|
- 3 prill
2006 /TN
-
-
Shkruan: Jusuf DEMAJ Langenthal (Zvicėr)
-
-
Kosova po e pret pavarėsinė brenda kėtij viti? Po
bėhėn negociata pėr decentralizimin nė Vjenė. A e dinė dhe a ėshtė i
informuar populli nė Kosovė se me ē`farė ka tė bėjė decentralizimi?
Pavarėsia do tė fitohet nėse shqiptarėt ju garantojnė tė drejta
serbėve nė Kosovė? Shqiptarėt e duan pavarėsinė, serbėt e duan
Beogradin dhe nuk duan tė jenė tė qeverisur nga shumica shqiptare
dhe institucionet kosovare? Kosova duhet ti pėrmbush standardet,
nėse donė tė fitoj bekimin e BN nė procesin e pavarėsimit?
Udhėheqėsit e grupit negociator ndėrrohen prej takimit nė takim,
ėshtė ky stabilitet politik institucional apo shprehje e fillimit
tė destabilizimit institucional, duke ja shtuar kėsaj edhe
ndryshimet me zėvendėsime nė kreun e institucioneve tė Kosovės?
-
-
Aq hapur flitet dhe akuzohen verbalisht pėr
korrupsion, ministra e ministri, nė organet mė tė larta tė Kosovės,
dhe pason heshtja e tė akuzuarve? Pėr integrimin e pakicave, me
theks tė veēant tė serbėve, u mbajt njė takim nė Durrės-Shqipėri?
Pasurimin e shpejtė, marramendės, te disa individėve nė Kosovė nėpėr
struktura tė ndryshme politike apo joqeveritare, e vėren populli
mirė, por nuk ka zė tė flet pėr hir tė pavarėsisė qė do tė
realizohet kėtė vit?Tani Kosova e ka edhe ministrinė e rendit dhe
tė drejtėsisė , pra nuk ka mė ankesa se nuk po kemi kompetenca pėr
ti zgjidhur shumė probleme tė grumbulluara , nė aspektin e zbatimit
tė ligjit ndaj krimit tė organizuar nė shumė sfera tė jetės nė
Kosovė?
-
-
Ėshtė
edhe njė varg i pyetjeve tjera qė tangentojnė me realitetin e ri nė
Kosovė. Kush do tu pėrgjigjet kėtyre pyetjeve qė realisht sillen nė
kokat e njerėzve qė duan tė meditojnė pėr fatin e Kosovės, nuk e di!
Por ėshtė e qartė se anija po udhėton nė njė det mjaftė tė
trazuar, me batica dhe zbatica qė arsyeshėm, frikėsojnė. Ėshtė mė
mirė tė frigėsohesh pa ndodhė befasia e keqe, se sa ta vajtosh ate
pasi tė ndodhė- kėshtu thot fjala e popullit.
-
-
Sipas
mendimit tim, sot Kosova duhet tė ballafaqohet guximshėm me sfidat
pėrballė saj, nė tri drejtime:
-
-
A) Stabilitetin institucional
Vetėm nė vijėn institucionale tė pajisur me
moralitetin e pakontestueshėm tė zbatimit tė sundimit tė sė drejtės,
tė qeveriset Kosova dhe populli i saj Askush mbi ligjin, dhe zero
tolerancė ndaj dukurive negative, horizontalisht dhe vertikalisht nė
tėrė Kosovėn. Kosova duhet tė dėshmoj se ėshtė e aftė tė qeverisė
me territor dhe popull tė saj nė mėnyrė demokratike nėpėrmes
institucioneve tė veta stabile qendrore dhe lokale. Institucionet e
Kosovės nuk kanė nevojė ti pėrshtaten asnjėlloj interesi tjetėr,
pėrveē interesit tė Kosovės qė tė jetė subjekt i pranuar
ndėrkombėtarisht me tė drejtat dhe detyrimet qė rrjedhin nga ky
pranim. Sistemi politik i ndėrtuar nė kėtė bazė interesi nuk
ka se si tė mos jet i suksesshėm. Sistemi institucional politik i
ndėrtuar nė pėrshtatshmėrinė individuale ndaj faktorėve tjerė
qofshin tė brendshėm apo tė jashtėm, sjellė vetėm komoditet tė
pėrkohshėm individual me pasoja relavante kolektive.
-
-
Vetėdija institucionale individuale dhe kolektive
krijon njė bazament tė fuqishėm shtetėror dhe integrues tė vet
shoqėrisė kosovare brenda vetvetes. Pastaj bindet faktori i jashtėm
pėr subjektivitetin politik efikas tė Kosovės sipas normave
ndėrkombėtare. Ata qė nuk duan tė integrohen nė njė sistem tė tillė,
nuk ja duan tė mirėn Kosovės por janė duke e lozur rolin e kolonės
sė pestė pėr destabilizimin institucional, dhe krijimin e
mosbesimit tė populli i Kosovės ndaj institucioneve qendrore dhe
lokale. Ekziston njė dallim i madh mes atyre qė e duan shtetin dhe
atyre qė pa pardon ju intereson vetėm pushteti.
