|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |

 

 

 


05 gusht 2001 - Trepēa.net
 
    
1. Krijimi i Mbretėrisė Dardane
  
Nė shek. IV p.K. u krijua Mbretėria Dardane, e cila shtrihej nė territorin e Kosovės sė sotme e tė krahinave tė tjera pėrreth. Kufijtė e saj shkonin nė veri deri te qyteti i Nishit, kurse nė jug deri nė Kukės dhe nė rrjedhėn e sipėrme tė Vardarit. Mbreti i parė dardan qė njohim, ėshtė Longari. Pas tij erdhėn mbretėrit Bato dhe Monun.
   
Rolin kryesor nė mbretėri e luajti fisi i dardanėve. Nė kėtė mbretėri bėnin pjesė edhe fise tė tjera, ndėr tė cilat njohim galabrėt dhe thunatėt.
   
Dardania ishte e njohur nė botėn e lashtė pėr tokat e saj tė gjėra e pjellore, pėr punimin e arit dhe pėr pėrpunimin e produkteve blegtorale. I njohur ka qenė veēanėrisht djathi dardan.
 
Shoqėria ilire e dardanėve mbėshtetej nė sistemin skllavopronar. Shkrimtarėt antikė tregojnė se dardanėt kishin aq shumė skllevėr, sa vetėm njėri prej tyre mund tė kishte deri nė 1000 veta e ndoshta edhe mė shumė. Secili nga kėta skllevėr punonte tokėn. Nė kohė lufte skllevėrit merrnin pjesė nė ushtri, duke pasur si prijės pronarin e tyre.
 
Mbretėria Darane kishte krijuar njė ushtri tė fuqishme dhe tė organizuar shumė mirė. Veēori e luftėtarėve dardanė ishte se ata hidheshin tė gjithė sė bashku nė sulm dhe po kėshtu sė bashku tėrhiqeshin me radhė tė shtrėnguar, duke mos lėnė nė sheshin e luftės as tė plagosurit e tyre.
 
Forcat e kėsaj ushtrie u treguan sidomos nė shek. III p.K., kur dardanėt qenė nė gjendje tė mbroheshin nga dyndjet e fuqishme tė keltėve, tė cilėt zbritėn nga Evropa Qendrore. Madje dardanėt treguan gatishmėrinė tė ndihmonin edhe Maqedoninė, qė tė pėrballonte kėto sulme.
 
Siē dėshmojnė shkruimtarėt e lashtė, historia e mbretėrisė Dardane ėshtė e mbushur me luftėra tė pandėrprera kundėr Maqedonisė dhe mė vonė kundėr romakėve. Me mbretėrinė Ardiane, dardanėt mbajtėn marrėdhėnie miqėsore, por patėn edhe konflikte., tė shtyrė nga aristokracia skllavopronare, qė luftonte pėr interesa tė ngushta, dhe kjo pati pasoja shumė tė rėnda ekonomike politike si pėr ardianėt, ashtu edhe pėr dardanėt.
 
Nė mesin e shek. III p.K., kur sundonte mbreti Longar, ushtritė dardane u pėrpoqėn tė shtrijnė kufijtė e tyre deri nė brigjet e Adriatikut duke shfrytėzuar faktin qė ushtritė ardiane tė mbretreshės Teuta ndodheshin nė Epir. Ky operacion ushtarak fillimisht pati sukses, por me kthimin e ushtrive ardiane nga Epiri, dardanėt u detyruan tė lėshonin tokat e pushtuara e tė ktheheshin nė kufijtė e mėparshėm.
Pas kėsaj Longari i drejtoi ushtritė e tij nė jug dhe pushtoi tokat e Mbretėrisė Paione, qė ndodheshin nė veri tė kufijėve tė Maqedonisė.
 
