|
-
25 shtator 2001 - Trepēa.net
-
-
1.
Shqipėria pas vdekies sė Skėnderbeut. Rrethimi i Shkodrės
(1474)
-
- Vdekja
e Skėnderbeut shkaktoi njė tronditje nė tė gjithė Shqipėrinė.
Disa javė pas humbjes sė tij, e shoqja, Donika, dhe i biri
13 vjeēar, Gjoni, u pėrfshinė nė eksodin e madh shqiptar,
dhe u vendosėn nė pronat qė kishin nė Itali (Monte Sant
Anxhelo dhe Sant Xhovani Rotondo).
-
- Humbja
e Skėnderbeut, e kėtij gjeniu, i hoqi botės shqiptare udhėheqėsin
e jashtėzakonshėm, personalitetin mė tė lavdishėm tė
historisė kombėtare qė kishte ndikuar fuqishėm nė tėrė
veprimtarinė politike tė vendit. Pas vdekjes sė tij filloi
decentralizimi i jetės politike dhe familjet e mėdha
shqiptare dolėn pėrseri si zotėr mė vehte. Ndėrkohė
pozita e Venedikut nė Shqipėri
u forcua aq shumė sa edhe Kruja kaloi nėn zotėrimin
e tij.
-
- Mė
15 maj tė 1474 ushtritė osmane rrethuan kshtjellėn e Rozafės
dhe nė fillim tė qershorit erdhėn forca tė tjera me nė
krye bejlerbeun e Rumelisė, Sinan Pashėn. Numri i pėrgjithshėm
i ushtrive osmane arriti deri nė 80 mijė veta.
-
- Rreth
2 mijė veta (banorė tė qytetit tė rrethuar, luftėtarė tė
krahinave tė tjera dhe ushtarė tė njė garnizoni tė vogėl
venedikas), nėn drejtimin e Antoni Loredanit, qeveritarit
venedikas tė Shkodrės, mbronin kėshtjellėn e Rozafės, nė
tė cilėn ishin strehuar 1 mijė banorė tė paaftė pėr
luftė. Mbrojtėsit e kėshtjellės ndihmoheshin edhe nga luftėtarė
qė vepronin nė rrethinat e saj dhe nė vise tė tjera mė tė
largeta. Gjatė muajit korrik mbrojtėsit e kėshtjellės
zmbrapsėn me heroizėm sulmet e njėpasnjėshme tė trupave
osmane. Nė fillim tė gushtit, pasi lanė me mijėra tė vrarė
nė fushėn e luftės, ushtritė osmane filluan tė
largoheshin nga tokat e lira shqiptare.
-
-
- 2.
Rėnia e Krujės, e Lezhės, e Shkodrės dhe e kėshtjellave tė
tjera
-
- Mė
1476 osmanėt filluan rrethimin e katėrt tė Krujės. Nė
pranverė tė vitit 1478 erdhi i gjithė potenciali ushtarak i
Perandorisė Osmane, mbi 150 mijė ushtarė, me nė krye
sulltan Mehmetin II. Pasi pėrforcuan ushtrinė qė mbante tė
rrethuar Krujėn, trupat osmane iu drejtuan Shkodrės. Pas njė
rrethimi dyvjeēar dhe tė mbetur pa asnje lloj ushqimi,
mbrojtėsit e Krujės e dorėzuan kėshtjellėn pas premtimit
tė sulltanit se do ti linin tė lirė. Mė 16 qershor
1478, osmanėt hynė nė kėshtjellė dhe vranė tė gjithė
meshkujt, kurse gratė dhe fėmijėt i kthyhen nė robėr.
-
- Pranė
kėshtjellės Rozafa tė Shkodrės, trupat osmane derdhėn mbi
dhjetė topa, shumė mė tė fuqishėm se ata tė rrethimit tė
parė, mė tė cilėt goditėn e dėmtuan muret e saj. Mbrojtėsit
e kėshtjellės, nė rradhėt e tė cilėve luftonin edhe gratė,
i zbrapsėn sulmet e vazhdueshme tė trupave osmane qė
vazhduan deri nė fillim tė gushtit.
-
- Ndėrkohė
nė brigjet veriore tė liqenit tė Shkodrės ushtritė osmane
pushtuan kėshtjellėn e Zhablakut, nė verilindie tė Shkodrės,
kėshtjellėn e Drishtit dhe nė jug tė saj, atė tė Lezhės.
