|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Identiteti shpirtėroro-fetarė

 
 

 
8 prill 2006 /TN 
 
Shkruar nga: Albinot MALOKU
 
Lėvizjet qė e pėrpinė globin kėtyre viteve tė fundit bėnė qė edhe nė mesin e popullit tonė tė diskutohen, hulumtohen dhe analizohen faktorėt qė ēuan nė kėto lėvizje tė pėrshkruara ekstremisht.
 
Fakti qė populli ynė spontanisht i kishte kuptuar dhe po i kupton elementet qė formojnė njė qėnje njerėzore nė vertikalen dhe horizontalen e saj mė shtyu t’i pėrkushtohem analizės sė thėnjes sė mirėnjohur: “Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria”. 
Kur pėr herė tė parė e dėgjova kėtė, mendova me naivitet, kush qenka Zoti i kėsaj feje, ku duhet tė shkoj unė qė t'i lutem Zotit tė kėsaj feje? E shumė pyetje. Pėrgjigjen nuk e gjeta atėherė, por mendova t'i pėrkushtohem punės pėr tė hulumtuar intensėn e kėsaj thėnje tė famshme shqipe.
 
Pėr botėn kjo thėnje e famshme nuk vlen shumė, por pėr shqiptarėt ėshtė shumė domethėnėse. Them i bindur se bota duhet tė marrė si shembull mėnyrėn se si shqiptarėt e kanė ndarė qartė shapin prej sheqeri.
 
Nė thellėsinė e kėsaj shprehje mund tė mbėshtes idenė time pėr ndarjen e identitetit. Me kėtė ėshtė ruajtur identiteti shpirtėroro-fetar i shqiptarit. Nuk ėshtė kėrkuar tė krijohet shoqėri laike, nuk ėshtė kėrkuar tė krijohet shoqėri qui foris sunt, por duke ditur se tek njeriu vendin mė tė madh e zė identiteti i tij shpirtėroro-fetar, atėherė me kėtė fjalė ėshtė kėrkuar qė shqiptari ta binjakėzojė kėtė identitet me identitetin kulturoro-etnik dhe ky identitet qė ka qenė nė krizė ėshtė ruajtur dhe mbrojtur.
 
Ne kemi identitetin shpirtėroro-fetar, identitet i cili ishte dhe do tė mbetet i ruajtur nga qė kėtu luan rol njė forcė qė vjen nga jashtė, nga Zoti. Kemi identitetin kulturoro-etnik me njė traditė shumė tė pasur. Duke ruajtur kėtė identitet po ndėrtojmė identitetin shtetėroro-politik nė Kosovė. Identitet tė cilin nė Shqipėri e kemi tė ndėrtuar ndėrsa sė bashku do tė ndėrtojmė identitetin politiko-ekonomik Europian.
Vendet fqinje, por edhe shumė vende me njė demokraci tė pėrsosur nuk e kanė bėrė kėtė ndarje qė populli im spontanisht e ka kuptuar. Atyre u ka kushtuar shumė dhe do t'u kushtojė sepse tė manipulosh me identitetin shpirtėroro-fetar tė njeriut nė aspektin negativ, ėshtė si tė luash me zjarrin.
 
Populli im me identitet shpirtėroro-fetar: musliman, katolik dhe ortodoks etj, ka kuptuar diēka tė madhe, e ajo ėshtė: qė tė gjithė ndajnė besimin nė njė Zot i cili na krijoi prej njė shpirti dhe na shpėrndau nė vende tė ndryshme tė globit, ndajnė tė njėjtin babė Adamin (Ademin a.s) dhe nėnė Evėn (Haven), ndajnė tė njėjtin ajėr tė cilin e thithim dhe lindjen e diellit, i cili u jep dritė, ndajnė besimin qė kishte Abrahami (Ibrahimi a.s), ndajnė dashurinė pėr tė virgjėrėn Mari (Mehreme) dhe birin e saj Jezu Krishtin (Isan a.s), ata ndajnė bėmat e Moisiut (Musės a.s) dhe tė popullit tė tij nė malin Sina, ata ndajnė fjalėn e drejtė tė Kur'anit dhe shembullin e jetės sė Muhamedit s.a.v.s.
 