-
-
Integrimi i pakicave nė kėtė sistem , e nė veēanti i
serbėve nuk mund tė bėhet pa vullnetin e tyre. Ata kanė mbetur peng
i sė kaluarės sė tyre, instrument politik nė duar tė Beogradit qė e
pėrdorė pėr interesa tė Serbisė e nė asnjė formė pėr interesat e vet
serbėve qė jetojnė nė Kosovė, tė frikėsuar nga vetvetja pėr
realitetin e ri nė Kosovė dhe tė llastuar nga pėrgdheljet e
tepruara tė faktorit ndėrkombėtarė ndaj tyre, me presionet intenzive
ndaj faktorit shqiptar pėr ti privilegjuar serbėt, si standard
pėr ardhmėrinė e Kosovės.
-
-
A munden shqiptaret me ju dhėnė tė drejta dhe
privilegje pakicave, nėse ato nuk i kanė pėr vete? Shqiptarėt nuk i
urrejnė serbėt pėrkundėr tė gjithave qė i kanė shkaktuar ata mbi
shqiptarėt, por nuk mund ta durojnė edhe sot urrejtjen dhe
mosvullnetin e tyre integrues nė realitetin e ri kosovar.
-
-
B) Marrėdheniet e Kosovės me faktorin
ndėrkombėtar- Askund nė krizat
botėrore ku ka ndėrhy BN nė forma tė ndryshme , nuk ka gėzuar njė
respekt dhe autoritet si nė Kosovė. Kjo ndodhė sepse shqiptarėt janė
shumė tė vetėdijshėm pėr faktin se ku do tė ishte Kosova pa ndihmėn
e BN. Janė grupe tė vogla tė tė zhgėnjyerve nė Kosovė ndaj
prezencės sė BN, qė i kanė arsyetimet e veta ilegale, personale dhe
jashtė-institucionale.
-
-
Sjellja e institucioneve kosovare si tėrėsi ndaj BN
ka qenė dhe duhet tė vazhdoj tė mbetet korrekte, e sinqertė dhe e
bazuar nė vlerat tradicionale tė popullit shqiptar se mikun dhe
mysafirin nė shtėpinė tėnde duhet nderuar.
-
-
Pėrveē vlerės tradicionale, institucionet e Kosovės
duhet nė vazhdimėsi tė mbajnė dhe kultivojnė njė sistem tė
bashkėpunimit reciprok tė qėndrueshėm politiko-institucional me BN.
Vullneti i Kosovės pėr integrimin e saj nė BN si subjekt i pavarur
dhe sovran, me tė gjitha tė drejtat dhe detyrimet sipas normave
ndėrkombėtare, ėshtė shumė i qartė. Ky vullnet nuk ishte dashtė tė
jet i pėrulur, nėnshtrues dhe as i ngjyrosur me njė tolerancė
absolute, ndaj ēdo kėrkese tė pabazuar qė mund tė vij si presion
diplomatik ndaj Kosovės nga BN.
-
-
Fatkeqėsisht ka individ edhe nga kosovarėt edhe nga
faktori ndėrkombėtarė qė e luajnė njė lojė tė tillė dezintegruese
dhe aspak tė moralshme, sepse kjo bie ndesh me angazhimet e tė dyja
palėve nė tėrė kėtė proces. Nė kėtė fazė, testet e tilla janė pėrveē
tė papranueshme, edhe tė rrezikshme. Aq sa BN i kėrkon partnerėt e
besueshėm dhe tė dėgjueshėm te pala shqiptare, po aq pala shqiptare
iu beson vetėm miqve dhe mysafirėve tė vėrtet nga BN prezente nė
Kosovė.
-
-
Edhe BN ndaj Kosovės duhet tė shprehet qartė dhe
kuptueshėm. Sa mė shumė qė tė prolongohet dhe komplikohet procesi i
pranimit tė vullnetit integrues tė Kosovės si subjekt i pavarur nė
arenėn ndėrkombėtare, aq mė tė ndėrlikuara do tė bėhėn raportet
brenda vet Kosovės por edhe pėr tėrė rajonin.
-
-
Vullneti i tillė integrues i Kosovės duhet tė
respektohet domosdo edhe nga BN. BN nuk ishte dashtė tė bie nė
kundėrshtim me angazhimet e veta nė tėrė procesin e Kosovės.
Kėrkesa dhe vullneti pėr integrim tė Kosovės nė strukturat
ndėrkombėtare tė popujve tė lirė, nuk nėnkupton tolerancėn absolute
dhe nėnshtrimin absolut ndaj ofertave tė mundshme qė e komplikojnė
realizimin e kėrkesės dhe vullnetit tė tillė integrues.
