|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Shkrimtarėt e Shipkovicės: Iljaz Osmani

 
 

Poet, prozator dhe atdhetar

 
 

 
8 dhjetor 2003 / TN
 
Baki YMERI
 
Ata qė e kanė njohur, qė nga Thoma Kacori e deri te Shefqet Dibrani e Mazllum Saneja, autorin e Lules sė fatit e konsiderojnė si “njė zog i brishtė, me zemėr tė zjarrtė”. Kushdo qė ka pirė kafe me tė, e ka hetuar se ėshtė njė shpirt i frymėzuar. Vjen nga vendlindja e Mirie Rushanit, koautore e shqipėrimit tė Biblės nė gjuhėn e Kadaresė, ambasadorja e Maqedonisė nė Romė, malėsorja e Sharrit qė e ka njohur dhe ka komunikuar disa herė, edhe me Nėnė Terezėn. Zoti Osmani u lind nė Shipkovicė, nė vitin 1954. Shkollimin fillestar dhe atė tė mesmin, i  kreu nė vendlindje dhe Tetovė, Akademinė Pedagogjike nė Shkup, ndėrsa Fakultetin Filologjik (Katedrėn e Gjuhės dhe Letėrsisė Shqiptare), nė kuadrin e Universitetit tė Kosovės, nė Prishtinė. Flet rrallė e pėr mallė, por lexon shumė dhe shkruan bukur. Ėshtė drejtor i SHF. “Fan Noli” nė Trebosh tė Tetovės, dhe kryeredaktor i revistės pėr ēėshtje kulturore, letrare e kombėtare “Vlera”. Disa nga artikujt e tij me prirje tė theksuara politike e demokratike, i firmos nėn pseudonimin Kujtim Mani.
 
Librin e parė me poezi, Lulja e fatit, ia botoi  Shtėpia Botuese e Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Shqipėrisė, nė kuadrin e Shtypshkronjės “A.Z. Ēajupi” (Tiranė, 1993). Recensentė tė kėtij vėllimi, pėr kėtė  zog me zemėr tė brishtė, janė dy nga titanėt e letėrsisė shqiptare: Adriatik Kallulli dhe Abdylazis Islami. Poezia e Iljaz Osmanit, sipas Kalullit, ėshtė “edhe e veēantja, edhe e pėrgjithshmja, edhe ajo qė kuptohet lehtėsisht prej shumicės, por edhe ajo qė kėnaq e komunikon me disa”. Poezia e tij sipas Abdylazis Islamit (dhėndėrr i Shipkovicės), ėshtė impresioniste, e pėrshkuar me elemente tė romantizmit, por nė thelb, ėshtė poezi moderne. Mėnyra e shprehjeve tė tij ėshtė baraz me pasqyrimin e shpirtit tė tij tė ndjeshėm ndaj raporteve tė jetės, ose raportet e jetės e kanė krijuar si tė tillė.
 
Rrėnjėt e lashta tė shqiptarizmit, ndėrlidhen ngushtė me botėn katolike
 
Duke filluar nga prilli i vitit 1995,  Iljaz Osmani redakton dhe boton revistėn pėr kulturė, art dhe ēėshtje shoqėrore Vlera, duke prezentuar, pos vlerave tė shkruara, edhe foto-medalionet e personaliteteve tė shquara shqiptare, si Dora d’Istria, At Gjergj Fishta, Naim Frashėri, Faik Konica,  Ismail Qemali, Josif Bageri, Lasgush Poradeci, Sadudin Gjura, Nėnė Tereza, Thoma Kacori, Flora Brovina, e shumė tė tjerė.
 
Guximi i tij intelektual, kombėtar dhe konfesional, shkon deri atje saqė, pa krijuar urrejtje ndaj feve tė tjera, siē veprojnė tentakulet e ligėsisė qė ėnndėrrojnė pėr sllavizimin apo talibanizimin e shpirtit shqiptar, boton pėr herė tė parė nė kėto troje, nė faqet e Vlerės, kryevlerat hyjnore tė krishtėrimit: portretin e Shėn Mėrisė, e shoqėruar me do ikona tjera,  pėr t’ua pėrkujtuar gjeneratave qė vijnė, se rrėnjėt e lashta tė shqiptarizmit, ndėrlidhen ngushtė me botėn katolike, pėrkatėsisht magjike tė Shėn Mėrisė, Shėn Palit, Gjergj Kastriotit, Gjon Buzukut, Shėn Albanit, Kolė Bojaxhiut, Anton Ēetės, Dom Lush Gjergjit, Ukshin Hotit, Gjergj Gashit, Klement Shalarit, Albert Ramajt, dhe njė varg figurash tė tjera, tė njohura e tė panjohura, tė krishtėrimit shqiptar.
 
Libri i dytė i tij mban titullin Hapi sytė. U botua nė vitin 2000, nė kuadrin e Klubit Letrar ’94, nė Editurėn “Ēabej” tė Tetovės. Ėshtė fjala pėr njė pėrmbledhje prozash tė shkurtėra shqipe,  tė cilat i ka vlerėsuar lart pėrmes njė eseu tė shkėlqyer, dr. Luan Topēiu, pedagog i Gjuhės Shqipe, pranė Universitetit tė Bukureshtit.                     
 