Mbrojtėsit shqiptarė tė Drishtit dhe tė Lezhės, tė zėnė
robėr nga trupat osmane, u masakruan pranė mureve tė Rozafės,
qė tė ligėshtonin mbrojtėsit e saj. Pas pushtimit tė kėtyre
kėshtjellave, sulltani mė pjesėn mė tė madhe tė ushtrisė
u larguan nga Shkodra nė fillim tė shtatorit, kurse pjesėn
tjetėr e la qė tė vazhdonte rrethimin e saj.
-
- Ndėrkaq,
mė 25 Janar tė 1479, Venediku nėnshkroi me sulltan Mehmetin
II traktatin e paqes, nė bazė tė tė cilit osmanėt morėn
Shkodrėn, dhe nė bregdetin e Shqipėrisė sė jugut, kėshtjellat
e Himarės, tė Sopotit (Borshit) dhe tė Strivilit (nė
Ēamėri).
-
- Rėnia
e Krujės, e Shkodrės, e Lezhės dhe e kėshtjellave tė
tjera gjatė viteve 78-79 u shoqerua mė njė vale tė madhe
emigrimi.
-
-
- 3.
Kthimi nė Shqipėri i
pasardhėsve tė Skėnderbeut dhe i princave tė tjerė
shqiptarė
-
- Pas
pushtimit tė Krujės, tė Shkodrės dhe tė kėshtjllave tė
tjera shqiptare, sulltan Mehmeti II filloi pėrgatitjet pėr
pushtimin e Italisė. Nė pranverė tė vitit 1480 trupat
osmane pushtuan kėshtjellėn e Otrantos nė Itali. Pas
vdekjes sė sulltan Mehmetit II, nė maj 1481, ndėrmjet djemėve
tė tij shperthu lufta pėr fronin. Kjo situatė nxiti qėndresėn
antiosmane nė viset shqiptare. Nė fillim tė verės 1481
u kthyen nė Shqipėri disa nga princat qė kishin emigruar
gjatė eksodid tė madh, si Nikollė e Lekė Dukagjini dhe mė
pas, Gjon Kastrioti dhe Kostandin Mozaka.
-
- Gjon
Kastrioti dhe fisnikėt e tjerė u pritėn nga kryengritėsit
shqiptarė si trashėgimtarė legjitimė. Me ardhjen e tyre
lufta antiosmane mori hov tė madh. Shpėrthimi i
kryengritjeve tė fuqishme nė rajone tė gjėra shqiptare e
detyroi Sulejman Pashėn tė ndėrpriste misionin e trupave
osmane qė, tė vendosura nė Vlorė, pėrgatiteshin tė
kalonin nė Itali, dhe ti pėrdorte ato pėr shtypjen e
kryengritjeve shqiptare.
-
- Nė
fillim Sulejman Pasha i drejtoi ato kundėr forcave tė Gjon
Kastriotit. Ndonėse nė betejėn e parė shqiptarėt u mundėn
ata nuk e humbėn besimin. Rreth Gjon Kastriotit u bashkuan me
mijėra shqiptarė, tė cilėt nė njė betejė tė dytė, tė
zhvilluar gjatė gjysmės sė parė tė gushtit 1481,
shpartalluan plotėsisht ushtrinė osmane.
-
- Po
nė atė kohė luftėtarėt shqiptarė tė krahinės sė Himarės
e tė Kurveleshit, mė Kostandin Muzakėn nė krye, rrethuan kėshtjellėn
e Himarės e tė Sopotit. Nė krye tė 3 mijė vetave u nis
kundėr tyre vetė Sulejman Pasha. Por forcat osmane u
shpartalluan plotėsisht, duke lėnė mbi 1 mijė tė vrarė e
robėr, ndėr tė cilėt edhe Sulejman Pashėn, tė cilin
Himarjotėt ia dorėzuan si trofe lufte Gjon Kastriotit.
-
- Pas shpartallimit tė ushtrive
osmane, nga 31 gushti deri mė 10 shtator, u ēliruan nė
Shqipėri kėshtjlla
e Himares dhe e Sopotit, kurse nė Itali ajo e Otrantos, duke
i debuar pėrfundimisht ushtritė osmane nga Gadishulli
Apenin.
