|

4 dhjetor 2003 / TN
Baki YMERI,
Bukuresht
(Bukuria
e njeriut pėrbėhet nga bukuria e fjalėve qė flet)
Edhepse kemi lindur nė Rumani, shpirti na flet shqip. Askush
nuk e ka dashur, mė shumė se ne Shqipėrinė. Para disa vitesh, shkuam
nė Shqipėri, ku ndenjėm pesė javė. Shkuam nė kėmbė, rrugėve dhe
fshatrave tė Shqipėrisė, pėr ta pėrjetuar dashurinė ndaj saj.
Morėm guralecė nga fshatrat e prindėrve tanė, dhe nga rrugėt
nėpėr tė cilat kaluam, sollėm edhe truall nga varret, dhe i vumė mbi
varret e prindėrve tanė nė Konstancė, nė shenjė kujtimi pėr dėshirėn
e tyre tė madhe, pėr ta parė Shqipėrinė. Janė kėto kujtime
pėrmallimi, tė shprehura nė njė moshė tė respektuar, qė tė ēojnė ti
ftosh krejt qendrat televizive shqiptare, tė xhirojnė dokumentarė
pėr ta, ngase edhepse kanė lindur larg Shqipėrisė, shpirti u flet
shqip.
-
-
-
Mos e
harroni shqiptarin Luka nga Gjirokastra!
-
-
Duke
shfletuar katalogun telefonik tė Bukureshtit, njihemi nė kantierin
Primavara (Pranvera) tė kėsaj metropole, me familjen
shqiptare tė Jorgji Gjinit, ndėrsa nė njė zonė tjetėr, gjejmė
vėllaun e tij, zotin Luka.
-
-
Emri i
kėtij tė fundit, u bė i njohur nė gjirin e komunitetit, pėrmes
telefonatės sė tij pėrmalluese, qė i kish bėrė para dy vitesh,
ambasadorit tė Shqipėrisė nė Bukuresht: Nesėr mund tė mė
operojnė, zoti Ambasador, por po qe se vdes, mos e harroni
shqiptarin Luka nga Gjirokastra!. Edhpse duket ende i ri, Luka
Gjini sivjet i kremtoi 90 pranverat e lindjes sė tij.
-
-
Ėshtė i
biri i Fotit dhe Eufrosinės nga Gjirokastra. U lind nė Konstancė, mė
1913, nė vitin kur fqinjėt ia krasitėn Shqipėrisė krahinat mė tė
bukura, e mė tė pasura: Kosovėn dhe Ēamėrinė. E flet me njė admirim
tė veēantė gjuhėn shqipe, tė cilėn e ka mėsuar nga prindėrit dhe nga
shqiptarėt e Konstancės. Kur ia pėrkujtuam Skraparin me vargjet: Nė
Tomor qėmoti,/ Thotė Herodoti,/ Rrinte vetė Zoti, e kapluan
emocionet, dhe filloi tė na flasė shqip. Po ta dėgjonte Kadareja, do
tė krijonte njė roman nga rrėfimet e tij.
-
-
Kam
patur njė jetė tė pėrbujshme dhe traumatike. I kam ndihmuar edhe tė
tjerėt, por nuk mė janė mirėnjohės. Ja, mė ka kapluar pleqėria e
thellė dhe rrallėkush mė pyet pėr moshėn, pėr hallet, pėr shėndetin.
Sikur tė isha nė Shqipėri, ndoshta nuk do vuaja kaq shumė nga
pleqėria, nga vetmia e pėrmallimi. Gjyshi im, Luka, u nis nga
Gjirokastra pėr nė Turqi, nė vitin l887. Ndenji dy vjet nė Stamboll
dhe u dashurua nė vashėn e njė gjenerrali turk. E kuptoi kėtė gjė
nėna e saj, dhe i vajti gjyshit tim e i tha tė largohet sa mė parė
nga Turqia, ngase po qe se e merr vesht gjenerali kėtė lidhje, do ta
vrasė nga xhelozia. Dhe iku gjyshi im nga Stambolli e shkoi nė
Odesė, ku ndenji shtatė vjet. Atje vazhdoi e njėjta lidhje: njė
bukuroshe ruse u dashurua marrėzisht nė tė. Nuk ishte ndonjė
bukurosh i madh pėrnga pamja e parė, por e kishte shpirtin e
florinjtė. Ajo insistonte me tė madhe, qė tė martohet me tė. Por,
gjyshi im kish gruan nė Gjirokastėr: Marien, dhe djalin Foti.
