|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |

 

EPOKA E GJERGJ KASTRIOTIT - SKĖNDERBEUT

SULMET E PARA OSMANE DHE QĖNDRESA E SHQIPTARĖVE

 


22/09/2001 - Trepēa.net
 
Gjergj-Kastrioti22.jpg (22553 octets)1. Pushtimet e para osmane nė Evropė
 
Nė shek. XI osmanėt selxhuk erdhėn nga Azia Qendrore nė Anadollin e sotėm, dhe nė fillim tė shek. XIV ata formuan njė principatė tė pavarur. Emiratin osman qė mori emrin e themeluesit tė saj, Osman beut (1282-1336). Pasi pėrfunduan pushtimin e Azisė sė Vogėl, ushtritė e sulltan Orhanit kaluan mė 1354 Dardanelet dhe filluan pushtimin e Ballkanit, i cili politikisht ishte i coptuar nė njė numėr tė madh principatash e shtetesh tė pavarura.
  
Osmanėt i zgjeruan shpejt pushtimet nė Ballkan dhe mė 1365 e zhvendosėn kryeqytetin e tyre nga Bursa, nė Andrianopojė, tė cilėn e quajtėn Edrene.
 
Tė tronditur nga pushtimet e shpejta osmane, disa nga sundimtarėt ballkanas krijuan njė koalicion ushtarak antiosman, nė tė cilin mori pjesė edhe despoti i Vlorės, Aleksandri. Por nė betejėn qė u zvillua me forcat osmane mė 1371 nė brigjet e lumit Marica, ushtritė e koalicionit ballkanik u shpartalluan.
 
Pas kėsaj fitoreje, ushtritė osmane pushtuan lehtėsisht qytete dhe qendra administrative mė rėndesi tė veēantė strategjike pėr tė gjithė Ballkanin, si Nishin, Shkupin, Manastirin, Kosturin etj., tė cilat i shndėrruan nė baza tė fuqishme ushtarake pėr pushtimin e viseve tė tjera shqiptarė dhe ballkanike. mė 1385 ushtritė osmane morėn pjesė nė betejėn kundėr Balshes II, qė u zhvillua nė fushėn e Savrės pranė rrjedhjes sė poshtme tė lumit Shkumbin. Fitorja e tyre nė kėtė betejė lehtėsoi depėrtimin nė thellėsi tė tokave perėndimore shqiptare, dhe nė fund tė viteve 80 ushtritė osmane gjendeshin nė dyertė e Vlorės, tė Durrėsit, Lezhės etj.
 
 
2. Beteja e Kosovės (1389)
 
Depėrtimi i vrullshėm i osmanėve nė Ballkan tronditi eliten politike drejtuese shqiptarė dhe atė tė vendeve fqinje. Tė ndodhur pėrballė njė armiku tė pėrbashket, princėrit, mbretėrit e fisnikėt shqiptarė, serbė, bullgarė e romunė i fashitėn mosmarrėveshjet dhe grindjet e tyre dhe krijuan njė kualicion antiosman.
 
Nė tė bėnin pjesė personalitete tė shquara shqiptarė si Gjergji II Balsha, Teodor Muzaka, Gjon Kastrioti etj. Kėta, mė forca tė bashkuara, moren pjesė nė betejėn qė u zhvillua nė afėrsi tė Prishtinės, mė 15 qershor 1389. Nė kėtė betejė tė pėrgjakshme dhe tė pabarabartė qė u zvillua ndėrmjet 100.000 ushtarėve osmanė dhe 40.000 luftetarėve ballkanas u shqua luftėtari shqiptar Millsh Kopili, i cili arriti tė vriste Sulltan Muratin I.
 
Megjithėkėtė ballkanasit pėsuan disfatė tė rendė dhe kjo i hapi rrugėn sulltanit pasardhės, Bajazitit I, pėr pushtime tė reja nė Ballkan. gjatė sundimit tė tij, osmanėt arritėn tė vendoseshin diku pėrkohėsisht e diku pėrgjithmonė nė viset e tjera shqiptare, qė nga Shkodra e Kruja dhe deri nė rajonet e Korēes e tė Permetit.
 
