|
1 prill 2006 /TN
(Zėri i
Amerikės, mė 31 mars 2006) - Bashkimi Evropian i dha Sėrbisė e Malit
tė Zi edhe njė muaj afat qė tė arrestojė tė dyshuarin pėr krime
lufte, Ratko Mlladiē. Komisioneri i Bashkimit Evropian pėr Zgjerim
Oli Rehn tha se bisedimet pėr lidhje mė tė ngushta mes Bashkimit
Evropian dhe Serbisė e Malit tė Zi do tė zhvillohen tė mėrkurėn e
ardhshme sipas planifikimit.
Njoftimi
pason bisedimet nė Bruksel midis zotit Rehn dhe kryeprokurores sė
Gjykatės sė Hagės Carla del Ponte. Komisioneri i zgjerimit tha se
prokurorja kishte njoftuar pėr disa pėrparime nė bashkėpunimin midis
gjykatės dhe Serbisė e Malit tė Zi.
Autoritetet e
Bashkimit Evropian i kanė bėrė thirrje vazhdimisht Serbisė tė
arrestojė dhe ekstradojė gjeneralin Ratko Mlladiē para raudit tjetėr
tė bisedimeve mė 5 prill. Zoti Rehn tha se ai veproi pasi
kryeministri serb Vojisllav Kostunica u angazhua sot tė arrestojė
dhe ekstradojė pa vonesė gjeneralin Mlladiē.
Mlladiē ėshtė
akuzuar nga Gjykata e Hagės pėr sulme kundėr civilėve ndėrsa
shėrbente si komandant i forcave tė serbėve tė Bosnjes gjatė
konfliktit tė Ballkanit nė vitet 1990-tė. //rd//
|