|
|
25 shtator 2001 - Trepēa.net
1.
Rrjedhoja e luftės dhe tė pushtimit osman
Lufta
njėshekullore e ushtrive osmane pėr pushtimin e tokave
shqiptarė (fundi i shek. XV) dhe vendosja nė to e
sundimit osman sollėn rrjedhoja tė rėnda si nė jetėn
ekonomike, shoqėrore e politike, ashtu edhe nė atė
fetare e kulture tė shqiptarėve.
|
-
- Vershimet
e njėpasnjėshme tė ushtrive osmane dhe veprimet luftarake,
u shoqėruan mė vrasjen e shumė njerėzve, dhe me rrėnime e
grabitje masive tė pasurisė. Shqipėria pėsoi kėshtu dėme
tė pallogarritshme njerėzore dhe materiale, pasojat e tė
cilave do tė ndiheshin pėr njė kohė tė gjatė. U godit rėndė
veēanėrisht jeta qytetare, zejtaria dhe tregtia e brendshme
dhe e jashtme thuajse u paralizuan.
-
- Qytetet
shqiptarė dikur tė pėrparuara pėr kohėn morėn tiparet e
fshatit. U shkatrruan nė themel strukturat organizative tė
qyteteve dhe, nga emigrimi masiv i banorėve tė tyre u shua
jeta kulturore qė kishte qenė aq e zhvilluar nė to. Edhe
fshati u dėmtua rėndė. Perveē dėmeve tė bujqėsisė e tė
blektorisė shqiptare, emigrimi masiv perfshiu pjesėn mė
aktive tė banorėve tė fshatit. U dobėsuan shumė lidhje
ekonomike fshatare me qytetin, aq tė domosdoshėm pėr
zhvillimin ekonomik.
-
- Pushtimi
osman i dha fund jetės sė pavarur politike e shtetėrore tė
shqiptarėve qė ishte arritja mė e rėndėsishme nė gjithė
historinė e deriatėhershme tė tyre dhe qė kishte ndikuar
fuqishėm nė zhvillimin e gjithanshėm tė vendit. Ndryshimet
qė ndodhėn nė fushėn e pronėsisė pėrcaktuan
prapambetjen e thellė ekonomike tė Shqipėrisė gjatė
shekujve tė sundimit osman.
-
- Sundimi
osman shkatėrroi formėn e pėrparuar tė pronės feudale mbi
tokėn, tė bazuar mbi tė drejtėn e pakufizuar tė
shitblerjes sė saj. Ai shkatėrroi pronėn e madhe feudale e
vendosi dhe e mbajti mė dhunė pėr shekuj tė tėrė
sistemin e timarit, njė formė e kapėrcyer e pronės feudale
ushtarake qė pėrcaktoi prapambetjen e gjithanshme tė
vendit. Duhej tė kalonin shekuj nė Shqipėri qė tė
rishfaqej prona e madhe feudale (ēifligu), ndėrkohė qė nė
Evropėn Perėndimore do tė zhvillohej prona kapitaliste.
-
-
- 2.
Rėndėsia luftės antiosmane
-
- Lufta
njėshekullore e shqiptarėve kundėr pushtuesve osmanė, veēanerisht
epopeja e tyre legjendare, nėn udhėheqjen e Gjergj Kastriot
- Skėnderbeut pėrbėn njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme
tė historisė sonė kombėare. Ajo mbrojti lirinė njė pjesė
tė madhe tė viseve shqiptarė pėr dekada tė tėra dhe frymėzoi
banorėt e viseve tė paēliruara tė vazhdonin me kurajo luftėn
pėr dėbimin e pushtuesve tė huaj. Ajo pati gjithashtu njė
varg rrjedhojash shumė tė rėndėsishme pėr historine tonė
kombėtare.
-
- Lufta
kundėr pushtuesve osman u zhvillua nėn njė udhėheqje tė
vetme, tė Skėnderbeut, dhe nė tė morėn pjesė aktive tė
gjitha shtresat e shoqėrisė shqiptare, pa dallime krahinore
e fetare. Prandaj ajo ndikoi fuqishėm nė kompaktėsimin e
shqiptarėve dhe nė forcimin e unitetit kombėtar tė tyre,
kudo qė ata banonin, duke pėrfshirė edhe banorėt e viseve
tė largėta qė kishin mbetur jashtė shtetit tė Skėnderbeut.
