21.09.2003 - Trepca.net

Ēerēiz Loloēi

Hiret e prostitutave

Tregime dhe novele - Botoi: Media Enter - Qershor 2003


Romancė studentore
Letra e parė
 
Shumė njerėz e kanė tė lehtė tė flasin pa letėr dhe ata pėrherė respektohen. Sigurisht kur flasin me mend. Unė e kam tė vėshtirė, njė pėrrua mendimesh vorbullane mė vijnė aty pėr aty dhe nuk di nga t’ia nis. Madje edhe kur mendoj fjalė tė bukura, ato ēuditėrisht asnjėherė nuk dalin tė tilla, po nė tė shumtėn e herėve mezi shqiptohen e pa asnjė lėndim. Herėn e parė tė pashė kalimthi mes studentėve tė Inxhinierisė Elektrike, tek ngjisje me ngut shkallėt e mermerta tė Korpusit Qendror. Ecje qetėsisht, pa i detyruar tė tjerėt tė tė kqyrnin. Po edhe qetėsia e prajshme ka ngacmimet e veta te brendshme, shumė herė mė torturuese.
Unė rrotullova prapa pedalinat e biēikletės dhe ndjeva njė fėrfėllimė mornicash. Isha fatlum qė tė pashė: tash e kėtej do tė tė kėrkoja tė tė shihja pėr njė gjė fare tė thjeshtė, njohjen. Isha edhe fatkeq se vajzat si ty i gjėmojnė plot tė rinj dhe, siē themi ne, nuk i lėnė tė bien kollaj nė shesh. Thonė se maji ėshtė muaji qė bashkon njerėz. Mundet. Ku ka zė, s’ėshtė pa gjė. Po eja e dėgjo njė shokun tim meteorolog: asnjė pėrpjekje mashkullore nė dy stinėt e ngrohta ku femrat bėhen tė hijshme edhe me do veshje krejt tė thjeshta, tė holla filigram dhe... janė mospranuese. Andaj po pres vjeshtėn qė ėshtė e rrallė nė Tiranė; ajo lėshon butė-butė gjethet e verdha, heq pak nga pak fustanet cipėholla e qibarsinė e vajzave.
Unė gati fluturoj me biēikletė dhe mendimet e mia pėrndahen tė hallakatura sa andej-kėtej. Kam nė xhep njė bllokth tė vogėl ku kam shėnuar citate nga mė tė larmishmet prej dituranėve mė tė shquar e deri te ēapkėnllėnqet e djemve tė pashpenguar tė rrugės. Gocė, tė lutem njė minutė! Mė fal pak sa tė tė them diēka. A jeni e zėnė dhe a dėshironi tė ziheni nga dikush? Vėshtroj si i ēmendur njė shall pis tė zi!
Kalojnė ditė-netė duke u sjellė dhe u risjellė nė kujtesėn time, me dialogė tė kryer dhe tė imagjinuar ku nė tė shumtėn e herėve fiton vetėm ty, ndėrsa unė pėrpėlitem nė gjetje tė tjera sa mė ndikuese.
 
 
 
Letra e dytė
 
Kaloi vjeshta, ranė gjethet e verdha e tė kuqėrreme, ranė shirat e mjafta te paradimrit. Erdhi zoti dimėr me tekat e zakonshme: shi e suferinė, diell i vakėt e furtunė ne qytet, disa pleq tė groposur e ndonjė fėmijė i mbytur, borė e sėrish borė nė malin e Dajtit. Brenda fijeqerpikėve tė mi rri fytyra e ēelur si ēokollatė, me reflekse vibruese. Lėvizjet dhe gjestet femėrore mė rishfaqen papritur nėpėr faqet e librave dhe nė fletoret e leksioneve. Ndjehem i vetmuar para bukurisė sate, raskapitės, mė mpihen gjunjėt, mė priten fuqitė.
                Jam nė orėn e fundit tė kimisė. Kėtu qėndroj sa pėr formė e mezi ē’pres tė dal jashtė. U mėshoj fort pedaleve si tė jem nė garė finalistėsh olimpikė. Pedagogu natyrisht shqetėsohet pėr ikjet e mia tė befta, po unė ia di tė fshehtėn e tij, statujat e vogla tė vajzave tė gdhendura nė dru. Sikur tė pėrballej me ty, me siguri, do tė mungonte shpesh nė leksion dhe tėrė statujat e pėrfytyruara nė mijėra silueta (ai trembet pėr shumė arsye tė vėrejė femra nga afėr), do i hidhte nė Lanė! Ai bėhet gati tė mė qortojė dhe unė i mėrmėrit skena femrash, projekte statujash dhe ai pėrlotet zėheshtur.
                Vij pėrsėri pėr tė tė parė. Veē mė i informuar; kam disa tė dhėna: je vajza e njė funksionari tė rėndėsishėm tė nomenklaturės sė lartė, nuk fle nė konvikt po diku nė periferi tė qytetit “Studenti”, te shtėpia e dajės, njė vilė dykatshe me oborr, rrethuar me gardh hekuri ku shpėrvishen njė mori ligustrash e bimėsh dekorative si nė Senatorium. Pėrpara vilės janė tri kolltukė me hasra dhe njė tavolinėz e vogėl ku, nė ditė me mot tė ngrohtė, pėrgatit mėsimet.
 
 
 
Letra e tretė
 
                Tri ditė me radhė tė shoqėrova pas e larg me biēikletė nga vila dykatshe e deri nė fakultet; tė vija nga prapa dhe tė kqyrja me kujdes. Ti mė vure re, po sėrish ecje prajėsisht si njė re puplore qė shfaqet e zhduket sakaq. Ditėn e katėrt tė erdha te shtėpia e dajės. Atė shtėpi e kam parė me vėmendje disa herė dhe nuk kam dėgjuar kurrfarė truzme. Tė them tė drejtėn, nuk e pėrfytyroj dot njė banesė pa tinguj e zhurmė.
                U bėra i guximshėm pėr ta ndarė kėtė punė: ose tė tė bėja mikeshė dhe tė ecja me njė farė veneracioni udhėve tė kryeqytetit, ose tė tė lėja tė qetė nė punėn tėnde.
                Trokita te porta e hekurt e oborrit dhe ti u ngrite si me pėrtesė nga kolltuku me hasra.
                - Ēfarė kėrkon, mė the.
                - Kam diēka.
                - Hė, fol!
                - Prit tė marr frymė, vij nga larg.
                Ti sikur fėrfėllove pak, t’u shpėrvesh disi buza e poshtme si rigė e kuqe dhe mė ftove tė ulesha  pranė teje.
                - Sa e qetė kjo shtėpi,- thashė jo pa drojė.
                - Ashtu ėshtė, familjet me pak fėmijė i pahitin zhurmat.
                - Edhe tash shtėpia e qetė ėshtė, e vetmuar?
                - Daja ka vetėm njė vajzė 17-vjeēare.
                - Ndoshta e ka simpatike; bukuria ėshtė njė farė ngushėllimi.
                - E bukur, po ama fle shumė gjumė,  the me mėrzi.
                - Dhe nuk sheh asnjė ėndėrr?
                - Kushedi...
                - Edhe nė Akademinė tonė tė Shkencave nuk shohin ėndrra, ose ata qė shohin janė tė rrallė.
                - Ju, me siguri, shikoni mjaft?
                - Unė ndihem keq, kur nuk shoh tė tilla.
                - Po mua, pse mė ndjek?
                - Eshtė vazhdim i njė ėndrre; mė dukesh si diē e bardhė, e bardhė, pafundėsisht..., nuk e pėrfundova fjalėn.
                Prapa meje erdhi njė fėshfėrimė  ajri. Ishte vajza e vetme e vilės, me sy tė mbufatur prej gjumit tė pasdrekes dhe me njė fustan tė tejdukshėm si lėkurė e tharė gjarpri, nderur nė barinat e sapokorrura, ku gjithēka e trupit dukej si nėnliqen.
- Bon jour monsieurs, pėrshėndeti ajo dhe mua m’u trembėn qepallat. Njė femėr pa trazim ėndrre ėshtė pothuaj e vdekur, aq mė tepėr kur s’ka asnjė mister pėr t’i zbuluar. Kėtė ndjesi provoi edhe e njohura ime qė shikoi veten e pėrskuqur dhe u drodh siē bėjnė vajzat kur rrėzohen papritur ose  kur u zbulohen gjunjėt nga njė vrushkull i fortė ere. Vajza e dajės u ul mes nesh, tepėr e shkujdesur e kėmbė mbi kėmbė.
                M’u drodhėn muskujt. Ndėrkohė mė vėrtitej rrėmujshėm se ajo belbėzonte vetėm ato dy fjalė frėngjisht, pėr tė cilat ka vėnė nė siklet mbikqyrėsen apo ndonjė mėsues privat. Qėndrimi im nė kėto ēaste tė vuri nė pozitė tė vėshtirė dhe unė dola.
 
