|
-
23 dhjetor 2003 / TN
-
-
Nga
Vasil QESARI
-
-
...
Ajo qe ulur pėrballė meje. Ishim tė dy nė njė bar pranė pyllit, nė
qytezėn e qetė e plot gjelbėrim tė Gradignan-it dhe unė, ndjehesha i
trullosur e su besoja syve. Vėrtet, para meje qe ajo, Irena ?
Vėrtet a mė benin sytė ? Ajo mė shihte e pėrqendruar dhe buzėqeshte
lehtė. Pa thenė asnjė fjalė. E mua, ajo atmosferė meditimi dhe
heshtje, mė dukej se shpėrndante pėrreth nesh njė dritė tė ngrohtė
mirėsie, pėrzier me plot kujtime tė largėta mjaft ngazėllyese.
Megjithė moshėn paksa tė kaluar, dukej se ajo skish ndryshuar
shumė. Po ata sy. E, brenda tyre, po ajo ngjyrė e dritė vezulluese.
E kaltėr. Ajo prerje fytyre. Nordike. E shihja e herė pas here pa ja
ndarė sytė. E pastaj, pėr tė mos ta tepėruar, hidhja shikimin
pėrtej vetratave prej xhami, aty jashtė ku rridhte qetėsisht njė
pėrrua me ngjyrė tė gjelbėr e ku, njė tufė rosash borė tė bardha,
rrėshqisnin butėsisht e nė paqė. Irenė ?! Ajo ish, vėrtet, Irenė ?
Nuk u besoja syve. Vėrtet, ajo, e cila ndodhej nė ato ēaste para
meje qe Irenė ? ...
-
-
Skish
kaluar veē gjysėm ore qė ajo kish mbritur nė aeroportin e
Merignac-ut. Qe nisur qė pa gdhirė nga Kopenhagen e, pasi kish bėrė
njė pushim tė shkurtėr nė aeroportin Charles de Gaulle nė Paris,
kish vazhduar udhėtimin me avionin e linjės drejt Bordosė. Aty ku e
prisja unė. Nė njė takim tė pa imagjinuar kurrė. Nė diēka tė
ngjajshme me ato historitė e rralla qė kemi lexuar dikur nė librat
tona tė rinisė e qė, kur i kujtojmė tani, na duken thjesht sajime tė
bukura tė fantazisė.
-
-
Prej
Irenės, nėpėrmjet internetit kisha marrė njė mesazh para njė muaji
ku, fare shkurt, ajo mė shkruante : Vij nė
datėn 5 tetor. Nė orėn 15 do tė mbrij nė aeroport. Adresėn tende e
kam por, po munde, hajde tė mė presėsh vetė. Mezi pres tė takohemi.
Tė pėrqafoj, Irenė.
Pas kėsaj, nuk di pse ajo sish bėrė mė e gjallė e, tė them tė
drejten, nuk di pse kisha krijuar njė farė dyshimi se mund tė kish
ndodhur qė edhe ta kish shtyrė pėr mė vonė udhėtimin.
-
-
Dhe
ja, para tridhjetė minutash, isha nė aeroport. Nė datėn dhe orėn e
caktuar. Nxitova tė isha aty sa mė parė, me dyshime e parandjenja jo
edhe aq tė mira. Nė ekranin e madh tė hollit tė tij qendror pashė me
nxitim listat e avionėve tė cilėt sa kishin mbrritur e, pastaj, u
drejtova drejt portės B ku ndodhej edhe dalja e pasagjerėve
tė cilėt vinin nga Parisi. Matanė xhamave ndarės tė sallės sė
pritjes, pranė elipsit rrotullues qė sillte bagazhe tė pafund, pashė
njė grumbull tė madh pasagjerėsh qė zgjateshin pėr tė marrė
valixhet, ēantat e torbat e tyre. Ishin shumė njerėz e, mes tyre, qe
pothuajse e pamunduar tė shquaja se kush ishte mikja ime, Irenė. Pėr
mė tepėr qė, fotografia tė cilėn ajo ma kish dėrguar para njė viti,
ish njė fotokopje e dobėt e njė shkrimi shoqėruar me portretin e
saj, botuar diku nė njė gazetė apo revistė daneze. Por megjithatė,
thashė me vehte, ndoshta kėshtu do tė ishte edhe mė mirė. Sdo tė
doja, jo, sdo tė preferoja nė asnjė menyrė qė takimi ynė i parė tė
bėhej thjesht me njė shikim tė largėt. Mes pėr mes xhamave tė trashė
e tė ftohtė. Ashtu nė distancė...
-
-
Jo!...
Mė mirė do tė qe tė prisja aty, pėrballė morisė sė pasagjerėve qė
delnin jashtė me nxitim tė paduruar, duke tėrhequr pas tyre valixhe
e ēanta me rrotėza. Dhe zura vend nė njė kend tė dukshėm, ndeza njė
cigare e u mbėshteta mbi njė shtyllė reklamash prej duralumini.
