|
8
prill 2006 /TN
(Kumtesė e pėrgatitur pėr Konferencėn Procesi i Decentralizimit-
Mėsimet nga Maqedonia, e mbajtur nė Prishtinė me 5 prill 2006)
Shkruan: Esat STAVILECI, profesor i
Universitetit tė Prishtinės
Vėrejtjet hyrėse
Raundi i tretė i bisedimeve nė Vienė rreth procesit
tė decentralizimit nė Kosovė nxori nė sipėrfaqeatė pėr tė cilėn
dihej pėrpara:pretendimin e Serbisė pėr decentralizimin nė vija
etnike qė lidhė vendbanimet me shumicė serbeme qendrėn nė
Beograd apo dhe ndarjen e Kosovės nė dy entitete.Edhe me kėtė rast u
dėshmua se Serbia mė shumė se pėr serbėt e Kosovėsinteresohet pėr
territoret serbe nė Kosovė.
Raundi i ardhshėm i bisedimeve,siē ėshtė
paralajmėruar,do tė ketė pėr temė ēėshtjen e ruajtjes sė
trashėgimisė serbe nė Kosovė dhe, sipas tė gjitha gjasave,me kėtė
rast do tė shtrohet kėrkesa serbe pėr statusin e veēantė pėr
monumentet historike, kulturore e fetare serbe nė Kosovė. Ai raund i
bisedimeve, po sikurse dhe ky i fundit, do ta pėrballė Delegacionin e
Kosovės me sfida tė reja dhe kėrkesa tė ndėrkombėtarėve pėr
koncesione tė reja.
Emėrues i pėrbashkėt i kėtyre dy temave,vetėm nė
dukje tė parė tė ndryshme, ėshtė burimi i tyre nga projekti serb i
decentralizimit.
Pėrshėndes Shoqatėn e Pavarur tė Juristėve tė Kosovės
dhe Fonfacionin gjerman Friedrich Naumann Stiftung pėr organizimin
e kėsaj konference dhe mundėsinė qė nė tė tė kryqėzohen pikėpamje
nė lidhje me procesin e decentralizimit nė Kosovė i cili, po e shpreh
qysh nė vrojtimet hyrėse se ka filluar me parimin etnik dhe
territorial dhe nuk ėshtė nisur me parimin joetnik dhe
joterritorial.Organizatorėt kanė dėshmuar tė vėrtetėn se nuk ėshtė
koha qė zgjedh temėn, por e kundėrta. Eshtė tema ajo qė e zgjedh
kohėn.
VEREJTJET PARIMORE NE LIDHJE ME PROCESIN E
DECENTRALIZIMIT NE KOSOVE
Vėrejtja e parė ka tė bėjė me modeline sugjeruar
ose tė gjetur pėr decentralizimin nė Kosovė. Mėsimet nga
Maqedonia mund tė ndihmojnė ndėrtimin e procesit,por nuk mund tė
sherbejnė si bazė pėr formėsimin e modelit,sepse modeli
maqedonas nuk pėrkon me realitetin nė Kosovė dhe ky ėshtė njė fakt
qė nuk bėn tė injorohet.
Modelin e decentralizimit nė Kosovė do tė
duhej ta sugjeronin qytetarėt e saj, ata tė cilėve u referohet ai
dhe kjo do tė duhej tė ishte pikė qendrore e kėrkimit tė modelit tė
decentralizimit pėr Kosovėn. Nė lidhje me kėtė duhet pasur parasysh
se Kosova nuk pėrbėn mozaik nacional, siē pretendohet tė paraqitet,
se nė Kosovė bėhet fjalė pėr kuantume dhe proporcione hapėsinore dhe
kombėtare krejtėsisht tė ndryshme nga ato qė ekzistojnė nė Maqedoni,
se territori i Kosovės nuk ėshtė i karakterit enklav dhe se nė
Kosovė tė gjitha makrozonat janė tė populluara me shumicė shqiptare.
DECENTRALIZIMI DUHET TE ZHVISHET NGA PETKU
TERRITORIAL DHE ETNIK
Nė lidhje me vėrejtjen e parė buron vėrejtja e
dytė.Nė kushtet dhe rrethanat nė Kosovė, decentralizimi duhet tė
mbrojė karakterin unik tė Kosovės. Ky ėshtė ēelėsi kryesordhe
parimi themelor nga i cili duhet tė ndėrtohet procesi i
decentralizimit nė Kosovė.