-
-
C) Raporti i Kosovės ndaj Serbisė-
Pa hyrė fare nė tė kaluarėn historike
shekullore, as nė plagėt shumė tė freskėta qė edhe sot i kanė nė
trupė dhe shpirt shqiptarėt nga politika serbe, ajo duhet tė kuptoi
se kanė perėnduar kohėrat e ndėrtimit tė fatit tė popullit serb mbi
tragjeditė e popujve tjerė. Ajo nuk duhet tė vuaj se po e humbė
Kosovėn, sepse Kosova kurrė nuk ka qenė e Serbisė. Pse dhe si Kosova
mbeti pjesė e Jugosllavisė, dhe Serbia e shfrytėzoi si koloni tė
vetėn duke ushtruar mbi tė metoda gjenocidiale, e dinė edhe fėmijėt
nė Kosovė , dhe jashtė saj.
-
-
Ėshtė shumė normale se Kosova tani ka ndėrtuar njė
realitet tjetėr me shumė sakrifica dhe me ndihmėn e BN. Drejtėsi
e vonuar por si duket jo e harruar. A e pranon Serbia
pavarėsinė e Kosovės apo jo, kjo ėshtė shumė pak e rėndėsishme dhe
jo relavante pėr Kosovėn. Po tė ndodhte kjo do tė ishte mirė pėr
vetė Serbinė, sepse do tė dėshmonte fillin e lirimit tė saj nga
vetėdija hegjemoniste dhe do tė kishte kohė mė tepėr me u marrė me
problemet e veta tė brendshme nė territorin e vet tė mbushur me
krime dhe kriminel qė paraqesin ende rrezik pėr vet Serbinė dhe pėr
tėrė rajonin.
-
-
Me kėtė serbėt qė jetojnė nė Kosovė dhe ata qė duan
tė kthehen prapė nė Kosovė , por jo sipas planifikimeve tė politikės
serbe pėr rikolonizim tė Kosovės, do tė liroheshin nga ankthi
vetanak pėr tė ardhmen e tyre, dhe ata vėrtet do tė ishin tė
privilegjuar qė tė vendosin lirisht pėr fatin e tyre mes dy
alternativave ; tė jetojnė nė Kosovė dhe tė integrohen duke
pranuar realitetin e ri kosovar, ose tė kthehen apo tė mbesin nė
Serbi.
-
-
Kosova e pavarur dhe shtet i pranuar
ndėrkombėtarisht do tė vendos raporte tė fqinjėsisė sė mirė,tė
bazuara nė rregullat e reciprocitetit, edhe me Serbinė. Kosova ėshtė
e disponuar tė ecė pėrpara me botėn e civilizuar, dhe tė dalė
njėherė e pėrgjithmonė nga kthetrat e urrejtjeve dhe gjakderdhjeve
ballkanike qė i kanė nxitur tė tjerėt, e haraē kanė paguar
shqiptarėt,me territore dhe me plagė tė rėnda nė trup, shpirt e
vlera tjera tė ēmueshme.
-
-
Natyrisht se institucionet e Kosovės por edhe
populli duhet tė jenė vigjilent dhe tė kujdesshme pėr tė gjitha
kurthet dhe improvizimet e rrezikshme qė mund tė vijnė nga Serbia,
qoftė direkt, apo indirekt duke i instrumentalizuar serbėt e
Kosovės, apo nė forma tjera pėrmes kanaleve diplomatike.
Destabilizimi institucional i Kosovės, imponimi i formave tjera tė
reakcioneve destabilizuese tė situatės nė Kosovė, tendenca e
prolongimit tė pafund tė negociatave pėr ēėshtjet e filluara, si
forma pėr tė penguar njohjen e pavarėsisė sė Kosovės nga BN, janė
sfida tė mundshme provokuese.
-
-
Sidoqoftė, anija ėshtė duke udhėtuar, por ende nuk
ka mbėrri nė portin e duhur. Nėpėr batica dhe zbatica. Pa premtime
tė mėdha dhe pompoze para popullit, sepse edhe dėshtimet mė tė vogla
sjellin zhgėnjime tė mėdha. Ta rregullojmė dhe integrojmė Kosovėn
brenda vetvetes dhe pėr vetveten, sė pari., Ti fitojmė tė drejtat
tona tė mohuara dhe tė ndaluara me shekuj, por edhe tė marrim
pėrgjegjėsitė qė duhet ti kenė shoqėritė demokratike. Pastaj mund
tu japim tė tjerėve tė drejta dhe mundėsi integruese reale, sipas
ligjeve dhe standardeve tė njohura dhe tė zbatueshme
ndėrkombėtarisht. Tė besojmė nė diplomacinė ndėrkombėtare, por edhe
mos tė harrojmė se nganjėherė diplomacia tė qon nė varrė, duke e
falėnderuar.
-
-
Kah po shkon Kosova.........
|
|