|
|
 |
|
27 nėntor 2003 /
TN
liir SECI
Ndryshimet qė pėrfshinė Shqipėrinė pas viteve '90 sollėn para
shqipėtareve njė botė tė tėrė kulturore e cila ishte mbuluar nėn
akullin e diktaturės dhe ishte fare e panjohur pėr kulturėn
shqipe.
Nė kėtė kulturė pėrfshihen qindra artiste e krijues tė tė gjithė
fushave tė cilėt u tretėn burgjeve e internimeve duke mbajtur tė
gjallė artin nė atė formė siē e thekson me tė drejtė studiuesi
I.Fohti:"Arti ėshtė i vetmi azil i shpirtit,ku subjekti njerėzor e
ruan identitetin e tij historik!"
Kjo pjesė e vyer e kulturės sonė ėshtė tashmė trashgimi kombėtare
pse ėshtė shembull shpresėdhėnės se humanizmi mbahet gjallė edhe
nė kohėt mė tė errėta tė burgosjes sė fjalės pavarėsisht prej
ēmimit qė duhet paguar.
Prandaj edhe studimi dhe vėnia nė vendin qė i takon kėsaj pjese tė
trashgimisė sonė kulturore ėshtė njė nga detyrimet qė shoqėria e
sotme duhet tė pėrmbushe. |
 |
|
Njohja dhe studimi i kėsaj trashgimie ėshtė njėherit edhe
shpėrblim ndaj sakrificės sė gjithė atyre njerėzve qė vuajtėn vite
me radhė pse nga shpresa e tyre u mbajt gjallė edhe shpresa e
shqiptarėve si komb. Nga kjo letėrsi njė prej poetėve qė meriton
studim e njohje ėshtė edhe Sadri Ahmeti i cili pas viteve
'90,botoi disa libra tė cilėt tregojnė se ndalimi i kėtij poeti
ishte dėm ndaj poezisė shqipe mė shumė se dėm ndaj poetit!
Poezia shqipe ka merituar kaherė ta njohė kėtė poet pėrmasėn e
vargut, thellėsinė e ndjenjės shpirtin e madh e humorin e
rrallė.Sadri Ahmeti lindi nė Vuthaj tė Plavės-Mali i Zi,me 1939,
njė fshat nga i cili kanė dalė shumė krijues e artistė me emėr nė
kulturėn shqiptare.
Pas shkollimit tė mesėm emigron nė Shqipėri nė vitin 1957 ku edhe
nis kalvari i tij jetėsor.Ishte e vėshtirė pėr njė artist si Sadri
Ahmeti tė mbetej i lirė,mik u ngushtė i Bilal Xhaferrit,
Sadriu njihej nėpėr rrethet kulturore tė Tiranės per guximin e tij
nė fjalė.
Nuk vonon e arrestohet kur ishte student nė Akademinė e Arteve,
dėnohet me burg e pastaj me internim qė nga minierat e Spacit nė
kantieret e Elbasanit.Pas viteve '90 pėrfundon studimet e lėna
pėrgjysmė ne Akademinė e Arteve qė ia pat ndėrprerė burgu,njė
ėndėrr e mbetur pėrgjysmė pasi ky poet ėshtė edhe njė piktor i
njohur e njė nga akuarelistėt mė tė mirė shqiptarė.
Pas viteve '90 boton kėto libra :"Njė e qeshur harbon nėpėr
errėsirė","Dielli pėr nė Ballkan nuk kalon nėpėr Goli
Otok","Masakra e Tivarit","Aisbergu i preludit tė
katastrofės","Vallja e katrahurave"."Kalėroj rreth botės mbi
re'."Tek lahem nė dritėn e Hėnės","Loz era me gjethet e vjeshtės
sime","A do mund tė takohemi nesėr?" si dhe librin me prozė,"33
vjet nė mitrėn e ferrit tė fjalės".
Kur e lexojmė nė tėrėsi poezinė e poetit Sadri Ahmeti lirisht mund
tė themi se teksti i tij realizohet pėrmes ligjėrimit, vėrtet tė
folurit mjaft funksional poetik.
