|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Dėshtim i koalicionit

 
 

 
31 mars 2006 /TN
  
Shaban PERAJ
 
Partitė shqiptare nė Mal tė Zi asssesi nuk po mund te gjejnė zgjidhje pėr krizėn e krijuar nė nivel tė pushtetit vendor tė Ulqinit. Tashmė ėshtė e qartė se lidhjet e bashkėpunimit e tė bashkėveprimit janė kėputur nga ku kanė pėrfunduar debatet pėr tė gjetur zgjidhje se si tė veprojė ky koalicion nė mėnyrė qė qeverisja vendore t’i shmanget hutisė e monotonisė sė krijuar. Ky koalicion i brishtė qė ka dominuar gjatė kėsaj legjislature, gjithmonė kur gjindet nė situata tė tilla mundohet tė arsyetohet nga udhėheqėsit e partive politike.
 
Shkohet aq largė sa kėrkohet qė takimi i tyre pėr tė dalė nga ky qorrsokak tė bėhet duke komunikuar pėrmes shkresave apo deklaratave nė shtypin  e kėtushėm. Ajo qė tė bie nė sy ėshtė deklarata e fundit e kryetarit tė UDSH-sė, Ferhat Dinosha se: “ka kaluar afati i caktuar pėr takim dhe se nuk do tė presim mė askėnd nga qė nė aneks marrėveshjen qė kemi me partnerėt e koalicionit lidhur me interpelancėn ndaj kryetarit tė komunės, Fuad Nimani nuk jemi marrė  vesh pėr tė sjellur pėrfundime” ka bėr qė dy nėnshkruesit, ai i LD. nė MZ. Mehmet Bardhi e i PPD-sė Osman Rexha tė reagojnė dhe tė japin sqarime lidhur me kėte.
 
Edhe njėri edhe tjetri deklarojnė se: “duhet nėnshkruar marrėveshja e arritur nga ata qė nuk e kanė nėshkruar sic ėshtė rasti me kryetarin e komunės, Fuad Nimani e pastaj tė zbatohet vendimi”. Po t’i referohesh aneks marrėveshjes duket qartė se anėtarėt e grupit nėnshkrues tė UDSH-sė njė marrėveshje tė tillė as qė e kanė nėnshkruar, bile jo tė gjithė duke filluar nga kryetari i saj Ferhat Dinosha, nė emrin e tė cilit ėshtė nėnshkruar njė person i padėshifruar.
 
Nė anėn tjetėr nga dy partitė tjera tė koalicionit, ai i LD. nė MZ. dhe PPD-sė janė nėshkrues tė aneks marrėveshjes  tė gjithė pjesėmrrėsit cka lėnė pėr tė dishiruar nė sinqeritetin e UDSH-sė. Informatat qė jepen nga inicuesi i interpelancės, PPD-ja mėsohet se takimet e tilla janė tė vėshtira dhe se pėr shumė probleme nuk mund tė arrihet konsensus minimal qoftė nė nivel tė pushtetit vendor apo nė nivele edhe mė tė larta ku sipas tyre nuk ka pėrfaqėsim tė duhur nga partitė politike shqiptare nė nivel tė Malit tė Zi.
 
Kėtu sic shihet, teket e disave nga koalicioni kanė thelluar krizėn dhe kjo tashmė ėshtė e pashmangshme gjė qė ka bėr tė pamundur mbajtjen e seancave tė kuvendit i cili pėr momentin punon pa rebalans tė buxhetit pėr vitin 2005 si dhe pa miratim tė tij pėr vitin 2006.
 
Situata e krijuar kėrkon analizė politike pėr tė hetuar shkaqet qė kanė sjellė koalicionin nė kėtė situatė ku si duket gabimet janė vazhdim i dėshtimeve dhe i punės joefikase nė momente tė caktuara. Nė kėtė kudėr partitė politike shqiptare shprehin mungesėn e transparencės e tė besimit duke tentuar qė cdo marrėveshje ta bėjnė tė pėrkohshme  pa filluar rregullat e lojės nė bazė tė marrėveshjes sė parė.
 
Nė vend qė tė jenė transparent karshi qytetarėve dhe vetės, ata kanė zgjedhur rrugėn mė tė keqe, atė tė mosbashkėpunimit. Deri tani nuk ėshtė bėrė asgjė konkrete por dalin me deklarata pėr tė arsyetuar vetėn e pėr tė reaguar kundėr atyre qė mendojnė ndryshe, kjo mė tepėr pėr tė tėrhequr vėmendjen e tė tjerėve nė probleme tė dorės sė dytė.
 
Kriza e krijuar reflektohet edhe nė nivele mė tė larta shtetėrore nga ku kėto parti nė vend qė tė paraqiten ashtu sic kanė hyrė nė zgjedhjet e fundit parlamentare, pra si koalicion “shqiptarėt- bashkė”, tani kjo si duket nuk vlenė mė dhe pėr atė bėjnė politikė parciale. Edhe takimi i fundit me kryeministrin malazez, Millo Gjukanoviq dėshmoi se udhėheqėsit e subjekteve politike shqiptare kanė mendime krejtėsisht diametrale.
 
Sė paku kjo u vrejtė nė bazė tė deklaratave tė tyre lidhur me cėshtjen e komunės sė Tuzit, nga ku kryetari i UDSH-sė,Ferhat Dinosha,  nė njė nga arsyet pse nuk mund tė funksionojė kjo komunė nė vete deklaron se: “ajo nuk i ka parametrat ekonomik”, pėr cka z. Gjukanoviq sipas burimeve, ndau mendimin se komuna e Tuzit mund ta mbajė vetėvetėn, duke iu bashkangjitur mendimit tė kryetarit tė LD. nė MZ. Mehmet Bardhi se kjo komunė mund tė funksionojė si tė gjitha komunat tjera nė Mal tė Zi.
 
Nga kjo mund tė konkludohet se z. Gjukanoviq ia la “kopilin nė prehėr” z. Dinosha duke ia bėrė me dije opinionit se gjoja ai ėshtė pėr statusin e komunės sė Tuzit, po ja qė kėtė nuk e dėshiron z. Dinosha. Dhe nė vazhdim deklaratat e z Dinosha se bėnė kėtė apo atė punė nė tė mirė tė shqiptarėve nė Mal tė Zi nuk do ta besojė kush pėr faktin se nėse diēka ėshtė bėrė nga ky subjekt politik, atėherė ai ėshtė bėrė jo i qėlluar. Nuk kanė pse tė pėrmendin se ėshtė meritė e tyre hapja e fakultetit tė mėsuesisė nė Podgoricė kur tė gjithė jemi dėshmitarė se nuk ėshtė vepruar drejt pėr shumė arsye.
 
Poashtu sjellja e ligjit pėr pėrdorimin e simboleve kombėtare qė ata e paskėn sjellur, nuk ofron dicka mė tepėr se nė kohėn e monizmit, deri nė vitin 1982. Me kėtė bėjnė mirė qė marrin mbi supe veprimet e tilla, nga ku nuk ėshtė e rėndėsishme zhurma nė fillim por dega me fruta nė fund dhe nėse e shohin kėtė si rezultat tė vetin e tė nisur pa menduar fundin, shpesh kjo finalizohet me pendim.   


 

                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.