Nė Shqipėri  u krijua kėshtu njė situatė e rėndė nė tė gjitha fushat e jetės shoqėrore. Vendi pėsoi njė copėzim tė madh politik. Prijsat e shumtė shqiptarė, duke qenė ushtarakisht tė pafuqishėm, pėrgjithesisht hynė nė vasalitetin e sulltaneve dhe nxituan tė lidheshin mė vende tė tjera. Duke pėrfituar nga njė situatė e tillė dhe nė marrėveshje me prijsat vendas ose edhe mė presion, Venediku arriti t’u merrte atyre qytetet bregdetare, qė nga gjiri i Kotorrit, e deri nė atė tė Artės, si Buduan, Tivarin, Ulqinin, Shkodrėn (bashkė me rrethinat e saj, Drishtin e Dejėn), Lezhėn, Durrėsin, Butrintin, Pargėn etj., qė ishin edhe qendra shumė tė rėndėsishme tregtare e shkėmbimi me viset e brendeshme tė vendit.
 
Pas disfatės qė pėsoi ushtria e sulltan Bajazitit nė betejėn e Ankarasė mė 1402 prej trupave mongole tė Timurlengut, pėrkohėsisht zotėrit shqiptarė i forcuan pozitat e tyre dhe nė jetėn politike tė vendit dolėn nė plan tė parė familje tė tilla si Balshajt, Gojēinėt (Ēernojeviēėt), Dukagjinėt, Zahariajt, Spanėt, Stres-Bakshajt, nė Shqipėrinė e Veriut; Kastriotėt, Topiajt, Arianitėt, Muzakajt e Gropajt, nė Sshqipėrinė Qendrore; Shpatajt, Zenebishėt; nė Shqipėrinė e Jugut etj. Sapo erdhi nė pushtet sulltan Mehmeti I (1413-1421) mori masa energjike pėr rivendosjen e zgjerimin e pushtimit osman dhe gjatė viteve 1415-1417 ushtritė e tij pushtuan njėrėn pas tjetrės kėshtjellat e rėndėsishme, si Krujėn, Beratin, Kaninėn e Gjirokastrėn.
 
 
 
3. Kryengritja e Gjon Kastriotit (1429-1430) dhe fitoret e Gjergj Arianitit (1432-1435)
 
Pas pushtimit tė kėshtjellave tė viseve perėndimore shqiptare, osmanėt vendosėn nė kėtė rajon tė Shqipėrisė administratėn pushtuese. Nėpermjet regjistrimeve tė herėpashershme tė banorėve dhe tė tokės dhe tė ndarjes sė tokės nė prona tė vogla feudale (timare), osmanėt vendosėn sistemin feudal ushtarak osman tė timareve, qė ishte i ngjashėm mė sistemin e pronės bizantine. Kjo lloj prone, nė prag tė pushtimit osman, ishte nė shthurje tė plotė dhe shoqėria shqiptarė ishte nė njė fazė mė tė avancuar, ku prona tokėsore shitej dhe blihej lirrisht.
 
Nėpėrmjet kėtyre regjistrimeve, osmanėt i zhveshėn fisnikėt dhe princėrit shqiptarė nga pronat e mėdha tokėsore dhe nga tė drejtat e tyre. Perveē kesaj, sulmet e njėpasnjėshme tė ushtrive osmane pėr pushtimin e trojeve shqiptarė rrėnuan jetėn ekonomike tė vendit dhe shkaktuan njė pakėnaqėsi tė thellė dhe qėndresė tė fuqishme tek tė gjitha shtresat e shoqėrisė shqiptare. Kjo qėndresė u shpreh nė forma tė ndryshme. Braktisja e vendbanimeve dhe kalimi nė zona ende tė papushtuara ose emigrimi nė vende tė tjera u bėnė dukuri tė rėndomta pėr jetėn shqiptare, tė cilėt mė armė nė dorė kundėrshtonin regjistrimet, vrisnin nėpunėsit e kadastrave si dhe feudalėt osmanė.
 
