|
-
22
shtator 2001 - Trepēa.net
- LIDHJA
SHQIPTARE E LEZHĖS
-
- 1.
Principata e Kastriotėve
-
- Kastriotėt
e kanė origjinėn nga Hasi i Kuksit. Gjyshi i Skėnderbeut,
Pal Kastrioti, mund tė jetė larguar nga Hasi dhe tė
jetė vendosur si pronar i dy fshatrave nė luginėn e
Drinit tė Zi (Sinjės dhe Gardhit tė poshtėm).
-
- Zotėrimet
e Kastriotėve filluan tė zgjeroheshin qė nė fund tė
shek. XIV nga biri i Palit, Gjon Kastrioti. Nė dy
dhjetėvjeēarėt e parė tė shek. XV, Principata e
Kastriotėve arriti fuqizimin e saj mė tė madh. Ajo
siguroi daljen nė detin Adriatik, ku kishte skelėn
dhe qendrėn doganore tė Shufadasė nė grykėderdhjen
e lumit Mat dhe, pranė saj, kriporet e Shėnkollit.
-
- Nė
lindje principata shtrihej tė paktėn deri nė
rrethinat e Gostivarit dhe kufizohej me zotėrimet e
vjehrrit tė Gjonit qė banonte nė krahinėn e
Pollogut. Gjon Kastrioti ishte i lidhur mė bregdetin
e Egjeut ku ndodhej manastiri i Hilandarit, tė cilit
ai i dhuroi dy fshatra nė rrethinat e Gostivarit dhe
i bleu njė kullė. Nė kėtė manastir jetoi si murg
njė djalė i tij ku dhe u varros.
|
-
- Principata
e Kastriotėve nė veri kufizohej mė Principatėn e Dukagjinėve
dhe nė jug me principatat e Arianitėve dhe tė Topiajve. Nė
Principatėn e Kastriotėve kalonin rrugė tė rėndėsishme qė
lidhnin viset qendrore mė ato jugore e veriore si dhe viset
perėndimoreme ato lindore tė vendit; nė tė ishin pėrfshirė
njė numėr i konsiderueshėm kėshtjellash dhe qendrash
ekonomike si Prizreni, Shufadaja, kriporet e Shėnkollit, kėshtjella
e Gurit tė Bardhė, ajo e Stelushit etj.
-
- Pozita
dhe rėndėsia strategjike e Principatės sė Kastriotėve bėri
qė Gjon Kastrioti tė kishte lidhie tė shumta politike e
martesore mė principatat e tjera shqiptare. Ai hyri nė marrėveshje
ekonomike dhe politike tė ngushta edhe mė vendet e huaja, aq
sa Venediku dhe Raguza nė fund tė viteve 30 tė shek. XV
u dhanė Gjonit dhe djemėve tė tij privilegje dhe tė drejtėn
e qytetarisė.
-
-
2.
Jeta dhe veprimtaria e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut
(deri
mė 1443)
-
- Gjergj
Kastrioti - Skėnderbeu lindi rreth vitit 1405. Ishte djali mė
i vogel, dhe fėmija i parafundit i familjes me shumė fėmijė
tė Gjonit dhe tė Vojsavės, familia e sė cilės banonte nė
krahinėn e Pollogut. Ata kishin katėr djem (Stanishin,
Reposhin, Kostandinin dhe Gjergjin) dhe pesė vajza ( Marėn,
Jellėn, Angjelinėn, Vllajkėn e Mamicėn). Gjergji lindi nė
njė kohė kur Principata e Kastriotėve ishte e fuqizuar. Kur
osmanėt morėn Krujėn (nė fund tė vitit 1414 ose nė
fillim tė vitit 1415), qė ishte nė kufi me Principatėn e
Kastriotėve. Gjoni, i cili mė 1410 u kishte dhėnė njė
djalė peng osmanėve (ndoshta Stanishin) u detyrua edhe tani
tu jepte atyre peng djalin e vogėl, Gjergjin.
