
- Del nė rrugė dhe nisu nė drejtim tė qytetit, mbase
dikush do tė bije rrugės me veturė ose me telefon dore dhe thirrni
ndihmėn e shpejtė tė spitalit!
- Ndihmėn e shpejt!? u befasua Agimi. Mė parė do ta
bartim ne tė dy deri nė spital sesa tė vije ndihma e shpejtė.
- Nuk
bėn ta bartim se paska lėndime tė mėdha.
Kam frikė se mund tė keqėsojmė gjendjen e saj. Bile do
tė ishte mirė qė tė mos e lėvizim fare se mund tė ketė edhe kurrizin e
lėnduar. Kam ndėgjuar se nė raste tė tilla duhet tė kujdesemi gjatė
transportit tė lėnduarit, sepse ai mund tė rrezikon qė tėrė jetėn tė
mbetet i hendikepuar.
Agimi u nis me vrap nė drejtim tė qytetit
kurse Dani rrinte afėr Dafinės pa e ditur se si mund ta ndihmonte.
Merrte herė njėrėn herė tjetrėn dorė tė saj dhe e fėrkonte me qėllim
qė ta nxej atė sado pakė. Ishte e kotė sepse Dafina ishte krejtėsisht
e lagur, gjysmė e ngrier. Dani kishte frikė se deri nė kthimin e
Agimit do tė jetė vonė pėr vajzėn e cila pėrpos tė rrahurave tė rralla
tė zemrės nuk jepte asnjė shėnjė tjetėr tė jetės.
Me tė dalė nė rrugė, pėr fatin e tė
gjithėve Agimi takoj nė fshatar qė ishte nisur pėr nė qytet, pėr treg.
Shkonte pėr tė shitur leshin e deleve. Fshatari nė fillim nuk besoj nė
tregimin e Agimit pėr vajzėn e gjetur nė lum por kur vėrejti dridhjet
e tij dhe teshat e tij tė lagura u bindė. Mori batanien tė vjetruar me
tė cilėn kishte mbuluar kėmbėt pėr ti mbrojtur nga tė ftohtit dhe u
nisėn nė drejtim tė bregut tė lumit. Me njė kujdes tė madh vendosėn
Dafinėn nė batanie dhe e bartėn deri nė qerre. Aty e mbėshtollėn mirė
me leshin e deleve qė ishte nė qerre dhe u nisėn pėr nė spital. Agimi
tani kishte harruar tė ftohtit qė i pėrshkonte trupin. Mendjen dhe
tėrė fuqinė e kishte pėrqėndruar rreth asaj qė Dafina tė mbrrijė e
gjallė nė spital. Nuk u deshėn as dhjetė minuta dhe arritėn te oborri
i spitalit. As rrugėt nė oborrin e tij nuk ishin pastruar nga bora gjė
qė e vėshtirėsonte lėvizjen e qerres deri sa e kaloj kodrėn te hyrja,
nė bllokun e ambulancave.
Kishte kaluar ora shtatė e mėngjesit. Nė
brendėsi tė spitalit nuk dukeshin shumė drita.
Me tė
arritur te dera ata provuan qė tė futen brenda por ajo ishte e mbyllur
me ēelės.
- Si
ėshtė e mundur qė dera e spitalit tė jetė e mbyllur! bėrtiti Agimi nga
paknaqėsia.
- E
provojmė se mos ka ndonjė hyrje tjetėr, propzoj Dani derisa kėrkonte
rreth derės ndonjė zile ma anė tė cilės do tė lajmronte ardhjen e
tyre.
- Jo,
nuk mund tė futemi askund pėrpos kėtu nė hyrjen kryesore dhe kėtu
normalisht duhet tė kėtė edhe kujdestar. Bjeri derės se ndoshta dikush
do tė na ndėgjon dhe do vije ta hapė!
Fillimish Dani i binte derės ngadalė nga frika qė mos tė
pengojė pacientėt e tjerė tė cilėn kishte mundėsi tė ishin nė gjumė.
Kur e pa se askush nuk pėrgjejgjej, ai filloj tė rrahė dėrėn secilėn
herė e mė shumė.
- Erdha,
erdha! u ndėgjua njė zė femre nga brendėsia e objektit.
Ishte
njė infirmiere e moshuar, e plotė, me zė dhe pamje tė vrazhdėt. Asaj
sikur nuk i ngutej dhe me hapa tė ngadalshėm u afrua deri te dera,
shiqoj diēka dhe u kthye prapa. Infirmierja kishte humbur tėrė
familjen nė luftė dhe bashkė me ta kishte humbur edhe ndjenjat e veta.
Edhe shiqimi i saj ishte i hytuar, i zbrazėt.
- Hej, hej shoqe, hape derėn se ėshtė nė pytje jeta e kėsaj vajze qė e
kemi nė qerre, bėrtiste Dani duke filluar sėrish ti bije derės.
- Nuk jam shoqe! reagoi infirmierja derisa fytura behej
gjithnjė e mė e zbehtė. Nuk e ke kuptuar se ka disa vite, qė nga
paslufta na thonė zonja?
- Zonjė apo shoqe, tė them unė si tė duash, por tė
lutem hape derėn se kam frikė se do tė bėhet vonė pėr kėtė tė gjorėn
qė sollėm.
- Ore zotėri, nuk po e shef se nuk ka ēelės nė derė?
Rojtari e paska nxjerrė ēelėsin nga dera dhe me siguri ka shkuar tė
pij kafe pėr mėngjes. Do tė pėrpiqem qė ta gjej atė sa mė parė.
Nuk vonoj shumė dhe njė djalė i ri i veshur
me tesha tė kaltėrta erdhi duke vrapuar. Nė tubėn e madhe tė ēelsave
kėrkonte atė tė pėrshtatshmin dhe kur e gjeti e hapi derėn. Ashtu me
batanie, kapėn Dafinėn dhe e futėn brenda deri nė sallėn e urgjencės e
cila ndodhej nė anėn e majtė tė koridorit. E vendosėn mbi njė shtrat
te koka e tė cilit kishte aparate tė ndryshme medikale. Balli i saj
tani ishte i djersitur dhe fytyra i ishte bėrė kuq si gjaku.
- Paskeni gjetur kohėn e pėrshtatshme qė tė vini i
spital! iu drejtua atyre rojtari me njė zė mjaft tė lartė. Tani ėshtė
koha kur pėrfundon ndėrrimi i natės dhe fillon ndėrrimi i ditės. Tė
gjithė punėtorėt ndodhen nė kafeteri duke pirė kafen e mėngjesit.
Mendoj se sė shpejti do tė vije dikush nga mjekėt kėtu nė urgjencė.
Nė sallėn e urgjencės e para erdhi infirmierja qė disa
ēaste mė parė ishte te dera. Asaj edhe mė tutje nuk i shpejtohej. Pasi
qė mori disa dokumente, u ul nė tavolinė dhe filloi ti plotėsoi ato.
Mendjen nuk e kishte aty.
- Si e ka emrin vajza? pyeti mė nė fund infirmierja.
- Ku e
dimė ne se si quhet ajo!
E gjetėm nė lum dhe e sollėm kėtu. Tė them tė drejtėn
mendova se kėtu nė spital jeni mė tė shpejtė dhe angazhoheni mė shumė
pėr tė shpėtuar njėrėz, pėrfundoj Dani i hidhėruar.
Agimin e kishte kapliuar nervoza. Shetitei
nga njėri skaj i korridorit nė tjetrin. Herė herė futej edhe nė dhomėn
e urgjencės. Me vėshtirėsi pėrmbahej qė tė mos reagoj ngaj
gjakftohtėsisė sė tepruar tė infirmjeres. Merrte frymė thellė dhe
lutej pėr vajzėn.
- Nė kėtė kohė e gjetėt nė lum? Ėshtė e pamundur. Njė
gjė tė tillė nuk kam ndėgjuar kurrė mė parė. Si tė mbushi unė
formularėt pėr pranimin e saj nė shėrim nėse nuk e di emrin e saj? Po
ju, rojtar lumi jeni?
- Shoqe, mė fal zonjė! Mendoj se jemi nė spital e jo nė
polici. Ēfarė janė tė gjitha kėto pyetje absurde qė na i shtroni? mė
nė fund reagoi Agimi.
Nga larg, diku nėpėr korridor, ndėgjoheshin
hapa tė pėrsonave qė ecnin. Ishin mjeku qė merrte kujdestarinė ditore
nė urgjencė me dy infirmiere tė reja. Kur ata u futėn nė sallė
infirmierja e moshuar qė ishte e ulur nė tavolin dhe plotėsonte
dokumentet, mbeti e shtangur. Ajo mė pas u ngrit nė kėmbė, por nuk
dinte nga tia mbante.
- Ēbėjnė tė gjithė kėta njėrėz kėtu brenda, iu drejtua
mjeku infirmieres?
- Zotėri mjek, kėta pėrsona kanė sjellė kėtė vajzė pėr
tė cilėn thonė se e kan gjetur nė lum para disa ēastesh. Ata nuk e
dinė as emrin e saj dhe unė nuk pata mundėsi tė bėjė dosjen e saj.
- Nuk ka rėndėsi emri! ishte kategorik mjeku. Mė
tregoni shkurtimisht pėr gjendjen e saj shėndetėsore, temperaturėn,
pulsin, presionin e gjakut?
- Mė falni por ajo tani sa erdhi dhe nuk pata kohė tė
bėjė asnjė nga kėto gjėra
- Nuk ėshtė e vėrtetė qė posa erdhėm, ndėrhyri prap
Agimi. Ka mė shumė se dhjetė minuta qė jemi brenda dhe kjo zonja siē
duket nuk ėshtė e interesuar tė bėjė diēka mė shumė pėr tė shpėtuar
vajzėn qė e sollėm!
- Po Ju kush jeni? Juve nuk Ju pyeta asgjė dhe Ju lutem
qė tė delni nga dhoma e urgjencės, filloj ti qortoj ata mjeku. Edhe
ju zonjė mund tė largoheni se nuk kam nevojė pėr ndihmėn Tuaj, vazhdoi
mjeku duke e qortuar edhe infirmieren pėr mospunėn e bėrė. Pėr sjellen
Tuaj ndaj pacientit do tė bisedojmė mė gjatė nė zyrėn e drejtorit tė
spitalit. Shpejt tani tė bėjmė kyējen e vajzės nė aparate!
Mjeku i cili u prezantua me Albert fliste
me njė shqipe tė pastėr dhe krijohej pėrshtypja se ai vinte nga
Shqipėria. Nė kohėn kur pushteti okupues serb mbylli shkollat dhe
fakultetet nė Kosovė shumė studentė morėn botėn nė sy. Disa prej tyre
vazhduan studimet nė Shqipėri apo edhe nė ndonjė shtet tjetėr. Pas
luftės pjesa mė e madhe e tyre u kthyen nė Kosovė. Infirmierja e
skuqur dhe e djersitur nga inati, u largua e para. Gati u rrėzua pėr
toke kur me krah goditi kapakun e derės duke u larguar. Goditja e
marrė i shkatoj dhembje por ajo nuk bėrtiti nga inati. U largua me
hapa tė ngadalshėm.
Agimi, Dani dhe fshatari dolėn nė koridor dhe u ulėn nė
njėrėn nga dy bankat e gjata qė ndodheshin aty. Asnjėri nga tė tre nuk
deshi tė polemizoj mė gjatė mė mjekun. Ata dėshironin qė ti lenin
atij mė shumė kohė qė tė merrej me Dafinėn. Mė pas fshatari u largua
pėr nė treg. Agimi i cili dridhej i tėri edhe nga mosknaqėsia e
pritjes sė tyre nė spital por edhe nga lagėshtia e trupit, kėrkonte
diku ndonjė radiator qė tė mbėshtetet pėr tė dhe shpejtoj terjen e
teshave. I tillė nuk kishte mundėsi qė tė largohej nga spitali. Tė
telefononte nė shtėpi dhe tė kėrkonte nga dikush qė ti sillnin tesha,
kishte frikė nga reagimet e tyre kur tju tregoj se thėrret nga
spitali.
Me njė shpejtėsi tė madhe mjeku me tė dy infirmieret e
kyqen Dafinėn nė aparatin e oksigjeni, prenė teshat e saja dhe ia
hoqėn ato krejtėsisht. Derisa njėra nga infirmieret bėnte matjen e
pulsit dhe shtypjes sė gjakut tjetra vuri njė aparat nė veshin e
pacientes pėr tė matur temperaturėn e saj. Mjeku bėnte ekzaminimin e
trupit tė saj duke tentuar qė tė lokalizoj tė gjitha lėndimet qė
dukeshin nė trupin e Dafinės.
- Pulsin e ka njėqind e dhjetė, kurse shtypjen njėqind
e nėntėdhjetė me njėqind e tridhjetė, tha njėra nga infirmieret duke
mos larguar sytė nga Dafina.
- Temperaturėn e ka dyzet e njė me pesė, reagoi tjetra
infirmiere.
- Tė kontaktohet salla e operacionit qė tė pėrgaditen
pėr njė operacion tė shumfishtė. Vajza ka frakturė tė kėmbės sė majtė,
frakturė tė hapur tė dorės sė djathtė, lendime nė boshtin kurrizor dhe
kam frikė tė ketė lėndime tė trurit. Lendimet e shumta nė fytyrė janė
sipėrfaqėsore. Tė kontaktohet urgjentisht Skėnderi nė ortopedi, sepse
ai ėshtė mė sė i nevojshėm. Na duhet mendimi i tij e ndoshta edhe
operimi i kurrizit tė vajzės.
Skėnderi njihej si njėri ndėr mjekėt mė tė mirė tė
spitalit tė Pejės. Ai ishte pėrgjegjės nė repartin e ortopedisė.
- Kėrkoj qė nė sallė patjetėr tė vije edhe njė
internist, njė urolog dhe njė kirurg, vazhdoj mjeku duke i diktuar
njėrės nga infirmieret. Tė lajmėrohet edhe policia ligjore!
Mė pas tė gjitha gjėrat rrjedhėn me njė
shpejtėsi dhe precizitet tė madh. Dafina u dėrgua nė sallėn qėndrore
tė operacionit. Pasi qė e bėn skanimin e trupit tė saj ajo iu
nėnshtrua operacionit. Mjekėt e ndėrroheshin njėri pas tjetrit duke
lėshuar sallėn tė djersitur por edhe tė lodhur. Operacion zgjati plotė
gjashtė orė dhe mė nė fund mjekėt u lehtėsuan kur vėrejtėn se pulsi i
Dafinės kishte shėnuar njė rėnje tė vogėl, por edhe shtypja e gjakut
ishte stabilizuar. Temperatura e saj ishte gjithmonė e lartė. Nėn
pėrcjellje tė mjekut kujdestar dhe njė infirmierje Dafina u dėrgua nė
sallėn pėr reanimim, me shpresė se asaj do ti kthehet vetėdija. Disa
orė pas operacionit arriti edhe policia ligjore pėr tė bėrė hetimet e
para. Policėt nuk ishin shumė tė rryer nė punė dhe sipėrfaqėsisht
shiquan Dafinėn. Nė trupin e saj nuk gjetėn asnjė shėnjė tė
agresesionit fizik ndaj saj. Policėt para se tė largoheshin i thanė
infirmieres kryesore tė repartit se do tė bėjnė shėnimin zyrtar dhe
njė kopje do ta dėrgojnė edhe nė spital.
Nė sallėn pėr reanimim Dafina u mbajt deri tė nesėrmen
nė mėngjes por rezultatet nuk ishin tė kėnaqshme. Gjendja e saj ishte
stabile, por nuk kishte pėrmirėsime. Ajo ishte gjithnjė nė komė. Diku
kah mesdita Dafina u transferua nė repartin pėr shėrim intenziv.
Infirmierja e cila e pranoj atė quhej Emine. Ishte e gjatė, paksa e
plotė, me sy tėrheqės dhe me njė ngrohtėsi tė madhe shpirtėrore.
Eminja vinte nga Istogu, por me vite tė tėra, qė nga punėsimi i saj nė
spital, jetonte nė Pejė. Kurrė nuk ishte martuar sepse mendonte se
mėshkujt kosovar janė tepėr egoist por edhe qė asnjėri nga ta nuk
kishte arritur tė fitoj zemrėn e saj. Secili pacient qė i dorėzohej
asaj ishte nė duar tė sigurta. Ajo ishte emotive dhe mjerish ishte
njėra ndėr tė rrallat nė spital qė kujdesej pėr pacinentėt sikurse tė
ishin tė familjes sė saj.
- Ēfarė i ka ndodhur tė gjorės! u tmerrua Eminja kur pa
pacienten e shtrirė nė shtrat.
- E njef ti kėtė vajzėn, e pyeti Eminen infirmierja
tjetėr deri sa shtyente shtratin e Dafinės me kujdes, duke ruajtur qė
tė mos vije deri te ēkyqja e aparateve qė ishin tė lidhura pėr trupin
e Dafinės.
Eminja pėr njė ēast u ndalua duke i futur
tė duatrtė e saja thellė nė xhepa. Ajo sikur kėrkonte diēka nė
memorjen e saj.
- Jo, jo nuk e njoh ia ktheu asaj Eminja, duke kapur me
njė dorė dosjen e cila ndodhej te kembėt e shtratit. Mė pėrngjan nė
dikė, por nuk ėshtė e logjikshme tė jetė ajo! Nuk paska emėr tė
shėnuar? Kush ėshtė ai analfabet qė e ka mbushur kėtė letėr pa shėnuar
emrin e saj, u habit Eminja.
- Nuk e dimė emrin e saj. Dy persona e kishin gjetur
trupin e saj nė lum dhe e kanė sjellė atė nė spital. As ata nuk e
dinin emrin e saj.
- Po teshat e saj ku janė. Duhet tė ketė pasė tė paktėn
ndonjė dokument tė saj! vazhdoj Eminja gjithnjė e befasuar.
- Teshat e saj duhet tė janė nė sallėn e urgjencės nėse
dikush nga pastruesit nuk i ka hedhur ato. Ajo ėshtė sjellė dje nė
mėngjes.
Eminja pasi qė u bindė edhe njė herė qė tė
gjitha aparatet ishin tė kyqura si duhet u nis drejt sallės sė
urgjencės. Ajo kishte dėshirė tė bindej nė identietetin e pacientes sė
saj. Dėshironte nga e gjithė zemra qė tė mos ishte Dafina. Qė nga koha
kur Dafina lexonte lajmet nė emisionin qėndror tė TV5, Eminja i
shiqonte ato me rregull. Jo pėr atė qė ishte e interesuar tė dinte se
ēkishte tė re nė politikė, por ajo ishte adhuruese e flaktė e
Dafinės. Emijna nė luftė kishte humbur motrėne e saj tė vetme, Emėn.
Dafina i pėrngjante shumė asaj dhe kjo ishte ndėr arsyet kryesore qė
Eminja ishte lidhur aq shumė pėr Dafinėn. Emines i pėlqente gjithashtu
edhe eleganca e Dafinės, stili, veshja dhe vendoshmėria e saj para
kamerave televizive. Kur arriti te salla e urgjencės mėsoj se teshat e
Dafinės ishin dėrguar nė pastrim. Mėnjėherė shkoj atje dhe pastruesja
ia gjeti ato. Ajo shiqoj ēdokund nėpėr gjepat e saj dhe gjeti njė
letėr tė vetme. Letra mezi lexohej, pasi qė ishte larė nė lavatriēe sė
bashku me tesha. Nuk kishte kohė ta lexonte letrėn, kėrkonte emėr apo
diēka qė do ta ndihmonte nė gjetjen e identitetit.
Letra
fillonte me Zemra ime dhe pėrfundonte me I yti deri nė vdekje. Nuk
kishte asnjė emėr nė tė. Kur ajo e dėshpruar mbylli letrėn, vėrejti
njė numėr dhe njė emėr mbi tė. Ishte numri i telefonit dhe emri i
Venerės. Numri i dytė dhe ai i fundit me radhė nuk dukeshin mirė.
- III
-
Eminja e
shqetėsuar u kthye nė zyrėn e saj dhe filloj tė marrė radhazi me
telefon, duke ndėrruar numrat qė nuk dukeshin mirė. Secilėn herė
kėrkonte tė bisedonte me Venerėn. Pas gjashtė-shtatė telefonatave mė
nė fund ia doli.
-
Venera, urdhėroni! u ndėgjua nga ana tjetėr e telefonit.
Venera ishte e gjatė, e dobėt me flokė ngjyrė gėshtėnjė e
sy tė kaltėr si qielli. Ishte e ndieshme dhe pėr ēkado prekej. Nuk i
duronte padrejtėsitė qofshin ato ndaj saj apo ndaj dikujt qė ajo e
kishte tė afėrt. E adhuronte garderobėn dhe veshej me shije. Muzika, e
nė veēanti kėngėtarja Gili pėr tė kishin vend tė posaēėm nė jetė. Pėr
njė koncert tė Gilit ajo ishte nė gjendje ti lėrė tė gjitha. Tė
mbante Gili ndonjė koncert nė Kosovė e Venera tė mos merrte pjesė,
ishte e pamundur.
- Mė fal
nėse Ju pengoj, por kam nevojė tė madhe tė bisedoj me Ju! tha Eminja.
- Ju
lutem mė tregoni sė pari kush jeni? Nė bazė tė zėrit Tuaj nuk mund tė
vije nė pėrfundim se a njihemi apo jo. Fundja ėshtė e natyrshme qė tė
prezentohemi kur i telefonojmė dikujt!
