|
23
shtator 2001 - Trepēa.net
1. Fitoret e ushtrisė sė Skėnderbeut nė vitet 1462-1465
Pas
humbJes sė rėndė qė pėsuan osmanėt nė betejen e Ujė Bardhės, mė
1457, ushtritė osmane i ndėrprenė pėr disa vjet sulmet e tyre
mbi viset e lira shqiptare.
Gjatė kohės sė ekspeditės shqiptare nė Itali u nėnshkrua edhe
njė armėpushim me osmanėt.
-
Mė 1462, pasi u kthye nga Italia, Skėnderbeu
shpartalloi njėrėn pas tjetrės tri ushtri. Tė parėn, tė
komanduar nga Sinan Beu, e shpartalloi nė Moker tė Dibrės,
kurse tė dytėn pranė qytetit tė Ohrit dhe zuri rob edhe
komandantin e saj, Hasan Beun.
-
- Gjatė
rrugės sė kthimit pėr nė Krujė, Skėnderbeut i erdhi
lajmi pėr ushtrinė e tretė, drejt sė cilės ai u nis menjėherė
dhe e shpartalloi atė nė afėrsi tė Shkupit. Gjatė vitit
1462 shqiptarėt u ndeshėn edhe me njė ushtri tjetėr nė
fushėn e Livadhit pranė Ohrit.
-
-
Pas
njė ndėrprerjeje gati 2-vjeēare, luftimet rifilluan nė
gusht tė vitit 1464, me shpartallimin e plotė pranė Ohrit tė
ushtrisė sė komanduar nga Sheremeti. Pas kėsaj Sulltan
Mehmeti II ia ngarkoi drejtimin e ushtrisė kundėr shqiptarėve
sanxhakbeut tė Ohrit, Ballaban Pashes, qė ishte me origjinė
nga Mati, i edukuar qė nė femijėri, (kur qe rrėmbyer nga
osmanėt) me besnikėri ndaj sulltanit.
-
- Gjatė
vitit 1465 u zhvilluan njė sėrė betejash me Ballabash Pashėn.
Nė betejėn e parė, nė fushėn e Vajkalit tė Bulqizės,
ndonėse Ballabani u mund, ai arriti tė kapte me pusi disa
komandantė tė ushtrisė shqiptare ndėr tė cilėt edhe
Moisi Arianitin (Golemin), tė cilėt u ekzekutuan mizorisht
duke i rrjepur tė gjallė. Betejat e tjera u zhvilluan nė Oranik tė Dibrės e nė fushėn e Vajkalit tė Bulqizės dhe
pėrfunduan me humbjen e forcave tė Ballabanit.
-
- Pas
kėtyre disfatave, Ballaban Pasha mendoi ti godiste forcat
e Skėnderbeut njėkohėsish me dy ushtri nga dy drejtime.
Duke qenė nė dijeni tė kėtij plani, Skėnderbeu veproi me
shumė shpejtėsi dha arriti tė shpartallonte nė fushėn e
Vajkalit, sė pari, ushtrinė komanduar nga vetė Ballabani,
dhe pas saj, nė fushėn e Kasharit, ushtrinė e Jakup Beut,
kur ishte nė marshim.
-
- Pas
kėtyre betejave tė njėpasnjėshme, sulltan Mehmeti II
mendoi sė shqiptarėt ishin shumė tė lodhur dhe nuk do tė
mundnin tė pėrballonin goditjen vendimtare qė ai kishte
projektuar.
-
-
-
2.
Mbrojtja Heroike e Krujės gjatė Rrethimit II dhe tė III
(1466-1467)
-
Nė
Maj tė vitit 1466, nė krye tė tė gjithė forcave
ushtarake tė Perandorisė Osmane, qė arrinin 150 mijė
ushtarė, Mehmeti II iu drejtua viseve tė lira shqiptare,
duke ndjekur rrugėn e vjetėr Egnatia.
Pėrballė
taktikės sė pėrdorur nga Skėnderbeu, sulltani e ndau
ushtrinė vet nė dy pjesė, njėra, e pajisur mė artileri, e
me tė gjitha mjetet e tjera tė kohės rrethoi Krujėn,
mbrojtėsit e tė cilės i komandonte Tanush Topia, kurse
tjetra duhej tė ndiqte e tė asgjėsonte ushtrinė shqiptare
e ēetat e shumta qė luftonin jashtė mureve tė Krujės.