-
- Pėr
njė periudhė rreth 10-vjecare, Gjergji vazhdoi shkollėn e iēogllanėve
tė Edrenesė, ku pėrgjithėsisht futeshin djemtė e
sundimtarėve tė posanėnshtruarve e vasalė, pėr ti pėrgatitur
e edukuar me frymėn osmane, si komandantė tė zotė e feudalė
tė bindur.
-
- Natyra
e kishte pajisur Gjergj Kastriotin mė dhunti tė veēanta,
shumė tė ēmuara. Ai ishte shtatlartė e shumė i fuqishem.
Ishte mendjemprehtė dhe mėsoi disa gjuhė tė huaja. Gjatė
viteve tė shkollimit Gjergji u dallua nga tė tjerėt. Atij
ia vu emri mysliman Skender dhe mori pjesė nė fushata tė
ndryshme ushtarake nė Ballkan dhe nė Azinė e vogėl.
Luftonte mbi kalė e mė kėmbė dhe ishte mjeshtėr i pashoq
nė pėrdorimin e shpatės e tė armėve tė tjera.
-
- Pasi
mbaroi shkollėn e iēollganėve, Skender hyri nė kuadrot
ushtarake dhe mori titullin e beut, duke pėparuar shpejt nė
karierė shtetėore: nga spahi arriti deri nė postin e lartė
tė sanxhakbeut.
-
- Nė
mesin e viteve 20 ai u dėrgua nė Shqipėri dhe qėndroi si kuadėr i Perandorisė osmane deri nė fund tė
viteve 30. Si spahi Skėnderbeu pati njė timar tė madh nė
zonėn midis Lezhes dhe Rubikut, ku ndodheshin edhe porti i
Shufadasė dhe kriporet e Shėnkollit. Nė vitet 1437-1438 Skėnderbeut
iu tha posti i subashit tė Krujės, kurse me detyrėn e
sanxhakbeut tė Sangjakut Shqiptar ishte i biri i Teodor Muzakės,
Jakup Beu.
-
- Gjatė
viteve tė qėndrimit nė Shqipėri
Skėnderbeu, ashtu si dhe Jakup Beu, favorizoi
elementin shqiptar nė marrėdhėnie me administratėn osmane
dhe u kujdes pėr mbarėvajtjen e Principatės sė Kastriotėve.
-
- Nė
fund tė viteve 30 kur nė Ballkan po fillonin trazirat
antiosmane, sulltan Murati II transferoi Jakup Beun dhe Skėnderbeun
nga postet e larta qė kishin nė Shqipėri. Emėrimin e tij
si sanxhakbej larg Shqipėrisė, ndoshta nė Nikopol tė
Bullgarisė. Skėnderbeu nuk mund ta shikonte si njė
gradim, por si shprehje tė mosbesimit tė sulltanit
ndaj tij dhe ndaj elementit shqiptar qė ishte pėrfshirė nė
administratėn e shtetit osman, (aq mė tepėr qė nė atė
kohė atij i kishte vdekur i ati dhe dy vėllezėr dhe nė
krye tė Principatės duhej tė vihej ai me Stanishin).
-
-
Kryengritja e pėrgjithshme
ēlirimtare (nėntor 1443)
-
- Nė
fillim tė viteve 40 tė shek. XV nė Evropė po gjallėroheshin
shpresat pėr dėbimin e osmanėve nga Ballkani. Nė kėtė
drejtim kishte vepruar pozitivisht vendimi i bashkimit tė
kishėsh ortodokse mė atė katolike, nėn kryesinė e kėsaj
tė fundit, dhe disfata e rėndė qė pėsoi ushtria osmane nė
shtator tė vitit 1442 prej trupave tė Mbreterisė sė
Polonisė dhe tė Hungarisė, tė komanduara nga Janosh
Huniadi.
-
- Pas
kėsaj fitoreje Papa Eugjeni IV veproi aktivisht pėr tė
nxitur ballkanasit tė ngriheshin kundėr pushtuesve osmanė.
