|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

KULTURĖ

   
 
Mitrush Kuteli
 
 

ABC-ja E KRESHNIKISĖ

 
 

 
28 nėntor 2003 / TN
 
A
 
- E njeh Zenelin?
- Jo, nuk e njoh!
- U bė pėr tė vrarė. E do ta vras!
- Si e qysh?
- Dje mė shkeli hijen!
- Hijen tėnde?
- Timen! Ecja rrugės, nė diell, kur mė arriti Zeneli. Hija ime ishte aty poshtė. Ish e gjatė, sepse dielli perėndonte. E priste mė dysh rrugėn. Zeneli mė dha tungjatjetėn edhe ma shkeli hijen. Ē'tė bėj?
- Vraje!
- E vrava.
- Aferim! Pas pakėz, duke pirė duhan.
- Fėmijė ka Zeneli?
- Ka po janė tė vegjėl.
- Vraji!
- T'i vras?
- Vraji se do rriten. Mė mirė tani sesa mė vonė.
- Mirė thua; ke tė drejtė. Do t'i vras! Do t'i shuaj! I ati mė shkeli hijen. Kjo s'ėshtė pak!
 
 
B
 
- Dėgjove gjė?
- Jo.
- E vranė Todrin.
- Ku?
- Nė mes tė tregut.
- Kishte faj?
- Tani s'ka faj se ėshtė i vdekur, po atėherė kish.
- Si e qysh?
- Todri po shikonte njė dru telefoni. Ish pak si i vrenjtur se s'kish me se tė blinte bukė. Iu afrua njė burrė me mustaqe, trim me fletė si ēdo burrė me mustaqe, edhe i tha: - Bre qen!
- E njihte burri me mustaqe Todrin?
- Jo nuk e njihte. Por e vėrteta: burri me mustaqe kish tė drejtė. Bre qen! - i tha trimi me mustaqe: Bile i tha: Bre qen i qenit! Pse vėshtron me inat drunė e telefonit?
- Mė fal, se tė pres fjalėn: druri i telefonit mos ish i trimit me mustaqe?
- Jo. Druri mund tė ish i kujt tė ish. A mund tė mos ish asfare, mall pa zot si ėshtė malli i shtetit. Po sidoqoftė Todri e vėshtronte me inat drunė e telefonit.
- Ndofta sepse kish barkun bosh...
- Punė e tij. Bre qen, tha trimi, bre qen i qenit! Pse, bre, vėshtron me inat drunė e telefonit? Todri desh t'i pėrgjigjet, po trimi nuk e la: nxori koburen edhe e vrau. - Na, i tha, tė tė mėsoj unė tė shikosh me inat drunė e telefonit!
- Kish tė drejtė trimi.
- Doemos, se po tė mos kish nuk e vriste.
 
 
C
 
- S'po e shoh prej disa ditėsh Zefin.
- As e ke pėr tė parė, Zefin e vranė.
- Pse? Kush?
- Fajin e kish Zefi.
- Fol!
- Nipi i tė kunatit tė vėllait tė Zefit...
- Nuk mora vesh. Edhe njė herė, tė lutem.
- A ka njė vėlla Zefi?
- Ka.
- Edhe ky a ka njė kunat?
- Ka.
- Edhe kunati a ka njė nip?
- Ka.
- Pra, nipi i tė kunatit tė vėllait tė Zefit kish rėnė nė gjak me njė shtėpi kreshnike kombėtare.
- Vetė nipi?
- Jo, shtėpia. Punė e vjetėr, gjysh-stėrgjysh, po ti e di se gjaku s'falet.
- Jo! Po tė falet, humb burrnia, ndera e trimnia.
- Po, pra... E meqė shtėpia e tė nipit tė kunatit tė vėllait tė Zefit ish nė gjak, erdhėn edhe e vranė Zefin, sipas Kanunit tė Lekė Dukagjinit, (ndjesė pastė!).
- Nė e vranė sipas Kanunit, bėnė mirė. Iu rrittė ndera e trimnia e burrnia hasmit tė shtėpisė tė tė nipit tė kunatit tė vėllait tė Zefit. Mė vjen keq pėr Zefin, se ish njeri me kulturė - pesė vjet nė Torino, poet e shkrimtar... - po nė qenka punė gjaku, shumė mirė qė u vra! Duhet ruajtur ndera, trimnia e besnia e kreshnikia e fisit tė racės arbėnore. Duhet ruajtur pėrgjithmonė Kanuni i Lekė Dukagjinit (ndjesė pastė!) sidomos pėr punė ndere, trimnie, kreshnikie, besnikie. Pse ndryshe kombi i racės kombėtare ilire edhe pellazge kreshnike arbėnore asht nė rrezik me hupė. Dhe qė tė ketė qetėsi tė plotė Shkėlqesia e Tij Lekė Dukagjini qė na la Kanunin, duhet medoemos t'i digjet shtėpia Zefit edhe t'i priten drurėt e kopshtit kombėtar.
 