-
- Kudo
qė luftuan luftėtarėt shqiptarė, si sulmues nėn drejtimin
e Skėnderbeut, nėpėr ēetat ose si mbrojtės tė kėshtjellės,
treguan trimėri e heroizėm tė papėrshkruar qė la mbresa tė
pashlyera te bashkėkohėsit, duke pėrfshirė edhe armiqtė e
tyre, pushtuesit osmanė.
-
- Pas
mė shumė sė dy muajsh luftime tė ashpra, sulltan Mehmeti
II u bind sė edhe kėtė radhė Kruja nuk mund tė pushtohej
mė forcėn e armėve. Prandaj vendosi ta mbante nė njė
rrethim tė gjatė deri sa uria ti detyronte mbrojtėsit e
pamposhtur tė dorėzoheshin.
-
- Kėtė
detyrė ia ngarkoi disa dhjetra mijė ushtarėve tė komanduar
nga Ballaban Pasha. Pėr strehimin e tyre e kontrollin e rrugės
qė kalonte nėpėr luginėn e Shkumbinit, ai rindėrtoi dhe
zgjeroi kėshtjellėn e vjetėr tė Valmit, qė i vuri emrin
Ilbasan (Elbasan d.m.th. vend qė sundon). Pas kėsaj nė gusht
tė 1466, kur pjesa mė e madhe e trupave osmane, me nė krye
sulltanin po largohej, si hakmarrje pėr disfatėn qė pėsoi,
Mehmeti II pushtoi kėshtjellėn e Qidhnės dhe tė 10 mijė
njerėzit e strehuar aty i masakroi barbarisht.
-
- Prania
e vashduesme e trupave osmane, qė nga maji i vitit 1466,
kishte bėrė qė gjendja ekonomike e vendit tė ishte
katastrofike. Pėr shkak tė mungesės sė ushqimeve filloi
emigrimi masiv i banorėve sidomos nė drejtim tė Italisė.
Uria ishte e pranishme kudo. Duheshin siguruar ndihma nė
ushqime, arme etj.
-
- Pėr
tė perballuar gjendjen, Skėnderbeu iu kerkoi ndihmė aleatėve.
Nė Venedik dėrgoi tė birin, kurse nė nėntor tė vitit
1466 u nis vetė pėr nė Napoli e nė Romė. Mė tė marrė
vesh ardhjen e tij banorėt e Romės vėrshuan nėpėr rrugėt
e saj si kurrė ndonjėherė pėr tė parė e pėrshėndetur
heroin e lavdishėm shqiptar.
Skėnderbeu qėndroi gjatė nė
kėto vende, deri nė fund tė marsit tė vitit
1467, por ndihmat qė mori prej tyre ishin tė pakta, nė
krahasim me nevojat e vendit.
-
- Me
tu kthyer nga Italia Skėnderbeu krijoi njė ushtri tė
fortė dhe mė 19 prill tė vitit 1467 shpartalloi plotėsisht
trupat osmane qė po shkonin nė perforcim tė rrethuesve tė
Krujės dhe zuri rob komandantin e tyre qė ishte i vėllai i
Ballabanit, Jonimėn, bashkė me tė birin. Pas
katėr ditėsh mė 23 prill,
ushtria shqiptare marshoi me shpejėesi nė drejtim tė Krujės
dhe nė bashkėpunim me garnizonin e saj, sulmuan forcat
rrethuese dhe i shpartalluan plotėsisht. Nė kėtė betejė,
Ballaban Pasha u vra nga krutani Gjergj Aleksi.
-
- Pa
kaluar njė muaj nga kjo fitore, nė fund tė majit tė vitit
1467, sulltan Mehmeti II, me tėrė potencialin ushtarak tė
Perandorisė, u lėshua pėrsėri mbi Shqipėrinė. Pas
njė beteje tė ashpėr me shqiptarėt nė luginėn e
Shkumbinit, pranė Byshekut, ushtria osmane e rrethoi rishtazi
Krujėn. Edhe tani organizimi i luftimeve u bė ashtu si gjatė
rrethimit tė dytė.
