|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Koēi dhe Nishani komentojnė pėrplasjet e forcave politike nė Shqipėri

 
 

 

31 mars 2006 /TN 

Zėri i Amerikės (30.03.2006), Intervistoi: Arben Xhixho

Zėri i Amerikės: Duket se Shqipėria nuk vuan asnjėherė nga mungesa e krizave tė njėpasnjėshme. Rasti i fundit ėshtė ai i anėtarit tė ri tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė Artan Gjermeni. konflikti vė sot pėrballė njeri tjetrit Prokurorinė me Ministrinė e Drejtėsisė. A pritet tė thellohet kriza mė tej midis kėtyre dy institucioneve?

Bujar Nishani: Unė gjykoj qė akuzat pėr zotin Gjermeni kanė qenė tė drejtpėrdrejta dhe jo thjesht vetėm publike nga individė tė parlamentit por kanė qenė nga institucione tė pavarura nga parlamenti dhe institucione jopolitike ndaj gjykoj qė gjykimi ndaj tij duhej tė ishte njė hetim mė i thellė dhe mė i drejtpėrdrejtė. Fakti qė hetimi mbyllet njė ditė pėrpara se zoti Gjermeni tė konfirmohet nė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė pėrbėn njė dyshim tė madh dhe sė fundi qėndrimi i Prokurorit tė Pėrgjithshėm dhe i Prokurorisė pėr tė mos lejuar ushtrimin e njė kontrolli tė ligjshėm mbi mėnyrėn sesi ėshtė hetuar krijon njė pikėpyetje tė madhe dhe identifikon fatkeqėsisht Prokurorinė e Pėrgjithshme, si njė institucion qė nuk respekton ligjin.

Zėri i Amerikės: Zoti Koēi, ju si e komentoni ngjarjen e fundit nė Shqipėri?

Petro Koēi: Unė gjykoj qė ky ėshtė njė konflikt i paralajmėruar. Prej kohėsh Partia Demokratike dhe sidomos qeveria, kryeministri, kanė paralajmėruar njė furtunė kundėr Prokurorit tė Pėrgjithshėm dhe ky ėshtė njė rast tjetėr qė tregon se do tė kemi njė pėrplasje midis pushteteve nė Shqipėri, midis pushtetit ekzekutiv, pra atij politik dhe pushtetit tė pavarur tė drejtėsisė. Sigurisht qė pėr tė mbajtur njė qėndrim mė eksplicit nė studio, do tė ishte mirė qė tė kishte informacione tė mėtejshme, por gjithsesi nė sfondin politik kemi tė bėjmė me njė pėrplasje midis pushteteve dhe unė gjykoj qė nė tė ardhmen nuk do tė kemi stabilitet politik nė marrėdhėniet midis institucioneve kushtetuese nė Shqipėri.

Zėri i Amerikės: Le tė ndalemi pak momente tek parlamenti shqiptar qė gjatė kohėve tė fundit nuk po funksion normalisht pėr shkak tė pėrplasjeve tė mėdha tė brendshme. Shkas u bė ndryshimi i rregullores sė parlamentit pėr heqjen e votimit tė fshehtė. Pėrse e kundėrshton Partia Demokratike me kaq kėmbėngulje votimin e fshehtė dhe a jeni ju i gatshėm qė tė pranoni pranoni kėrkesėn e socialistėve pėr ta rifutur votimin e fshehtė nė rregullore?

Bujar Nishani: Sė pari duhet sqaruar qė nuk ėshtė hequr votimi i fshehtė. Bėhet fjalė pėr tė ndryshuar mėnyrėn sesi vendoset pėr tė votuar brenda nocionit tė votimit tė fshehtė: pėr tė votuar me kufi me fletė votimi, apo pėr tė votuar nė mėnyrė elektronike, nė mėnyrė tė fshehtė. Unė gjykoj qė gjatė tetė viteve tė kaluara kur maxhoranca ishte socialiste, ka qenė e njėjta praktike dhe nė rast se ne do tė themi qė nuk ka votim tė fshehtė, atėherė mė sė pari socialistėt duhet tė kėrkojnė ndjesė pėr mungesėn e votimit tė fshehtė gjatė tetė viteve tė pushtetit tė tyre, por nuk ėshtė ky realitet.

Zėri i Amerikės: Megjithatė ėshtė fakt qė rregullorja e parlamentit ka ndryshuar...

