|
- 03
shkurt 2002 - Trepēa.net
Fazli HAJRIZI
Shala
e Bajgorės,
nė krahasim me sipėrfaqen dhe popullsinė ėshtė njė nga
zonat mė tė pasura me minerale nė Ballkan (Gadishullin
Ilirik) e mė gjerė. Kjo shpjegohet me ndėrtimin
gjeologjik-tektonik tė larmishėm e nė veēanti me
vullkanizimin e ri tė terciarit.
-
- Nė bazė tė studimeve tė bėra ėshtė vėrtetuar se
Shala ka njė pasuri minerale dhe njė potencial
metalogjenik rnjaft tė madh. Ajo zotėron rezerva tė mėdha
tė plumbit dhe zinkut duke e renditur nė vendet e para tė
Evropės. Vendburimi i plumbit dhe i zinkut nė Trepēė ėshtė
vendburimi rnė i madh skarnor-hidrotermal nė gjithė Evropėn.
-
- Rezervat industriale tė
zbuluara arrijnė nė mbi 20 milion ton.
-
- Karakteristikė ėshtė edhe pėrmbajtja shumė e lartė me
xeherorė e plumbit (rreth 7%), zinkut (rreth 4%), deri nė
120 gr./ton argjencl, dhe sasi mė tė vogla por plotėsisht
industriale: ar deri g./ton, bizmut 120 g./ton, kadmium 2g.Iton,
germanium, galium, talium, selen, telur.
-
- Ky vendburim ka njė pėrbėrie mineralogjike tepėr tė
pasur (sfalerit, galenit, pirit, pirotin, plumbozit,
arsenopirit, gjemsonit, kalkopirit, kuarc, kalcit, siderit,
rodokrozit, dolomit, aktinolit, hedenbergit, granate,
magnetit e shumė tė tjere).
-
- Mineralizimet e Trepēės sė Shalės sė Bajgorės kanė
nė masė dermuese kristalizim tė pėrsosur e bukuri te
rrallė, prandaj shumė kampione tė tyre ruhen nė muze tė
ndryshme tė botės.
-
|
 |
 |
|
|
Kristalet e Trepēźs
|
|
-
-
-
- Shfrytėzimi i xehes sė Trepēės daton nga kohėrat mė
tė Iashta. Emri i Trepēės lidiihet me fillimin e shek.
XIV.
-
- Nė dokumentet mesjetare zihet nė gojė me emrin TREPĒA,
pastaj TREIPĒE, TRIPĒE, TRIPZA, etj. Ernrin mund ta ketė
marrė nga njė fis shqiptar, po edhe nga ndonjė fjaIė me
origjinė gjermane, -trep (r-e>e-r) fshat, -terp.8
-
- Njė kohė kėtu, pos shqiptarėve tė kėrshterė, kanė
punuar e jetuar edlhe sasėt, tė cilėt kanė qenė tė
njohur si xehetarė tė mirė. Mė 1303 ėshtė ngritur
kisha katolike. Pos nė Trepēė, nė Gjytet e nė Rrzhanė,
edhe nė mjedise tė tjera (Bistricė, Kėvaēicė, Bajgorė,
Rashan, Mazhiq) janė ngritur faltore katolike, si Kisha e
Shėn Mėrisė, ajo e Shėn Pjetrit etj.
-
- Rrugėt qė kalonin kėndej, ajo qe lidhte Pazarin e Ri me
qendrėn e Kosovės, sidomos vija kryesore komunikative
Naisus-Lissus qė kalonte
nė afėrsi tė Vushtrrisė, ku gjendej stacioni i rėndėsishėm
Vicianum, kanė pasur rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr
zhvillimin edhe tė vendbanimeve tė Shalės, sidomos tė
atyre nė afėrsi tė Trepēės.
-
- Rashani, sot fshat afėr Trepēės, duhet tė ketė qenė
qendėr me njė popullatė shumė tė koncentruar.
-
- Gati nė asnjė vend tė Shalės, pra as nė kėtė fshat,
qė dikur quhej Gjytet, e qė ka ende mure tė Iashta, nuk
janė bėrė tė thuash, kurrfarė gėrmimesh, hulumtimesh e
studimesh, prandaj nė favor te konstatimit tonė flasin
njė varg gojėdhėnash, si ajo pėr Kroin e Nuseve nė
Mazhiq, e shkuarjes sė maces nėpėr kulmet e shtėpive qė
nga
Trepēa deri nė Vushtrri, etj., gjetjet sipėrfaqėsore
apo ato tė rastėsishme me rastin e hapjes sė puseve, ndėrtimit
tė rrugėve, objekteve tė ndryshme etj.
-
- Pozita e favorshrne e Gjytetit tė Rashanit me njė zotėrim
tė gjerė tė fushės pėrreth, muret rrethuese, materiali
arkeologjik i zbuluar etj., dėshmon se kjo kėshtjellė ka
qenė e banuar qysh nė fillim tė epokės sė hekurit, po
zhvillimin mė tė madh e ka pasurė gjatė fundit tė kėsaj
epoke. Varrezat nė fshatin Bistricė (Bardhanė), sarkofagėt
qė janė zbuluar aty, varrezat e ndėrtuara e tė mbuluara
me pllaka guri, tė rrethuara me gurė, dėshmojnė pėr
lashtėsinė e tyre.
-
- Lėnda antropologjike dėshmon se varrezat u pėrkasin
banorėve me tipare antropologjike adriatikase - mesdhetare,
qė janė karakteristika antropologjike tė popullsisė arbėrore.
Vendbanime karakteristike kanė mbetur ato te epokės sė
hekurit, qė janė kryesisht gradinat tė vendosura ne kodra
ose nė pllaja dhe tė fortifikuara.
-
- Nė periudhėn e sundimit romak banoret e Shalės kane qenė
tė orientuar kah qendra e rėndėsishme Municipiumi DD afėr
Soēanės qė u zhvillua gjatė shek.IV tė e. s.
Veprimtaria kryesore e kėtij municipi ka qenė zejtaria, e
cila ishte ė kultivuar tek dardanėt qysh nė epokėn e
hekurit.