Kėshtu, i ndodhur nė atė pozicion do tė kisha mundesi qė tė vėzhgoja
edhe mė mirė gjithė portretet e grave qė linin sallėn e bagazheve,
aty mes turmės gri ku mbizotėronin burrat. E teksa rrija ashtu,
pashė njė vajzė me kokė tė qethur e cila vrapoi drejt meje e pastaj,
pasi bėri njė kthesė tė vogėl, iu hodh nė gjoks njė djali me mjekėr
i cili priste pėrbri meje. Ai e kapi atė fort, e ngriti lart me
krahėt e tij gjithė muskuj, e pastaj e puthi gjithė epsh pa ja
shqitur buzėt. Bien !... thashė me vehte nė frengjisht.
-
-
Po
Irenė ?... Ku ishte Irenė?
-
-
U
pėrhumba pėr njė ēast i kapėrthyer nga copėza kujtimesh kur, ashtu
si njė figurė filmike flu e cila pak nga pak merr trajtat e saj
normale sapo mbi tė bie fokusi i saktė i projektorit, u shkunda e
pashė tė vinte drejt meje njė grua e qeshur. Nė raste tė tilla, kur
pėrreth teje ka me dhjetra persona qė presin njerėz si puna ime, do
tė mė duhej njė sforco pėr tė kuptuar nė se ajo buzėqeshje mė
drejtohej mua apo e kundėrta. E, nė atė ēast stepje, i cili nuk
zgjati veē dy-tri sekonda ndjeva se truri im me njė shpejtėsi tė
hatashme, morri informacionin e duhur, e analizoi e pasi bėri
verifikimin e Dyshimit nxorri konkluzionin e dha verdiktin :
-
-
Po !... Ajo ishte Irenė !
-
-
Shkova
drejt saj, pa as mė tė voglin hezitim dhe e pushtova nė krahėror. Nė
fakt, nuk e di nė se isha unė apo ajo, e cila bėri e para njė gjest
tė tillė. Nė fund tė fundit kjo nuk kish rendėsi. Di vetėm se, ne
ishim pėrqafuar fort nė krahėt e njeri-tjetrit e unė, nė ato
momente, ndjeva shumė gjėra njėherėsh. Pėr sa kohė ishim ashtu tė
bashkuar, nė atė pėrqafim tė gjatė e tė pėrmallshėm, mė kaluan para
syve tridhjetė vjet ndarje. Fotografitė e albumit tim tė viteve tė
rinisė. Letrat tona tė pa fund. Shkrimi i saj i zgjatur e i
pėrdredhur. Emri i saj i bukur, Irenė. Qyteti i saj Kopenhagen,
Sirena e Andersenit e shumė gjėra tė tjera. E, pėrveē kėsaj, brenda
meje, ndjeva edhe gjithe qenjen e saj. Shpirtėrore e fizike. Flokėt,
faqet, frymėn, trajtat e gjoksit e njė pjesė tė barkut qė cikte
lehtaz, por me ngulm, trupin tim... O Perendi, kėtė nuk e kisha
menduar kurrė. Jo, jo kurrė! Tė takoja njė njeri aq tė dashur pas
tridhjetė vjetėsh? ... Pas njė jete tė terė ?! ...
-
-
-
Irenė ?
- pyeta.
-
Ajo u
shkėput pėr njė ēast prej meje e bėri po me kokė.
-
-
Irenė ?
- pyeta unė pėrsėri.
-
-
Oui ! Cest moi !
- qeshi ajo.
-
-
E
pėrsėri njė pėrqafim tjetėr. I gjatė. Mes asaj pėrhumbje tė embėl e
tepėr tė pėrmallėshme, ndjeva qė dikush u pėrplas me ne, duke lenė
pas njė murmėritje zemėrimi. Kjo gjė, mė shtrėngoi ti propozoj
Irenės tė uleshim nė njė stol, pėrbri nesh. Shkuam aty. Tė heshtur.
Pa folur asnjė fjalė. Vetėm duke parė njeri-tjetrin. Nė njė heshtje
qė desh tė thoshte qindra fjalė. Pas pak i fola :
-
- On y
va ?
-
-
Oui !
- mu pėrgjegj ajo, me fytyrėn qė i kish marrė aty kėtu, ca njolla
tė kuqe.
-
-
Jashtė, ajri i freskėt ma hoqi disi zjarrin e emocioneve dhe gjeta
mundėsi e i dhashė kurajo vehtes, pėr tė mos e humbur mė tej
torruan. Hodha valixhet nė sediljen e pasme tė veturės e, me pamje
tė shkujdesur ndeza makinėn, futa biletėn nė portėn e parkimit dhe
prita njė ēast qė trari i daljes tė ngrihej pėr tė vazhduar rrugėn.
Pastaj, ashtu, pothuajse pa folur pėrshkuam rreth 15 kilometra nė
autostradė e, unė, qėllimisht e drejtova makinėn drejt Le cheval
blanc, njė bar nė periferi tė komunės sė Gradignan-it. Kėtė gjė
e kisha menduar qysh mė parė. Pra qė ta ēoja Irenėn sė pari aty e,
pastaj, nė shtėpi. Sepse, natyrisht, fillimsht, dėshiroja tė isha
vetėm me tė. E ndjeja tė nevojėshme qė sė pari, tė rrinim me njėri
tjetrin. Vetėm. Sa e kisha pritur atė ēast ! Tė qendronim pėr herė
tė parė sė bashku pėr tė plotėsuar sado pak, atė boshllėk tė madh qė
kish krijuar ajo ndarje prej 30 vjetėsh e ky takim fantastik, i
paimagjinuar kurrė ...