- Keni
tė drejtė! Mė falni qė nuk u prezantova, por sot jam e lodhur, e
hutuar, arsyetohej Eminja. Quhem Emine dhe po Ju telefonoj nga spitali
i qytetit. Dje nė mėngjes disa pėrsona kanė sjellė njė vajzė e cila
ėshtė nė gjendje tė vėshtirė shėndetėsore. Nė teshat e saj nuk kemi
gjetur asgjė nga dokumentet pėrpos njė letėr dashurie dhe njė numėr
telefoni. Numri nuk dukej mirė por afėr tij qėndronte edhe emri
Venera. Pėr kėtė arsye edhe po telefonoj. Desha qė tJu lus qė tė vini
nė spital dhe tė shohni se mos ndoshta e njeh kėtė vajzė. Nė tė
vėrtėtė mė pėrngjan nė dikė por pasiqė nuk jam e sigurtė, mė mirė
ėshtė tė mos e them emrin e saj.
- Tani
posa erdha nga puna dhe jam shumė e lodhur.
Kam pėr tė punuar edhe pas dite. A ka mundėsi qė tė
vije nėsėr? Jam e bindur se ėshtė ndonjė gabim sepse nuk kam shumė
shoqe dhe me tė gjitha jemi takuar mbrėmė kur ishim sė bashku nė
koncertin e Gilit kėtu nė Pejė. Njė shoqe e vetme qė nuk ishte me ne,
shoqja ime mė e mirė. Edhe atė para dy ditėsh e pėrcolla deri nė
stacionin e autobusėve. Ajo ėshtė nė pushim dhe shkoi pėr tė vizituar
hallėn e saj nė Prizren.
- Si
quhet ajo shoqja yte?
- Ju
lutem, nuk kam shumė kohė pėr tė biseduar. Kam edhe shumė punė pėr tė
bėrė para se tė kthehem nė punė. Jam mė se e bindur se vajza pėr tė
cilėn po mė tregoni nuk ėshtė dikush nga shoqet e mia. Pasi qė po
insistoni, do tė vij nėsėr para dite qė tė shohė vajzėn, tė bindemi qė
tė dyja. Nė cilin repart gjindeni?
- Jam nė
atė pėr shėrim intenziv. Mė kėrkoni nė recepsion dhe vijė e tė Ju
marr. Kėtu nuk janė tė lejuara vizitat dhe nuk mund tė futeni pa
praninė time. Mirupafshim!
-
Mirupafshim nesėr.
Eminja ia mori inatin vetes. Ajo nuk ishte e kėnaqur me
bisedėn. Kishte pėrshtypje se kishte gabuar qė nuk i tregoi Venerės se
vajza nė spital i pėrngjante Dafinės nga TV5. Njė gjė e tillė ndoshta
do tė shpejtėsonte gjetjen e emrit dhe tė vėrtetės mbi pacienten.
Trupin e Venerės e kishin kapluar dridhura. Ajo filloj
edhe njė herė tė mendohet dhe me radhė tė numroj shoqet qė kishin
numrin e saj tė telefonit. Nė bazė tė llogarisė qė bėri, dje nė
mbrėmje ishte parė me tė gjitha.
- Nuk ėshtė e mundur tė jetė dikush qė me njeh! Letėr
dashurie me tha?!Asnjėra nga shoqet e mia nuk ėshtė dashuruar rishtazi
dhe as qė ka dikė larg pėr ti shkruar letėr dashurie. Pėrse nuk e
pyeta pėr pėrmbajtjen e saj. Ndoshta ndonjė emėr nga letra do tė mė
ndihmonte mė shumė pėr tė kuptuar me shumė, mendohej Venera. Ndoshta
Dafina!? Jo nuk ėshtė e mundur. Dafina nuk ėshtė e dashuruar nė dikė,
ose tė paktėn nuk mė ka thėnė. Ajo bile nuk ka arsye qė tė ketė
shkruar numrin e telefonit tim nė letėr. Dafina tani duhet tė jetė te
halla e saj Merita, nė Prizren.
Venerėn mezi e mbanin kėmbėt derisa u kthye
te telefoni dhe filloj tė shtyp numrat e tekfonit tė dorės tė Dafinės.
Shpresonte se shoqes saj mė tė afėrt nuk i kishte ndodhur asgjė.
- Vala 900, pėrsoni qė keni kėrkuar momentalisht nuk
ka ēasje nė rrjetė, ju lutem
! u ndėgjua nga ana tjetėr e telefonit.
Venera nuk pati durim tė ndėgjoj mė gjatė. Atė e kaploi
paniku kur kuptoj se telefoni i Dafinės ishte jashė funksionit. Nuk
kishte numrin e hallės sė saj dhe u detyrua qė tė telefonoj nė shtėpin
e axhės sė Dafinės. Shabani ishte pėrsoni i fundit me tė cilin ajo
kishte dėshirė qė tė bisedonte pas tėrė atyre tė ligave qė i kishte
bėrė ai Dafinės, por zgjedhje tjetėr nuk kishte.
- Hallo, u ndėgjua njė zė i vrazhdėt gruaje nė anėn
tjetėr tė telefonit.
Ishte Ganimeti, gruaja e Shabanit. Me trup
ishte e shkurtėr, e trashė dhe e shėmtuar. Sytė i kishte tė futur
thellė nė grupė dhe kishte njė shiqim tė ftohėt. Nėse dreqi ekzistote
diku, ai ishte i vendosur nė trupin e Ganimetes. Ajo kurrė nuk bėnte
diēka pėr tė mirėn e dikujt. Nė tė kundėrtėn, knaqej kur dikujt i
bėnte ndonjė tė ligė. Kėnaqej kur kuptonte se dikush nga fqinjėt e saj
kishte ndonjė probem apo vėshtirėsi. Ishte tepėr xheloze.
- Mė falni zonjė, jam njė shoqe e Dafinės
- Nuk ka kėtu kurrėfarė Dafine, e ke gabuar numrin! ia
ktheu ajo me rigorozitet.
- Nė rregull, Ju kuptoj zonjė. E di qė Dafina tashmė
nuk banon aty por kam njė porosi pėr tė dhe mė duhet ti telefonoj nė
Prizren te halla e saj. Mendova se te Ju mund ta marr numrin e
telefonit. Ju lutem zonjė, ėshtė shumė shumė me rėndėsi. Mė ndihmoni!
- Me rėndėsi pėr mua thua!?
Venera nga gjendja e vėshtirė nė tė cilėn
ndodhej, pa dashje filloj tė hajė thonjėt nė dorėn e saj. Kishte bėrė
luftė tė madhe qė tė harroi kėtė shprehi tė keqi dhe tani pa dashje
ajo e rifillo atė, pas shumė vitesh. Kur me nė fund realizoj se kishte
filluaj tė pėrtypė theØnjėt njė djrsė e ftohet ia pėrshkoi trupin. U
hidhėrua edhe me veten dhe filloi tė belbėzoi.
- Jo
jo zo
zonjė, ėshtė me rėndėsi pėr Da...Dafinėn.
- Aq mė bėnė mua kur ka diēka me rėndėsi pėr tė. Pėr
atė qė e desha si vajzėn time. Pėr atė qė na ktheu shpinėn tė
gjithėve.
- Tė lutem zonjė mė ndihmo!
Venera nuk kishte fuqi e as durim qė tė replikoj me
Ganimeten. Asnjė replikė e saj nuk do ta ndryshonin tė kaluarėn dhe
vujatjet qė Dafina kishte pėrjetuar nė familjen e axhės sė saj Shaban,
pas kthimit tė saj nga Lugano. Venerės i dukej qesharake qė Ganimeti
lavdėrohei se kinse kishte ndihmuar Dafinėn. Ajo e dinte se e vėrteta
ishte ndryshe. Dafina i kishte treguar Venerės se nga ajo shtėpi
kishte vetėm kujtime tė hidhura.
- Prit vetėm pak deri sa ta gjej numrin, tha mė nė
fund Ganimeti. Por, njė gjė duhet ta dish. E bėjė kėtė pėr ty e jo pėr
Dafinėn. Pėr tė nuk do tė lėvizja nga vendi. Nė Prizren e paska thyer
qafėn shtriga, thoshte ajo duke pėrshpėritur me gjysmė zėri!
- Me falni, nuk Ju ndėgjova! reagoi Venera.
- Jo, jo asgjė u pėrgjijgj Ganimeti duke i diktuar
numrin e telefonit tė hallės sė Dafinės, Meritės. Tė lutem mos mė
shqetėso prapė pėr gjėra tė parėndėsishme si kjo! Nėse je shoqe e saj
atėherė ajo me siguri tė ka treguar pėr dhembjet qė i ka shkaktuar
familjes sime, nė veēanti burrit tim Shabanit. Na e mori fytyrėn kur
deshi qė tė martohet me atėfarė rrugaqin, me atė fikanin, Edmondin. E
tėrė Peja pati qeshė me ne.
- Paskan edhe fytyrė ata, tha Venera vetmevete duke
lėshuar ndėgjuesen me forcė!
Venera menjėherė telefonoi nė Prizren, por
askush nuk pėrgjigjej. Frika e saj shtohej. La telefonin dhe u nis
drejtė kuzhinės. Edhe pse kishte uri, pėr njė ēast ajo e humbi
apetitin. Pasi qė e hapi derėn e frigoriferit, e mbylli atė sėrish dhe
nuk nxori asgjė pėr tė ngrėnė.
- Me siguri se kanė dalė pėr shėtitur apo blerė diēka,
thoshte ajo vetmevete duke mos dashur tė humbė tė gjitha shpresat.
Ose, ndoshta halla e Dafinės ėshtė e sėmurė dhe kanė shkuar pėr vizitė
te mjeku. Kot merakosem, kot merakosem pėshpėriste Venera duke u
sjellė vėrdallė.
Ajo prapė mori telefonin. Kėsaj radhe kishte frikė qė
tė shtypte numrat. Duke u hamendur ia arriti. Telefoni cingėrroi disa
herė dhe mė nė fund dikush u pėrgjigj.
- Merita, urdhėroni!
- Mirėdita. Mė falni zonjė, mė falni nėse Ju shqetėsoj!
Po Ju thėrras nga Peja dhe jam njė shoqe e Dafinės
- Ēfarė, i ka ndodhur diēka asaj, e ndėrpreu atė Merita
duke mos patur durim pėr ta ndėgjuar atė deri nė fund? Tė gjitha ato
ėndėrra qė i pashė mbrėmė, e kam ditur se diēka e keqe ka pėr tė
ndodhė! O Zot, ēfarė tmerri!
- Jo zonjė, nuk ka ndodhė asgjė e keqe. Nuk po
telefonoj pėr ndonjė lajm. Desha tė lė njė porosi pėr Dafinėn. Pasi qė
telefoni i saj i dorės ishte i mbyllur, mendova se ndoshta ka ardhė
pėr tju vizituar. Mė fani edhe njė herė. Ditėn e mirė!
Merita mbeti e shtangur. Ajo asgjė nuk
kuptoj. Nuk e dinte tė paktėn se kush e mori nė telefon. Pasi qė piu
njė gotė uji, u ul nė kolltuk duke u menduar. Mendja i shkoi tė
telefonoj nė Pejė tė i vėllai Shabani. Inati qė ajo kishte ishte mė i
madh se frika. Vite tė tėra kishin kaluar qė kur ajo ishte pėrlarė me
vėllain e saj tė vetėm pėr Dafinėn, dhe qė nga atėherė vetėm njė herė
i kishte shkelur pragun e derės. E rėndė ishte jeta e Meritės, e
sėmurė dhe pa familje. E rėndė ishte pleqėria dhe sėmundja pa ia hapur
askush derėn nga familja e saj mė e ngushtė. Tė vetmėn shpresė, tė
vetmen dritė e kishte Dafinėn. Merita sa herė qė takohej me Dafinėn
mundohej tė ishte sa mė pozitive. Nuk dėshironte qė Dafinės tia shtoi
vuajtjet duke i treguar pėr ato tė vetat, pėr vetminė, pėr
vėshtirėsitė qė kishte dy herė nė javė kur shtrihej nė spitalin e
qyetetit pėr tė bėrė dializėn e gjakut.
Venerės iu duk se e zuri shtėpia.
As aty nuk e gjeti. Me shpejtėsi tė madhe rrėmbeu
palltėn e saj dhe doli nga banesa. Zbriti shkallėve tatpjetė duke mos
patur durim qė tė priste ashensorin. Kur doli nė rrugė, me sy kėrkonte
ndonjė taksi i cili do ta shpiente deri nė spital. U nis nė drejtim
tė spitalit me shpresė se ndonjė veturė do tė ndalohet pėr ta marrė
atė. Veturat kalonin por askush nuk ndalohej edhe pėrkundėr kėrkesės
sė Venerės. Mė nė fund njė taksi i vjetruar u ndalua.
- Shpejtė pėr nė spital! iu drejtua ajo shoferit me zė
tė mėrzitur.
- Mė fal zonjė, por e kam princip qė tė mos bartė
pėrsona tė sėmurė. Para njė viti mora njė grua pėr ta dėrguar nė
spital dhe ajo mė vdiq gjatė rrugės. Qė nga atėherė jam betuar se nuk
do tė barti tė sėmurė.
Shoferi i taksisė ishte i moshuar. Mbi kokė mbante njė kapelė tė zezė
qė nuk i pėrshtatej fare me mustaqet e tij tė gjata e tė thinjura.
Cigarja qė e kishte nė gojė tymote me vrull.
- Nuk jam unė e sėmurė, por shkoj tė vizitoj dikė atje,
vazhdoi Venera.
- Dėshiron edhe tė mė mashtrosh! vazhdoj shoferi i
taksisė duke qeshur. Tani ka kaluar koha e vizitave. Nė spital
pacientėt mund tė vizitohen vetėm nga ora 11.00 deri nė orėn 12.00.
Tani ėshtė tepėr vonė.
- Tė lutem mė dėrgo atje se ndoshta njė shoqe e imja
gjindet nė gjendje kritike.
- Ndoshta thua!? Kjo vajzė qenka e krisur, tha shoferi
vetmevete, duke pranuar tė bartė Venerėn deri nė spital. Futu brenda!
i bėrtiti ai Venerės.
Nuk kaluan as pesė minuta dhe vetura u
ndalua para spitalit tė qytetit. Nga ajo doli Venera si rrufeja duke i
lėshuar nė dorė shoferit dhjetė euro. Derisa shoferi i taksisė nxori
kuletėn pėr ti kthyer asaj kusurin, Venera ishte ngjitur shkallėve
pėrpjetė dhe kishte arritur te dera e hyrjes kryesore tė spitalit.
- Vajzė, vajzė, vetėm dy euro kushton! Ja merre
kusurin, bėrtiste shoferi.
Venera as nuk u kthye kah ai por vetėm i
bėri me dorė duke treguar mos interesimin e saj pėr fjalėt e shoferit.
- Kjo me tė vertetė qenka e ēmendur, tha shoferi i cili
u ndalua pėr njė ēast pėr tė ndezur edhe njė cigare para se tė
dredhonte veturėn pėr tu kthyer mbrapa nė qytet.
Dera e spitalit ishte e mbyllur si zakonisht. Venera u
detyrua qė tė pres pėr njė ēast deri sa rojtari nuk erdhi nė drejtim
tė saj.
- Koha e vizitava ka kaluar, tha ai nga ana tjetėr e
derės, nėpėrmes xhamit. Tani nuk ka mundėsi qė tė futesh brenda!
- Ju lutem, me duhet patjetėr qė tė takoj njė
infirmjere, Eminen.
- Kėtu kemi shumė Emine dhe nuk mund tė tė ndihmoj. E
di mbiemerin e saj?
- Jo, e di vetėm se ajo punon nė repartin pėr shėrim
intenziv. Ajo mė telefonoi para disa ēastesh dhe kėrkoi qė tė vije
kėtu pėr tė parė njėrėn nga pacientet, emrin e tė cilės nuk ia dinte.
Kam ardhė vetėm pėr identifikim e jo pėr vizitė.
Rojtari e lejoj Venerėn qė tė futet brenda
dhe e vendosi nė njėrėn prej ulėseve tė drurit qė ishin nė korridor.
Asnjėra nga tri ulėset e gjata nuk kishin mbėshtetėse. Higjiena nė
korridor nuk ishte nė nivel. Nėpėr skaje, pranė radiatorėve kishte
edhe mbeturina. Kaloj mė shumė se gjysmė ore deri sa u shfaq Eminja.
- Ja kjo vajza kėtu, tha qė tė kėrkon, i tha Emines
rojtari i spitalit duke bėrė me dorė nė drejtim tė Venerės e cila
kishte mbėshtetur kokėn nė shuplakat e duarve dhe mendohej.
- Mua po mė kėrkoni? Keni diēka pėr mua? iu drejtua
asaj Eminja duke menduar se ėshtė fjala pėr dikė qė kishte ardhur pėr
ti sjellė ndonjė porosi pėr ndonjėrin nga pacientėt e shumte qė ishin
nė shėrimin intenziv?
- Jo, nuk kam porosi por vij me kėrkesėn tėnde. Mė
telefonove nė mesditė dhe kėrkove qė tė vij nė spital pėr tė parė
dikė.
- Ah, je
Venera! Mė fal se u vonova. Isha e zėnė me njė pacient. Mė sollėn njė
djalė rreth shtatė vjeēar. Ai ishte plagosur rėndė me njė bombė tė
cilėn e kishte gjetur derisa po ruante lopėt. Isha e bindur se do tė
vije nėsėr nė mėngjes, siē mė the nė telefon.
- Pata
njė grimė kohė tė lirė dhe vendosa qė tė vij sot. Ku e di unė, nesėr
mund tė jem edhe mė e zėnė me punė, i tha asaj Venera duke e fshehur
realitetin dhe frikėn e saj pėr fatin e Dafinės, pėr tė cilėn tashmė
nuk dinte asgjė.
- Mirė
pra, eja pas meje!
Kaluan korridorit tė gjatė dhe dredhuan majtas pėr tė
arritur para njė derė tė madhe, xhamat e sė cilės ishin ngjyrosur me
tė bardhė. Venera e cila kurrė mė parė nuk kishte qenė nė spitalin e
qytetit u befasua nga papastėrtia dhe mungesa e gjėrave mė elementare
aty. U futėn nė njė dhomė e cila kishte dy shtretėr, njėri prej tė
cilėve ishte i zbrazėt. Nė shtratin afėr dritares ndodhej Dafina e
shtrirė. Koka e saj ishte e mbėshtjellė me fasha. Futyrėn e kishte tė
lėnduar nė disa vende, buzėt e ēara e tė pėrgjakura dhe hundėn poashtu
tė mbėshtjellur me njė mbrojtės nga plasika. Nė gjendjen nė tė cilėn
ishte, askush nuk do tė mund ta identifikonte. Nė dorėn e majtė tė saj
ishte i ngjitur aparati me ushqim artificial, kurse nė gojė kishte
maskėn e oksigjenit. Pasi qė Venera u afua dhe e vėshtoj njė ēast.
- Nuk ėshtė shoqja ime, dhe nuk e di sesi ka arritur
deri te numri im i telefonit. Bile, nuk ka dy javė qė mora njė numėr
tė ri telefoni. Njė numėr shumė i vogėl njerzish kanė numrin tim tė
ri.
- Je e sigurtė nė kėtė qė thua? e pyeti atė sėrish
Eminja duke mos fshehur knaqėsinė qė kishte gabuar kur kishte menduar
se ishte Dafina nga TV5.
- Jam mė se e sigurtė dhe e bindur tėrėsisht.
Nė atė moment Venerės i shkuan sytė nė
drejtim tė dorės sė majtė tė Dafinės dhe kur vėrejti njė unazė nė
gishtin e saj, ra pėr toke e alivanosur. Eminja e cila nuk kuptoj
arsyen vrapoj dhe mori njė gotė uji dhe duke e mbėshteur Venerėn pėr
trupin e saj, ia lagu buzėt dhe filloj tia fėrkoj qafėn derisa Venera
hapi sytė pėrsėri.
- Jo, jo! Nuk ėshtė e mundur.Unaza, unaza! thoshte
Venera me gjysmė zėri.
- Ēfarė unaze thua, ētė gjeti kėshtu? Je e sėmurė?
- Ėshtė Dafina, shiqo dorėn e saj tė majtė! Paska
unazėn qė e mbanė qysh kur ishte nė gjimnaz, ka mė shumė vite. Atė ia
kishte dhuruar Edi nė tė cilin ishte e dashuruar marrėzisht. Kjo unazė
ėshtė njėri ndėr kujtimet mė tė mira qė ajo kishte nė jetė.
Eminja e ndihmoi Venerėn qė tė ngritet. E
vendosi atė nė njė karrigė afėr Dafinės. Venera e shiqonte Dafinėn me
vėmendje dhe sikur nuk u besonte syve tė vetė. Fytyra e bukur e
Dafinės ishte e shkatėrruar dhe kishte marrė formėn e e shpirtit tė
saj tė mjerė. Nė atė gjendje pakė kush do ta njihte. Venera u pėrkulė
drejtė shtratit. Duke e ledhatuar ngadalė kokėn e Dafinės, iu drejtua
asaj.
- Pėrse e bėre kėtė? Pėrse nuk mė tregove sikurse edhe
me tregoje pėr problemet tjera. Kėshtu nuk rregullohen gjėrat. Nuk
guxon tė dorėzohesh tani kur gjėrat filluan tė shkojnė mė mirė, tani
kur fillove njė jetė tė re!
Ndėrkohė Eminja u largua pėr tu kthyer vetėm pas pak
ēastesh me dy kafe.
- Merre se ėshtė e mirė dhe tė rregullon tensionin e
gjakut pas kėtij shoku qė pėrjetove.
- Tė faleminderit.
- Ka shumė kohė qė njihesh me Dafinėn? Qė nga momenti i
parė kur e pashė, dyshova se ėshtė ajo, por nuk dėshiroja tė besoja. E
adhuroj atė qė nga dita e parė kur filloj tė japė lajmet e mbrėmjes nė
TV5. Fillimisht mendova se dikush kishte dashur ta mbyste atė nė lumė,
por kontrolli i policisė ligjiore nuk nxori kurrėfarė argumenti qė do
tė tregonte implikimin e ndonjė pėrsoni tjetėr. Mendimi i tyre ishte
se Dafina kishte bėrė tentativė vetėvrasje. Tani qė je kėtu ndoshta
mund tė mė tregosh diēka mė shumė pėr tė gjorėn. A ėshtė e mundur qė
ajo tė ketė dashur tia marrė jetėn vetes?