Mos harroni tė shtoni ju lutem, se unė jam i biri i Fotit. Gjyshi im
bėri tri fėmijė, me bukuroshen e Odesės. Dhe ra nė duart e saj njė
ditė, letra e vėllaut tė tij nga Gjirokastra.
-
-
Thomai
i shkruante gjyshit tim tė vijė sa mė parė nė shtėpi, ngase e pret
gruaja dhe i biri. Dashnorja e tij nga Odesa, Natasha, nė vend qė tė
hakmerret, pregadit njė drekė festive, dhe pasi hėngrėn, ia tregon
letrėn dhe i thot: Tani e kuptova pse nuk deshe tė martohesh me
mua. Ti ke njė djalė nė Shqipėri, dhe ke nusen e re. I i ke
braktisur qe nėntė vjet, ndaj tė detyroj tė kthehesh te ta.
Pėrndryshe, po qe se smė dėgjon mua, tė fus diēka nė gjellė, dhe tė
helmo! Me tė parė si qėndrojnė punėt, gjyshi im i kėrkon falje
bukuroshes ruse, dhe ndahet prej saj. Merr vaporin nga Odesa, dhe
nė vend qė tė vazhdojė rrugėn pėr nė Shqipėri, ndalet nė Konstancė.
Kur zbret nga vapori dhe
del
nė rrugė, zatetet me njė rumune. Ishte zonja Parashqeva. E pyet pėr
do bashkėvendas tė tij nga Shqipėria, qė banonin nė Konstancė. Ajo i
thot se i ka vdekur burri, dhe se ka njė kafene nė komunėn Kanare,
dhjetė km.tejmatanė Konstancės. Dhe ja kėshtu, vendoset gjyshi im te
Parashqeva, duke i marrė pėrsipėr, mbarėvajtjet e punėve, nė
kafenenė e saj
-
-
Ja pra,
kjo ishte odisejada e shqiptarit tė shekullit nėntėmbėdhjetė:
Gjirokastėr-Konstantinopojė-Odesė-Konstancė. Me tė ardhurr kėtu, si
shumė bashkatdhetarė tė tjerė, mbeti pėrgjithmonė nė Rumani. Nė
vitin 1900, i vjen gruaja nga Shqipėria. Maria faktkisht, ishte
gruaja e Lukės sė atėhershėm dhe gjyshja e Lukės sė tanishėm,.
Sėbashku me te, erdhi edhe i biri i saj, Foti, i ati i Lukės pėr tė
cilin shkruajmė. Foti erdhi nė vittin l905. Zoti Luka, qė u lind mė
1913, ka dhe njė vėlla, Jorgji Gjinin, profesor universitar, i
martuar me njė shqiptare tė kėtushme, me zonjėn Marika, edhe kjo
bijė rilindasish me prejardhje nga Pėrmeti. Edhe njėri, edhe tjetri
flasin me admirim, pėr Shqipėrinė dhe Rumaninė.
-
-
Askush
se ka dashur mė shumė se ne Shqipėrinė
-
-
Nė
Konstancė, sipas tyre ka patur shumė shqiptarė, mbi pesėmijė
familje. Shifra na duket e ekzagjeruar, por ku ta dish, edhe rrenė
sikur tė jetė, gjysma e rrenės mund tė jetė e vėrtetė. Kėshtu thot
populli. Zėri i popullit ėshtė zėri i Zotit. Tė gjithė ishin tė
pasur. Vetėm i ati i tyre ishte fukara. Ka patur trregtarė tė
shumtė, me prejardhje korēare. Kishte edhe ėmbėltorė, me prejardhje
nga trojet e Albano-Maqedonisė. Kishte mjekė, artistė, shkrimtarė,
por kishte edhe shqiptarė tė varfėr. Sipas zotit Jorgji, ishte
njė zengjin i madh, e quanin
Sava Pesava.