 
 
Letra e katėrt
 
                Njė autobus me tridhjetė studentė tė inxhinierisė nisėn rrugėtimin pėr nė Razėm tė Shkodrės; do shikonin fillimisht njė zonė industriale e mandej do tė qėndronin dy ditė nė shtėpinė e pushimit, e rrallė dhe e pashoqe nė krejt vendin. E gjeta edhe unė njė shkak pėr t’ju shoqėruar, reporter i gazetės “Studenti”. Si ata kronikanėt e qėmotshėm, unė qėndrova nga fundi i autobusit pėr t’i vėzhguar ngjarjet gjakftohtėsisht. Ti ktheheshe pas si rastėsisht ose rregulloje ndonjė krelė floku pėr tė me parė disa sekonda. Pastaj drejtoheshe para e merrje qėndrimin e zakonshėm.
                Larg qėndruam edhe natėn e parė nė Razėm; atje ish njė mrekulli mė vete: anash kordoni me ahishte si tempuj tė pafjetur, brenda shkallare tė blerta me vila tė hijshme pėr pushuesit, me pisha majuce aty-kėtu, tėrė pamja e Razmės si njė amfiteatėr i blertė e modern.
                Unė bėra njė zjarr tė madh me shkarpa pishe e dru tė thata ahu. Ti nuk dole fare, po unė seē kisha njė ndjesi se rrije e pėrgjoje tundueshėm nga grilat e dhomės sė hotelit.
Tė nesėrmen puna ndryshoi. Qysh herėt nė mėngjes, erdhe e mė trokite lehtė  te dhoma. Ishe veshur me tuta sporti ngjyrė shegė, me atlete tė bardha e me njė bluzė tė hollė.
                Dolėm tė dy pėrjashta pa folur.
                - Ku do shkojmė? tė thashė jo pa ngazėllim.
                - Te shpella e Erės.
                - E dini ju ku ėshtė?
                - Diē dėgjova mbrėmė, po do ta gjejmė me tė pyetur.
                U futėm tė dy nė pyllin me ahishte. Ēfarė qetėsie! Edhe kundėrmim. Askund nuk dukej kėmbė njeriu. Poshtė hapave tona kėrcisnin lehtė gjethe tė thata, aty-kėtu fėrfėrinin zogj tė trembur nga fjollat e bardha tė agut.
                - A ke frikė? tė pyeta.
                - Nga kush?!
                - Malėsorėt qė s’kanė hyrė nė kooperativė, rrinė tė fshehur me armė kėtyre pyjeve.
                - Ata s’kanė gjė me ne, e kanė me pushtetin, vrasin kryetarė, brigadierė, sekretarė partie... Zbresim diku kėtej, kam qejf tė eci nė rrugė tė pahapura.
                Pastaj qeshe me hov.
                Dreqi vetė je, thashė me vete dhe u ulėm poshtė duke i dhėnė dorėn njeri-tjetrit. Ti e mbėshtete parakrahun tėnd mbi dorėn time, edhe gishtrinjtė i shalove njė mė njė mbi gishtat e mi.
                Mė kapluan ndjenja tė shumta dhe trupi mė fėrgėllonte. Tashmė mė dukej se tė kisha nė dorė, isha sundimtari yt i vetėm, ti barisje pėrkrah meje, puthitur me supin tim duke bėrė oh-ih, prit se rashė; mund tė tė pėrfshija pėr beli dhe te shkoja nga tė mė hanin kėmbėt.
                Si pėr t’u vėne fre mendimeve, tė shtrėngova fort dorėn dhe nisėm tė vraponim. Ishte njė vrapim i ngadaltė pėr tė mos rrėshqitur nė tokėn e pjerrtė tė ahishtes dhe pėr tė parė hijeshinė e drurėve kryelartė. Isha i lumtur e po aq i papėrmbajtur pėr tė rendur kėshtu deri nė fund tė botės, pa ditur ku  dhe pa u bėrė merak se ē’fshihej pėrpara. Diku nė jetė ndodhin episode tė veēanta qė nuk i sheh as nė ėndrrat mė tė guximshme. Edhe ti ishe e shpupluar. Dukej silur kishe fituar diēka tė munguar, njė farė lirie, njė ikje kontrolli nga pėrkujdesjet qė s’tė mungonin nga mėngjesi nė mbrėmje.
                Ne vraponim duke thithur aromėn e luleve dhe pylli hapaj para nesh i mugėt e i freskėt, i paanė dhe me gjithfarė zhurmėsh,  tingujsh e lėvizjesh- mbretėria e pyllit ngriti  nė ēast orkestrinat e ditės. Kush tha se i kėndoi pyllit, tė gjerė si deti (kėqyreni po deshėt nga lart dhe do tė shihni ngjasimin me valėt e detit) dhe qėndroi indiferent, nuk u mahnit? Kush tha se natyra nuk fisnikėroka njerėz tė ēdo moshe, nuk i rrėmbeka nė ēdo pjesė tė saj? Pėrherė e kam parė jo si trill endjen e pėrjetshme te ciganėve drejt natyres! Ehehee!
                Ti dihasje furishėm: ai trup fosforeshent gufonte e ulej nė krahun tim, me qindra sytha tė bukur kishin buisur gjithandej nė shtat. Pranė meje ish njė pasuri qė s’ndėrrohej me asgjė, me askėnd, as me pasurinė e sheik-sulltanėve tė kohėve tona!
                Unė ndalova e tė hodha duart nė qafėn e hollė. Ti pėrsėri dihasje me njė erė tė pjalmuar lulesh. Pakuptuar, dikush tė kish hedhur nė krye njė skufje tė vesuar. Ti u mrekullove pėr kėtė dhe mė pyete e habitur. Unė tė spjegova pastaj misterin e drurėve tė pyllit qė ēdo kalimtari, nė shenjė mirėsjelljeje, i japin pak nga pak fije pezhishkash duke e mbuluar me njė tis tė bardhė. Ky ėshtė spjegimi mė i saktė shkencor, mė the dhe nise tė mė hiqje edhe mua fijet e holla.
Mė pas mė pėrfshive rreth shtatit si tė shpėtoje nga njė tronditje e fortė, pastaj erdhe nė vete e mė lėshove duke mė vėrejtur me sy pėrpirės. Kaq duhej qė unė tė tė ngrija lart e tė tė vėrtisja rretherreth, i paduruar nga kėnaqėsia; mė dukej se mbaja nė krahėt e mi njė peshė tė rėndė, tė madhe, por mė bėhej se edhe mund tė tė humbisja si njė re pulore qė shkon kudo dhe asgjėkundi.
                Tė ula nė tokė si tė zbrisja njė pupėl zogu dhe ti u mbėshtete nė brinjė. Eh, tė mjerėt njerėz, pas njė vit makthi sulen nga tė gjitha anėt me mizėri mjetesh astronomike, mikroskopė, teleskopė, dylbi pėr tė parė sadopak njė kometė bishtverdhė qė shfaqet njė herė nė 76 vjet, sa pėr siklet tė gjithmbarshėm. Unė e kam kometėn kėtu, me tė kuq e me tė verdhė, njė hap larg meje, e kqyr nga tė gjitha anėt, krejt nudo e me njė bukuri kozmike.
                - Ē’do bėjmė? mė the.
                - Njė proces-verbal tė vogėl.
                Ti brofullite sė qeshuri, u shkunde me krejt kurmin duke lėshuar tinguj tė ngrohtė femėrorė.
                -Po, po. Njė proces-verbal me disa firma. Kėtu nė njė rruginė tė fshehtė dhe tė pazhurmshme u pėrqafuan dy shtegtarė ardhur nga vise tė largėt. Kaq se pylli ėshtė fjalėpak dhe nuk i duron tepricat e fjalėve. Nga vėrshimet e shumta, ėshtė bėrė mė i matur, fikson shkurtas kronikat e tė dashuruarve tė ēdo dite... Nė fund do tė firmojmė ne tė dy, do ngjyejmė gishtin me kėtė tis verdhosh dhe do i vendosim nė trung. Pylli ka kodet e veta, kėdo shtegtar e pret me tė gjitha nderet, ndėrsa kundėrshtarėve u mbyll shtigjet: ul degėt e gjera, nxjerr nje mori ferrash e gjembash dhe dėrgon lajm pėr t’i kapur...
                Kėtė radhė mė fute fytyrėn mes shuplakave tė lėmuara dhe mė vėshtrove si prej njė gjendjeje ekstazi. Befas rrobat e mia ishin diku tutje e po aq befas edhe ti ishe krejt lakuriq. Mė kap po deshe, the dhe u lėshove poshtė. Natyrisht, erdha pas teje dhe sa pėr tė tė kapur e kisha mė se tė lehtė po kurrsesi nuk doja tė binte perdja. Shtatė apo shtatėmbėdhjetė mrekullitė e botės, ishin njė hiē para kėtij trupi femėror, njė bukuri marramendėse qė zor se e gjeje kund! Kėtu ėshtė vendi mė i bukur, the dhe u hodhe sipėr meje; dy trupat tanė tė zhveshur u rrokullisėn njė monopati derisa morėn ēka mund tė merret nė njė dashuri tė parė. Ehehee! Mbaj mend se tė kam puthur nga majat e gishtrinjve tė kėmbės e deri te fije e flokut; ne diē kėrkonim te sho-shokut pėr mė tepėr se njė orė. Kishim flakur mė nė fund turpin nė njė shurdhėri pemėsh dhe dukej se asgjė s’na besohej nga ato ēka po bėnim. Nuk kishim parasysh asnjė stacion tė ndaluar me “elektrik blu”, asnjė shfaqje kinemaje me skena eksituese, por dru tė virgjėr qė shkonin tė vetmuar lart.
                Papritmas, u tėrhoqe prapa e thirre pa zė: dy njerėz!
                Ktheva kryet andej dhe shqova njė njeri tė shkurtėr, ulur mbi njė sukė qė shihte nga ne. Pastaj edhe nje femėr.
                Pėr pak minuta, tė turbulluar, ne gjetėm rrobat dhe u sajdisėm si mundėm. Ti u ngjeshe te unė dhe pate frikė. Doja tė tė thoja disa fjalė qetėsuese, po ndihesha i tunduar. Mendoja se kishim shkuar shpejt aty ku nuk shkohet, sakaq dashuria jonė nuk ish mė e fshehtė. Nė socializėm familja ka rregullat e veta: fejohesh e qėndron dy-tri vjet deri sa tė tė njoh ēereku i shqiptarėve, pastaj do martohesh pa njė pa dy nė njė tė dielė e tė nesėrmen do provosh virgjėrinė, nė fund do jesh tė paktėn gjysmė shekulli vetėm me gruan tėnde.
                - Burri atje, ėshtė Riku D., -mė ēuēurite te veshi. -Sa qejf kam tė rri me tė!
                - Ai ėshtė ndėr miqtė e mi, tė thashė me mburrje.
                Nxituam hapat.
                - Oh, kush na qenka! na uroi mireseardhjen Riku D.
                - Tė ishe mjekėrparruar, do tė tė merrnim pėr eremit, -thirra unė dhe desha ta pėrqafoja.
                - Tako njėherė Dylqinjėn time dhe unė mikeshėn tėnde, -tha Riku D. dhe u ngrit me mundim nė kėmbė. - Si quhesh moj burrneshė?
                - Matilda, the ti e skuqur.
                - Nusja ime quhet Ana, jo Ana Karenina, tė kuptohemi.
                Qeshėm.
                Bashkėshortėt na qerasėn me fiq tė tharė.
                - Si tė shkon kėmba? thashė unė.
                - Ja, nė prehrin e nuses, -Riku D. qeshi. -Tė gjithė mė ngushėllojnė, mė qajnė hallin, mė japin ilaēe. Unė dal rrallė e mė rrallė nė skenė dhe kėmba ime si e lejlekut, dikur ulet e dikur ngrihet. Dashamirėsit e mi mė duket se mė duartrokasin vetėm pėr kėtė tė mallkuar kėmbė. Pra, po vdes... Riku D. i tha me keqardhje fjalėt e fundit, megjithse nė to kish diē tė vėrtetė. Ai vuante prej kohėsh nga njė paralizė e pjesshme.
-  Ke bėrė shumė ilaēe? i the ti.
-  Aq sa s’mbahen mend. Kam  ndėrprerė nja dy herė furnizimin e Shkodrės.
Ti nuk qeshe po shikove nga e shoqja sikur edhe ajo tė ish fajtore.
-  Ndoshta, duhet tė shkosh jashtė shtetit?
- Ku di unė se ēfarė tė bėj. Mė vjen keq pėr njerėzit; nė ēdo shfaqje mė presin ngrohtėsisht. Tash duartokasin ende pa filluar rolin, nga mėshira, nga njė lloj keqardhje qė s’dihet prej kah u buron. U ndamė miqėsisht prej tyre. Unė tė fola pėr talentin e vėrtetė, pėr dobėsite e tyre njerėzore, tė fola pėr shtetin e kujdesin e tij tė pėrhershėm ndaj kėtyre krijesave qė mjerisht lindin rrallė, tė pėrmenda edhe thėnien e Bonapartit: tė ish gjallė Kornej do e bėja princ!
 