Dėshmi e gjallė pėr kėtė jane legjendat, tregimet, e kėngėt
popullore pėr figurėn e heroit, tė cilat ruhen ende te
shqiptarėt katolikė, ortodoksė e myslimanė tė tė gjitha
viseve Shqiptare, madje edhe jashtė atdheut si tek Arbėreshėt
e Italisė.
-
- Forcimi
i unitetit kombėtar nė luftėn kundėr pushtuesve tė huaj,
bėri tė mundur qė pėr herė tė parė tė pėrfshiheshin nė
njė shtet tė vetėm, nė atė tė Skėnderbeut, tė gjitha
principatat e viseve tė lira Shqiptare, jo nėpėrmjet luftės
sė konflikteve tė armatosura, por nėpėrmjet marrveshjeve.
Ky shtet krijoi njė traditė tė rėndėsishme tė jetės
shtetėrore shqiptare, e cila u mbajt gjallė nėn kujdesin e
shqiptarėve dhe u propagandua gjatė shekujve pasardhės.
-
- Lufta
kundėr pushtimit osman kaliti guximin, trimėrinė dhe
heroizmin masiv tė shqiptarėve tė cilėt bėnė tipare
dalluese tė tyre. Epopeja e shekullit XV la gjurmė tė
pashlyeshme nė ndėrgjegjėn kombėtare tė shqiptarėve. Ajo
u shndėrrua nė simbol krenarie pėr tė kaluarėn e
lavdishme historike, dhe sherbeu si burim i pashtershėm frymėzimi
pėr bashkimin e shqiptarėve nė luftėn pėr rifitimin e
lirisė dhe nė pėrpjekjet e tyre pėr formimin e shtetit
kombėtar.
-
- Lufta
shqiptarė kundėr pushtuesve osmanė pati rėndėsi tė veēantė
edhe nė rafshin ndėrkombėtar. Duke gozhduar pėr dhjetra
vjet me rradhė nė tokat e shqiptarėve ushtrintė e
Perandorisė Osmane, kur ajo ishte nė kulmin e fuqisė sė
saj, shqiptarėt mė luftėn e tyre u bėnė njė barrierė e
fuqishme qė penguan vėrshimin osman nė drejtim tė Italisė,
duke mbrojtur kėshtu lirinė e vendeve tė Evropės Perėndimore
dhe zhvillimin, pėrparimin e gjithanshėm tė tyre.
-
- Kjo
luftė e bėri tė njohur Shqipėrinė nė arenėn ndėrkombėtare,
i zgjeroi dhe i forcoi lidhjet e saj mė vendet Evropiane. Qėndresa
antiosmane e shqiptarėve u vlerėsua lart nė opinionin bashkėkohor
tė Evropės, dhe u cilėsua gjatė shekujve si shembull i
luftės pėr liri, siē dėshmojnė dhjetra vepra shkencore
dhe artistike, tė botuara nė gjuhė edhe nė vende tė
ndryshme tė botės, kushtuar figurės sė Skėnderbeut dhe
luftės sė udhėhequr prej tij, si dhe monumentet e heroit
shqiptar tė ngritura nė sheshet e qyteteve evropiane.
-
-
- 3.
Epoka e Skėnderbeut nė veprat e Marin Barlecit dhe tė autorėve
tė tjerė shqiptarė bashkėkohės
-
- Epopeja
e Skėnderbeut e shk. XV dhe vetė figura e Gjergj Kastriotit
- Skėnderbeut ndikoi fuqishėm nė jetė shpirtėrore tė
shqiptarėve dhe pėr rritjen e vetėdijes kombėtare tė
tyre. Tė frymėzuar prej tyre, intelektualė tė shquar
shqiptarė, i pasqyruan e i pėrjetuan ato nė vepra historike
monumentale, nė tė cilat nisi jetėn e vet historiografia
shqiptare.
-
- Ne
fillim tė shek tė XVI (1504) Marin Barleci botoi latinisht
veprėn kushtuar luftės heroike tė shqiptarėve pėr
mbrojtjen e Shkodrės, (rrethimi i Shkodrės). Por vepra qė e
lartėsoi figuren e tij si historian humanist ėshtė
Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut, tė
cilėn e botoi latinisht nė Romė rreth viteve 1508-1510. Kjo
vepėr voluminoze njohu shumė ribotime nė gjuhė e nė vende
tė ndryshme tė Evropės. Veprat e M. Barlecit u bėnė
burimi mė i rėndėsishėm ku patriotėt shqiptarė mėsonin
historinė e epopesė legjendare tė shk. XV.