-
- Romantizimi nė kėtė hapėsirė ka qenė i dobėt. Nė
aspektin fetar mund tė pohohet se krishterimi ka ardhur
edhe nė kėto hapėsira nė shek. IV tė e. s. Edhe pse nuk
janė bėrė hulumtime tė mjaftueshme, mund tė pohohet se
nė Shalė ekzistojnė objekte tė shumta tė kulturės
materiale dhe tė artit qė nga periudha romake. Gjuha
latine ka qenė gjuhė e administratės. Pėr kėtė gjė dėshrnojnė
dokumerntet mbishkrimore.
-
- Depėrtimi sllav u pėrcoll me njė furi rrėnuese nė
vendbanimet e Shalės sė Bajgorės qė pati rrjedhoja tė rėnda
pėr popullsinė vendase. Edhe pėrkundėr depėrtirnit tė
valės sllave, Shala mbeti etnikisht e pastėr.
-
- Pushtuesit sllavė nuk mundėn tė zhdukin, aq mė pak tė
asimilojnė popullsinė vendase.. Nė shek. IX-X Trepēa
dhe pjesa rnė e madhe e hapėsirės sė Shalės u gjend nėn
sundimin bullgar. Shqiptarėt e Shalės sė Bajgorės
luftuan pėr ēlirim nga bizanti dhe nga bullgarėt, por
Iuftuan edhe nė anėn e ushtrisė bizantine kundėr
pushtuesve tė trojeve tė tyre nga ana e popujve barbarė.
Nė fund tė shek.XII luftuan nė anėn e ushtrisė
bizantine kundėr shtetit tė serbėve tė Rashkės.9
-
- Mė 1185 kėto vise sėrish ranė nėn sundimin e shtetit
serb tė Nemanjėve. Vendosja e sundimit serb shėnoi
fillimin e njė prej periudhave mė te vėshtira pėr
popullsinė shqiptare tė kėsaj treve.
-
- Pasuritė e medha nėntokėsore (miniera e famshme e
plumbit, zinkut e argjendit nė Trepēė) si dhe pėrshtatshrnėria
e lartė e mbitokės pėr veprimtari blegtorale e bujqėsore,
i nxitėn sundimtarėt serbė ta pėrforcojnė progresivisht
pushtetin e tyre mbi popullsinė vendėse.
-
- Si orientim kryesor i kėtij shteti u pėrcaktua politika
asimiluese me synim homogjenizimin etnik dhe serbizimin e
kėtyre viseve. Trysnia asimiluese arriti kulmin gjatė kohės
sė sundimit tė Car Dushanit (1331-1355).
-
- Shteti mbėshteste kishėn dhe punonte sisteniatikisht pėr
largimin e popullsisė shqiptare tė ritit katolik dhe
orientimin drejt ortodoksisė sllave. Besohet se ne Betejėn
e Kosovės qė u zhvillua nė qershor te vitit 1389, midis
ushtrive tė koalicionit tė feudalėve ballkanas, pra
ushtrisė se kėrshterė kundėr ushtrisė pushtuese osmane,
morėn pjesė edhe shalianėt, tė cilėt ishin tė
mobilizuar nga sundimtari serb, Llazari. 10
-
- Mė 1455 njė pjesė e Kosovės u pushtua nga forcat
osmane. Menjėherė pas pushtimit, osmanlinjtė krijuan njė
njėsi administrative tė veēantė, tė quajtur Vilajeti
i Vukut. Gjatė shek.XV-XVI territori i Shalės sė
Bajgorės i pėrkiste Sanxhakut tė Vushtrrisė.
-
- Pas vendosjes sė sundimit osman, u rimbėkėmb miniera e
Trepēės dhe e Rrėzhanės. Rrėzhana ėshtė njė toponim
i sajuar nga parashtesa shqipe rrė+Shan, emėr ky shuniė i
pėrhapur nė antroponiminė dhe patroniminė shqiptare me
elemente tė krishtera.
-
- Nė sistemin toponimk tė Shalės sė Bajgorės, katundet
Bugariq, Zhazhė, Vllahi dhe toponime tė tjera, dalin nga
ndonjė etnik. Fshati Zhazhė ėshtė vetėrn formė e
sonorizuar e Shashės, nė tė vėrtetė tė Sasės, falė
kalimit tė s>sh»11
-
-
- Majdani i Rrzhanės pėrmendet rnė 1455 deri mė 1469 nė
pėrbėrje tė Vilajetit dhe tė nahisė sė Zveēanit
(Zinkofēar Zir). Mė 1516 ky treg bėhet seli e nahisė me
tė njėjtin emėr tė Kadillėkut tė Pazarit tė Ri. Prej
11 fshatrave qė i takonin kėsaj nahije, me siguri ėshtė
identifikuar vetėm fshati Murgull»12
-
- Edhe pas rėnies sė Trepēes nen sundimin turk kjo minierė
nuk e ka humbur rėndesinė. Pėrmenden miniera te
braktisura, por edhe fshatra tė njohura. Nė regjistrirnin
turk (1469) pėrmenden fshatrat: Rrzhanė, Zijaēė, Dccli
(Didine), Ofēar, Zasil (Zasellė, sot Kodėr), Kavaxh,
Silanēė (Selac), Rahova, Zhezheva (sot Zhazha), Lisiēe
(Lisicė), Vilahne (Vllahi), Boletin, Bistricė, Batahir,
Ceran (sot Cerajė) etj., tė cilat i takonin vilajetit tė
hershėm qė mori mė 1463 statusin e nahisė, dhe i takonte
sanxhakut tė Bosnjes.
-
- Pas rėnies sė Shalės nėn sundimin osman, u ngnit
kolonia turke qė quhej Trepēa e Epėrme (Trepēaide Bala),
dy ki!ometra Iarg Stantergut. Nė lagjen e Trepēės u ndėrtua
xhamia (Xhamia e Mazhiqit), pa dyshim njėra ndėr tė parat
e ndėr tė rrallat nė kėto anė. Qe nga kjo kohė
popullata shqiptare e trevės sė Shalės sė Bajgorės
filloi gradualisht tė braktisė fenė e kėrshterė dhe tė
kalojė nė fenė islame.
-
- Nė fillim pėrqafimi i islamit ishte i kufizuar vetėm nė
individė tė integruar nė strukturat e administratės
osmane, ndėrsa mė pas kjo dukuri pėrfshiu njė masė rnė
tė gjerė njerėzish. Njė nder faktorėt qė Iehtėsoi depėrtimin
e islamit nė masėn e popullatės shqiptare tė kėsaj
treve (shek. XVII), ishte edhe prirja e saj pėr tu
larguar nga autoriteti fetar i kishės serbe.
