|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

KULTURĖ

   
 

RRETH EMĖRTIMEVE KOSOVA, METOHIA, DARDANIA

 
 

 
4 prill 2006 /TN
 
Dr. Skėnder GASHI - Vjenė (Austri)
(Kushtuar mikut dhe presidentit tim Dr. Ibrahim Rugova)
 
Nė hapėsirėn gjuhėsore tė shqipes, nė Kosovė e nė Maqedoni, ka 4 vendbanime, emrat e tė cilave kanė dalė nga varianti sllav kos i emrit tė shpendit mullenjė/mėllenjė, mullizezė zool. Merops apiaster. Nė kėtė pjesė tė kėtij punimi nuk do tė trajtohet gjerėsisht etimologjia e pakontestueshme sllave e kėsaj fjale. Megjithatė, e do puna tė thuhet shkurtazi se pėr fjalėn kos tė sllavishtes besohet se ėshtė me prejrdhje sllave dhe se dėshmohet nė sllavishten e vj. si kosъ, rus. kosъ, ēek. e pol. kos .
 
Prejardhja e kėsaj fjale konsiderohet pėr e errėt. Nė gjuhėt sllave tė jugut kjo fjalė gjallon nė trajtat kos, kosovac, kosovica dhe kosović. Fjala kos e emėrton shpendin „merula merula”; trajtė deminutive e kėsaj ėshtė kosov, pėrkatėsisht kosovac e kosović qė shėnojnė tė voglin e mėllenjės „pullus merulae”, pėrkatėsisht zogėzėn e mėllenjės si edhe mėllenjėn e bardhė „Turdus iliacus”.
 
Ėshtė pėr t’u vėrejtur se toponimet (Kosovo- zgjerim i mbiemrit, pėrkatėsisht gjinorja kosov nga kos) qė janė sajuar nga emri i kėtij shpendi, emėrtojnė gjithandej kryesisht lugina dhe rrjedha uji apo vedbanime tė ngritura buzė rrjedhash tė ujit. Katunde me emrin e kėtij shpendi ka: nė rrethin e Banjallukės (: Kosovo); nė rrethina tė Požega -s nė Sllavoni (: Kosovac); nė Dalmaci (: Kosovo polje) dhe nė rrethina tė Jagodinės nė Serbi (: Mirkovo Kosovo).[1]
 
Nga shembujt e sjellur mė lart sikur lejohet paravendimi se edhe nė rastin e Kosovo Polje pėr emrin e Fushės ku u zhvillua beteja e vitit 1389 mund tė kemi tė bėjmė me njė pėrkthim sllav tė njė emri nė krye tė herės shqip gjė qė e dėshmon rrethana se nė antroponiminė e vajzave tė hapėsirės sė Dardanisė nė periudhėn romake ėshtė dėshmuar dendur emri personal Merula „mėllenjė” dhe rrethana tjetėr qė fjala sllave kos pėr kėtė shpend nuk ka hyrė nė gjuhėn shqipe. Sė kėndejmi edhe ky mund tė merret pėr emėrtim tė imponuar nga administrata e pushtuesve serbė tė shek. 12.
 
Nė kėtė punim do tė gjurmohet ēėshtja se ēfarė vendesh: katunde, qytet apo regjion tė Kosovės sė sotme ishin emėrtuar me kėtė fjalė tė gurrave sllave. Nė kėtė kontekst mund tė thuhet me plotė gojė se nė asnjėrėn nga shkresa tė sundimtarėve serbė tė shek. 13 dhe nė asnjėrėn nga katėr krisobulat e njohura tė kishės serbe tė shek. 14 qė kanė tė bėjnė me pjesė tė hapėsirės sė sotme tė Kosovės nuk ka ndonjė dėshmi tė ekzistimit tė ndonjė regjioni apo vendbanimi tė quajtur Kosova.
 
