|
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
|
Pėrse shkruan Ali
Podrimja? |
|
|
Ai
ėshtė i dominuar nga tema e atdheut, njė poet simbol i identitetit
kombėtar. |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
7 dhjeroe 2003
/ TN
-
-
Dua tė qėndroj te njė libėr i Podrimjes,
Lum Lumi. Vetėm nė dyvjetshin e fundit e ka ribotuar dy herė dhe
gjithmonė vjen i ndryshuar dhe i pasuruar. Duket se ky ėshtė libri i
jetės pėr poetin. Njė tragjedi personale ėshtė sublimuar nė art tė
madh.
-
-
Sadik BEJKO
-
-
Ali Podrimja tashmė ėshtė njė poet me
emėr tė madh. I ēiltėr, me njė buzėqeshje tė ėmbėl, i vetėdijshėm
pėr sa ka bėrė, ai do ta pranonte njė epitet tė tillė. Aliu ka njė
karrierė tė shkėlqyer letrare. Ai ėshtė nga ata qė kanė fituar
sigurinė e njė embleme: pėrfaqėson njė vlerė tė shenjtė pėr
shqiptarėt, them nė veēanti pėr shqiptarėt, ėshtė njė emblemė e
poezisė. Nė biseda me tė ma ka shtjelluar gjatė temėn e vėshtirė:
pėrse shkruaj, por nė pėrmbledhjen me ese Tkurrja e atdheut ai i jep
njė pėrgjigje, si tė thuash, me shkrim kėsaj pyetjeje. Duhet veēuar
qė ai ėshtė njė eseist i hatashėm dhe kohėt e fundit dhe njė
antologjist (hartues antologjish).
-
-
Esetė e tij kanė nervin e poetit,
thuktėsinė dhe ngjeshjen e stilistit, ngėrthejnė faktin dhe
pathosin, kanė dramatikėn e udhėtimit nėpėr njė gjeografi tė
dhembjeve qė kullojnė gjak e tymojnė shkrumb eshtrash, sjellin
dėshmi ngjethėse dhe refleksione tronditėse. Ato ushtojnė ankth e
rrevoltė bashkė, kanė tingėllimėn e kėmbanės lajmėtare pėr atė kob
qė po i pėrgatitej Kosovės. Kanė pezmin se veshėt e dyllosur janė ku
e ku mė tė mirė se veshėt e atij qė e ka paravendosur kurrė mos tė
tė dėgjojė. Por kambanat duhet tė bjenė. Deri ne qiell siē di ai tu
bjerė. Aliu, nė vazhdėn e poetėve tanė qė se ka filluar poezia ndėr
ne, ėshtė i dominuar nga tema e atdheut, njė poet simbol i
identitetit kombėtar.
-
-
-
Nderi i poezisė
-
-
Qė nė vargun e parė me idenė e atdheut
ia nis Iliada, kėnga e njėrit prej etėrve tė poezisė botėrore, e
plakut Homer. Etnia nė Ballkan ėshtė njė brengė, ėshtė dhe njė
paranojė. Pėr ne shqiptarėt ajo mbeti njė brengė. Pėr poetėt e
popujve pėrreth nesh qė na sollėn aq dhembje, ajo u kthye nė njė
sėmundje tė zezė. Nė fund tė fundit, shumė ndėr poetėt e Ballkanit u
vunė tė bashkėjetojnė me xhelatin. Nė se poezia rreh nga absolutja,
nga njė ėngjėllizim i botės dhe i njeriut, poetėt nė Ballkan u vunė
nga situatat tė luajnė njė rol publik duke u vėnė nė shėrbim tė
politikave shfarosėse.
-
-
Ka poetė qė nga shpėrdorimi i fjalės,
humbasin nderin. Nderhumbėsit janė nder i humbur i poezisė.Tek ne
nėn diktaturė ndodhi qė shkrimtari tė ēojė nė burg shkrimtarin nė
emėr tė shėrbimit ndaj njė kuaze, njė bote tė re. Tė tjerė tė
ballkanas duke i shėrbyer shtetit, frymėzuan nacionalizmin,
liturgjinė e zezė tė gjenocidit tė atyre qė do tė luanin futboll me
koka tė prera njerėzish. Aliu dhe poetėt e Kosovės i shpėtuan kėtij
kurthi tė zi. Tema e atdheut aty dhe se mori thekset programatike e
tragjike tė njė thirrjeje-britmė qė, pėr rrethanat, ēdo poet do tia
kishte zili: Kosova ėshtė gjaku im qė muk falet, u pėrtėri nė forma
tė stėrholluara e mė shumė tė nėkuptuara, pėrēoi nga qėndresa
individuale dhe kolektive. Nė kohė tė vėshtira ujiti rrėnjėt e thara
tė njė identiteti nė grahmėn e fundit. Kjo poezi ėshtė e mbushur me
respektin pėr njeriun, pėr vlerat e tij.