Pėr nga funksioni, tė folurit e tillė pėrbėn rrėfimin poetik, qė
paraqet qenėsinė e kėsaj poezie.Struktura e rrėfimit poetik, nė
planin teorik dhe nė atė real, ėshtė njė hapėsirė_e lirė brenda sė
cilės realizohet bota dhe botėkuptimi poetik i krijuesit, kurse nė
planin e zhvillimit ėshtė infinitive, e pakufishme dhe e pambarim. |
 |
|
Themi se ėshtė infinitive, sepse del e ndėrtuar nga elementet
vargėsore sintaksore tė gjuhės poetike, qė tė lė bindjen e njė
thėnieje tė pambaruar kurrė, me ē'rast fitojmė pėrshtypjen e
pėrjetėsisė sė ligjėrimit,: "Ti qė ke sy dhe sheh me verbėrinė e
tė tjerėve/je mė i verbėri/I verbėri i lindur sheh mė larg nė
hapesirėn/ai shpon terrinėn e ngjeshur/me sythat e shpirtit tė
pandikuar /tė prekjes/drita e tij nuk ėshtė as e zezė dhe as e
bardhė/me sytė e zemrės ai bredh nėpėr poezinė anonime/tė natyrės sė
pangjyrė" Prandaj, mė shkoqur dhe mė veēantė, imponohet
mendimi se gjėrat dhe ne ekzistojmė pėrderisa flitet pėr to,pėr ne. Po
ashtu do tė bindemi se tė folurit, rrėfimi poetik nuk mjafton kurrė.
Duhet tė na flasė dikush, sepse ne nxjerrim njohje tė reja nga tė
folurit dhe, mu pėrmes kėtij akti depėrtojmė nė qenėsinė, nė thelbin e
gjėrave dhe tė dukurive tė ndryshme.
Pėrderisa tė folurit poetik ėshtė njė akt, tė themi, i posaēėm i
krijuesit tė poezisė, poetit, rrėfimi poetik ėshtė ajo tėrėsi e
organizuar tekstore ku hyn tė folurit dhe merr formėn e vet tė
pėrhershme e tė vazhdueshme, e qė nė vete mban mesazhin drejtuar
njeriut dhe botės. Shikuar nė pikėpamje tė ndėrtimit, rrėfimi ėshtė
lakor, me rėnie e me ngritje tė herė pas hershme dhe drejtvizor, i
njėtrajtshėm, brenda tė cilit tė folurit shfaqet vetėm pėrmes njė
mėnyre, ku mė shumė kemi tė bėjmė me kėmbėnguljen e tij kur flitet pėr
gjėra tė caktuara, me qėllim qė t'i theksojė ato mė shumė, tė na heq
mendjen pandėrprerė.
Po ashtu rrėfimi poetik, fuqinė e vetė bindėse e merr edhe nga ritmi,
nga masa e lėvizjes sė taktit tė tė folurit. Rrėfimi i kėsaj poezie
ėshtė njė strukturė e thellė,qė del nga njė botė e krijuar,
pėrafėrsisht, imagjinare. Poeti zgjodhi njė prosede tė tillė brenda
fantastikės, ireales,me qėllim qė mesazhi i tij tė dalė sa mė i plotė
dhe mė i lirė dhe tė marrė njė kuptim tė pėrgjithshėm e mė tė
qėndrueshėm.
Ndėrsa mesazhin e poezisė nė fjalė nuk e kemi tė dhėnė mė parė, po e
nxjerrim nga tėrėsia e saj qė pėrbėn njė strukturė tė thellė, nga e
cila dalin dimensionet e kuptimit. Strukturėn e thellė e.pėrbėjnė
aspektet e realizuara kuptimisht nė kėtė poezi e qė ne i marrim nė
formėn e quajtur mesazh.
Njėherėsh ky mesazh shfaqet si rezultat i asaj qė flitet mbi botėn dhe
mbi elementin kryesor tė saj,njeriun,: "Netėve tė thėllimta tė
dimrave/kur shteti iu sul fjalės sė thjeshtė/si lubi e
streshtė/Ai,ngjitej tek gjiri shkėmbor/aty ku derrat putheshin/dhe ua
zbrazte dallgėve tė krisura dufin...". Mu pėr kėtė arsye, fare
qartė mund tė vėrejmė se teksti i kėsaj poezie ėshtė plotėsisht i
pėrshkuar nga njėfarė shqetėsimi qė na jep rrėfimin e shqetėsuar. Ky
rrėfim i tillė nuk na flet nė mėnyrė ndjenjore, tė dhimbsur, pėrkundėr
shtron ēėshtjen e ekzistimit tė njeriut nė kohėn bashkėkohėse dhe
realizimin e tij si njeri.
Kėshtu mesazhi nuk na del i mbivėnė nga koncepte tė caktuara tė
mendimit mbi njeriun, po nga pėrvoja e ekzistimit tė tij nė kohė e nė
hapėsirėn e caktuar vendore. Kėtu shohim pėrpjekjen, insistimin e
rrėfimit,
(poetit),qė njeriu tė mos mbetet vetėm si koncept, si emėr kuptimi qė
shpesh e gjejmė, gjatė gjithė historisė, vetėm nė botėn e fjalės sė
pavlerė qė nuk thotė asgjė, sepse nuk ėshtė adekuate me qenien
njerėzore.