Dėshmitė mė tė vjetra nė tė cilat ndeshen vendbanime qė mbajnė kėsi emri gjenden nė njė regjistėr i borxhlinjve tė qytetarėve tė Novoberės e tė katundeve pėrreth i vitit 1438; nė 3 defterė turko - osmanė tė shek. 15: Defteri i regjistrimit tė kryefamiliarėve tė vilajetit nėn zotėrimin e vazalit Vuk Branković tė vitit 1455; Defteri i regjistrimit tė kryefamiliarėve tė hapėsirės qė sot e zė shteti i Maqedonisė i vitit 1467 - 1468 dhe Defteri i regjistrimit tė kazasė sė Novoberdės tė fundshekullit 15, ndoshta mė 1498/’99.
 
Kėshtu, mė 1455 dėshmohet njė katund Kosovci - njė vendbanim qė gjendej nė njė timar me dy katundet e zhdukura: Starubica e Vėrtipras tė krahinės sė Llapit. Edhe nė vetė defterėt e regjistrimeve mė 1455, 1477 e 1487 katundi Starubica pėrmendet me tė njėjtin emėr, por deri mė tani nuk ėshtė identifikuar nė terren.
 
Pėr katundin ende tė paidentifikuar Vėrtipras, qė mė 1455 kishte 7 shtėpi, nė defter ėshtė shėnuar qė mė 1477 se ishte i shkretėruar; se tokėn e tij e punonin banorėt e katundit Starubica dhe se i takonte Llapit. Se vendbanimi Kosovci „banorėt e vendit Kosova” ishte me tė vėrtetė nė regjionin e Llapit e dėshmon edhe rrethana se njė katund Kosofc,[2] pėrkatėsisht Kosovce,[3] qė poashtu i takonte nahijes sė Llapit, dėshmohet edhe nė regjistrimin e kyrefamiliarėve nė vitet 1566 - 1574. Duket se po me kėtė katund ka tė bėjė edhe emri Kosovc, i njė katundi me 19 shtėpi, 9 beqarė 1 e vejė, pėr tė cilin I. Rexha[4] nuk thotė gjė pėr vendndodhjen e tij, konsideron porse se i pėrkishte krahinės sė Gallapit. Ka mjaft arėsye tė besohet se kėtu kemi tė bėjmė me katundin Kosovicė tė kėsaj krahine (sh. mė poshtė).
 
Sė kėndejmi ka shumė arėsye tė besohet se katundi Kosovci „banorėt e katundit Kosova” i vitit 1455 ishte nė krahinėn e Llapit.[5] Sado qė nė rergjistrimin e v.1477 ky emėr na qenka shėnuar nė trajtėn Košovci, nuk ka arėsye tė dyshohet se trajta e kryeherėshme e kėtij emri ishte Kosovci. Kėtė e tregojnė 2 toponimet e tjera: njėri nė regjionin e Gallapit e tjeri nė krahinėn e Kėrēovės (sh. mė poshtė). Ky emėr ėshtė zgjerim me prapashtesėn sllave -ovci i emrit Kosov(a / o) dhe i emėrton banorėt e njė vendi tė quajtur Kosov(a/o).
 
Njė emėr tjetėr i kėtij formanti ėshtė edhe emri Kosovicė i katundit tė rrethinave tė Novoberdės, pėrkatėsisht njė lagje e katundit tė sotėm Strezovc. Ky katund pėrmendet - pėr aqė sa dimė deri sot - pėr herė tė parė nė Librin e borxhlinjėve tė tregtarit raguzas Michael de Luchari tė vitit 1438 si Chosouiza[6] (lexo Kosovica) dhe nė fundshekullin 15 nė trajtėn Kosoviēa pėrkatėsisht Kosovica.[7] Njė dėshmi tjetėr e emrit tė kėtij katundi rrjedh nga vitet 1566 - 1574 kur dėshmohet nė trajtėn Kosovic dhe tregohet se aty kishte edhe njė manastir me emrin Kovaē.[8]
 