-
- Megjithatė, popullata shqiptare e islamizuar, edhe pse
ndryshoi fenė,
nuk preku qenien e vet etnike. Pėrhapja e islamit u
shoqėrua shumė pak me ndryshime nė pamjen urbanistike tė
vendbanimeve dhe nė formacionin kulturor tė popullsisė sė
Shalės sė Bajgorės.
-
- Mė 1689, nė kohen e luftės antiosmane, mjaft shqiptarė
nga treva e Shalės sė Bajgorės, sė bashku me luftėtarė
tė krahinave tė tjera tė veriut tė Shqipėrisė, tė krėshterė
e musIimanė, nėn udhėheqjen e Pjeter Bogdanit, i cili
ishte arqipeshkv i Shkupit, u bashkuan me forcat austriake.
-
- Numri i luftėtarėve shaljanė ishte mbi 200. Lufta, siē
dihet, mori fund me fitoren e turqve. Si pasojė e dhunės e
terrorit qė pasoi, shumė banorė u shpėrnguIėn. Burimet
turke dėshmojnė se fshatrat e Shalės kanė qenė mjaft
mirė tė popullzuara.
-
- Kjo popullatė, kryesisht shqiptare, u tėhoIlua sidomos
ne fillim tė viteve 1690 edhe si pasojė e rėnies sė
murtajės. Me zvogėlimin e numrit tė shaljanėve, tė cilėt
ishin xehetarė tė mire, Trepēa dhe minierat, pra
vendburimet e tjera minerare, pėsuan mjaft shumė.
-
- Sipas njė regjistrimi tė kadillėqeve tė Turqisė
evropiane qe kishte bėrė Abdullah Huremoviq nga Mostari, nė
prag tė luftės austro-turke gjatė viteve 1683-1699, Trepēa
si njė kadillėk i veēantė bėnte pjesė nė sanxhakun e
Vushtrrisė. Kah fundi i shek. XVII Sanxhaku i Vushtrrisė u
suprimua dhe si territor iu bashkua sanxhakut tė Shkupit.
-
- Kėshtu, territoret nė lindje Ibrit, duke pėrfshirė
Trepēen dhe fshatrat e Shalės sė Bajgorės, i takonin
Sanxhakut tė Vushtrrisė tė Elajetit tė Rumelisė.
Defteret osmane ofrojnė materiale tė pasura qė provojnė
qartė se popullsia e kėsaj treve, qoftė ajo qė bart
antroponimi karakteristike shqiptare, qoftė ajo qė bart
antroroponimi sllave, ėshtė etnikisht shqiptare.
-
- Shqiptarėsia e kėtyre viseve vėrtetohet, pos nga
dokumentet osrnane, edhe nga ato raguziane, latine etj. Nė
vitin 1739 njė pjesė e popullatės shqiptare katolike e
Shalės u detyrua tė shpėrngulet.
-
- Gjate viteve 1830-1832 rreth 1000 shaljanė i dhanė mbėshtetje
Mustafė Pashė Bushatliut duke mbėshtetur kėshtu pavarėsinė.
Sulltani organizoi ushtrinė e tij dhe nė mesin e vitit
1832 sulmoi Vushtrrinė e Mitrovicėn. Shaljanėt kundėrshtuan
dekretin e Hati Sherifit tė Gulkhanesė (3 nėntor 1839)
shpallur nė Stamboll nga Sulitan Abdyl Mexhidi.
-
- Luftėtarėt shaljanė onganizuan njė sėrė luftėrash
kundėr zaptinjve turq nė Kaēanoll, Vesekofc, nė Gumnishtė
dhe nė fshatra tjera. Zona e Shalės sė Bajgonės nė kėtė
kohė konsidenohej si zonė e Iirė.
-
- Shpėrthimi i krizės lindore nė vitet 1875-1876 dhe
sidomos lufta ruso-turke e vitit 1877-1878 tronditi edhe
popullatėn e trevės sė Shalės. Nė janar tė vitit 1878
Serbia dhe Mali j Zi hynė nė Iuftė kundėr Turqisė duke
pushtuar pjesėn verilindore e juglindore tė Vilajetit tė
Kosovės, Nishit, Pirotit, Kurshumlisė, Vranjės, Leskocit
etj.
-
- Pushtimi i kėtyre territoreve u shoqėrua me masakrimin
nga serbėt, malazezėt e rusėt, tė popullsisė shqiptare,
duke pėrfshirė gratė, fėmijėt e p!eqtė dhe me shpėrnguIje
nga vatrat e tyre tė mbi 150.000 shqiptarėve. Shumica e tė
shpėrngulurve u vendosėn nė anė tė ndryshme tė Kosovės
dhe, pėr shkak tė gjendjes sė rėndė ekonomike, vetėm
njė nurnėr i vogėl u vendos nė Shalė tė Bajgorės. Nė
Selac u vendos familja Igrishta.
-
- Pas ndėrtimit tė hekurudhės (1874) qė lidhte Mitrovicėn
me Shkupin, Selanikun dhe qendrat e tjera mė tė largėta
dhe mė tė zhvilluara, mundėsoi qė visorja e Shalės pėrreth
Trepēės dhe vendbanimet, qė deri atėherė ishin nė pėrbėrje
tė rajonit tregtar tė Vushtrrisė, tė hynin nė pėrbėrje
tė Mitrovicės.
-
- Popullata shqiptare e Shalės sė Bajgorės, pos
kryengritjeve gjatė viteve 1688-1690, duke mos u pajtua
asnjėherė me zgjedhėn e robėninė osmane, gjatė gjithė
shek XVIII e XIX zhvilluan edhe njė sėrė luftėrash ēlirimtare.
Rezistenca e tyre mori hov dhe u intensifikua sidomos nė
periudhėn e Rilindjes Kombėtare Shqiptare.
-
- Nė gjysmėn e dytė tė shek. XIX, nė kohėn e levizjeve
tė mėdha pėr ēlirim kombėtar, Shala dha shume luftėtarė,
tė cilėt u ngritėn kundėr politikės ēkornbėtarizuese,
e cila mohonte individualitetin e popullit shqiptar. Nė
periudhėn e Iėvizjes Kombėtare Shqiptare, ne fazėn e dytė
tė zhvillimit tė saj (1878-1881), popullata shqiptare e kėtij
mjedisi vazhdoi traditėn e Iuftės pėr liri e pavarėsi.