-
- Nė
shtator tė vitit 1443, Gjergj Arianiti filloi veprimet
luftarake nė viset qendrore. Kurse mė nė jug forcat e Gjin
Zenebishit kaluan nga rrethinat e Sarandės e tė Gjirokastrės
nė drejtim tė kosturit, ku u thyhen prej osmanėve.
-
- Nė
tetor tė vitit 1443 trupar polake e hungareze, tė komanduara
nga Janosh Huniadi, pasi kaluan Danubin iu drejtuan viseve
verilindore Shqiptare, dhe, siē shkruante ai, ushtria e tij
rritej nga dita nė ditė me shumė bullgarė, shqiptarė,
serbė e boshnjakė. Beteja u zhvillua mė 3 nėntor 1443 nė
afėrsi tė Nishit, ku ishte i pranishėm edhe Skėnderbeu.
-
- Shpartallimin
e forcave osmane nė kėtė betejė, Skėnderbeu e gjykoi si
ēastin mė tė pėrshtatshėm pėr ēlirimin e tokave
shqiptare. Pasi grumbulloi rreth vetes disa qindra bashkėluftėtarė,
pjesmarrės nė betejėn e Nishit dhe i shoqėruar nga i nipi,
Hamza Kastrioti, Skėnderbeu u nis nė drejtim tė Principatės
sė Kastrioteve. Gjatė kalimit u ndal nė Diber, mblodhi menjėherė
krerėt e vendit dhe u tregoi planin e veprimeve. Shumicėn e
bashkėluftėtarėve e nisi qė tė fshiheshin nė
rrethinat e Krujės, kurse vet u paraqit para autoriteteve
osmane tė Krujės, sikur ishte riemėruar subash i saj.
-
- Pasi
mori nė dorėzim Krujėn, Skėnderbeu futi natėn nė kėshtjellė
bashkėluftėtarėt e fshehur nė rrethinat e saj dhe, nė
bashkėpunim me krutanėt, shpartalloi garnizonin osman. Tė
nesėrmen, mė 28 nėntor 1443, kur tė gjithė qytetarėt i
kishte pushtuar njė gėzim i papėrmbajtur dhe, siē shprehej
Barleci, tė gjithė kishin nė gojė lirinė, kudo oshėtinte
zėri i ėmbėl i lirisė, mbi muret e kėshtjellės sė
Krujės u ngrit flamuri i Kastriotėve.
-
- Lajmi
i fitores historike, i ēlirimit tė Krujės, u pėrhap me
shpejtėsi dhe u prit me gėzim tė papėrshkrueshėm nė mbarė
vendin.
-
- Ai
i dha njė hov tė paparė luftės ēlirimtare. Pas Krujės,
luftėtarėt e Skėnderbeut ēliruan radhazi kėshtjellat e
Petrelės (ne jug tė Tiranės), tė Gurit tė Bardhė nė
Mat, tė Stelushit dhe Sfetigradit nė Diber etj. Kryengritja
e vitit 1443 perfshiu vise tė tera.
-
- Si
rrjedhojė, nė hapėsirat e Shqipėrisė sė Veriut e
Qendrore dhe deri te lumenjtė Devoll e Seman u rimėkėmbėn
njė numėr principatash e zotėrimesh tė rėndėsishme si
ajo e Dukagjinėve, e Stres-Balshajve, e Zahariajve, e Spanėve,
e Dushmanėve, nė veri tė Principatės sė Kastrioteve, dhe
nė jug tė saj, Principatat e Arianitėve, e Topijave, dhe
ajo e Muzakajve.
-
-
4. Kuvendi i Lezhės dhe forcimi
i Lidhjes Shqiptare
-
- Menjėherė
pas fitores sė madhe tė vitit 1443 Skėnderbeu filloi
takimet me princėr e fisnikė tė tjerė shqiptarė pėr tė
gjetur rrugėn e bashkimit, pa tė cilin nuk mund ti bėhej
ballė fuqisė ushtarake mė tė madhe tė kohės.