Mbi kėtė parim,do tė menjanohej
identifikimi i decentralizimit me ndarjen territoriale, do tė
parandalohej territorializimi etnik i Kosovės dhe do tė pengohej
krijimi i komunave ose njėsive tė komunave mbi baza etnike. Ky
parim, nė tė vėrtetė, do ti kundėrvihej idesė pėr territorializimin
e ēėshtjes serbe nė Kosovė, ide kjo qė pėrshkon planin serb pėr
decentralizimin nė Kosovė dhe qė pretendon tė pėrvidhet nė njė
mėnyrė ose nė njė tjetėr nė emėr tė kompromisit.
Porosia ėshtė e qartė: decentralizimi duhet tė zhvishet nga petku
territorial dhe etnik.
Vėrejtja e tretė shtrohet nė lidhje me ēastin kur
diskutohet ēėshtja e decentralizimit. Kjo vėrejtje ėshtė e natyrės
parimore. Nė tė vėrtetė, bėhėt pyetja se cili do tė ishte ēasti mė i
pėrshtatshėm: para vendosjes sė statusit, siē pretendohet, sado qė ka
arsyetime se implementimi, pra zbatimi do tė ndodhė pas vendosjes sė
statusit apo problemi tė hapet pas vendosjes sė statusit,nė mėnyrė
qė decentralizimi tė mos jetė paragjykues pėr modalitetet e vetė
statusit.
Nė lidhje me kėtė do tė mund tė shtroheshin edhe disa
pyetje tė tjera,si pėr shembull: meqenėse Kosova dhe institucionet e
saj ende nuk kanė pushtet qendror tė formėsuar, ēfarė do tė mund tė
decentralizohej;si mund tė depushtėzohen institucionet qendrore
pėrpara se tė pushtėzohen; si mund tė vendosen kornizat e pushtetit
vendor pėrpara se tė vendosen ato tė pushtetit qendror, duke pasur
parasysh edhe konceptet teorike mbi thelbin e qeverisjes vendore
se, nė fakt, pėrmblidhet nė qeverisjen qė nuk ėshtė e rezervuar pėr
pushtetin qendror.
KOSOVA DHE SERBIA NUK KUFIZOHENTEK LUMI IBER
Vėrejtja e ardhshshme i referohet problemit tė
veriut tė Kosovės i cili,siē dihet, mbahet i kontrolluar nga Qeveria
e Serbisė dhe qė, nė fakt, ėshtė i shkėputur nga institucionet e
Kosovės. Kjo ndėrlidhet me rezervat qė kam mbajtur dhe qė vazhdoj t
mbaj pėrkitazi me procesin negociator dhe trysninė
ndėrkombėtare pėr fillimin e tij, pa siguruar, ndėr tė
tjera, unifikimin e territorit tė Kosovės,me vėrejtjen se Kosova dhe
Serbia nuk kufizohen tek lumi Ibėr, por tek kufiri Kosovė Serbi.
Ajo
pjesė e territorit tė Kosovės shtrihet nė 18,76% te territorit tė
gjithmbarshėm tė saj. Pasojat mund tė jenė tė pariparueshme dhe
paralajmėrimet pėr kėtė veē po arrijnė nga Zyra e Artisarit se nė
veri do tė krijohet komunė e re e Mitrovicės. Se ēfarė do tė thotė
kjo pėr Kosovėn dhe territorin e saj nuk ka nevojė pėr shumė koment.
Vėrejtja e pestė zbret nė komentimin e kėrkesave
serbe pėr zgjerimin e kompetencave tė komunave serbeapo me
shumicė serbe. Ato kėrkesa shpėrthejnė kufijtė e kompetencave tė
komunave tė vendosura si standarde pėr pushtetin vendor. Nėse gjithė
kėsaj i shtojmė dhe kėrkesėn pėr lidhjen zinxhirore tė
tyre, orekset serbe bėhen shumė transpararente dhe ato vazhdojnė tė
ushqehenme miratimin e ndėrkombėtarėve, drejtpėrsėdrejti ose
tėrthoras, si ēmim qė duhet tė paguaj Kosova pėr fitimin e
pavarėsisė.
MUNDESIA QE KOSOVA TE NDESHETME FUSHA TE
MINUARA
Vėrejtja vijuese ndalet te njė rol shumė i
theksuar i Beogradit nė financimin e komunave qė do tė lindin nga
procesi i negociatave. Dokumenti i decentralizimit, i
popullarizuarsi letėr e Rohanit jo vetėm qė lejon financimet nga
Beogradi, por edhe mė shumė:kėrkon qė financimet nga Beogradi tė
kenė njė trajtim tė privilegjuar, pa siguruar se mjetet do tė
kalojnė nėpėr Thesarin e Kosoės.