-
- Nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, e cila u thernelua nė
Kuvendin e 10 qeshorit 1878 nėn kryesinė e Iliaz Pashė
Dibrės, nė mesin e 110 delegatėve gjendeshin edhe pėrfaqėsues
nga Shala e Bajgorės. Nė mesin e 4 mijė nėnshkruesve tė
dy peticioneve qė iu dėrguan Kongresit tė Berlinit dhe
Portės sė Lartė, ishin edhe nėnshkrimet e pėrfaqėsuesve
tė Shalės sė Bajgorės.
-
- Forcat e Lidhjes hynė edhe nė Mitrovicė, shkarkuan
funksionarėt osmanė nga administrata shtetėrore dhe nė
vend tė tyre emėruan nėpunės shqiptarė. Pas Kuvendit
Themelues, Lidhja e Prizrenit, e cila kishte formuar nėnkėshillat
nė viset e banuara me shqiptarė, njė nga degėt mė tė
forta pati atė tė Mitrovicės. Atė e pėrbėnin dhe e mbėshtesnin
me armė kryesisht shaljanėt, tė cilėt vazhduan tė japin
kontributin e tyre pėr autonorni. Luftėtarėt e Shalės sė
Bajgorės dhanė kontributin mė tė madh pėr ēlirimin e
Mitrovicės mė 25 janar
1881.
-
- Shqiptarėt kėtu morėn pushtetin nė duart e veta, nė
Mitrovicė e rrethinė formuan gjykatat shqiptare, tė cilat
filluan tė punojnė pavarėsisht nga pushteti
turk. Popullata shqiptare e Shalės iu drejtohej
gjyqeve shqiptare e jo atyre turke.
-
- Nė gjysmėn e dytė tė prillit 1881 Dervish Pasha me njė
ushtri tė madhe hyri sėrish nė Mitrovicė duke e vendosur
pushtetin e vet administrativ dhe gjykatėn ushtarake, e
cila brenda njė kohe tė shkurtėr dėnoi 4.000 shqiptarė.
Forcat turke tė udhėhequara nga Dervish Pasha e Hafiz
Pasha menduan se e shtypėn me gjak lėvizjen e popullatės
shqiptare pėr ēlinim kombėtar.
-
- Pėrkundrazi, shqiptarėt, tė cilėt nė ndėrgjegėn e
tyre kishin ruajtur idenė e pavarėsisė, idenė e formimit
tė shtetit: kombėtar, vazhduan rrugėn e pėrparimit dhe tė
qytetėrimitė evropian. Kryengritjet vėrtet pėr njė
kohė pushuan, por, fill pas kėndelljes, ato shpėrthyen nė
viset e mėparshme.
-
- Edhe pėrkundėr dhunės e terrorit qė ushtronte,
pushtuesi nuk arrinte dot tė shuante shpirtin liridashės
tė shaljanėve, tė cilėtė vazhduan tė japin kontributin
e tyre edhe nė fazėn e tretė tė Iėvizjes kombėtare pėr
autonomi (1881-1908). Janė tė njohura konfliktet e
armatosura ndėrmjet pushtetit turk dhe kryengritėsve
shaljanė. Mė 1886 nė Mitrovicė kishte ardhur Rexhep
Pasha, shqiptar me origjinė nga Mati.
- Ai provoi qė tė vejė qetėsi nė Shalė duke i marrė
me tė mirė prijėsit. Pas takimit qė kishte pasur me Ahmet
Boletinin, vėllanė mė tė madh tė Isės, njerėzit e
pushtetit u pėrpoqėn qė ta zėnė e ta vrasin pabesish nė
sarajin e pashės, por nuk ia dolėn, sepse shaljani arrin tė
shpėtojė me zhdėrvjelItėsi:
-
- Rexhep Pasha
del nė shkallė,
- Del nė shkallė
e po ndigjon,
- Ēka
saraj qi po ushton,
- Ē
ka saraj qi po dridhet?
- Njaj asllani
gjallė spo lidhet.
- More pashė,
ty t kanė mashtrue,
- S ke gjetė
burra qi mlidhin mue!
-
- Pushtuesi, i ciii nuk lente gur pa lėvizur, arrinte tė
gjente bashkėpunėtorėt pėr ti likuiduar kundėrshtarėt.
Kėshtu mė 1894 Ahmeti u vra pabesisht nga njė pritė nė
fshatin Zhazhė. Lufta vllavrasėse do tė merrte edhe shumė
jetėra tė tjera sikur mos tė ndėrhynte nėnė Ajshja dhe
Beqir Voca njė mik i ngusht i famiijes Boletini, njeri i menēur
e me autoritet.
-
- Nė qershor tė vitit 1895 Hafiz Pasha me njė bataIion
ushtarėsh tė komanduar
nga major Mehmeti sulmoi BoIetinin. Isa Boletini, i cili asnjėherė
nuk e linte kullėn pa roje, kur pa se ushtria iu kap bjeshkės,
zuri pritėn nė Majėn e vogėl. Pas njė lufte tė ashpėr,
ushtria turke edhe pse arriti ti djegė kullėn e tė plaēkisė
pasurinė, u tėrhoq me humbje tė mėdha.
-
|

|
|
|
Kulla e
Isa Boletinit |
|
-
- Nė
kuvendin e shqiptarėve qė u mbajt nė Pejė nė nėntor tė
vitit 1897, ku organizator ishin Haxhi Zeka dhe Riza Kryeziu
(Gjakova), Shala kishte dėrguar pėrfaqėsuesin e vet. Nė
pranverė Beslidhja u zgjerua dhe u shtri deri nė Mitrovicė,
Vushtrri e Shalė tė Bajgorės. Shaljanėt pėrkrahėn
Komitetin e fshehtė shqiptar qė drejtonte Beslidhjen dhe kėrkonte
bashkimin e katėr Vilajeteve shqiptare nė njė
vilajet tė vetėm.