-
-
* *
*
-
-
...
Irenėn e kisha takuar vetėm njė herė nė jetėn time. Nė vitin 1969.
Atėhere kur isha student. Pikėrisht nė Xibrakė, teksa ndodheshim nė
aksionin e ndėrtimit tė hekurudhės Elbasan - Prrenjas. Qe korrik e
dielli digjte. Mbi trasenė e saj qė vijėzohej si njė pistė e verdhė
pluhuri e balte pėrbri lumit Shkumbin, vlonte puna. Njė punė e
lodhėshme, sidomos pėr shkak tė vapės e cila mbas orės dhjetė tė
mengjesit, bėhej e padurueshme. E, mua, mė vinte plasja qė duke qenė
nga njė qytet bregdetar ku plazhi ish nė kulmin e tij, mė duhej tė
punoja vullnetarisht e ti kaloja pushimet nė ca kapanonė si
gazerma ushtarėsh, nė njė vend pune tė detyruar...
-
-
Nė
aksion ishim katėr shokė tė ngushtė. Vėrtet njė grup kompakt.
Grupi blu. ( Na quanin kėshtu nga qė mbanim kėmisha blu ). Tė
pabindur e rrebelė, ne krijonim aty jo pak rrėmujė e mendjen e
kishim mė tepėr pėr tė tjera gjėra, se sa pėr punė. Unė, gjithsesi e
mbaja vehten, pėr tė qenė pak mė i urtė se tė tjerėt. Kjo sepse, njė
vit mė parė, isha pėrjashtuar nga aksioni i ndėrtimit tė hekurudhės
nė Gradishtė tė Lushnjės, pėr shkak se pata bėrė zgjimin e mengjezit
duke dhėnė nepėrmjet Qendrės sė Zėrit, kengėn Dalila tė Tom
Johnes. Por edhe tė tjerėt qė benin pjesė nė kėtė grup, nuk ishin
mė tė pakėt ...
-
-
Nė njė
ditė tė tillė tė zakonshme e me njė diell si saē pėrvėlues, ishim si
zakonisht duke punuar nė trase. Primo, shtynte mundueshėm karrocėn
mbushur plot dhé mbi ca dėrrasa qė ēonin drejt trasesė, duke kenduar
nenė zė refrenin e kengės sė Bitėllsave Let It Be:
-
And
when the broken hearted people
-
Living
in the world agree
-
There
will be an answer,
-
Let it
be ...
-
-
Ndėrkohė qė me tej, njė shok tjetėr, Ylli, sapo gjente rast
shkėputej nga vendi i punės pėr tu fshehur diku pas trasesė aty ku,
nė njė fletorkė hidhte poezi pa fund pėr tė dashurėn e tij, nxenėse
nė Liceun Artistik. Pra, nė njė ditė tė tillė monotone pamė qė mes
rrepeve, nga rruga plot pluhur qė sillte drejt sheshit nė qendėr tė
kapanoneve, po vinte njė autobus fringo i ri nga ata tė
Albturizmit. Kthyem sytė nė atė drejtim e pamė me kėrshėri :
-
- Janė
tė huaj -
tha
Primo - Shkojmė
ti shohim?
-
-
Shkojmė -
iu pėrgjegja.
-
-
U
drejtuam nga qendra, ndėrkohė qė prej autobuzit nisėn tė zbrisnin
njė grup tė rinjsh tė huaj. Njė takim me tė huaj?... Ky po qė ishte
njė variacion i rrallė... Por, mė tepėr se kėrshėria pėr ata qė
vinin nga jashtė, them se tek ne qendronte e fshehtė dėshira pėr tė
parė nga afėr njerėz qė vinin nga njė planet tjetėr. Djem e vajza
te reja, veshjet e tė cilėve edhe pse tė thjeshta, na benin tė
endėrronim. Pantallonat e tyre bluxhins tė cilat pėr ne qenė
diēka e parritėshėme e qė nuk mendonim kurrė se mund ti vishnim
ndonjėherė.
-
-
Grupi
i tė huajve u shpėrnda mes studentėve aksionistė e, sidomos, mes
atyre tė gjuhėve tė huaja, tė anglishtes e frengjishtes tė cilėt me
ndrojtje, pėrfituan nga rasti pėr tė venė nė sprovė njohuritė e
marra nė leksione. U futa mes tyre edhe unė qė me njė frengjishte tė
ēalė, nisa tė pyes djathtas e majtas nė se ndonjė prej tyre fliste
nė atė gjuhė.
-
-
Parlez-vous franēais?
- iu drejtova fare rastėsisht njė vajze me trup tė hollė, flokė tė
verdhė e fytyrė tė bardhė e tė lėmuar.
-
-
Oui !... Un petit peu ... -
u
pėrgjegj ajo me buzėqeshje tė embėl. E pyeta nga qe dhe si e
kish emrin. Quhej Irenė e vinte nga Danimarka me njė grup
marksistė-leninistė. Por, spatėm kohė tė bisedonim gjatė sepse, pa
kaluar as dhjetė minuta, nga autobuzi i tyre dikush thirri :
-
-
Grupi tė hypė nė autobuz se do shkojmė pėr tė ngrenė drekė ...