Ky emėr ėshtė formuar nga zgjerimi i emrit sllav tö shpendit  kos „mėllenjė” me prapashtesėn sllave tė zvogėlisė -ica dhe i emėrton mbase banorėt e njė vendi i cili mund ta ketė marrė emrin nga emri sllav kos i shpendit „mėllenj,ė -a”
 
Kėtu do tė binte edhe dėshmia e gjysmės sė dytė tė shek. 15 e novoberdasit Martino Segano. Ky kishte qenė njė kohė famullitar vendės nė qytetin e Novberdės, ndėrsa nė vitin 1474 jetonte nė Padovė, ku i dėrgoheshin me njė ndėrmjetės raguzas 100 duketė.[9] Ky kishte qenė edhe ipeshkėv i Ulqinit. Vdiq nė vitin 1485. Nė njė shkrim tė gjatė tė tijin me karakter gjeografik kushtuar vendlindjes sė vet Novoberdės,[10] ky po e pėrmendka njė luginė tė quajtur Kosovica, nėpėr tė cilėn po kaluaka lumi Llap (!) qė po arrika deri nė Fushė tė Kosovės, „qė ėshtė e njohur pėr beteja midis popujsh tė ndryshėm”. Nė njėrėn anė tė kėsaj lugine ėshtė, sipas Seganos, Prishtina e cila, pėr shkak tė pasurive tė saj, ėshtė ēmuar shumė nga sundimtarėt serbė dhe nė anėn tjetėr ėshtė Novoberda, vendlindja e autorit, tė cilėn ky pėr pasurinė e saj me argjend e me metale tė tjera e lavdėron me fjalė tė zgjedhura”.[11]
 
Unė nuk e kam parė librin e Seganos, por mė duket fort e pabesueshme qė njė i lindur e i rritur nė Novoberdė ta ketė njohur aq keq rrethinėn e qytetit tė tij tė lindjes sa tė pohojė se nėpėr Kosovicė (katundi i sotėm Kosovicė afėr minierės sė magnezitit nė Strezovc, nėpėr tė cilin kalon lumi Krivareka qė derdhet nė lumin Morava) po kaluaka lumi i quajtur Llap. Mua mė duket se njoftimi i Seganos mund tė mos jetė bartur nė mėnyrė korrekte prandaj edhe vėshtirė se mund tė jetė dėshmi pėr ekzistimin e ndonjė mikroregjioni tė mirėfilltė tė quajtur Kosova apo pėr ekzistimin e ndonjė vendbanimi tė madh, porse qė tregon se kishte njė luginė e quajtur Kosovica.
 
Autorit (tė panėnshkruar ) serb tė punimit pėr Kosovėn gjatė mesjetės, ia ka anda tė besojė se emri i luginės Kosovica, e pėrmendur nga novoberdasi Segano, po u ruajka nė emrin e mikroregjionit Malo Kosovo[12] „Kosova e Vogėl” pėrreth qytetit tė Podievės, tė quajtur kėshtu vetėm nga administrata e nga antropogjeografė serbė, jo porse edhe nga popullsia vendėse shqiptare. Identifikimi i emrit Kosovica tė Seganos me „Malo Kosovo” ėshtė i vėshtirė pėr t’u pranuar sepse nė kėtė pjesė tė Kosovės nuk ka as ndonjė emėr vendi apo vendbanimi Kosovicė dhe as tradita popullore nuk njeh ndonjė mikroregjion tė quajtur „Malo Kosovo”, emri i tė cilit ėshtė padyshim emėr librar, modern, me prapavijė historike, pėrkatėsisht politike. Me qėllim „pėrjetėsmi” tė njė emri tė paqenė, administrata serbe Malo Kosovo e quajti stacionin hekurudhor tė katundit Lluzhan tė Podievės.
 
