|
- 17
dhjetor 2003 / TN
Halil
HAXHOSAJ
-
Mbresa pas njė leximi
-
-
Kush
punon pėr atdhe, kryen njė vepėr tė nderuar e tė shenjtė
Ovidi
-
-
Qė nė
kohėn e Rilindjes sonė Kombėtare ka qenė e lansuar thėnia e njohur
Me pushkė e penė pėr lirinė e atdheut. Dhe kjo thėnie hepohej
nėpėr kohėrat e historisė sonė kombėtare herė mė zėshem e herė mė
shurdhėr. E gjithė kjo ndodhte pas caktimit tė fatit dhe lirisė sė
atdheut tonė, atdheut tė shqitarėve, nga tė tjerėt.
-
-
Kėto fate
janė tė njohura nė historinė tonė dhe tė Evropės qė lėnin vėrragė tė
thella e tė pashėruara nėpėr kohėrat dhe hapėsirat shqiptare, sepse
atdheu i ynė pėr lirinė e tė cilit luftonin bijtė mė trima, ishte i
detyruar qė nėpėr tryezat e kancelarive tė Evropės ti rrudhte
kėmbėt, shikimet dhe gjymtyrėt aq sa nuk mund tia prente trupin
ndonjė vijė e tmerrit tė quajtur kufi. Dhe pėr tė gjitha kėto
padrejtėsi u derdh gjak, u shkruan libra, u krijuan kėngė dhe vargje
poetike.
-
-
Andaj edhe
krijimtaria e shkrimtarėve tė Rilindjes Kombėtare ishte njė program
i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Dhe koha ecte pėrpara. Dikur
atdheu i ynė lindi (1912), u rrit dhe ia caktuan trollin nė 28
mijė metra katrorė. Kjo ishte Shqipėria e Vitit tė mbrapshtė, tė
Kadaresė, kjo ishte Shqipėria xhuxhe e vargjeve tė poetit Ali
Podrimja.
-
-
Dhe e
tillė mbeti deri nė ditėt e sotme, xhuxhe, e tkurrur, e vogėl, me
bijtė dhe bijat e saj tė degtisur meridianeve tė botės, tė
shpėrndarė nė pesė shtete, me pesė qeveri, pushtete, kufij,
pasaporta, e pse jo edhe ideologji tė ndryshme. Tė gjitha kėto
padrejtėsi u pasqyruan edhe nė veprat e shkrimtarėve tanė, qoftė nė
prozė, dramė, poezi, operė, etj., pa ngurrim, por me guxim dhe
trimėri.
-
-
Aktualiteti eseistik i veprės
-
-
Edhe poeti
ynė i njohur Ali Podrimja shkroi pėr tmerrin e atdheut xhuxh me
vargje poetike duke thirrur: Xhuxhe je moj/Xhuzhe je ti/ pa mua/.
Kjo thirrje emblematike iu duk pak poetit Podrimja, iu duk paksa
vetėm poetike, andaj e ndėrroi formėn e shprehjes sė vet, e pse jo
edhe tė protestės, pėr kėtė padrejtėsi me anė tė shkrimit tė Eseve
dhe tė paharruarave, duke filluar qė nga vitet e 80-ta tė
shekullit XX dhe tė pėrmbledhura mė pastaj nė veprėn Tkurrja e
atdheut tė botuar nė Tetovė qysh nė vitin 1996. Dhe libri doli, u
botua, u shpėrnda dhe bėri mbase punėn dhe efektin e vet, nė kohėn e
vet.
-
-
Por, kur
lexohen dhe analizohent sot esetė dhe tė paharruarat e kėtij libri,
vėrehet se ende disa rrėfime, bėma, teke, ndodhi e marrėdhėnie
tonat, pra tė shqiptarėve, janė prezente dhe mbase edhe mė aktuale
se kurrė. Libri ka 31 shkrime nė formė esesh dhe ndahet nė tre
kapituj qė janė: Pa atdhe nuk ka emėr, Mos kemi tepėr atdhe dhe
Tkurrja e atdheut. Vepra hapet me eseun apo tė paharruarėn me
titull Atdheu prej 5x5 m.
