|
31 mars 2006 /TN
Zėri i Amerikės (30.03.2006),
Jela Jevremoviē
Muajt qė
vijnė, thonė shumė vėzhgues, mund tė sjellin njė zgjidhje paqėsore
tė ēėshtjeve tė mbetura strategjike tė rajonit nė Ballkanin
perėndimor, pėrfshirė krijimin e dy shteteve tė reja, Kosova dhe
Mali i Zi, si dhe reformimin kushtetues tė Bosnjė Hercegovinės.
Korrespondentja e Zėrit tė Amerikės, Jela de Franceschi, i hedh njė
vėshtrim atyre qė mund tė sjellė ky vit pėr kėtė rajon tė
shkatėrruar nga luftrat.
2006-a ėshtė
quajtur si vit vendimtar pėr shtetet e federatės ish jugosllave tė
cilat u ndanė pas disa luftrave tė dhunshme ndėr-etnike gjatė viteve
1990. Ēėshtjet kanė tė bėjnė me kufijt dhe problemet e shtetit nė
njė rajon qė ende po pėrpiqet tė tejkalojė njė trashėgimi pėrēarėse.
Ēarls Kupēan ėshtė drejtor
i Studimeve Evropiane nė Kėshillin e Marrėdhėnieve me Jashtė nė
Uashington. "Pyetja pėr diplomatėt sot
ėshtė se ēfarė mund tė bėhet pėr tė siguruar qė ky tė jetė raundi i
fundit i gjakderdhjes nė Ballkan? Ēfarė mund tė bėhet pėr tė krijuar
njė ekuilibėr tė qendrueshėm mes shteteve tė cilat ende kanė dyshime
dhe armiqėsi ndaj njeri tjetrit dhe pėr tė bėrė qė integrimi politik
dhe ekonomik tė funksionojė?"
Sipas
shumicės sė vėshguesve, ēėshtja kryesore ėshtė zgjidhja e statusit
tė Kosovės, temė mosmarrėveshjesh tė hidhura mes shumicės shqiptare
dhe pakicės serbe.
Vitin e
kaluar, Kosova u rikthye nė programin diplomatik ndėrkombėtar. Nė
nėntor, Marti Ahtisari, i dėrguari i OKB-sė, bėri njė vizitė nė
rajon pėr tu hapur rrugėn bisedimeve mes shqiptarėve dhe serbėve
pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės.
Profesori
Ēarls Kupēan, i cili jep mėsim edhe nė Universitetin Xhorxhtaun nė
Uashington, thotė se ekziston njė koncensus diplomatik se Kosovės
duhet ti jepet pavarėsia: Nė fund ndoshta do tė duhet njė
vendim i paluhatshėm nga komuniteti ndėrkombėtar pėr ta zgjidhur
kėtė. Por, unė mendoj se ėshtė realiste tė mendojmė se nėse ekipi
negociator i drejtuar nga Marti Ahtisari e sheh se dy palėt,
Prishtina dhe Beogradi, nuk arrijnė tė bien dakord, atėherė ai duhet
tė ushtrojė trysni qė ata tė arrijnė njė marrėveshje deri nė fund tė
vitit", thotė ai.
Profesori
Kupēan nuk beson se Serbia do tė lėshojė pe, por ai thotė se
komuniteti ndėrkombėtar mund tė fitojė bashkėpunimin e saj duke i
falur borxhin dhe pėrshpejtuar bisedimet pėr anėtarėsim nė NATO dhe
Bashkimin Evropian.
James Dobbins,
drejtor i qendrės pėr sigurinė ndėrkombėtare dhe politikėn e
mbrojtjes pranė korporatės Rand, thotė se shqiptarėt e Kosovės duhet
ti japin pak pushtet pakicės serbe dhe tė pranojnė njė pavarėsi tė
kushtėzuar: Kjo do tė pėrbėhej nga disa marrėveshje qė do tė
pėrmbanin garancitė pėr pakicat dhe mbikqyrjen e vazhdueshme
ndėrkombėtare pėr tė siguruar qė ato garanci pėrmbushen. Kjo do ta
bėnte Kosovėn tė dukej pak a shumė si Bosnja, e cila ka qenė shtet i
pavarur dhe sovran, por ka pasur njė administrator ndėrkombėtar dhe
disa kufizime nė fushėn e veprimit".
Qė nga
nėnshkrimi i marrėveshjes sė Dejtonit nė vitin 1995, Bosnja ka qenė
e ndarė nė dy njėsi administrative etnike tė mbajtura bashkė nga njė
qeveri e dobėt qendrore dhe tre presidentė. Trupat e NATOs u
zėvendėsuan nga njė forcė mė e vogėl e Bashkimit Evropian dhe
zyrtari mė i lartė ndėrkombėtar i vendit ėshtė Pėrfaqėsuesi i
Bashkimit Evropian.
Administrata
ndėrkombėtare e ka ndihmuar Bosnjėn tė forcojė rolin e qeverisė
qendrore dhe tė nxitė integrimin mė tė shpejtė. Njė arritje e
rėndėsishme u realizua vitin e kaluar me formimin e njė force
policore kombėtare shumė-etnike.
Analisti
Dobbins thotė se qė atėherė, krerėt myslimanė, kroatė dhe serbė kanė
rėnė dakord tė eliminojnė sistemin e tre presidentėve dhe tė
forcojnė qeverinė qendrore. Shumė vėzhgues thonė se krerėt kombėtarė
tė Bosnjės e kuptojnė se vetėm njė qeveri e efektshme mund tė
sigurojė anėtarėsimin e vendit nė BE.
Edhe
ambasadori amerikan, Donald Hays, thotė se votuesit po ushtrojnė
trysni ndaj udhėheqėsve tė tyre. Nė maj, Mali i Zi do tė votojė nėse
do tė ndahet apo jo nga Serbia. Dy republikat mbetėn bashkė gjatė
koflikteve dhe nė shkurt 2003 formuan njė bashkim qė do tė zgjaste
tre vjet, pas sė cilit dy republikat mund tė mbanin referendum pėr
ndarje. Kur ndėrmjetėsoi kėtė marrėveshje, BE-ja ngurroi tė caktonte
kufij tė ri nė rajon, por Brukseli pranon tani se kjo marrėveshje
nuk ishte funksionale.
Shumica e
vėzhguesve parashikojnė se 650 banorėt e Malit tė Zi do tė votojnė
pėr pavarėsi. Ata thonė se ky rezultat, sė bashku me sovranitetin e
Kosovės, do tė shėnojnė shpėrbėrjen pėrfundimtare tė Jugosllavisė sė
Luftės sė Ftohtė dhe fillimin e ri-integrimit tė rajonit me pjesėn
tjetėr tė Evropės, duke u bazuar nė parimet e demokracisė liberale
dhe tregut tė lirė kapitalist. //rd//
|