Pėrveē kėsaj,gjuha shumė
pėrgjithėsuese e dokumentitle mundėsia tė hapura pėr interpretime
tė ndėrhyrjes sė Beogradit nė shumė segmente tė qeverisjes nė
komunat serbeose me shumicė serbe. Mundėsia qė Kosova tė
ndeshetme fusha tė minuara ėshtė e konsiderueshme, ndėrsa pasojat
qė tash sikur nuk merren parasysh, mund tė prodhojnė pasoja tė
rėnda nė periudhėn e passtatusit.
Vėrejtja e shtatė ngrit njė shqetėsim tė veēantė nė
kuadėr tė procesit tė decentralizimit.Bėhėt fjalė pėr mundėsinė e
vendosjes nėn status tė posaēėm tė monumenteve kishtare serbe nė
Kosovė. Edhe pse praktika e exterritorialitetit sikur ka pėrenduar
nga e drejta ndėrkombėtare, ajo sikur pretendon tė rikthehet nė
Kosovė, pa vra mendjen se krijimi i zonave exterritorialenė
hapėsira prej qindra e qindra hektarėsh rreth objekteve kishtare
serbe, pėrveē se do tė cungojė territorin e Kosovėsdhe me kėtė dhe
pavarėsinė e saj,do tė prodhojė gjendje konfliktesh.
Kur e shfaq
kėtė shqetėsim,kam parasysh tendencat qė nė ato hapėsira rreth
objekteve kishtare serbe tė ngriten vendbanime pėr pakicėn serbe tė
cilat, siē mendohet,do tė vendoseshin jashtė institucioneve tė
Kosoėvs. Nuk mund tė mos e shpreh se kėto kėrkesa serbe qė
territoret e Kosovės tė shpallen territore jashtė Kosovės tė
pėrkujtojnė mbrojtjen e kultit nė mesjetė.
SERBISE QE DO TE DALE NGA KOSOVA NGA NJE DERE
E MADHENUK DUHET LEJUAR QE TE HYJE NE TENGA NJE DERE E VOGEL
Vėrejtja e tetė pėrgjithėson pėrpjekjet serbe pėr
ta kthyer lojėnme Kosovėn nė fillimet e saj, do tė thotė pėr tė
krijuar terrenpėr ndėrhyrjet nė proceset e qeverisjes dhe jetėn
institucionale nė Kosovė. Po qe se mendohet se kėtė nuk do ta
lejojė bashkėsia ndėrkombėetare, jemi para rrezikut qė tė krijojmė
njė iluzion tė gabueshėm,sepse bashkėsia ndėrkombėtare, megjithė
vendosjen e pransiė sė saj nė Kosovė, kishte lejuar ndėrhyrje tė
Serbisė nė jetėn institucionale nė Kosovė.
Do
tė pėrmend dy a tre shembuj me kėtė rast.Para syve tė UNMIK-ut dhe
me miratimin e tij,qe lejua certifikimi i partive politike serbe me
seli nė Serbi, pėr pjesėmarrje pėr zgjedhjet nė Kosovė. Para syve tė
UNMIK-ut dhe me miratimin e tij qe lejua qė serbėt e Kosovės tė
marrin pjesė nė zgjedhjet presidenciale nė Serbi. Dhe, tė pėrmen edhe
njė shembull tjetėr. Me miratimin e bashkėsisė ndėrkombėtare qe
lejua qė nė preambulėn apo pjesėn hyrėse tė njė dokumenti qė mėtonte
tė ishte njė akt kushtetues i pėrbashkėt i Serbisė dhe Malit tė
Zi, brendapėrbrenda tij tė pėrmendet edhe Kosova e Metohia.
Tash
sikur, me dokumentin e decentralizimit ngjallen orekset e Serbisė
pėr ndėrhyrje nė Kosovė qė mund tė krijojnė njė gjendje
paradoksale: qė Serbia tė dalė nga njė derė e madhe nga Kosova dhe
sėrish tė hyjė nė te nga njė derė e vogėl.
Vėrejtja e parafundit shtrihet nė nevojat reale qė
ndien Kosova pėr rritjen e efikasitetit tė shėrbimeve publike dhe tė
reformimit tė administratės publike pėr tė gjithė qytetarėt pa
pėrjashtim dhe nė kėtė kuadėr, nevojat pėr dekoncentrim tė pushtetit
nė territoret tė cilat efektivisht kontrollohen nga serbėt. Kėto
nevoja mund tė diskutohen ndaras, me gjithė lidhjen logjike qė kanė
dhe mund tė kenė me procesin e decentralizimit.