 
 
Letra e fundit
               
                Pas eskursionit magjepsės tė kėrkova vazhdimisht nė fakultet dhe u bėra tepėr merak; s’mund tė rrija gjatė pa tė tė parė. Kujtova dhe rikujtova tė gjithė skenėn e pyllit tė vetmuar qė ishte i bukur ngaqė nuk kishte vėnė dorė kush. Njė ditė erdha te shtėpia e dajės.
                Ishte pasdite kur prita pas gardhit tė hekurt derisa tė ngrihej zonjusha “ bon jour monsieurs”. Ajo u ēua si pėrherė vonė, me sy tė plogėt dhe u ul nė kolltukun e mesit. Ish pėrsėri me atė fustanin e tejdukshėm, si lėkurė e tharė gjarpri. Fola qė andej:
                - Ku ėshtė Matilda?
                - Oh, mami sa mė trembe! Hyr brenda.
                - Nxitoj, po ku ka shkuar ajo?
                - Nė Paris, nė Francė.
                - Pse iku aq larg?
                - E zuri njė dhimbje veshi e padurueshme. Mjekėt ishin tė mendimit tė shkonte pėr kurim atje. U bė njė konsultė e gjerė.
                Qėndrova pa folur. Mė erdhi keq pėr mikeshėn time qė vuante. Nė Razėm ajo nuk mė tha asgjė. Atje takuam vėrtet njė tė sėmurė, Rikun qė nė spitalet e vendit nuk mund t’i bėhej asgjė pėrveē torturimit pa fund. Matilda paskish dhimbje veshi?! Edhe unė kam vuajtur nga kjo shqisė, po shumė-shumė dy ditė. Gjithė fėmijėt e botės, ankohen pėr veshin, po i pastrojnė, u venė pambuk me ilaē ose alkol e pastaj janė tė qetė.
                - Ēfarė do t’i bėjė veshit nė Paris? i thashė vajzės me inat.
                - Do ta kurojė pėr disa ditė.
                - Ashtu?!-isha bėrė me miza nė trup. -Ajo ka pasur shtrembėr edhe gishtin e madh tė dorės?
                - Mbase kuron edhe atė, tha ajo me debillėk.
                - Gishti i madh shėrohet kollaj, mjafton ta tundėsh nga mėngjezi nė darkė! pėrplasa derėn e llamarintė dhe ika.
                Brodha tėrė pasditen, deri nė orėt e vona tė natės dhe kujtova sėmundjen tėnde. Janė ca mjekė filistinė qė kanė pėrgatitur pėr ty njė diagnozė tė pakurueshme dhe tė nisėn fill jashtė shtetit. (Dhe udhėt pėr ti janė pėrherė tė hapura; ti nuk shkon nė Degėn e Brendshme, nė Ministrinė e Jashtme, nė Komitetin Qėndror, nė zyrėn konsullore). Janė po kėta mjekė qė lenė tė vuaj njė artist tė madh. Uf, sa inat i kam; mėrzi tė kam edhe ty qė shkon befas deri nė Paris pėr njė shuk pambuku nė vesh. Njė fjala  jote, jo sakrifica jote, mund ta shpinte Rikun edhe jashtė shtetit; kushdo me mend dhe me pak influencė mund ta bėnte kėtė. Oh, sa gjėra tė kėndshme na u zgjuan nė Razėm e nė takimet tona tė fshehta qė unė dua t’i fashit. Po s’qenka e lehtė, s’mund tė fshihet pėrdhunshėm ato ēka hynė mes nesh, e nė kėto ka edhe diē tė mugėt qė mė bėjnė tė dridhem e tė nxjerr shkumė nga goja. Edhe tash qė eci i vetmuar ndanė rrugės me rrepe tė televizionit, mė rishfaqen mbresat tona qė rihumbin nga zulmi im. Riku D. ėshtė i destinuar tė vuaj, kėshtu vijnė fatet. Pylli ėshtė miku im dhe i Rikut, pėr mohuesit ai mbyll shtigjet, fshin inicialet, ul degėt e gjera, nxjerr njė mori ferrash e gjembash dhe dėrgon lajm pėr t’i kapur.
 
