|
-
23 shtator 2001 - Trepēa.net
-
1.
Marrėdhėniet me vendet e Evropės Juglindore
-
- Lufta
heroike dhe e sukseshme e shqiptarėve kundėr forcave osmane
bėri qė ata tė
vlerėsoheshin nga shtetet e huaja si njė fuqi e rėndėsishme
e dorės sė parė dhe i vuri shqiptarėt nė ballė tė pėrpjekjeve
pėr dėbimin e osmanėve nga viset e pushtuara tė Evropės.
Lufta kundėr tė njėjtit agresor, Perandorisė Osmane, i
afroi dhe i bėri aleatė tė natyrshėm vendet e Evropės
Juglindore.
-
-
Si rrjedhim, me kohė u vendosėn lidhje ndėrmjet
shteteve, principatave e zotėrimeve tė kėsaj pjese tė
Evropės. Nė kėtė kuadėr dalloheshin marrėdhėniet e
shqipėtarėve me Hungarinė.
-
- Deri
nė vitin 1456, kur vdiq Janosh Huniadi, Hungaria luftonte
kundėr pushtuesve osmanė dhe ishte kėshtu aleati mė i rėndėsishėm
i shqiptarėve.
-
-
Duke goditur secila palė nė sektorin e vet tė
njėjtin armik, lehtėsonin barrėn e njėra-tjetrės. Bashkėpunimin
ushtarak ndėrmjet tyre Skėnderbeu dhe Huniadi u pėrpoqėn
ta shtrinin deri nė organizimin e fushatave luftarake tė pėrbashkėta.
-
- Mė
1448 dhe 1456, Skėnderbeu u pėrgatit tė merrte pjesė pėrkrah
Janosh Humiadid nė betejat qė ai zhvilloi nė Kosovė dhe nė
Beograd. Por ushtria shqiptare nuk arriti tė merrte pjesė nė
kėto beteja pėr shkak tė pengesave qė vinin nga largėsitė
e mėdha midis vendeve tė tyre dhe tė qėndrimeve armiqėsore
tė sundimtarėve serbė tė atyre anėve.
-
- Marrėdhėniet
e Skėnderbeut me sundimtarėt sllavė, si me Gjergj Brankoviēin,
nė zotėrimet e tė cilit pėrfshihej nė atė kohė pjesa mė
e madhe e Kosovės dhe me princin Stefan tė Bosnjės, nuk
arritėn shkallėn e bashkėpunimit, sepse ata ishin tė
pavendosur edhe iu nėnshtuan osmanėve si vasalė.
-
- Lidhjet
tradicionale dhe tė vashdueshme, kryesisht ekonomike-tregtare
shqiptarėt i kishin mė qytetin e Raguzės (Dubrovnikut), qė
ishte nėn sovranitetin e Hungarisė. Raguza i dha dhe njė mbėshtetje
tė gjerė morale luftės heroike tė shqiptarėve si dhe njė
ndihmė modeste ekonomiko-financiare. Kur nė aspektin
ushtarak, ajo i ruhej konfrontimit me osmanėt, ndaj tė cilėve
paguante njė tribut vjetor.
-
- Lufta
fitimtare e shqiptarėve nėn udhėheqjen e Skėnderbeut
ushtroi ndikim tė fuqishėm nė tė gjitha rajonet e
Ballkanit dhe nxiti ato tė lidheshin mė Shqipėrinė.
-
-
- 2.
Lidhja e Skėnderbeut mė shtetet Italiane.
-
- Lufta
e shqiptarėve nėn udheheqjen e Skėnderbeut vlerėsohej nė
Evropė si njė barrierė e fuqishme qė pengonte kalimin e
ushtrive osmane nė drejtim tė Italisė. I vetėdijshėm pėr
kėtė ishte edhe vetė heroi shqiptar, i cili nė tetor tė
vitit 1460 i shkruante njė princi Italian:
Nė qoftė sė unė do tė mbytesha, Italia do ta
ndiente, dhe si rrjedhim, ai zotėrim qė ju thoni se ėshtė
i juaji, do ishte i osmanėve.