 
2. Luftėrat e dardanėve kundėr maqedonasve
 
Rreth vitit 231 p.K. luftimet ndėrmjet dardanėve dhe maqedonasve morėn pėrmasa tė gjera, sa qė mbeti i vrarė edhe mbreti maqedonas Dhimitri II. Pas vdekjes sė tij, dardanėt i shpeshtuan sulmet nė Maqedoni, derisa Antigon Dozoni i detyroi tė largoheshin nga mbretėria e tij. Kur mbreti maqedonas Filipi V ndodhej nė luftė me grekėt, nė vitin 219 p.K., dardanėt vėrshuan pėrsėri kundėr Maqedonisė. Ushtritė maqedonase u detyruan tė ktheheshin nė trojet e tyre dhen pėr tė pėrforcuar kufijtė veriorė pushtuan qytetin mė tė madh tė Paionisė, Bylazorėn (Velesi).
 
Nė vitin 216 p.K., ushtritė dardane ndėrmorėn njė operacion tė fuqishėm ushtarak kundėr Maqedonisė, duke zėnė 20.000 robėr. Ata zbritėn deri nė fushėn e Argos, nė brigjet e lumit Haliakmon. Kjo fushatė u ndoq nga kundėrsulme tė reja qė bėri Filipi V kundėr dardanėve, duke u shkaktuar atyre humbje tė rėnda nė ushtri.
 
Nė vitin 200 p.K., mbreti dardan Bato, sė bashku me ardianėt e mbretėr tė tjerė ilirė, lidhėn aleancė  me romakėt kundėr Maqedonisė. Kjo i shtyu dardanėt tė ndėrmerrnin sulme tė reja nė jug tė kufirit tė tyre.
 
Dardanėt nuk pushuan luftėrat pėr tė ēliruar tokat qė ndodheshin nė jug tė mbretėrisė sė tyre, toka qė dikur i pėrkisnin Mbretėrisė Paione dhe qė i mbante tė pushtuar Maqedonia, duke u mbyllur kėshtu atyre rrugėt tregtare qė i lidhnin me krahinat jugore tė Ballkanit.
 
Duke mos qenė nė gjendje tė ndėrprisnin sulmet dardane, maqedonasit bėnė marrėveshje me fiset kelte tė bastarnėve, qė kėta tė fundit tė zhduknin popullsinė ilire tė dardanėve dhe tė vendoseshin vetė nė tokat e tyre. Kjo gjė nuk u arrit. Dardanėt i thyen ushtrit kelte dhe ēliruan tokat qė ata kishin pushtuar.
 
Edhe pasi u shkatėrruan Mbretėria Ardiane dhe ajo e Maqedonisė, Dardania vazhdoi tė ishte ende e lirė, ndonėse nga aleanca me romakėt dardanėt nuk arritėn pėrfitimet e dėshiruara. Romakėt nuk u dhanė tokat e Paionisė, por vetėm tė drejtėn pėr tė tregtuar kripė.
 
 
3. Luftėrat e dardanėve kundėr romakėve
 
Luftėrat e dardanėve kundėr romakėve vazhduan pėr shumė vjet me ashpėrsi shumė tė madhe , nė rrethanat kur senati romak synonte tė shtrinte pushtimet e tij nė tė gjitha tokat ilire dhe tė arrinte deri nė Danub. Edhe pas shqetėsimeve qė u shkaktoi rifillimin e sulmeve kelte, dardanėt i vazhduan inkursionet e tyre kundėr Maqedonisė, e cila ishte kthyer tashmė nė provincė romake.
 
Dardania u bė pengesė serioze pėr shumė vjet me radhė pėr ushtrinė pushtuese romake, tė cilat nuk hiqnin dorė nga synimet e tyre. Megjithėkėtė nė vitin 97 p.K., romakėt arritėn tė vinin nėn varėsi tė pėrkohshme dardanėt dhe fise tė tjera fqinje, tė cilat mė vonė i ripėrtrinė forcat dhe u shkaktuan humbje tė rėnda romakėve. Aq tė vėshtira ishin kėto luftėra pėr romakėt, sa kur konsulli romak Kurioni pėrgatitej me 5 legjione tė nisej nė luftė kundėr Dardanisė, njėri nga kėto legjione ngriti krye dhe nuk pranoi t’i bindej komandantit tė vet tė shkonte nė kėtė luftė qė ushtarėt e quanin tė rrezikshme.
 