-
-
Duke u
nisur nga titulli i veprės qė ėshtė njėherit edhe titull i eseut tė
fundit tė tij Tkurrja e atdheut, mbase
mund tė
konstatohet njė gjendje e atillė edhe sot me tė gjitha
karakteristikat qė ishin edhe nė dhjetėvjetshin e fundit tė
shekullit tė kaluar. Pra atdheu i shqiptarėve ende ėshtė i tkurrur,
ėshtė xhuxh, ėshtė i copėtuar, ėshtė i ēarė. Edhe pse pėr lirinė e
pjesės tjetėr tė tij, pra tė atdheut tė jashtėm, (nė Kosovė, Kosovė
Lindore dhe Maqedoni) janė bėrė luftėra ēlirimtare nga ushtri
ēlirimtare, kanė rėnė dėshmorė e heronj kombėtarė, janė fituar miq
tė rinj (NATO,UNMIK-u), janė bėrė koalicione qeverisėse, ende nuk
ėshtė fituar pavarėsia, ende nuk ėshtė ēliruar atdheu. Andaj pėr ta
vizituar varrin e tė afėrmit, pra tė shqiptarit, duhet tė kalohen
kufij, qė autori i quan Muri i Arbėrit. Ky mur, mbase tash nuk ėshtė
aq i rrezikshėm, por duhet kaluar nėpėr tė dhe shqiptarėt prapė
duhet tia tregojnė njėri - tjetrit pesė pasaporta.
-
-
Por,
atdheu i shqiptarėve, atdheu i Podrimjes dhe atdheu i Arbėrit nė
Gadishullin Ilirik ende ėshtė xhuxh, ende ėshtė ishull, ende ėshtė i
tkurrur. Nė tė ende duhet pasur kujdes me cilėn parti je, me cilėn
qeveri, me cilėn shoqėri dhe me cilin dialekt e gjuhė letrare
komunikon. Nė atdheun e sotėm tė shqiptarėve tė Gadishullit Ilirik
ndodhin gjėra qė duken edhe mė tragjike tash, sepse thehen norma,
zakone, adete, etj. Normat zakonore tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit
mė nuk janė tė papėrshtatshme ideologjikisht e partiakisht, por
nėpėrkėmben, devijohen dhe keqpėrdoren. Pėrmes qėrimit tė hesapeve
dhe intrigave nė mes partive e intelektualėve, populli nuk mbrohet.
Kjo ėshtė filozofi e ca kėrmijve dhe profitėrve tė nahijeve tona qė
ēėshtje kombėtare e
kuptojnė vetėm interesin e vet.
-
-
Por kombi
ėshtė diē e shenjtė dhe i vetmi nocion, qė na trego se kush jemi e
ējemi, shkruan Ali Podrimja nė eseun Dielli lind nė perėndim nė
faqen 128 tė veprės sė tij Tkurrja e atdheut.
-
-
Realiteti
qė dhemb ende
Pena e
shkrimtarit Ali Podrimja nė esetė dhe tė paharruarat e veprės
Tkurrja e atdheut zbret thuajse nėpėr tė gjitha poret e zeza tė
asaj kohe. Ajo i gėrvish plagėt tė cilat kullonin dhe ishin tė
pashkruara. Por, ishte ajo kohė kur nė atdheun e tkurrur gjithēka
vėlonte. Pėrtej Murit tė Arbėrit bėheshin ndodhi aq tragjike qė mund
tė ndodhnin vetėm nė vendet e prapambetura tė Globit, por jo nė
Evropė. Ndėrsa nė pjesėn tjetėr tė atdheut, nė Kosovė, ende sundonte
pushteti i egėr serb, i cili shqiptarėt i konsideronte vetėm si
gjallesa. Dhe, kėtu, pra nė kėtė pjesė tė atdheut, nuk mund tė
bisedohej pėr kurrfarė lirie dhe pavarėsie pėr shqiptarėt.
Edhe
bisedimet e politikajve evropianė dhe botėrorė me krerėt serbė ishin
tė kota. Por, shqiptarėt e kėsaj pjese tė atdheut ishin mė unikė, mė
hemogjenė, mė tė bashkuar. Zėri i tyre shpesh bashkohej dhe jehona e
tij ishte e madhe. Dhe faleshin gjaqe, ngatėrresa, mospajtime dhe
mosdurime. Kjo ishte njė ngjarje e madhe historike, sepse kėshtu ka
ndodhur gjithmonė kur shqiptarėt janė pėrgatitur pėr tė zhvilluar
ndonjė luftė ēlirimtare qė nga koha e Skėnderbeut e kėtej. Kurse nė
Atdheun e pėrtej Murit tė Arbėrit rehabilitoheshin shkrimtarė, poetė
e intrelektualė tė anatemuar. Agim Gjakova e boton pėrmbledhjen e
poezive qė ishte refuzuar pėr shkak tė frymės sė errėt, pėr shkak tė
papartishmėrisė nė artin poetik. Madje edhe eshtrat e atyre qė
preheshin nė Atdheun e tretė tė shqiptarėve, nė Diasporė, filluan tė
kthenin nė dheun e vet.