- E njoh qė nga viti i katėrt i shkollės sė mesme. Njė
vit mė parė Dafina ishte kthyer nga Lugano e Zvicrės. Ajo atje kishte
kaluar fėmijėrinė sė bashku me prindėr dhe motrėn e saj. Prindėt dhe
motra i vdiqėn nė njė aksident komunikacioni nė njė tunel nė Zvicėr.
- Oh, sa keq! E ka dikė tjetėr nė jetė?
- Ka vetėm shoqe dhe njė hallė nė Prizren. Halla e saj
ėshtė munduar ta ndihmoi sa mundi Dafinėn vitet e fundit. Edhe vetė e
gjora ėshtė e sėmurė. Ėshtė nė dializė dhe mė shumė kohė kalon nė
spital sesa nė shtėpinė e saj. Qė nga fillimi, kur u njoftuam pėr herė
tė parė ishim tė afėrta. Jam pėrpjekur ti ndihmoj aq sa kam mundur.
Dafina kishte jetuar mė parė jashtė Kosovė dhe shumė gjėra kėtu te ne
nuk i kuptonte.
- Pėrse u kthye nga Lugano kur nuk paska askėnd kėtu nė
Pejė!?
- Nė tė vėrtetė, kthimi i saj nė Kosovė, ishte dėshira
e fundit e babait tė saj. Ajo erdhi me qėllim tė fillimit tė njė jete
tė re. Babai i saj kishte ndėrtuar njė shtėpi tė mirė derisa ishte
gjallė por ajo u bė pronė e tė vėllait, axhės sė Dafinės. I di edhe ti
ligjet tona tė vjetra, ku vajza nuk ka tė drejtė trashėgimi. Edhe nė
ato kushte Dafina kishte pranuar tė jetoj tek axha i saj. Ajo kishte
nevojė pėr mbrojtje tė dikujt. Kishte nevojė tė ketė familje. Por ai,
Shabani, filloj ta pengoi dhe ta ndaloi atė pėr tė bėrė tėrė atė qė
ajo dėshironte. Dafina me vėshtirėsi pranonte tė gjitha urdhėrat e
tij. Edhe rrethi filloj ta pėrbuzė dhe pėrqeshė Dafinėn, kryesish nga
inati. Dafina ishte vajza mė e bukur nė gjimnaz. Kishte suksesin mė tė
mirė por edhe kishte ide pėrparimtare.
- Isha e bindur se ajo ishte e martuar. Nė tė vėrtėtė
njė bukuroshe si kjo, mė duket e pakuptimtė tė mos jetė e martuar dhe
tė mos ketė familje, tha Eminja duke e rrotulluar filxhanin pasi qė
kishte pirė kafen.
Venera ishte ehde mė tutje e zbehur nė
fytyrė. Njė plogėshti i kishte kapluar trupin dhe mendjen e saj.
Sigurisht se po tė ishte nė gjendje normale kurrė dhe askujt nuk do ti
tregonte tė gjitha ato qė i tregoi Emines pėr Venerėn. Biseda disi
rrėshqiste jashtė kontrollit tė saj.
- Ajo vetėm njė herė ka dashuruar qė nga kthimi i saj
nė Kosovė. Nė atė kohė tė gjithė ishin kundėr asaj dashurie, bile edhe
unė. Duke u nisur nga mentaliteti jonė, isha e bindur se njė dashuri e
tillė ishte e gjykuar tė dėshtoj. Ajo nuk dorėzohej dhe mendonte se
dashuria ėshtė mė e fortė se tė gjitha. Thoshte se me kohėn tė gjithė
do tė pajtohen, por nuk u bė ashtu.
- Po ēfarė ndodhi, pėrse u nda nga i dashuri!
- Herėn e parė njė gjė e tillė iu imponua nga axha i
Dafinės, nga rrethi dhe nga shoqėria. Pėr tė dytėn herė, pas disa
vitesh, u takua me tė dashurin nė Prishtinė gjatė studimeve. Atė kohė
kishite pasur ndryshime tė mėdha nė shoqėrinė kosovare. Viktimat e
regjimit komunist u bėnė heronj. U takuan vetėm disa herė para se tė
ndahen pėrfundimisht. Dafina pa dėshirė mbeti edhe shtatėzanė dhe mezi
priste ta njoftoi tė sahurin e saj. Njė ditė, pasi qė ajo kuptoj njė
lajm tė hidhur, iku nga Prishtina dhe pėr disa muaj jetoi te halla e
saj nė Prizren. Atje edhe lindi.
- Ēfarė lajmi tė hidhur mori? I vdiq i dashuri?!
- Jo ai nuk vdiq realisht. Ai vdiq vetėm pėr Dafinėn.
- Nuk po tė kuptoj asgjė!
- Mė fal por mė shumė nuk mund tė tregoj.
- Po me foshnjėn e saj ēfarė ndodhi! Jeton me hallėn e
saj nė Prizren?
- Jo, ajo ia fali atė njė familje qė nuk kishte fėmijė.
Kur filloj lufta ata janė larguar nė Maqedoni e mė pas sipas tė gjitha
gjasave nė ndonjė shtet Pėrėndimor. Kryesorja, Dafina humbi tė gjitha
gjurmėt dhe deri sot kurrė nuk e ka kuptuar se ku e ka djalin. Ajo
harroj tė gjitha brengat e tjera. Fajėsonte veten pėr humbjen e
djalit. Shpesh herė mė thoshte se tė gjitha tė mirat qė i kishte nė
jetė ia kishte marrė Zoti, por mė tė mirėn dhe mė tė shtrenjtėn,
djalin, e dha me duartė e veta. Atė gabim kurrė nuk mundi tia falė
vetes. Kot mundohesha ta bindė se nė atė kohė nuk kishte zgjedhje mė
tė mirė. Ajo humbi besimin se njė ditė do tė ketė njė jetė normale,
njė jetė ēfarė ajo e kishte ėndėrruar.
- Pėrse atėherė ajo u kthye qė tė jetoj nė Pejė?!
- Disa herė i propozova qė tė kthehet nė Lugano por
Dafina ishte kategorikisht kundėr. Kėtu nė Pejė i ka tė varrosur
prindėt dhe motrėn. Dafina mė thoshte se gjysma e zemrės dhe e
shpirtit tė saj ndodheshin kėtu nėn tokėn kosovare, kurse pėr gjysmėn
tjetėr, djalin, nuk e dinte se ku e kishte. Assesi nuk mundė ta
paramendonte jetėn larg varrezave tė mė tė dashurve tė saj. Kur ishte
nė Pejė, gati ēdo ditė nė drekė shkonte dhe vizitonte varrezat.
Bisedonte me ta. Po ta ndėgjonte dikush nga larg, krijonte pėrshtypjen
se ajo ishte e ēmendur. Nė tė vėrtetė, ajo derisa ishte nė Zvicėr
ishte shumė e lidhur me prindėr. Nė kohėn kur ishte nė studime nė
Prishtinė kursente nga kafshata e gojės vetėm pėr tė ardhur njė herė
nė javė nė Pejė pėr tė vizituar varrezat e tyre. Kur i vdiqėn
prindėrit, zbrazėtinė qė i krijuan nė zemėr, askush nuk mundi tia
plotėsoj.
- Si ndodhi qė filloi tė punoj nė TV5?
- Para shumė vitesh babai im punonte nė televizionin e
Kosovės. Kur pushteti okupues syprimoj tė gjitha organet kosovare,
mbylli shkollat, televizionin dhe spitalet, babai im mbeti i papunė.
Hapi njė dyqan tė vogėl kėtu nė qytet dhe ėndrra e tij mė e madhe
ishte qė tė hapė njė TV private. Pas luftės, shoqata tė ndryshme
botėrore filluan tė investonin nė Kosovė. Babai im pati fat, ia
dhuruan paisjet dhe hapi TV5. Nė fillim kishte vetėm program zbavitės,
por me kohė programi u rritė edhe nė atė informativ dhe dokumentar.
Pasi qė nė TV5 kishim nevojė pėr njė spiker, unė i propozova babait qė
tė angazhoj Dafinėn. Jo vetėm pėr atė qė ishte shoqja ime por pse isha
e bindur se nė Pejė nuk kaishte kush qė do ta kryente atė punė mė
mirė. Mė e vėshtira ka qenė ta bindim Dafinėn qė tė pranoj postin,
pasi qė ajo mendonte se kishim bėrė njė hap tė tillė nga dhembja qė
kishim pėr tė. Qė nga fillimi kemi punuar sė bashku. Unė bėja
redaktimin e lajmeve, kuse ajo i lexonte ato.
- Venera, harrove punėn? Nuk prishet asgjė nėse nuk
shkon sot nė punė? pyeti Eminja.
- Do tė gjindet dikush qė tė mė zėvendėsoj. Nuk do tė
largohem nga kėtu pa Dafinėn. Tė paktėn do tė rri me tė deri sa tė
jetė nė gjendje tė bisedoi, derisa ta kaloi krizėn nė tė cilėn
ndodhet. Mė ka shoqė dhe mendoj se njė gjė tė tillė ia kam borxh.
- Zakonisht nuk lejojmė askė qė tė futet dhe qėndroj nė
repartin pėr shėrim intenziv, por pasi qė ėshtė nė pyetje Dafina, do
tė pėrpiqem qė tė mundėsoj qėndrimin tėnd kėtu. Sonte, po deshe, do tė
rri edhe unė me ty, edhe pse nė darkė pėrfundoj ndėrrimin.
Eminja ishte larguar pėr tė vizituar edhe
pacientėt e tjerė ndėrkohė qė Venera nuk ndahej nga dora e Dafinės.
- Tė lutem Dafinė, mbledhė forcėn dhe hapi sytė! Dafinė
nėse mė ndėgjon, mė jep ndonjė shėnjė! Duhet tė jetosh, pėr hir tė
atyre qė i deshe mė sė shumti. Ata jetojnė nė trupin tėnd. Dafinė
!
Dafina lėshoj njė pshertimė tė vogėl dhe mė pas provoj
qė tė hapi sytė. Nuk arriti qė ti hapė qė tė dy. Syri i majtė i ishte
enjtur pėr sė tepėrmi. Ashtu sikurse nėpėr mjegull ajo vėshtroj murin
pėrballė. Muri i bardhė e bėri atė qė tė mendoj se ishte nė Botėn
tjetėr.
- Meli, ku janė mami dhe babi, tha ajo me zė tė
shterrur?
Venera nuk u besonte veshėve, iu duk se po
ėndėrron. Ngriti kokėn dhe fėrkoj sytė. Nga sytė e saj filluan tė
rrjedhin lotė.
- Meli, ku janė babi dhe mami, pėrsėri pyeti Dafina?
por kėsaj radhe me zė edhe mė tė ulėt.
-
Dafina, a mė ndėgjon? Jam Venera. Jemi nė spital. Ke pasur njė
fatkeqėsi. Mbledh forcėn se do tia dalim sė bashku!
Dafina prapė i mbylli sytė. Nga shqetėsimi i saj, fytyra i
ishte djersitur. Venera shtypi pullėn e urgjencės pėr tė kėrkuar
ndihmė. Nė dhomė erdhi Eminja duke vrapuar.
- Ēfarė
ka ndodhė, e pyeti ajo Venerėn?
- Dafina
hapi sytė dhe tha disa fjalė, pėrmendi emrin e motrės sė vet. Mė pas
ajo ra prapė nė gjumė.
- Po
shumė mirė qenka bėrė. Ėshtė shėnjė e mirė. Kjo do tė thotė se ajo
lufton, ajo ka forcė dhe vullnet. Me siguri se Dafinės tani i kujtohen
gjėra nga e kaluara. Shpresojmė se do tė zgjohet sė shpejti. Eminja
mori aparatatet dhe mati tensionin e gjakut tė Dafinės. Mati edhe
temperaturėn. Tė dyjat kishin shėnuar njė rėnje tė vogėl.
- Nėse
gjendja vazhdon kėshtu, pritet qė brenda disa ditėsh, Dafinės ti
kthehet vetėdija.
Para se tė bie muzgu Venera i telefonoi babait tė vet nė
televizion dhe njoftoj atė pėr rastin e Dafinės. Njoftimi pėr
fatkeqėsinė e saj u emetua gjatė lajmeve tė mbrėmjes nė televizion. Nė
mungesė tė rrymės elektrike atė natė lajmet nė TV5 nuk pati mundėsi ti
shiqoi njė numėri madh banorėsh tė Dukagjint, e ndėr ta ishte edhe
Edmondi. Venera qėndroj tėrė natėn afėr shoqes. Pėr ti shoqėruar ato
mbeti edhe Eminja e cila harroj lodhjen nga puna qė kishte bėrė plot
dymbėdhjetė orė me radhė. Tė dyat biseduan pėr shumė gjėra derisa nuk
u lodhėn dhe i zuri gjumi.
- Po ti Emine, e martuar je? Ke fėmijė!
- Jo, nuk jam dhe nuk kam qenė kurrė e martuar. Tani
kur mė tregove pėr rastin e Dafinės jam mė se e bindur se nuk gabova
qė nuk u martova.
Disa
vite me radhė kisha presion tė madh nga prindėt e mi. Ata dėshironin
qė tė mė fejonin pėr dikė nė fshat, por unė nuk pranova. E di qė ua
theva zėmrėn, por mendoj se nuk pata zgjedhje tjetėr.
- Pėrse
atėherė nuk gjetė dikė qė tė pėrshtatej?
- E gjeta por ai mė braktisi! Nė Istog pėrfundova dy
vite tė shkollės sė mesme. Aty edhe u njofova mė atė beterin, emrin e
tė cilit nuk ma zė goja fare. Kur unė shkova pėr tė vijuar shkollėn e
medicinės nė Prishtinė, ai u pajtua dhe mė tha se dy vite do tė
kalojnė shpejt. Jetonim larg njėri tjetrit dhe shiheshim shumė rrallė.
Njė ditė, kur unė mora diplomėn e infirmjeres, fluturoja nga gėzimi
dhe mezi prisja qė tė takohem mė tė. Ai nuk erdhi fare nė takim.
Mendova se i kishte ndodhur ndonjė e papritur. Mė vonė kuptova se
ishte fejuar me njė vajzė qė jetonte nė Gjermani dhe pikėrisht njė
javė para se unė tė diplomoja ai kishte ikur nga Kosova.
- Si, nuk tė tregoj fare pėr fejesėn!?
- Nuk mu
lajmėrua fare me vite tė tėra. Unė tėrė natėn qaja kurse tėrė ditėn
lutesha qė ta shohė vetėm edhe njė herė. Njė vit para se tė filloj
lufta nė Kosovė u takuam rastėsisht.
- Tė
foli ai? Tė tregoi pėrse e kishte bėrė njė tradhėti tė tillė?
- Jo, unė nuk e lejova. Ishte me gruan dhe djalin e
vet. Ishte i mjerė dhe nė bazė tė qėndrimit, tė shiqimit tė tij, dukej
i pafat. Pėr njė ēast urrejta ēdo mendim qė pata pėr tė, ēdo ėndėrr qė
e pashė pėr ne. Ai nuk mė kishte merituar. Nuk desha ta bėjė tė lumtur
e as krenar duke i treguar pėr dhembjet dhe vuajtjen qė mė shkaktoj.
- Po ka mjaftė djem tė bukur, tė menēur dhe besnik nė
Kosovė:
- E di! Ndoshta tė duket qesharake por unė mė pas tė
gjithė meshkujt i pash me njė sy. I fajsoj tė gjithė pėr atė qė mė
bėri beteri im i mjerė.
- Mė frikėson me kėtė tregim. Jeta dhe vuajtjet e
Dafinės si dhe pėrjetimet tuaja me bėjnė qė tė frikėsohem pėr tė
ardhmen time. Nė tė vėrtetė ndiej dhembje por jam e bindur se Toli im
kurrė nuk do tė mė braktisė. Ai mė thotė se mė do mė shumė se jetėn e
vet.
Venerėn e zuri gjumi duke u menduar pėr tė
dashurin e saj, pėr shiqimin e tij plotė shpresė, pėr fjalėt dhe
premtimet e tij shpresėdhėnėse.
- IV -
Tė nesėrmen nė mėngjes gazetarėt e Zėrit
ishin tė parėt qė arritėn para spitalit tė Pejės. Mė pas erdhėn edhe
tė tjerėt. Turma e njerėzve para spitalit shtohej. Gazetarėt kėrkonin
qė tė futen brenda dhe tė marrin fotografi apo tė bėnin ndonjė
reportazh pėr Dafinėn. Drejtori i spitalit ishte kategorik. AI nuk
lejoj askėnd qė tė futet brenda. Mė vonė drejtori autorizoj njėrin nga
mjekėt, i cili rreth orės tetė doli para derės kryesore dhe u pėrgjigj
shkurtimisht nė disa nga pyetjet e gazetarėve. Gazetarėt dėshironin tė
dinin pėr gjendjen e Dafinės, pėr plagėt, motivet e asaj fatkeqėsie e
pėr shumė gjėrat e tjera tė cilat as vetė mjeku nuk i dinte.
- Mund tė na tregoni mė shumė se kush e gjeti Dafinėn
nė lum? pyeti njėri nga gazetarėt.
- Disa peshkatarė, u pėgjigj mjeku. Ata dėshirojnė qė
tė mebeten anonim.
- Cila ėshtė gjendja e saj shėndetėsore nė kėtė moment?
- Nuk ka vetėdije, por mendimi im ėshtė se ajo tani
ėshtė jashtė rrezikut. Kolegėt e mi janė duke bėrė ēmos qė Dafinės ti
kthehet sa mė parė vetėdija.
- A dihen motivet e agresionit ndaj saj, pyeti njė
gazetarė nga fundi i turmės?
- Sipas policisė Dafina nuk ka qenė e sulmuar nga
askush. Pra, nė bazė tė informacioneve dhe nė bazė tė mjekėbvė qė
kontrolluan atė, nuk mund tė flitet pėr agersion fizik ndaj saj. Pėr
informata tė tjera mund tė drejtoheni nė stacionin qėndror tė
policisė. Ditėn e mirė!
- Zotėri mjek, zotėri mjek, bėrtitnin gazetarėn nga
pakėnaqėsia.
Mjeku u shqetėsuar nga turma e gazetarėve, hyri nė objetin e sipitalit
me hapa tė shpejtė. Duarėt i drisheshin dhe iu duk se kaloi njė ditė e
tėrė derisa ai nuk zbėrthej pullat e kėmishės sė ti tė bardhė qė i
shtėrngonin fytin. Hoqi edhe kravatėn.
Gazetarėt e ndaluar nga rojtarėt e
spiatalit, tė dėshpėruar, filluan tė shpėrndahen duke sharė nga
paknaqėsia.
Ata kishin pritur mė shumė informacione pėr rastin e
Dafinės.
Ishte dita e dytė qė Venera qėndronte pranė
shoqes sė saj Dafinės. Kot ajo shpresonte se Dafinės do ti kthehet
vetėdija. Mjekėt dhe infirmjerėt qė vinin pėr tė vizituar Dafinėn
ndėrroheshin. Disa vinin me detyrė, pėr tė parė gjendjen e saj
shėndetėsore, pėr ti dhėnė ndonjė medikament apo pėr tė bėrė
ekzaminimin e saj. Kishte edhe tė tillė qė nga vinin nga repartet e
tjera, nga kurreshtja. Venera priti tėrė ditėn dhe nė mbrėmje e
dėshpėruar vendosi qė tė kthehet nė studion e televizionit. Ajo nuk
kishte forcė qė edhe mė tutje tė qėndronte nė spital. Heshtja e
Dafinės e mundonte pafund. Kur hyri nė ndėrtesėn e televizionit, iu
duk se i ra ndėrtesa mbi supe. Ajo realizoi se nė studio nuk do ta
gjej Dafinėn. Vullneti i saj pėr punė ra nė tėrėsi, por Venera u
detyrua qė ti marrė lajmet e pėrgadituar ditore dhe tua hedhė njė
shiqim para se ato tė lexoheshin nė edicionin qėndror tė lajmeve.
Nė tė gjitha gazetat kosovare ishte rasti i
Dafinės dhe misteri rreth gjetjes sė trupit tė saj nė lum. Pėr
qytetarėt e Pejės ky lajm ishte edhe mė i ftohėt se acari qė bėnte
atje ditėt e fundit. Nė orėt e hershme tė mėngjesit tė gjitha gazetat
ditore u shitėn. Nuk mbahej mend njė interesim kaq i madh pėr shtypin
qė nga koha e luftės nė Kosovė.
Nė anėn tjetėr tė qytetit, nė rrugėn e Logjės, nė njė
shtėpi tė vogėl, Edmondi sė bashku me nėnėn dhe Dianėn e vogėl ishin
ulur rreth tavolinės pėr mėngjes. Edhe nė kėtė shtėpi sikurse edhe nė
shumicėn e shtėpive kosovare vėreheshin gjurmėt e luftės sė fundit.
Edhe pse kishin kaluar me shumė se tri vite nga lufta, nė mes tė
oborrit ishin akoma mbeturinat e shtėpisė sė djegur. Pėr tė evakuar
ato dhe pėr tė ndėrtuar njė shtėpi tė re, Edmondi tani nuk kishte as
vullnet por as mjete financiare. Tė ardhurat e tij mujore mezi
plotėsonin nevojat e familjes sė vogėl tre antarėshe qė kishte
mbijetuar luftėn. Ata momentalisht jetonin ne njė kasollė tė vogėl e
cila nuk ishte e rrugulluar si duhet. Ai di dhe nėna e tij kishin
harruar si duket Edi fizikisht nuk kishte ndryshuar shumė. Flokėt e
tij qė kishin filluar tė zbardhėn i jepnin atij njė bukuri edhe mė tė
madhe, e bėnin edhe mė serioz. Secila qime e tij e zbardhur, prapa
vetes fshehte njė hidhėrim, njė mėrzi apo njė dėshprim tė Edit. Forca,
vullneti dhe e ardhmja e tij mbėshteshėn nė vajzėn e tij tė bukur, nė
shpirtin e tij, Dianėn
- Shpirti i babit, pije qumėshtin mė shpejt sa nuk
ėshtė ftohur! i tha Dianės Edmondi duke ia pėrkdhelur flokėt.