Bujar Nishani: Jo, absolutisht nuk ka ndryshuar rregullorja e parlamentit. Bėhet fjalė pėr nenin 60 tė rregullores pika 3 e tė cilit thotė nė mėnyrė eksplicite qė votimi i fshehtė bėhet me kuti votimi, ose me mėnyrė elektronike dhe mėnyrėn sesi do tė bėhet votimi e pėrcakton maxhoranca nė parlament. Natyrisht nėse sot maxhoranca ėshtė nė minorancė dhe nuk mund tė marrė vendime, ky ėshtė njė qėndrim politik dhe e kanė vendosur qytetarėt shqiptarė mė tre korrik dhe nuk ėshtė thjesht nė dėshirėn e njėrės, apo tjetrės palė, por mėnyra e votimit elektronik ne kėto ditė e pamė qė ėshtė e njėjta mėnyrė votimi qė pėrdoret edhe nė Kongresin amerikan dhe kjo pikėrisht pėr shkak se sistemi i votimit qė pėrdoret nė parlamentin shqiptar ėshtė njė dhuratė e sistemit amerikan.

Zėri i Amerikės: Zot Koēi a do t’iu pėrgjigjeni ju kėtyre komenteve?

Petro Koēi: Unė gjykoj qė nė tetė vitet kur ka qenė maxhorancė Partia Socialiste nuk ka patur asnjėherė ndonjė pėrplasje pėr mėnyrėn e procedimit, pėr mėnyrėn e votimit nė parlament dhe ėshtė e para herė qė ndodh kjo gjė kur sidomos nė dhjetor tė vitit tė kaluar Partia Demokratike nė mėnyrė tė njėanshme ndėrroi rregullat e lojės nė jetėn parlamentare duke ndryshuar rregulloren dhe duke bėrė qė pėr institucionet kushtetuese tė pavarura parlamenti tė shprehet jo me votim tė fshehtė, por me votim tė hapur.

Nė procesin praktik pastaj gjatė kėrkesės pėr shkarkimin e zonjės Topalli, u pėrdor votimi elektronik i cili ėshtė njė votim i kontrollueshėm dhe ne vazhdojmė tė pėrpiqemi, sigurisht duke u pėrpjekur pėr t’u mirėkuptuar me Partinė Demokratike qė tė rivendoset standardi i votės sė fshehtė nė jetėn parlamentare, nė procesin zgjedhor, por sidomos nė marrėdhėniet e parlamentit me institucionet kushtetuese. Edhe njė herė ne po vėrtetojmė qė pėr ne ėshtė mė i rėndėsishėm standardi sesa rezultati, ndėrsa Partia Demokratike nė kurriz tė standardeve pėrpiqet tė arrijė rezultate tė paracaktuara.

Zėri i Amerikės: Ka analistė nė Shqipėri qė thonė se, qė pas daljes nė opozitė, Partia Socialiste po luan rolin e humbėsit qė mezi e pranon humbjen dhe se strategjinė e saj e ka bazuar tek detyrimi i zgjedhjeve tė parakohėshme nė vend, kam parasysh komentet e shumta qė janė bėrė pėr zgjedhjen e Presidentit vitin e ardhshėm. A rrezikon opozita kėshtu tė akuzohet pėr rol destruktiv nė Parlament dhe tė bėhet pengesė pėr miratimin e reformave tė rėndėsishme para tė cilave vendi ndodhet sot?

Petro Koēi: Nuk ka asnjė qėndrim zyrtar nga Partia Socialiste qė tė konfirmojė se ne jemi njė parti politike qė nuk e ka pranuar rezultatin. Nė fakt maxhoranca e djeshme pėrfshirė komponentin e saj kryesor Partinė Socialiste e meritonte kalimin nė opozitė. Shqipėria nuk meritonte riardhjen nė pushtet tė zotit Berisha. Unė gjykoj qė sot opozita nuk pretendon pėr pushtet, ėshtė duke u pėrgatitur pėr tė marrė pushtetin, por pėrballė njė qeverie e cila brenda pak muajsh ėshtė kthyer nė regjim, sigurisht qė ka njė mision politik pėr ta ndėrprerė kėtė mėnyrė qeverisjeje dhe natyrisht qė 2007-a ėshtė njė shans. Megjithatė ne duhet tė ishim nė favor tė reformimit tė qeverisjes sė sotme, tė fytyrės sė saj dhe ndoshta kjo do tė ishte njė mėnyrė qė 2007-a tė kapėrcehej, nėpėrmjet njė mirėkuptimi dhe zgjedhjes sė njė presidenti konsensual.

Zėri i Amerikės: Zoti Nishani, Partia Demokratike ėshtė kritikuar se me qėndrimet e saj qė pas ardhjes nė pushtet ka kontribuar pėr bashkimin e aleatėve tė majtė dhe se po shkel pavarėsinė e institucioneve, rasti mė konkret ėshtė pėrplasja e madhe mes qeverisė dhe institucionit tė Prokurorisė. Si u pėrgjigjeni ju kėtyre kritikave dhe akuzave?