-
-
Irenė ?... Dėshiron tė kėmbesh letra me mua?... Mund tė mė japėsh
adresėn ?... -
nxitova ta pyes vajzėn e porsa njohur.
-
-
Sigurisht
- tha ajo me me njė shprehje kenaqėsie.
-
- Oh,
djall !
- thashė nė ēast me vehte - Po unė skam as laps e as ndonjė copė
letėr.
-
- Ej,
ti !... Ma jep pak lapsin ! -
iu drejtova dikujt aty pranė qė, me sa dukej, po bente tė njejtėn
gjė qė doja edhe unė. Po letėr ? Letėr ku tė gjeja ?
-
- Kush
ka njė copė letėr?
- thirra.
-
- Njė
copė letėr ?... Ja merr njė copė nga Zėri i Popullit...
tha dikush aty pranė duke mė shpėtuar kėshtu nga situata. Irena
vendosi letrėn mbi gjunjė e me vėshtirėsi shkroi adresėn e saj.
Pastaj, duke kėrkuar ndjesė ajo mė pėrshendeti, mė dha miqėsisht
dorėn e u drejtua nga autobuzi.
-
- Au
revoir, Irčne !
- pėrshendeta e, teksa ajo po largohej dhe unė e ndiqja nga
pas me sy, mendova: Irenė...
Sa vajzė e kendėshme !
-
-
Pastaj, iu afrova autobuzit, pikėrisht pranė sediljes ku ajo zuri
vend. Irenė nxorri trupin nga dritarja e mė kėrkoi edhe njė herė tė
falur qė skishim mundur tė flisnim pak mė gjatė edhe pse ajo e
dėshironte njė gjė tė tillė. Unė si fola, por shihja sytė e saj tė
kaltėr, flokėt e derdhur mbi supe e profilin tipik nordik.
-
- Au
revoir !
- tha ajo me zė delikat si puhize ere, teksa autobuzi u tund e
lėvizi nga vendi.
-
- Au
revoir, Irenė !
- i fola edhe pse e dija qė pas kėsaj, sdo ta shihja kurrė mė.
Sepse, isha mė se i bindur, i sigurtė qė ai ishte takimi i parė dhe
i fundit me tė. Porta e autobuzit u mbyll e ai u nis duke lėshuar
pas njė re pluhuri. E ndoqa me dhe ngrita dorėn lart. Njė dorė
tjetėr e njė trup i dalė pėrgjysėm jashtė dritares sė autobuzit,
vazhdonte tė mė pėrshendeste gjersa imazhi i saj humbi dhe u tret
tej, mes gjelbėrimit tė rrepeve, ashtu si njė shami e valvitur
lamtumire.
-
-
* *
*
-
-
...
Irenės ia dėrgova letrėn e parė mbas rreth njė muaji. Fill pas
pushimeve verore. Me njė ankth padurimi pėr tė marrė sa mė shpejt
njė pėrgjigje prej saj. E nisa me vrull atė letėrkėmbim e, kėtė e
them tepėr sinqerisht, sepse kisha dėshirė tė kėmbeja letra me njė
vajzė tė huaj e pastaj, sepse ajo shkruante frengjisht, njė gjuhė tė
cilėn e adhuroja e qė i isha futur me shumė dėshirė e vullnet. E,
pastaj i shkrova, sepse brenda meje kisha edhe atė dėshirėn time
magjike qė tė ēaja njė shteg i cili, nė njė farė mėnyre mund tė mė
lidhte sadopak me botėn matanė.
-
-
Por,
kujdes!... Aso kohe, tė bėje diēka tė tillė qe vėrtet marrėzi e
rrezik i madh. Unė dija diēka rreth atij rreziku, por nuk e vrisja
edhe aq tepėr mendjen edhe pse kisha dėgjuar se korrespondenca me
jashtė kontrollohej nga Sigurimi. Atehere isha i ri dhe shume gjera
nuk i kuptoja ne thelbin e tyre. Por, nė fund tė fundit,
justifikohesha unė, njė tė reje markiste-leniniste mund ti
shkruaja. E, ētė keqe, kish nė atė mes? Miqėsinė me ta, Partia, e
propagandonte pėr ditė ...
-
-
Irenė,
mu pėrgjegj pa vonesė. Me njė frengjishte korrekte. Shumė mė tė
mirė se ajo e imja. Me njė shkrim tė hapur e tė pėrulur majtas. Me
ca gėrma tė cilat se di pse, nga njė herė mė dukeshin si ujrat e
njė lumi i cili, ēuditerisht, ikte mbrapsh e, herė tė tjera, si
degėt e pemėve tė xhveshura e tė pėrthyera nga era e fortė e veriut
nordik. Shkruaj ajo e shkruaj unė. Mė tregonte pėr qytetin ku
jetonte, Kopenhagen, e mė pas edhe pėr jetėn private.
-
-
Mbasi
kaluan disa kohė, nė njerėn prej letrave tė saj tė shpeshta, Irenė
mė rrėfeu se kishte njė vajzė katėr vjeē e cila quhej Kamila. Hej
dreq, thashė me vehte, se dija qė ajo ish e martuar! Kjo gjė me
habiti dhe, pse jo, nė njė farė menyrė edhe mė pezmatoi. Ai lajm i
trishtė, pėr shumė kohė, nuk mu hoq nga mendja. I shkrova dhe e
pyeta me takt se, pėrse nuk ma kish thenė mė parė njė gjė tė tillė.