- Po babi, unė u ngopa! Nuk mundem mė, arsyetohej
voglushja.
- Tė lutem pije se do tė rritesh dhe do tė bėhesh me e
bukura nė tėrė Kosovėn!
- A do tė bėhem e bukur si mami? pyeti vajza ndėrkohė
qė sytė e saj ishin mbushur lot.
Diana ishte lezetėshme dhe shumė e menēur
pėr moshėn qė kishte. Kishte fokė tė zeza dhe sy ngjyrė geshtėnje. Nuk
i kujtohej fare nėna e saj. E kishte parė vetėm nė fotografi. Kur
Diana kishte vetėm dhjetė muaj, barbarėt ia kishin vrarė nėnėn. Tani
qė ajo rritej dhe fillonte ta ndiente mungesėn e nėnės, nga dita nė
ditė kėrkonte tė dinte mė shumė pėr Anitėn. Diana nuk e kuptonte pse
nėna saj ėshtė larguar pa vetėdėshirė dhe tashmė nuk kishte tė holla
pėr tė blerė njė biletė pėr tu kthyer nė shtėpi. Kėshtu asaj i kishte
thėnė babai, por edhe gjyshja e saj. Sa herė dikush asaj i falte
ndonjė euro, Diana gėzohej pa masė dhe nė vend qė tė blente ndonjė
ėmbėlsirė sikurse edhe fėmijėt e tjerė tė lagjes, ajo i ruante nėn
jastakun e saj. Njė ditė ajo mallėngjej deri nė lot Edmondin kur e
pyeti duke ia treguar dhjetra monedha.
- Babi, a mjafojnė kėto qė tė blejmė njė bilėtė
aeroplani pėr tė kthyer mamin nė shtėpi!?
- Mami mė kurrė nuk do tė kthehet, u pėrgjegj ai.
Askush nuk mund tė ketė aq tė holla pėr ta kthyer atė nė kėtė Botė.
- Ti mė ke premtuar se ajo nuk ka tė holla dhe se njė
ditė do tė kthehet. Si tja bėjė unė pa mamin? Unė e dua atė, tha
Diana. Mė ke mashtruar, mė ke mashtruar, pėshpėriste Diana duke qarė,
ndėrkohė rrėke lotėsh rrjedhnin nga sytė e saj tė bukur.
Edmondi hezitoj njė ēast dhe mė pas vendosi qė edhe njė
kohė tė mos i tregoj Dianės tė vėrtetėn pėr nėnėn e saj. Ai ishte i
bindur se Diana ishte e vogėl qė tė kuptonte se nėnėn e kishte tė
vrarė dhe se ajo kurrė mė nuk do ta shihte atė.
- Erdhi koha tė iki, do tė vonohem nė punė, iu drejtua
ai nėnės. Kujdesu pėr kėtė bukuroshe!
- Shko pa asnjė brengė dhe mos mė hidhėro me kėshillat tuaja
buadallaqe. Unė kujdesėm pėr kukullėn time edhe pa mė thėnė ti! u
hihdėrua nėna e Edit. Diana ėshtė zemra e gjyshes.
- Po nėnė, por vetėm ju tė dyja mė keni mbetė!
- Ik se u bė vonė, tha ajo duhe lėshuar njė psherėtimė
tė vogėl, duke dashur qė tė evitoj bisedėn pėr familjen e saj tė
humbur para tri vitesh.
Me tė arritur nė shkollė Edmondi vėrejti
njė atmosferė tė ēuditshme. Edhe aty, nė mesin e mėsuesve tė shkollės
tėmė qėndrore ishte Dafina.
- Kam ndėgjuar e parė shumė ēka, por tė ndodhė kjo ēudi
edhe nė qytetin tonė, kurrė nuk kisha besuar! tha Azemi, njėri ndėr
puntorėt me tė moshuar tė shkollės!
- Pse ēfarė paska ndodhė kėsaj radhe, ndėrhyri Edmondi!
Qėllimi i Edit ishte tua ndėrroj temėn e
bisedės. Ai nuk i duronte thashethėmet e Azemit i cili shpesh herė ua
merrte tėrė kohėn e pushimit duke u treguar pėr gjėra tė kota, tė pa
rėndėsishme.
- Nuk paske ndėgjuar pėr spikeren e TV5?
- Ndėgjuar ēka, pėr cilėn spikere?
- Pėr Dafinėn! Mbrėmė nė lajme por edhe sot nė gjitha
gazetat lajmi pėr tė ishte temė qėndrore! Dikush kishte dashur ta mbys
atė nė lum, por ajo kishte shpėtuar dhe tani ishte nė spital. Ja
lexoje gazetėn.
Edmondi mori gazetėn dhe filloj tė lexoj
artikullin pėr fatkeqėsinė e Dafinės. Ai nuk u besonte syve e as
veshėve. Ishin bėrė gati katėr vite qė nuk ishte parė me Dafinė, por
dashuria qė ai ndiente pėr tė nuk ishte zbehur aspak. Nė tė kundėrtėn
dashuria pėr tė vetėm ishte rritur. Edmondi disa herė kishte tentuar
qė tė bie nė kontakt me tė, por Dafina nuk kishte pranuar. Ai urrente
vetėveten pėr padrejtėsinė qė kishte bėrė ndaj Dafinės. Nė tė vėrtetė,
ai kurrė nuk kishte insistuar qė ti tregoj Dafinės qė gjatė luftės
kishte humbur babain dhe gruan e tij. Kishte frikė se kėtė gjė Dafina
do ta kuptonte si propozim tė tij pėr tė mbuluar zbraztėsinė qė e
kishte krijuar humbja e gruas. Nė tė njėjtėn kohė Edi mendonte se njė
gjė e tillė do tė ishte e padrejtė edhe ndaj vajzės sė tij, kujtimit
tė vetėm qė atij i kishte mbetur nga martesa me Anitėn.
- Nuk po shkruan se dikush ka dashur ta mbys? tha
Edmondi duke iu drejtuar Azemit.
- Nuk po shkruan aty, po kėshtu po flitet nė qytet.
Edmondi mezi pėrmbante lotėt. Ai nuk
dėshironte qė para kolegėve tė tij tė tregoj ndjenjat dhe dhimbjen qė
ndiente pėr Dafinėn. Askush nga shokėt e tij nė punė nuk e dinte pėr
tė kaluarėn e tij, pėr raportet qė ai kishte me Dafinėn para luftės nė
Kosovė. Edmondi u kujtua pak dhe u ngrit nė kėmbė si i tėrbuar.
- Unė sot erdha vetėm sa pėr tju njoftuar se nuk mund
tė qėndroj nė mėsim. Kėrkoj qė dikush tė mė zėvendėsoj se nė shtėpi
lash nėnėn dhe vajzėn e sėmurė. Nuk ka kush tė kujdeset pėr to, tha ai
duke shprehur atė qė nė kokė i erdhi e para.
Pėr Edmondin ishte hera e parė qė shėrbehej
me njė tė pavėrtetė dhe pėr kėtė arsye nuk ndihej mirė. Nė realitet ai
dėshironte qė tė shkoi nė spital te Dafina. Dėshironte tė ishte pranė
saj. Nuk kishte dėshirė qė ta humbėte prapė atė, siē e kishte humbur
nė Prishtinė. Hapi derėn dhe pa u pėrshėndetur doli nga salla e
mėsimdhėnsve. Kolegėt e tij tė befasuar mbetėn pa fjalė. Ishte hera e
parė qė Edmondi kėrkonte qė dikush ta zėvendėsonte. Ishte kjo mungesa
e tij e parė qė kur kishte filluar tė punoi nė atė shkollė.
Me hapa tė ngadalshėm Edi doli nga oborri i
shkollės dhe u fut nė njė rrugicė afėr parkut tė Madh. U kthye prapa
dhe kur u bind se askush nuk e sheh, filloj tė vrapoj nė drejtim tė
spitalit. Evitonte rrugėt e frekuentuara nga frika se dikush nga
kolegėt apo nxėnėsit e tij mund ta vėrente atė duke vrapuar dhe tė
mendonte se ishte ēmendur. Sa mė shumė qė vraponte i dukej vetja mė
larg spitalit. Kaloj afėr xhamisė sė kuqe. U ndalua para derės sė saj.
Deshi tė futet brenda, por disi e ndali veten.
- Zoti i Madh, tha ai duke mbėshtetur dy duartė e tij
pėr derėn e ftohtė. Mė ndihmo kėsaj radhe. Nuk e meritoj ndoshta sepse
nuk jam besimtar ashtu siē e kėrkon feja. Besoj se ka Zot por besoj
edhe nė dashuri. Shpėtoje Dafinėn pėr mua. Lėre atė qė tė jetoj. Mos
ia merr jetėn, mos e ndaj prej meje. E pranoj, nuk kam kryer obligimet
e mija fetare dhe mendoj se kam paguar mjaft nė jetėn time, kam paguar
me humbjen e mė tė dashurėve qė i pata. Mjaftė mė dėnove me babain tim
pėr tė cilin nuk e di bile as ku e ka varrin. Mė dėnove kur mė ndave
nga Dafina. Mė dėnove kur mė more gruan time, Anitėn. Tė lutem Zoti i
Madh mos mė merr edhe atė qė e dua mė sė shumti, mos mė merr Dafinėn
time.
- Djalo, nuk ėshtė koha me u falė tani! Po deshe mund
tė futesh brenda, u ndėgjua njė zė i burri tė moshuar.
Ishte hoxha i xhamisė qė rastėsisht kalonte
andej pari.
- Jo, jo, nuk desha tė falem, por isha i lodhur dhe u
mbeshteta njė moment. Mė fal se shkova.
Edmondi vazhdoi rrugėn me hapa tė shpejtė.
Kaloj afėr kinos sė qytetit, duke kaluar mbi urėn e Zallit doli nė
anėn tjetėr. Nė largėsi dukej spitali. Atij i humbi fuqia. Ishte afėr
katedralės, afėr shtėpisė tjetėr tė Zotit. U ndalua edhe para saj dhe
u lutė pėr jetėn e Dafinės.
- Shtėpi a Zotit, mė jep fuqi tė arrijė deri te
spitali. Mė jap fuqi ta shofė edhe njėherė Dafinėn e gjallė. Mė jep
fuqi por edhe shpresė tė kutoj se Dafina nuk e bėri kėtė nga
dėshprimi qė e pati. Mė jap shpesė se unė nuk jam pjesa mė e madhe e
dėshprimit tė saj.
Kur arriti te dera e spitalit mezi merrte frymė nga
lodhja dhe nga shqetėsimi.
- Ore zotėri, nuk bėnė tė futesh tani se nuk ėshtė koha
e vizitave, iu drejtua rojtari duke e ndaluar Edmondi te dera.
- Kam ardhur tė shof Dafinėn! Duhet qė ta shofė atė
patjetėr!
- Assesi, drejtori i ka ndaluar tė gjitha vizitat pėr
tė. Gazetar je ti? Dėshiron tė bėhesh i madh me fatkeqėsinė e tė
tjerėve?!
- Nuk jam gazetar, por jam njė shok i saj
Eminja qė fillonte punėn nė ora nėntė, nė atė kohė
futej nė spital. Kur ndėgjoj bisedėn qė zhvillohej para hyrjes u
ndalua afėr tyre. Asaj iu kujtuan fjalėt e Venerės dhe tregimi i saj
pėr jetėn e Dafinės, pėr djalin qė ia kishte thyer zemrėn. Eminja e
urrei Edmondin qė nga shiqimi i parė. Fajėsoi atė pėr fatkeqėsinė e
Dafinės.
- Jeni Ju Edmondi! tha ajo me njė zė tė vrazhdėt duke
ju drejtuar tė dyve.
- Po unė jam, ku mė njihni Ju?
- Nuk Ju njoh por kam ndėgjuar pėr Ju. Mund tė vini me
mua sepse unė punoj nė repartin ku Dafina ėshtė e shtrirė.
Rojtari nuk e kundėrshtoj Eminen dhe lejoj
Edmondin qė tė futet. Nė heshtje qė tė ty u nisėn drejt dhomės ku
ishte e shtrirė Dafina. Edmondin mezi e mbanin kėmbėt nga pikėllimi.
Zemra a tij qante kurse goja i ishte terur nga emocionet. Ecte prapa
Emines pa shiquar fare rrugėn. Caku i tij i vetėm ishte tė takoj edhe
njėherė Dafinėn, tė shtėrngoj dorėn e saj, ta puthė nė ballė si dikur,
ti puthė buzėt e saj tė ėmbla
Nė dhomė Edi pa Dafinėn e shtrirė, tė
mbėshtjellė me fasha e tė kyqur nė aparate tė shumta. Nga trishimi
Edmondi harroj qė tė afrohet, ta puthė atė si dikur. Kuke fėrkuar sytė
kaloj nė anėn tjetėr tė shtratit, andej kah Dafina kishte dorėn e
lirė. Pėrmbajti lotėt edhe njė herė! Me duarė etij tė forta mbahej pėr
shtratin ku Dafina ishte e shtrirė.
- Burri nuk qan me lotė, ai qanė me zemėr, tha Edi
vetmevete derisa u afrua edhe mė afėr saj.
U gjunjėzua pranė saj dhe me dy duart e tij
kapi dorėn e Dafinės, e puthi atė ngadalė.
- Tė lutem Dafinė jeto! Mos mė braktis edhe njė herė!
Tė kujtohet kur mė thoje se zemra yte rrah vetėm pėr mua! Mos e lejo
qė tė ndalohet, unė jam kėtu dhe mė kurrė nuk do tė largohem. Tėrė
kėto vite kam jetuar me dėshirė qė tė tė shoh. Kam jetuar me dėshirė
qė njė ditė do tė kem mundėsi tė afrohem pėrsėri pranė teje.Nė jetė mė
mbajti shpresa se prapė do tė jemi sė bashku, prapė do tė jemi tė
lumtur ashtu siē ishim mė parė. Edhe pse nuk isha me ty, zemra,
shpirti dhe mendimet e mia ishin gjithmonė pranė teje. Nuk kam
ėndėrruar qė do tė takohemi nė rrethana tė tilla. Nuk tė lejoj tė
ikėsh. Dafina kthehu tė lutem! Dafina kthehu!
Dafina rrinte edhe mė tutje shtrirė si e
pajetė. Nė dorėn e saj ajo ndjente prekjen e Edmondit por njė peshė e
rėndė ia kishte rėnduar trupi, njė peshė qė nuk e lente tė lėvizte.
Mendja e Dafinės kishte ikur diku larg, disa vite mė parė, atėherė kur
Dafina ndihej mirė. Atėherė kur ajo kishte familje, kur kishte me kė
dhė pėr kė tė gėzohej. Atėherė kur ajo shijonte jetėn e saj.
- V -
- Dafina kthehu! Je larguar shumė nga bregu, bėrtiste
Sinani i shqetėsuar. Po nuk u ktheve menjėherė, do tė hidhėrohem. Nėse
vazhdon kėshtu tjerave ditė nuk do tė vijmė fare te liqeni!
- Lėre ore vajzėn rehat, i ka mbushur pesėmbėdhjet
vjet. Nuk ėshtė fėmijė! reagoi Merveti.
- Ėshtė dhe koha qė tė drekojmė, dhe do tė ishte mirė
qė ajo tė kthehet.
- Nga dita nė ditė, po bėhesh mė frikacak! Tani e di se
Dafina di shumė mirė tė notoj, bile edhe nuk ėshtė larguar aq shumė sa
ti thua.
- Mirė pra, nėse asaj i ndodh diēka, mbetet nė
pėrgjegjėsinė tėnde.
Sinani ato ditė ndihej i lodhur psiqikisht.
Kishte njė kohė tė gjatė ai me Merveten kishin bėrė vizita dhe
konsulta tė ndryshme mjekėsore. Tani kur ai priste rezultatet e tyre,
ishte shumė i ndieshėm. Kishte frikė se edhe ky rast do tė dėshtoi.
Meli, vajza e dytė e tyre edhe pse kishte tetė vjet,
preferonte tė rrinte gjithėmonė afėr prindėve. Ajo edhe kur lahej nė
liqe apo edhe kur delnin nė park pėr tė shetitur, kurrė nuk largohej,
duke mbajtur gjithnjė shiqimin drejtė prindėve tė saj. Edhe nė shtėpi
kur ishte me ta shpesh herė delte nga dhoma e saj pėr tė parė se ku
ishin ata, ēka bėnin. Meli kishte frikė se ata do tė humbin dikund dhe
ajo do tė mebetet e vetmuar.
Sa herė qė familja Mali kishte ditė tė lirė
gjatė verės, shkonte te liqeni
Ceresio
i
Luganos pėr tė kaluar kohėn, pėr tė pėrfituar mė mirė nga jeta. Ishte
fundi i qėrshorit dhe nė Lugano bėnte vapė shumė e madhe. Temperatuara
ditore ishte mbi 32 gradė celzius. Kishin mbetur vetėm edhe dy javė
deri nė pushimin veror tė shkollės. Sinani i kishte mbushur dyzet e
njė vit kurse gruaja e tij Merveti kishte pesė vite mė pak se ai.
Sinani ishte i gjatė, i shėndoshė, me flokė krejtėsisht tė thinjura.
Merveti ishte zeshkane. Kishte sy tė gjelbėrt. Nė fillim kur ajo erdhi
nė Lugano, tė gjithė mendonin qė nė sytė e saj kishte vėnė thjerrėza.
Edhe pse kishte lindur dy herė silueta e trupit tė saj kishte mbetur
sikurse kur ajo ishte vajzė. Ishte pedante dhe veshej me shije. Kishte
shtatėmbėdhjetė vite qė tė dy sė bashku jetonin nė Zvicėr. Nė fillim,
kur ata arritėn nė Lugano Sinani punonte punė tė ndryshme tė rėnda
fizike nė ndėrtimtari, kurse Merveti pastronte. U deshėn disa vite qė
ata ta mėsojnė mirė italishten dhe gjetjen e punės mė tė lehtė, punė
qė ndėrkohė ishte e paguar mė mirė.
Tani
Sinani punonte nė Farmacia Internazionale Bordoni SA nė Piazza della
Riforma. Ai ishte pėrgjejgės i saj. Merveti qysh para lindjes sė Melit
ishte punėsuar nė Manor, nė Piazza Dante Aligeri. Ajo punonte nė
rejonin e konfeksionit nė katin e dytė, nė njėrėn nga arkat. Dy muajt
e fundit ishte nė pushim mjekėsor. Nė familje atmosfera ishte
pėrmirėsuar dukshėm dhe gati ishte tė bėhej e mrekullueshme sikur
ishte pas lindjes sė Dafinės. Tė gjithė ndihmoheshin dhe
kėshilloheshin nė mes veti, por fjala e Sinanit ishte pėrfundimtare.
Kur Sinani u martua me Merveten, disa vite me radhė nuk patėn fėmijė.
Ata hoqėn tė zitė e ullirit duke kėrkuar ndihmė te mjekėt, te
hoxhallarėt te priftėrinjėt dhe kudo qė ndėgjonin se mund ti ndihmonte
ata. Kur Sinani kuptoj se mė nė fund Merveti mbeti shtatzanė,
organizoj njė festė tė madhe e cila u mbajt mend nė Lugano. Festa
zgjati njė vikend i tėrė. Fillimisht pėr tė nuk ishte me rėndėsi
gjinia e fėmiut. Me rėndėsi ishte ta ketė njė. Pėr kėtė arsye as ai e
as Merveti nuk u intersuan fare pėr gjininė e fėmiut, deri nė lindjen
e Dafinės. Dita e lindjes afrohej dhe shqetėsimi dhe frika e tė dyve
shtohej. Sipas gjinekologut qė kujdesej pėr Mervetin, fėmiu duhej tė
lindėte nė javėn e fundit tė marsit. Kaloi muaji mars por Merveti nuk
lindi. Dy herė atė e dėrguan nė spital pas dhembjeve tė mėdha qė
kishte dhe tė dy herėt atė e liruan pa lindė. Kaluan edhe dy javė tė
tjera dhe Merveti nuk lindi. Ajo ndiente gjithnjė dhembje tė mėdha.
Mjekėt pasi u konsultuan edhe me gjinekologun e Mervetit vendosėn qė
ti propozojnė asaj njė prerje cazariane, pėr tė shpėtuar fėmiun. Edhe
pse tė frikėsuar jashtė ēdo mase, Sinani e Merveti mė nė fund u
pajtuan me operim. Lindja u bė pa praninė e Sinanit. Ai pėr tri orė,
sa zgjati operacioni, nga stresi qė kishte mori mė shumė se dhjetė
kafe nga aparati qė ishte i vendosur pikėrisht pėrballė me derėn e
sallės sė bllokut operativ. Derisa mjekja kujdestare afrohej pėr ti
dhėnė lajmin pėr operacionin e suksesshėm, Sinani dridhej i tėri. Nga
shqetėsimi i ishin djersitur edhe shuplakat e duarve.
- Urime zotėri Mali! Keni njė vajzė tė bukur dhe tė shėndoshė.
- Po Merveti, si kaloj. Ėshtė mirė ajo tani?
- Ejani pas meje Ju lutem. Keni mundėsi pėr ta parė vajzėn dhe brenda
njė ore mund ta shihni edhe gruan. Ajo tani ėshtė nė sallėn pėr
reanimim.
