|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

   OPINIONE

   
 

(Para raundit tė tretė tė bisedimeve pėr decentralizimin)
Statusi i Kosovės dhe sfidat me tė cilat ai po pėrballet

 
 

 
1 prill 2005 /TN
 
- NUK GUXOJME QE PREJ “PAVARESISE” TE MOS SHOHIM “DROMCAT” PREJ TE CILAVE MUND TE CUNGOHET AJO -
 
- Disa veprime qė po ndodhin nė procesin negociator dhe pėrreth dhe jashtė tij mund tė ndihmojnė nė pėrfytyrimin sa mė tė pėrafėrt pėr tė ardhmen e Kosovės. Droja mė e madhe ėshtė nga mundėsia e bėrjes sė drejtėsisė me tharm tė politikės -
 
 
Shkruan: Esat STAVILECI, profesor i Universitetit tė Prishtinės
            
Klasa politike  e Kosovės pėrballet sot me sfidėn e madhe qė nė tė ushtron koha dhe problemet qė i imponohen.Ajo ėshtė para detyrės qė “asgjė tė mos ruajė pėr vete”,por qė,nė mėnyrėn mė tė sinqertė “t’i flasin sė sotmes”,sepse me tė drejtė thuhet se “Kush nuk mund t’i flasė sė sotmes dhe nuk kuptohet prej sė sotmes, nuk do tė kuptohet as prej tė sė nesėrmes dhe tė pasnesėrmes”.
 
Edhe pse nga “shumė anė” dhe qarqe politike thuhet se ēėshtja e Kosovės sikur “ka marrė fizionominė e njė ēėshtjeje tė zgjidhur”,duke pritur “sanksionimin juridik-ndėrkombėtar”,ajo vazhdon “tė mbėshtillet me njė mjegullnajė”nė tė cilėn po e fusin “fushat e minuara tė statusit”,veēanėrisht ato qė i referohen decentralizimit,trashėgimisė historike,kulturore e shpirtėrore tė pakicės serbe dhe pozitės politike tė tyre.   
           
 
RRIPI SA VJEN E DUKE “U NGUSHTUAR”
 
Pa pritur gjykimin e kohės,mund tė thuhet se pėr shqiptarėt “ēdo raund i ardhshėm i negociatave do tė jetė mė i rėndė dhe jo mė i lehtė”.Arsyeja qėndron se ndėrkombėtarėt kanė pėrgatitur “njė listė tė gjerė kushtėzimesh”tė cilat duhet tė pėmbushen.
 
E para,nė emėr tė “kompromisit”qė po kėrkohet prej shqiptarėve, mund tė bėhen “pazarllėqe tė mėdha”.Mė tė dėmshmet mund tė jenė ato qė mund t’i referohen territorit,megjithė deklarimet, zotimet, madje dhe qėndrimet se “nuk do tė ketė ndarje tė Kosovės”,ndėrkohė kur Kosova “ faktikisht mbahet e ndarė”.
 
E dyta,nė emėr tė “decentralizimit”(dobėsim i ndikimit tė qendrės nė pjesėt e tjera tė territorit)qė po kėrkohet tė vendoset para statusit(e kemi thėnė me njė rast se “nuk mund tė vendoset karroca para kalit”),serbėt synojnė “autonominė nė veri tė Kosovės”,megjithė deklarimet,zotimet,madje dhe qėndrimet se nuk do tė ketė “autonomi serbe nė veri tė Kosovės”,ndėrkohė kur ajo pjesė e Kosovės “faktikisht kontrollohet prej Beogradit”.Nė lidhje me kėtė vlen tė theksohet se procesi i decentralizimit ka filluar me parimin etnik dhe territorial;nuk ėshtė nisur me parimin joetnik dhe joterritorial.
 
E treta,nė emėr tė “zgjerimit tė kompetencave tė komunave me shumicė serbe dhe tė “krijimit tė komunave serbe”,po sikurse dhe nė emėr tė “lidhjes zinxhirore tė tyre”qė nė kėtė fazė tė negociatave “po kundėrshtohet”nga pala shqiptare,synohet “pėrgatitje e terrenit”pėr “nėndarje tė brendshme” qė mund tė shtrohen dhe tė ndodhin mė vonė.
             
 
KERKOHET VIGJILENCE E MADHE
 
Pėrgjithėsisht,shqiptarėt janė para “njė ekuacioni tė cilin do ta kenė vėshtirė ta zgjidhin”,poqese nuk tregohen  vigjilentė ,sepse krahas arritjes se pavarėsisė,duhet ta “rikthejnė” dhe ta mbrojnė tėrėsinė territoriale.Ata duhet tė jenė shumė tė kujdesshėm qė tė mos e lejojnė  cungimin e territorit tė  tyre nė emėr tė  procesit tė “decentralizimit”nė veri tė Kosovės qė,ndryshe,po “pėvidhet” si reformė e qeverisjes lokale “nė tėrė vendin”dhe nė emėr tė exterritorialitetit qė,ndryshe,po “pėrflitet”  si  “status i veēantė”pėr monumentet  shpirtėrore serbe,
 
Nga dy raundet e para tė negociatave “ėshtė shpalosur njė dokument” i cili edhe po qe se vetėm “do tė lexohej”,pa ndonjė “zbėrthim mė tė detajuar”,lejon mundėsinė qė tė nxirren pėrfundime  pėr tė medituar pėr to.
 
