|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Albert Rohan hedh poshtė ēdo mundėsi pėr ndarjen e tėrėsisė tokėsore tė Kosovės

 
 

 

31 mars 2006 /TN 

Zėri i Amerikės (30.03.2006), Besim Abazi

Zėvendės krye-negociatori ndėrkombėtarė pėr statusin e Kosovės, Albert Rohan, tha sot nė Prishtinė se procesi i decentralizimit synon tė krijojė kushte qė pjesėtarėt e komunitetit serb tė qėndrojnė dhe jetojnė nė Kosovė, ndėrsa hodhi, ēdo mundėsi pėr ndarjen e tėrėsisė tokėsore tė Kosovės.

Ai i bėri kėto komente nė fund tė vizitės sė tij treditėshe gjatė sė cilės ėshtė debatuar pėr njė dokument qė pėrfshinė parimet dhe qasjen ndaj procesit tė decentralizimit tė pushtetit qė do tė jetė bazė pėr vazhdimin e bisedimeve ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit. Ai shpjegoi se komunave tė reja qė do tė krijohen nėpėrmjet kėtij procesi do t’u jepen pėrgjegjėsi maksimale qė tė kenė mundėsi tė kryejnė punėt e tyre gjithnjė nė kuadėr tė kufijve tė sistemit juridik tė Kosovės.

Ai tha se nė pajtim me kartėn evropiane pėr pushtetin lokal do tė lejohet vendosja e partneritetit ndėrmjet komunave ku ato mund tė bashkėpunojnė nė ēėshtje konkrete si arsimi, shėndetėsia, kultura si dhe mund tė krijojnė asociacione tė komunave dhe tė shtrijnė bashkėpunimin e tyre edhe me komuna jashtė Kosovės: “Ne e kemi bėrė tė qartė nė parimet tona se kjo nuk nėnkupton dhe nuk mund tė nėnkuptojė krijimin e ndonjė entiteti tė veēantė qė do tė dilte jashtė strukturave normale institucionale e juridike tė Kosovės. Ne do t’i kundėrvihemi ēdo ndarjeje tė brendshme tė saj” tha zoti Rohan.

Tėrė dokumenti sipas tij mbėshtetet nė kėto parime dhe kėto ēėshtje do tė debatohen nė takimin e radhės nė pėrpjekje pėr tė arritur ndonjė marrėveshje. Pas kėsaj do tė debatohet pėr kufijtė e komunave, numrin e komunave tė reja me shumicė serbe apo grupeve tė tjera etnike. Parim udhėheqės do tė jetė synimi qė komunat tė jenė funksionale dhe tė qėndrueshme. Krahas kėsaj do tė debatohet edhe mbrojtja e trashėgimisė fetare e kulturore pėr tė mundėsuar mbijetesėn e tempujve fetar. Por kjo nuk nėnkupton territore, tha zoti Rohan.

Pjesa tjetėr e negociatave ka tė bėjė me respektimin e tė drejtave tė pakicave kombėtare, ēėshtjet ekonomike dhe prania ndėrkombėtare pas zgjidhjes sė statusit politik.

Zoti Rohan tha se gjatė takimit me kryetarėt e komunave veriore tė Kosovės me shumicė serbe, u ėshtė thėnė atyre se qėllim i procesit tė decentralizimit ėshtė krijimi i mundėsive pėr serbėt qė tė mbeten nė Kosovė pas statusit apo tė kthehen dhe tė jetojnė njė jetė normale.

“Kur kryetarėt e komunave mė thanė se nuk mund tė jetojnė nė Kosovėn e pavarur nėse ky do tė jetė pėrfundimi i procesit tė statusit, u thashė se ky ėshtė vendimi juaj. Ne nuk mund t’u detyrojmė tė qėndroni dhe nuk mund ta detyrojmė askėnd qė tė kthehet”, tha zoti Rohan. Ajo ēfarė mund tė bėhet ėshtė tė krijohen kushtet nė tė cilat objektivisht mund tė pritet qė serbėt tė mbeten dhe tė kthehen. 

Zoti Rohan tha se shumė aspekte te jetės mund tė zgjidhen me konceptin e decentralizimit. Institucionet arsimore apo spitalet mund tė drejtohen nga komunat apo asociacioni i tyre. Transferimi i parave nga Beogradi pėr komunat me shumicė serbe ėshtė i mundur, por duhet tė jetė transparent dhe duhet tė kalojė nėpėr sistemin ligjor tė Kosovės, tha ai duke nėnvizuar se nė kėtė kuadėr edhe Mitrovica, qytet i ndarė nė dy pjesė do tė jetė si tė gjitha komunat e tjera nė Kosovė.

Tash pėr tash kėto ēėshtje tė pėrfshira nė dokumentin e zotit Rohan nuk janė komentuar nga pėrfaqėsuesit e Prishtinės zyrtare, tė cilėt nė takimin e 17 marsit kanė kundėrshtuar lidhjet ndėrmjet komunave si dhe pėrfshirjen e Beogradit nė financimin e drejtpėrdrejtė tė tyre. //rd//


                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.