Kjo atyre u ka ndihmuar qė mė dinjitet t'u qėndrojnė pranė vlerave tė shenjta njerėzore. Populli im kėtė e ka kuptuar ndėrsa kėto tani po shtjellohen nė dekleratėn e propozuar nga reisu-l-ulemi i BH, dr.Mustafa Ceriq tė ashtuemėruar «Deklaratė e Muslimanėve tė Europės».
Pasi kėto kanė qėnė tė qarta pėr popullin tonė, ai ka dhėnė identitetit tė tij shpirtėroro-fetar vendin e vet dhe nuk ka manipuluar me tė siē kanė bėrė fqinjėt dhe siē po bėjnė shumė vende demokratike.
 
E pėrmenda edhe mė lart, qė tė manipulosh me identitet shpirtėroro-fetar tė njeriut ėshtė si tė luash me zjarrin dhe shprehja e famshme: «feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria» shumė bukur e largon shqiptarin nga zjarri. Edhe nėse tentohet tė manipulohet, manipulohet me identitetin e tij kulturoro-etnik, por duke ruajtur tė pastėr identitetin e tij shpirtėroro-fetar do ta mbrojė identitetin e tij kulturoro-etnik.
Nė takimet e mia me udhėheqės fetarė shumė tė respektuar  nga rajoni tė cilėt me kontributin e tyre janė munduar tė ndikojnė pozitivisht nė ngjarjet qė e pėrpinė botėn kėtyre viteve, interesimin mė tė madh e shfaqa m'u kėtu, tek manipulimi dhe nevoja qė ka njeriu pėr tė ndarė dhe emėruar disa gjėra.
 
Nė pyetjen time qė i bėra ekselencės sė tij Anastas Janullatos nė Tiranė, pėr manipulimet negative  me identitetin shpirtėroro-fetar tė njeriut nga politika, mora kėtė pėrgjigjje: «Unė gjithmonė kam thėnė dhe kėrkuar qė feja tė mos pėrdoret pėr qėllime politike. Besoj se feja duhet t'i shėrbejė njė tė ardhmeje mė tė mirė nė raportet e shėndosha ndėrnjerėzore dhe jo tė nxisė zjarre.»
 
Njė ndarje tė kuptuar lehtė dhe mirė tė sqaruar e bėri edhe kardinali  Vinko Puliq nė takimin qė kisha me tė nė Sarajevė, nė pyetjen e njėjtė qė i bėra. Ai kėshtu u bėn vend besimit dhe politikės: «Besimi nuk ėshtė jetė pėr vete, besimi ėshtė domosdoshmėri shoqėrore, kėtu takohen feja dhe politika. Dhe kjo ėshtė jeta shoqėrore. Takohen, por jeta shoqėrore duhet tė marrė nga besimi vlerat e mira, e ato janė vlerat morale tė njeriut, marrėdhėniet e shėndosha morale ndėrnjerėzore. Kėto nėse arrin t'i japė feja ajo sigurisht do tė luajė rol nė vendosjen e paqes. Pa kėto, edhe ato qė ka ndėrtuar politika do tė shkatrrohen. Besimi i jep kuptim jetės, ndėrsa politika ėshtė trend i kohės». Shumė e qartė dhe e menduar bukur. «Besimi i jep kuptim jetės, ndėrsa politika ėshtė trend i kohės.»

I frymėzuar prapė nga shprehja e famshme shqipe, «feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria», nė takim me
franēeskanin At Petar Angjelloviq OFM, u interesova tė marr opinionin e tij pėr nevojėn qė ka identiteti shtetėroro-politik nga identiteti shpirtėroro-fetar dhe ai mė dha kėtė pergjigjje: «Shtetit sikur se edhe lirisė i nevojitet e vėrteta si njė themel me tė cilin nuk mund tė manipulohet, pėr tė cilėn nuk vendos shumica demokratike. Ajo e vėrtetė ėshtė nga jashtė, vjen nga diēka. Atė tė vėrtetė tė jashtme e dhuron religjioni, e vėrtetė e cila ėshtė e vendosur nė shpirtin dhe mendjen e popullit. Mendja e ka borxh ta zbulojė kėtė dhe ta pėrjetojė nė jetėn e pėrditshme» . Me mjaft precizitet ndahen dhe u jepen vlera tė merituara identitetit shpirtėroro-fetar dhe identitetit shtetėroro-politik..
 