-
-
Kėshtu Aliu dhe poetė tė tjerė tė
Kosovės i shpėtuan nderin dhe njė ēėshtjeje tė madhe siē ėshtė vetė
poezia. Ajo nuk degjeneroi nė njė magji tė zezė tė propagandės pėr
kauza tė dėshtuara. Ajo mbeti vlerė se i qėndroi pranė njeriut, i
forcoi nderin atij, i forcoi dinjitetin atij, i dha zemėr qė tė mos
humbasė e tė mos tjetėrsohet. Poezia duhet tė jetė e ndershme, si
njeriu. Kjo ėshtė njė ēėshtje e madhe pėr njė institucion themelor
siē ka qenė poezia pėr shqiptarėt, por dhe siē ėshtė njė vlerė e
shenjtė kudo nė botė (Kundera). Kėndej, nė anėt tona, figura e
poetit lolo qė i vargėzonte propagandės, vaj mė det, ka ēuar sot tek
Mazllėmi, qė, pėr pesė para, del nė pikė tė mėngjezit e bllamurit
vargje (ēti vijė nė mend) nga ekrani i njė kanali tė njohur
televiziv. Aliu dhe pak si ai i dolėn pėr zot jetės, njeriut,
kombit, poezisė. Fjalės.
-
-
-
Katėr nivele leximi pėr Lum Lumin
-
-
Pėr tė thelluar sa thashė mė lart, dua
tė qėndroj te njė libėr i Podrimjes, Lum Lumi. Vetėm nė dyvjetshin e
fundit e ka ribotuar dy herė dhe gjithmonė vjen i ndryshuar dhe i
pasuruar. Duket se ky ėshtė libri i jetės pėr poetin. Njė tragjedi
personale ėshtė sublimuar nė art tė madh. Do tė shfletoja katėr
nivele leximi tė kėtij libri tė tragjikės universale qė i ka shokėt
tė rallė nė poezinė tonė duke u vėnė pėrkrah me libra tė mėdhenj tė
saj si: Milosao, Lulet e verės, Baba Tomorri, Juvenilja, Psalme
murgu, Vargjet e lira, Lahuta e malcisė, Vallja e yjeve. .
-
-
a. Refuzimi i vdekjes. Nė nivelin e parė
do tė shihja temėn e ikjes nga vdekja, njė temė e lashtė sa bota, e
inicuar qė nė epin e akado-sumerėve, epin e Gilgameshit. Gilgameshi,
qytetndėrtuesi, ati i qytetėrimit botėror, me dy tė tretat hyjni e
vetėm njė e tretėn njeri, nė saje tė kėsaj tė fundit, nė atė qė
ėshtė njerėzor, i duhet tė vdesė. Ia thonė perėnditė. E aty nis
udhėtimi i tij i lemerisur nga qė nuk do ta pranojė vdekjen, kėrkon
dhe nėn tokė barin e pandekėsisė. Te ky libėr i Aliut, nė jehonė tė
Gilgameshit, ati endet nė koridoret e spitaleve, nė tunelet e
metrotė nga Beogradi, nė Moskė, nė Paris, nė fshatin e vendlindjes,
udhėton me njė fėmijė nė krahė qė tia shpėtojė vdekjes sė
paralajmėruar nga kanceri. Aliu nuk do ta pranojė vdekjen se si
Gilgameshi i lashtė njė fėmijė ėshtė dyfish hyjni: ėshtė fėmija, e
ardhmja, ėshtė biri, njė hyjni pėr prindėrit, ėshtė dhe njeri vetėm
pėr veten e tij, po njeri qė ikėn e s vjen mė. Kėtu poeti me tė
drejtė e refuzon fatalitetin dhe rend ti shpėtojė vdekjes. Lėnda
rrėnqethėse qė e mbush librin ėshtė dhėnė nė hollėsi tė dridhshme nė
ecurinė e sėmundjes, nė pafuqinė njerėzore pėrpara rrufesh tė tilla
tragjike. Pafuqi qė na shtang e na bėn tė luajmė mendsh aq mė tepėr
ndaj njė fėmije qė kėrkon mbrojtje. Poeti nuk abuzon si arti i lehtė
i shumė filmave e librave me kėtė temė. Tonet tragjike mbahen nė njė
solemnitet tė pėrzishėm.