-
- Nė Kuvendin e Lidhjes sė Pejės (23-29 janar tė vitit
1899, mori pjesė Isa Boletini, i cili, i shoqėruar nga
shaljanėt, pėrfaqėsonte kėtė mjedis. Shaljanėt nė krye
me Isa Boletinin mbėshtetėn idenė pėr formimin e ushtrisė
shqiptare duke premtuar se djemtė e tyre do tė rekrutohen nė
forcat vullnetare qė do tė mbronin edhe kufijtė nga sulmet
sllave. Nė kėtė kohė u formua njė batalion i regjimentit
tė ushtrisė shqiptare pėr tė ruajtur kufirin me Serbinė qė
nga Guri i Kripės deri nė Bistricė.
-
- Disa familje tė fuqishme qė deri nė kėtė kohė i
karakterizonte rivaliteti i pandėrprerė pėr dominim e
sundim nė kurriz tė njėra tjetrės, tashti, pėr ta pėrballuar
mė lehtė rrezikun, u afruan, u bashkuan duke lidhur besėn
se do tė Iuftojnė bashkėrisht pėr shpėtimin e atdheut. Ndėr
famiijet mė tė njohura nė kėtė kohė ishin ajo e Isa
Boletinit, e Ahmet e Cen Stantergut, e Vocėve etj.
-
- Nė vend tė prirjes pėr pavarėsi, tashti dominonte
nevoja e bashkimit nė Iuftė pėr ēlirim kombėtar. Qė nga
viti 1892-1912 ushtria turke, duke djegur e vrarė, u pėrpoq
tė shtypė shpirtin kryengritės tė shaljanėve, por kot.
Forca tė mėdha ushtarake kishin sulmuar Boletinin mė 1892
dhe 1895, por kishin hasur nė rezistencė tė fortė tė
Shaljanėve.
-
- Mė 1901 shaljanėt nėn udhiėheqjen e Isa Boletinit
shkuan nė Pazar tė Ri pėr ta liruar Aqif Pazarin. Nė
vjeshtė tė vitit 1902 kundėrshtuan hapjen e konsullatės
ruse, vendosjen e Grigor Shqerbinit konsull nė Mitrovicė.
Ata mbėshtetėn vendimet e marra nė Kuvendin e krerėve
shqiptarė nė Gjakovė mė 15 janar 1903, morėn pjesė nė
Kuvendin te Verrat e Llukės mė 2 mars 1903, nė tubimin
mbajtur nė fushėn e Morinės te Llausha e Drenicės, nė
mars tė vitit 1903, nė Kuvendin e Vushtrrisė (1903) kundėrshtuan
reformat turke dhe veprimtarinė e konsullatė ruse nė
Mitrovicė qė punonte hapur kundėr interesave tė shqiptarėve
etj.
-
- Shaljanėve u erdhėn nė ndihmė Iuftėtarė nga Podguri,
Vushtrria, Llapi, Drenica etj., dhe sulmuan dhjetra batalione
tė ushtrisė turke nė Mitrovicė. Ne kėtė kohė Porta e
lartė, pėr ta pasur mė pranė vetes dhe pėr tia pamundėsuar
veprimtarinė patriotike e luftarake, e syrgjynosi Isa
Boletinin.
-
- Pas internirnit tė kryetrimit tė Kosovės, komandanti i
ushtrisė turke nė
Mitrovicė urdhėroi qė nga kufiri me Serbinė, nga
fshati Rrėzhanė deri nė Albanik (Leposaviq), tė tėrhiqen
tė gjitha rojet. Kėshtu rojet e kufirit me Serbinė u
detyruan ta organizojnė vetė shaljanėt.
-
- Shaljanėt e ēuan nė vend betimin qė ia kishin dhėnė
prijėsit tė tyre se nuk do tė lejojnė, qoftė edhe me ēmimin
e jetės, qė tė vendoset konsulli rus nė Mitrovicė. Nė
mesin e 250 tė vrarėve nė fshatin Shupkofc nė luftė kundėr
forcave ushtarake turke, te cilat i komandonte Shqerbin, 100
kanė qenė shaljanė.
-
- Luftėn pėr ēlirimin e Mitrovicės e kishin udhėhequr
Jashar Boletini, Bejtė Selaci, Shaban Jashari, Nuhė Bajgora
e tė tjerė. Nė kėtė luftė pėr jetė a vdekje mbetėn tė
vrarė Bejtė Selaci, Shaban Gavazi-Bajgora, Hajdar Xhemė
Boletini, Zenel Fetahu, Man Zeqiri, Ramė Smaka, Sejdi
Ibrahimi e shumė tė tjerė, ndėrsa u plagosėn qindra tė
tjerė, nė mesin e tė cilėve edhe Sejdi Vidishiqi e Tahir
Selaci, vėllai i Bejtės.
-
- Nė kryengritjen qė shpėrtheu nė janar tė vitit 1904 nė
Mitrovicė, morėn pjesė edhe shaljanėt. Nė shkurt tė
vitit 1906 Isa Boletini u lirua dhe u kthye nė Shalė, sepse
mė shumė i pėlqenin gurėt e Boletinit sesa sarajet e
Stambollit. Po nė kėtė fillim viti Komiteti shqiptar me
qendėr nė Manastir kishte formuar degėt e veta edhe nė
Kosovė.
-
- Nė degėn e Komitetit nė Mitrovicė shquheshin pėr
veprimtarinė e tyre shumė Shaljanė, tė cilėt punonin nė
pėrgatitjet e armatosura kundėr sunduesve osmanė. Deri mė
1908 nė Shalė tė Bajgorės nuk ka pasur pushtet. Fshatrat e
kėsaj treve gjatė sundimit osman kanė qenė nė pronėsi tė
spahinjve nga Vushtrria dhe Pazari i Ri, tė cilėt shpesh
sillnin nė pronat e tyre ēifēinj familje tė ririt
ortodoks. Mė 3 korrik 1908 shpėrtheu Revolucioni xhonturk.
Ky revolucion pėrkoi me Iėvizjen pėr ēlirirn kundėr
sunduesve osrnanė.
-
- Shaljanėt nė fillim mbėshtetėn Revolucionin e Turqve tė
Rinj dhe kjo pėrkrahje e shqiptarėve qe njė faktor
vendimtar nė fitoren e tij dhe shpalljen e Kushtetutės, rnė
23-24 korrik 1908, mirėpo, kur panė se Ligji i zgjedhjeve
dhe vetė qėndrimi i pushtetit xhonturk, i cili kishte
filluar tė bashkėpunonte me serbėt e tė tjerėt, duke
dashur qė ti sjellė shqiptarėt gjithnjė nė pozitė tė
pabarabartė, sėrish ia kthyen pushkėn. Gjatė kėij viti nė
Bare Turqit e rinj ndėrtuan stacionin e zaptinjve.