Sinani fluturonte nga gėzimi. Brenda nė dhomė kishte disa foshnje, por
ai i udhėhequr nga nga instikti i prindit u nisė drejtė shtratit ku
ndodhej Dafina.
- U rritėsh sa malet Dafina Mali. Tė priftė e mbara dhe paq jetė tė
lumtur, jetė me prindėr!i tha Sinani Dafinės kur pėr herė tė parė e
mori nė duar dhe e ngriti lartė.
Sinani e kishte planifikuar pėr emrin e fėmiut tė tij qysh kur kuptoi
se Merveti ishte shatėzanė. Kur Sinani e mori Dafinėn nė duar iu duk
se tė dy sė bashku fluturuan, tė dy sė bashku prekėn retė e bardha,
mendoj se i preku yjet. Sa i lumtur qė ndihej! Mezi realizonte qė
ėndrra e tij e kahmotėshme ishte plotėsuar. Krijesė mė tė bukur kurrė
nuk kishte parė. Falėnderoi Zotin me mijėra herė pėr dhuratėn mė tė
mirė qė i dha. Nuk harroj tė falėnderoi as Merveten pėr vajzėn e
shėndoshė dhe tė bukur qė lindi. Pas pesė ditėsh nė spital, Merveti u
kthye nė banesė. Ishte e lodhur nga lindja. Plaga shėrohej me ritėm tė
mjaftueshėm. Nga njė banėsė e vogėl nė periferi tė qytetit, familja
Mali kaloi nė Via Trevano 38. Sinani kishte porositur dhomėn pėr
Dafinėn enkas nė njėrin ndėr butiqet mė tė njohuratė qytetit, nė
Chicco, nė Via al Forte. Ditėn kalonin dhe jeta nė familje kishte
ndyshuar thelbėsisht, ishte zbukuruar, kishte marrė njė ritėm dhe njė
dinamizėm si kurrė mė parė. Vaji i Dafinės i mallėngjente qė tė dy
deri nė lotė. Nė mbrėmje, Sinani e Merveti bėnin gara se kush do ta
mbaj mė gjatė Dafinėn nė prehėr, para se ta vendosnin atė nė dhomėn e
saj. Vetėm njė kollitje e vogėl a Dafinės dhe qė tė dy i kapte paniku.
Menjėherė drejtoheshin te pediatri i saj Gianluca, nė Via Monte
Boglia. Disa herė e dėrguan Dafinėn te mjeku pa kurrėfarė arsye derisa
njė herė pediatri pėrqeshi ata pėr sė tepėrmi. Qė nga ai rast tė dy
mateshin para se tė telefononin pėr tė marrė takim te mjeku i Dafinės.
Dhuratat mė tė bukura i blenin pėr Dafinėn. Ato porositeshin nė
butiqet mė prestigjioze nė Zvicėr. Sinani shumė herė shkonte vetėm nė
butikun Emporio Armani nė Via Nassa dhe blente tesha ndėr mė tė
bukurat pėr Dafinėn, por nuk harronte as Merveten. Secili gjest qė e
bėnte Dafina ata tė dy e komentonin me orė tė tėra. Kur Dafina bėri
hapat e parė Sinani e Merveti nuk mundėn ti ndalėn lotėt e gėzimit.
Ngjarjet e bukura nė jetėn e tyre shtoheshin. Dhėmbi i parė i Dafinės,
fjala e saj e parė, vjersha e saj e parė, kėnga e parė etj. Kur Dafina
mubshi tri vjet, familja Mali rifilloi tė bėjė pikniqe me miqėt e
tyre, tė shkoi nė restorane, nė qendrėn sportive. Vendi mė i preferuar
pėr Sinanin ishte restorani Federale nė Piazza Della Riforma, por
Dafina nuk i donte vendet e mbyllura. Ajo preferonte qė tė dalin nė
parkun Ciani, nė breg tė liqenit. Aty kishte lojėra tė ndryshme tė
cilat asaj i pėlqenin pa masė. Sa hėrė qė ata ktheheshin pas orėve tė
tėra tė kaluara nė park, Dafina qante nga hidhėrimi. Ajo adhuronte
drunjėt e lartė tė gėshtėnjave.
- Kur tė rritem e tė bėhem sa babi, do tė hypė nė majė
tė gėshtėnjės, i tha ajo nėnės sė saj.
- Tė ndihmoj unė edhe tani po deshe! Eja.
Merveti ia bėri asaj qejfin duke u
pėrpjekur kinse e ndihmote pėr tu ngjitur nė njėrėn nga gėshtėnjėat e
gjata. Dafina u pėrpoq disa minuta dhe kur u bind se njė gjė e tillė
ishte e pamundur, u dorėzua.
- E lėmė pėr njė herė tjetėr se tani kam uri, u
arsyetua ajo.
- Si tė duash zėmėr! Ke dėshirė qė tė kthehemi nė
shtėpi?
- Jo tė lutem mami, tė rrimė edhe pak. Babi mund tė
shkoj tė na blej diēka derisa unė tė lozė edhe pakė me shoqe. Ato do
tė mė hidhėrohen nėse ne ikim menjėherė, arsyetohej Dafina.
Sinani u ngritė dhe pas disa ēastesh u
kthye me ēantė pėrplot ushqime. Ai e dinte se Dafinės nuk i pėlqente
ushqimi dhe pėr kėtė arsye kishte marrė nga disa lloje. Edhe nė shtėpi
derisa ata uleshin rreth tavolinės pėr tė ngrėnė, duhej njė kohė tė
gjatė ta lusin e ta bindin Dafinėn se duhet ngrėnė.
Kur
Dafina mbushi katėr vite filloi shkollėn. Ishte edhe njė ngjarje
tjetėr me rėndėsi tė veēantė pėr familjen Mali. Ata ftuan miqė e
dashamirė, pėrgaditėn drekė, dhe me anė tė video-kamerės rexhistruan
Dafinėn deri nė oborrin e shkollės.
Tė gjithė tė ftuarit u larguan. Merveti ishte ulur nė skaj
tė dhomės sė saj dhe kishte vėnė kokėn mbi shuplakat e duarve. Kur e
pa Sinani u brengos pa masė. Kishte vite qė nuk e kishte parė Merveten
tė mėrzitur.
- Tė
dhemb koka? Mos tė ofendoj dikush nga miqėt? e pyeti ai i shqetėsuar.
- U
rritė vajza, ia ktheu ajo.
- Shumė
mirė, duhet tė jemi tė kėnaqur.
Kėtė ditė edhe e kemi pritur!
- Po, por mė duket se u rritė shumė shpejt. Do tė kisha
dėshirė ta mbaja kėshtu tė vogėl. Ta mbajė nė prehrin tim, kurrė tė
mos e lėshojė qė tė mė largohet.
- Duhet tė pajtohesh mė kėtė. Tani e tutje secilėn ditė
e mė pakė do tė jetė me ne. Nga dita nė ditė Dafina do tė bėhet me e
pavarur. Duhet ta ndihmojmė dhe kėshillojmė, nė veēanti ti, sepse kėtu
fėmija edukohet mė vėshtirė. Kėtu nuk ka axhallarė dhe kushėrinjė.
Kėtu nuk kemi shumė tė familjes. Po nuk e ndihmuam ne, Dafina do tė
ndihet e vetmuar. Nėse ajo dėshprohet nė fėmijėri nuk do tė ketė njė
tė ardhėme tė mirė. Nuk jam pėr atė qė tė jemi rigoroz dhe tia
ndalojmė kėta apo atė, por duhet tė paktėn tia ndajmė tė mirat nga tė
kėqiat. Atėherė, kur ajo i di tė gjitha, vendimet do ti marrė vetė, me
plot pėrgjegjėsi.
- Mjaft se mė ēmende! Nga fjalėte tua po na del sa ajo
ka njėzet e jo vetėm katėr vite!
- Jo e dashur, mos mė keqkupto. Vetėm mundohem tė tė
tregoj se ēka mund tė na arrijė. Do tė shohėsh edhe vetė se shpejt do
tė kaloj koha. Mua mė duket se dje dole nga materniteti me Dafinėn nė
duar, dhe ja sot, e dėrguam nė shkollė. Mos mendo se unė e kam lehtė.
Edhe mua po mė mungon Dafina. Njė orė pa tė po me duket sa njė
shekull, por duhet tė adaptohemi nė situatėn e re. Kryesorja ėshtė se
je ti pranė meje. Sė bashku tė gjitha do ti pėrballojmė.
- Nuk di se ēfarė tė them. Jam shumė e lumtur qė kam
Dafinė, bile nuk mund ta paramendoj jetėn pa tė. Por, njė zbraztėsi po
e ndiej thellė nė shpirtin tim. Zbraztėsi qė nuk e kisha as kur nuk
kishim fare fėmijė. Mė duket vetja se kam filluar tė ēmendem.
- Mendo pėr gjėrat e bukura!
Mendo
pėr fatin qė patėm! Mendo pėr tė ardhmen tonė tė pėrbashkėt, dhe tė
lutem, insisto qė tė jesh pozitive. Shiqoje pjesėn e bukur tė jetės,
pjesėn mė tė madhe tė saj. Nuk ke arsye qė tė mėrzitesh pa kurrėfarė
kuptimi!
- Ēfarė
do tė bėja po tė mos kisha ty. Ti je forca ime. Kėshillat e tuaja janė
gjithmonė njė lehtėsim i madhe pėr mua. Jam krenare qė jam gruaja yte.
Meveti u ngrit nga kolltuku ku ishte ulur dhe u ul nė
prehėr tė Sinanit. E puthi nė buzė derisa me duar e shtėrngonte rreth
belit. Lotėt e saj rrėshqitėn nėpėr faqe e ranė nė krahun e Sinanit.
Ai filloj tė ledhatoj flokėt e Mervetes, tė puth qafėn e saj tė gjatė.
Nuk pati durim tė hapi pullat e kėmishės sė saj njė nga njė. Me tėrė
forcėn qė pati e grisi atė. U rreqeth i tėri kur me trupin e tij preku
trupin i njomė i Mervetit. Sinani u pėrkul dhe e mori Mervetin nė
duar. E dėrgoi nė dhomėn e fjetjes. Njė ditė qė duhej tė ishte ndėr mė
tė gjatat dhe mė monotonet pėr ta, u shėndrrua nė njėrin nga kujtimet
mė tė mira tė tyre. Dita kaloj se ēelė e mbyllė sytė!
Sa herė qė ata kishin ditė tė lirė, kurse Dafina ishte nė
shkollė ndiheshin shumė tė vetmuar. Tė dy dinin njėrėn nga mėnyrat pėr
tė kalur kohėn mė shpejt. Dikur edhe atyre ditėve tė tyre tė lira ju
humbi origjinaliteti. Kėrkonin burimin e monotonisė sė tyre. Shpeshė
herė ata bėnin edhe biseda tė gjata duke treguar edhe pėr pėrvojat e
tė tjerėve qė kishin fėmijė tė vogėl, dhe kishin kaluar nėpėr ato
rrugė ku ata tani kalonin. Njė ditė Merveti mblodhi guximin dhe hapi
njė temė tė re.
- Sinan,
ēfarė thua, e nisim edhe njė fėmijė?
-
Mrekulli! Nuk desha qė tė propozoj i pari. Pata frikė nga reagimi yt
pas tė gjitha atyre vėshtirėsive qė i pate gjatė lindjes sė Dafinės.
Por tani kur ti thua, e pranoj me gjithė dėshirė. Kėsaj radhe do tė mė
lindėsh njė djalė tė shėndosh dhe tė bukur si Dafinėn.
- Tė lutem Sinan, mos e tepro!
Pse mė thua kėtė, nuk je i knaqur me vajzėn?
Sinani e kafshoi buzėn me dhėmbė.
- Jam i knaqur e i stėrknaqur, por do tė dėshiroja edhe
njė djalė. Do tė ishim familje ideale. Dafinėn e kam yll, e kam diell,
por ti e di se pėr ne kosovarėt, tė mos kesh djalė do tė thotė tė mos
kesh trashėgimtar, tė mos keshė shtyllėn e shtėpisė!
- Tani po jetojmė nė Zvicėr e jo nė Kosovė. Lėri ato
budallallėqet e vjetra!
- Mirė atėherė, pėr gjininė po ia lėmė Zotit. Nuk mund
tė them qė nuk kam dėshirė ta kem njė djalė dhe njė vajzė mė parė se
ti kem dy vajza.
- Nuk dua qė tė mė prishėsh knaqėsinė e shtatzanisė sė
re me kėto gjėra dhe tani po mendoj sinqerisht se ndoshta ėshtė mė
mirė tė mebetemi vetėm me Dafinėn.
- Jo tė lutem, tė premtoj se mė kurrė nuk do ta
pėrmendi djalin. Me rėndėsi ėshtė qė fėmiu ynė i ardhėshėm tė jetė i
shėndosh, tė rritet mė nėnė dhe babė. Ti ofrojmė njė familje tė mirė,
njė edukatė tė plotė, njė tė ardhėme tė qartė.
Kaluan disa muaj dhe Merveti nuk mbeti
shtatzanė.
Kaloj njė vit i tėrė. Sinani e Merveti vendosėn qė tė
rifillojnė terapinė e tyre mjekėsore nė Luzern. Vetėm disa javė mė
vonė dhe mrekullia ndodhi. Sinani kishte parandjenjė se fėmiu i tij
ardhėshėm do tė jetė djalė. Ai tregohej edhe mė i kujdesshėm pėr
Merveten. Nuk e lente atė tė prekė punė me dorė. Kur barku i saj
filloj rritej e tė dallohej, Sinanii afronte veshin dhe ndėgjonte
lėvizjet foshnjes.
- Hajt djali i babit, mė bjerė me kėmbė njėherė!
thoshte ai vetmevete duke mos guxuar tė pėrmend fjalėn djalė para
Mervetes.
Edhe Merveti ndihej me krenare. Nė muajin e gjashtė tė
shatatzanisė vendosi tė ndėrprej punėn. Ajo tani nuk bėnte punė tjetėr
pėrveē qė dėrgonte dhe merrte Dafinėn nga shkolla. Dafina nuk u gėzua
shumė kur kuptoi se mami i saj do tė lindė edhe pėr tė dytėn herė. Ajo
tani kishte mbushur gjashtė vite. Nga fjalėt e saj dukej sikur tė
ishte dukshėm mė e moshuar. Nuk kishte dėshirė qė tė ndante prindėt e
saj me dikė tjetėr.
- Jam e sigurtė se nuk do tė mė doni fare pas qė tė
lindėsh motrėn time, tha jo me lot nė sy.
- Kush tė tha ty se ėshtė motėr!? e qortoj atė Sinani
me zė mjaftė tė lartė. Mund tė jetė edhe vėlla! Nuk ke dėshirė tė kesh
njė vėlla?
- Nuk dua! Mė bėrtet tani kur ende nuk ka lindur. Po mė
vonė, ēfarė do tė bėhet!?
Ajo do ta merr dhomėn time, lodrat, mamin
do ti merr
tė gjitha.
- Tė thash edhe njė herė se ndoshta nuk ėshtė motėr por
vėlla!
Fjalėt e Sinanit tingėlluan shumė keq nė
veshin e Mervetit. Ajo u pėrpoq tė pėrmbahet por nuk ia doli. Ishte e
sigurtė se Sinani e provokonte atė me qėllim.
- Sinan, ke harruar premtimin? reagoi Merveti. Lėre
vajzėn tė qetė tė lutem! Dafina shpirti i mamit, pėr ty do tė jetė mė
mirė tė kesh edhe dikė nė shtėpi. Do tė kesh mundėsi tė luash mė tė.
Do tė ndihesh mė pakė e vetmuar. Tani je rritur dhe ke lojėra tė cilat
nuk janė pėr ty. Tė premtoj se askush nuk do tė guxon tė futet nė
dhomėn tėnde e as tė prekė lojėrat tua. Mė vonė ti vetė vendosė nėse
ke dėshirė ti falėsh bebės ndonjė nga lodrat tuaja.
- Nuk dua, nuk dua, bėrtiste Dafina nga paknaqėsia. Ju
kam juve. Ju kam juve dhe kjo mė mjafton, bėrtiste Dafina e cila u
largua me vrap dhe u mbyll nė dhomėn e saj.
Sinani i skuqur nga inati doli nga banesa
pa u pėrshėndetur dhe pa treguar se ku po shkonte. Ngadalė, duke u
hamendur u nis drejtė lumit Cassarate. Nė bregun e kėtij lumi ai
shpeshė herė ndalej. Aty ai i rrėfehej vetėvetes sa herė qė kishte
ndonjė brengė nė shpirtin e tij. Gurgullimi e ujit tė pastėr, lulet
dhe lisat nė tė dy anėte lumit dhe cicėrima e zogjėve ishin vendi mė
ideal pėr endėrra dhe projekte tė Sinanit. Ai imagjionoi veten me
fėmiun e tij tė ardhėshėm, me djalin e tij, duke u shetitur bregut tė
Cassarate. Nė endrrėn e tij Sinani ishte shumė krenar. I dukej vetja
fare i lehtė, nuk shkelte fare nėpėr tokė. Nga dėshira e zjarrtė qė
kishte pėr ta parė fėmiun e vet, sa herė kthente kokėn nė drejtim tė
tij, diēka i errtėsonte shiqimin, nuk i lejonte atij qė tė shifte
fyrtyrėn e imagjinuar tė djalit tė vet. Sinani u shetit mė shumė se
njė orė. I qetėsuar u kthye prapė nė banesė.
- Mervete, mė fal se nuk u shpreha si duhet! kėrkoi
falje Sinani. Nuk pata dėshirė qė tė ofendoj ty e as ta mėrziti
Dafinėn. Tė kam thėnė edhe mė parė se preferoj njė djalė!
- Nė rregull, por tė lutem tė kesh kujdes tani e tutje.
Jeta nė familjen Mali vazhdonte me ritėm tė
njėjtė. Sinani punonte, Dafina shkonte nė shkollė. Monotonia u rritė
nė muajin korrik kur Dafina pėrfundoi vitin shkollor. Kishte ardhur
koha e pushimeve por pasiqė Merveti ishte nė muajin e tetė tė
shtatėzanė, e tėrė familja ishte e bllokuar. Pėr pushime nė Kosovė apo
diku nė bregdeti as qė flitej. Ishte vera e parė qė Dafina nuk kishte
mundėsi qė tė kalonte ditėt as nė bregun e liqenit tė Luganos.
Ishte mėngjes i bukur shtatori kur Meveti
telefonoi nė barnatore dhe kėrkoj tė bisedoj me Sinanin. Nė zėrin e
saj vėrehej shqetėsimi.
- Jam e sėmurė, tė lutem a mund tė vish nė shtėpi!
- Je e sėmurė?! Po ētė mirėn ke! Tani duhet tė jesh e
fortė, sepse je futur nė javėn e fundit.
- Jo nė javėn, por nė momentin e fundit, dhe po nuk u
shpejtove do tė lindė kėtu nė shtėpi.
- Ah, po i trullosur qė jam! Mendova qė nė tė vėrtetė
je e sėmurė. Po telefonoj nė urgjencė qė ta dėrgojnė njė ambulancė
pėr tė marrė e mė vonė takohemi nė spital. Tė dua!
- Edhe unė ty tė dua, u pėrgjegj Merveti me gjysmė
zėri.
Merveten e kishin vendosur nė dhomėn e lindjes kur
erdhi Sinani nė spital. Atij i veshėn njė mantel tė bardhė dhe i vunė
njė kapelė nė kokė, para se ta lejonin qė tė futet nė dhomėn ku
ndodhej Merveti. Ishte hera e parė qė ai asistonte gjatė lindjes. Po
tė kishte zgjidhje ai nuk do tė vinte fare. Ishte shumė rėndė pėr
mashkull qė tė shihte gruan me gjithė ato dhimbje. Dhembjet e Mervetes
sa vinin e shtoheshin. Ajo ishte aq e djersitur sa krijohej pėrshypja
se ajo sė bashku me shtratin ku ndodhej, ishte nxjerrė nga banjo. Diku
rreth mesditės Merveti lindi. Kėsaj radhe nuk pati nevojė pėr operim.
- Po e shof kokėn e foshnjės, shtyjė edhe pak se ia
dole, bėrtiti infirmierja e cila qėndroj tėrė kohėn pranė Mervetit, pa
u larguar asnjė moment.
- Edhe pakė e dashur se u bė, vazhdoi Sinani derisa e
mbante Merveten pėr dore.
- Qenka vajzė, e bukur dhe e shėndoshė.
Urime
dhe tė jetoj sa malet, tha infirmierja. Keni vendosur pėr emrin?
-
Vajzė!? Meli, u pėrgjegj Sinani duke iu dridhur buza.
Sinanin e zuri qielli, e pėrbiu toka. Njė hije e zezė
sikur ia mbuloi shiqimin, e verboi atė. U mbajtė pėr cepin e shtratit
dhe merri frymė thellė duke u pėrpjekė qė nga infirmierje por edhe nga
Merveti tė fshehė atė qė ndiente nė ato momente.
Melin sė pari e vendosėn mbi trupin e
Mervetes. Sinani nuk e kuptonte pėrse bėnė njė gjė tė tillė. Ai nuk u
durua dhe pyeti mjekun i cili i shpegoi se njė gjė e tillė bėhet qė
fėmiu me tė ndėgjuar tė rrahuarat e zemrės tė nėnės sė tij tė kuptoj
se edhe pse nuk gjendet nė barkun e saj nuk ėshtė shumė larg. Mė pas
Melin, ashtu pa e pastruar fare, e veshėn me tesha ngjyrė vjollcė dhe
ia dhanė Sinanit nė dorė. E ndihmuan Merveten qė tė ngritet dhe e
dėrguan qė tė bėjė njė dush. Sinani kishte mbetur nė dhomė me Melin.
