|
25 dhjetor 2003 / TN
Rifat
Haxhijaj: "Jetė e ndalur",
roman, botoi NPIB "Zėri", biblioteka e "Sheshi-it", Prishtinė, faqe
315
Halil
MATOSHI
PASQYRĖ
Romani i autorit Rifat Haxhijaj, "Jetė e ndalur" qė sapo ka dalė nga
shtypi ėshtė njė thirrje, pėr mė tepėr njė grishje e fatumit (fatit tė
parathėnė). Haxhijaj me romanin e tij tė parė del para lexuesit si njė
krijues qė letėrsinė e ka pasion dhe asaj i siguron njė themel tė
fortė. Ky roman, ndonėse shkruhet me njė dozė tė lartė realiste
ngėrthen nė vete njė syzhe tejet dramatik, qėllimshėm autori ka
zgjedhur njė fabulė tė besueshėm dhe me njė gjuhė komunikative, porse
gjithnjė duke ruajtur nė rrafshin letrar zhanrin romanėsor, pėrmes
gdhendjes sė arrirė tė situatave, karaketreve dhe atmosferės sė
tendosur gjatė tėrė rjedhės sė romanit. Haxhijaj nė kėtė roman na jep
njė fabulė krejt tė mundshme, duke e aambientuar atė nėpėr situata,
vende dhe sfida poashtu tė mundshme, por njėherit edhe fiktive, sepse
ne dijmė aq shumė pėr ato situata por ne nuk dijmė asgjė pėr
protagonistėt qė autori i skalit duke ia ofruar lexuesit aq bindshėm,
si nė njė dokumentar. Natyrisht se personazhet e Haxhijajt janė
personazhe letrare, pra fiktive, por ai i ka ambientuar aq natyrshem
ata nė situatėn e Kosovės sė dekadės sė fundit tė shekullit tė
kaluar, sa qė shpesh na duket se nėpėr situata tė tilla kemi kaluar tė
gjithė ne.
SYZHEU
Romani "Jetė e ndalur" shpalon historinė e njė familje shqiptare nė
gjysmėn e dytė tė shekullit XX dhe pėrmes saj historinė e jetės nė
Kosovė... Pra syzheu i romanit "Jetė e ndalur" ėshtė ky: Njė mėrgimtar
kosovar, Sinani i pėrballuar me persekutimin politik dhe social
detyrohet tė shkojė nė mėrgim, nė Zvicėr sėbashku me gruan Mėrveten,
atje atyre u lindin dy vajza, Dafina dhe Meli. Mirėpo idila e njė jete
sadopak tė durueshme prishet sakaē, pason njė aksident nė trafik dhe
familja shuhet, praktikisht mbetėt nė jetė vetėm vajza e madhe Dafina
e cila qėllon tė jetė nė shkollė kur familja po udhėtonte me veturė.
Dafina e vetme detyrohet qė tė kthehet nė Kosovė, qė pėr tė tė
pėrkujdesej axha, porse ajo kėtu ndjen njė ftohtėsi, pėr mė tepėr njė
vrazhdėsi ku jeta nė rrethana shtypėse i kishte katandisur njerėzit.
Axha i Dafinės punon nė komitet, madje ai i uzurpon edhe pasurinė qė
Dafina do ta trshėgonte nga i ati. Sėkėndejmi Daafina si ēdo e re bie
nė dashuri me njė djalė qė rastis tė jetė bir i njė tė burgosuri
politik dhe kjo rrethanė sikur e porositur ia vėshtirėson madje edhe
ia pėshtiros jetėn Dafinės. Sėfundi ajo ballfaqohet me dhunė,
shantazh, ftohtėsi dhe pėrbuzje dhe vendos tė ik te halla e saj nė njė
qytet tjetėr kosovar. Ndėrkohė ajo lind frytin e dashurisė me Edin dhe
e pagėzon Adi, tė cilin e jep nė birėsim pėr njė familje tjetėr. Kurse
larg saj Edi martohet me Aniten dhe u lindet vajza Donika.