-
- Periudha
e Skėnderbeut u pėrjetesua edhe nė vepra tė tjera
historike nga bashkėkohėsit e heroit. Njė nga bashkėpunėtorėt
e ngushtė tė Skėnderbeut, Dhimitėr Frengu, shkroi
latinisht, nė frymėn e ideve humaniste tė kohės njė vepėr
pėr jetėn e Skėnderbeut. mė disa ndryshime tė vogla ajo
ndjek rrethimin e historisė sė Skėnderbeut tė M. Barlecit,
qė dėshmon sė kjo vepėr kishte pasqyruar drejt realitetin
historik, tė njohur e tė panjohur edhe nga bashkėluftėtarėt
e afėrt tė Skenderbeut. Vepra e Dh. Frengut u botua pas
vdekjes sė tij e pėrkthyer italisht, dhe njohu shumė
ribotime nė kėtė gjuhe.
-
- Nje
vepėr tjetėr e rėndėsishme pėr tė njohur shoqerinė
shqiptarė tė shek. XV ėshtė Historia dhe gjenealogjia e
shtepisė sė Muzakajve, shkruar nė italisht mė 1510 nga
bashkėluftėtari i Skėnderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti nė
dorėshkrim dhe, pėr vlerėn qė ka pėr historinė mesjetare
shqiptare, botuesi i saj i shek. tė XIX mė tė drejtė e ka
cilėsuar atė si njė margaritar.
-
-
- 4.
Gjergj Kastriot - Skėnderbeu - Hero Kombėtar
-
- Gjergj
Kastrioti - Skėnderbeu (1405 - 17 janar 1468) sintetizon njė
epokė tė tėrė historike qė mori emrin e tij: luftėn njėshekullore
kundėr pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek.
XV). Nėn udhėheqjen e tij, lufta e shqiptarėve u ngrit nė
njė shkallė mė tė lartė e mė tė organizuar dhe shėnoi
njė kthesė vendimtare nė zhvillimin politik tė Shqipėrise.
-
- Gjergj
Kastrioti - Skėnderbeu ishte pėrfaqėsuesi mė konsekuent
dhe mė i shquar i elitės drejtuese shqiptarė qė udhėhoqi
mė vendosmėri frontin e luftės sė shqiptarėve kundėr
pushtuesve osmanė. Ai realizoi tė parin bashkim tė shqiptarėve,
Lidhjen shqiptarė tė Lezhės, e cila hapi rrugėn e krijimit
tė shtetit tė pavarur shqiptar, themeluesi i tė cilit u bė
ai vetė.
-
- Kujdes
tė veēantė Skėnderbeu i kushtoi ruajtjes sė burimeve tė
brendshme ekonomike, tek tė cilat u mbėshtet lufta. Duke
fuqizuar mbrojtjen nė brezin kufitar, nė lindje e nė jug,
ai i dha mundėsi banorėve tė viseve tė lira tė zhvillonin
njė veprimtari ekonomike deri diku normale.
-
- Krahas
mbrojtjes sė vendit, Skėnderbeu i kushtoi vėmendje ēlirimit
tė viseve tė pushtuara qė ndikoi nė formimin e mėtejshėm
tė lidhjeve mė banorėt e kėtyre viseve dhe nė forcimin e
bashkimin e tė gjithė popullit shqiptar.
-
- Aftėsitė
e Skėnderbeut si burrė shteti spikatėn edhe nė marrėdhėniet
me vendet e tjera. Duke patur tė qartė sė rrezikut osman
mund ti bėhej ballė vetėm mė sukses vetėm me forca tė
bashkuara, Skėnderbeu kėrkoi parreshtur pjesėmarrjen e
vendeve evropiane nė luftė kundėr armikut tė pėrbashkėt.
-
- Nė
kushtet e pabarazisė sė theksuar ndėrmjet forcave osmane
dhe atyre shqiptare, Skėnderbeu pėrpunoi shtrategjinė dhe
taktikėn e tij luftarake, nė bazė tė sė cilės qėndronte
mendimi se fitorja nuk mund tė varej nga numri i ushtarėve.
Ai
mbante armikun nė alarm tė pėrhershėm,
i priste rrugėn e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur nė
kurth, e godiste me sulme tė fuqishme e tė befasishme.
-
- Skėnderbeu
u shndėrrua nė simol tė luftės pėr liri e pavarėsi. Ai
mbeti njė figurė e dashur pėr shqiptarėt edhe pas vdekjes
sė tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjė i gjallė nėpėr kėngėt,
gojėdhėnat e tregimet e shumta popullore qė i dhanė atij
tiparet e njė figure legjendare.
