![]() |
E drejta për pension në Kosovë |
|||
Prishtinë, korrik 2002 (Angelfire.com) Kosova, është i vetmi vend në Ballkan, i cili akoma nuk ka fonde për pensionet. Mbi 100 mijë pensionistë në Kosovë, nuk kanë marrë pensionet e tyre prej katër 4 vjetësh. Ministri për punë dhe mirëqënje sociale në Kosovë, Ahmet Isufi, tha se ndarja e shumës prej 28 euro për persona të moshës mbi 65 vjeçarë, është një formë e re e pensioneve të pleqërisë. Ministri Isufi, thotë se kjo nuk është zgjidhja më e mirë, por në çdo rrethanë shënon fillimin e zgjidhjes së këtij problemi. Ministri Isufi është i mendimit se problemi i pensionistëve në Kosovë, do të zgjidhet, kur Serbia do t'i kthej fondet e pensionistëve, të cilat, sipas tij janë plaçkitur nga Serbia.
|
|
||
Copyright©2000-2009 Trepca.net |
|||