-
- Ndonėse
Krujėn nuk e morėn dot, forcat e Gjon Kastriotit arritėn tė
ēlironin zotėrimet e Kastriotėve. Nė janar tė vitit 1484
trupat e Gjonit shpartalluan njė ushtri osmane, por qėndresa
e shqiptarėve filloi tė dobėsohej, sepse mbretėria e
Napolit nėnshkroi njė paqe me osmanėt nė vitin 1483 dhe
nuk e mbėshteti mė Gjon Kastriotin, i cili mė 1484 u largua
nga Shqipėria pėr nė Itali.
-
- Pėrpjekjet
pėr rimėkėmbjen e principatės sė Kastriotėve u bėn edhe
nga djali i Gjonit, Gjergj Kastrioti, i mbiquajtur Skėnderbeu
i Ri. Nė shtator tė vitit 1499 banorėt e krahinave rreth
Lezhės u hodhėn nė kryengritje dhe kėrkuan qė nė krye tė
tyre tė vihej i nipi i Skėnderbeut, Skėnderbeu i Ri. Mėse
njė vit qėndroi nė Venedik Skėnderbeu i Ri nė pritmėri.
-
- Vetėm
nė vitin 1501, pasi ushtritė osmane sulmuan Durrėsin,
Senati i Venedikut lejoi nisjen e Skėnderbeut tė Ri dhe tė
150-200 luftėtarėve tė tij pėr ti transportuar nė
ishullin e Lezhės, qė e kishin ēliruar shqiptarėt. Nė
gusht tė vitit 1501 osmanėt e pushtuan Durrėsin, dhe pas nėnshkrimit
tė traktatit tė paqes me ta, nė dhjetor tė vitit 1502,
Venediku i braktisi krejtėsisht luftėtarėt shqiptarė. Nė
kushte tė tilla kryengitja erdhi duke u shuar, dhe pas njė qėndrimi
dyvjeēar, nė shkurt tė vitit 1503, Skėnderbeu i Ri u
largua nga Shqipėria.
-
- Kėto
kryengritje mbyllėn periudhėn e luftės sė gjatė mėse njėshekullore
tė Shqipėrisė kundėr pushtuesve osmanė pėr tė mbrojtur
lirinė dhe jetėn e pavarur politike.
-
-
- Eksodi i madh shqiptar i shek. XV
-
- Gjatė
periudhės sė luftės sė shqipetarėve kundėr pushtimit
osman, pėr shkak tė dhunės, tė shkatėrrimeve dhe pėr tė
mos iu nėnshtruar sundimit tė huaj, nė jetėn shqiptare u
shfaq dukuria e braktisjes masive tė vendit. Masakrat e
pushtuesve osmanė bėnė qė emigracioni tė pėrfshinte tė
gjitha shtresat shoqėrore. Shqiptarėt emigruan kryesisht nė
Itali.
-
- Valėt
mė tė fuqishme tė emigracionit tė shqiptarėve gjatė kėsaj
periudhe ishin nė fund tė shek. XIV gjatė pushtimeve tė
para osmane, mė 1415-1417, gjatė pushtimit tė disa kėshtjellave
tė viseve bregdetare, mė 1466-1467, gjatė rrethimit tė II
dhe III tė Krujės, pas vdekjes sė Skėnderbeut (1468), pas
rėnies sė Krujės, tė Shkodrės (1478-1479) etj. Nė mėnyrė
masive emigruan edhe nga vendbanimet e tyre tė Moresė
(Peloponezit), si gjatė viteve 60 ashtu edhe mė pas.
-
- Emigrantė
tė shumtė shqiptarė u vendosėn nė tė gjitha viset
bregdetare lindore tė Gadishullit Apenin, nė rajonet e
Venedikut deri nė pjesėn mė jugore tė tij. Numri i tyre
arrinte nė rreth 200 mijė veta. Shumica e tyre u vendosėn nė
Mbretėrinė e Napolit dhe rreth 100 mijė veta nė krahinat e
Kalabrisė e tė Sicilisė, ku, duke qenė njė masė kompakte
e ruajtėn deri nė ditet tona identitetin e tyre dhe ndjenjėn
e krenarisė kombėtare pėr ngjarjet e lavdishme tė shek. XV
dhe Gjergj Kastriotin - Skenderbeun.
-
- Valėt
e kėsaj shpėrnguljeje eksodi pėrfshinė edhe njerėzit e
kulturės si Marlin Barleci, Marin Beēikemi, Dhimitėr Frėngu
e shumė tė tjerė, tė cilėt me veprimtarinė e tyre dhanė
njė ndihmesė tė shquar nė kulturėn shqiptare dhe Italiane
tė kohės.