Ay ishte nuni im. Te ky, babai im kishte kafene. Kur erdhi nė
Rumani, e ndihmoi shumė. Neve ishim tetė fėmijė, pesė rojnė akoma.
Vetėm unė e Luka dimė shqip, ngase ishim mė afėr me prindėrit. Kėta
tė tjerėt u martuan me rumune. Vetėm unė mora shqiptarkė. Askush se
ka dashur mė shumė se ne atdheun. Mbaj korrespondencė me Amerikėn,
dhe Shqipėrinė. Nė kohėn e Ēausheskut kam shkruar dhe botuar disa
libra. Kam qenė edhe bashkautor. Kam dhjetra studime shkencore nėpėr
revista profesionale, juridike e politike. Kam botuar poashtu, rreth
tridhjetė artikuj. Dyzet vjet kam ushtruar profesionin e profesorit
universitar.
-
-
Vėllezėrit Luka dhe Jorgji Gjini, flasin me simpati edhe pėr
shqiptarėt e Galacit. Atje ka jetuar edhe njėri nga kushėrinjtė e
tyre: Stavri. Pjesa dėrmuese e shqiptarėve tė Galacit dhe Brailės,
janė asimiluar. Konstanca sipas tyre, ka qenė njė qytet kosmopolit.
Mė tė shumtė ishin grekėt, pastaj vinin shqiptarėt, hebrenjtė,
turqit, armenėt, vllehėt, romėt. Armenėt shkuan, turqit mbetėn,
grekėt shkuan, shqiptarėt humbėn, pleqtė vdiqėn, fėmijėt u shkrinė
nė rumunė. Shpirtin e komunitetit tė kėtushėm shqiptar, tani ėshtė
duke e mbajtur zonja Xhemile Susliu. Vjen nga njė familje e motshme
shqiptare, e cila i bėri ballė, asimilimit dhe shkombėtarizimit. E
kemi zgjedhur nė vend tė zotit Maksuti: presidente e Bashkėsisė
Kulturore tė Shqiptarėve tė Rumanisė.
-
-
Asimilimi u realizua pėr shkak tė martesave tė pėrzjera. Zoti Gjini
na flet mbi takimet qė bėnim, pėr ta ruajtur identitetin kombėtar,
traditat, gjuhėn, kulturėn. Mblidheshim nga 4-5 familje shqiptare
dhe bashkė me specialitete, me kėngė e me instrumente muzikore,
delnim nė natyr. Hanim, pinim, zbaviteshim, dhe kėndonim shqip. Mė
kujtohen si sot kėngėt Jam e vogėl-o,/ shum e bukur-o
. Ishte
gėzim i madh asokohe, para se ta shkretėrojė komunizmi, shpirtin
demokratik tė tolerancės, tė relacioneve interetnike. Shqiptarėt
ishin mė tė organizuar se sot. Kolonia e Konstancės ishte kolonia mė
e madhe e shqiptarėve tė Rumanisė. Ata vinin e shkonin nga deti,
duke e ndėrrlidhur Adriatikun me Detin e Zi.
-
-
Shkuam
nė kėmbė rrugėve e fshatrave tė Shqipėrisė, pėr ta pėrjetuar
dashurinė ndaj saj
-
-
Edhepse kemi lindur kėtu, ne e kemi mėsuar shqipen, I kemi ruajtur
traditat, e kemi ruajtur shpirtin shqiptar, ngase, siē ka thėnė edhe
Kadareja, shqiptarėt janė ndėr popujt mė tė menēur tė botės, apo siē
keni thėnė ju: shqiptarėt janė krenaria e Balkanit. Pas 23 gushtit
tė vitit 1944, u krijua shoqėria Bashkimi Shqiptar i Konstancės
(Uniunea Albaneza din Constanta), ku u njoha me shoqen time. Ishte
atje njė komitet, ku mė ushtruan, dhe mė shtynė tė shkruaj artikuj.