- Pėrse o Zot nuk mė plotėsove dėshirėn! Nuk tė kėrkova
shumė! Njė djalė nė vend tė kėsaj
Edhepse tė gjithė kishin frikė se Dafina do
tė shprehė paknaqėsinė e saj ndaj Melit, ajo u tregua krejtėsisht
ndryshe. Bėrtiti nga gėzimi kur e pa Melin aq tė vogėl.
- Kam qenė edhe unė kaq e vogėl dhe e lezetėshme? e
pyeti ajo Merveten.
- Po zemėr, edhe ti ke qenė e vogėl por ishe disa herė
me e bukur dhe e lezetėshme, u pėrgjegj Merveti duke dashur tia bėjė
qefin vajzės sė saj.
Qėllimi i Mervetit ishte tė zvogėloj xhelozinė e
Dafinės ndaj motrės saj tė vogėl.
Derisa Merveti ishte e shtrirė nė spital Sinani dhe
Dafina vizituan disa shitore mobiljesh dhe mė nė fund, ata nė vend qė
tė blejnė dhomėn pėr Melin, e blenė njė tjetėr pėr Dafinėn. Nė atė tė
Dafinės duhej tė vendosej Meli. Pėr ardhjen e Melit nė shtėpi nuk u bė
ndonjė festė e veēantė. Njė festė modeste familjare ku nuk kishte
askush pėrpos anėtarėvė tė familjes Mali. Njė tortė, disa pije. Bile
as muzikė nuk u ndėgjua atė ditė nė banesėn e tyre. Merveti edhe pse
ndihej e lodhur nga qėndrimi i saj nė spital, kishte dėshirė qė tė
shihte befasinė qė Sinani dhe Dafina e kishin pėrgatitur pėr Melin,
dhomėn e saj. Kur ajo kuptoi se Meli do tė marrė dhomėn e Dafinės, sa
nuk u tėrbua nga hidhėrimi.
- Ti je ēmendur krejtėsisht, edhe kėtė e ke vajzė! Tė
kam thėnė qysh nė fillim se mė mirė do tė ishte tė mos lindi mė fare.
Ti mė mashtrove, mė gėnjeve! Gėnejshtarė!
- Tė lutem Mervete mos u ngut. Unė mendova
- Ti nuk mendove fare, ti nuk ke kokė pėr tė menduar.
Edhe Melin e mbajta nėntė muaj nė bark. Qė tė dyja i kam vajza!
Merveti ishte tėrbuar e tėra. Ajo nuk
arrinte tė kontrollohej dhe as tė mendoj para se tė fliste. Sytė i
nxjerrnin tym e goja gjak.
- Tė lutem mos bėrtit se mund tė na ndėgjoj Dafina!
- Dafina, Dafina! Nuk ju besoj veshėve.
Burri nuk duhet tė gėnjej. Me pate thėnė se asgjė nuk
do tė ndryshoj nėse lindi vajzė apo djalė.
- Qetėsohu e dashur se asgjė nuk ka ndryshuar. Je e
lodhur dhe ke nevojė pėr pushim. Bisedojmė mė vonė. Ti e di se unė tė
dua shumė!
- Ti nuk mė do fare, ti nuk e do veten, nuk e do fjalėn
tėnde.
Ti nuk meriton dashurinė time. Je njė askush, ja pa
karakter.
- Nuk bėra asnjė tė keqe. Unė mendove se edhe ty do tė
pėlqej kjo zgjedhje!
- Mendova, mendova! Ti nuk ke kokė pėr tė menduar. Sa
vite dhe energji humbėm duke shkuar nėpėr mjek vetėm qė tė kemi njė
fėmijė tjetėr, e tani nuk e do, nuk e pranon.
- Nuk ėshtė e vėrtetė qė nuk e dua.
Ju dua
qė tė trijave. Krenohem me juve!
-
Gėnjeshtar, ti nuk e di se ēka ėshtė dashuria! Ti nuk e di se ēka
ėshtė familja.
Sinani nuk deshi qė tė replikoi mė gjatė. Kurrė mė parė
nuk e kishte parė Merveten aq tė tėrbuar. Ishte hera e parė qė ata
pėrlaheshin qė nga ardhja e tyre nė Lugano. Merveti ndihej fajtore dhe
e dėshpruar. Edhe ajo do tė kishte dėshirė tė kishte lindur djalė.
Ishte e bindur se Sinani do tia lehtėsonte asaj dhembjen, do ta
kėshillonte si gjithnjė mė parė.
Disi kaoj njė vit. Meli filloj tė ecė por asgjė e
parėndomtė nė familjen Mali. Tė gjithė sė bashku shkuan pėr pushime nė
Kosovė. Tashmė Dafina kishte shtatė vjet dhe ajo vėrente dallimin nė
mes tė Pejės dhe Luganos. Nė Kosovė i pėlqente mė shumė. Kishte mė
shumė fėmijė. Tė gjithė nė lagje e donin Dafinėn. Axha i saj, Shabani,
asnjėherė nuk kthehej nga qyteti pa blerė ndonjė dhuratė pėr tė.
Dafina ishte nė qendėr tė vemendjes.
Kthimi i tyre nė Zvicėr pas katėr javė pushim nė Kosovė
ishte i dhimbėshėm. Axha me tė dy fėmijėt e tij kishin dalė pėr ti
pėrcjellė ata nė aeropotin e Prishtinės. Tė gjithė qajtėn me zė kur
ata Sinani me familje kaloi doganėn dhe u nisė pėr tu futur nė
aeroplan. Gjatė rrugės Merveti pyeste Dafinėn pėr shumė gjėra me
qėllim qė asaj sa mė parė ti kaloj mėrzia, por Dafina hėrė u bėnte se
nuk ndėgjonte e herė-herė pėrgjigjej shkurt me jo.
Nė familjen Mali filloj tė bie disponimi nga dita nė ditė.
Nga familja ideale qė Sinani e kishte ėndėrruar, ata u shndėrruan nė
familje mesatare, me punė, obligime dhe monotoninė e sė pėrditėshmes.
Kaloj edhe njė vit. Kaloj edhe njė vit tjetėr, asgjė e re.
Merveti ndiente paknaqėsinė e Sinanit, por nuk e
kuptonte atė. Qė tė dy evitonin bisedėn rrėth ndonjė fėmiu tė
ardhėshėm. Nuk dėshironin qė tė pėrtrijnė plagėt e vjetra.
Meli mbushi katėr vjet dhe erdhi koha qė
ajo tė filloj shkollėn. Asgjė e pa rėndomtė. Nuk u festua dita e parė
e shkollės sė saj. Nuk iu blenė tesha tė reja pėr atė ditė. Nuk u
ftua e as nuk u njoftua askush pėr kėtė ngjarje. Nė familje nuk kishte
ngrohtėsi si mė parė. Krijohej pėrshtypja se Sinani dhe Merveti secili
ecnin rrugės sė vetė, nė mėnyrė paralele, jo edhe aq larg nga njėri
tjetri, por asnjėherė nuk preknin temėn e cila mė se shumti i
mundonte. Edhe mysafirėt e rrallė qė vinin nė familjen Mali kuptonin
se diēka ka ndryshuar. Sinani filloj tė humbė edhe vullnetin pėr punė.
Edhe kursimet nuk ishin sikur vitet mė parė. Herė pas here ai nė
shtėpi sillte lloje tė ndryshem alkoholi. Nė kafeteri kurrė nuk
shkonte nga frika se vetmia qė ndiente do ta largonte edhe mė tepėr
nga familja dhe drejtonte mė shumė kah alkoholi. Kishte frikė se gjėra
tė tilla do ti kalonin nė shprehi.
Dafina a Meli kalonin shumė mirė nė mes
veti. Ato ndihmoheshin dhe luanin sė bashku. Tė dyja ndienin se diēka
i mungonte familjes sė tyre.
- VI -
Nė Lugano bėnte vapė e madhe vere. Me javė tė tėra nuk
kishte rėnė shi. Sinani, Dafina dhe Meli ishin ulur nė terrasėn e
restoranit Federale, nė Piazza della Rifoma. Ata pritnin Merveten e
cila nė duhej tė kthehei nga puna. Sinani ju kishte premtuar vajzave
se do ti dėrgoj nė Suisse Miniature nė Melide. Kur Dafina ishte mė e
vogėl para lindjes sė Melit, ata tė gjithė sė bashku, disa herė kishin
vizituar atė vend tė bukur. Tani kur Meli ishte rritur dhe kuptonte
gjėrat mė mirė, Dafina insisitonte qė edhe motra e saj ta shohė
Meliden. Njė burrė i moshuar nga Kosova pasi qė e njohu Sinanin u
afrua dhe u pėrshėndet me ta.
-
Tungjatjeta, a je ti Sinani?
Samiu kishte veshur tesha ngjyrė tė zezė. Flokėt e palara
qė i bienin mbi sy i mbulonin rrudhat qė i kishte nė ballė. Dukej i
lodhur dhe i mėrzitur.
- Po unė
jam dhe tė them tė drejtėn, mė vije keq nuk po tė njoh fare!
- Jam
nga Peja sikurse ti. E kuptoj se nuk mė njeh, u bė n jė kohė e gjatė
qė nuk jeton nė Kosovė. Unė kam punuar me babain tėnd tė ndjerė nė
postėn kryesore tė Pejės. Nė tė vėrtetė ne punuam vetėm dy vite sė
bashku, sepse ai mė pas iku nė pension.
- Ah,
tani po mė kujtohet! Je Samiu? Ti punoje si shofer nė postė.
- Dy
vajza paske? Shumė mirė, u rritshin! Po ta kishe tė paktėn edhe njė
djalė!
Sinanit nuk i mbeti fije gjaku nė fytyrė.
Komenti i Samiut e goditi thellė nė zemėr. Nuk kishte
fuqi qė ti rrėfehet Samiut pėr dėshirėn e tij qė tė kishte edhe pėr
njė djalė. Fundja, Samiu aty nuk kishte ēfarė tė ndihmonte. Nė atė
ēast erdhi kamarieri i cili mori porosinė. Sinani shfrytėzoj rastin
pėr tė ndėrruar temėn.
- Ēfarė e mirė tė sjellė kėtu nė Lugano? Jeni nė
vizitė!?
- Jo more ēfarė vizite, kam ardhur qė tė gjej punė. Ka
katėr vite kur serbėt na nxorėn nga puna dhe tė them tė drejtėn po tė
mos ishin ndihmat e shoqatės Nėna Terezė nuk e di sesi do ta kaloja
muajin. Kam edhe dy djemė nė studime. Nuk jetohet me ndihma.
- Po punė a ke gjetur?
- Ka disa ditė qė jam duke bredhur.
Kam shumė premtime por deri tani nuk ka asgjė konkrete.
- Unė mė parė, pra ca vitesh, kam punuar nė ndėrtimtari
dhe kam kontakte tė mira me pundhėnsin ku isha. Nėse nuk tė duket puna
e vėshtirė, mund ta kontaktoj atė dhe ta lusė nėse ėshtė i intersuar
pėr punėtorė.
- Nuk ka punė tė vėshtirė pėr mua.
Mė duhet tė mbaj familjen. Nuk jam nė pozitė tė
zgjedhė.
- Nuk po tė premtoj asgjė, por do ta provoj se ēka mund
tė bėjė.Sido qė tė jetė, do tė gjejmė diēka. Mė telefono sonte nė
banesė dhe tė njoftoj.
Pasi e piu kafen Samiu u ngritė dhe u
largua. Ai falėnderoi edhe njė herė Sinanin pėr ndihmėn dhe
pėrkujdesjen e tij. Sinani i dha Samiut edhe numrin e telefonit nė
mėnyrė qė ai tė jentė nė kontakt direkt.
Merveti
u vonua gati gjysmė ore pas orarit tė punės. Mė tė arritur ajo
pėrqafoj tė dy vajzat por ajo harroi ta pėrqafoi Sinanin. Edhe pse
kishin kaluar disa vite nga dita kur ata ishin pėrlarė pas lindje sė
Melit, njė iceberg i vogėl kishte mbetur nė mesin e tyre.
Gjthėsesi se edhe mosha e tyre dhe kurbeti e kishin bėrė tė veten. As
njėri e as tjetri nuk bėnin asgjė qė raportet e tyre tė ishin mė tė
nxehta.
- Po ku
mbete mori grua qė u vonove? pyeti Sinani. U bėmė merak tė tre!
- U
bllokua njė arkė ne Manor dhe u desh tė rri deri sa nuk erdhi
kujdestari pėrgjegjės i informatikės. Nuk e kemi agjė pėr ngutė. Do ta
zėmė mjaftė. Melide nuk ėshtė larg nga kėtu, ėshtė vetėm disa
kilometra.
- E di
qė e zėmė mjaftė, por vajzat u bėnė merak pėr ty. Bile Meli edhe
filloj tė qaj nga frika se mos ke humbur diku.
- Ke
filluar tė brengosesh edhe pėr Melin! i tha Mervetja duke dashur ta
provokoj atė.
Merveti rrinte nė kėmbė. Edhe pas insistimit tė Sinanit qė
tė ulet dhe tė freskohet me njė pije, ajo nuk pranoi. Me njėrn dorė u
mbeshtet pėr karrigėn ku ishte e ulur Meli.
- Unė
gjithmonė jam brengosur dhe brengosem pėr ju.
- Lėre
mjaft se tė njohė unė. I bėmė shumė vite sė bashku, qė kur u martuam!
Shpresoj se veturėn nuk e keni lėnė shumė larg!
-
Mervete, nuk do tė besosh! Para disa ēastesh takova njė ish kolegė tė
punės tė babait tim, iu drejtua Sinani asaj.
- Qenka
edhe ai kėtu nė Lugano?!
- Kishte
ardhur nga Kosova para disa ditėsh dhe po kėrkonte punė. Tė gjorin, e
kishin larguar nga puna dhe ishte detyruar qė tė marrė botėn nė sy.
Kishte dy djemė nė studime dhe nuk donte qė ata shkaku i kushteve
financiare tė ndėrprejnė shkollėn. Kam dėshirė qė ti ndihmoj. Ulu kėtu
pėr disa ēaste me vajzat, pusho pakėz e unė po shkoj deri nė
barnatore. Atje kam numrin e telefonit tėish pronarit tė kompanisė pėr
tė cilėn punoja mė parė. Jam i bindur se ai ka nevojė pėr njė puntorė.
- Mirė,
po tė presim por shpejto se do tė na bėhet vonė!
Sinani u largua pėr tu kthyer vetėm disa minuta mė vonė.
Fytyra i qeshej nga gėzimi.
- U bė mirė, pronari i GTL Gravesano, Marco pranoj ta marrė nė punė
nga java e ardhėshme. Mė tha se kishte nevojė pėr njė punėtorė vetėm
pėr disa ditė. Kėshtu thotė ai gjithmonė, por nėse Samiu punon mirė,
ai do ta angazhoi pėrgjithmonė.
Tė gjithė se bashku shkuan nė kėmbė nė
drejtim tė veturės sė tyre tė parkuar afėr Mc Donaldsit, nė via
Gicondo Albertoli dhe u nisėn nė drejtim tė Melides. Vajzat u ulėn
prapa nė veturė dhe nga vapa e madhe qė ishte, posa u nisėn i kapėloi
djersa. Nga knaqėsia e vizitės, nuk bėnin fjalė e as nuk ankoheshin
nga vapa. Nė Melide kishte shumė vizitorė qė pritnin para hyrjes sė
Suisse Miniature.
- Mund tė prisni kėtu nėn hije derisa unė shkoj e i
marr biletat! ju propozoi atyre Sinani.
- Babi, a mund tė vij edhe unė me ty?
Nuk e kam fare nxehtė. Tani jam e madhe dhe mund tė tė
shoqėroj kudo po ti deshe, tha Meli duke ngitur duarėt e saja tė vogla
lartė me dėshirė qė tė tregoj se sa ajo ishte e rrritur. Ajo nė fund
tė verės duhej ti mbushte shtatė vjetė.
- Eja atėherė, eja zemra e babit, u pėrgjegj Sinani.
Merveti u befasua nga sjellja dhe kujdesi i
Sinanit.
Zakonisht Sinani ishte i vrazhdėt me Melin. Shpeshė
herė ai sillej me tė sikurse tė mos ishte vajza e tij.
Menjėherė pas hyrjes nė Suisse Miniature
dukej maketa numėr dy, njė pjese tė qytetit tė Baselit. Meli posa e pa
trenin e vogėl tė mbushur me pasagjerė vrapoj nė drejtim tė Sinanit
duke e lutur qė edhe ajo tė hypė nė tė. Tė gjithė hypėn nė tren pėrveē
Merveti e cila nuk pranoj tė udhėtoi me ta. Nuk kaluan as pesė minuta
dhe treni u kthye nė tė njėjtin vend. Meli e shqetėsuar dukėshėm
bėrtiste dhe kėrcente nga gėzimi.
- Mami, pse nuk erdhe me ne? pyeti Meli me keqardhje. E
kemi bėrė njė xhiro rreth Zvicrės. Kemi parė qytetet dhe objektet mė
tė bukura atje.
- Budallaqe, nuk e kemi vizituar Zvicrėn, por vetėm
kemi parė maketat e disa nga objektet mė tė njohura, ndėrhyri Dafina.
- Ti je budallaqe dhe gėnjeshtare. Me kėta sy tė mi
pashė tė gjitha qytetet e tani mė thua se paskemi parė masketat.
- Jo masketat, por maketat, ha-ha-ha! qeshej Dafina me
zė tė lartė.
- Dafina, lėre Melin rehat. Po deshe tė kesh punė me
njerėz tė menēur ja ku e ke babin, tha Mervetja duke folė me zė mjaft
ngucakeq.
Sinani nuk reagoi fare. Ai ishte thelluar nė mendime,
pėrgadiste planin. Kishte frikė se reagimi i Mervetes do tė ishte
negativ dhe pasojat do tė hetoheshin nė mardhėnjet familjare. Vendosėn
qė ta bėjnė njė vizitė nė kėmbė, tė kenė mundėsi qė ngadalė tė
vėshtrojnė edhe njė herė mė shumė se njėqind objektet. Edhe pse kishin
qenė mė parė, ata dirigjoheshin me anė tė njė hartė nė tė cilėn
lexonin emrat e objekteve qė nuk i njihnin. Suisse Miniature kishte
njė sipėrfaqe prej 3500 metra katror dhe nė tė kishte mė shumė se
njėqind maketa tė ndryshme. Shėtinė e filluan me Parkun Olimpik tė
Laussanės, duke kaluar afėr Pallatin Federal nė Bernė. Me pas kaluan
afėr katedralės sė Shėn Pjetrit nė Gjeneve, aeroporti i Zürichut,
pushimores sė Davosit e kėshtu me radhė. Nė fund kaluan afėr njė
pishine tė improvizuar. Aty mundė tė huazoheshin anjet e vogla tė
gomės. Meli dhe Dafina morėn nga njė anije dhe qėndruan mė shumė se
njė orė nė to. Sinani e Merveti nuk komunikonin fare nė mes veti. Herė
herė ata shiqoheshin, vetėm atėherė kur reagonin nė ndonjė gjest
qesharak tė vajzave tė tyre.
- Darkojmė kėtu apo nė Lugano? i pyeti mė nė fund
Sinani.
- Hani ju ku tė doni, se unė nuk dua! reagoi Merveti.
Kam nevojė qė tė dobėsohem pakėz. Edhe kėtė vit sikurse edhe viteve tė
tjera, gjatė pushimit nė Kosovė shtova disa kilogram. Ėshtė koha qė tė
filloj ti heq ato. Teshat mė tė bukura qė i kam nuk po arrij qė ti
veshi.
- Fillo qysh nga nesėr e jo nga sot! e luti atė Sinani.
- Mami, tė lutem mos na prish qefin. Po darkojmė kėtu
sė bashku dhe pjesėn qė ti nuk mund ta hashė e ndajmė unė dhe babi,
shtoi Dafina!
- Thash jo, dhe do tė mbetet jo. Mos mė lodhni mė pėr
gjėra tė tilla.
Mertveti kishte ngulė kėmbė dhe nuk e
ndryshoi mendjen. Morėn veturėn dhe u nisėn nė drejtim tė qytetit. Nė
njė pizzeri afėr qytetit Sinani u ndalua dhe pa folė asnjė fjalė doli
nga vetura. U kthye me dy pizza nė dorė. Dafina dhe Meli filluan ta
puthin atė nga gėzimi.
- Falėminderit babi, i tha Dafina.
- Grazie babi, i tha edhe Meli. Ti je babi mė i
bukur nė botė!
- Meli tė kam thėnė se me ne duhet tė flasish vetėm nė
gjuhėn shqipe, e qortoj atė Merveti. Po ti Sinan nuk more asgjė pėr
vete? vazhdoi ajo. Ke filluar qė tė plakesh. Mė duket se po tė dhimben
tė hollat pėr vete.
- Jo, nuk me dhimben tė hollat pėr vete e as pėr juve!
As unė nuk kam uri. Dua edhe unė qė tė heq ndonjė kilogram, pėrfundoj
ai me ironi.
- Mi marrėsh tė ligat! u pėrgjigj Merveti. Pėr ty ėshtė
bėrė vonė tė ruhesh. Nuk e sheh veten si je bėrė! Nuk i sheh flokėt si
tė janė thinjur!?
Sinani heshti duke mos dashur tė pranoj
bisedėn. Vajzat ishin tė rraskapituara. Kur arritėn nė banesė, ato
mezi arritėn qė tė pastrohen para se ato ti zėjė gjumi para
televizionit. Sinani i mori herė njėrėn e herė tjetrėn dhe i dėrgoi
nėpėr dhomat e tyre. U kthye dhe ufut nė kuzhinė. Mori shishen me
whiskey, shishen me coca-cola dhe dy gota. Dikur kjo ishte
pija mė e preferuar e tė dyve, dikur nė kohėrat e tyre mė romantike.