-
- I
bindur se me forcėn e armėve nuk mund tė mposhtej qėndresa
shqiptare, sulltan Mehmeti II vendosi tė pėrdorte nė pėrmasa
shumė mė tė gjera se mė parė, mjetin ekstrem, shfarosjen
masive tė shqiptarėve. Ndonėse me mijėra shqiptarė u vranė
dhe me mijėra tė tjerė i pėrfshiu njė eksod i madh,
sulltani nuk arriti tė thyente vullnetin dhe qėndresėn e njė
populli tė tėrė qė mbronte lirinė e vet.
-
- Nė
mbarim tė verės, tė rraskapitur dhe pa asnjė shpresė
fitoreje, trupat osmane morėn rrugėn e kthimit, tė ndjekur
kemba-kembės nga luftėtarėt shqiptarė. Pėr tė shqyrtuar
gjendien e vėshtirė nė tė cilėn ndodhe vendi prej rrėnimeve
qė kishte bėrė ushtria
osmane gjatė viteve 1466-1467, Skėnderbeu thirri nė janar tė
vitit 1468 kuvendin e princėrve e tė fisnikėve shqiptarė,
tė cilėt pėr herė tė parė luftuan pa komandantin e tyre
-
- Mė
17 janar 1468 nė moshėn 63 vjeēare, nė Lezhė, pushoi sė
rrahuri zemra e Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastriotit Skėnderbeut.
Humbja e tij shkaktoi njė dhimbje tė thellė te tė gjithė
shqiptarėt. I mbuluar me njė lavdi tė pėrjetshme, Skėnderbeu
u varros nė katedralen e Shėn Kollit, nė atė vend historik
ku ai kishte mbledhur princat e fisnikėt shqiptarė.
-
-
- 3.
Qėndresa e shqiptarėve tė Moresė
-
- Betejat
fitimtare tė Skėnderbeut u bėnė burim frymėzimi edhe pėr
shqiptarėt e Moresė (Peleponezit). Pas pushtimit tė Janinės
(1430), ushtria osmane filloi tė depėrtonte edhe nė viset mė
jugore tė Ballkanit, si nė More, ku shumica e popullsisė
ishte shqiptare. Qė nė sulmet e para osmane mbi kėtė rajon
tė Ballkanit, shqiptarėt u dalluan si forca mė aktive
antiosmane. Pėr tė shtypur qėndresėn e fuqishme tė tyre u
angazhuan edhe vetė sulltanėt, si Murati II, mė 1444, dhe
Mehmeti II, mė 1458.
-
- Luftimet
kryesore pėr pushtimin e Moresė nga osmanet u bėnė gjatė
viteve 60. Nė krye tė ushtrive osmane, sulltan Mehmeti
II, qė erdhi pėrsėri nė prill tė vitit 1460, pushtoi
rajone tė tėra tė Moresė. Qendresės sė fuqishme
shqiptare qė hasėn kudo nė More, pushtuesit iu pergjigjėn
me akte terrori masiv.
-
- Pasi
morėn kėshtjellėn e Kastricės, ushtritė osmane masakruan
300 mbrojtėsit shqiptarė tė saj, duke i therrur, kurse
komndanti e tyre Primo Kokėn, e sharruan mė dysh. Kėto
skena tė tmerrshme u pėrsėritėn nė mėnyrė edhe mė
makabre nė kėshtjellėn e Gardhiqit. Pas rėnies sė saj nė
duart e ushtrisė sė sulltan Mehmetit II, mbrojtėsit dhe 6
mijė banorėt e strehuar aty, pėrfshirė gra dhe fėmijė tė
lidhur kėmbė e duar, u therėn nė sheshin e kėshtjellės,
e cila u rrafshua.
-
- Gjatė
fushatės sė vitit 1460 ushtritė osmane pushtuan edhe shumė
kėshtjella tė tjera, si Kalavritėn, Korintin etj., ku
mbrojtėsit dhe tė strehuarit u masakruan. Mė kėtė fushatė
Moreja u pushtua nga osmanėt. Vetem njė numėr kėshtjellash
si Koroni, Modoni, Argoni, Nauplani etj., mbetėn nėn zotėrimin
e Venedikut, mbrojtja e tė cilave iu besua luftėtarėve
Shqiptare. Pėr pushtimin e kėtyre kėshtjellave vashduan
ekspedita osmane deri nė fund tė Shek. XV.