E, pastaj, vijoi pėrgjigja e saj: Jo, sjam e martuar, por
bashkėjetoj me njė djalė. Bashėkjetoj ? E ēdo tė thoshte
bashkėjetoj?... Si qe e mundur tė bashkėjetoje me dikė, e tė bėje
bile edhe fėmijė, pa qenė i martuar ?... Jo, kėtė, nuk arrija ta
kuptoja aspak ...
-
-
Shkruaj unė e pėgjigju Irenė... Shkruaj Irenė e pėrgjigju unė...
Letrat e mia i dėrgoja kryesisht me kartelė. Kjo do tė thoshte qė
shpesh i nisja tė shoqėruara me njė lloj fletė-mandati ( avis de
réception ), i cila i bashkangjitej letrės gjer nė destination dhe,
pasi firmosej nga marrėsi, kthehej pėrsėri te dėrguesi pėr tė
vėrtetuar kėshtu mbritjen e saj tė sigurtė. Edhe pse nė ngushticė
ekonomike, me shumė shtrėngesė ia lejoja vehtes njė luks tė tillė.
Kurseja nga buka, nga vajtjet nė kinema apo nga ndonjė zbavitje
tjetėr. Dhe, e bėja kėtė veprim nga qė e dija se ato kontrolloheshin
imtėsisht aty ku duhej e duke vepruar ashtu, kisha njė farė bindje
se ato mund mbrinin pa probleme nė dorėn e saj.
-
-
Isha
nė vitin e fundit tė studimeve e letrat qė shkėmbeja me Irenėn qenė
bėrė pothuajse tė pėrjavėshme. Dhe, nė menyrė qė ato tė mos binin nė
sy kur mbrinin nė fakultet, mendova diēka tė cilėn me krenari, e
quajta njė gjetje krejt orgjinale. Mora vendimin e guximshėm tė
hapja njė kuti postare nė Postėn Qendrore nė Tiranė. Kuti
postare?... Ai shėrbim postar qe krejt i panjohur pėr tė gjithė e,
aso kohe, me sa morra vesh mė vonė atė e praktikonin kryesisht
ambasadat e pėrfaqėsitė e huaja. Kutia ime metalike mbante numurin
45 e ndodhej nė fund tė sallės qėndrore, nė njė korridor tė vogel e
tė erret, nė njė bllok tė veēantė ku qenė rradhitur si kasaforta tė
vogla, rreth 70-80 tė tilla. Kisha edhe njė ēelės fare tė vogėl, tė
cilin ma kishin dhenė nė zyrėn postare e qė e mbaja gjithmonė me
vehte, nė njė portofol qė ma kish dėrguar dhuratė njė shoqja ime
nga Malta.
-
-
Nė
fakt, korrespondenca edhe pse ish njė nga pasionet e mia tė mėdha,
nuk qe kush e di se ēfarė pėr tė pasur edhe njė kuti postare. Letrat
e mia kufizoheshin vetėm nė tre-katėr shokė qė mė shkruanin nga
rrethet, pa pėrfshirė Irenėn e njė mike tjetėr tė ngushtė nga Malta,
( kjo e dyta ka njė histori tjetėr mė vehte). Megjithatė, sbėnte
vaki qė ēdo ditė tė mos shkėputesha nga shėtitjet e mia tė pafund
rreth Pallatit tė Kulturės, ( nė njė rrugė tė zhurmėshme tė cilėn tė
rinjtė e Tiranės nė zhargonin e tyre e quanin Broduej ), pėr ti
hedhur njė sy kutisė. Fusja kyēin e vogėl nė bravė e shihja brenda
saj me dridhje nė trup e njė ndjenjė qė pėrmbante brenda saj:
pritje, padurim, ankth e tepėr emocion. Kjo qe ana sentimentale e
asaj ēka pėrjetoja unė e qė ishte tepėr e fortė. Por, ana tjetėr, tė
cilėn e harroja dhe e nenvleftėsoja qe fakti se, njė kuti e tillė
postare ish mė e rrezikėshme se sa vetė korrespondenca me njė tė
huaj e se, duke bėrė njė veprim tė tillė, nė vend qė ti shpėtoja
shiut kisha renė nė breshėr. Por, megjithatė, i vendosur dhe pa
frikė vazhdoja ...
-
-
...
Njė ditė vjeshte, Irenė mė dėrgoi pėr herė tė parė njė fotografi tė
saj. Njė portret bardhė e zi, stampuar nė letėr tė hollė e tė
ndritėshme. Ajo buzėqeshte lehtė e pėrmbajtur. Kish njė shikim tė
butė, tė lehtė, tė pastėr, tė cilin unė e gjeja si pakėz tė
trishtuar. Me flokėt qė i mbulonin gjysmėn e fytyrės, nenė grafikėn
vezulluese tė kartės fotografike e planeve e sfumuara prapa
portretit tė saj, ajo mė ngjante si njė sirenė pėrrallash nordike.
Sdi pse, atė foto tė parė tė saj, do tė nxitoja ta fusja nė
albumin e familjes, aty ku ndodhet edhe sot e kėsaj dite. Thuajse
ajo tė ishte jo njė mikja ime, por e tė gjithėve...