Pasi qė ato i vendosi nė tavolinėn e sallonit u ul pranė saj. Duke ia
vėnė dorėn mbi supe, me zė tė butė iu drejtua Mervetit
- E pimė nga njė gotė sė bashku?
- Nuk mundem, kam dhembje koke!
- Tė
kalon, vetėm harroje se tė dhemb
- Ore,
disi po mė dukesh tepėr i kujdesshėm sot! Mos ke ndonjė lajm tė keq
pėr tė mė thėnė dhe mė sillesh kėshtu me rrotulla?!
Merveti ishte shtrirė nė koltuk. Me njėrin sy shiqonte
televizionin, kurse tjetrin e mbante tė mbyllur. Kėmisha e hollė e
natės qė ajo kishte veshur, zbulonte siluetėn e trupit tė saj dhe
rriste epshin e Sinanit.
- Unė
nuk kam kurrė lajme tė kėqia, vetėm tė mira mbajė. Ti e di se nuk jam
shpendėkeqe!
-
Atėherė, paskemi fituar nė lotto! u gėzua Merveti dhe u ul.
Sinani pasi qė u ul afėr Mefvetit, mbushi gotat, njėrėn ia
dha asaj. Ngritėn gotat dhe duke e shiquar njėri tjetrin nė sy i
cakėrruan ato.
-
Gėzuar!
- Jo bre
ēfarė lotto! Nė tė vėrtėtė nuk ėshtė lajm por kėrkesė! Kam menduar qė
tė sa mirė do tė ishte nėse kemi edhe njė fėmijė!?
-
Fėmijė?! Me mua, apo me dikė tjetėr?! u befasua Merveti. Assesi!
- Tė
lutem Mervete mos bėnė shaka. Unė njėherė jam martuar dhe asnjėherė
nuk jam penduar qė tė zgjodha ty pėr grua. Kuptoj se jeta i ka edhe
problemet e veta, por jam i bindur se ne sė bashku mundemi mė shumė.
Viteve tė fundit mė duket se ke humbur vitalitetin. Kur tė shoh kėshtu
mė humbė vullneti pėr tė punuar, mė humbė vullneti qė nė mbrėmje tė
kthehem nė shtėpi. E ndiej veten fajtor pėr gjendjen tėnde dhe nuk e
di se si mund tė tė ndihmoj. Kam dėshirė qė tė jesh mė e hapur dhe tė
mė tregosh pėr tė gjitha, sikurse dikur.
- Mua mė
fajson ti pėr tė gjitha?!
Merveti u skuq nė fyrtyrė. U pendua qė pranoi
propozimin e Sinanit pėr tė pirė nga njė gotė sė bashku. Deshi tė
ngritet dhe tė largohet, tė fshehet nga Sinani por edhe nga vetėvetja.
- Nuk tė fajsoj vetėm ty!
Fajin e kemi tė dy. Nuk kam harruar se vetėm para disa
vitesh ishim ēifti mė i lumtur nė botė. Ēfarė ndodhi qė u prishė tėrė
ajo lumturi. Vetėm njėherė u fjalosėm dhe
- Nuk u fjalosėm, por ti nuk e mbajte fjalėn!
- Tė lutem mos mė ndėrprej! Edhe nėse nuk e mbajta
fjalėn nuk bėra asgjė nė dėmin tėnd. Mendoja se kisha tė drejtė qė tė
kujdesem mė shumė pėr ne dhe tė kėrkoj mė shumė nga jeta. Tė lutem
mendo edhe njė herė dhe nėse do mė jep pėrgjejgjen nesėr apo njė ditė
tjetėr.
- Tė mendoj! Nuk kam ēfarė pėr tė menduar.Tė tregova
njėherė e pėrgjithmonė qė jam e kėnaqur me vajzat qė i kemi.
Pėrsonalisht ndihem mirė edhe pa djalė.
- Jam i bindur se nuk po e thua tė vėrtetėn. Mendoj se
frikė tė ballafaqohesh me realitetin. Sa herė qė shkojmė nė pushime nė
Kosovė, ti rri e mbyllur nė shtėpi dhe nuk ke dėshirė qė tė dalim
askund. Ke frikė se dikush do tė rėndoj me ndonjė fjalė. Deshe apo nuk
deshe, edhe pse jetojmė kėtu, nė kosovarė jemi.
- Ēfarė do tė thuash mė ketė, nuk tė kuptoj! Mendon se
kam harruar se jemi nga Kosova?
- Jo, por mendoj se bėhesh kinse ke harruar traditat
tona. Mendoj se edhe ti vuan dhe ke nevojė, ndoshta edhe mė shumė se
unė, qė tė kemi njė djalė.
- E pranoj qė mė pengon situata nė tė cilėn jemi dhe mė
mungon njė djalė! Jam pajtuar me fatin. Ėshtė e kotė qė tė lodhemi e
vuajmė mė kėtė. Dhembjet tona vetėm do tė shtohen.
- Fatin duhet kėrkuar e jo pritur duarkryq. E dashur,
mė vije mirė qė pėr herė tė parė pas disa vitesh hap zemrėn dhe mė
thua tė vėrtetėn!
Sinani u afrua edhe mė afėr Mervetes.
Mbėshteti kokėn nė gjoksin e saj. Ndėgjonte tė rrahurat e shpeshta tė
zemrės sė Mervetit. Ajo ishte shqetėsuar nga frika e shtatėzanisė sė
re, ishte shqetėsuar dhe mendonte se ēfarė do tė bėhej nėse edhe fėmiu
i tretė do tė jetė vajzė.
- Po nėse nuk lindi djalė, ēfarė do tė bėjmė atėherė.
Do tė vazhdojmė kėshtu edhe mė tutje. Do tė kėrkosh tė lindi edhe
dhjetė apo mė shumė fėmijė tė tjerė, derisa mė nė fund tė jetė djalė?
pyeti Merveti e hutuar.
- Assesi, tani po tė jap besėn se kurrė mė nuk do tė
kėrkoj ndonjė fėmijė tjetėr dhe se do tė pajtohem me gjininė e tij.
- Besa yte?! Edhe njė herė mė pate premtuar, por nuk u
durove!
Sinani u afrua edhe mė afėr Mervetes. Ai
sikur kėrkonte mėshirė, sikur kėrkonte falje. Me dy duartė e tij e
mori dorėn e Mervetit dhe pasi qeė e shtėrngoj atė, filloj qė ta
ledhatoi nė drejtim tė krahėrorit.
- Tė lutem mos e tepro. Nuk kam dėshirė e as fuqi qė
edhe njė herė tė filloj me shpjegime.
As atėherė e as kurrė nuk tė rėndova me fjalė. Nuk
kėrkova tė pamundurėn nga ti. Kisha dhe kam tė drejtė tė ėndėrroj.
Kisha dhe kam dėshirė qė tė bėjė projekte, qofshin ato edhe ireale.
Pėr mendjen time nuk ėshtė gabim nėse unė i bisedoj me ty tė gjitha.
- Mė premto se do ti kushtosh mė shumė rėndėsi Melit!
- Mė kupto Mervete! Nė rast qė ti mbetesh shtatėzanė
edhe njėherė, kjo gjė do tė jetė njė lehtėsim shpirtėror pėr tė dy. Do
tė jemi mė tė qetė dhe do tju kushtojmė mė shumė kohė vajzave, por
edhe neve, mirėqenjes tonė. Jemi tė ri akoma dhe kemi shumė gjėra
pėrpara.
- Ha, ha, ha, tė ri thua! Paska kohė tė gjatė qė nuk
shiqohesh nė pasqyrė!
- Lėri shakatė tė lutem. Mė plotėso edhe kėtė dėshirė
dhe tė premtoj se do tė jem skllav, rob i yti. Tė gjitha tjerat do ti
bėjmė ashtu si mendon ti.
- Ti edhe tani je rob i imi, rob i dashurisė tonė. Mirė
atėherė, pajtohem.
- Sa mirė u bė. Tė lumtė! Tė dua shumė.
- Kėto ditė kam lexuar nė revistėn Kosovarja njė
shpallje ku thuhej se kinse paska dikush qė me anė tė njė terapie po u
pėrcaktojka gjininė e fėmiut, vazhdoi Merveti.
- Mos thuaj kinse, e qortoj atė Sinani. Duhet tė kėsh
besim nėse dėshiron tė kemi rezultate. Ti e di se pėr ne ndoshta do tė
jetė dyfish mė vėshtirė.
Tė dy shtatzanitė e para na u zgjatėn me vite. Tė
shpresojmė se kėsaj radhe punėt do tė ecin mė shpejtė dhe mė mirė.
Sinani u zgjatė pėr tė marrė gotėn nė
tavolinė. U ndalua dhe pasi qė mendoi pakėz, atė e vendosi prap mbi
tavolinė. E kapi Merveten pėr beli dhe e shtėrngoj fort. Nė sytė e tij
shihejj knaqėsia. Me nė fund edhe tyre ju kthye shkėlqimi. Filloj qė
ta puthė ngadalė nė qafė Merveten, e mė pas edhe nė buzė. Kishte njė
kohė qė tė dy kishin harruar epshin e puthjeve tė zjarrta. Nata pėr
Sinanin dhe Merveten zgjati vetėm disa minuta.
Tė nesėrmen nė mėngjes atmosferė
krejtėsisht tjetėr nė familjen Mali. Sinani derisa pastrohej nė banjo
dhe pėrgaditej pėr punė, kėndonte nė zė. Vajzat u befasuan. Kur ato u
nisėn pėr nė shkollė dhe Sinani pėr nė punė, tė gjithė radhazi iu
afruan Mervetes pėr ta puthė atė dhe pėr ti dėshiruar ditė tė mirė.
Sinani u afrua i fundit dhe e puthi Merveten nė dy faqe e mė pas edhe
nė buzė.
- Tė dua e dashur! Ditėn e mirė.
- Ha, ha, ha u buzėqesh me tė madhe Meli. Babi puthi
mamin sikurse ata qė puthen nė televizion! I tha qė e do, iu drejtua
ajo Dafinės, duke mos fshehur knaqėsinė e saj.
- Budallaqe, ėshtė krejtėsisht e rėndomtė qė babi ynė
puthė mamin dhe qė i thotė asaj se e do.
- Edhe ti do ta puthesh burrin tėnd kėshtu, do ti
thuash atij qė e do!?
Dafina e skuqur nga turpi nuk u pėrgjigj fare. Ajo nuk
priti ashensorin, por zbriti shkallėve vetėm. Ajo nuk kuptoi reagimin
e Melit. Kur Dafina ishte fėmijė, puthjet dhe fjalėt e ėmbla tė
prindėve tė saj ishin tė pėrditėshme. Ato filluan tė zbehen pas
lindjes sė Melit dhe dikur me vonė humbėn fare.
Diku pas orė nėntė e mėngjesit telefoni Samiu. Zėri i
tij dridhej.
- Mirėdita zonjė. Jam Samiu. Dje u takova me burrin
Tuaj dhe ai mė dha numrin qė tju telefonoj sot pėr tė parė se ndoshta
njė mik i tij kishte nevojė pėr punėtorė.
- Mė ka treguar Sinani pėr ty. Urime! Qė nga e hėna do
tė fillosh punėn.
- Faliminderit zonjė, faliminderit shumė! Shpresoj tua
kthej me tė mirė kėtė ndihmė qė ma bėtė. Pata humbur krejtėsisht
shpresat pėr punė.
- Mė porositi Sinani qė tė ftoj sonte pėr darkė. Mendoj
se ai ka dėshirė qė ti japė edhe disa kėshilla nė lidhje me punėn e
re.
- Jo, jo! Ju lutem, nuk mund tė vij. Nuk kam dėshirė qė
tju pengoj. Keni bėrė mjaftė pėr mua.
- Duhet patjetėr tė vish, insistoi Merveti. Sinani do
tė hidhėrohet po nuk erdhe. Mirupafshim sonte, pėrfundoj ajo duke e
lėshuar ndėgjuesen.
Nė mbėmje pasi qė zilja cingėrroj, derėn e
hapi Dafina.
- Mirėmbrėma vajzė! Sinani ėshtė nė shtėpi?
Kėsaj radhe Samiu kishte veshur njė kostum
ngjyrė hiri.
- Babi ėshtė ai kosovari qė e takuam dje nė Federale,
bėrtiti Dafina duke mos e pėrshėndetur fare Samiun.
- Fute brenda! u ndėgjua nga ana tjetėr e banesės.
- Mė falni se erdha kėshtu duarthatė, arsyetohej Samiu
derisa u pėrshėndet me Merveten.
- Lėri ore ato fjalė. Nuk duhet as tė mendosh njė gjė
tė tillė.
- Mirė se erdhe Sami, i tha Sinani duke ia zgjatur
dorėn!
- Mirė
se tė gjeta Sinan. Mė ke bėrė nder, mė ke ndihmuar. Tė them tė drejtėn
mė vije keq sepse unė tani e ndoshta edhe njė kohė tė gjatė nuk do tė
mund tė bėjė njė favor pėr ty.
- Mos e tepro Sami. Nuk e bėra namin. Njė gjė tė tillė
do ta bėja pėr cilindo kosovar e lėre mė pėr ty qė je nga Peja, pėr ty
qė ponove me babain tim tė ndjerė.
Nė fillim tė bisedės Samiu ndihej si i
huaj. Dikur ai u hap dhe filloi tė tregoj pėr shumė gjėra qė kishin
ndodhė nė Pejė gjatė kohės sė fundit. Tregoi pėr demonstratat nė tėrė
Kosovėn nė pėrkrahje tė intelektualėve dhe liderėve politik kosovar tė
burgosur nga policia serbe. Tregoi edhe pėr pasojat e manifestimeve,
pėr kosovarėt e dėbuar nga puna.
- Me qindra ushtarė e policė janė stacionuar nė Kosovė,
tha Samiu me njė zė tė mėrzitur.
- Mos u brengos Sami se i ka ardhė fundi komuniznit.
Janė kėto goditjet e fundit qė shteti artificial jugosllav po jap. Jam
i mendimit se do tė dalim nga kjo krizė si qimja prej dhjamit.
- Dhashtė Zoti e u bėftė ashtu!Nuk duhet harruar sa tė
pashpirtė janė shkiet. Tė gjitha ato forca policore dhe ushtarake nuk
i sjellėn ata kotė nė Kosovė. Kam frikė se do tė na masakrojnė apo
shpėrngulin nga trojet tona si nė vitiet e pesėdhjeta, por edhe shumė
herė mė parė gjatė historisė.
- Edhe
ne jemi tė fortė! Nuk na zhduku turku pėr pesė shekuj me radhė, e nuk
do tė na zhdukė as shkau pėr njė shekull. Jemi nipat e Skėnderbeut e
nuk dorėzohemi lehtė, jo.
- Eh,
more Sinan. Jemi tė fortė nė mes veti ne! Dy policė na nxorėn tė
gjithė punėtorėve nga posta. Ne ishim mė shumė se pesėdhjetė. Askush
nga ne nuk reagoj e lerė mė tė kundėrvihet.
- Nuk ka ardhur koha ende.
Do tė shofish ti nėse ne i rrokim armėt. Do ti dėbojmė
okupatorėt pėrtej Danubit. Do ta shfarosim farėn e tyre tė keqe.
- E di se kėto i thua nga dėshira, por njė kohė tė
gjatė nuk je nė Kosovė. Ti vije atje vetėm pėr pushime dhe nuk mund ti
shohish tė gjitha gjėrat. Nuk jemi trima e as tė bashkuar siē ishim.
- Mos u brengos se do tė bėhet mirė! pėrfundoi Samiu.
Biseduan deri nė orėt e vona tė mbrėmjes.
Temat qė ata preknin ishin ndėr mė tė ndryshmet. Diku rreth mesnatės
Samiu i kėnaqur nga biseda por edhe nga lajmi i mirė pėr punėsim, u
largua nga banesa e familjes Mali.
Tri ditė mė vonė, pasi qė u konsultuan me
mjekun shtėpiak, Sinani dhe Merveti filluan terapinė e tyre.
Fillimisht pėrdornin disa barėra e mė pas edhe bėnin kontrollė
mjekėsore, njė herė nė muaj. Edhe pse mjeku nė tė cilin kishin mė se
shumti besė dhe shpresė ishte nė Luzern, mbi 150 kilometra larg, ata
vendosėn qė kontrollin e tyre ta bėjnė atje. Ai mjek ju kishte
ndihmuar edhe dy herė mė parė, nė shtatėzaninė e Mervetes me Dafinėn
dhe me Melin.. Zakonisht kontrollimet i bėnin tė mėrkurėn e dytė nė
muaj. Meli tė mėrkurave nuk kishte shkollė. Ajo udhėtonte me prindė
pėr dallim nga Dafina e cila tashmė ishte nė kolegj dhe kishte mėsime
edhe tė mėrkuarve para dite.
Kaloi java e parė, muaji, kaloj edhe viti i
parė.
Nuk kishte rezultate. Shpresa e Sinanit e as e Mervetes
nuk zbehej. Ata kishin besim tė plotė te mjekėt. Duhej vetėm kohė.
Ndėrkohė Sinani disa herė udhėtoj pėr Kosovė. Filloj ndėrtimin e njė
shtėpie tė re.
- Nuk i kuptoj tė gjitha kėto shpenzime qė po i bėnė
pėr shtėpinė tonė nė Kosovė! i tha atij njė ditė Merveti. Nuk mė ke
thėnė gjė, mos e ke ndėr mend qė tė kthehemi atje?
- Jo, nuk mendoj tė kthehemi edhe disa vite, por jam
lodhur tė jem mysafir nė shtėpinė time. Sa herė qė shkojmė pėr pushime
jemi tė detyruar tė rrimė te vėllai. Tani edhe fėmija janė rritur dhe
kanė nevojė qė tė kenė shtėpinė e tyre.
- Fėmia apo vajzat thua?
- Edhe vajzat janė fėmijė , u pėrgjigj Sinani duke
dashur tė largohet nga tema.
- Sinan, tė them tė drejtėn kam filluar tė humbė
shpresėn se do tia dalim. Tani mė duket se jam unė ajo qė e dėshiron
njė djalė mė shumė se askush nė botė.
Sinani u pėrmallua. Duke dashur ti fshehė
lotėt u afrua mė afėr Mervetit, e pėrqafoi atė dhe e mbajti gjatė nė
gjirin e tij. Zemrat e tė dyve rrehnin me njė shpejtėsi tė madhe.
- Nuk duhet tė humbėsh shpresėn e as besimin! Shumė
shpejtė do ta kemi edhe djalin. Pėr kėtė arsye po ndėrtoj edhe
shtėpin. Pėr kėtė arsye njė javė mė parė dhe isha pėr tė parė njė
banesė nė njė lagje tė re, nė breg tė liqenit.
- Ishe pėr tė vizituar banesė dhe tani mė tregon? pyeti
Merveti e befasuar. Ne jemi fare mirė kėtu! Kemi dhoma tė mjaftueshme
edhe pėr fėmiun tonė tė tretė.
- Kur ta shohish banesėn qė e rezervova nė Quartiere
Maghetti do tė befasohesh dhe nuk do tė mė qortosh mė kurrė. Do tė
bindesh se unė mendoj gjithnjė pėr familjen dhe pėr tė ardhmen tonė sa
mė tė mirė.
- E rezervova thua?! reagoj Merveti e befasuar.
- Po, sepse punimet nuk kan pėrfunduar, banesa do tė
jetė e gatėshme nė vitin e ardhėshėm. Edhe pėr Dafinėn do tė jetė
shumė mė mirė. Liceo Cantonale ne Viale Cattaneo ku ajo vijon shkollėn
ėshtė shumė afėr nga aty.
- Dafina, Dafina, na lodhe me tė. Po pėr Melin a je
menduar?
- Aty edhe tė prita! Fillimisht shiqova kushtet pėr
shkollim tė Melit, pasiqė ajo eshtė edhe mė e vogėl. Nė lagje, pa dalė
fare nė rrugė, ka njė shkollė deri nė klasėn e pestė.
- Mė trego mė shumė pėr banesėn!
- Banesa ėshtė te bregu i liqenit, pėrballė me parkun
Ciani. Nodhet nė katin e tretė dhe ka katėr dhoma gjumi, kuzhinė,
sallon dhe dy banjo tė mėdha. Ka shiqim kah liqeni. Nė pėrgjithėsi do
tė jetė zgjedhje e mirė pėr tė gjithė. Nga aty qė tė dy mund tė
shkojmė nė punė nė kembė, pasiqė Manor dhe barnatorja ku unė punoj
janė jo mė larg se pesėqind metra.
- Mrekulli! Nuk mė tregove pėr ēmimin.
- Edhe ēmimi ėshtė i volitshėm. Banesa kushton vetėm dy
mijė franga nė muaj. Ka mundėsi qė tė bėhem edhe pronar tė saj dhe
mendoj se kjo do tė ishte zgjedhja mė e mirė. Duhet tė deponojmė njė
tė dhjetėn e vlerės sė banesės dhe mė pas tė paguajmė nga dy mijė
franga nė muaj pėrgjatė njėzet viteve.
Nė pėrefundim tė pagesės do tė jemi pronar legal i saj.
- Kam dėshirė qė tė shkoj dhe ta vizitoj lagjen. Tė
besoj se ke bėrė zgjedhje tė mirė, por dua tė bindem me sytė e mi.
Koha
kalonte me shpejtėsi tė madhe. Kaloj edhe njė vit tjetėr. Familja Mali
nuk dorėzohej. Meli tashmė ishte mė e rritur dhe kuptonte brengėn e
prindėve tė saj pėr njė djalė. Ajo ishte nė klasėn e tretė fillore dhe
ajo ishte shumė e interesuar qė tė ketė njė vėlla tė vogėl. Vizitat te
mjeku nė Luzern vazhdonin. Kishte dy muaj qė Mervetja kishte braktisur
punėn. Ndihej tepėr e lodhur por edhe kishte frikė se lodhja dhe
stressi nė punė ndikonin negativisht nė shtatzaninė e saj tė
ardhėshme.