Kishte edhe gazeta muri. E motra e shoqes sime, quhej Vasilika. I
ati i saj, kishte shtatė lokale nė Konstancė. Ishte njėri nga
korēarėt mė tė pasur tė kėsaj qendre bregdetare. Pastaj ishte
Vangjel Nikolla. Erdhi nga Grabova dhe e zgjodhi Konstancėn. Para
disa vitesh ishim nė Shqipėri, ku ndenjėm pesė javė. Askush nuk e ka
dashur mė shumė se ne Shqipėrinė. Shkuam nė kėmbė, rrugėve dhe
fshatrave tė Shqipėrisė, pėr ta pėrjetuar dashurinė ndaj saj.
-
-
E
ndjenim se njė rrugėtim i kėtillė, na jepte fuqi dhe na e shtonte
dashurinė ndaj mėmėdheut. Morėm guralecė nga fshatrat e prindėrve
tanė, dhe nga rrugėt nėpėr tė cilat kaluam. Sollėm edhe truall nga
varret, dhe i vumė mbi varret e prindėrve tanė nė Konstancė, nė
shenjė kujtimi pėr dėshirėn e tyre tė madhe qė kishin, pėr ta parė
Shqipėrinė. Dhe ishte njė korēar tjetėr nė Konstancė: Sotir
Kristoja, pastaj familja Kota, Konstantin dhe Vasilika Kota, me
motrėn Florika Dojēesku, si dhe i ati i tyre, Nikolla. Ishte edhe
njė zonjė fisnike, aktore e shquar: Antoneta Papapavli. E motra e
shoqes sime, Vasilika, qante nga pėrmallimi, kur u shkruante
shqiptarėve tė Konstancės, letra pėr nė Shqipėri. Janė kėto kujtime
pėrmallimi, qė tė shtyjnė ta riftosh TV Artin e Tetovės, tė vijė e
ti imortalizojė, ngase edhepse kanė lindur larg atdheut, shpirti i
tyre flet shqip.
-
-
Jorgji
Gjini u lind nė Konstancė, nė vitin 1924. Fakultetin e Drejtsisė e
kreu nė Universitetin e Bukureshtit, ku e mbrojti doktoratėn, duke
vepruar 45 vjet si kuadėr didaktik, pranė kėtij universiteti. Nė
ndėrkohė, nė kuadrin e Editurės Shkencore, botoi dy libra: 1. Ideja
e republikės te rumunėt , 1972 dhe Mendimi social-politik
antimonarhik dhe republikan i Rumanisė, 1979. Ėshtė autor dhe
bashkautor studimesh tė shumta, pėr tė cilat nė vitin 1975, ka
pėrfituar Ēmimin e Akademisė Rumune, duke qenė shqiptari i parė i
kėtij vendi, qė merr njė ēmim tė kėtillė. Ėshtė ekspert i
hulumtimeve shkencore, nė fushėn politikologjisė. Njihet nė
Bukuresht me emrin Gheorghe Ghimesh, por pėr fat tė keq, si pasojė e
pleqėrisė, ka filluar ta braktisė kujtesa. Ka udhėhequr njė kolektiv
hulumtuesish nė kuadrin didaktik, nė fushė tė sociologjisė, nė
ndėrmarrje tė ndryshme industriale, dhe atė, lidhur me konceptin,
funksionalitetin dhe metodologjinė e perfeksionimit tė sistemit tė
vetėqeverisjes punėtore. Njė nga dėshirat e tij tė mėdha, ishte
hapja e kurseve tė shqipes, nė universitetet rumune, dhe ato tė
rumanishtes, nė universitetet shqiptare. Nė vitin l983, boton nė
revista historike e juridike, studime mbi demokracinė. Ishte njė
orator i pėrsosur. Ndėrmjet viteve 1949-54, paralelisht me obligimet
universitare, ka qenė funksionar edhe i Ministrisė sė Punėve tė
Jashtme, duke patur pėr objekt hulumtimi, doktrinėn politike. Zoti
Jorgji ėshtė njėherit, edhe autor i njė studimi albanistik: Kontribute
bibliografike pėr njohjen e Shqipėrisė, qė ia botoi vjetari
Shqiptari, para disa vitesh.