 
 
Fat pėrmbys
               
                Plakushi mbi gjashtėdhjetė vjeēar kur fliste me tinguj tė rrokjezuar, pėrpėlitej e jargavoste: njė masė e squllėt, disi e tejdukshme, i rrėshqiste nė mjekrėn e mprehtė dhe unė mendoja thjesht pėr njė dobėsi ardhur nga fėmijnia apo e krijuar nga njė jetė munduese dhe ndjeja njė farė pezmatimi deri nė mėshirim. Plak- njeri, dhėmbėrėnė, i zhgėnjyer nga shumė gjėra pikėlluese, mbase edhe i nėpėrkėmbur! Jargavitja ish vėrtet e neveritshme, nė gropėn e mjekrės mbeteshin vazhdimisht grimca gėlbaze, megjithatė ti mund tė vėreje edhe diē tjetėr nė siluetėn e tij dhe  bėje ta harroje.
                Prapa derės, ai priste qė kryetari i njė partie tė re tė kryeqytetit ta ftonta brenda e ta pyeste pėr ndonjė mendim. Plakaruqi, i mbajtur jokeq, futej rrėmbimthi duke jargėzuar sė brendshmi e sė jashtmi, kėrrusej edhe mė, (mjaftonte ajo pėrthyerje shpinore pėr tė tė imponuar dhimbje) dhe priste marrjen e detyrės. Mė bėj njė formular pėr seksionet! Nė rregull, ja tash. Mė thuaj dy parrulla luftarake pėr tė shtuar anėtarėt e simpatizantėt! Si urdhėron, i kam gati.
                Dy muaj rresht ky zakon. Njeėzit u mėsuan ta shihnin prapa derės, disa e pėrshėndesnin, disa ngrinin supet duke kujtuar njė portret agresiv tė hershėm, dikush mėrmėriste: ēdo ky matuf kėtu, qė nuk bėnte kurrfarė pėshtypje po ama linte pezull njė fill dyshimi.
                Muaji i tretė e gjeti burrin e moshuar nė tavolinėn kryesore, nė krahun e djathtė tė kryetarit tė partisė, ēuditėrisht mė pak i kėrrusur, tepėr i kujdesshėm, i vrullshėm qė priste e pėrcillte njerėz, jepte porosi, mbante shėnim, merrte pėrsipėr probleme, lėvizte nė zyrat e tri kateve, kapte ēdo lėvizje e bisedė e nuk pėrtonte tė ndėrhynte hovaz. Ndoshta nga ky moment, ai dukej i rehatuar se merrte edhe njė shtesė mbipension, filloi te unė njė irritim i brendshėm.
                “Diktatura na pėrlau njerėzit mė tė mirė”, klithte plakaruqi dhe kryetari i partisė pėrlotej sinqerisht duke kujtuar njė pjesė tė familjes sė vet tė burgosur e tė internuar dhe kalvarin e gjatė tė sė quajturės luftė tė klasave. Kjo thėnie e vazhdueshme, si e lyer me copra jargėsh, nisi tė mė sjell krupė dhe mbase, shpėtimi i vetėm pėr mostorturim, ishte harresa, anashkalimi, lėnia nė punėn e tij. Bėja njė llogari tė thjeshtė: drejtuesit kryesorė tė partisė, ishin tė inkriminuar me njėmijė fije me tė shkuarėn, sozitė e tyre i gjeje tė shumuar nė rrethe, nė qarqe intelektualėsh flitej pėr njė shtab tė gatshėm tė ardhur nga qendra e Komitetit Qėndror dhe nė fund tė fundit plaku nuk zinte kushedi ēfarė peshe.
                Ajo zhaurimė pėshpėrimndjellėse pėr njeriun misterioz po davaritej hap-hapi, ai kryesonte tash partinė nė kryeqytet, merrej me sindikatat, drejtonte shtypin e propagandėn, delte mė tubime, kreshpėrohej me qėnie naive pėr punė dietash, zotėronte mbi dhjetė dėshmi.
                “Diktatura na shkatėrroi fisnikėrinė”, dėgjohej korridoreve  e nė mjedise kafenesh dhe atėhere, kush e njihte sadopak, belbėzonte: ēdo ky bajgė kėtu, nga hyri?!
                Kėto pyetje mėse tė thjeshta, nė orė vetmie e gjendje kaosi,  bėhen jashtėzakonisht tė papėrballueshme pėr siluetėn time; ato godasin parreshtur pėr ta marrė mė shtruar me plakushin gjatovinė, me disa stilolapsa, me diktofon, me dy palė syze e me atė jargavitjen e pėrēastme qė del jo nga mungesa e dy dhėmbėve ballorė po ngaqė sikur  mbllaēitet ndėr  gjendrra e nuk i rrihet pa folur.         
Nė njė cipė tė kores sė trurit ku gėrvėlisnin parandjenja keqardhjeje, fillojnė e renditen shkaravina fjalėsh: ai ėshtė i vuar, ka qenė komunist tėrė jetėn, partia e ka mėsuar tė bėhet spiun i gjithēkaje, ka punuar ku i kanė thėnė, ka marrė njė apartament nė zemėr tė qytetit, ka marrė edhe njė dhuratė simbolike prej diktatorit, i ka ikur pak fiqiri nga shfletimi e stėrshfletimi i klasikėve, tani pluralizmi, tridhjetė e ca parti me seli e pa seli, tė vjetra e tė reja, me kryetarė pa anėtarė a me drejtues pa vula - pėr t’i vėnė kapak ai mund tė thotė diēka, mund tė jap diku, i hanė duart pėr punė, grindet me gruan e fėmijėt po ndihet habitėrisht i qetė nė planetin e partive.
                Nėncipa tjetėr e kores sė trurit, ajo e pacipa, e pamoralshmja dhe e pamėshirshmja, lėshohet tėrė histeri: ai ka vuar nga ideologjia, partia i mėsonte tė gjithė tė bėheshin spiunė po jo kushdo e pranoi kėtė mision hardhucash, mirė pluralizmi po ē’duhen  tri duzina partish ku vula e  tyre ėshtė biznesi nė shkallėn e epėrme, njė ligj i vetėm i pėrjashton pėrfundimisht orakujt e kėnetave, ikėn bashkė me ta edhe plakaruqi jargavitės.
                Ky duel vazhdon pėrditė me tė thėna e tė stėrthėna, ndėrsa plaku me jargė ēurgėzuese mė ftonte te zyra e vet; ai dėshiron tė flas me mua, megjithėse e di pėrbuzjen time tė afishuar publikisht. Herė mė duket se unė ia kam shprazur tė gjitha, kam folur pak a shumė i kllapuar duke mos pranuar kurrsesi pėrgjigje prej tij:
                “Ke ardhur nė 1943 dhe ke spiunuar tre shokėt e tu”?
                “Ke qenė aktiv nė gjyqet e pasdyzetekatrės”?
                “Ke dėnuar njerėz pėr kurrgjė”?
                “Ke lyer duart me gjak”?
                Unė vazhdoj ta pėrflas me mori pyetjesh dhe ai lėshon pikėla jarge, heq syzet e shikimit e vė ato tė leximit, rrotullohet, pėrdridhet e mė fton sėrish nė zyrėn e vet. S’jam shumė i sigurt nėse kėto dialogė bėhen nė praninė apo nė mungesėn e tij; mė duket se dikur ia kam pėrplasur me gjithsej si pėr tė shpėtuar nga njė shkulm qė vetevjen brenda meje.
                - Unė e prishkam Shqipėrinė? kėmbėngul ai pėr tė mė tėrhequr nė bisedė.
                - Ke edhe ti pjesėn tėnde, dhe i lė tė kuptoj se biseda ka marrė fund.
                 Ai sėrish kėmbėngul pėr njė takim intim me mua, paēka se unė nxjerr tė tjera xhevahire pėshtirosėse nga jeta e tij.
                - Do tė tė sqaroj gjithēka, mė tha ai ngultas.
                - E meriton tė dėnohesh, i them prerė.
                - Unė jam i dėnuar.
                - Ti je person politik?
                - Unė jam kufomė... Prej tridhjetė vjetėsh, jetoj nė njė dhomė tė braktisur. Hetuesit qė unė u raportoja ditmėrisht, u bėra peshqesh edhe gruan time. Jo se e pėrdhunoi ata, po hakmorr gruaja ndaj meje: fjeti nė shtart me njėrin prej tyre, mė thoshte se sot do tė shkoj te ai dhe ashtu bėnte. Pastaj, njė vajzė e imja ėshtė ēmendur pėr shkakun tim, ajo thėrret mėngjes-mbrėmje: ti je hafije, dykėmbėsh, insekt dhe humbet nė zullumet e saj. Unė i kam lutur, grua e bijė, qė tė paktėn tė mė lenė nė njė dhomė e ato nuk mė kanė zbuar pėrjashta; tė paktėn tė ndjej erėn e tyre...
                - Ndoshta tė kam rėnduar, tė kam falur...
                Plakaruqi dridhet, njė fytyrė i vjen e njė fytyrė i ikėn, grimca pėshtyme vazhdojnė t’i shkėputen pavullnetshėm nga dhėmbėt ballorė-dobėsi kjo e krijuar jo nga fėmijėnia po nga diē tjetėr mjegullore.
                Nėnpunėsi i partisė opozitare vijon ritualin e pėrditshėm me tė gjitha gjestet krupsjellėse, paradite-pasdite vijon tė ndjekė tė gjithė pėrditshmėrinė e punėve organizative pėr tė shkuar nė mbrėmje nė kolibe-shtėpinė e tij tė vetmuar i shoqėruar nga thirrjet e gjithhershme: spiun, hafije, dykėmbėsh.
 