- Kam
dėshirė tė pushoj, tė ēlodhem pėr tė gjitha vitet qė punova, i tha ajo
Sinanit i cili posa doli nga uji dhe u shtri nė rėrė pranė saj.
- Tė
pushosh thua! Mė befason kur thua se tė lodhi puna.
Ti tėrė kėto vitet e fundit ke punuar ulur! Dafina kah
na mbeti? Ishte afėr meje derisa ishim nė uji dhe tani nuk po e shoh.
- Na lodhe edhe ti me atė Dafinė! Kam pėrshtypjen qė
mua dhe Melin nuk na sheh fare.
- Mos xhelozo e dashur se ėshtė vajza jonė, ėshtė
gėzimi ynė i parė. Secila prej jush e ka vendin e vet nė zemrėn time,
por mė tė madhin e zė ti, tha Sinani dhe u afrua pėr ta pėrqafuar
Merveten.
- Babi, mė trego se cili ėshtė vendi im nė zemrėn
tėnde? pyeti Meli e cila ishte duke lozur me rėrė disa metra larg
tyre.
Ajo kishte vizatuar njė zemėr tė madhe nė rėrė. Sinani
u afrua dhe me dorėn e tij tė gjatė bėri njė vijė duke e ndarė zemrėn
e vizatuar nė dysh.
- Kjo gjysmė ėshtė vetėm e ytja, kurse gjysma tjetėr
ėshtė e Dafinės dhe mamit!
- Vėrtėtė?! pyeti Meli e befasua.
Unė e kam pjesėn mė tė madhe!
Meli u shtri mbi gjysmėn e zemrės sė
vizatuar. Ndėrkohė Dafina doli nga uji. Kishte tė veshura bikini
ngjyrė tė kaltėrt. Edhe pse ishte shumė e re kishte trup tė
mrekullueshėm. Ishte shatėgjatė sikurse babai i saj, por kishte
siluetėn e mamit. Kishte sy tė kaltėrt qi qielli dhe flokėt e gjata
ngjyrė gėshtėnje.
- Ēfarė ėshtė tėrė ajo zėmėr qė je shtri mbi tė? pyeti
ajo Melin duke e goditur me kėmbė.
- Ėshtė zemra e babit dhe jam shtrirė nė gjysmėn time.
Pjesa tjetėr ėshtė e ytja dhe e mamit. Po deshėt mund tė vini edhe ju
e tė shtriheni mbi pjesėn tuaj.
- Meli, ėshtė koha qė tė rritesh.
Gati i mbushe nėntė vjet dhe flet sikurse tė ishe
foshnje!
- Vajza
bėhunu gati se do tė ikim. U bė vonė. Nesėr unė punoj por edhe ju tė
dyja keni pėr tė shkuar nė shkollė.
- Tė
lutem babi, a bėnė vetėm edhe njė herė tė futem nė uji! kėrkoi Dafina.
-
Shpejto tė lutem. Duhet tė darkojmė e tė pushojmė mirė.
Dy ditė mė vonė, tė mėrkurėn nė mėngjes Dafina doli e para
nga banesa. Ajo u nis pėr nė shkollė. Para se tė largohej ajo pėrqafoi
Sinanin dhe Merveten, ju uroj rrugė tė mbarė. Diku rreth orės nėntė tė
mėngjesit Sinani e Merveti sė bashku me Melin u nisėn pėr rrugė. Dolėn
nė autostradė dhe morėn drejtimin Luzern, Zürich. Kaluan Belinzonėn
dhe pas afėr njė orė rrugė kaluan nėpėr tunelin e gjatė tė Shėn
Gothardit. Dolėn nė pjesėn gjermane tė Zvicrės. I befasoj shiu i madh
qė binte.
- Sa e
ēuditėshme qė ėshtė klima nė Zvicėr. Vetėm shtatėmbdhjetė kilometra
nga kėtu, nė anėn tjetėr tė tunelit bėn vapė e madhe, verė e vėrtetė,
kurse kėtu qenka koha si nė vjeshtė, tha Merveti duke shprehur
pakėnaqėsinė e saj pėr kohėn e ligė qė ishte.
- Mos u
merakos grua se nė ketė pjesė tė Zvicrės edhe njerėzit janė kėshtu si
koha, reagoj Sinani duke dashur qė ta thejė monotoninė dhe bisedės ti
japė asaj njė ton mė tė gėzueshėm.
Sinani
nė brendėsinė e tij fshehte shqetėsimin qė kishte. Befas, mendja e tij
i iku diku nė ėndrrat, nė dėshirat e tij dhe herė-herė ngiste veturėn
tėpėr shpejt.
- Mė
ngadalė se e ke tejkaluar 150 kilometra nė orė i bėrtiti atij Merveti!
- Mė fal
se isha duke menduar, nuk e vėrejta fare shpejtėsinė.
- Po ēka tė mirėn je duke menduar?
- Asgjė konkrete. Mendoj pėr ne, pėr tė ardhmen tonė,
pėr familjen.
- Mos e lodh mendjen shumė! Nuk mund tė ikim nga fati.
- Nuk dua tė iku nga fati. Nė tė kundėrtėn unė jam i
mendimit se atė duhet kėrkuar. Pikėrishtė pėr tė gjetur fatin po e
bėjmė edhe kėtė rrugė! Nėse mė realizohet ėndėrra, mendoj se nuk do tė
mė mbetet asnjė dėshirė tjetėr e parealizuar.
- Mos
thuaj ashtu se po mė frikėson. Njeriu gjithmonė duhet tė ketė ėndėrra
dhe projekte tė reja. Tė njoh mirė dhe jam e bindur se as ti nuk do tė
knaqesh aq lehtė.
-
Kuptohet se i gjalli gjithmonė mundohet tė arrijė diēka mė shumė e mė
mirė, por unė flas pėr punėt dhe dėshirat e mėdha, shtoi Sinani e me
dorėn e djathtė shtėrgoi kembėn e Mervetit.
Biseda e tyre shkurtoj dukshėm rrugėn. Melin e kishte zėnė
gjumi prapa nė veturė dhe kėtė nuk e vėrejtėn as Sinani e as Merveti
derisa lanė autostradėn pėr tu futur nė qytetin e Luzernit. Nė qytet
arritėn diku kah mesdita. Ishte njė qytet i bukur qė shtrihej pėrgjat
liqenit tė kthellėt si loti. Nė spital arritėn gjysmė ore para kohė
dhe kėtė kohė e shfrytėzuan qė tė pushojnė nė parkun e madh tė tij.
Nuk vonuan dhe u kthyen para derės sė dr. Fritz i cili doli
pėrsonalisht dhe u pėrshėndet me Sinanin. Mė pas Merveti dhe ai tė
shoqėuar nga njė infirmiere hynė nė kabinetin e mjekut. Sinani nuk i
ndėgjonte fare pytjet e shumta qė ia bėnte Meli. Ai dhjetėra herė
shiqoj orėn derisa mė nė fund Merveti doli. Fytyra e saj qeshte nga
gėzimi. Ajo sikur fluturonte nga gėzimi, nuk shkelte nėpėr tokė.
- Me nė
fund ia dolėm! bėriti ajo duke mos mundur ti fshehė lotėt e gėzimit.
Mjeku mė dha lajme tė mira.
Sinani e pėrqafoj Merveten dhe e shtėrngoj aq shumė atė sa gati ia
zuri frymėn. Tė dy dridheshin sikur tė ishte pėrqafimi i tyre i parė.
- Mė
duhet qė ta njoftoj Dafinėn menjėherė. Edhe ajo do tė gėzohet, tha
Sinani duke iu afruar njė kabine telefonike, nė sallėn e madhe tė
pritjes.
Askush nuk pėrgjigjej nė anėn tjetėr tė telefonit.
- Shumė
e ēuditėshme, nė kėtė kohė Dafina duhet tė jetė nė shtėpi, tha Sinani.
- Mos u
bėn merak i dashur se ndoshta ka shkuar nė shitore pėr tė blerė ndonjė
send. I telefonojmė mė vonė, nga ndonjė parking gjatė autostradės.
Edhe ashtu do tė pushojmė diku gjatė kthimit. Kam aq uri tė madhe sa
duhet qė patjetėr tė drekojmė dikund. Disi ndiej njė plogėshti tė
ēuditėshme. Mė ėshtė kėputur trupi.
- E ke
nga shqetėsimi. Sė shpejti do tė kaloi.
Njė orė
mė vonė nga njė parking afėr Armstegut ata sėrish telefonuan nė shtėpi
pėr tė biseduar me Dafinėn, pėr ta njoftuar me lamin e mirė.
- Dafina
kam njė lajm shumė tė mirė pėr ty! filloi Sinani.
- Babi,
mirė jeni, se u bėra merak pėr ju.
A ka diēka tė re?
- Po, do tė kemi edhe njė fėmijė.
Testi qė e bėri mjeku ishte pozitiv. Mami yt ėshtė
shtazanė. Do ta kesh edhe njė vėlla tė vogėl!
- Vėlla!? Je i sigurtė?
- Nė tė vėrtetė shpresoj, ndoshta edhe motėr, u
korrigjua Sinani. Ėshtė shumė herėt qė ta dimė gjininė. Nėse ėshtė
pėr ti besuar instiktit tim, mendoj se do ta kesh njė vėlla. Dafina
edhe njė gjė. Mos u bėnė merak pėr ne nėse vonohemi pakė. Kėtu bie shi
si litar. Jemi ndaluar nė njė parking para tunelit tė Shėn Gothardit.
- Mirė babi, puthe mamin dhe Melin pėr mua. Ju pres nė
darkė atėherė.
- Mirėupafshim nė mbrėmje gėzimi im i parė!
- Mirėupafshim babi.
- VII -
Nė Pizza Hut Dafina kishte porositur darkė
pėr tėrė familjen. Nė bazė tė llogarisė qė bėri ajo, Sinani, Merveti
dhe Meli duhej qė tė ktheheshin nė Lugano diku pas orės njėzet. Dafina
rregulloi tavolinėn dhe ardhjen e tyre priste me padurim. Kaloi ora
njėzet e njė. Dafina filloi tė brengoset. Ajo sillej vėrdallė nėpėr
banesė. Nuk i zihej vendi-vend. E thelluar nė mendime ul para
televizionit dhe e ndezi, por nuk gjeti asgjė interesante. E fiku atė
dhe u ulė prap nė njė karrigė afėr dritares. Nga aty dukeshin veturat
qė kalonin nėpėr via Trevano. Telefoni cingėrroj disa herė dhe Dafina
me pritesė tė madhe, duke u zvarritur lėvizi nga vendi pėr tu
pėrgjegjigjur nė thirrje. Trupi i ishte rėnduar.
- Pronto, familja Mali.
- Mirėmbrėma, policia kantonale. Dėshiroj tė bisedoj me
zonjushėm Mali.
- Unė jam Dafina, u pėrgjigj ajo duke iu dridhur zėri.
E keni gabim nuk kam kėrkuar kurrėfarė ndihmė nga ju!
- Zonjushė, mė vije keq tJu njoftoj. Prindėt Tuaj kan
pasur njė aksident rrugor, nė afėrsi tė Belinzonės. Janė jashtė
rrezikut por do tė ishte mirė qė tė vini nė spital. Kemi dėrguar dikė
qė tju marrė. Mos u brengosni se ēdo gjė do tė bėhet nė rregull. Keni
edhe dikė tė afėrm qė mund ta njoftojmė, dikush qė do tJu shoqėronte
nė spital?
- Jo, askėnd, u pėrgjigj Dafina pa u menduar fare.
Dafina mbeti e hutuar. Ajo ende nuk kishte
lėshuar ndėgjuesen e telefonit kur dy policė tė uniformuar dhe njė
mjek arritėn nė banesėn e saj. Mjeku ishte i moshuar dhe fliste
ngadalė, duke u menduar. Qėllimi i tij ishte tė qetėsonte Dafinėn duke
e kėshilluar qė tė mos mėrzitet. Ai i thoshte se nuk ėshtė asgjė
serioze. Mjeku e luti Dafinėn qė ajo tė pėrbijė disa tableta tė vogla.
Mė pas, tė gjithė sė bashku, me veturė tė policisė u nisėn nė drejtim
tė spitalit. Dafina ndinte njė zbraztėsi nė gjoksin e saj. Nuk e dinte
se a duhej tė besonte se aksidenti qė patėn prindėt e saj nuk ishte
serioz. Kishte dėshirė tė qante, por lotėt i ishin zhdukur, nuk i
rrjedhnin dot.
Kur arritėn te dera e spitalit Dafina me sy kėrkonte
babain e saj. Kishte shpresė se asgjė serioze nuk u kishte ndodhur dhe
se tė gjithė sė bashku do tė ktheheshin nė banėsė. Mjeku qė e priti te
dera e luti Dafinėn qė tė shkoi pas tij.
- Mė vije keq zonjushė, pranoni ngushllimet e mia!
- Ngushėllime! Pėrse!? u habitė Dafina.
- Nuk ju paskan treguar pėr detaje? Bėhuni e fortė se
nėna dhe motra e Juaj kanė vdekur nė vendin e aksidentit. Babai i Juaj
ėshtė ende i gjallė, ėshtė nė gjendje kritike dhe tė jem i sinqertė,
ka gjasa tė vogla qė tė mbijetoj.
- O Zot, ēfarė ēmendurie! Nuk ėshtė e mundur, nuk ėshtė
e mundur, ti qenke gėnjeshtarė! bėrtiste Dafina duke tentuar qė me
grushtat e saj ti bie mjekut. Mua mė thanė se nuk ėshtė asgjė serioze
e tani ti mė deklaron se nėna dhe motra mė kanė vdekur.
- Qetėsohu zonjushė. Ėshtė vėshtirė pėr ty, por bindu
se jeta vazhdon. Ėshtė dhembje e madhe pėr dikė qė humb mė tė
dashurit. Mbledhė forcėn se tani do tė kesh nevojė pėr tė si kurrė mė
parė! Askush nuk mund ti kthej ata prapa.
Njė dorė e vrazhdėt burri rėndoi mbi krahun
e butė tė Dafinės.
Ishte
Samiu. Qante si fėmiu. I tėrė trupi i dridhej.
-
Dafina, Zoti tė lashtė shėndosh! Bėhu e fortė, pėrfundoj ai me gjysmė
zėri.
- Edhe
ti Sami qenke ēmendur!? Pėrse mė shpreh ngushllime. Unė nuk kam humbur
askė tė afėrm! Unė nuk dua ti humbė ata!
Dafina rrinte si e ngrier me shiqimin e saj tė humbur,
sikur tė ateronte nė njė botė tjetėr, nė njė botė ku ajo asgjė nuk
kuptonte. Sikur tė ishte diku ku logjika e shėndoshė dhe mendja e
kthjellėt nuk ekzistonin. Mendja i ikte gjthėkund, por ajo asgjė nuk
kuptonte.
-
Qetsohu Dafina ime, qetėsohu i thoshte asaj Samiu derisa me tė dy
duarėt e afronte atė afėr vetes. Erdha posa mė njoftoi policia. Mė
treguan pėr rastin. Mėnjėherė telefonova te ti nė banesė pėr tė
treguar, por askush nuk pėrgjigjej.
- Nuk ėshtė e mundur, nuk dua tė besoj. Ėshė kjo vetėm
njė ėndėrr e keqe. Mė thuaj tė lutem qė jam nė ėndėrr?
- Mjerisht nuk ėshtė endėrr. Mjerisht ėshtė e vėrtėtė
kjo qė po thojnė mjekėt. Kam shpresė qė tė paktėn Sinani do tė
mbijetoj. Jam i bindur se ai do tia dalė. Ėshtė burrė i fortė ai!
- Nėse nuk jam nė ėndėrr pėrse atėherė nuk mė dalin
lotėt? Sa dėshirė qė kam tė qajė njėherė me zė tė lartė, ta qetėsoj
zemrėn time.
- Tė kuptoj, tė kuptoj. Rri kėtu afėr pranė meje.
Dėshiroj ta ndajė dhembjen me ty. Eja tė shkojmė te
Sinani. Edhe ai ka nevojė pėr ty, pėr prezencėn dhe ndihmėn tėnde!
Kur arritėn te dera e dhomės ku ishte
vendosur Sinani, Dafina e luti Samiun qė ajo tė futet vetėm brenda.
Ajo dėshironte tė ishte vetėm me babain e saj.
- Babi, babi, bėrtiti Dafina me njė zė tė thekėshėm!
Sinani kishte vetėdije por nuk fliste. Kur
e vrejti Dafinėn te dera, i shkoj buza nė gaz. Lotėt i rrjedhnin pa
ndėrpre dhe sytė i kishte tė skuqur. Bėri me kokė duke dashur tė
thoshte se puna e tij kishte mbaruar.
Dafina u afrua dhe e pėrqafoj Sinanin me
kujdes qė tė mos lėndoi plagėt e tij.
- Dafinė, gėzimi im mė i madh, shpresa ime! Minutat i
kam tė numėruar, filloi ai. Qėndrova vetėm pėr tė parė edhe njė herė!
- Mos babi mos thuaj ashtu. Ti qenke mirė dhe qė tė dy
sė bashku do tė kthehemi nė shtėpi!
- Do tė kthehemi, por jo sė bashku. Unė do tė udhėtoj
nė botėn tjetėr.
- Babi, mos tė lutem. Mos u dėrėzo. Tani kur vetėm ti
Dafina kupoj se ishte rėndė qė ti tregonte
Sinanit pėr vdekjen e Mervetit dhe Melit. Ajo mendonte se Sinani nuk
ishte i njoftuar.
- Tani kur vetėm unė tė kam mbetur, vazhdoi Sinanin me
zė tė shterrur. E di pėr Mervetin dhe Melin. Unė jam fajtor! Luftova
pėr njė familje ideale dhe ja, ju dėnova tė gjithėve.
- Mos thuaj ashtu babi. E bėrė tėrė kėtė pėr tė na bėrė
mė tė lumtur, por fati nuk deshi qė tė jetė ashtu. Fati nuk ishte me
ne. Ti vetė na ke kėshilluar se fati nuk vije vetėvetiu, duhet kėrkuar
ai, duhet luftuar pėr tė.
- Po, por duke e kėrkuar fatin unė provokova
fatkeqėsinė tonė.
Vėshtrimi i Sinanit u ndalua pėr njė ēast. Ai mblodhi edhe
atė forcė qė i kishte mbetur edhe njė herė dhe vazhdoi.
- Vajza ime, tė premtoj se shpirti im do tė jetė
gjithmonė me ty, gjthmonė afėr teje.
- Nuk dyshoj fare nė kėtė,babai im i dashur. Provo tė
pushosh pakėz. Ke nevojė tė ēlodhesh!
- Mos mė ndėrprej tė lutem! Shpirti im do tė jetė diku
larg nga kėtu por ndjenjat, forca, zemra dhe sytė e mi do tė mbeten me
ty. Mė premto se do tė bėhesh vajzė e mirė dhe e ndershme! Mė premto
se do tė kthehesh nė Kosovė dhe do tė jetosh nė rrethana mė tė mira se
kėto qė ne patėm! Jeta kėtu ėshtė pa ngjyra, ėshtė boshe, ėshte tepėr
dinamike dhe nuk le kohė pėr zbavitje, nuk le kohė pėr ēaste tė lira.
Mė premto se do tė pranosh kėshillat e vėllait tim Shabanit nė Kosovė!
Mė premto se do tė na varrosėsh pranė varreve tė nėnės dhe bababit
tim!
- Tė premtoj babi, tė premtoj! Do ti bėjė tė gjitha
por tė lutem mos mė dėshpro, mos mė lėrė vetėm nė kėtė botė
Aparati qė kontrollonte tė rrahuarat e
zėmrės tė Sinanait lėshoi njė zhurmė tė rėndė, zhurmė tė ēuditėshme.
Dafina i ndaloi fjalėt. Lutej me zė tė lartė. Ra nė gjunjė dhe prapė u
ngritė. Dorėn e Sinanit tė cilėn e kishte shtėrnguar me dy duarėt e
veta nuk ė lėshonte fare. E ledhatonte dhe e puthte atė me tėrė forcėn
qė kishte. Disa mjekė u futėn nė dhomė. U munduan qė tė bėjnė
reanimimin e Sinanit por ishte e kotė. E provuan edhe me anė tė
aparaturės sė elektro-shokut por nuk ia dolėn. U dėshpruan edhe ata.
- Ngushllimet e mia zonjushė, iu drejtua mė nė fund
njėri nga mjekėt!
- Hapu tokė e mė merr edhe mua. Ēfarė dua unė nė kėtė
botė e vetmuar! thoshte Dafina me me zė dhe shiqim tė turbulluar.
U tretė nė ėndėrr.
Nga tabletat e marra pėr qetėsim Dafina fjeti gjatė, deri
nė orėt e pasditės tė ditės sė nesėrme. Samiu qėndroi tėrė kohėn afėr
saj. Qė nga dita kur Sinani i kishte gjetur atij punė, Samiu
dėshironte qė tė bėnte njė gjest mirėnjohje, njė falėnderim pėr
familjen Mali. Kurrė atij nuk i kishte shkuar mendja se ai nuk do tė
kishte mundėsi qė ti bėjė njė tė mirė Sinanit pėr sė gjalli. Dafina i
dhimbėsej sikurse tė ishte vajza e tij, dėshironte ta ndihmonte atė me
praninė e vet. Dėshironte qė asaj ti lehtėsoi dhembjen qė kishte
.
SHĖNIME PĖR AUTORIN
Rifat (Sejdi)
Haxhijaj u lind nė Banjė tė Pejės mė 30 tetor 1968. Aktualisht jeton
nė Zvicėr, ku studion shkerncat sociale dhe ekonomike nė Universitetin
e GjenevØčes. Eshtė i martuar dhe ka dy fėmijė.
|