Nėpėrmjet tė
dekoncentrimit tė pushtetit,pėr aq sa ėshtė i pėrqėndruar, do tė
mund tė krijoheshin hapėsira:pėr shpėrndarjen e pėrgjegjėsive nė
shkallė mė tė ulta tė qeverisjes; afrimin e shėrbimeve
qytetarėve; shkurtimin e rrugėve tė komunikimit tė pushtetit me
qytetarėt; pėrshtatjes sė kushteve dhe rrethanave tė caktuara tė
mjedisit tė caktuar; identifikimit mė tė lehtė tė parregullėsive;
individualizimit tė pėrgjegjėsive etj., qė, nė tė vėrtetė, pėrbėjnė
edhe pėrparėsitė e decentralizimit pėrgjithėsisht.
CDO PROCES TE VENDOSET NE KUADRIN LIGJORTE
KOSOVES
Vėrejta e dhjetė dhe e fundit qė po theksoj me kėtė
rast nė kėtė konferencė,ėshtė domosdoja qė ēdo proces qė po ndodhė
dhe do tė ndodhė nė tė ardhmen nė Kosovė tė vendoset nė kuadrin
ligjor tė Kosovės, sepse poqese nuk do tė ndodhė zbatimi unik i
ligjeve nė Kosovė, nėpėr tėrė territorin e saj, megjithė pėrkufizimin
e statusit, Kosova do tė pėrballet me sfida tė mėdha.
Vėrejtjet mbyllėse
Decentralizimin,as si nocion,as si koncept dhe as
si kategori kushtetuese,nuk e kundėrshtoj. Por, pėr shkak tė
konfuzionit qė mund tė krijojnė dhe po krijojnė ofertat pėr
decentralizimin nė Kosovė, vėmendja duhet tė pėrqėndrohet nė
reflektimin e tij nė proceset e tashme dhe tė ardhshme zhvillimore
nė Kosovė.
Nė kėtė kumtesė tėrheq vėrejtjen se pėrfillja pa
kriter e konceptit serb tė decentralizimit qė synon tė afirmojė
identė territoriale si formė tė zgjidhjes sė konflikteve
ndėretnike, nė tė vėrtetė,mund tė jetė prodhim i burimit tė ri tė
konflikteve.
Njė fakt tjetėr qė nuk e favorizon pėrshpejtimin e
procesit tė decentralizimit nė Kosovė, nė mėnyrė tė veēantė tė
implementimit tė tij para statusit, ėshtė se institucionet e
Kosovės ende nuk kanė kompetenca tė plota, madje dhe ato qė i
kanė, nuk i shtrijnė nė tėrė territorin e Kosovės qė
vetvetiu,shtrojnė nevojėn qė pėrpara se tė vendoset pėr
decentralizimin,tė sigurohet unifikimi i territorit tė Kosovės nė
kufijtė e tij.
Cdo imponim i modelit tė decentralizimit nė
Kosovė do tė mund tė kthehej nė efekt tė kundėrt me qėllimin e tij
Veēanėrisht do tė ishte i dėmshėm imponimi i
projektit tė decentralizimit tė mveshur me petkun territorial dhe
etnik, me qėllim tė krijimit tė privilegjeve pėr pakicėn serbe nė
Kosovė. Sepse, po qe se do tė ndodhte krijimi i privilegjeve pėr
pakicėn serbe, ajo pėrpara se tė integrohej, do tė
dezintegrohej dhe pėr kėtė duhet menduar mirė e mirė.
Problemi me ruajtjen e interesave serbe nė
Kosovė ėshtė njė problem mė vete dhe nė lidhje me te shqiptaėt duhet
tė ndihmojnė nė pėrpjekjet pėr tė gjetur zgjidhje pėr ruajtjen e
interesit tė popullaės serbe dhe tė trashėgimisė sė tyre nė
Kosovė, po sikurse qė serbėt do tė duhej tė dėshmoheshin me
integrimin e tyre nė institucionet e Kosovės dhe tė pajtoheshin me
realitetet e krijuara nė Kosovė dhe me njohjen e statusit tė saj nė
pėrputhje me vullnetin e popullit shumicė nė tė.
Abstenimi i tashėm
i serbėve nė institucionet e Kosovės ndodh me porosinė e Beogradit
dhe ēdo veprim i tyre nė Kosovė ėshtė nėn kujdestarinėe tij. Serbia
kėrkon krijimin e dy entiteteve nė Kosovė dhe kėtė plan nuk e
fsheh. Ai plan ėshtė njė agjendė pėr ndarje etnike, e jo pėr
integrim.
Pėr
kėtė duhet tė jetė e vetėdijshme bashkėsia ndėrkobėtare dhe nė vend
tė deklarimit verbal se nuk do tė lejojė duhet tė ndėrmerr veprime
konkrete qė tė parandalojė. Cdo veprim i saj i jashtėkohshėm nuk
do tė prodhonte efekte pėr Kosovėn dhe ruajtjen e integritetit
territorial tė saj, por pavarėsisė sė saj do ti jepte shije tė
hidhur.
|