 
 
Rrėfim pėr Sonjėn              
               
                Nga rruga “Oktjabėrskaja” deri te apartamenti ku ne banonim, ishte jo shumė afėr: katėr stacione metroje, katėr stacione trolejbusi dhe njėqind e dyzet hapa me kėmbė.
                Dy netėt e para ne shkonim herėt nė mbrėmje dhe gjatė kėsaj kohe bisedonim me plakushen e shtėpisė, njė grua tipike ruse, e mbajtur hijshėm por qė nuk dėgjonte nga veshėt, si dhe me mbesėn e saj shtatėmbėdhjetė-tetėmbėdhjetė vjeēare qė nuk bashkėjetonte me prindėrit pėr shkak tė njė zėnke banale.
                Nina plakė ishte ndarė nga burri, njė ish gjeneral armate nė pension, por ēdo fundjavė shkonte te banesa e tij thjesht pėr ta parė a pėr tė ndėrruar erėn e njeri-tjetrit; pikėrisht kjo kohė vetmie pėr Sonjushėn e hirshme kthehej nė dy net tė kėndshme me tė dashurin apo tė fejuarin e saj. Pasditen e sė shtunės, Sonja bėnte pazarin e pėrgatiste darkėn; ajo diku punonte nė njė fabrikė tezgjahu me njėqind dollarė nė muaj.
Sa vinte mbrėmja, ia behte miku i saj, njė djalė i hajthėm, me buzė tė kuqta e vithe tė kėrcyera. Tė dy bashkė darkonin deri vonė dhe flinin nė njė krevat tė gjerė e tė rehatshėm. Ndoshta kishin kohė qė vazhdonin kėtė argėtim dashuror pak tė veēantė dhe ne nuk shfaqnim kurrfarė interesi kur dinim fare mirė se atė qė mund tė fitoje nė Moskė pa kurrfarė vėshtirėsie, ishte femra. Njė radhė e gjatė Tiranė-Durrės me vajza tė tė gjitha formateve, ēuditėrisht tė bardha, kalonin tetėorarshin pėr tė shitur njė send tė zakonshėm dhe shumėkush prej tyre do tė preferonte tė mos bėnte ritualin e pėrditshėm nė kėmbim tė njė flirti sidomos me njė tė huaj. 
                Tė shtunėn e 10 tetorit 1994, djali erdhi si zakonisht te Sonja ndėrsa ne dolėm pėr njė takim nė sheshin e Kremlinit. Ca nga kishat e mrekullueshme me kupolat e praruara, ca nga shoqėria e shpengimi me kolegėt tanė, orėt e pasdites i kaluam pa i ndjerė. Njė johanesburgas i pasur dhe qė e pėrjetonte rikthimin nė pushtet tė Mandelės si njė njollė kozmike, na krijoi shumė lehtėsi me makinėn e tij tip xhip nėpėr rrugėt e njė metropoli qė dilte nga komunizmi dhe shfrente pėr t’u bėrė sa mė parė njė kryeqendėr e sipėrmarrėsve tė lirė.
                Nė orėn njė pasmesnate, ne ēelėm derėn e apartamentit dhe hymė nė korridorin e ndriēuar.
                - Shiko andej, pėshpėriti shoku im.
                Nga dera e hapur e dhomės dukej qartė djaloshi i hajthėm, me tė mbathura tė bardha dhe sipėr tij, Sonja pothuaj lakuriq e me njė pozicion tepėr turbullues: gjinjtė me thithka pėrpjetė dhe shalėt me njė epsh gjithpėrpirės.
                Ne u futėm nė heshtje nė dhomėn tonė dhe e mbyllėm derėn me grep.
                - Ajo po na provokon, tha shoku im.
                - Sonja po flinte, thashė unė.
                - Ajo ėshtė njė femėr qė vuan.
                - Mė duket se tė ka dehur era e Moskės, thashė pėr ta mbyllur kėtė bisedė.
                - Asaj i ka vajtur ku s’mban mė...
                - Po sikur ajo ta ketė kėrkuar vetė kėtė lloj dashurie? Ka femra qė mjaftohen vetėm me tė fėrkuar qoftė me njė ēun, apo qoftė me njė gocė.
                - Nė qafėn time, po nuk erdhi vetė nė dhomėn tonė. Shėėt...,-shoku im ēeli derėn.
                Pėrpara nesh qėndronte vėrtet Sonja me njė shkundje tė tėrshme qė vinte poshtė robdėshambrit; ajo na kėqyri gati pėrbindshėm si tė ishim dy shtazė, ndėrsa pėrvete dridhej nga dhjetėra gulshe tė fshehta.
                - Vij pas pak, tha Sonja dhe bariti drejt banjės duke hedhur pėrtokė indiferente robdėshambrin.
                - Na doli shansi pėr t’i kėputur ndonjė teke, gati sa nuk klithi nėn zė shoku im, na erdhi zogu nė dorė. Kaluan disa minuta, aq sa i duheshin vajzės pėr t’u shplarė nė dush. Pastaj ajo hyri nė dhomė, vetėm me tė mbathura si tė na jepte tė kuptonim se deshte vetėm aktin e mbramė tė dashurisė.
                - Me mua apo me kėtė? -nxitoi tė fliste shoku im.
                - Kush tė dojė prej jush, mjafton qė tė mos jetė dikush si ai i dhomės matanė -Sonja dukej tepėr e sigurt nė ato ēka fliste.
                - Nuk shqetėsohet ai pėr ēfarė po bėn? pyeta instiktivisht.
                - Do ishte mirė tė shihte, po ai fle si i vdekur.
                Unė dola pėrjashta dhe u enda njė copė herė nė merkatot afėr apartamentit. Pas kthimit shoku im mė tregoi se ajo nuk e kish lėnė tė bėnte qoftė edhe njė puthje, kurrsesi prekje e fėrkime siē ndodh rėndom nė ndodhi tė njėjta, duke shpresuar se i fejuari apo dashnori i saj njė ditė do ta fitonte edhe cilėsinė e tė bėrit seks, veti kjo e humbur pėrjetėsisht te shumė meshkuj.
 