Pėr njė luginė Kosovica dinte nė shek. 16 edhe Petančić (lat. Petantius). Nė udhėpėrshkrimin e tij ky thoshte se „Po u lėshua pak nė tė majtė udha qė shpie pėr nė Procopia (Prokuplje) e pėr Nisum (Nish), jo largė shtrihet lugina Kosovica pėrmes sė cilės rrjedh lumi Llap.”[13]
 
I kėsaj kategorie mund tė jetė edhe emri Kosino, mbase i katundit Kosinė tė komunės sė Ferizajt. Sipas rendit tė evidentimit nė Defter, ky katund pėrmendet bashkė me katundet e sotme Busi (lagje e Mramorit); katundit Xhulkova (sot Kilkovė) midis Mramorit e Marecit dhe katundit sot tė panjohur Bojkovci, por pėr tė cilin nė defter ėshtė shėnuar se i takonte nahijes sė Moravės. Po i besuam kėtij rendi do tė mund tė mendohej se emri Kosino do tė jetė variant i emrit Kosovicė tė Strezovcit. Megjithatė, nuk mund tė pėrjashtohet mundėsia se mė parė kemi tė bėjmė me katundin e sotėm Kosinė tė Ferizajt, sepse nė kėtė burim pėrmendet nė vazhdim edhe katundi i njohur Zborc i Ferizajt.[14] Kėtu kemi tė bėjmė me zgjerimin pėrmes prapashtesės sllave -ino tė emrit sllav kos tė mėllenjės.
 
Pothuaj se e kėsaj kohe ėshtė edhe dėshmia qė gjendet nė pėrkthimin sllavisht nga V. Jagić tė jetėshkrimit tė Stefan Llazarević-it - tė shkruar greqisht nga Konstantin Filozofi nė shek. 15, kur nė kontekstin e Betejės sė Kosovės, pėrkatėsisht tė betejės sė zhvilluar nė fushėn qė sot quhet Gazimestan, pėrmendet dy herė njė vend i quajtur Kosova: Na mĕstĕ* naricajemĕmь Kosovĕ „Nė vendin e quajtur Kosovė” dhe Prišьlь bo na Kosovo[15] „do tė arrinin nė Kosovė”.
Sė fundi, tė sė njėjtės prerjardhje janė edhe: emri Kosovo i njė katundi nė krahinėn Poreēe tė nahijes sė Kėrēovės dhe emri Kosovo i katundit, tė quajtur ndryshe Dushica me 5 shtėpi - katund i zhdukur i cili sigurisht ishte nė lokalitetin homonim midis katundeve Bakoviq e Laskarce nė jugperėndim tė Shkupit, qė pėrmenden nė defterin e regjistrimit tė kryefamiliarėve tė viteve 1467 - 1468[16] dhe ka tė bėjė me katundin e sotėm homonim nė krahinėn Poreēe tė Kėrēovės (Maqedoni). Te ky emėr i katundit, siē e tregon trajta e gjinores sllave me prapashtesėn -ovo, kemi tė bėjmė me pjesėn bazė kos- tė njė emri dypjesėsh tė padėshmuar tė vendit.
 
Nga emrat qė u sollėn mė lart shihet qartazi se as nė dokumentacionin kishėtar serb e as nė defterė tė hollėsishėm osmanė tė regjistrimit tė kryefamiliarėve e tė pronave tė shekujve 14 - 16 nuk dėshmohet as ndonjė regjion e as ndonjė qytet, kėshtjellė, famulli, ipeshkėvi e aqė mė pak ndonjė regjion i quajtur Kosova, prej nga do tė dilte ndonjė nocion administrativ, shtetėror apo kishėtar Kosova, pėr ta shenjuar me tė njė pjesė apo gjithė territorin qė sot e ngėrthen mė vete shteti nė formim i Kosovės.
 