TITULLI -
THE END
Nė ndėrkohė
Kosovėn e pllakos lufta. Motivet nga lufta nė romanin e Haxhijajt janė
vetėm si "shtimung" pėr ta krijuar njė background tė njė atmosfere sa
mė tė nderė. Dafina i humb qė tė gjithė, sėpari familjen, pastaj tė
dashurin dhe tė birin. Kėshtu e gjetur nė situatė absurde dhe pa asnjė
mbėshtetje ajo vendos t i jap fund jetės, por e mbijeton edhe kėtė.
Dhe kėtu fillon narracioni i saj, pėr ti dhėnė romanit njė rjedhė
retrospektive. Nė fund, Edi e gjen Dafinen nė spital dhe ata bashkohen
pas mė shumė se njė dekade, por secili e ka storjen e vet tė
trishtueshme. Ky ritakim nuk ėshtė njė happy end por vetėm e
dokumenton lajtmotivin e veprės se jeta pėr personazhin kryesor,
Dafinėn ėshtė ndalur.
Edi ka
humbur gruan dhe babain nė luftė kurse vet posa kthehet nga UĒK-ja,
kurse Dafina ka humbur tė birin e birėsuar...Ata martohen nė njė
atmosferė mė tepėr pikėlluese se sa ngazėėllyese. Autori e mbyll
romanin po me kėtė ton: "Nė tė errur, Dafina kishte njė ligėshtim. U
shtri tė pusshonte por pasi u rrotullua nė kanape dy tre herė ndjeu
njė oshetimė tė largėt, pastaj iu bė se po ia zhbironte veshėt.Sytė po
i errėshin. U pėrpoq tė shikonte orėn, nuk mundi tė dallojė akrepat se
ē kohė shėnonin.U ngrit dhe mori orėn nė dorė.S ėshtė e mundur tha
vetmėvete kur pa se ora ishte shtatė.Shtatė ! Jo nuk mund tė jetė ! E
pėrplasi orėn mbi tavolinė dhe iu bė se akrepat nisėn tė lėvizin sė
mbrapshti.Sėrish iu errėsua tė pamurit. Duke qėndruar afėr dritares,
ashtu si e pėrhumbur, largo cepin e perdeeve dhe po shikonte kah
rruga.Iu shfaq sėpari njė tis pluhuri nė rrugė, pastaj pa konturat ee
njė njeriu qė po rrinte si i shtangur, me krahėt hapur. Mė pastaj u
shfaqen edhe dy hije tjera.Po shihte Babin, mamin dhe Melin qė tė tre
i dukej se vinin nė drejtim tė saj. Deshi tė vraponte kah ta.Po vij,
po vij.Babi ! - klithi Dafina dhe u anua kah dritarja, porse klithma
sikur ia kthjelloi shikimin dhe pau se rruga ishte e zbrazėt. Po
shikonte njė trung bliri nė stom tė rrugės, qė ishte anuar paksa kah
rruga. Kur iu qartėsua krejtėsisht tė pamurit, vėrejti se trungu
kishte qitur njė pipth tė ri tek rrėnjėt.Shikoi sėrish orėn. Akrepat
nuk kishin lėvizur fare. Orė e prishur, rrangallė e konsumuar tha ajo
ndėr buzė dhe mbylli perden. Dhoma u err."
ORA E
DASHURISĖ - ORĖ AKSIDENTALE
"Jetė e
ndalur" pra ėshtė njė roman dashurie, nė tė parė, porse nė sfond ka
njė fabulė tė ndėrtuar mbi intrigėn e pushtetit dhe ndėrhyrjen e tij
nė jetėn individuale dhe familjare duke u shkaktuar vrragė nė shpirtė.