 
 
Shiu i pasmenatės
 
                Ajo ndodh vetėm njė here dhe nuk pėrsėritet mė. Gjithēka ish krejt e rastėsishme dhe njėherėsh e beftė. Pėrfytyroni njė mbrėmje feste (nuk di ēfarė batalioni apo brigate kish pėrvjetorin se ato ishin tė shpeshta e tė ngatėrrueshme), njė mjedis tė rinjsh e tė rejash, me ndriēim llambushkash tė varura nė njė kornizė teli tė harkuar po edhe me flakadanė zjarri ku secili mund tė pijė raki ose birrė, mund tė dansojė a mund tė shkojė me shoqen e vet  pak mė tej, nė errėsirėn e heshtur tė pyllit lisgjatė, dhe mund tė bėjė dashuri deri nė agim.
                Njė udhėtim i gjatė nga Frashėri i Pėrmetit deri nė Lirėz tė Skraparit, me rrugė gjarpėruese tė veshura me dushqe a me bimėsi tjetėr- pra ky rrugėtim krijon shanse pėr ndonjė aventurėz te vockėl, pėr njė puthje tė marrė rrėmbimthi apo pėr tė guxuar pėr mė tepėr nėse tė qėllonte ndonjė femėr qė nuk merrte leje nė kėshillin e lagjes apo nė mbedhjen e frontit dhe tė jepej nė lutjen mė tė parė.
                Tė lodhur siē ishim, u turrėm nė kioskat e ngritura rishtaz dhe blemė ēfarė mundėm. Pa shumė temena, se ishim edhe tė uritur disi, filluam tė hanim nė hesapin tonė. Gjithsej tri ēuna e tri goca; unė njė muaj student dhe pesė tė tjerėt punėtorė nė ndėrmarrje tė ndryshme. Dy shokėt e mi, Nandi me Rudin, qenė edhe alpinistė; ata kishin njė ēadėr krahėverdhė dyvendshe po me pak shtrėngesė  rrinin edhe mė tepėr.
                Mbrėmja rrodhi e zakonshme, ne pinim raki si pleqtė e zbėrdhylėt, shoqet tona rrėkėllenin birrė e hahuriseshin nė biseda tė kota, zallamahia e mjedisit festiv shkėpuste kohė pas kohe zėra tė ēartur, aq sa mund tė lejoheshin nė njė ceremonial tė kontrolluar feste.
                Vazhduam kėshtu derisa  errėsira e pyllit tė frikshėm fokusoi njė qark tė mbyllur dritėsor. I ngrohur nga pija e nga rruga e gjatė, pothuaj nuk ndjeja asgjė. Madje kisha harruar edhe planin e pėrbashkėt me dy shokėt e mi pėr tė shtėnė nė dorė ndonjė mendjelehtė, njė nga ato vajza qė ishte afishuar pėr mospasje turpi dhe qė mund tė tėrhiqej pak mėnjanė aty nga mesnata kur sekretarėt e rinisė humbnin vigjilencėn proletare tė kapitur nga gjumi.
                Njė nga shoqet, qė s’i rrihej pa gėrricur, po mė shponte me bėrryl pėr ta shoqėruar po unė taramam, nė lodhjen time. Njė gjendje deliri kish kaplluar tėrė qėnien time qė tjetėrsohej edhe me gaztimin mė tė vogėl.
                Ngjarja e papritur zuri fill nė mesnatėn e vonė kur njė shi i rrėmbyeshėm, erdhi befas e shkatėrroi shumė plane. Dhe ndėrsa tė gjithė tė tmerruar vraponin tė hynin nė ēadra ose nė rrėzpemė, unė prisja pikat e mėdha pa kurrfarė qederi. Atėhere, dy shokėt e mi mė kishin kapur kėmbė e duar e mė kishin rrasur nė njė ēadėr, nė atė mė tė afėrtėn, pa mundur tė mė pėrmendnin nga dremitja. Pastaj ata nuk dinin gjė tjetėr. Diē di unė, ashtu mjegulluar, pasi jam pėrmendur. Ndoshta nė atė ēadėr ka pasur edhe pesė apo gjashtė femra, ndoshta ato janė larguar sapo ka mbaruar rrebeshi i shiut dhe unė kam mbetur vetėm me vajzėn e panjohur. Tė dy nėn ēadrėn alpine, pothuaj tė shtrėnguar ngjitas. Nė njė moment, kur jam pėrmendur, kam ndjerė edhe njė gjoks tė gafrruar, tė kolmė, (tejdukshmerisht i hirtė) qė prehej mbi fytyrėn time.
                Ndoshta instiktivisht, ndoshta me gjysmėvetėdije, kam shkopsitur dy kopsa tė bluzės dhe kam ndjerė erėn e trupit femėror gjithaq dehėse e marramendėse.
                Diē pas kėsaj isha zgjuar, domethėnė isha nė vete. Kisha kuptuar se isha nė errėsirėn e plotė  dhe qė ndodhesha nė  njė ēadėr alpine qė mbyllej nga brenda me zinxhir. Porta e ēadrės ishte e puthitur dhe unė u sigurova pėr kėtė duke pėrshkuar me gishtrinj hermetizmin e saj. Pėrsėdyta sėrish prekjen e portės sė mbyllur  dhe preka trupin e hajthėm, kofshėt e nderura tė vajzės qė dukej se dremiste.
                Pėrbri njeri-tjetrit qėndruam disa minuta nė heshtje e pa kryer ndonjė veprim. Gjithsesi prania dhe dėshira ime ngjante me njė pėrdhunim tė pėshtirė qė vidhej nė njė ēast ėndrre. Mbase ėshtė i vetmi moment, nė ēast gjumi e mes ėndrrash, qė s’mund tė gėrgaset askush paēka se zjarrmia sa vinte dhe po mė pėrfshinte krejt trupin.
                Mė duket se nuk kam faj, arsyetova unė. Perėndia mė tha tė pija dhe duhet tė jem dehur pėr herė tė parė, perėndia hodhi shiun, rastėsia me ēoi nė ēadėr e po ajo mė la vetėm me njė femėr. Mė bukur nuk bėhej, mė ideale kurrsesi!
                Pa menduar gjatė se edhe tundimi ish i jashtėzakonshėm e i paparashikueshėm, hoqa si me faj fundin e saj; nė mendje pėrfytyrova tė linjtat dhe trupin lakuriq.
                Kuptohet, ish njė veprim vetėtime qė nuk tė lė kohė tė mejtohesh tepėr; gjithēka nga ajo siluete tronditėse ishte sipėr e poshtė meje, e sulmuar nga tė gjitha anėt. Pothuaj nuk kisha kurrfarė rezistence, pėrveē njė ngutje pėr tė disponuar gjithēka nga ai trup i mrekullueshėm. Tė puthurat fillonin nga thonjtė e kėmbėve, te pjesėt e brendshme ku pikėzohet misteri i madh e deri te fijet e flokėve, te qerpikėt, kudo. Kisha njė ngutje pėr tė rinisur nga e para: herė e lėmoja nė pjesėt eksituese tė trupit, herė i thithja thithkat qė mė dukej se bymeheshin brenda buzėve tė mia dhe herė zhytesha nė qėnien e saj me njė babėzi lodhėse. 
                Njė trokitje nė portėn e lėkurtė tė ēadrės alpine, mė pėrmendi nga dalldia e shfrenuar dhe unė i vesha rrėmbimthi ēmund tė gjeja pėrpara.
                - Unė jam prapė zbuluar, qeshi vajza.
                - Paske qenė zgjuar? mė kapi njė farė inati.
                - Sigurisht, qysh kur tė sollėn nė ēadėr dy shokėt e tu.
                E pėrfshiva sėrish vajzėn e panjohur dhe bekova njėmijė herė
batalionin partizan, shiun, dehjen e vogėl, perėndinė dhe ēadrėn alpine.
Qysh nga ajo natė, unė nuk e kam parė vajzėn e flirtimit tė papritur dhe as qė jam munduar pėr ta njohur me arsyen e thjeshtė: njė kėnaqėsi e jashtėzakonshme ėshtė e veshur ne njė vel misteri qė s’mund t’i jepet gjithkujt; ajo mund tė kishte qenė vajza mė e shėmtuar e botės, mund tė kishte qenė njė katundare qė ka mundur tė lahej pėr ditė festash, siē mund tė ishte njė prostitutė e sprovuar qė di se si mund tė pėrfitoj nga njė virgjėran i shėtitur por qė nuk e ka kryer ende kapėrcimin e madh.
 