Ėshtė katėrcipėrisht e qartė se edhe ndarja administrative serbe e Kosovės sė pushtuar nė shek. 12 mbėshtetet nė ndarje regjionale njėsish tė vogla administrative ashtu sikundėr mbase e kishte gjetur kur kėtė vend e pushtoi principata serbe e Rashės. Ndarja mė e vjetėr bazohej nė organizimin territoral tė pronija -ve bizantine pėrkatėsisht feudeve tė proniarėve, bujarėve vendės shqiptarė apo sish tė serbizuar. Serbėt e ngulitur me dhunė nuk kishin ndonjė emėr as pėr territorin e gjithė Kosovės sė sotme, tė cilin nga Bizanti e pushtoi mė 1198 konti i Madh serb Stepan Nemanja dhe kjo ishte pėr tė grčьska zemlja,[17] e as pėr ndonjė mikroregjion tė saj. Po tė kishte ndonjė krahinėz apo qendėr urbane tė quajtur Kosova midis Prishtinės, Podievės e Vushtrrisė nuk do tė kishte nevojė qė nė vend tė saj tė pėrmendej vetėm Llapi si lum e si regjion.
 
Kjo shihet mirė nė kėtė burim nė tė cilin thuhet se konti Nemanja e kishte pushtuar „Lab s Lipljanjem”,[18] pėrkatėsisht krahinėn deri tek Lapia e Llabi e cila quhet Rasa,[19] qė tregon shumė qartė se kėtu kemi tė bėjmė me njė krahinėz tė paemėr, pėrkatėsisht qė nuk quhet pra Kosovo, e cila atėherė pėrfundonte aty ku fillon krahina e Llapit dhe lumi Llap, sado qė ka njė mendim se nėn Lapia duhet kuptuar regjioni pėrreth qytetit tė Lypianit. Ky paravendim ėshtė pak i besueshėm sa kohė qė dihet se nė literaturėn kishėtare, sidomos nė atė tė Perėndimit, Lypiani ishte identifikuar me Ulpianėn antike, pėrkatėsisht me rrethinėn e Prishtinės, ndėrsa vetė Lypiani i sotėm - si qendėr kishėtare bizantine - njihej nga administrata bizantine si Lypenion.
 
E gjithė kjo qė u tha mė lart do tė ishte nė rregull nėse mund tė sqarohet pėrse nė versionin e pėrgatitur pėr botim tė Kronikės sė priftit tė Duklės nga V. Mošin nėn Lapia nėnkuptohet Liqeni i Labeatėve pėrkatėsisht Liqeni i Shkodrės e jo lumi Llap i Kosovės.[20] Me emėr krahine kemi tė bėjmė, nė po kėtė burim, nė vendin nė dokument nė tė cilin konti Nemnja tregon se nga toka e arbanasėve „shqiptarėve” pėrkatėsisht tė principatės sė Arbėrit, e kishte pushtuar regjionin e Pultit, asokohe bizantin: „odь Arbanasь Pilot”.[21]
 
Ėshtė fakt i pamohueshėm se administrata kishėtare serbe e shek. 13 - 15 i pėrdorte emrat qė i kishte pėrkthyer, pėrkatėsisht qė i kishte serbizuar, prandaj edhe qė i njihte tė krahinėzave. Kisha serbe dinte pėr krahinėzat qė ajo i quante: Patkovo (nga emri Patkovo i katundit doli mė vonė emri Patkovo i krahinėzės e cila gjatė pushtimit turk e mori emrin Has, porse qė gjatė shekullit XVII gjėllinte mbase edhe nė popull, edhe emri shqip Shulla), Hvosno* - nga njė emėr, i padėshmuar nėpėr dokumente, *Hosnon[22] i periudhės bizantine (rrethina e Pejės) dhe Kosterc (rrethi i Prizrenit) e Podrime, pėr tė cilat nė kėtė burim thuhet se St. Nemanja  „i pushtoi nga grekėt”.[23] Kėtu bie edhe emri i krahinėzės Dėrzhkovina pėr Drenicėn e sotme, krahinėzėn Kujavēa pėrgjatė lumit homonim kah Suhogerlla etj.
 