-
-
Konstanca ishte e mbushur me shqiptarė
-
-
Vėllau
i tij, zoti Luka Gjini, qė kurrė ska qenė nė Shqipėri, por qė e
flet me njė admirim tė veēantė gjuhėn shqipe, shpreh keqardhje, pse
pėr shkak tė diktaturės komuniste, nuk ka patur mundėsi ta vizitojė
atdheun e prindėrve tė tij. Ishte njėri nga shqiptarėt mė tė bukur
tė Konstancės. Vdisnin bukuroshet e atjeshme pas tij. I vjen keq pse
nuk i pat gjetur pėr djalin, njė nuse shqiptare, dhe njė burrė
shqiptar pėr ēupėn. Tregon gjėra interesante pėr shqiptarėt e
Konstancės, pėr shtypshkronjėn Albania, pėr shoqėritė e
atjeshme shqiptare, pėr xhelozitė qė krisnin nė familje si pasojė e
botėkuptimeve politike apo ndarjeve pronėsore. Tejmatanė Galacit, nė
rrethin e Bolgradit, gjenden tri fshatara shqiptare tė Ukrainės, njė
zonė etnikisht e pėrzjerė, qė dikurė i pėrkiste Besarabisė. Zoti
Luka na flet pėr shqiptarėt e Galacit, pėr kushėrinjtė Luka Stavri
dhe Vangjel Tefa, tregtarė qė kishin mishtoret e tyre: njėri nė
tregun e qytetit, ndėrsa tjetri nė Strada Roshior. Njėri prej tyre
nuk kishte familje, ndėrsa tjetri vdiq nė Bukuresht, nė vitin 1973.
Ata patėn ardhur nga Shqipėria nė vitin 1920, dhe qenė vendosur nė
Galac, ku mirreshin edhe me tregti vjetash, tė cilat i eksportonin
me vapor, pėr nė Greqi. Nė vitin 1934 pat ardhur edhe vėllau i
Vangjelit, Sokrati dhe me tė gjitha intervenimet qė bėnė nė
ministri, pėr tė mbetur pėrgjithmonė kėtu, nuk u realizua kjo
dėshirė e tij. Qe detyruar qė pas dy vitesh, tė kthehet prap nė
Shqipėri.
-
-
Nė
Konstancė, sipas zotit Luka, funksiononte shoqata shqiptare Flaga,
qė kishte degėt e saja kulturore, sportive, muzikore dhe artistike.
Valonte flamuri, kėndoheshin kėngė, hidheshin valle, organizoheshin
edhe ballo dhe shfaqje pėr shqiptarėt. Mbaj mend njė pjesė
teatrale, kur isha njėzetvjeēar. Njė shqiptar qė kish ikur nga
turqit, rrinte fshehur nė njė pyll, dhe njė ditė kalon njė grua me
armė nė brez, nga njėri nė tjetrin fshat dhe ulet nė hijen e njė
lisi, nė njė zabel, tė pushojė. Dhe e sheh shqiptarin qė kish ikur
nga turqit, e tė cilin e kish zėnė gjumi nėn hijen e njė lisi
tjetėr. Dhe shkon gruaja me ngadalė, ia merr koburen nėn krye, ia
heq plumbat dhe ia vė pėrsėri nėn jastėk, dhe vazhdon rrugėn: Kaq e
mbaj mend, atė shfaqje shqiptare tė atėhershme nė Konstancė. Dhe me
kaq, e pėrfundon rrėfimin duke heshtur. Edhe vėllaun e tij, e
kaplonte heshtja nganjėherė. Heshtim ne dhe heshtin ata. Heshtja
ėshtė ar, pas pėrkujtimit tė njė jete tė zjarrtė. Mė mirė te heshtim
ne, e ti mbajmė mend fjalėt e tyre tė bukura, pėr bukuritė e
atdheut, ngase siē kanė konstatuar edhe tė tjerėt, bukuria e njeriut
pėrbėhet nga bukuria e fjalėve qė flet. Po a hesht shqiptari, mor
vėlla!, na thot Luka nė moshėn e tij 90 vjeēare, dhe bėn ēmos, duke
u nisur madje edhe nė kėmbė, pėr tė vajtur dhjetra kilometra
tejmatanė zonės sė tij, qė tė marrė pjesė, nė kremtimin e Ditės sė
Flamurit.
|
|