-
- Pėr kėtė qėllim mė 2 mars tė
vitit 1444, nė Katedralen e Shėnkollit tė qytetit tė Lezhės
u mbajt i pari Kuvend Kombėtar i princėrve dhe i fisnikėve
shqiptarė tė shek. XV, disa prej tė cilėve kishin udhėhequr
kryengritjet e viteve 30. Nė kuvend morėn pjesė: Skėnderbeu,
Gjergj Arianiti, Andrea Topia (bashkė me dy djemtė e tij),
Gjergj Stres-Balsha, Nikollė e Pal Dukagjini, Teodor Muzaka i
Riu (dhe disa pjestarė tė tjerė tė kėsaj familjeje), Lekė
Zaharia, Pjetėr Spani (bashkė mė katėr djemtė e tij), Lekė
Dushmani, Stefan Gojēini (Cernojeviēi) etj.
-
- Skėnderbeu,
si drejtues i Kuvendit, mbajti fjalėn e hapjes nė tė cilėn
theksoi domosdoshmėrinė dhe rėndėsinė e bashkimit tė
Shqiptarėve.
-
- Kuvendi
vendosi qė bashkimi tė bėhej nė formėn e njė besėlidhjeje,
tė njė aleance ushtarake nėpėrmjet drejtuesve tė
principatave dhe tė krerėve tė tjerė tė vendit, qė
njihet mė emrin Lidhja shqiptarė e Lezhės. Si kryetar i saj
u zgjodh Skėnderbeu. Vendim tjetėr i rėndėsishėm ishte
krijimi i ushtrisė sė pėrbashkėt
dhe caktimi i Skėnderbeut si komandant i pėrgjithshėm i
saj.
-
- Pėr
tė pėrballuar shpenzimet e ushtrisė, tė armatimit tė saj
etj., Kuvendi vendosi gjithashtu tė krijohej njė arkė tė
pėrbashkėt qė do tė administrohej nga Skėnderbeu.
Tė ardhurat e saj do tė vinin nga kuotat qė do tė jepnin
anėtarėt e Lidhjes. Me vendimet e Kuvendit tė Lezhės u bė
njė hap i madh e vendimtar drejt bashkimit politik tė vendit
dhe krijimit tė njė pushteti qėndror tė pėrfaqėsuar nga
Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu, tė cilin ai e fuqizoi gjithnjė
e mė shumė pėr tė bashkuar sa mė organikisht shqiptarėt
e viseve tė lira shqiptare.
-
-
-
-
- 1.
Pjesė nga fjala e Gjergj Kastriotit- Skėnderbeut mė 28
Nentor 1443, mbajtur para banorėve tė Krujės (sipas MARIN
Barlecit tek libri Historia e Skėnderbeut )
-
- ...Lirine
nuk ua solla une, por e gjeta ketu! Sapo mė shkeli kėmba
truallin tuaj, sapo dėgjuat emrin tim, m'u derdhėt me vrap tė
gjithė, mė dualėt pėrpara kush e kush mė parė, sikur tė
kishit dėgjuar qė u ngritėn nga varret etėrit, vėllezėrit,
bijtė tuaj, sikur tė kishin zbritur ketu gjithė perėnditė...Armėt
nuk ua solla unė, por ju gjeta tė armatosur!
- Lirinė
e pashė sė e keni kudo, nė krahėror, nė ballė, nė
shpatat e nė ushtat.
-
-
2.
Ushtria shqiptarE dhe arti i saj ushtarak
-
- Nė
kuvendin e Lezhės u vendos qė me ndihmesėn e pjesėmarrėsve
tė tij tė krijohet njė ushtri e pėrbashkėt. Bėrthamėn
kryesore tė saj e formuan luftėtarėt qė i mobilizonte vetė
Skėnderbeu, i cili ishte komandant i pėrgjithshėm i ushtrisė.
Nė fillim forcat e Lidhjes Shqiptare kishin karakter federal,
sepse princat shqiptarė mbanin njė numer tė ndjeshėm
forcash ushtarake jashtė ushtrisė sė pėrbashkėt.