Gadishmėria e shqiptarėve pėr tė luftuar kundėr pushtuesit e shfrytėzuesit  osmanė, krijoi mundėsi tė favorshme e tė pa njohura mė parė pėr krijimin e ushtrive tė mėdha e pa pagesė, tė karakterizuara nga njė shpirt i lartė vetėmohimi, qė nuk njihej nė lufterat e zakonshme feudale dhe tė ushtritė mercenare.
 
Ne kėto rrethana nisi vala e kryengritjeve tė fuqishme dhe tė organizuara. Burimet historike pėrmendin njė kryengritje tė banoreve tė krahines sė Vajėnetisė (Ēamerisė) nė kohėn e Sultan Mehmehtit I.
 
Mė 1428 Sulltan Murati II filloi sulmin mbi Selanikun, qė ishte nėn zotėrimin venedikas. Ndėrkohė luftėtarėt e Gjon Kastriotit sulmuan kėshtjellėn e fuqishme tė Krujės. Pasi morėn Selanikun, trupat osmane, tė drejtuara nga sanxhakbeu i Shkupit, Isak bej Evrenozi, gjatė prillit e majit tė vitit 1430, u sulėn mbi Principatėn e Gjon Kastriotit. Ata shkatėrruan disa kėshtjella tė tij, kaluan edhe mė nė veri, ku pushtuan kėshtjellėn e Dejės dhe detyruan Nikollė Dukagjinin tė braktistė zotėrimet e veta. Pėrballė njė situate tė tillė, Gjon Kastrioti kėrkoi marrėveshje me osmanėt dhe arriti kėshtu tė shpėtonte njė pjesė tė zotėrimeve tė veta.
 
Dy vjet mė vonė shpertheu njė vale e re kryengritjesh tė fuqishme nė Shqipėri. Pėr shtypjen e tyre u angazhua vetė sulltan Murati II, i cili bashkė mė ushtrinė e tij, gjatė dimrit tė 1432-1433 u vendos nė Serez. Nė krye tė 10 mijė ushtarėve ai caktoi ish-sanxhakbeun e kėtyre anėve, Ali Beun, pėr tė shpartalluar forcat e Gjergj Aranitit, qė e kishin ēliruar principatėn e tij nga spahinjtė osmanė.
 
Kur ushtria e Ali Beut arriti nė burimet e byshekut ( pranė Elbasanit tė sotėm ) u sulmua nga luftėtarėt e Gjergj Aranitit dhe u shpartallua plotėsisht, duke lėnė nė fushėn e betejės shumė tė vrarė dhe robėr.
 
Kjo ishte fitorja e parė e rėndėsishme e shqiptarėve kundėr ushtrive tė fuqishme osmane. Ajo pati jehonė dhe nė vendet tė tjera dhe i dha hov luftės antiosmane nė Shqipėri . Fitorja, siē shprehej kronisti bashkėkohoės Halkokondili, i solli lavdi tė shkelqyer organizatorit tė saj Gjergj Aranitit, qė u bė figura qendrore e jetės politike shqiptare tė viteve 30.
 
Nė Shqipėrinė e veriut luftėtarėt e Nikollė Dukagjinit ēliruan kėshtjellen e Dejės. Ndėrkohė pėrpjekjet e Andrea Topisė pėr tė ēliruar Krujėn nuk dhanė rezultat. Kurse forcat e Depė Zenebishit, qė kishin rrethuar kryeqendrėn e sanxhakut shqiptar, Gjirokastrėn, pėsuan disfatė dhe komandanti i tyre ra rob, dhe u var prej osmanėve.
 