-
- Vepra
dhe figura e Skėnderbeut kishte pėrmasa dhe rėndėsi
evropiane. Ai u vlerėsua lart nga personalitetet e shquara
evropiane tė kohės. Kėtė e dėshmon edhe fakti sė pėr Skėnderbeun
ėshtė shkruar njė literaturė e shumėllojtė, prej qindra
vėllimesh, tė botuara nė shumė gjuhė, dhe nė tė katėr
anėt e botės.
-
-
- Marin
Barleci dhe vepra e tij
-
- Pėr
jetėn e M. Barlecit dihet pak. Ai lindi rreth fundit tė
viteve 50 tė shekullit tė XV nė Shkodėr, qytet me
tradita arsimore pėr formimin e shkollimit tė klerikėve
katolik. Ai i pėrjetoi ngjarjet dramatike tė vendlindjes sė
tij, Shkodrės, gjatė viteve 70 tė shek. XV. Gjatė
Rrethimit I-rė tė tė saj prej osmanėve, mė 1474, ai ishte
i ri dhe ende nuk kishte moshėn pėr tė rrėmbyer armėt,
kurse mė 1478, gjatė Rrethimi tė II-tė tė Shkodrės, ai u
rreshtua pėrkrah luftėtarėve qė mė heroizėm mbronin
qytetin e tyre.
-
- Me
rėnien e Shkodrės nė duart e ushtrisė osmane, si shumė
bashkėqytetarė, M. Barleci mori rrugėn e mėrgimit dhe u
vendos nė Itali. Kėtu ai plotėsoi shkollimin e vet, u bė
njohės i thellė i letėrsisė antike dhe i gjuhės latine
dhe u shfaq si njė intelektual humanist nga mė tė shquarit
e kohės. Ai fiton titullin e lartė Doktor shkencor i
diturive teologjike dhe is sė drejtės kanonike. Qė nė
fund tė shekullit tė XV Marin Barleci ishte njė figurė e
njohur nė jetėn e kishtare tė Padovės dhe nė atė mėsimore
shkencore tė Universitetit tė kėtij qyteti.
-
- Nuk
dihet mė saktėsi viti i vdekjes sė M. Barlecit. Nėpėrmjet
tė dhėnave tė tėrthorta ėshtė aritur nė perfundim sė
ai ka vdekur mė 1512 ose mė 1513.
-
- Vepra
e parė e Marin Barlecit ėshtė Rethimi i Shkodrės e
botuar nė latinisht mė 1504 nė Venedik. I mbėshtetur nė
shėnimet e kujtimet e veta, si dhe i pjesėmarrėsve tė tjerė
nė ngjarjet qė rrėfen, libri i kushtohet jetės politike e
ushtarake gjatė rrethimit tė II-tė tė Shkodrės mė 1478.
Deri nė mesin e shek. XVII kjo vepėr njohu 17 ribotime nė
gjuhė tė ndryshme, si latinisht (5) dhe polonisht (1).
-
- Vepra
qė e ngriti figurėn e M. Barlecit nė piedestalin e Padovės
ėshtė Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut,
e shkruar latinisht dhe e botuar nė Romė rreth viteve
1508-1510. Deri nė mesin e shek. XVIII kjo vepėr voluminoze
njohu jo mė pak se 21 ribotime nė disa gjuhė tė Evropės,
si latinisht (4), gjermanisht (4), italisht (4), portugalisht
(2), polonisht (1), spanjisht (1), si dhe nėpėrmjet njė
perkthimi tė lirė dhe pėrshtatjeje edhe nė frėngjisht
(4), e anglisht (1).
-
- Vepra
e fundit e M. Barlecit Shkurtore e jetės sė papėve dhe tė
perandorėve u botua nė Venedik, pas vdekjes sė tij, mė
1555.
-
- Veprat
e M. Barlecit, jane frut i njė pune tė gjatė shumėvjeēare.
pėr hartimin e tyre ai u mbėshtet nė shėnimet e kujtimet e
veta, si dhe tė pjesmarrėsve dhe dėshmitarėve tė tjerė nė
ngjarjet qė rrėfen.