-
 |
|
Mė 20 korrik 1908, nėn kryesinė e Isa
Boletinit u mbajt Kuvendi j Ferizajt. Nė mesin e 30.000
shqiptarėve u gjenden edhe shaljanėt. Meqė xhonturqit
nuk e mbajten premtimin qė kishin dhėnė pėr mė shumė
tė drejta shqiptarėve, vetqeverisjen e vendit etj.,
Klubi kombėtar i formuar nė Mitrovicė, vendosi qė tė
pėrzė nėpunėsit osrnanė duke bėrė pėrpjekje qė
pushtetin tua japė shqiptarėve vendės.
Edhe kėrkesat pėr hapjen e shkollave nė
gjuhėn shqipe dėshtuan. Pėr kėtė arsye Isa Boletini,
i mėshtetur nga shaIjanėt besnikė, ia ktheu pushkėn
pushtuesit osman.
Pėr tė shuar zjarrin e kryengritjes, pėr
tė shuar shpirtin liridashės shaljanėve, kajmekami i
Mitrovicės, Hajdar Beu, mė 22 nėntor 1908 e sulrnoi me
forca tė rnėdha prijėsin Isa Boletini, nė Boletin.
|
Isa
Boletini |
|
|
-
- Nė kėtė Iuftė, pos Isa Boletinit, u shquan edhe Bejtė
Selaci, Halim Ēaushi, Halil e Jonuz Boletini, Nuredin e
Zeqir Mehmeti. U vranė Xhemė Boletini, Halim Ēaushi e Zenel
Koliqi, kurse u plagosėn Isa Boletini, Halit Ahmeti nga
Syrigana, Bislim Selim Radisheva. Sejdi SeIaci dhe Zeqir
Mehmeti.
-
- Ushtarėt turq, pasi nuk arritėn qė ta shembin kullėn
me topa, ia dhanė flakėn. Pėr tė ngjallur frikė e panik
ata dogjėn edhe disa shtėpi nė Shalė si dhe Kullėn e
Sejdi Selacit. Nė mars tė vitit 1909 pėrsėri xhonturqit
nisėn forca tė mėdha ushtarake nėn komandėn e Xhavit Pashės
pėr tė goditur Isa Boletinin.
-
- Qeveria shpalli nė Kosovė gjendje tė jashtėzakonshrne.
Nė mesin e prillit 1910 Shefqet Turgut Pasha u pėrpoq me tė
gjitha mjetet, me zjarr e hekur ti shuajė kryengritjet e
shqiptarėve. Ndėr vatrat e qėndresės, pos Grykės sė Kaēanikut,
Grykės sė Carralevės (1910), u bė edhe Shala, sidomos
Boletini.
-
- Deri mė 1912 ushtria turke disa herė i dogji e i bėri
rrafsh me tokė fshatrat e Shalės sė Bajgorės, por nuk
arriti tė nėnshtrojė Shalėn, tė cilėn e mbronin me
gjoksin e tyre bijtė e saj besnikė, luftėtarėt sypatrembur
e tė pėkulur. Shaljanėt u shquan edhe nė luftėrat e tjera
antiosmane gjatė viteve 1910-1912.
-
- Ata mbėshteteshin edhe nga Hasan Prishtina e Nexhip
Draga, tė ciiėt nga Shkupi erdhėn nė ShaIė, pastaj nė
Drenicė etj., ku u bashkuan me Isa Boietinin. Nė mars tė
vitit 1912 u mbajt njė takim midis Isa Boletinit e Hasan
Prishtinės nė ēifliēet e Zejnuilah Begut ne fshatin Gojbulė
afėr Vushtrrisė.
-
- Takimi i Gojbulės u pasua me mbledhje nė vende tė
ndryshme tė Kosovės: 15 maj nė Boletin, nė tė cilėn morėn
pjesė krerėt e Shalės sė Bajgorės e ku u lidh Besa e ShaIės,
Kuvendi i Drenicės (16 maj), ku u lidh Besa e Drenicės, Besa
e Llapushės dhe u kurorėzua me Kuvendin e Junikut (21-25 maj
1912) qė u mbajt nė Junik. Pas kėtij Kuvendi Isa u kthye nė
Shalė.
-
- Menjėherė krijoi lidhjet me luftėtarėt e Shalės dhe tė
Llapit, nisi ti forcojė qendrat nė Boletin, nė Vesekovc
etj. Pra menjėherė filloi me zbatimin e vendimeve tė
Kuvendit tė Junikut nė viset e tij, nė Shalė e Llap. Nė
qershor tiė vitit 1912 u mbajt njė Kuvend i madh nė Shalė,
i cili nė popull u njoht me emrin Kuvendi i Kurillovės. Nė
Kuvendin e Kurillovės, vend midis Shalės e Llapit, morėn
pjesė 400 shaljanė dhe rreth 1500 llapjanė. Kėtu u Iidh
besa e Shalės dhe Llapit.
-
- Edhe dėshmitarėt, po edhe kėnga popullore Grepacimi
I Isa begut e Beqir Vocės flasin pėr pikėpamjet e tyre tė
ndryshme lidhur me atė se a duhet tia kthejnė pushkėn
Turqisė apo jo, a paraqet rrezik mė tė madh Turqia apo
Serbia, e cila rrinte nė kėmbė tė para dhe po pėrgatitej
pėr tiu hedhė viktimės nė shpinė. Nė fillim tė
korrikut nisi kryengritja e pėrgjithshrne.
-
- Kjo kryengritje u shėnua me ngritjen e flamurit kombėtar,
tė cilin e sollėn nė Kosovė disa veprimtarė tė Lėvizjes
Kombėtare Shqiptare nga kolonitė nė Evropė, nė Stamboll e
Selanik. Flamurin e ngritur nė Vesekovc (sot quhet Kodra e
Bajrakut), ia kishte dorėzuar Xhemajl Prishtinės patrioti i
shquar Hoxhė Kadri Prishtina, i cili kishte ardhur nė Kosovė.
