|
3
prill 2006 /TN
(Zėri i Amerikės, mė 3
prill 2006) - Ilir Ikonomi
Banka Botėrore thotė se
strategjia e saj pėr Kosovėn gjatė dy viteve tė ardhshme do tė
pėrqendrohet te sektori i energjisė dhe i minierave. Pėrfaqėsuesit e
Bankės thonė se zhvillimi i kėtij sektori do tė tėrhiqte investitorė
tė huaj dhe do tė krijonte tė ardhura pėr zhvillime nė aspekte tė
tjera.
Kosova ka
sasi tė mėdha qymyrguri tė tipit linjit dhe me cilėsi tė lartė, pra
me pak ndotje, thotė Kanthan Shankar, Pėrfaqėsues i Bankės Botėrore
nė Kosovė, i cili ishte kėto ditė nė Uashington.Banka miratoi sė
fundi njė grant nė mbėshtetje tė kėsaj strategjie afatshkurtėr:
Projekti ynė,
strategjia e pėrkohshme pėr Kosovėn, qė ėshtė miratuar nga bordi i
drejtorėve, ka caktuar 19 milion dollarė pėr kėtė vit dhe vitin e
ardhshėm, thotė zoti Shankar.
Por zhvillimi
i sektorit tė energjisė do tė kėrkojė ndryshime nė suazėn ligjore
dhe institucionale tė Kosovės, qė sipas zotit Shankar do tė ishte
njė kėrkesė e domosdoshme pėr tėrheqjen e investimeve private.
Ardhja e
investimeve tė huaja, thotė ai, do tė varet nga fakti se kur do tė
ndodhin kėto ndryshime ligjore dhe institucionale. Sektori privat
mund tė vijė edhe mė herėt por kjo do tė dėmtonte rritjen aftagjatė,
sepse nė qoftėse nuk ekzistojnė ligje pėr mjedisin dhe pėr ndikimet
sociale, atėhere investitorėt e huaj do tė merrnin pėrsipėr rreziqe
dhe kėshtu ata do tė rrisnin koston e zhvillimit tė kėtij burimi
energjitik.
Ne nė Bankėn
Botėrore kemi politika mjaft tė qarta pėr ēėshtjet e mjjedisit dhe
ato sociale, shpjegon zoti Shankar. 5,5 milion dollarė nga grantet
qė do tė jepen, do tė pėrdoren pėr tė zbutur pasojat mbi mjedisin,
sidomos pėr eliminimin e ndotjes sė shkaktuar nga termocentralet.
Zoti Shankar
thotė se do tė varet nga sektori qeveritar dhe ai privat se si do tė
pėrdoret energjia qė do tė prodhohet. Por nuk ka dyshim se ajo do tė
kėnaqė tė dy kėta sektorė: do tė plotėsojė kėrkesat e Kosovės dhe do
tė krijojė mundėsi pėr tė eksportuar njė pjesė tė saj. Strategjia e
tanishme e Bankės Botėrore pėr Kosovėn ėshtė e pėrkohshme.
Sapo tė
zgjidhet statusi, atėhere ne do tė kemi njė strategji mė afatgjatė,
por tani pėr tani kjo ėshtė njė strategji e pėrkohshme, pėr njė vend
qė ka dalė nga konflikti, sqaron pėrfaqėsuesi i Bankės Botėrore.
Banka Botėrore vepron nė
Kosovė qysh pas mbarimit tė konfliktit dhe do tė vazhdojė tė veprojė
atje. Zoti Shankar e pranon se zgjidhja e statusit dhe anėtarėsimi
nė Bankėn Botėrore do ti jepte instrumente tė reja financiare
Kosovės. Por problemet ekonomike tė tanishme nuk do tė zgjidhen
vetvetiu.
Problemet qė ne
pėrpiqemi tė zgjidhim do tė vazhdojnė. Nga pikpamja jonė, vemendja
ėshtė tek aspektet ekonomike tė Kosovės dhe natyrisht qė statusi do
tė ndihmonte pėr tė zbutur rreziqet politike por problemet ekonomike
do tė vazhdojnė tė mbeten dhe pikėrisht ato pėrpiqemi tė zgjidhim
ne.
Sfidat nuk janė tė pakta.
Banka Botėrore e ka bėrė tė qartė pėr shembull se korrupsioni
ėshtė njė ēėshtje e rėndėsishme qė duhet tė luftohet me forcė dhe nė
mėnyrė transparente.
Nėse nuk trajtohet me
forcė, kjo do tė kishte njė ndikim tė madh negativ nė zhvillimin e
Kosovės dhe si ndėrkombėtarėt ashtu edhe popullata dėshirojnė qė pėr
ēėshtjen e zhvillimit e Kosovės tė mos bėhen kompromise.
Por pėrse njė
investitor do tė ishte i interesuar tė investonte nė Kosovė? Zoti
Shankar ka kėtė pėrgjigje:
Kosova mund
tė ofrojė shumė pėr investitorėt e huaj sepse ka njė regjim fiskal
dhe tregtar mjaft liberal. Ajo ofron mundėsi pėr fillimin e
bizneseve tė reja.
Tani Kosova
varet kryesisht nga sektori i shėrbimeve dhe sipas tij ajo ka nevojė
pėr mė shumė ndėrmarrje tė vogla e tė mesme qė tė angazhohen nė
sektorin prodhues. Njė shans i mirė ky edhe pėr investitorėt e huaj.
|