-
- Gjatė
shek. XV Italia ishte e copėtuar politikisht nė shumė
shtete, me tė cilat Skėnderbeu krijoi marrėdhėnie
tė ngushta. Lidhje tė shumanshme kishin shqiptarėt
sidomos mė Venedikun, ngaqė ky zotėronte nė viset
bregdetare tė Shqipėrisė qytete e qendra tė rėndėsishme
ekonomike e tregtare. Marrėdhėniet e shqiptarėve mė
Venedikun kanė qenė komplekse dhe ndėrmjet tyre ka pasur jo
vetėm mirėkuptime, por edhe mosmarrėveshje dhe konfrontime,
sic ndodhi nė 1447-1448 . Pėr ti ruajtur zotėrimet e shumta
qė kishte nė tė gjithė bregdetin e Ballkanit. Venedikut i
duhej tė mbante marrėdhėnie sa mė tė mira me tė sulltanėt
osmanė.
-
- Pastaj
nga viti 1419 deri nė mesi e viteve 50 ai kishte nėnshkruar
me ta njė numėr traktatesh paqeje, nėpėrmjet tė cilave
siguronte paprekshmėrinė e zotėrimeve tė veta nė Ballkan.
Nė kėto rrethana Venediku nuk mund tė ishte
aleat nė luftėn antiosmane, ashtu siē e kėrkonin
shqiptarėt. Mė vonė sidomos gjatė viteve 60, kur
ushtritė osmane filluan tė pushtonin zotėrimet venedikase nė
More (Peleponez), pati njė afrim dhe bashkėpunim mė tė
madh ndėrmjet Skėnderbeut dhe Venedikut, pėr fuqizimin e
luftės antiosmane.
-
- Pushtimet
osmane dėmtuan rėndė interesat e kishės katolike nė
Ballkan. Papėt e Romės e shihnin me simpati dhe e
inkurajonin luftėn e shqiptareve nėn udhėheqjen
e Skėnderbeut. Ata e propagandonin gjerėsisht kėtė luftė,
dhe Skėnderbeun e cilesuan si Mbrojtes tė krishterimit
dhe i dhanė titullin Kapiten i pėrgjithshėm i Selisė sė
Shenjtė. Papati i mbėshteti pėrpjekjet e Skėnderbeut pėr
bashkimin politik tė shqipetarėve, dhe kėrcenoi mė ēkishėrim
ata fisnikė shqiptarė qė afroheshin me osmanėt. Nuk mungoi
edhe ndihma financiare e tij pėr Skėnderbeun, sidomos nė
vitet 60.
-
- Nė
kuadrin e lidhjeve tė Skėnderbeut me shtetet Italiane, njė
vend tė veēantė kishin ato me Mbretėrinė e Napolit. Skėnderbeu
dhe fisnikė tė tjerė shqiptarė, nė vitin 1451, lidhėn
traktate me mbretin Alfonsi V tė Napolit pėr tė bashkėpunuar
nė luftėn antiosmane, dhe projektuan edhe ēlirimin
e viseve tė pushtuara. Nė kėtė kuadėr, nė 1455 erdhėn
disa qindra ushtarė napolitanė qė morėn pjesė nė betejėn
e Beratit. Pas vdekjes sė Alfonsit tė V (1458), i biri,
Ferdinanti I, hoqi dorė plotėsisht nga ideja pėr tu
shtrirė nė drejtim tė Ballkanit dhe pėrkohesisht lidhjet e
tij me shqiptarėt u dobėsuan.
-
- Pėr
tė gjallėruar marrėdhėniet me Mbretėrine e Napolit, Skėnderbeu
ndėrhyri nė luftėn civile qė kishte shpėrthyer
atje dhe i dha ndihmė ushtarake mbretit Ferdinand. Nė
shtator tė vitit 1460 Skėnderbeu dėrgoi grupin e parė tė
luftėtarėve, tė drejtuar nga i nipi, Gojko Stres-Balsha. Nė
fund tė Gushtit 1461, nė krye tė 2 - 3 mijė ushtarėve, Skėnderbeu
u nis pėr nė Itali dhe zbarkoi nė Barleta, ku gjendej i
rrethuar mbreti Ferdinand.