Gjate viteve ‘30 krahinat pėrgjatė dhe nė afėrsi tė luginės sė Shkumbinit, qė ishin nėn zotėrimin e Arianitėve, u bėnė rajoni kryesor i luftės antiosmane. Emri e fama i Gjergj Arianitit si komandant i talentuar u rrit gjithnjė e mė shumė.
 
Gjatė vitit 1434 Gjergj Arianiti i udhėhoqi shqiptarėt nė dy beteja tė tjera fitimtare: nė gusht 1434 u shpartalluan forcat e bejlerbeut tė Rumelisė, Sinan Pashės, dhe nė dhjetor u mund ushtria e sanxhakbeut tė Shkupit, Isak Beut. Mė 20 prill 1435 luftėtarėt e Gjergj Arianitit korrėn edhe njė fitore tė re, pas tė cilės Sulltan Murati II ndėrpreu dėrgimin e ushtrive tė tjera kundėr tij.
 
Fitoret e Gjergj Arianitit rritėn besimin dhe vendosmėrinė e shqiptarėve pėr tė mbrojtur lirinė nga njė pushtues shumė i fuqishėm. Ato patėn jehonė tė gjerė nė Evropė dhe sidomos te Papati. Mbreti i Hungarisė, Sigismundi, u lidh me drejtuesit e kryengritjeve shqiptare, veēanėrisht me Gjergj Arianitin dhe bashkė arritėn nė marrėveshje qė, duke u mbėshtetur nė viset e ēliruara shqiptare, tė organizohej njė kryengritje e pėrgjithshme nė Ballkan.
 
Pėr kėtė qėllim Mbreti i Hungarisė dėrgoi nė Shqipėri , nė pranverė tė vitit 1435 pretendentin e fronit Bullgar, Fruzhinin, dhe pas njė viti, princin pretendent tė fronit osman, Dautin. Por pėrpjekjet pėr realizimin e njė lėvizjeje tė pėrgjithshme antiosmane nuk patėn  jehonė nė vendet e tjera tė Ballkanit.
 
 
Pjesė leximi
Organizimi administrativ osman nė Shqipėri
 
Organizimin mė tė hershėm administrativ tė Shiperisė, tė bėrė nga pushtuesit osmanė, e njohim nėpėrmjet regjistrimit tė vitit 1431-1432 dhe vetėm pėr njė pjesė tė viseve shqiptare.
 
Sipas kėtij regjistrimi osman u formua Sanxhaku Shqiptar me kryeqendėr Gjirokastrėn. Sanxhaku ishte njėsi feudale administrative mė vete qė varej drejtpėrdrejt nga administrata qėndrore e perandorisė. Nė krye tė sanxhakut ishte sanxhakbeu, komandant i ushtrisė sė sanxhakut.
 
Pranė tij ishte kadiu, i cili kryente funksionet administrative civile, gjyqėsore e fetare. Sanxhaku ishte i ndarė nė njėsi mė tė vogla, nė vilajete (qė mė pas u quajtėn kaza ) dhe kėto nė disa raste nė njėsi edhe mė tė vogla, nė nahije. Nė krye tė vilajetit ishte subashi, komandanti ushtarak i ushtrisė sė vilajetit, dhe pranė tij ishte kadiu.
 
Nga tė dhėnat e regjistrit tė vitit 1431-1432 ( i cili nuk ėshtė i plotė, prandaj edhe  kryeqendra e Sanxhakut del nė zonėn mė jugore tė tij, dhe kjo presupozon se edhe vise tė tjera shqiptare mė nė jug duhet tė ishin pėrfshirė nė tė del se Sanxhaku Shqiptar pėrfshinte Ēamėrinė dhe vise tė tjera shqiptare deri nė brigjet e lumit Mat.
 
Vilajetet e tij ishin 1) Vilajeti i Gjirokastrės, 2) i Kėlcyrės, 3) i Kaninės, 4) i Beratit, 5) i Tomoricės, 6) i Skraparit, 7)i Pavėl Kurtikut ( viset qė shtrihen kryhesisht nė tė djathtė tė rrjedhės sė mesme e tė poshtme tė lumit Shkumbin), 8) i Ēartallozit ( vise qė Shtrihen nė tė majtė tė rrjedhės tė lumit Shkumbin deri te lumi i Devollit ), 9 ) i Krujės, 10) i Pėrmetit dhe 11) i Korēės.
 
