|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |

 

 

 

Historia e lashtė

 


05 gusht 2001 - Trepēa.net
 
 
BANORĖT E HERSHĖM TĖ VENDIT TONĖ
 
1. Banorėt e tejlashtė tė vendit tonė dhe mėnyra e tyre e jetesės
 
Trualli i banuar sot nga shqiptarėt filloi tė popullohej shumė herėt, qė nė kohėn e paleolitit (gurit tė vjetėr), mbi 100.000 vjet mė parė. Nė fillim u banuan ato zona qė ishin nė kushte gjeografike mė tė pėrshtatshme.
 
Nė shqipėri, banimet mė tė hershme janė vėrtetuar nė shpellėn e Gajtanit (Shkodėr), nė Konispol, nė malin e Dajtit dhe nė vendbanimin e Xarės (Sarandė).
 
Njerėzit primitivė jetonin nė grupe tė veēuara, kryesisht nėpėr shpella tė thella, pa lagėshtirė dhe tė mbrojtura nga erėrat. Veglat e punėsi punonin me gurė stralli dhe mė rrallė prej kocke. Prej kėtyre gurėve , me anė tė ashkėlzimit nxirrnin pjesė mė tė vogla e mė tė mprehta guri pėr t’i pėrdorur si gėrryese, shpuese etj. Si vende pėr tė pėrpunuar gurin shfrytėzoheshin hyrjet e shpellave dhe terrenet pranė lumenjve. Sidoqoftė, veglat e asaj epoke ishin ende tė thjeshta dhe tė krijuara kryesisht prej guri. Njerėzit primitivė ushqeheshin me produkte tė mbledhura nė natyrė dhe me gjah kafshėsh tė egra.
 
Pėr shkak tė kushteve tė vėshtira nė tė cilat jetonin,. Njerėzit e paleolitit kanė pasur njė mesatare jete shumė tė shkurtėr, rreth 21-30 vjeē, me njė vdekshmėri mė tė madhe te fėmijėt.
 
Lufta e pėrbashkėt pėr tė pėrballuar jetėn ēoi nė forcimin e lidhjeve tė pjesėtarėve tė ēdo grupi, nė ndryshimin e organizimit tė njerėzve primitivė, tė cilėt nga fundi i paleolitit kaluan nė grupime me lidhje gjaku, nė martesėn me grupe, ku prejardhja e fėmijės pėrcaktohej vetėm nga nėna. Filloi kėshtu organizimi i shoqėrisė matriarkale, e cila mori formė nė periudha tė mėvonshme, nė kohėn e neolitit (guri i ri), 6000-3000 vjet, p.k. (para Krishtit).
 
Popullimi i krahinave tė banuara sot nga shqiptarėt u rrit shumė nė periudhėn neolitike. Njerėzit filluan tė braktisin shpellat dhe tė pėrqėndroheshin nė vende tė hapura. Banorėt neolitikė pėlqenin mė shumė tė ndėrtonin kasollet e tyre nė fusha dhe nė terraca lumore. Janė tė njohura njė numėr i madh vendbanimesh tė tipit palafit, dyshemetė e tė cilave viheshin mbi trarė tė ngulur nė fundin e liqenit.
  
Banorėt e hershėm, nga jeta endacake e kohės paleolitike kaluan nė vendbanime shpeshherė tė qėndrueshme, me ekonomi kryesisht bujqėsore. Ata njihnin dhe pėrdornin drithėrat kryesore, si elbin, melin, grurin etj. Kjo u shoqėrua edhe me liulėzimin e sistemit matriarkal, ku rolin drejtues tė ekonomisė e tė jetesės e kishte gruaja. Nė kėtė epokė u kalua nė njė formė tė re martese, nė martesėn me ēifte.
  
  
2. Zbulimet e hershme teknike
 
Ndėr shpikjet mė tė rėndėsishme tė kohės sė paleolitit ėshtė zbulimi i zjarrit, i cili i ndihmoi shumė banorėt e lashtė pėr tė pėrmirėsuar ushqimin dhe pėr t’u ngrohur. Pjekja dhe zierja e ushqimit me anėn e zjarrit solli ndryshime cilėsore nė organet tretėse tė njeriut.
 
Ndryshimet nė ekonomi dhe nė organizimin shoqėror tė kohės sė neolitit ndikuan pėr zbulime tė tjera teknike, tė mėdha pėr lashtėsinė. Njerėzit mėsuan tė punonin enėt prej balte, tė cilat shpeshherė i zbukuronin me njė shije tė vėrtetė artistike, mėsuan t’i tirrnin dhe tė thurrnin pėlhura qė i pėrdornin pėr veshje, shtrojė e mbulesė, filluan tė ndėrtonin kasollet e para qė kishin dysheme tė shtruara me argjil dhe ishin tė rrethuara me thupra e kallama tė lyera me baltė nga jashtė pėr t’u mbrojtur nga era e i ftohtit.
 
Nė kohėn neolitike, veglat e punės, veēanėrisht ato prej stralli, u pėrsosėn shumė, nė krahasim me kohėn e mėparshme. U shpikėn vegla tė reja pune. Pėr bluarjen e drithit u shpikėn gurėt e blojės, pėr punimin e tokės filloi tė pėrdorej shati i pėrgatitur prej brirėve tė drerit. Me kėta brirė bėnin edhe ēekanė. Gjuetia e peshkut u rrit dhe u pėrmirėsua me krijimin e rrjetave dhe tė grepave pėr zėnien e tij. Po kėshtu u pėrgatitėn edhe mjete tė tjera pėr gjuetinė e kafshėve tė egra.
  