-
- Forcat
kundėrshtare i zuri paniku pėrballė luftėtarėve shqiptarė,
dhe u detyruan tė hiqnin dorė nga rrethimi i Barletės. Skėnderbeu
organizoi sulme tė njėpasnjėshme dhe ēliroi njė varg
qytetesh e qendrash tė fortifikuara, si Tranin, Sant
Anzhelon, San Xhovani Rotondon etj. Nė shenjė mirėnjohjeje
pėr ndihmėn e vyer, mbreti Ferdinand i dhuroi si prona
heroit shqiptar, San Azxhelon e San Xhovani Rotondon dhe i
caktoi atij njė pension vjetor prej 1200 dukatėsh.
-
-
- 3. Vendi i shqiptarėve nė
projektet evropiane pėr luftėn e pėrbashkėt
-
- Pasi
Sulltan Mehmeti II pushtoi nė 1453 kryeqytetin e Perandorisė
Bizantine, Kostandinopojen, tė ciles iu dha emri Stamboll, u
rrit frika ndaj rrezikut tė pushtimeve osmane. Ajo pėrfshiu
edhe sundimtarėt e disa vendeve tė tjera evropiane. Nė kėto
rrethana filluan tė hartoheshin projekte pėr njė luftė
tė pėrbashkėt
tė vendeve evropiane kundėr Perandorisė Osmane. Njė gjė
tė tillė, papeė, e propaganduan gjerėsisht, duke i dhėnė
edhe veshje fetare, si njė Kryqėzatė kundėr tė
pafeve.
-
- Projekte
antiosmane hartuan mbreti Alfonsi V i Napolit, papa Nikolla V,
papa Kaliksi III, papa Piu II, princa e mbretėr Gjermanė e
Hungarezė, emiri Ibrahim nė Azine e vogel etj.
-
- Nė
tė gjitha kėto projekte pėr luftė tė pėrbashkėt,
njė vend qendror i jepet ushtrisė shqiptare tė Skėnderbeut.
Kėshtu p.sh. nė projektin e papa Piut II, parashikohej qė
ushtria e pėrbashkėt evropiane tė ishte 40
mijė veta, gjysmėn e tyre do ta dėrgonin vendet evropiane
dhe do tė zbarkonte bashkė me papėn nė Raguzė, pėr tu
bashkuar me 20 mijė luftėtarė shqiptarė. Kjo ushtri e
fuqishme do tė formonte frontin qendror (nė frontin e
Danubit do tė vepronin hungarezėt, kurse nė bregdetin e
Greqisė flota luftarake e shteteve Italiane), dhe do tė
kishte si komandant tė pėrgjithshėm Skėnderbeun, tė cilin
papa Piu II do ta kurorėzonte mbret. Papa dhe Skėnderbeu
vepruan energjitikisht pėr realizimin e kėtij projekti.
-
- Nė
verė tė vitit 1464 Papa Piu II shkoi nė Ankonė pėr tė
pritur ushtritė evropiane qė do tė grumbulloheshin aty pėr
tė kaluar nė Raguzė. Por, mė 14 gusht 1464, ai vdiq nė
Ankonė dhe bashkė me tė u varrosėn pėrfundimisht edhe pėrpjekjet
pėr organizimin e njė fushate antiosmane nė shkallė
evropiane.
-
-
- 1. nga letra e Skėnderbeut e 31
Tetorit 1460, dĖrguar princit tė Trentit, JohanĖs Antonius
De ursinis
-
- Fort i kthiellti princ e zot i nderuar,
-
- Mora
letrėn e zotit tuaj e cila mė ēuditi mė fort sė sa do mė
hidhėronte, duke parė mėnyrėn me tė cilėn ju shkruani.
Dhe, mė sė pari thoni, qė, kur keni marrė lajmin sė nė i
paskemi dėrguar fjalė fort tė kthielltit Madhėri, mbretit
Ferrant (Ferdinand) sė po tė na dėrgonte golera, nė do tė
kishim ngarkuar nė tė njerėz qė tė shkonin pėr ti
dhėnė zjarr Brindizit edhe pėr tė plaēkitur vendin tuaj,
nuk paskeni mundur ta besoni, mbasi mė njihni mirė pėr tė
urtė e tė matur.