-
-
b. Vizioni biblik. E kjo qė thamė lidhet
me nivelin e dytė tė leximit. Pafuqia njerėzore ndaj tragjedive tė
tilla na bėn mė tė thellė, na ēon nga katarsi, na pastron si kalimet
nėpėr zjarret dlirėsuese. E nga kjo lartėsi poeti sheh botėn,
shoqėrinė nė aq pisllėk e shnjerėzi. Po ėshtė njė hedhje nė lartėsi
tė tilla qė kėrkon pastrimin e krejt njerėzimit, e metropoleve, e
shoqėrisė njerėzore nė prerjen e sė sotme dhe tė sė djeshmes, njė
njerėzim qė bashkėpunon e bashkėjeton me tė keqen. Ky ėshtė njė
vision biblik i librit. Ky ėshtė vėshtrimi pa kohė e pa hapsirė. Ne
jemi njė qytetėrim i rrezikuar pėrderisa e kemi shtuar tė keqen dhe
e pėrtypim si bukėn nė tryezėn e pėrditshme. Thashė njė vision
biblik, jo njė kritikė sociale siē do tė duket nė plan tė parė.
Dhimbjet e bukura e pasurojnė botėn.
-
-
c. Bota shqiptare. Niveli tretė ėshtė ai
i zbulimit tė rrėnjėve, i rėnies nė themel tė identitetit vetiak e
kolektiv. Nė tė keqe secili nga ne rend tė gjejė rrėnjėt e veta,
fijet e holla tė qėndresės, rend nė brendėsitė e historitė e gjakut
e tė vendlindjes. Do njė taban tė fortė dhe intim qė tė mbahet e tė
burrėrohet. Dhe Aliu shkon e nga nuk shkon pėr tu mbushur me botėn
shqiptare, me bukuritė e historitė, me mitikėn e hiret e saj. Duke u
burrėruar, duke marrė lėndė force e dinjiteti pėr vete ai ne i jep
edhe ne qė e lexojmė atė. E kėtu vij tek ēka thashė mė lart se ky
poet i etnisė e ka mbrujtur kėtė lėndė nė disa nivele: nga thirrja
deri te kolonat ku mbahesh i rrethuar nga uji i zi i vdekjes. Kosova
doli pėrtej Ujit Tė Zi. Fjala e shenjtėruar (Lasgushi) e shpėtoi
Kosovėn.
-
-
d. Mjeshtėri e lartė Niveli i katėrt
ėshtė ai i mjeshtėrisė poetike. Ky ėshtė i tillė qė ndonjėherė tė lė
shtang. E tė bėn tė mendosh me ē forcė demoniake a ėngjėllorė ia ka
dalė ti thotė, ti mbrujė vargjet. Aliu ėshtė poeti qė rrėfen,
analizon, qė kalon nga intimja te e pėrgjithshmja, nga dhimbja
tragjike te e madhėrishmja me lehtėsi e mrekulli gjuhe, vargu e
fjale. Ky regjistėr i gjerė ndjenjash e situatash ėshtė nė
pėrshtatje me njė arsenal artistic mjeshtėror qė do tė donte njė
analizė mė vete. Po ėshtė ky taban arti qė i mban nė kėmbė tri
nivelet e mėsipėrme. Nga libri del me ndjenjėn e shėndetshme tė
gjallėrisė e tė thellėsive njerėzore tė cilave duhet tu pėrulesh si
tempujve. Kėto cilėsi dhe lartėsi artistike e kanė bėrė atė poetin
tonė mė tė pėrkthyer e mė tė njohur ndėrkombėtarisht.
-
-
Njė poet qė ka arritur lartėsi tė tilla
mund ta shtrojė pyetjen: pėrse shkruaj? Si duket kjo ėshtė pyetja
torturuese pėr ēdo poet tė vėrtetė. Nė rastin e Aliut kėsaj nuk mund
ti shpėtosh.
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|