-
-
Por,
periudha mė e vėshirė pėr korrespodencėn time tė adhuruar erdhi
atėhere kur mbarova studimet e kur, si shpėrblim pėr meritat e
mia, u emėrova mėsues nė njė fshat tė humbur tė Skraparit ku,
natyrisht, mundėsia pėr tė vazhduar mė tej letėrkėmbimin me Irenėn
qe pothuajse krejt e pamundur. Kjo, ndėr tė tjera edhe pėr faktin se
zyra postare mė e afėrt ndodhej njė orė larg nė kembė e ku jo vetėm
nga fshati ku jetoja unė por nga gjithė zona pėrreth, askush
smerrte e dėrgonte kurrė letra jashtė shtetit. Ish kjo arsyeja pse,
pėr shumė kohė vrava mendjen se qysh do ti a bėja e, mė nė fund,
gjeta njė rrugė zgjidhje orgjinale. Letrat, do ti a nisja njė
shokut tim tė ngushtė nė Tiranė i cili do ti fuste ato nė njė zarf
tjetėr e do i dėrgonte pastaj, nė adresėn e Irenės nė Danimarkė.
Kėshtu bėra e, nė njė farė mėnyre vazhdimi i letrave edhe pse u
rrallua mjaft, nuk u ndėrpre ...
-
-
...
Por, mė vonė gjithėēkaje do ti vinte fundi e kjo, ndodhi pikėrisht
nė qytetin tim tė lindjes. Isha me pushimet e verės kur, njė ditė,
im atė erdhi gjithė nerva nė shtėpi e tha:
-
-
Dėgjo, ti, djalė! Tė kam thenė dhe herė tė tjera tė mos dėrgosh mė
letra jashtė shtetit. Por ti ske degjuar. Unė gjer tani tė kam
toleruar. Tani ska mė ... Hiq dorė nga ajo shoqja jote, se do tė
na futėsh tė gjithėve nė burg...
-
-
E, ai
mė rrėfeu se si njė i njohur i cili punonte nė Sigurim, i kish thenė
se duhej tė ndėrprisja urgjentisht letrat qė dėrgoja jashtė shtetit,
ndryshe do tė kisha pasoja jo vetėm unė por edhe gjithė familja.
Ishte viti 1974, viti i Pleniumit tė Zi tė KQ tė Partisė mbi
shfaqjet e huaja e, njerėzit, tė tmerruar nga frika dhe
kėrcėnimet nuk guxonin tė benin as gjestin mė tė vogėl qė nuk
pėrputhej me moralin komunist. Kėtė herė kish ardhur fundi.
Skisha mė asnjė rrugėdalje. Kėshtu qė letrave tė Irenės, desha
sdesha, u shtrėngova tė mos u pėrgjigjem mė. Ajo qe njė goditje e
fortė pėr mua. E shoqėruar me plot dhembje e pezm. Pas kėsaj, ajo mė
shkrojti disa herė e pastaj duke mos marrė pėrgjigje prej meje,
pėrfundimisht, heshti. Por, megjithė atė ndalim tė detyruar e
brutal, tė cilin e quaja krim, humbje e padrejtėsi tė madhe, nė
rrjedhėn e shumė viteve qė pasuan, unė nuk e harrova kurrė Irenėn
deri sa ...
-
-
-
* *
*
-
-
... Dy
fjalėt deri sa tė cilat deri diku, ndofta mund tė intrigojnė
lexuesin e kėtyre rradhėve, nuk zgjatėn as pesė e as dhjetė, por
plot tridhjetė vjet. E, ngjarja, ndodhi kėshtu:
-
-
Nė
vitin 2001, u ktheva sėrish nė qytetin tim, pas shumė vitesh nė
egzil. Isha i dehur nga malli i ndarjes dhe mungesės sė gjithėēkaje
qė kish tė bente me jetėn time tė mėparėshme. Mė kish marrė malli
pėr miqtė, rrugėt, detin dhe kodrat me ullinj. Nė ēdo kend tė
shtėpisė, shihja sende e objekte tė cilat mė ngjallnin kujtime tė
largėta, por tė paharruara. Sidomos nga vitet e rinisė. Mes tė
tjerash, baulja prej druri e arkivave, e cila fshihte sekretet e
mia e qė, aty e tetėdhjtė vjet tė shkuara, kish qenė arka e pajės sė
gjyshes sime. Ajo ndodhej aty ku e kisha lenė prej vitesh, nė njė
kend tė dhomės sė vogėl ku dikur flinin prindėrit e mi. Nena ime e
shtrenjtė e kish ruajtur atė me kujdes, pėr sa kohė qė kisha
munguar, duke e mbuluar atė me njė stivė batanijesh, jorganė e
shtroje tė tjera.