Vilajetet ishin tė ndarė nė prona feudale ushtarake, nė timare, qė formoheshin nga shumė fshatra, nga njė fshat apo nga njė pjesė e njė fshati. Sipas madhėsisė e qė kishin, kėto prona emėrtoheshin timare, ziamete dhe hase.
 
Feudali qė zotėronte timarin quhej spahi ose timarli. Ai e mbante kėtė pronė mė kusht qė tė shkonte vetė nė luftė si kalorės dhe kur prona ishte e madhe, nė varėsi tė saj, duhej tė merrte njė numėr tė caktuar ushtarėsh xhebelij. Kur nuk shkonte nė luftė spahiu e humbiste timarin, dhe kur dallohej nė tė ai mund tė merrte njė timar mė tė madh.
 
Toka konsiderohej prone e shtetit, (mirie), prandaj spahiu nuk mund ta trashėgonte, kurse fshatari mė lejen e spahiut mund ta shiste tokėn duke i dhėnė spahiut taksėn e tapisė. Fshati i paguante spahiut tė dhjetėn (yshyri), pėr ēdo prodhim tė tokės e veprimtari tjetėr ekonomike. Krahas sė dhjetės fshatari paguante taksėn pėr familjen (inspenxha) dhe gjobat e ndryshme (nijabeti). Kurse ndaj shtetit paguhej nga tė gjithė banorėt detyrimi pėr Kėshillin e Lartė tė shtetit (avarisi divan) dhe taksa e bagėtive (xhelepi) dhe vetem tė krishterėt paguanin taksėn e nėnshkrimit (xhizjen).
 
 
2. Ushtria Osmane
 
Ne kohėn e sulltan Osmanir (1282-1326) u krijua ushtria e spahinjve (kalorėsve) e pėrbėrė prej klasės feudale osmane. Pasardhėsi i tij sulltan Orhani (1326-1360), krijoi korpusin e jeniēerėve (ushtri e re), tė pėrbėrė nga ushtarė tė stėrvitur qė nė vogeli me artin ushtarak nė shkolla tė veēanta dhe tė edukuar me frymėn e luftėtarėve pushtues. Krahas tyre ishin edhe repartet e akėnxhijve (sulmuesve) qė grumbulloheshin kur kishte luftė pėr pushtime tė reja. Ata pasuroheshin duke grabitur pasuri dhe njerėz (fėmijė e tė rritur) qė i shisnin pastaj nėpėr tregjet e veēanta tė Perandorisė Osmane.
 
 
3. Gjon Muizaka pĖėr betejĖn e fushĖ KosovĖs ( 1389 )
( nga vepra e tij “GJENEALOGJI E FAMILIES MUZAKA” 1510 )
 
“... E pastaj Murati iu vėrsul Serbisė  e Bullgarisė, por Llazari, despoti i Serbisė, Markoja, mbreti i Bullgarisė, Teodor Muzaka, trashėgimtari i dytė i Shtėpisė sonė, e bashkė me tė sundimtarė tė tjerė tė Shqipėrisė, u ndeshėn mė osmanėt. Aty u thyhen tė krishterėt e mbeti i vrarė edhe Teodori ynė, qė kishte sjellė mė vete njė ushtri shqiptare. Po aty u zu rob Llazari i Serbisė  qė mė vonė osmanėt e vranė. Paskėtaj filluan luftėrat e paprera tė osmanėve nė Shqipėri, nė tė cilat humbėn jetėn aq shumė bujarė e luftėtarė trima”.
  BURIMI: Historia e Popullit Shqiptar  -  pėr shkollat e mesme -  Prishtinė - Kosovė - 1998

  Copyright©2000-2001 Trepca.net - All rights reserved