-
- Kur
morėm vesh sė ju kishit ngritur krye kundėr Madhėrisė sė
tij, i ēuam fjalė qė tė na dėrgonte nė kėto anė
galera dhe anije tė tjera pėr tė marrė njerėz,
kėmbėsorė e kalorės, sepse aq sa tė donte do ti kishim
dėrguar pėr shėrbim tė Madhėrisė sė tij. Po ta kishte
bėrė kėtė dhe tė na kishte besuar, ne mbase Brindizin nuk
do ta kishim djegur, por vendet qė u rebeluan nė Pulje, nuk
do tė kishin ngritur krye. Ju, nė atė rast do ta kishit
patur tė vėshtirė tė mbronit gjėnė tuaj dhe jo mė tė
mendonit qė tė shtinit nė dorė shtetin e Madhėrisė sė
Tij, i cili ėshtė zot i juaj e si zot duhet ta njihni sepse
jeni betuar.
-
- Nė
qoftė sė unė do tė thyhesha, Italia do ta
ndiente dhe, si rrjedhim, ai zoterim qė ju thoni qė ėshtė
i juaji, do tė ishte i osmanėve.
Por a e mbani mend sa e madhe
ishte fuqia e sulltanit, sa nuk ėshtė as e juaja as e zotėrisė
qė pėrkrahni dhe, kur mė pas mbetur vetėm qyteti i
Krujės, dhe kur u gjeta aty i rrethuar, unė e
mbrojta kundėr gjithė asaj fuqie, dhe e mbajta gjersa
osmanėt, me dėm e me turp u hoqėn, dhe unė nė
njė kohė tė shkurtėr, e me pak veta shtiva prapė nė
dorė atė qė shumė armiq e nė shumė kohė kishin fituar.
-
- Kėshtu
qė aq mė tepėr duhet shpresuar pėr pėrteritjen e shtetit
tė mbretit Ferrant, i cili, edhe vetėm Napolin tė kėtė,
tė jeni i sigurtė se do tė dalė ngadhnjimtar. Dhe mbase
thoni sė me shqiptarėt unė nuk do tė mundem
ta ndihmoj, as ta mbroj, as ti dėmtoj armiqtė e tij tė
fuqishėm, por ju pėrgjigjem: ka ndryshuar puna, e nėse
kronikat tona nuk gėnjejnė, ne quhemi epiriotė dhe duhet
tė kini dijeni sė nė kohė tė tjera paraardhėsit tanė
kaluan nė vendin qė ju mbani, sot dhe patėn luftime tė
mėdha me romakėt, dhe ne e dimė se mė tė shumtėn e
herėve u ndanė me nder sesa mė turp.
-
- Unė
do tė pėrdor tė gjitha fuqitė mė cilėsitė e mija,
si dhe me tė gjithė miqtė e tė besėlidhurit qė kam, pėr
tė ndihmuar e pėr ti dhėnė dorė zotit tim, mbretit
Ferrant, dhe po munda ta kruhej detyren time, pėr nderin tim,
do tė mėsoj atė qė duhet tė mesoj. Kur ju mė nxitni ti
tėrheq njerezit e mij e mė thoni sė po pata deshirė tė
luftojė, ja ku i kam osmanėt, mė tė cilėt mund tė korr
lavdi e nder mė tė madh, po ju pėrgjigjem: unė prej
jush nuk dua nxitje, as kėshilla; njerėzit tanė nuk i kemi
dėrguar qė tė kthehen kaq shpejt, por qė ti shėrbejnė
mbretit Ferrant gjersa tė kenė bashkuar Mbretėrinė e tij.
-
- Dhe janė nga ata burra qė, po tė jetė nevoja,
vullnetarrisht pėrballojnė vdekjen nė shėrbim tė
Madhėris sė tij. Por ata qė kemi dėrguar sjanė hiē
gjė, kundrejt atyre qė kemi vullnetin tė dergojmė, nėsė
i pėlqen Madhėrisė sė Tij, e po qe nevoja do vij unė
personalisht mė aq njerėz sa jo vetėm me ndihmėn e
Zotit, besojmė se do ta shtiem nė dorė Puljen, por do tė
mjaftonin ta popullonim tė gjithė, mbasi ėshtė e
shpopulluar.
-
|
|