-
- Dėshmi
e qėndresės sė vendosur tė shqiptarėve tė Moresė dhe e
qėndrimit tė papajtueshėm me pushtuesit osmanė, ishte edhe
emigrimi masiv i tyre nė Italinė e jugut e nė Sicili. Por
edhe nėpėr vendbanimet e reja u ruajtėn ndėr shekuj
kujtimin pėr ngjarjet e lavdishme tė shek. XV dhe pėr
Heroin Kombėtar, dėshmi kjo e lidhjeve tė thella shpirtėrore
qė kishin pasur mė luftėn e shqiptarėve tė
udhėhequra nga Skėnderbeu.
-
-
-
- 1.
KronistĖ dhe HistorianĖ bashkĖkohĖs mbi luftėn dhe
heroizmin e shqiptarėve gjatė rrethimit II tė Krujės (1466-1467)
-
- 1.
Skėnderbeu me forca dhe me ushtri tė fuqishme e silmonte
ēdo ditė ushtrinė e Mehmetit dhe nuk i linte pėr asnjė ēast
tė qetė...lėshohej pa pushim mbi tė si njė pėrrua qė
zbret nga malet pas shirave tė mėdha dhe pėrmbytėse dhe qė
rrėmben ēdo gjė me vete, po ashtu edhe Skėnderbeu lėshohej
pa pushim herė nga njėra anė, herė nga ana tjetėr, e
trondiste atė kudo, i shkaktonte armikut vrasje, dėme dhe
humbje shumė tė mėdha.
- Marin
Barleci
-
- 2.
Shqiptarėt janė nga natyra trima e guximtarė sa nuk ka
ku tė vejė mė. nė sulm e nė qėndresė janė shumė tė
rrėmbyeshėm e tė patundshėm. Shigjetat e vuajteve e tė
fatkeqėsive ata i presin me krahėrorėt e tyre tė hapur dhe
nuk e vėnė kurrė pėrpara armikut mburojėn e dobėsisė e
tė pėruljes.
- Idriz
Biltisi, historian osman
-
- 3.
Luftėtari mė i dobėt i shqiptarėve ėshtė nga mė
trimat e fushės sė luftės, tamam sikur tė ishte kalorės i
hipur mbi kalin legjendar. Ai nuk ka as kalė as mjete lufte,
por ka nė vend tė kuajve shtiza qė fluturojnė si vetėtima,
ka ushta, majat e tė cilave ėshtė plot me helm si thumbi i
grerėzave, ka dhe njė hark prej druri e bashkė mė tė edhe
disa shigjeta, por megjithatė ai ėshtė mė i fortė se
hekuri.
- Kemal
Pasha Zade, historian osman
-
-
- 2.
BashkĖkohĖsit mbi luftimeT e zhvilluara gjatė rrethimit tė
III tė Krujės (1467)
-
- 1.
(Beteja e Byshekut).
- Shqiptarėt
e ndezėn zjarrin e luftės, moret nė duart e tyre ushtat, tė
cilat u ngjanin gjarpėrinjve helmues dhe qėndruan nė grukat
e shpellave. Ata luftuan deri kur erdhi koha e mbrėmjes...
kur lufta pushoi, ata u grumbulluan tė gjithė nė njė vend
dhe nė mėngjes dolėn si njė lumė nga lugina dhe u vėrsulėn
menjėherė mbi ushtrinė e Anadollit.
- Ibn
Kemal, historian osman
-
- 2.
Sulltani, pasi udhėroi ushtarėt qė tė grabisnin e tė
plaēkisnin,...la maleve pjesėn mė tė madhe dhe mė
luftarake tė ushtrisė... kurse ai, duke qėndruar bashkė me
pjesėn tjetėr tė ushtrisė, plaēkiste vise tė tėra tė
vendit.
- Kritubuli,
historian bizantin
-
- 3.
Mizori tė pashembullta tė sulltanit, i cili as pėr
siguri as pėr dhimbje nuk tė fal e nuk ka meshirė...Po bėn
nė Shqipėri njė
mijė dhunime, vrasje e mizori, dhe po djeg e shkatėrron njė
popull tė tėrė.
- Nga
letra tė bashkėkohėsve
|
|