 
 
Rrėmbimi i puthjes
 
                Diti ish njė vajzė truphollė qė flokėt e gjatė, derdhur si tyl, i theksonin hollimin. Sapo kish pėrfunduar gjimnazin dhe priste tė fillonte punė. Pėrherė rrinte e vetmuar dhe shoqėria e zhurmshme e trembte. Shėtitjet nė kodrat e liqenit artificial apo festimet rrokopujse tė ditėlindjeve qė kalonin zakonisht mesnatėn, i jepnin trazime dridhėse pėrzier me frikė. Rrallė shkonte nė teatėr a kinema, lexonte vazhdimisht dhe ēdo darkė shikonte familjarisht emisionet televizive qysh nga ora shtatėmbėdhjetė.
                Njė mbrėmje, pas ngrėnies, babai i tha tė shkonte nė institucionin N. tė punonte fillimisht si praktikante dhe mė pas ndoshta rregullohej pėrgjithmonė atje ose diku gjetkė.
                Shkoi tė nesėrmen nė institucion, takoi pėrgjegjėsen e llogarisė dhe filloi tė hedh gėrmat e para nė njė makinė shkrimi.
                Tak-tak-tak, kėtu ėshtė vend pune i mirė, tha vajza e gėzuar nė shpirt. Tak-tak-tėrrr, ki kujdes se kėtu vijnė lloj-lloj, vajza e tė rinj, bėhen spektakle, vijnė personalitete qė mbajnė ligjėrata, iu kujtuan fjalėt e pėrgjegjėses sė llogarisė.
                Po unė s’ndihem fare, iu pėrgjigj vetes ajo, ē’mė duhet mua me tė tjerėt. Mėsoj avash-avash tė shtyp qė tė shkathtėsohem. Rastis qė drejtori ka njė material urgjent dhe hop-dal pėrpara unė dhe ia bėj fėtefėt gati, gjej shkas edhe tė njihem.
                Punoi kėshtu deri nė orėn dhjetė paradite nė paradhomėn e gardėrobės pa gjetur qetėsi. Para saj kalonin valltarė, drejtues, koreografė, disa hiqnin rrobat e zakonshme e vishnin kostume popullore, balerinat bėheshin me krem e pudėr- brenda dhomės sė zhveshjes ndihej kohė pas kohe njė lėvizje fėrfėritėse.
                Ajo zbriti nė bar me njė farė hovtimi dhe mori njė pastė. Edhe kėtu do tė jem si zonjė shtėpije, tha ajo. Kush nuk vjen nė kėtė lokal komod; pėr pak minuta fiksova tėrė ato fytyra artistėsh.
                Nė drekė Diti doli nga institucioni, hipi nė autobusin e Porcelanit dhe u nis pėr shtėpi.
                Te pasqyra e portmandosė qėndroi gjatė duke shikuar veten. Herė afrohej nė ekranin e pasqyrės sa i dukej imtėsisht fytyra ezmere, sytė e shkruar e qerpikėgjatė dhe hunda e vogėl- dhe herė largohej duke vėrejtur konstruktin e rregullt tė trupit, kėmbėt e gjata e tė drejta, pak bel ku pėrthyhej bluza vishnjė dhe lart gjoksi i zhvilluar mė tepėr se mosha.
                Hoqi pantallonat terital dhe provoi njė palė kadife qė i rrinin puthitur. Edhe bluzėn e ndryshoi, veshi njė tjetėr mė tė tejdukshme dhe sipėr saj hodhi xhupin blu. Kjo veshje e tregonte tamam sa e gjatė ish dhe ia nxirrte mė nė pah tiparet trupore.
                Nisi tė fėshkėllejė njė motiv kėnge duke vallėzuar nė dhomė me duar tė hapura. Si nė revistė i kaluan njė varg daktilografistesh qė punonin ministrive e drejtorive qėndrore; ato i dukeshin tė bukura e mė tepėr se kaq, ēapkėne e tė shkathta. Nė tė vėrtetė Diti ėndėrronte tė ishte si ato me njė vend pune tė sigurt, me ngacmime miqėsore e pse joedhe me ndonjė lidhje mė tė qendrueshme.
                Ditėn e dytė tė punės, shkoi mė herėt se zakonisht pėr tė parė nga afėr mjediset e pallatit tė Kulturės. Pastrueset kishin hapur tė gjitha dyert e po pastronin me njė farė mėrzitie.
                Shkoi te makina e shkrimit dhe nė njė cep tė tavolinės la bukėn e mėngjesit. Ashtu e ulur shtyu derėn e garderobės dhe u mahnit, dhoma ish shtruar me parket, dollapė e sirtarė mbushur me veshje dhe njė mori pasqyrash tė mėdha qė pėrqeshnin njera-tjetrėn.
                Hyri brenda dhe ndezi dritėn; u turbullua nga vetja, portreti i saj u shfaq nė pozicione tė ndryshme, ishte mė e bukur nga ēfarė e mendonte veten.
                U ul sėrish nė karrike. Tak-tak-tak, nisi tė ēukiste nė makinė shkrimi. Tak-tak-tak, ja nė kėtė dhomė afėr meje zhvishen e vishen artistėt, bėjnė grimin, mgacmojnė njeri-tjetrin, ndėrrojnė miqėsitė, puthen e pėrqafohen sipas rastit, bėrtasin deri nė kupė tė qiellit. Tak-tak-tak, shkronjat qė hidhte me vėshtirėsi nė letėr i ngjanin si vemje. Tėrė kohėn do tė hedh nė letėr kėtė mizėri vemjesh!
                Erdhi kompozitori, njė natyrėftohtė qė fliste tepėr rrallė dhe i dha njė fletė programi.
                - Ma bėj tri kopje, tha ai.
                Diti tundi kryet.
                - Vjen tė lėvizim pak pianon, kompozitori ngutej.
                Ajo e ndoqi pas.
                Hynė nė njė dhomė nė kat tė tretė. E kapėn pianon lėvizėse dhe e zhvendosėn mė majtas; nė pjesėt e ndritshme tė saj u dukėn fytyrat e tyre.
                Vėshtrimi i vajzės ishin gllabėrues dhe sytė e kompozitorit u shtangėn dhe u ulėn poshtė. Tundues ish edhe gjoksi i saj ku i dalloheshin qartė dy thithkat e zinj e kryeneēė.
                Kompozitori shkėrmoqi dhėmbėt, ndėrsa Diti tha “mė falni” dhe shkoi kryeulur te vendi i vet. Tak-tak-tak, te ajo karrige ulet kompozitori, shfleton partet dhe lėviz gishtat mbi tast. Dhoma mbushet me tinguj tė ėmbėl, melankolikė dhe kėngėtarja bėn naze. Thonė se kompozitorėt mbajnė shumė dashnore, po ky s’duket aq agresiv. Njė kompozitor i shquar ishte martuar me ish nxėnėsen e tij, njėzet e kusur vjeē mė tė vogėl, dhe kishte pranuar nė kėmbim internimin nė njė qytet periferik ku tė pėrzhit vapa dhe ku intelektualė quhen dizenjatorėt e shtėpive tė kulturės.
                Dhjetra mendime i fugonin nė mendje, ndėrsa nė institucion ishte shtuar lėvizja; artistėt-amatorė hynin rrufeshėm dhe e pėrshėndesnin:
                - Mirėmėngjes!
                - Si ke fjetur mbrėmė?
                - Paske ardhur herėt sot, kjo ish vajza mė simpatike e asamblit tė valleve, ajo dilte shpesh nė TV dhe nėna e saj mėrmėriste: ėshtė aq e bukur sa t’i presėsh kryet!
                Diti tundi kryet.
                - Qenke bėrė e mirė, vijoi valltarja.
                - Falemnderit, Diti u skuq dhe nisi tė radhiste programin e kompozitorit mė njė farė drithėrimi nė trup. Me mendje kqyri siluetėn e vet dhe u lumturua. Nga gardėroba u ndje njė zhurmė fėrfėritėse, dikush ndoshta puthej dhe Diti pati sėrish drithėrim tė hontė.
                Drithėrima u shua. Valltarėt po delnin njeri pas tjetrit; ajo e ndjente se disa syresh po e vėrenin me admirim, njė valltar tundi kryet me nėnkuptim.
                Diti doli ēaplehtė dhe trokiti nė studion e kompozitorit me fletėn e programit nė dorė.
                - Hajdeni, tha ai butėsisht dhe i zgjati njė stol vezak.
                - Kam punė, Diti u purpurua.
                - Tė gjithė jemi me punė.
                Vajza u ul me njė ndjenjė turpi.
                - Keni vendosur tė punoni kėtu?
                - Tė shohim.
                - Tė pėlqen muzika?
                - Sigurisht.
                - Ju jeni shumė e mirė... a dini kėtė gjė?! -djaloshi filloi t’u bjerė tastave. Tingujt fėrgėrinė dridhtas, mė pas brafulluan, mė pas u luhatėn.
                Diti u mundua tė pėrqėndrohej duke iu dhėnė tingujve njė farė domethėnieje, por duart e kompozitorit e tėrhoqėn rreth vetes. Tri-katėr sekonda, njė puthje e beftė, e ripėrsėritur.
                - Kėshtu bėni me tė gjithė ju, mezi shqiptoi ajo.
                - Jo me tė gjithė, tė jesh e sigurt. Ju jeni femra mė e mrekullueshme,-ai desh ta pėrqafonte pėrsėri po ajo kundėrshtoi dhe doli me hapa tė matura.
                Do tė mė marrė lumi po tė mė puthin ēdo ditė, arsyetoi ajo.
                Nė orėn katėrmbėdhjetė vajza doli nga pallati i Kulturės dhe nė shtėpi hėngri drekė me qejf. Rikujtoi skenėn e sotme dhe iu duk diēka e kėndshme, nė fund tė fundit e kish puthur njė kompozitor i madh, ndoshta edhe njė kėngė mund t’i kushtohej asaj, artistėt janė tė krisur.
                Pasdite Diti bėri njė shėtitje te rruga ndanė parkut “Rinia”, kaloi kot nga pallati i Kulturės dhe hodhi njė vėshtrim lart nė studion e kompozitorit.
 