- Eja tė pimė nga dy-tri gota pėr shėndet tė Lekė Dukagjinit (i rrofshin ēunat!) e pėr nderėn, trimninė, besnikinė e kreshnikinė mijėvjeēare qė na nderon truallin tonė kombėtar e fisnik.
- Eja tė pimė po koburet t'ia dorėzojmė njė miku, se kam frikė mos tė shkel hijen, o mos shoh me inat ndonjė dru telefoni...
 
 
Ē
 
- Ore, thonė se ti e vrave Selmanė...
- Unė, jo!
- Po kush?
- Dyfeku im!
- Ky qė ke nė krahė?
- Ja, ky! Pse s'ta mbush synė?!
- Si jo. Dyfek tė kėtillė s'kam parė as nė Turqi.
- E ke mirė. Dyfek si tė turkut s'ka nė botė, se turku i punon me merak. Po ky imi ėshtė veē botės. Pandeha se s'tė pėlqen...
- Si u bė puna e Selmanit?
- I qe shkrojtur ta vras unė, nga e shkrojtura nuk shpėton dot.
- E ke hak. Qė kur e polli e ėma, iu shkrojt nė qitap: kėtė ēun do ta vras Ymeri me njė dyfek turku. Po aman mė thuaj si erdhi puna qė e vrave?
- Me njė tė shtėnė e lashė thes. Erdhėn edhe e ngritėn nė tabut.
- Ti ku ishe?
- Prapa ferrės.
- Ai?
- Shkonte rrugės.
- Bukuri! Si trimat e vrave. Edhe ai bėri mirė qė ra si thes. Tė lumtė dora ty edhe dyfekut i lumtė ēarku!
 
Ymeri qeshi se iu kujtua thesi. Selmani ra menjėherė si njė thes me misėr pa pasur kohė t'i thotė: faleminderit se mė vrave - si e do burrnia, kreshnikia e besa shqiptare. Po Ymeri zemėrgjerė e shpirtluan, ia fali kėtė tė metė.
 
- Shkaku i vrasjes?
 
Fajtor ka qenė Selmani! Sepse Selmani ka njė nip nga ana e mbesės. Nipi i mbesės sė Selmanit ka njė qen edhe ky qen qopek i ka lehur njė herė mikut tė tė nipit tė sė mbesės sė Ymerit. Miku iu qa tė nipt, nipi iu qa mbesės, mbesa iu qa Ymerit edhe Ymeri mori dyfekun dhe e vrau Selmanė...
 
 
D
 
Rrinte Suli me Sulėn nė hijen e njė lisi kombėtar edhe pėrkėdhelnin dyfeqet kreshnike me nga njė leckė vaj. Kėtė e bėnin pėr tė kaluar kohėn e pėr tė shprehur dashurinė kreshnike pėr armėt kreshnike.
Dhe qė tė dy, si trima kombėtarė, e kishin ngjeshur mesin me kollanė e gjoksin me rripa. Kollanėt ishin mbushur me paketa fishekė edhe varur kishin bomba tė kuqe.
 
Tė tjerė fishekė e bomba kombėtare kishin nėpėr xhepat kreshnikė.
 
I foli Sula Sulės:
 
- Ore, ti e ke tė papėrdorur dyfekun e as qė di nė shpon.
- Kam zbrazur njėzet paketa. Qe kalamidhet!
- Ke zbrazur nė bosh, jo nė plot...
- Qysh nė bosh? I kam rėnė njė zogu majė njė lisi edhe e kam rrėzuar, i kam rėnė njė lepuri, i kam rėnė njė thiu tė egėr...
- Tė thashė se ti ke zbrazur bosh, mė havadan. Ti s'hyn nė rradhėn e burrave. Hajt!
- ...
- Ore, a ke zbrazur mė njeri? Se atėhere i thonė plot. Je goxha burrė, e s'ke vrarė njeri!
- Jo, njeri kurrė! Kur tė mė bjerė hasmi nė pusi, do t'ia shkrep.
- Prit gomar tė mbijė bar!
 