Kjo don tė thotė se pushtuesit serbė e gjetėn territorin e sotėm tė Kosovės ose me emrin e vjetėr tė saj Dardania, ose fare tė paemėr. Mundėsia e dytė mė duket fort e pabesueshme sepse do tė ishte vėshtirė tė sqarohej pėrse nė vetė shkrimet kishėtare serbe, pėrkatėsisht nė jetėshkrime e nė gjenealogji tė sundimtarėve serbė pikėrisht pėr atė pjesė tė Kosovės sė sotme ku ardhėsit serbė e vendosėn selinė e tyre kishėtare u pėrdorėn emrat e vendeve Vendi i Dardanėve dhe Dardania. Kėta emra ndeshen psh. nė jetėshkrimin e Stefan Uroš Milutin -it, kur po pėrshkruheshin ngjarjet e vitit 1270, ku e kur thuhet se: „Milutin -i mbret i Banjskės i barti selitė nė Dardani nėn Malin Shar tė quajtur Prizren”.[24]
 
Po nė kėtė kontekst emri Dardania pėrmendet edhe kur po shkruhej rreth vendosjes sė selisė sė kishės serbe nė Pejė, pėrkatėsisht nė „trevat dardane”.[25] Me emrin e vjetėr Kosovėn e njihte edhe humanisti raguzas Alovsius Cervinus Tubero i cili nė veprėn e vet tė botuar mė 1603 nė Fankfurt, kur po shkruante pėr Betejėn nė Fushė tė Kosovės (tė vitit 1389) tregonte se nė atė betejė kishin marrė pjesė dardanėt, ilirėt dhe maqedonasit,[26] pėrkatėsisht „luftėtarė nga dardanėt e Shqipėisė”.[27] Nė njė kronikė greke tė shek. 16, autor i sė cilės ėshtė Jeraks -i, logotheti i madh i Patrikanės ekumenike tė Stambollit, ėshtė shėnuar se nė Betejėn e Kosovės morėn pjesė arkontė nga Arvanitia,(= Shqipėria) nga viset qė quhen Dardania (=Kosova) etj.[28]
 
Kjo rrethanė nuk ėshtė, sipas Prof. Kristo Frashėrit,[29] aspak e ēuditshme sepse vetėm tri vite mė vonė se kronisti grek Jeraks, edhe edhe kronisti frėng Philip Mesiere shkruante nė njė letėr tė tij* se Beteja e Kosovės u zhvillua nė „es patrice d’Albanie”, pėrkatėsisht „nė viset e Shqipėrisė”. Nėse mund t'i besohet J. Osmanit,[30]Fusha nė tė cilėn u zhvillua beteja midis koalicionit tė tė krishterėve dhe ushtrisė osmane qenka quajtur, sipas historianit britanik J. Swire, (Albania, London, 1929, 8 Mbi Ilirėt dhe Ilirinė. pa nr. tė faqes) „Campi Dardanici” „Fushat e Dardanėve” (?)
 
Pėrveē kėsaj, nga vetė burimet shkrimore serbe mėsohet se administrata e Republikės sė Vendikut edhe para shek. 12 e pėrdorte nocionin Ilirik. Kjo shihet qartė nga konteksti: „Nga regjionet serbe, nė tregje tė huaja lėnda e drurit eksportohej kryesisht pėrmes Drinit nga Shqipėria e Veriut, pėrmes Bunės nga Zeta dhe pėrmes Neretvės nga Zahumi. Marini pohon me ngulm se venedikasit nga Dalmacia dhe nga „Iliriku eksportonin dru pėr ndėrtimin e shtėpive. Kemi njė dėshmi tė vitit 1373 pėrkitazi me eksportimin e drurit nga Shqipėria.
 
Karl Topia i nadaloi barkat e Andrija dhe Graton Dandul-it, sepse kėta nuk e kishin paguar doganėn pėr drutė e ngarkuara nė ato barka”.[31] Pėr ata qė mund tė thonė se pėrmendja e emrit Dardania mund tė jetė rezultat i modės mesjetare pėr t’i pėrdorur emrat antikė, po shtoj vetėm se nė shkrimet kishėtare serbe nuk ndeshet asnjėherė emri Mizia, me tė cilin, nė kuadėr tė „modės mesjetare” tė periudhės sė Humanizmit e tė Renesansės europerėndimore, dijetarė e shkrues mesjetarė tė Perėndimit e quanin herė pas here krijesėn shtetėrore tė Serbisė.
 