 
 
Prag pėrdhunie
 
                Nė fillim Keti e kish quajtur fatbardhėsi, emėrimin nė kėtė fshat tė humbur me tirdhjetė e ca shtėpi, tė shpėrndara sa andej-kėtej, me pyje tė dendura e tė frikshme qė e shndėrronin qiellin nė njė ēip mjeran, me pak diell dhe me muzg tė gjithhershėm. Tri shokėt e kursit, pikėrisht nė provimet e fundit, ishin arrestuar e qenė dėnuar me 35 vite burgimi sė toku. Dy djem dhe njė vajzė (ne mund tė ishim edhe katėr, do thosh mė vonė Keti), njė me “cen nė biografi”(miku i saj) e dy nga familje komunistėsh, u thirrėn si zakonisht brenda njė nate nga organet e punėve tė Brendshme dhe fill pas tri javėsh, dolėn nė gjyq. Ankthi i mosarrestit tė saj, e kish vėnė pothuaj pėrfund dhe ato ditė vere, e strukur nė vetminė dhe heshtimin  e vetvetshėm, i ngjanin tmerrėsisht tė gjata e pambarim.
                E hėnė, 8 korrik: jeni e arrestuar nė emėr tė popullit...
                E martė, 9 korrik: do tė shkoni deri nė hetuesi pėr njė formalitet tė vogėl.
                E mėrkurė,10 korrik: pėrse kėrkoni tė merrni arratinė nė njė botė tė qelbur (nga goja, nga xhepat, nga kindskutat e hetuesit del njė duhmė e kutėrbishme), kush ju financon, me kė mbani lidhje tė fshehta...?
                E enjte,11 korrik: keni qėnė me dy tė huaj nga Kosova qė ju kanė pyetur e kanė vėnė nė dyshim egzistencėn  e bulevardit “Dėshmorėt e kombit” qė simbolizohet nga dy dėshmorė joshqiptarė, po nga klasikė tė mėdhenj, Lenini e Stalini.
                Mė mirė mė arrestoni e mė dėnoni me njėqindenjė, klithte ajo pa zhurmė nė orėt e vona tė mosgjumit.
                Mė 15 gusht mbėrriti nė fshat, pasi kish pėrshkruar kilometra tė tėra, ish takuar me kryetarin e kėshillit, me kapon e Frontit e sekretarin e partisė (i pari- me njė sy tė vėngėr, i dyti- me njė kėmbė zvarrė dhe i treti-krejt pa dhėmbė); ish rregulluar disi nė njė dhomė pėrkrah depos sė armatimit qė ruhej nga tri burra me rrob-zhgune tė pista.
                Filluan ditėt monotone tė mėsimit, u bė plot njė vit dhe ajo mė nė fund e kuptoi se ish njė e burgosur qė nuk komunikonte me askėnd, qe duhej tė endej mes disa qėnieve mjerane qė thirreshin edhe katundarė.  E vetmja lidhje me botėn ish njė tranzistor xhepi qė kapte vėshtirėsisht valėt sllave apo italiane.
                Rinisi viti i dytė i punės me ngjyrat e mėparshme: reshje tė pafundme shiu, dėborė pėr disa muaj, kryetar-sekretarėt e fshatit qė do gazmonin jetėn e njerėzve, tri rojet e depos sė armatimit qė lanin shkel e shko vetėm pjesėt e zbuluara tė trupit e qė flenin gjithė natėn me gėrhima llokoēitėse dhe me ca armė tė gjata mes kėmbėve.
                Kėto rojet kurrsesi nuk mund tė flejnė, i vetėtiu djallėzisht nė mendje njė rrengė e mbrapshtė Ketit, mbrojtja e atdheut ėshtė detyrė e shenjtė, e lartė. Tridhjetė parulla, janė vetėm pėr ruajtjen e vatanit. Jeto si nė rrethim. Puno edhe ti pėr mbrojtjen. Mos ia kthe shpinėn armikun. Vra njėqind e pastaj mund tė plagosesh. Sulmo si era, zhduku si rrufeja...
                Atė pasdite ajo filloi tė konkretizonte idenė e saj: doli pakėz e shkujdesur nė dritare me sisė gjysmėzbuluar dhe me do veprime qė mund tė vinin nė lėvizje edhe meshkuj mė seriozė. Pak krahė tė zbuluar, ngitje e njėrės kėmbė nė parvazin e dritares si pėr t’u shkrythur...
                Rojet e depos sė armatimit e pikasėn pak me vonesė, po reaguan menjėhere: nė tėmthat eshtrore apo nė atė grumbuj kockash u sekretuan lėngjet e para epshndjellėse.
                Keti u fut nė dhomėn e saj pėr tė nisur sfidėn e dytė. Prapa katramave tė rrasur nė xhamin e dritares, ajo vėreu habi-alarmin e tri rojeve me moshė nė prag pensioni.
                Ajo doli sėrish nė dritare, kėtė herė duke deklamuar  shpinėn e bardhė e tė bukur. Diē si mornica apo diē tjetėr mjegullore iu pėrsoll rreth vetes.
                Rojet e depos sė armatimit u gjallėruan dhe u fshehėn brenda nė kolibe pėr ta kėqyrur paqėsisht.
                Keti u kthye gjokszbuluar dhe ata u zhytėn edhe mė nė kashtėn e ndyrė tė kolibes duke cakėrritur sytė nga birat e sapoēelura.
                Loja vazhdoi pėr tri javė (nė fshat ishte e pamundur tė dalloje lėkure femre; megjithėse zakonet prapanike dėnoheshin me ligj, gratė dilnin p