Bujar Nishani: Natyrisht tezat qė pėrdor ende sot opozita kundėr Partisė Demokratike, apo kundėr maxhorancės janė ato teza qė ata hodhėn apo paraqitėn edhe gjatė fushatės elektorale pėr zgjedhjet e 3 korrikut 2005 dhe qytetarėt shqiptar natyrisht i peshuan tezat qė i paraqiti Partia Demokratike, tezat qė paraqiti Partia Socialiste dhe ata votuan pikėrisht tezat dhe opsionet qė paraqiti Partia Demokratike dhe zoti Berisha. Dhe pikėrisht votimi qė iu bė Partisė Demokratike ishte njė votė edhe pėr zotin Berisha sepse ishte identifikuar kandidatura e tij pėr tė qenė kryeministėr i ardhshėm i Shqipėrisė, ai qė vazhdon e drejton edhe sot qeverinė. Natyrisht qė fakti qė Partia Socialiste nuk po arrin tė perceptojė faktin qė ėshtė nė opozitė ėshtė realisht njė problem.

Problem sė pari i brendshėm i Partisė Socialiste, por natyrisht problem edhe pėr opinionin publik, pėrsa kohė kėrkohet vėrtet tė kemi debat, por edhe tė kemi platforma. Sot nga ana e opozitės nuk kemi ende asnjė platformė konkrete, pėr t’iu kundėrvėnė atyre platformave, apo qėndrimeve qė ka maxhoranca aktuale. Konfliktet qė ju pėrmendėt nuk janė konflikte ndėrmjet qeverisė dhe institucioneve, por realisht janė qėndrime tė ndryshme tė maxhorancės parlamentare, pėrsa kohė i gjithė legjislacioni ėshtė njė legjislacion i cili i takon maxhorancės nė parlament pėr t’u marrė nė konsideratė dhe pėr t’u vendosur dhe natyrisht disa refleksioneve politike tė opozitės.

Nuk ka asnjė rast konkret. Unė do tė dėshiroja qė t’i referoheshim, nėse do tė kishte raste konkrete kur ėshtė goditur njė institucion nė mėnyrė tė jashtėligjshme, por fakti qė kjo maxhorancė ka ardhur me njė qėllim dhe objektiv tė caktuar pėr tė luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar kėrkon njė reformė tė madhe nė administratė dhe veēanėrisht nė organet e drejtėsisė, duke pėrfshirė kryesisht Prokurorinė. Pėrsa kohė kėto institucione nuk do tė paraqesin vullnetin e tyre profesional me atė ēka kėrkojnė qytetarėt shqiptarė me atė ēka sot ka vullnet politik kjo maxhorancė natyrisht qė gjėrat duhen parė mė mirė.

Zėri i Amerikės: Zoti Koēi, kohėt e fundit ka patur njė sėrė komentesh tė dalė brenda PS-sė pėr kryetarin, pėr udhėheqjen e Partisė Socialiste. Madje shtypi ka filluar tė spekullojė edhe rifutjen aktive nė politikė tė zotit Nano. Si ėshtė gjendja me udhėheqjen e partisė suaj? A mendon ju se zoti Rama do tė vazhdojė nė krye tė partisė?

Petro Koēi: Natyrisht qė ndryshe nga Partia Demokratike e cila ėshtė nė njė fazė e cila akumulon tė gjithė problematikėn e saj qė nga viti 1991 deri tani, nė Partinė Socialiste kemi tė bėjmė me tranzicionin nga Kongresi i fundit zgjedhor deri nė Kongresin e rregullt zgjedhor qė ėshtė nė 2007-ėn dhe natyrisht kjo ėshtė njė periudhė nė dispozicion pėr tė ndėrmarrė reforma tė mėtejshme pėr tė ndryshuar filozofinė dhe mentalitetin e Partisė Socialiste, pėr ta kthyer atė nė njė forcė politike qė sfidon mė mirė situatėn qė vjen nė gjysmėn e dytė tė viteve 2000, unė nuk mendoj qė gjėrat zgjidhen, realizohen me rikthime nė politikė, por gjithsesi duhet garantuar njė frymė mė gjithėpėrfshirėse pėr tė gjitha vlerat politike tė sė majtės dhe sidomos tė Partisė Socialiste tė Shqipėrisė. Mendoj qė ne kemi shansin pėr t’u kthyer nė njė forcė politike e cila lufton mė me efikasitet korrupsionin dhe sidomos kėtė sjellje politike prej regjimit tė qeverisjes Berisha. //rd//


 

                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.