-
- Mė 12 korrik u zhviliua njė betejė e lavdishme nė Grykėn
e Kulinės e pas shtatė ditėsh edhe njė tjetėr nė
Broboniq. Mė 22 korrik kryengritėsit shqiptarė tė udhėhequr
nga Isa Boletini u nisėn pėr nė Pazar tė Ri dhe e Iiruan
atė, ndėrsa pesė ditė mė vonė hynė nė Mitrovicė, ku
menjėherė formuan organet e pushtetit lokal, kėshillat
popullorė me detyrė tė
posaēme qė tė
ruajnė rendin e qetėsinė. Shaljanėt nė krye me Isa
Boletinin pėrmes ideologut Hasan Prishtina njoftuan opinionin
ndėrkombėtar se ata Iuftojnė jo pėr tė mbrojtur a pėr
ti zgjatur jetėn Turqisė nė Ballkan, por pėr ti
dalė zot tėrėsisė tokėsore tė Shqiperisė.
-
- Mė 9 gusht Hasan Prishtina i paraqiti qeverisė turke
programin prej 14 pikash, i cili pėrmbante kėto kėrkesa:
-
- - nėpunėsit qė do tė emėroheshin nė Shqipėri, tė
dinin gjuhėn shqipe dhe tė njihnin zakonet e vendit;
- - shėrbimi ushtarak tė
bėhej vetėm nė Shqipėri;
- - tu jepeshin armėt shqiptarėve;
- - tė
hapeshin nė katėr vilajetet: tė Kosovės, Manastirit,
Shkodrės dhe Janinės shkolla tė tė gjitha shkallėve dhe tė
mėsohej gjuha e vendit nė tė gjitha shkoiiat fillore dhe tė
mesme;
- - tė shpallej amnistia e pėrgjithshme dhe tė merreshin njė varg masash pėr
zhviliimin ekonomik tė vendit etj.
-
- Qeveria turke vonoi pėrgjigjen ndaj 14 kėrkesave tė
shqiptarėve, prandaj kryengritėsit shqiptarė, mė 11 gusht
1912, nėn udhėheqjen e Isa Boietinit, Bajram Currit, Hasan
Prishtinės, Riza beg Kryeziut, Jahja Agė Prizrenit, Mahmut
Zajmit, Zefit tė Vogėl etj. hynė nė Shkup.
-
- Ibrahim Pasha mė parė kishte kėrkuar nga Isa Boletini
dhe shaljanėt qė tė mos niseshin pėr nė Shkup, duke i
propozuar prijėsit tė shqiptarėve post tė lartė e bashkėluftėtarėve
tė tij shpėrblime tė majme, por kot. Isai, duke qenė
konsekuent nė vendimin e tij, i pėrgjigjet:
-
- Unė
kam ngrit krye pėr hakin e Shqipnis. Nuk lypi shpėrblime pėr
vete. Unė jam mirė kur asht mirė Shqypnia!
-
- Nė luftėn e pėrgjithshme pėr ēlirimin e tokave
shqiptare morėn pjesė shumė shaljanė nėn udhėheqjen e
Isa Boletinit, tė cilėt, pas nėnshkrimit tė marrėveshjes
nga Hasan Prishtina me qeverinė turke, mė 26 gusht, u kthyen
nė Shalė.
-
- Isa Boletini u vendos nė Boletin dhe qėndroi deri mė 30
tetor 1912. Brenda kėsaj kohe organizoi ushtrinė pėr
mbrojtjen e kufirit nga ushtria serbe. U zhvilluan luftėra tė
pėrgjakshme nė Merdar, Llukovė, Albanik, Llapashticė,
KuIinė e deri nė Prishtinė. Rezistenca mė e fuqishme u bė
nė Merdar.
-
- Pas largimit tė ushtrisė turke nga Mitrovica e rrethina,
shqiptarėt menjėherė zgjodhen pėrfaqėsuesit e tyre nė
organet e pushtetit, formuan gjyqėsinė dhe administratėn
e tyre, mirėpo udhėheqėsit e tyre brenda vendit nuk u
paraqitėn unikė, tė bashkuar pėrballė orekseve grabitēare
e tė shfrenuara tė shteteve ballkanike, Serbisė, Malit tė
Zi, Bullgarisė e Greqisė.
-
- Ato kishin Iidhur aleancėn nė shtator tė vitit 1912,
duke filluar kėshtu Luftėn e Parė Ballkanike, me qėllim qė
secila pėr vete tė gllabėrojė nga njė copė tė tokave
shqiptare. Gėzimi i fitores sė shqiptarėve qe jetėshkurtėr.
-
- Shqiptarėt, pak tė dehur nga gėzimi i fitores, mė shumė
tė lodhur e tė rraskapitur nga luftėrat e njėpasnjėshme,
sikur nuk e kishin paraparė qė ushtritė e shteteve
ballkanike, fqinjtė e tyre tė pabesė: serbėt, malazezėt,
grekėt e bullgarėt do tė nisnin marshimin mbi tokat e tyre.
-
- Vullnetarėt shqiptarė, tė prirė nga Isa Boletini e
Beqir Voca, duke parė se rreziku rnė i madh vinte andej nga
kufiri me Serbinė, nga Guri i Uglarit deri te Qafa e Ibrit, u
pėrpoqėn tiu kundėrvihen forcave tė pėrgatitura mirė
tė ushtrisė serbe, tu rezistojnė me vendosmėri sulmeve
tė tyre, por nuk ia dolėn.
-
- Sulmet e reparteve ēetnike ishin tė forta dhe tė
intensifikuara nė frontin pėrgjatė Ballit tė Shalės e
sidomos nė luginėn e Ibrit. Pėr shkak tė mungesės sė armėve,
ushqimit, organizimit tė rregullt, tė mirėfilltė tė
ushtrisė, u detyruan tė tėrhiqen. Serbėt, pasi pushtuan
Prishtinėn mė 22 tetor, pasi morėn edhe Vushtrrinė e
Mitrovicėn, mė 1 nėntor 1912, e detyruan ushtrinė e
rraskapitur shqiptare dhe prijėsin e tyre qė tė largohen tė
dėshpėruar. Tėrheqja u bė nė relacionin Shalė e
Bajgores-CarraIevė-Sedllar, Prizren-Bicaj-Kala e Dodės
Ujmishtė, prapė Kala e Dodės-Kastrat-Sllovė te Elez Jsufi,
nė Peshkopi, Maqellarė-Dibėr dhe Vlorė.13
-
- Pushtirni i kėtyre viseve, sidomos i Shalės u shoqėrua
me terror, me vrasje nė rnasė jo vetėm e luftėtarėve, por
edhe e familjeve tė tyre: grave, fėmijėve e pleqve.