-
- Ky
material autentik shumė i pasur u ka dhėnė veprave tė
M.Barletit vlerėn e burimeve historike tė dorės sė parė e
tė pazėvendesueshme. Dėshmitė qė mblodhi nga burimet e
shumta, si historian i mirėfilltė, M. Barleci i shoshiti, i
plotesoi, dhe i zgjeroi mė literaturėn e kohės. Fryma
Panegjerike, fjalimet qė u vihen nė gojė heronjve nė
veprat e Marin Barlecit janė
karakteristike pėr historiografinė humaniste evropiane nė pėrgjithėsi
dhe pėrbėjnė anėn e dobėt tė saj.
-
- Por
vlerat pozitive tė veprave tė M. Barlecit si burime
historike janė shumė mė tė mėdha sė dobėsite e tyre.
Ngjarjet politiko ushtarake tė Shqipėrisė nė shek. XV, jetėn
e veprimtarinė e Skėnderbeut, rrethimet e Shkodrės etj., M.
Barleci i pasqyroi duke ndjekur parimin kronologjik.
-
- Megjitheate,
nė veprat e tij nuk mungojnė edhe shmangiet pėr tė
pasqyruar e pėr tė treguar psikologjinė e botės shpirtėrore
shqiptare, legjendat e folklorin e tyre, rajonet kryesore tė
banuar prej shqiptarėve nė Ballkan, veprimtarinė e tyre
ekonomike etj. Krahas pėrshkrimit tė potretit fizik e moral
tė Heroit tonė Kombėtar te Historia e Skėnderbeut M.
Barleci ka dhėnė edhe njė gravurė me potretin e tij.
Padyshim ky potret paraqet karakteristikat e fytyrės sė Skėnderbeut,
sepse vepra u hartua nė bazė tė kujtimeve tė bashkėluftėtarėve
tė heroit dhe tė pasardhėsve tė familjes sė Kastriotėve.
-
-
- Dhimiter Frėngu (1443-1525)
-
- Lindi
nė qytetin e Drishtit mė 1443 dhe u brumos gjatė heroizmit
legjendar tė Skėnderbeut. U shkollua si klerik katolik,
profesion qė e ushtronte gjatė gjithė jetės sė tij. Dh.
Frengu u lidh ngushtė me heroin shqiptar dhe e shoqėroi atė
nė udhėtimin qė bėri gjatė vitit 1466-1467 nė Romė e nė
Napoli.
-
-
- Me
pushtimin e Drishtit prej osmanėve mė 1487, Dh. Frėngu
emigroi nė Itali. Ai u vendos nė rajonin e Venedikut dhe pėr
njė periudhė tė gjatė shėrbeu si famullitar i nderuar nė
fshatin Braina, pranė qytetit Trevizo, deri mė 1513, kur pėr
arsye tė moshės sė shtyrė, ia la detyrėn nipit tė tij,
Pal Engjėllit. Dhe Frėngu vdiq mė 1525, nė moshėn 82 vjeēare.
-
- Tė
vetmen vepėr qė shkroi, ai ia kushtoi figurės sė Skėnderbeut
Komentar pėr punėt e osmanėve dhe tė zotit Gjergj Skėnderbeut,
princi i Epirit.
-
- Kjo
vepėr e shkruar latinisht mbeti e pabotuar. Pas vdekjes sė
tij, i nipi Pal Engjelli, e perkthehu italisht dhe e botoi atė
mė 1539. Deri mė 1679 vepra e Dh. Frėngut njohu 18 botime
italisht. Nė mesin e shekullit XVI ajo u pėrkthye e u botua
edhe nė frėngjisht dhe nė anglisht.
-
- Nė
krahasim me historine e Skėnderbeut tė M. Barlecit, vepra e
Dh. Frengut u pėrhap shumė nė itali (sidomos nė Venedik ku
u shtypėn tė gjitha ribotimet e saj) , sepse ato ishin mė tė
shkurtėra se vepra e parė.
-
- Te
pasardhėsit e familjes Engjėlli qė ishin vendosur nė
Itali, ashtu si te shumė shqiptarė tė emigruar, u ruajt ndėr
breza vetėdija kombėtare, ndjenja e atdhedashurisė dhe
deshira pėr tu kthyher nė Shqipėri. Ishin kėto motive qė
nxitėn pjestarėt e kėsaj familjeje qė kishte njė pozitė
tė rėndėsishme nė rrethet intelektuale kishtare tė
Venedikut, tė interesoheshin gjatė shek. XVI e XVII pėr
botimin e ribotimin e veprave kushtuar epopesė shqiptarė tė
shek.XV, si dhe vepra tė hartuara prej tyre nė formėn e
gjenealogjive familjare mbi tė drejtėn e trashėgimisė.
|
|