Tėrė romanin e pėrshkon fryma e aksidentit si fat i parathėnė dhe tė
bėhet se edhe vetė dashuria ėshtė njė aksident. Romani i Rifat
Haxhiajt ėshtė roman realist, porse me njė shthurje dramatike merr
edhe pėrmasėn e romanit policor. Ndėrhyrja e pushtetit nė jetėn e
njėrėzve sikur ėshtė njė orė e kurdisur e fatalitetit dhe pashpresės.
Pason ndjekja dhe shantazhi. Mbytja e lirisė sė individit dhe
kolektivitetit. Ikja nga atdheu pėr arsye tė mjerimit social dhe
shtypjes politike, ngarendja pas gjallnimit dhe aksidenti, sikur e
predimensionojnė edhe tė ardhmen e njė vajze, Dafinės. Fati i
parathėnė i individit nė ballafaqim me sfidat e jetės duket se ėshtė
eternal, i gjithėkohėshem. Personazhet e romanit janė njerėz tė
thjeshtė tė ambientuar nė Kosovėn e pushtuar, ndėrsa autori nė masė tė
lakmueshme ka arritur t i formėsojė nė mėnyrė komplekse, jo vetėm tė
hedh njė dritė-hije mbi ta, megjithse ndonjėherė situatat dhe
karakteret dalin skematike. Njė roman i tė mundshmes nė secilen kohė,
kur fati i individit ėshtė i parathėnė, ku jeta dhe dashuria janė
aksidentale dhe ku me gjithė aksionin nuk bėnė punė asnjė veprim pėr
ti ndryshuar rjedhat e fatit dhe pėr ti dhėnė udhė jetės sė ndalur.
Romani hapet me skenėn kur Dafina do qė fatin e hidhur ta ndėrrojė me
fatalitet (me fund fatal) dhe autori tek mė pastaj e shpjegon motivin
e kėtij fundi fatal. Ajo sakaē gjendet mbi njė shkėmbė nė humnerė (ku
e kishte katandisur fati i keq, humbėtira e jetės) dhe tek pas
reanimimit tė saj fillon shtjellimi narrativ i kėtij fati tė keq.
Kryepersonazhi i romanit Dafina ka jetuar vetėm nė ēastin e dashurisė,
ndėrsa tėrė pjesa tjetėr e jetės ėshtė aksident.
Zbrastėsi.
Dafina ndonėse mbijeton pas tentimit pėr vetvrasje, ajo nuk arrinė tė
jetė e plotė dhe njė, dhe romani mbyllet me vetminė dhe zbrastėsinė e
saj tė madhe... Pėrmes Dafinės si kryepersonazh narratori jep
fotografinė e mėrgimit, aksidentit, pushtimit, burgut, policisė
partiake, dhe qė tė gjitha kėto ndėrhyjnė paskrupullt nė fatin
individual duke ia paracaktuar njė ferr tokėsor nėpėr tė cilin duhet
kaluar sadoqė ėshtė absurd. Ėshtė ky njė roman i atmosferės sė akullt,
tė tendosur dhe aksidentale, roman i atmosferės sė vajtimit por qė kjo
i jep dramaticitet tė theksuar nė ndjekjen e rjedhės sė fatit tė
personazheve nėpėr situata tė skajshme jetėsore. Megjithė faktin se
autori shpesh nėpėr situata instalon nota sentimentale, por qė tė
cilat ia shtojnė komunikueshmėrinė me njė shtresė tė gjėrė lexuesish
dhe nuk e dėmtojnė rjedhėn e romanit. Ky roman ėshtė njė pėrpjekje e
suksesėshme pėr ta letrarizuar realitetin plot trishtim e ankth nė
Kosovė deri nė ēlirimin e saj. Kjo ėshtė njė histori familjare dhe
histori e dashurisė e letrarizuar, por qė prek deri nė majat e
tragjedive njerėzore, tė gjithėkohėshme.
Lexoni pjesė nga
romani i parė i Rifat Haxhijajt
"Jetė e
ndalur"...
|
|