Lėvizjet e shkaktuara nėpėr botė gjoja tė buruara nga njerėz me identitet shpirtėroro-fetar musliman tė pėrshkruara ekstremisht mė detyruan qė nė takimin qė kisha nė Beograd me kryeimamin e bashkėsisė islame haxhi-mufti Hamdia Jusufspahiq t'i bėja njė pyetje shumė direkte: A po manipulohet identiteti shpirtėroro-fetar i muslimanėve nėpėr botė? Haxhi-muftiu Jusufspahiq ishte edhe mė direkt: «Ka qarqe qė po tentojnė tė manipulojnė me islamin, por islami i vėrtetė nuk ėshtė fe qė propagandon dhunė, Islami thėrret nė paqe».
Kjo ishte shumė e qartė pėr mua nga qė vij nga njė popull qė ka ditur dhe po di tė ruajė identitetin e njeriut dhe po solidarizohet me kėrkesėn qė po e fton botėn pėr paqe.
…
 
Pėrveē takimeve tė mija me udhėheqės fetar, i bazuar nė thėnjen e Eyferth, filozof i lashtė, i cili thotė: « Aty ku nuk jemi tė informuar mirė dhe ku gjėrat pėr nga natyra strukturore e tyre nuk janė tė vėshtruara mirė, kapemi nė ato informata tė pakta qė kemi. Nė fund tė mos informimit dhe jo sigurisė rriten paragjykimet». Unė kam zhvilluar edhe vizita direkte nėpėr institucione fetare. Aty kam takuar njerėz tė thjeshtė qė i shėrbenin me pėrkushtim dhe dashuri institucionit ku punonin.
I vėshtroja ata njerėz nė mėnyrėn se si ata e kuptonin fenė dhe mishėrimin ndaj Zotit. Nė ēdo institucion tė feve tė ndryshme ku unė hyja isha i mirėpritur.
 
«Zoti qoftė me ty!»
 
Labirinthin e parė tė hulumtimeve tė mia e fillova me vizitėn qė kisha nė Tiranė. Ishte njė ditė e ngrohtė vjeshte dhe nė mesditė kisha tė aranzhuar takimin me kryepeshkopin e kishės ortodokse tė Shqipėrisė, ekselencėn e tij Janullatos. Kjo ishte hera e parė e imja nė njė institucion dhe me njerėz tė identitetit shpirtėroro-fetar ortodoks. Nė hyrje tė oborrit ishte njė shtėpizė e vogėl, nga aty doli njė njeri. Ishte portieri dhe kėtij i tregova se kisha takim me ekselencėn. Ai i telefonoi sekretarit tė ekselencės. Pas pesė minutash erdhi sekretari, dhe nė kontaktin e parė me tė mė la tė kuptoja se isha i mirėpritur. Sjelljet e tij ishin jo vetėm miqėsore por edhe tė reflektuara shpirtėrisht. Pas takimit me ekselencėn, po i njėjti mė pėrcolli deri nė oborrin e ndertesės me urimin mė tė ngrohtė fetar, «Zoti qoftė me ty!».
Pa u thelluar nė analiza, clare et distincte ishte pėr mua qė njeriu me identitet shpirtėroro-fetar tė pastėr dhe thukt tė ndarė nga identiteti kulturoro-etnik dhe shtetėroro-politik ėshtė solucioni mė i mirė pėr njeriun, pėr jetėn dhe shoqėrinė.  Me ballė hapur dhe gjithmonė me mėndjen se jemi ne shqiptarėt ata tė cilėt qysh moti kemi ditur tė bėjmė kėtė ndarje tė identitetit, pėr dallim nga fqinjėt tanė. Unė vazhdova nė labirinthin e punės time.
 
«Shalom»
 
Kisha mėsuar pėr kujdesin qė kishin treguar shqiptarėt pėr hebrenjtė nė momentet mė kritike tė tyre gjatė luftės sė dytė botėrore dhe kjo mė mjaftoi qė tė merrja rrugėn pėr nė Doboj (qytezė nė Bosjne dhe Hercegovinė).
 