-
-
- 1.
Nga pĖrshkrimi I Papa Pavlit II (1467) pėr eksodin e
shqiptarėve drejt ItalisĖ
-
- Shqiptarėt
pjesėrisht u vranė nga shpata, pjesėrisht u robėruan. Ato
kėshtjella qė pėr tė mirėn tonė frenuan me vendoshmėri
vėrshimin e osmanėve, u detyruan mė nė fund tė dorėzohen.
Popullsitė fqinje tė bregdetit Adriatik, tė kapura nga
tmerri dridhen gjithė ankth. Kudo frikė, kudo zi, para syve
tanė vetėm vdekje e robėri. Njė pamje vėrtet e
trishtueshme... Ėshtė e dhimbshme tė shohėsh barkat e tė
ikurve, qė hidhen nė brigjet e Italisė, pasi kanė lėnė
vatrat e tyre. I sheh tė shtrirė nė breg, me duar ngritur
nga qielli.
-
-
- 2.
Nga vendimi i senatit tė Venedikut i 13 Shkurtit 1468 pėr
situatĖn nė Shqipėri pas vdekjes sė Skenderbeut
-
- Vdiq
i madhėrishmi i ndjeri Skėnderbe. Me vdekjen e tij i gjithė
ai vend ka rėnė nė njė ngashėrim dhe tronditje tė madhe,
prandaj ėshtė e nevojshme tė merren masat e duhura pėr
sigurimin si tė vendeve tė tė ndjerit Skėnderbeut tė
lartpėrmendur, ashtu dhe tė zotėrimeve tona, pėr kėtė
arsye merret vendimi qė, sa mė shpejtė tė jetė e mundur,
tė niset prej kėtej nė atė vend i nderuari zot arkipeshkvi
i Durrėsit, (Pal Engjėlli), i cili qėndroi shumė kohė
para nesh si pėrfaqėsues nė emėr tė tė ndjerit zotit Skėnderbe
tė lartpėrmendur dhe ėshtė njė person shumė i urtė dhe
besnik i bindur, ndaj nesh e shtetit tonė.
-
-
- 3.
PĖrkujtimi i figurĖs sė Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut
nga shqiptarėt pas vdekjes
-
- Pas
vdekjes sė Skėndebeut thonė se Shqiptarėt, tė habitur nga
trimėria e kėtij burri zunė tė shihnin tek ai diēka qė
kalonte pėrtej kufijve njerėzorė dhe tė kujtonin princin e
dashur me kėngė madhėshtore. Disa bura tė besueshėm mė
kanė treguar se nė valėn e luftės dhe pikėrisht kur ēdo
gjė shungellonte e oshėtinte nga armėt barbare, grupe
vajzash kishin zakon tė mblidheshin ēdo tetė ditė ndėr
sheshet ku kryqėzoheshin tri rrugė nė qytetet ku kish
sunduar dhe tė kėndonin lavdinė e tė ndjerit princ, siē bėnin
burrat e lashtė nė ahengjet e tyre.
- Nga
Historia e Venedikut e humanistit venedikas Anton Sabeliko
(1436-1506), bashkėkohės i Heroit tonė
Kombėtar
-
-
- 4.
RRethimi i ShkodrĖs
-
- Me
15 maj tė vitit 1474 arritėn ndėr kėto fusha
7 sanxhakbejlerė me 60 mijė kalorės, mė 4 qershor arriti
Pasha i Rumelisė, me njė ushtri tė fortė dhe vendosi ēadrat
rrėzė malit pėrballė qytetit. Mė 17 qershor vendosėn 2
topa. Mė 28 qershor edhe 2 topa tė tjerė. Nuk kalonte ditė
qė tė mos shtinin 22, 23 dhe 25 herė. Mė 18 korrik, nė orėn
24 osmanėt erdhėn rrėzė mureve tė kėtij qyteti me njė tėrbim
tė jashtėzakonshėm dhe luftuan gjithė natėn. Rreth orės
15 pėsuan humbje. Atė ditė ishin vrarė 7020 osmanė. Ata u
larguan mė 9 gusht .
- Nga
letra e 13 Gushtit 1474 e qeveritarit venedikas tė Shkodrės,
Anton Loredani
|
|