Medalionet poetike nė prozėn e Iliaz Osmanit
 
Sipas zotit Topēiu “Me vėllimin e prozave tė shkurta “Hapi sytė”, Iljaz Osmani na propozon njė formulė tė posaēme narative. Ai provokon format tradicionale dhe konvencionale tė rrėfimit dhe ndonėse na fton pėr tė lėēitur tregime na ofron diēka “sui generis. Autori i kėtyre krijimeve ndodhet nė njė terren tė midisshėm, midis poezisė dhe prozės, mes dėshirės pėr tė rrėfyer dhe asaj pėr tė esencializuar fenomenin, midis sporadikes e spontanes dhe fenomenit universal e tė qėndrueshėm. Pikėrisht i nisur nga kėto dy prirje, qė rezultati i secilės do tė ishte ose prozė tradicionale ose poezi e mirėfilltė, nga gėrshetimi i kėtyre tendencave do pėrftojmė njė prozė poetike. Besojmė se ky ėshtė dhe shpjegimi teorik i “recetės narrative” tė sugjeruar nga prozatori i talentuar Iliaz Osmani.
 
Autori i kėtij libri herė shtjellon paradigmėn e njė fjale, tė njė ideje, herė ngurtėson njė ēast, njė moment, tė zhveshur nga aksesorėt e njė rrėfimi klasik, duke hequr elementėt hyrės, mbyllės apo sqarues. Proza e Iliaz Osmanit, herė merr trajtat e njė teksti eseistik, i zhveshur nga elementėt e subjektit, herė u mėshon elementeve fragmentare qė sjellin,  evokojnė dhe rindėrtojnė tėrėsinė. Proza e kėtij krijuesi e fton lėēitėsin pėr bashkėpunim, pėr plotėsim tė pjesėve mungesore, pėr pasurim imagjinativ apo ideor. Prozatori dallohet pėr njė shpirt tė hollė vėzhgues, posaēėrisht nė rrafshin psikologjik e veēanėrisht nė atė psikoanalitik.
 
Medalionet, etydet, skicat, e hartuara nga Iliaz Osmani kanė  nė qendėr tė tyre njė nyjė psikologjike qė zhvillohet me rrafshe psikoanalitikė. “-Kujto njė ujėvarė, ashtu, ngjitja sytė asaj. Ndiqe deri nė fund tė pėrplasjes, deri tė shkuma, disa herė me  rradhė, deri sa tė tė zė gjumi, ose: - Njė lėndinė e stėrkuqur nga dielli dhe sikur njė puhizė e lehtė ere e mballon pėr perėndim bukėn e grurit tė pjekur, i duhet tė ndjekėsh me vėmendje, duke i shkaktuar vehtes njė qetėsim. Kėshilla e parė mė la pėrshtypje mė tė madhe. Ashtu, nė vend qė vetėm me sy e mendje tė shkoj pranė ujėvarės, unė nga pėrkėdhelja qė mė shkaktoi kjo, shkova i tėri atje. U afrova afėr ujėvarės, mu nė kokė tė saj, ia ngjita sytė, i laga me ujin hidhėrak. Pėrplasja e ujit mė shkaktonte kėnaqėsinė mė tė mirė, saqė nė fund njė dorė dallge mė kapi lehtė kokėn, qetė mė lėshoi me mėshirėn mė tė madhe.
 
Kėshtu e ndjeva veten nė kokėl tė shpinės mes asaj shkume tė bardhė e cila sikur me duar tė buta mė rrotullonte pėrreth njė shtjelle pambuku” (Gjumi mbi gjemba). Proza e shkurtėr e kėtij autori bazohet gjėrėsisht nė asosacionet ideore, vizuale, onirike, duke trajtuar me delikatesė e me njė ndjeshmėri tė hollė botėn njerėzore. Herė i qartė semantikisht, herė hermetik e psikoanalitik duke trajtuar absurdin, herė duke fshikėlluar tė keqen, herė ironik e herė sarkastik, herė i rrėmbyer nga butėsia dhe brishtėsia e ndjenjave, herė i zemėruar nga padrejtėsitė njerėzore, I. Osmani na jep njė gamė tė pasur regjistrash tė natyrės shqiptare.
 
Pas vėllimit tė parė e tė sukseshėm poetik “Lulja e fatit”, botuar para disa vitesh nė Tiranė, Iliaz Osmani vjen para lexuesit shqiptar me njė pėrmbledhje tė prozės sė shkurtėr. Pėrpjekjet stilistike tė kėtij autori nuk zhvillohen nė njė terren djerrė, por nė  terrenin pjellor tė traditės sė prozės sė shkurtėr shqipe. Nėn vazhdėn e ndritur tė Migjenit, Nonda Bulkės, Anton Pashkut e Zejnulla Rahmanit, Iliaz Osmani na sugjeron njė formulė tė re, sugjestive dhe moderne, si njė bizhuteri plot shkėlqim, tė prozės shqipe, tė cilėn meriton ta lėvrojė edhe mė tej”.

 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.