Lufta qė kishte pėrpirė Bosjnėn nuk kishte lėnė mėnjanė as shtėpitė e Zotit pa i shkatėrruar. Atje pas njė periudhe tė gjatė tė pas luftės ishte ndėrtuar edhe Sinagoga, e cila nė krah kishte njėrėn pas tjetrės edhe dy shtėpi tė tjera tė Zotit, xhaminė dhe kishėn.
 
Ishte hera e parė qė vizitoja njė sinagogė dhe me kėrshėri obzervoja ēdo detajė tė jashtme dhe tė brendshme tė saj. Aty takova rabinė qė me pėrkushtimin mė tė madh reflektonte identitetin e tij shpirtėroro-fetar. Iu drejtova me «Shalom» ndėrsa ai m'u drejtua me njė pėrgjigjje tė gjatė fetare qė vetem shprehjen «Shalom»  kuptova.
 
Kur vėshtroja atė se me sa mirėsi i pėrkushtohej Zotit dhe mėnyrėn se sa me emocion mė shpjegonte pėr Yllin e Davidit, dhe Toran, menjėherė si tė kėrkoja me google.com nė kokėn time shfaqeshin imazhe nga ngjarjet e Aushvicit. Ato ngjarje tė tmerrshme qė kishin pėrjetuar shumė qėnje njerėzore tė identitetit shpirtėroro-fetar, hebrenjtė.
 
U largova nga ky rabi me po tė njejtėn pershėndetje siē e filluam takimin, «Shalom». I ngarkuar me imazhet e Aushvicit, me ato qė pashė, me ato qė mėsova nga rabiu, dhe me ato qė kisha dėgjuar pėr Bosnjen, si e graviruar kishte ngelur nė koke pjesa qė kisha lexuar nė Tora, «Kur nuk ka njė vizion profetik populli bėhet i shfrenuar, por lum ai qė respekton ligjin».
 
 
«Zoti tė ndihmoftė! Si mund t'iu shėrbej bir?»
 
Kursorin e hulumtimit e fusja edhe atje ku mund tė ndeshėsha nė pengesa ose paragjykoja pėr pengesat. Kisha dėgjuar pėr manastirin e Cetinjes, nė Mal tė Zi dhe ngjarjen e shumė pėrfolur tė ndarjes sė kishės ortodokse malazeze nga ajo serbe, iniciativė kjo e nisur nga ana malazeze.
 
Me vizitėn qė kisha nė Mal tė Zi, i motivuar nga tė lartpėrmendurat vendosa tė shkoj nė Cetinje, tek manastiri. Rrugės pėr nė Cetinje pata rastin tė takoja dhe tė bisedoja me njerėz tė identitetit shpirtėroro-fetar ortodoks tė cilėt mė lanė pėrshtypjen se nuk dinin tė ndanin identitetin e tyre shpirtėroro-fetar, atė kulturoro-etnik dhe shtetėroro-politik. Fakti qė tek ata ishte e pjekur ajo qė thonin, mua nuk mė ngeli gjė tjetėr vetėm tė perdorė atė qė natyrshėm rrjedh nė mua: «edhe pse nuk pajtohem, respektoj mendimin tuaj».
 
Atė ditė kur arrita nė Cetinje moti ishte i ftohtė, binte shi dhe borė bashkė. Edhe shiun edhe borėn i ka krijuar Zoti, dhe kur shikoja se si binin pa e penguar njėra tjetrėn, bėja digresionin mes asaj, shiu ka identitetin e vet, bora gjithashtu. Qė tė dyja kanė detyrat e tyre. Pyesja veten: Si ėshtė e mundur qė njerėzit me logjikė tė shėndoshė mund tė fusin nė njė thes tė gjitha identitetet e tyre?
 
Nė manastir kishte filluar mesha. I vėshtroja njerėzit. Nė momentin kur isha thelluar nė analizat e mia qė u bėja atyre njerėzve nga njė derė doli njė grua shumė e shtyrė nė moshė, e veshur me tė zeza. M'u drejtua me: «Zoti tė ndihmoftė! Si mund t'iu shėrbej bir?». Unė nga paragjykimi qė kisha dhe i bazuar nga eksperienca qė kishte pasur populli im me kishėn serbe, isha i matur nė kėrkesa. Iu pėrgjigja: «Kam ardhur tė vizitoj kėtė shtėpi tė Zotit. Zonjė a mund tė hyj brenda?». Pėr fatin tim nė atė moment po mbahej mesha dhe nuk mund tė hyja. Zonja mė tha: «Eja mė vonė». Unė shkova shumė mė vonė dhe atėherė manastiri ishte mbyllur.
Nė orėt e mbrėmjes u ktheva nė Podgoricė me itinerarin e ri pėr ato qė kisha pėr tė bėrė.
 