Njeriu real ka humbur dhe mė kot. Kėshtu mesazhi i rrėfimit tė Sadri
Ahmetit zhvillohet nė kėrkimin e pajtimėsisė midis idealitetit dhe
realitetit sa i pėrket ēėshtjes sė njeriut. Dhe siē dihet, sa herė qė
kėrkohet idealiteti, e nuk gjendet, lind tragjikja. Pėrkundrazi nė
kėtė poezi tragjikja del nga realiteti i ekzistimit tė njeriut. Siē e
theksuam edhe mė parė, kėto nė mėnyrė artistike i vendos nė hapėsirėn
imagjinare pra gjen njė fushė mė tė qėlluar tė realizimit tė
botėkuptimeve dhe tė pikėpamjeve reale. Prej kėndej vėshtrimi i
mvrejtur mbi ato qė i sheh e i kupton: i thotė.
Poeti gjithėsesi do tė ketė njeriun dhe po, e krijon nė imagjinatėn,
nė mendjen e vet dhe na flet pėr tė.Nė kėtė shtegtim mbas njeriut,
rrėfimi dėfton se poeti niset nga uni i vet qė e njeh mė mirė pėr tė
arritur tek temat e pėrgjithshme qė e pėrfaqėsojnė njeriun nė
pėrgjithėsi. Po ashtu, nė atmosferėn e plotė tė rrėfimit tė Sadri
Ahmetit ndeshemi me tė kėqiat e botės moderne, bashkėkohėse:me
vetminė, me humbjen, me harrimin e qenėsisė njerėzore, tė cilat nė
mesazhin e tij shtrojnė kėrkesėn: te bėhemi tė qėndrueshėm ndaj tyre
dhe me vetėdijen tonė tė krijojmė kuptime dhe qenie tė reja.
Pėrmes njė poezie-metaforė, poeti e simbolizon dhe e metaforikon
vetminė,izolimin e kohės qė ekziston nė shoqėrinė njerezore nė kėtė
kuptim poeti hyn pėrmes ironisė metaforike,: "O,sa pak djersė e
sa shumė thonjė/Dyzet gazeta,predikojnė eklipsin e lirisė/dhe kolapsin
e urisė/Ulurijnė llapat duke i mbyllė gojėn ditės me shumė/diell/dhe
me pak dritė/...Njeriu zu tė trembet nga vehtja e tij./mė ngjan se po
humbas drejtėpeshimin/dhe po bėj divorc me arsyen.". Tė
shpjegojmė: po tė fliste poeti kėshtu sikur folėm kėtu, atėherė nuk do
tė kishim poezi, efekti i sė cilės na godet pėr tė na zgjuar, pėr tė
na bindur.
Me anė tė kėtij akti poetik poeti godet me revoltėn, me ironinė qė e
gjen nė_epokėn ekzistuese dhe nė histori. Rrėfimi i Sadri Ahmetit na
sjell edhe te njė qenėsi e kotė, qė njeriu, duke kėrkuar veten jashtė
vetes, thėnia mė e fortė e mesazhit tė tij poetik: njeriu t'i kthehet
vetes,sepse ai ekziston nė tė brendshmen e vet; tė krijojė lidhje
njerėzore me rezultatet e veta dhe tė ndėrtojė veten nė botėn
njerėzore. Interes paraqet edhe libri me prozė "33 vjet nė
mitrėn e ferrit tė fjalės" njė libėr me kujtime nga jeta e
artistit nėpėr burgje e kampe internimesh,tė cilat shquhen me gjuhėn e
pasur e humorin e hollė.
Nė kėtė vepėr Sadri Ahmeti nuk rrin tė qahet apo tė sjellė tmerrin e
burgjeve si njė pėrshkrim dantesk,aspak,Sadri Ahmeti ka zgjedhur
humorin si mjet shprehės,nėpėrmjet paraqitjes sė ngjarjeve nė ketė
mėnyre ai sikur krijon njė eufemizėm me tmerrin e asaj kohe.Dėshmitė
nė kėtė mėnyre bėhen edhe mė interesante sepse e qeshura sikur e zbut
pėrmasėn tragjike tė asaj kohe,tė atij realiteti i cili nė kete vepėr
shfaqet tragji-komik duke dhėnė mjeshtėrisht absurditetin e
totalitarizmit.
Duke i dhėnė fund leximit nėpėr krijimtarinė e Sadri Ahmetit, rrėfimi
i tij nuk mbyllet thjesht si nje tekst i rendomtė, ai ėshtė i
pakufishėm, por ne i mbajmė pėr vete kuptimet dhe domethėnien e
mesazhit tė tij, njėherėsh edhe ritmin e atij rrėfimi, qė na bėn tė
vėmė nė lėvizje mendjen dhe qenien tonė.
|
|