-
-
Kisha
menduar disa herė ti hapja arkivat e mia, por pastaj kisha
ndėrruar mendje. Doja ti lija tė preheshin aty, tė pangacmuara,
ashtu si njė varrezė ku ėshtė mbyllur trupi i njė njeriut tonė tė
shtenjte. Por, nje paradite u mbylla nė shtėpi dhe, mes mėdyshjes
pėr ta hapur a pėr ta lenė tė mbyllur ashtu siē kish qendruar pėr
vite tė tėra, nisa tė heq me pėrdėllim e dhembje, njera pas tjetrės,
shtrojet e vena mbi baule. Pastaj ngrita kapakun e arkės dhe hapa
atė ku ndėr vite tė shkuara, kisha vendosur reliket mė tė zgjedhura
e mė tė shtrenjta tė rinisė. Baulja qe plot kuti kartoni ku ishin
sistemuar me kujdes: blloqe shėnimesh, togje letrash tė lidhura me
fjongo tė holla tė dalė boje, fotografi, kartė-postale, fatura,
pusulla, poezi, pėrkthime, shenime tė mbajtura nė copa letrash,
negativė filmash, koleksione pullash e monedhash e lloj-lloj sendesh
tė tjera.
-
-
Nisa
ti prek ato njėra pas tjetrės me dorė e ti shihja me vemendje.
Dhe, mu duk se ato nuk ishin sendet e mia, por tė dikujt tjetėr i
cili segzistonte mė e qė kish lenė pas vetėm hijen e egzistencės sė
tij. Prej togut tė letrave e pusullave tė lidhura me kujdes, nxorra
njė bllok tė vogėl e tė zverdhur nga koha. Ishte njė lloj Agende,
nga ato ku mund tė shkruhen jo mė tepėr se katėr a pesė rrjeshta e
ku shenohen ngjarjet mė tė veēanta tė ditės. Hapa faqen e parė tė
tij dhe pashė shkrimin tim tė imtė. Me gėrma dore, kisha shkruar mbi
tė, emrin rrenqethės : Golgota e poshtė tij shprehjen pėrdėlluese
Eli, Eli, lama sabacathani ( Jesus Christ ). Ishte ai, blloku im i
shėnimeve, ku kisha hedhur mbresa nga jeta ime. Jeta e njė djaloshi
nė malet e Skraparit, gjatė viteve 1971 - 1972.
-
-
Vazhdova tė shfletoj disa nga faqet e tij. Me gishta si tė mpirė e
sy tė lodhur, lexova fraza tė cilat, pastaj, mė ktheheshin nė imazhe
tė lėvizėshme. Nėpėrmjet shenimeve, pashė se emri Irenė ishte i
pranishėm shpesh herė. Nė disa nga fletėt e bllokut lexova:
-
13
janar 1971
- Bie borė. Prej dy ditėsh, jemi pa drita, pa korrent elektrik.
Spleen. Mėrzitje. Sot i dėrgova njė letėr Irenės...
-
2 mars
1971
- Mbasdite vazhdova leximet nga diksioneriLarousse tė cilin ma
kanė dėrguar nga Tirana. Mes tė tjerash, aty pashė edhe njė foto tė
statujės sė Sirenės nė Kopenhagen. Nė mbremje, nė njė stacion
francez ndoqa nė radio emisionin Non, je ne regrette rien ...,
dedikuar kengėtares sė shquar, Edith Piaf.
-
28
mars 1971
- Ditė pranvere. Aty afėr shkollės pashė qė kanė ēelur vjollcat. I
dėrgova letėr Irenės.
-
31
mars 1971
- Jam me pushime nė Vlorė. I dėrgova letėr Irenės.
-
3
prill 1971
- Sot i nisa njė paketė tė vogėl Irenės. Brenda saj futa njė libėr
me poezi tė Migjenit nė frengjisht, njė album mbi artet figurative
shqiptare si dhe njė pjatė artizanale druri me motive tė punuara nė
pirografi ...
-
-
...
Pėr njė ēast, ndala leximin dhe aty nė dhomė siē isha, i hutuar, i
vetmuar e mes imazheve tė kujtimeve tė largėta, pyeta :
-
-
Irenė, Irenė ?!... Ku ndodhesh tani, ti, Irenė ?... Ku ?...
-
-
Irena
kish humbur pėrgjithmonė. Pa lenė gjurmė. Ose, mė saktė, kisha
humbur unė. Isha ndarė prej saj. Me shume dhimbje. E, qysh atėhere,
kishin kaluar shumė vite e, natyrisht, unė sdija asgjė pėr tė.
Sdija nė se ishte gjallė a vdekur. Irenė i pėrkiste sė kaluarės e
ajo kish marrė fund, sė bashku me atė vendimin e dikurshėm, tė egėr
e tė imponuar, pėr tė mos i shkruar kurrė mė. Po, ku ishte tani,
Irena ? Ku ?... E, kur pak mė pas hodha pėrsėri sytė mbi bllok e mes
faqeve tė tij pashė adresėn e dikurėshme tė saj, rashė nė mendime.
Me sy tė ngulur mbi tė, nuk e di pse ēuditėrisht, mė shkoi nė mendje
njė ide qė se kisha menduar mė parė. Po, sikur, tė provoja ti
shkruaja njė letėr ?
-
-
Ti
shkruaja mbas 30 vjetėsh?... Po ku ?... Nė adresėn e saj tė
dikurėshme ? Po ajo ish marrėzi. Njė veprim sa i kotė, aq edhe
absurd. Jo, jo, nuk ia vlente tė bėja diēka tė tillė ! Po mirė, po
sikur ta provoja ?... E ēdo humbja?... Letra do tė mbrinte nė
adresėn e shėnuar, sdo gjente njeriun e duhur e, ndofta, do tė
kthehej pėrsėri me shenimin: Person i panjohur nė kėtė adresė.