Pushtuesit serbė dogjėn e rrafshuan me tokė pothuajse tė
gjitha fshatrat e Shalės sė Bajgorės.
-
- Nė Shqipėri po pėrgatitej Shpallja e Pavarėsisė. Isa
Boletini, i cili po mbante lidhjet me Ismail Qemalin e patriotė
tė tjerė, u nis pėr tė marrė pjesė nė aktin e ngritjes
sė flamurit dhe nė formimin e Qeverisė sė Pėrkohshme. Mė
28 Nėntor nė Viorė arritėn Rexhep Mitrovica, Sali Gjuka e
Bedri Pejani, ndersa njė dite mė vonė edhe Isa Boletini me
dhjetra luftėtarė, kryesisht tė rinj shaljanė, ndėr ta
edhe dy djem e dy nipa tė tij.
-
- Kryetari i Qeverisė sė Pėrkohshme, Ismail Qemali,
caktoi roje tė veta personale e nė derė tė qeverisė bashkėluftėtarėt
besnikė tė Isa Boletinit, Halim Musė Bajgorėn dhe Ahmet
Ali Llapin.
-
- Kėshtu shaljanėt dhanė njė kontribut tė ēmuar ne
mbrojtjen e Qeverisė sė Viorės. Mė 30 mars 1913, Isa
Boletini me dy djemtė, Musėn dhe Ademin, Luigj Gurakuqin,
Dhimitėr Beratin etj. mori pjesė nė delegacionin e kryesuar
nga Ismail Qemali, qė u nis pėr udhėtim nėpėr kryeqytetet
evropiane dhe pėr tė marrė pjesė nė Konferencėn e Londrės
tė 1912-1913 nė emėr tė gjithė kombit shqiptar.
-
- Nė Shalė edhe sot kujtojnė dialogun e Isa Boletinit me
ministnin e jashtėm anglez, Eduard Grein, qė ėshtė pėrjetėsuar
edhe nė kėngė:
-
- Isa
Beg, nė Evropė unė jam i pari qė tė ēarmatosa!
-
Jo, ministėr, jo qe besa,
- sēarmatosem
sa tjetė jeta!
- Njenėn
armė nė derė e dorėzova,
- po
kėtė tjetrėn prej brezi se nxora!
- Mos
besofsh po ta tregoj,
- tė
nandė plumbat i mban ne gojė!
-
- Kur Eduard Grej shprehte keqardhjen pse vendlindja e tij
ishte aq Iarg kufirit sa nuk mund tia bashkonte Shqipėrise,
Isai i pėrgjigjet i revoltuar pėr copėtimin e padrejtė tė
tokave tona:
-
- Nuk
jam ardhė kėtu vetėm pėr Mitrovicėn, por pėr ēdo pėllambė
toke shqiptare tė Kosovės!
-
- Prijesi i Shalės dhe Kosovės shprehu aspiratat, kėrkesat
e popullit shqiptar pėr tė qenė i bashkuar me shtetin unik
kombėtar.
-
- Ai protestoi kundėr kujtdo qė shprehej pėr copėtimin e
Shqipėrisė:
-
Nėse
Evropa nuk do ta zgjidhė drejt ēashtjen e kufijve tė
Shqipnisė, Ballkani nuk do tė ketė kurrė qetėsi!
-
- Ky parashikim gjenial i Isa Boletinit doli i saktė.
-
- Popullata e Shalės sė Bajgorės, pas aneksimit nga
Serbia dhe pasi ky pushtim u miratua nga Konferenca e Londrės,
pėrjetoi terror tė paparė.
-
- Kėtu u vendos pushteti ushtarak policor qė
institucionalizoi njė politikė gjenocidiale. Me qėllim qė
ta mbajė mė lehtė nėn kontrollė dhe ta nėnshtrojė mė
shpejt Shalėn, popullatėn shqiptare tė saj, pushtuesi serb
themeloi komunėn nė Bare.
-
- Brenda tri vjetėsh ekonomia pėsoi humbje tė mėdha,
bujqėsia u shkretua, zejtaria u prgjysrnua. Dhjetra famiije u
shpronėsuan nga pronat e tundshme dhe te patundshme, qindra
tė tjera u detyruan tė shpėrngulen nė Turqi apo nė
Shqiperinė politike.
-
- Megjithatė pjesa derrmuese e shaljanėve ishte e vendosur
qė tė qėndrojė ne vatrat e veta. Pėr kėtė duhej tė
organizoheshin pėr tė rezistuar. Ndonėse jo nė nivelin ēfarė
do tė duhej, ata rnenjėherė filluan tė organizohen nė ēeta
tė vogla kaēake, tė cilat bėnin kryengritje pėr tė
rnbrojtur nderin e dinjitetin e familjeve tė tyre.
-
- Lufta e kėtyre grupeve kundėr forcave serbe, formimi i
grupeve kaēake pėr tė kundėrshtuar pushtuesin e ri
(1913-1914) jepte rezultate shurnė tė vogla sepse ushtria
dhe xhandarmėria serbe terrorizonte pa mėshirė popullatėn
civile, madje edhe fėnijėt, gratė e pleqtė.
-
-
Literatura:
-
-
8 Bahlov, Dr. Hans, Deutschlands geographische Namenvett Baden
- Baden: Suhrkamp.
1985, cituar sipas Abdullah Konushevci, Toponomia e Mitrovicės,
Fjala, nr. 6-7, qershor-korrik 2001, f.19
-
-
9
Fehmi
Pushkolli, Ukshin Kovaēica-Bajgora, Horizontet e historisė,
Prishtinė, 1997, f. 18
10.
Fehrni Pushkolli, Po aty, f.20
11.
Ahdullah
Konushevci, Po aty, f. 19
12
Mitrovica dhe rrethina, Mitrovicė, 1979, f. 69
13.
Tafil Boletini, vepėr e cituar, f153
|
|