 
«A di shqip?»
 
Nga Podgorica pėr Prishtinė autobusi me tė cilin duhej tė udhėtoja nisej herėt dhe nė itinerarin tim ishte e shėnuar vizita qė kisha nė plan t'i bėja kishės katolike nė Podgoricė. Nė orėt e mengjesit u ndodha para derės sė kėtij institucioni fetar. I rashė ziles dhe njė zė i butė femėror m'u drejtua me «urdhėroni», nė gjuhėn malazeze. I thashė se jam turist dhe dėshiroja tė vizitoja kishėn.
 
Dera u hap, hyra vetėm deri tek koridori. Nga zyra doli vajza qė m'u drejtua me «urdhėroni» dhe nga njė derė tjetėr para zyrės nga doli vajza dolėn dy murgesha. Nė fytyrat e tyre vėrehej kėnaqėsia e punės qė ato bėnin. Kur fillova t'i shpjegoja vajzės me tė cilėn kisha kontaktuar nė fillim se, kush jam, njėra nga ato murgeshat m'u drejtua me: - A di shqip? Kjo mė erdhi si njė vetėtimė e shndritshme.- Po- i thashė. Sė bashku me murgeshėn nga Peja e cila shėrbente me kėnaqėsi nė kėtė institucion fetar vizituam sallėn e madhe tė flladshme. Edhe pse kisha eksperienca nė vizitat qė u kisha bėrė kishave tė tjera, i tregova murgeshės qė unė i pėrkisja identitetit shpirtėroro-fetar musliman. E pyeta nėse ishte e lejuar qė tė hyja nė atė sallė. Ajo me njė fytyrė tė mbushur me kėnaqėsi dhe e pėrkushtuar pėr t'i shėrbyer Zotit, mė tha: «nuk ėshtė problem».
Hymė brenda, ajo i bėri falenderimin ikonės sė Jezus Krishtit e cila ishte e vendosur nė ballė, me pėrulje. Pasi dolėm nga salla me murgeshėn shkėmbyem  disa fjalė dhe me pėrshėndetjen e ngrohtė fetare «Zoti qoftė me ty!» u largova. Isha i mbushur me imazhe tė cilat truri mundohej t'i radhiste pėr t'i studiuar duke bėrė digresionin me ato imazhe qė unė i kisha tė regjistruara kur Jezus Krishti po kryqėzohej nė kryq dhe vuajtjet e nėnės sė tij.
 
 
«Selamu Alejkum»
 
Pėrveē analizės dhe hulumtimit qė bėja pėr identitetin e pastėr shpirtėroro-fetar tė njeriut, motiv pėr tė vizituar Bajrakli Xhaminė nė Beograd dy vite pas shkatrrimit tė saj nga qėnje njerėzore tė identiteteve tė ndryshme shpirtėroro-fetare, ishte edhe dėshira pėr tė parė kėtė institucion fetar tė shenjtė islam se si funksionon tani dhe pėr tė biseduar me kryemyftiun e Serbisė, haxhi-muftia Jusufspahiq.
Ishte hera e parė e imja nė qytet dhe tek ky institucion i njė rėndėsie shumė tė veēantė edhe historike. Kur hyra nė oborrin e kėsaj Xhamie u takova me njė grua e cila priste pėr tė hyrė, pėr tė filluar punėn.
 