Ekonomia nė kohėn neolitike u gjallėrua mė tej me zbutjen e kafshėve tė egra e kthimin e tyre nė kafshė shtėpiake. Gjuetia i ndihmoi njerėzit e kėsaj kohe tė zbutnin delen, dhinė, kalin, qenin.
 
Tė gjitha kėto arritje forcuan lidhjet e grupeve gjinore tė njerėzve primitivė, pėrmirėsuan lidhjet me grupet e banorėve tė tjerė dhe nxitėn marrėdhėniet e kėmbimit nė mes tyre, deri edhe nė krahina tė largėta.
 
Nė kohėn pasardhėse, nė atė eneolitike (tė bakrit) 3000-2100 vjet para Krishtit (p.K.), u bėnė ndryshime tė reja. U krijua ndarja e ekonomisė blegtorale nga ajo bujqėsore. Disa grupe banorėsh merreshin kryesisht me bujqėsi dhe grupe tė tjera merreshin me blegtori. Blegtorėt qenė mė shumė banorė endacakė. Kėta filluan tė popullonin pėrsėri shpellat. U krijuan vendbanime tė reja  edhe nė qendra tė hapura malore. Popullimi i krahinave u rrit edhe mė shumė.
 
Risi teknike e madhe e kėsaj kohe ishte fillimi i punimit tė veglave tė punės prej bakri. Shoqėria njerėzore hyri kėshtu nė njė epokė tė re, nė atė tė punimit tė metaleve. Po kėshtu toka filloi tė punohet me parmendė, duke pėrdorur kafshėt tėrheqėse, kalin dhe qetė. Ekonomia blegtorale i dha pėrparėsi punės sė burrave.
Filloi tė dobėsohej shoqėria matriarkale dhe rolin e drejtimit nė ekonomi dhe nė grupet shoqėrore filluan ta merrnin burrat. Lindi kėshtu nė epokėn eneolitike shoqėria patriarkale, e cila u forcua mė shumė nė epokėn e bronzit (2100 – 1100 p.K.) dhe nė atė tė hekurit (mijėvjeēari i fundit p.K.)
 
 
3. Pellazgėt
 
Pellazgėt njihen si banorėt mė tė lashtė parailirė e paragrekė. Shkrimtarėt e lashtė grekė Homeri, Herodoti etj, tregojnė pėr shtrirjen, pėr mėnyrėn e jetesės dhe pėr gjuhėn e tyre. Ata patėn njė shtrirje tė gjerė qė nga Ballkani i Jugut e deri nė Azi tė Vogėl.
 
Heroditi, historiani i lashtė grek i shek. V p.K. jep disa tė dhėna pėr pellazgėt qė jetonin nė Greqi. Sipas tij, gjuha e pellazgėve ishte e ndryshme nga gjuha greke. Ata merreshin me bujqėsi e detari. Ishin edhe mjeshtėr tė mirė ndėrtimi.
 
Pellazgėt ngritėn murin qė rrethonte akropolin e Athinės dhe pėr kėtė athinasit u dhanė atyre si shpėrblim disa toka nė Atikė, tė cilat edhe pse ishin tė pavlefshme, ata i kthyen nė toka tė mira bujqėsore.
 
Pėr pellazgėt dhe karakterin etnik tė tyre janė dhėnė mendime tė ndryshme nga studiuesit, ndonjėherė edhe kontradiktore. Qė nė shek. XVII, veēanėrisht nė periudhėn e Rilindjes Shqiptare, te studiuesit shqiptarė dhe tė huaj zotėroi teoria e lidhjes sė pellazgjishtes me shqipen. Pėrkrahės i flaktė i kėsaj teorie ka qenė gjuhėtari austriak Han (Hahn). Por ka edhe studiues tė tjerė qė e kundėrshtuankėtė.
 
Nė studimet e arkeologėve dėshmohet se shtrirja e dokumentuar e pellazgėve pėrputhet me kompleksin kulturor arkeologjik ballkano-egjean tė periudhės sė eneolitit dhe supozohet se ky kompleks i takon popullatės pellazgjike, si paraardhėse e ilirėve.
 
 
 
PELLAZGĖT NĖ SHKRIMET E AUTORĖVE ANTIKĖ
 
1. Pellazgėt kishin zakon t’u flijonin perėndive ēdo gjė, sikurse e mėsova nė Dodonė; dhe nuk kishin pėr ta ndonjė emėr, pasi nuk i ka dėgjuar njeri t’i thėrrisnin me emėra. Ata i thirrnin nė pėrgjithėsi si perėndi, pėr arsye se, pasi kishin vėnė tė gjitha gjėrat nė rregull, mbanin ligjet e gjithėsisė. Herododi, shek. V p.K.
 
2. Orakuléli ishte mė pėrpara afro Skotusės, qytet i krahinės Pellazgiotis. Mbasi lisi u dogj prej dikujt me porosinė e Apolonit, orakulli u transferua nė Dodonė. Jepte porosi jo me fjalė, por me simbole si orakulli i Aonit nė Libi, duke u nisur nga fluturimet e veēanta tė tre pėllumbave, sipas tė cilėve profetėt nga pellazgėt. Pėr kėta tė fundit flitet se kanė qenė mė tė vjetrit nga tė gjithė ata qė sunduan nė Helladė. Sarboni. Shek.I 

  

  BURIMI: Historia e Popullit Shqiptar  -  pėr shkollat e mesme -  Prishtinė - Kosovė - 1998

  Copyright©2000-2001 Trepca.net - All rights reserved