Edhe
eshtrat amanet tė Faik Konicės i gjetėn dy metra vend nė Dheun e
Shqipėrisė pėr tu prehur nė amshim. Por, fatkeqėsisht, ende e
kishin aromėn e pritjes gjashtė vjeēare nė frigoriferin e Amerikės.
Edhe Lamjes iu dekorua varri dhe iu vunė kurora mbi tė. Nė atdheun
xhuxh tė pėrtej Murit tė Arbėrit filloi tė fryjė era e demokracisė,
qė nė fillim ishte bukur e furishme. Dhe pena e shkrimtarit Ali
Podrimja zbret nėpėr tė gjitha poret e saj dhe e gjen artin, mbase
artin qė shprehė realitetin shqiptarė nė atdheun xhuxh, pra nė
Ishullin Albania tė Gadishullit Ilirik.
Duke e
shprehur kundėrshti pėr nacionalizmin shqiptar, Ali Podrimja nė
eseun Makrotėrmeti shkruan: Pėr fat, ne shqiptarėt moti jemi
liruar nga nacionalizmi. As nuk dijmė ēėshtė e si duket ai, pėr tė
vazhduar edhe mė tutje me gjėra reale qė shpesh janė akuza pėr
situatėn dhe gjendjen tonė kombėtare nė tė cilėn ishim katandisur.
Mė tutje, nė tė njėjtin vend, ai shkruan: Ai qė fut pėrēarje nė
popull, nuk punon pėr ēėshtjen shqiptare, ai rren se e don Lirinė
dhe Kosovėn, qė nė tė vėrtetė ėshtė njė modifikim i njė distihu
tė Brehtit i cili thotė: Pėr ēėshtjen e armikut do tė luftojė,
Ai qė slufton pėr ēėshtjen e vet ..
Nė
vend qė tė pėrfundohet
Dhe e
pėrfundova sė lexuari veprėn e Ali Podrimjes « Tkurrja e atdheut »
duke thėnė se e kishte mirė Platoni qė nė Shtetin e tij nuk i futi
poetėt. Dhe bėri mirė, sepse ata janė vizionarė nė njė anė dhe tė
papėrmirėsueshėm nė anėn tjetėr. Atyre iu dalin tė vėrteta disa
krijime tė tyre, sepse e bėjnė trasnformimin artistik tė realitetit.
Dhe, mė besoni, se gjatė leximit, sidomos nė pauza tė vogla, kujtoja
se jashtė dhomės sime ende ėshtė situata e dekadave tė fundit tė
shekullit tė kaluar, ėshtė koha e shkrimit tė eseve dhe tė
paharruarave tė kėtij libri.
A nuk
ėshtė ky njė vizion: Nė shekullin e ri, ndoshta, nuk do tė
ekzistojnė as kufijtė. Po kaēakllėku? Babai im ishte kaēak me
dhjetra vite. Baci Bajram i kishte thėnė: Ndryshe nuk bėhet atdheu.
Dhe ndodhėn luftėrat ēlirimtare nė Atdheun e Jashtėm nė Kosovė,
Iliridė, Kosovė Lindore dhe u formuan UĒK-tė, luftėtarėt e tė cilave
u bėn tmerr pėr armikun. Shumė herė, madje shumė shpesh edhe nga
disa tanė, luftėtarėt e UĒK-sė janė quajtur jo vetėm kaēakė, por
edhe banda, kriminelė, tė shitur. Pas fitores disa prej tyre u
burgosen, madje edhe u derguan nė Hagė, kurse disa tė tjerė u denuan
kėtu me shumė vjet heqje lirie. Por, qofshin tė harruara e tė
shkuara, sepse, mbase, ka ardhur koha qė ta bėjmė edhe njė pajtim.
Pėrveē
me vargje poetike, Ali Podrimja bukur ia thotė edhe kėshtu. I lumtė!
|
-
|