Ndryshe qėndron puna me tė huajėt. Kėshtu, nė njė letėr tė perandorit Friedrich I Barbarossa drejtuar mbretit tė Egjyptit, Saladinit, nė kohėn e kryqėzatės sė dytė thuhet nė vitin 1187 se „Ti do ta pėrjetosh mllefin e Teutonėve, tė cilėt edhe nė kohė tė paqes i rrėmbejnė armėt. Ti do t’i njohėsh banorėt e Rheinland-it dhe rininė e Istrisė, qė cilėve s’u ėshtė parė shpina nė asnjė betejė; bavarėt shatmėdhenj si pirguj, Schwab-ėt krenarė e dinakė, Frankėt e kujdesshėm, Sasėt qė luajnė me shpatat e tyre, Tyringenėt, Westfal-ėt ... malėsorėt e shkathtė tė Alpeve ... Bohemiasit, qė dinė tė vdesin pėrflakshėm, Polakėt qė janė mė tė egjėr se shtazėt e pyllit, Austriakėt, Istrėt, Ilirėt, Toskanėt, Venecianėt, Pizasit...”[32] kur pėr ilirė mbaheshin, pas gjithė gjasėsh, dalmatėt.
 
Pėr rezultat tė modės mund tė merret edhe emri parasllav Moesia pėr shtetin e Rashkės. Njė shembull konkret pėr kėtė e gjejmė psh. nė njė shkresė qė ka tė bėjė me qytetin mesjetar tė Novobedės i cili, deri nė fillim tė shekullit 16, ishte njė koloni e rėndėsishme e sasėve. Nė kėtė shkresė ėshtė shėnuar: „Novomontana civitias, Germanorum coloniie principio namque Saxones in Mysiae partibus metalla et argendi materiam reeperere ...”,[33] pėrkatėsisht „Qyteti Novomontana, fillimisht njė koloni e germanėve, sepse sasėt gjetėn nė pjesė tė Mizisė metal e argjend”.
 
Kėtė fenomen e ndeshim psh edhe tek njė kont me mbiemrin Branković, i cili duke u paraqitur pėr kinse pasardhės i dinastisė sė Branković -ėve tė mirėfilltė tė shek. 14 - 15 u shkruante letra kryesisht diplomatėve rusė se ēfarė hapėsire do tė duhej tė zinte shteti i ardhshėm i Serbisė. Nė njė kėsi letre tė vitit 1690 ky shkruante se brenda atij shteti duhej tė hynin edhe Jusitiniania pėrkatėsisht hapėsira e Kosovės dhe e Maqedonisė, Iliria (Kroacia) dhe vetė nėnshkrante „Georgie despot Prvo Justinianskog otačastvii, i vasoi Sloveno - Srbskio Ilirii i Misiam i proč”.[34]
 
Ka edhe raste kur njė krahinė a krahinėz kinse na e paska marrė emrin (edhe) nga ndonjė qytet. Kėshtu, ka njė supozim se krahina qė mė vonė u quajt Metohia e paska marrė emrin nga njė qytet qė qenka quajtur Metoja ose Metuja qė po u pėrmendka gjatė shek. XIX, si njė mbishtresė toponimike mbi emrin Hosnon tė dėshmuar ndėr shkrime bizantine, ndėrsa nė ato sllave si Hvosno e i ripėrtrirė pas Luftėrave Ballkanike; Krahina Dukagjin u quajt kėshtu mbase nga njė qytet tė cilin Frang Bardhi e pėrmendte mė 1636 si Gjytetja e Re ose Dukagjina,[35] tė cilin kujtoj se duhet kėrkuar nė anė tė Gjakovės; krahina Altin ili u quajt sipas emrit parasllav tė Bjeshkėve tė Junikut; krahina Opoja qenka quajtur kėshtu[36] sipas njė qyteti