Fakti qė ishte mėngjes dhe nuk kishte njėri tjetėr, iu drejtova i pari me «Selamu Alejkum». Duke mu pergjigjur, «Alejkumu Selam» mė pyeti se si mund tė mė ndihmonte. I tregova se kush isha, me njė fytyrė amėnore me tha: «prisni, tani do tė vijė myftiu dhe mund tė takoheni me tė, gjithashtu mund tė shihni edhe xhaminė». Ndėrkohė qė prisja obzervoja xhaminė dhe ndėrtesėn pėrballė saj ku ishte zyra e Bashkėsisė Islame tė Serbisė, e cila kishte qenė dy vjet mė parė nėn mėshirėn e zjarrit. Duke vėshtruar, motori kėrkues nė kokėn time mė solli ndėrmend shiun dhe borėn qė binin bashkė nė Cetinje. Shumė ngadalė nga vetja mė rrodhi njė pyetje: «Nėse shiu dhe bora binin bashkė, po cilat janė ato qėnie njėrėzore tė identiteteve tė ndryshme shpirtėroro-fetare qė nuk mund tė jetojnė bashkė?».
 
Jo shumė dhe myftiu erdhi, hyri brenda. Pas pak erdhi po e njėjta grua dhe mė njoftoi se myftiu kishte kohė pėr mua dhe se isha i mirėpritur. Me tė pėrfunduar takimin me myftiun, gruaja mė pėrcolli deri tek oborri dhe pasi mė uroi njė ditė tė mbarė mė pėrshėndeti me «Selamu Alejkum».
 
Jashtė xhamisė, nga ky vend ku buron paqja bėnte roje njė polic. Me tė parė kėtė polic nė kokė motori kėrkues mė gjeti atė qė pak mė parė mė kishte thėnė myftiu se: «tė jesh mysliman nė Beograd nuk ėshtė e lehtė».
 
 
«Po, tek shqiptarėt me rėndėsi ėshtė tė jesh shqiptar»
 
Duke falenderuar njė Dukagjinasi, mik i imi franēesakan nga Gjakova, i cili studion teologjinė katolike nė fakultetin franēeskan nė Sarajevė. Kontaktova me njėrin nga fretėrit, i cili gjatė kohės sė luftės nė Bosnje kishte ndihmuar shumė qėnje njerėzore tė identiteteve tė ndryshme shpirtėroro-fetare: katolikė, muslimanė, ortodoksė, hebrenjė etj. Ishte ky, franēeskani At Petar Angjeloviq OFM, i cili shėrbente nė Kishėn e Shėn Andout nė Sarajevė. Takimin me tė e kisha aranzhuar herėt nė mėngjes.
 
Nga shtėpia ku unė banoja nuk ishte larg, por unė nuk e dija se ku ishte kisha dhe m'u desh tė merrja taksi deri atje. Taksisti qė mė shoqėroi deri tek vendi mė pyeti se nga isha. Kur i thashė, «nga Kosova, shqiptar», fakti qė destinacioni im ishte Kisha e Shėn Andout bėri qė ai tė pyeste se cilit identitet shpirtėroro-fetar i pėrkisja. Musliman- i thashė.
 
Me reflekset e njė shoferi me eksperiencė m'u drejtua: «po, tek shqiptarėt me rėndėsi ėshtė tė jesh shqiptar». I buzėqeshur dhe pa koment e pershėndeta pėr tė vazhduar nė destinacionin tim.
 
 
«Besimi ėshtė nur»
 
Nė fund tė tė gjitha vizitave tė mija nė institucionet e ndryshme fetare, kontakteve me udhėheqės fetar dhe me njerėz tė identiteteve tė ndryshme shpirtėroro-fetare, pėrfundova se besimi i pastėr ėshtė nur dhe se pėr ēdo njeri identiteti shpirtėroro-fetar duhet tė jetė njė zahir.
 
Tė tėrė pelegrinazhin qė kam bėrė, e kam bėrė me kokėn lart nga qė populli ynė ėshtė ai qė ka ditur tė ndajė identitetin e tij shpirtėroro-fetar, nga identiteti kulturoro-etnik dhe shtetėroro-politik. Edhe pse i rrethuar nga fqinjė tė cilėt kėtė ndarje nuk e kanė bėrė kurrė.
 
Populli ynė i ka dhėnė vendin e merituar ēdo identiteti, dhe kjo i ka ndihmuar qė ēdo identitet i tij, qoftė shpirtėoro-fetar, kulturoro-etnik apo shtetėroro-politik tė luaj rolin e vet dhe asnjėri nga asnjeri tė mos jetė i manipuluar.
 
----------------------------------------------------------------
(autori ėshtė analist dhe hulumtues i pavarur)


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.