|
3 prill 2006 /TN
(Zėri i
Amerikės, mė 3 prill 2006) - Nė Vjenė filloi sot raundi i tretė i
bisedimeve midis Prishtinės dhe Beogradit pėr statusin e Kosovės.
Zėvendės kryeministri i Kosovės Lutfi Haziri i tha sot agjencisė
Rojter se tė dyja palėt janė ende shumė larg njė marrėveshjeje.
Autoritetet
nė Beograd kėrkojnė krijimin e njė entiteti serb nė Kosovė me lidhje
tė posaēėme me Serbinė. Shqiptarėt e kundėrshtojnė kėtė propozim
duke thėnė se ajo do tė ēonte nė ndarjen e Kosovės. Javėn e kaluar
ndėrmjetėsi ndėrkombėtar Albert Rohan ishte nė rajon pėr t'u
paraqitur palėve platformėn e decentralizimit tė pushtetit.
Ndėrkaq,
zyrtarė tė policisė nė Kosovė thanė se kanė arrestuar njė person qė
dyshohet se ėshtė autor i tri shpėrthimeve nė korrik tė vitit tė
kaluar nė Prishtinė.
Mė 2 korrik
tė vitit 2005 tri shpėrthime tronditėn kryqytetin duke shkaktuar
vetėm dėme materiale.. Njė shpėrthim ndodhi para selisė sė Misionit
tė Kombeve tė Bashkuara, njė tjetėr para ndėrtesės sė Qeverisė sė
Kosovės dhe i treti para selisė sė Misionit tė Organizatės pėr
Sigurimin dhe Bashkėpunim nė Evropė.
Policia tha
se sot nė orėn 5 e 30 tė mėngjesit ka arrestuar njė 38 vjecar nė
lidhje me kėto shpėrthime, por pa bėrė tė ditur identitetin e as
motivet qė mund tė kenė nxitur vėnien e mjeteve shpėrthyese para
institucioneve. Autoritetet thanė se arrestimi ishte rezultat i
bashkėpunimit tė afėrt ndėrmjet policisė sė Kombeve tė Bashkuara,
Shėrbimit Policor tė Kosovė dhe departamentit tė drejtėsisė.
|