-
- Ushtria
shqiptare pėrbėhej nga trupat e pėrhershme dhe nga luftėtarėt
qė mobilizoheshin vetem gjatė kohės sė luftes. Trupat e pėrhershme
ishin ndarė nė dy pjesė kryesore. Njėra pėrbėhej prej 2
mijė deri 3 mijė kalorės tė armatosur lehtė, tė cilėt i
stėrviste Skėnderbeu dhe shėrbenin si gardė personale e
tij. Pjesa tjetėr ruante kėshtjellat e vendit dhe brezin
kufitar nė viset lindore.
-
- Masen
kryesore tė ushtrisė shqiptare e formonin luftėtarėt qė
mobilizoheshin gjatė kohės sė luftės, sipas parimit
burrė pėr shtėpi. Kur rreziku ishte i madh,
mobilizoheshin tė gjithė banorėt qė mund tė luftonin. Nė
rast mobilizimi tė pėrgjithshėm forcat ushtarake shqiptare
arrinin nga 20 mijė deri nė 30 mijė luftėtarė, duke
formuar njė ushtri tė madhe pėr kohėn.
-
- Komanda
e ushtrisė ishte nė dorėn e Skėnderbeut, qė ishte
komandanti i pėrgjithshėm. Pėr tu kosultuar gjatė
veprimeve ushtarake pranė tij qėndronte kėshilli i luftės,
i pėrbėrė nga komandantėt mė tė shquar, tė cilėt
zakonisht dilnin nga radhėt e fisnikėve.
-
- Nė
plan strategjik, si detyrė e dorės sė parė pėr forcat
ushtarake ishin moslejimi i trupave osmane qė tė futeshin nė
brendėsi tė viseve tė lira pėr tė grabitur e shkatėrruar
vendin. Kėtij qėllimi i shėrbente sistemi mbrojtės i
brezit kufitar, tė cilit iu kushtua kujdes tė veēantė. Kur
trupat osmane arrinin tė futeshin nė
thellėsi tė vendit luftėtarėt e brezit kufitar tėrhiqeshin
tė organizuar dhe bashkoheshin me pjesėn tjetėr tė ushtrisė
shqiptare. Kur osmanėt futeshin nė thellėsi tė vendit dhe
rrethonin Krujėn, Skėnderbeu i organizonte veprimet
luftarake nė mėnyrė tė tillė qė pesha kryesore e
veprimeve luftarake tė binte jo mbi mbrojtėsit e kėshtjellės,
por mbi luftėtarėt qė vepronin jashtė saj, mė tė cilėn
qėndronte vetė heroi.
-
- Variantet
taktike qė pėrdorte Skėnderbeu pėr tė shpartalluar
ushtritė armike ishin tė larmishme e mbėshteteshin nė
bashkėrendimin e mbrojtjes me sulmin, e mėsymjes sė ushtrisė
se rregullt me goditjen e ēetave, e ndeshjeve ballore me ato
tė pusive, duke
futur nė pėrdorim si kėmbėsorinė ashtu edhe kalorėsinė
e armatosur lehtė.
-
- Vėmendje
Skėnderbeu i kushtoi edhe prerjes sė rrugėve tė furnizimit
tė ushtrisė armike, duke sulmuar karvanet e furnizimit tė
saj mė ushqime e sende tė tjera tė nevojshme. Ai i kushtoi
kujdes edhe organizimit tė zbulimit pėr sigurimin e tė dhėnave
mė karakter strategjik, operativ e taktik qė kishin tė bėnin
me kohėn e ardhjes sė ushtrive armike, madhėsinė,
organizimin, lėvizjen, veprimet luftarake tė tyre etj.
Zbuluesit i paraprinin ushtrisė shqiptare, kur ajo futej nė
viset e pushtuara, dhe ata gjendeshin kudo, nė krahinat
fqinje e deri nė qendėr tė Perandorisė Osmane.
|
|