Drafti i decentralizimit,dokument ky qė e ka sjellė zotėri Rohan dhe pėr tė cilin do tė diskutohet nė Vjenė mė 3 prill,nuk shpreh kėrkesat qė ka shtruar pala shqiptare,pra si nė parim,ashtu dhe konkretisht,
nuk pėrkon me to.
 
Dokumenti ka paraparė njė rol shumė tė theksuar  tė Beogradit nė financimin e komunave “qė do tė lindin nga procesi i decentralizimit”.
                
 
Nėse  kėtyre vėrejtjeve tė pėrgjithshme i shtojmė edhe “gjuhėn shumė pėrgjithėsuese tė dokumentit”qė lenė tė hapura pėr interpretim shumė ēėshtje tė ndėrhyrjes sė Beogradit nė shumė segmente tė qeverisjes nė “komunat me shumicė serbe”,mundėsia qė shqiptarėt tė “hasin nė fushė tė minuara” ėshtė e konsiderueshme dhe nuk bėn tė nėnēmohet,sepse pasojat mund tė jenė tė pariparueshme mė vonė,sado qė thuhet se bėhet fjalė pėr “dokument pune”.
              
 
NE EMER TE BARAZISE NUK MUND TE VENDOSEN PRIVILEGJE PER PAKICAT       
 
Eshtė e vėrtetė se bashkėsia ndėrkombėtare “po kėrkon modalitetet mė tė mira pėr jetėn mė tė mirė tė tė gjithė qytetarėve”, por ajo nuk bėn qė “nė emėr tė tyre”tė vendosė privilegje”nė komunitetet minoritare,kur prej Prishtinės kėrkohet qė “financimet nga Beogradi tė kenė njė trajtim tė privilegjuar”(statusi i donatorit tė privilegjuar”).
 
Pala shqiptare duhet tė jetė e vėmendshme edhe rreth “sugjerimeve tė draftit” nė fushėn e marrėdhėnieve ndėrkomunale (“Komunat do tė kenė tė drejtė qė tė formojnė partneritete pa ndonjė formė aprovuese paraprake tė lėshuar nga autoritetet qendrore”),po sikurse edhe nė fushėn e bashkėpunimit ndėrkufitar,ku poashtu drafti parasheh marrėdhėniet ndėrkufitare mes komunave tė Kosovės apo tė bashkėsive tė komunave tė Kosovės me agjencitė e qeverisė qendrore tė Beogradit tė cilat,siē thuhet,”duhet tė definohen nė njė marrėveshje mes Beogadit e Prishtinės.
 
 
Njė fushė tjetėr e madhe “minuese”nėpėr tė cilėn nuk duhet “tė shkelė pala shqiptare” ėshtė exterritorialiteti.Eshtė paralajmėruar qė zotėri S.J.Petersen tė nėnshkruajė vazhdimin e vendimit pėr  zonėn e veēantė mbrojtėse perreth Manastirit tė Deēanit.
 
Ky shembull flet shumė.
 
Njė, qytetarėt e Deēanit frikėsohen qė  pronat e veta padrejtėsisht mund tė tjetėrsohen.
 
Dy, fatin e qytetarėve tė Deēanit mund ta kenė edhe qytetarėt gjithandej kah shtrihen monumentet shpirtėrore serbe nė Kosovė.
                
Nė kėtė shkrim ngritėm dy shqetėsime nga mė shumė qė do tė mund tė paraqitėn nė procesin e mėtėjshėm tė negociatave,duke pasur parasysh,ndėr tė tjera,pyetėsorin me shkrim me tė cilin  zotėri Ahtisari “i ka marrė nė provim shqiptarėt”.
                
 
PERBALLJA E SKEPTICIZMIT ME EUFORINE                
 
Ngritja e shqetėsimeve nuk bėhet me qėllim tė nxitjes sė ndonjė ndjenjeje tė skepticizmit tė kulmuar.Ajo mė tepėr bėhet  pėr “tė kontrolluar”euforinė e tepruar qė ndonjėherė “po prodhohet” nga zyrtarėt tanė.Nuk ka dyshim se qoftė skepticizmi i kulmuar,qoftė euforia e pamatur mund tė prodhojnė efekte tė ndryshme.I pari mund “tė ēojė nė veprime tė papėrmbajtura dhe tė pakontrolluara”;e dyta “mund tė ēojė nė shkujdesje tė tepruar,ndėrsa ajo nė ēmobilizim tė energjive”.
 
Sugjerojmė qė dalja nga ajo gjendje tė kėrkohet nė nxitjen e ndjenjės realiste,e cila dhet “tė burojė drejtpėrdrejtė nga realitetit,nga kahet qė kanė dhe qė mund tė marrin rrjedhat”.
 
Thelbi i shkrimit tim  nuk ėshtė “mbjellja e mosbesimit pėr tė ardhmen e Kosoėvs”,sepse ajo do tė bėhet ashtu “si e bėjmė vetė”,por mobilizimi pėr tė mos na u pėrsėritur  e kaluara e hidhur.Nuk guxojmė qė prej “pavarėsisė”tė mos shohim “dromcat”nga tė cilat mund tė cungohet ajo.
 
Kosova ėshtė “nė pritje tė asaj qė dėshiron;nė pritje tė sė ardhmes qė prźt tė vijė dhe nė pritje tė sė ardhmes qė vjen faktikisht”.Por,asgjė nuk vjen vetvetiu.                        


 

                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.