|
4 prill 2006 /TN
Ragip Sylaj reviron nėpėr kohė duke prekur herė fundin e herė kulmin
e tė mundshmes, tė pamundshmes, tė skajshmes apo tė mesmes duke
nxjerrė situata vėrtet interesante. Estetika nė tregimet e tij
paraqitet nė zumin imagjinativ me nuancat parimore pėr tejkalimin e
tė zakonshmes.
Jeton KELMENDI
Nėpėr fjalitė e tregimeve tė Ragip Sylajt, tė pėrmbledhura nė librin
Skam kohė tė jetoj me vdekjen, tė bie nė mend argumenti, ta
njohėsh vetveten. Autori depėrton nėpėr sprovat e askezės, nėpėrmjet
rrėfimeve deskriptive tė personazheve. Nė bazė tė kuptimit tė
zanafillės sė tregimit, libri ėshtė i realizuar artistikisht.
Tregimi, si pjesė e rėndėsishme e letėrsisė, ka arritur zhvillimin
dhe modernizimin.
Ragip Sylaj nxjerrė pėrballė vetvetes personazhin Fatbardh Dardha,
me tė cilin krahason Fatbardhin e dikurshėm qė tallte jetėn duke i
dalė asaj nė anė tė kundėrt dhe tė tashmen, kur ai tashmė ėshtė
penduar dhe sikur ka filluar tė mendojė ndryshe.
Pėr ta ilustruar kėtė mjafton tė shihet tregimin Gjinjtė
qumėshtor). Sylaj reviron nėpėr kohė. Ai prek herė fundin e herė
kulmin e tė mundshmes, tė pamundshmes, tė skajshmes, apo tė mesmes,
duke nxjerr situata vėrtet interesante. Pėr lexuesin ky libėr tėrheq
vėmendjen me gjuhėn, qėndrimin dhe qasjen ndaj ngjarjes dhe kohės.
Fatbardh Dardha, njė personazh tepėr interesant pyet njėfarė gruaje,
e cila i sillet nėpėr ėndrra a jam i yti aq sa jam i dėshiruar qė
tė jesh e imja? Nė tregim pėrshkruhen dy botėra: ajo e brendshmja
me gjithė tė mundshmen dhe e jashtmja qė e mistifikon ngapak
komunikimin.
Tregimi shtrihet nė shumė rrafshe. Komunikimi i butė me trajta herė
urdhėrore, herė pyetėse e herė shqetėsuese vazhdimisht e mbajnė
pezull lexuesin, me kureshtjen se cili do tė jetė pėrfundimi.
Tregimtari Sylaj duhet thėnė se nė tregimet e tij Skam kohė tė
jetoj me vdekjen hyn nė filozofinė e mendimit mos e merr rrugėn e
pendimit por rrugėn e pendesės.
Mund tė them se, pėrveē tė gjitha kėtyre metodave e qasjeve, Sylaj
pėrdorė edhe shprehje tė vjetra tradicionale shi binte sixhim, qė
pėr mendimin tim e bėjnė edhe mė tė realizuar kėtė gjini letrare, nė
frymėn artistike tė autorit. Skam kohė tė jetoj me vdekjen qė
ėshtė edhe titull i librit, ėshtė njė tregim padyshim impulsiv.
Fuqia e unit na del pėrpara vdekjes.
Ironia ndaj dukurisė djallėzore, spikatet me mjaft bukuri tė
fjalisė, djallin e ndjek mallkimi i moēėm. Duke pėrfolur nga tė
gjitha prizmat e mundshme, autori, djallin e krahason vetėm me tė
keqen, qoftė brenda vetes, qoftė jashtė vetvetes.
Ėshtė ky njė rrėfim tepėr prekės, veēmas nė situatėn kur ēuni pyet
a mund tė marrė frymė nė dhč tezja H? Pastaj zgjojnė asociacione
edhe thėniet: nga balta jemi krijuar dhe nė baltė do tė kthehemi,
pasi tė vdesim kemi me u ngjall, vdekja nganjėherė nuk gėnjen.
Janė kėto shprehje qė autori i ballafaqon me ngjarjen dhe kohėn,
ndaj sė cilės ai merr qėndrim skeptik nė tregim. Mbase si lexues kam
tė drejt ti them dy fjalė pėr librin Skam kohė tė jetoj me
vdekjen e autorit Ragip Sylaj. Sipas mendimit tim, tregimi me tė
njėjtin titull ėshtė tepėr prekės pėr nga tematika dhe i realizuar
artistikisht pėr nga shumėsia e ideve qė e ndėrtojnė tregimin dhe e
bėjnė modern.
Estetika nė tregimet e Sylajt paraqitet nė zumin e tij artistik nė
nuanca tė kohės, me maturi dhe vendosmėri pėr tejkalimin e tė
zakonshmes. Nė tregimin Harlisje epshi, ndėrkaq autori krijimin e
vet e zhvillon me krahasime, me figura dhe pėrshtypje, por edhe
kallėzime pėr veprimet e stisura.
Sa herė ndodhesha pėrball teje e vėreja mahnitshėm ēeljen e luleve
tė dashurisė, mund tė hetohet kontemplacioni nė fjalinė e kėtij
autori, i cili disa herė e kapėrcen njė formė tė komunikimit tė
standardizuar nė letrat tona. Kėshtu zė hapėsirėn e kėsaj fushe,
imagjinata e bartur nė letėr nga dora e tij.
Me pėrkushtim dhe stabilitet tė madh arrin nė brendinė e ngjarjes
duke sprovuar pėr diēka qė kapėrcen kufijtė nė tematikėn e
dashurisė. Shumica e tregimeve kanė njė veēanti, mirėpo shkurtimisht
u ndala nė kėto tregime qė pasqyrojnė dy anėt mė tė rėndėsishme,
lirikėn dhe dashurinė si pėrbėrės a preokupime artistike.
Bashkė me ne, jetė tė vėshtirė po bėn edhe arti dhe letėrsia
shqiptare, prandaj lodhėshtia jonė dhe pafuqia pėr ta ndryshuar kėtė
situatė po i kontribuon pėr tė keq fjalės sė bukur shqipe.
Krejt pėr fund duhet shtuar se, libri me tregim Skam kohė tė jetoj
me vdekjen i autorit Ragip Sylaj ėshtė libėr i mirė si pėr nga
kėndvėshtrimi estetik, por edhe ai tematik, veēmas pėr nga gjuha dhe
realizimi artistik nė pėrgjithėsi. Ndonėse kemi pak kritikė qė
merret sot me librin e qė do tė vlerėsohej, unė si lexues-krijues
(sipas Ekos, lexues ideal) kėshtu mendoj pėr librin.
|