Por, po sikur tė bėja diēka tjetėr? Ti shkruaja njė letėr familjes
qė banonte nė atė adresė e ti lutesha tė interesohej tė gjente se
ku ndodhej personi qė kėrkoja. Natyrisht, duke i shpjeguar mirė se
kontaktet me tė i kisha humbur jo nga mungesa e dėshirės apo
pakujdesia, por se kisha qenė i detyruar ?...
-
-
...
Pas u ktheva nga pushimet nė qytetin tim tė lindjes, pėr tė
rifilluar pėrsėri jetėn nė egzil, aty ku isha i shtrėnguar tė
vazhdoja tė qendroja pėr njėqind e njė arsye, njė ditė vendosa ti
shkruaj. Natyrisht, jo Irenės, sepse nuk besoja kurrė se ajo
vazhdonte tė jetonte nė tė njėjtin vend prej tridhjetė vjetėsh, por
familjes sė panjohur, e cila banonte nė atė adresė. Po ku ?... Nė
njė vilė, nė njė rezidencė, nė shtėpi private apo nė njė karavanė ?
Unė dija vetėm adresėn e saj tė dikurėshme, por asgjė mė tepėr rreth
vendit e kushteve tė saj tė banimit... Po, sikur, shtėpia ku ajo pat
jetuar dikur tė qe prishur e tė mos egzistonte mė... Po sikur, po
sikur ? Kot i bėja ato hamendje. Nė fund tė fundit, pse ta
zgjasja ? Unė kisha vendosur. Do ta shkruaja atė letėr tė bekuar.
Tė bėhej ētė bėhej. Tė paktėn, ashtu do ta ndjeja vehten tė qetė e
do thoshja: Pra, e bėra dhe atė pėrpjekje tė fundit pėr tė
ngushėlluar vehten edhe pse, thellė nė qenjen time e ndjeja se Irena
kish humbur pėrgjithmonė. Por, pėrfundimisht, letrėn e shkrova dhe e
nisa ...
-
-
...
Svonoi shumė dhe, ajo qė nuk mė kish shkuar nė mendje kurrė, ajo qė
nuk shpresoja e se prisja, ndodhi. Nė adresėn time elektronike nė
internet, mbrriti njė mesazh me incialet IWG. Teksti i tij, i cili
mė la pa frymė, ishte ky : I dashur Simbad... Ti nuk mund ta
marrėsh me mend se ēfarė si une kam mbetur pa frymė, se ēdridhje e
ka pėrshkruar trupin tim, se ēfarė vibracioni kam ndjerė thellė nė
shpirt kur, mbremė, njė zonjė e cila banon nė shtėpinė ku unė kam
qenė para tridhjetėvjetėsh, mė telefonoi duke me njoftuar se nė
adresėn e saj, kish mbritur njė letėr tė cilen ajo e kish hapur dhe
kish mėsuar se dikush, njė mik i vjetėr, kėrkonte tė dinte se ku
ndodhesha unė. E pyeta atė se kush ishte dėrguesi i saj e, sapo ajo
shqiptoi emrin tend, mua sa smė ra receptori nga dora. Nuk mund ta
besoja dhe ende nuk e besoj qė ti mund tė jesh aty e mė kėrkon. Jo,
nuk mund ta besoj ! Unė pėr vite tė tėra tė kam quajtur tė humbur,
nė mos tė zhdukur pergjithmonė. Diku nė ndonjė kamp pune a nė
hapsanat e regjimit tuaj tė egėr. Ndofta edhe pėr shkak tė letrave
tė mia... Mė shkruaj... Mė shkruaj... Mu pergjigj sa mė shpejt qė
ta di, tė bindem se ti egziston vėrtet. Qė je ti, ai, i cili ma ke
dėrguar atė letėr....
-
-
*
* *
-
-
...
Irenė qe ulur pėrballė meje. Ishim tė dy nė njė bar pranė pyllit, nė
qytezėn e Gradignan-it e, unė, ndjeja brenda meje diēka tė
papėrcaktuar, njė ndjenjė tė ndarė mes lumturisė dhe trullosjes.
Dhe, edhe pse ajo ndodhej para meje, e gjallė e jo nė endėrr, prapė
su besoja syve. Vėrtet, ajo grua, me atė shikim e ngjyrė sysh qė mė
sillte ndėr mend detin e vendlindjes sime, ujrat e kaltra pėrballė
ishullit grek tė Korfuzit, ishte Irena ? Vėrtet a mė benin sytė ?
Vėrtet ishim bashkė, aty nė "Le cheval blanc", nė atė bar i cili
mbante njė emėr i cili mė krijonte imazhin e njė kalėrimi fantastik
nė kujtimet e sė shkuarės? Sa e kisha pritur atė ēast ! Tė qendronim
ashtu sė bashku, pėr tė plotėsuar sado pak atė boshllėk tė madh qė
kish krijuar ajo ndarje prej 30 vjetėsh e pėr tė pėrjetuar gjer nė
infinit atė takim fantastik e tė paimagjinuar kurrė ...
-
-
Bordeaux
(FRANCĖ),
10 dhjetor 2003
|
|