Romakėt i krahasonin dardanėt me kuēedrėn e Lernės, e cila, edhe kur ia prisnin tė gjitha kokat qė kishte, i ringjallte pėrsėri. Me kėtė krahasim ata shprehnin qėndreshmėrinė e madhe tė dardanėve ndaj kundėrshtarit.
 
Pas luftrave tė gjata me romakėt, nga fundi i shek. I p.K., dardanėt e humbėn pavarėsinė e tyre dhe hynė nėn varėsinė e plotė tė Romės.
 
 
 
DARDANĖT DHE DARDANIA SIPAS AUTORĖVE ANTIKĖ
 
1.   Galėt u shtuan kaq shumė, saqė nuk i nxinte mė toka ku kishin lindur. Emri i galėve kaloi kaq tmerr, saqė edhe ata mbretėr qė nuk ishin sulmuar ende, e blinin paqen me shuma tė mėdha tė hollash. Vetėm mbreti i Maqedonisė. Ptolemeu, e priti i shkujdesur lajmin e afrimit tė galėve. Ai u soll nė pėrbuzje ndaj propozimeve tė dardanėve, tė cilėt i ēuan fjalė se mund t’i jepnin 20.000 luftėtarė nė ndihmė Kur ia thanė kėto fjalė mbretit tė dardanėve, ai u pėrgjigj se sė shpejti mbretėria e lavdishme maqedonase do tė binte nga papjekuria e njė tė riu tė prapė. Pompei trogu (Justini) shek. I, p.K
  .
 
2.   Madje edhe burrat mbajnė nė Ilirinė e sipėme tė dorės rrathė ari, qė vinin nga Dardania, dhe prandaj quheshin dardanė. Plini, shek. I
 
 
3.   Dardanė janė edhe galabrėt, te tė cilėt ėshtė njė qytet i vjetėr, dhe thunatėt. Dardanėt muzikėn nuk e lėnė mėnjanė, po pėrkundrazi pėrdorin gjithmonė fyje e vegla me korda. Kėta banojnė nė thellėsi tė vendit. Straboni, shek. I
 
 
4.   Konsulli K. Kurioni, nė luftėn e Dardanėve , kur njėri nga pesė legjionet, duke ngritu krye, iu shmang shėrbimit ushtarak dhe tha se nuk kishte ndėrmend tė ndiqte komandantin e paparsyeshėm nė njė ekspeditė tė vėshtirė e tė rrezikshme, urdhėroi katėr legjionet tė dilnin tė armatosur. Pastaj u dha urdhėr ushtarėve tė legjionit kryengritės tė dilnin tė paarmatosur.Pastaj u dha urdhėr ushtarėve tė legjionit kryengritės tė dilnin tė armatosur dhe tė zbėrthyer dhe nė prani tė ushtrisė tjetėr i vuri tė presin kashtė, u tėrhoqi flamujt, u hoqi emrin dhe i shpėrndau ushtarėt nė legjionet e tjera. Frontini, shek, I
 
5.   Megjithėse Antoni i shkretoi viset e dardanėve dhe tė fqinjėve tė tyre, ai nuk guxoi tė pengonte kalimin e tyre dhe, nė njė rast tjetėr, kur ai u tėrhoq me kalorėsit, dardanėt i dėbuan me forcė prej vendit kėmbėsorėt e rrethuar, duke u marrė edhe plaēkėn (viti 59 p.K.) Dion Kasi, shek. II
 
FJALOR
 
Konsull    –   Nė Romėn e vjetėr, titull shtetėror me detyra tė larta
Legjion    –   Njėsia mė e madhe e ushtrisė romake
Provincė  –   Nė Romėn e lashtė territori i pushtuar i popujve tė tjerė, i drejtuar nga mėkėmbės romakė
 
  BURIMI: Historia e Popullit Shqiptar  -  pėr shkollat e mesme -  Prishtinė - Kosovė - 1998

  Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė drejtat e rezervuara - All rights reserved