Fluturoi njė zog kombėtar nga lisi kombėtar edhe hija e tij kreshnike shqiti pėr njė grimė nė truallin e fisit arbėnor, ku ujku nuk e ha ujkun, po arbri e ha arbrin, si urdhėron Kanuni i Lekė Dukagjinit (ndjesė pastė!).
 
I foli Sula Sulit:
 
- Po ti sa herė e ke pėrdorur pushkėn?
- Dy! Njė herė i rashė Zeqos edhe e lashė kapicė, nė lėmė. Gjysmė herė kur plagosa Zyferė e gjysmė herė Stavron. Kėto tė dyja bėjnė njė. E njė e para: dy!
 
U duk larg njė si pikė e zezė qė lėvizte nė rrugė. I foli Sula Sulės:
 
- Ja, shikon tutje, po vjen njė njeri! Bjeri!
- S'di cili ėshtė...
- Ēudi e madhe! As ai nuk di cili je ti. Atij i qėnka shkrojtur t'i biesh ti me dyfek tė ri. I erdh exheli. Apo s'ta mban?
- I bie po mos merret vesh...
- S'ka si merret vesh. Unė s'rrėfej!
- Me besa-besė?
- Me besa-besė e pėr kokėn e dyfekut.
- Atėherė t'i bie?
- Bjeri!
 
Nė kėtė kohė pika qė lėvizte nė rrugė ish madhuar se e shtynte exheli drejt pushkės kreshnike kombėtare.
 
Sula ish i pėrulur prej Sulit se kish shtėnė vetėm bosh. Turp i madh pėr njė trim kombėtar e pėr njė pushkė kreshnike tė lyer me vaj!
 
U shtri barkazi nė mezhdė, i fjeti synė pushkės edhe i hoqi kėmbėzėn.
Edhe pika lėvizėse nuk lėvizi mė...
 
Edhe Sula puthi ēarkun e dyfekut kreshnik pėr provėn e naltė...
 
... Qanė e vajtuan nė shtėpi. Shkulėn flokėt nėna e motrat e tė vrarit. U kanos vėllai tė marrė gjakun nga hasmi i vjetėr i shtėpisė, po puna ėshtė se pushka kreshnike e Sulės nuk mbeti nė turp kombėtar.
Edhe Suli e mbajti fjalėn e nuk e tradhtoi Sulėn...
 
 
DH
 
Vasili me Veselin ishin shokė. Shokė qė nė vogėli - ngrohur mė njė diell, lagur mė njė ujė. Pastaj erdh puna qė Veseli vrau Vasilin edhe Vasili vrau Veselin. Qė tė dy ia dhanė flakė mė flakė, si trima tė ndjerė qė na nderojnė vendin e kombin kombėtar kreshnik.
 
Puna rrodhi kėsilloj:
 
Vasili me Veselin rrinin nė njė hije edhe bisedonin. Aty pranė ish lumi. Pranė lumit njė plep. Vasili tha:
 
- Hajde plep, hajde, qė tė mbolli dora e Krishtit!
Veseli tha:
 
- E keq, or mik, e mbolli dora e Muhametit!
- E Krishtit!
- E Muhametit!
 
E filluan si me tė qeshur po doli e ngjeshur se sikush gojėn e kish tė tijėn edhe me bukė e ushqente. Po pėrveē gojės, kishin edhe kobure nė brez, si ēdo shqiptar i vėrtetė.
 
- Plepin e mbolli Krishti!
- Plepin e mbolli Muhameti!
 
Pak-pak! koburet kreshnike, flakė mė flakė!
E qė tė dy u vranė!
 
Njėri pėr plepin e Krishtit, tjetri pėr plepin e Muhametit...
 
 
E
 
Selmani vrau Selmanin; Stefani vrau Stefanin; Hasani vrau Kristanin; Mestani vrau Vasilin...
Puna rrodhi kėsilloj:
 
Rrinin qė tė gjithė edhe vėshtronin malet e larguar.
I pari i tha tė dytit (Selmani Selmanit):
 
- Mali qė pėrtej ėshtė mė i lartė se ai tjetri.
- Jo, e ke jangėllėsh. Ai tjetri ėshtė mė i lartė nga ai qė pėrtej.
- Jo, ti e ke keq!
- Jo unė, po ti!
 
Hynė nė valle edhe tė tjerė: dy Stefanė, njė Hasan, njė Mestan, njė Kristan, njė Vasil, njė Halil...
Si trima qė ishin, e bėnė fora edhe u vranė trimėrisht nė shesh tė burrave. U ngritėn pastaj edhe farefisi edhe i dogjėn shtėpinė njėri-tjetrit.
 
Dhe malet mbetėn si ishin: male...


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.