|
-
30
mars 2006 /TN
-
Ismail KADARE
-
Sprovė
-
-
1
-
Nė
shkurt tė vitit 2006, kryekomisioneri i Kėshillit tė Evropės, Baroso,
fluturoi me avion pėr nė Tiranė, pėr nėnshkrimin e Marrėveshjes sė
Shqipėrisė sė vogėl me kontinentin e madh evropian.
-
-
Disa
vite mė parė fjala marrėveshje e pėrdorur pėr Evropėn, do tė ishte
fatale nė Shqipėri, madje aq fort, saqė do tė ēonte nė burg ose nė
pushkatim cilindo. Pėr Evropėn ishte e pėrshtatshme vetėm njė fjalė,
ajo e kundėrta me marrėveshjen, pra mosmarrėveshja. Mosmarrėveshje
e plotė, e palodhshme, e pėrjetshme.
-
-
Ky
ishte urdhri numėr njė i kohės. Programi i pandryshueshėm komunist.
Thėnė ndryshe: verdikti kundėr Shqipėrisė.
-
-
Nė
dhjetor tė vitit 1990, ky verdikt u shkel me kėmbė e u thye. Fjalėt
e duam Shqipėrinė si Evropa, ishin tė parat qė gjėmuan nė trajtėn
e njė himni, e njė programi tė ri. E bashkė me to, disa javė mė pas,
shtatorja e njeriut mė antievropian qė kishte njohur ky vend, u thye
e u zvarrit gjithashtu.
-
-
Qė nga
ajo kohė Evropa, mė saktė Evropa atlantike nuk pushoi sė qeni xanxa
kryesore pėr shqiptarėt.
-
Mė
1997, kur pėr turpin tonė, shteti shqiptar ra, ishte Evropa qė na u
gjend nė fatkeqėsi. Sna erdhi ashtu siē e kishim pritur: me viza,
para dhe, Zoti e di ēfarė, por me armė dhe topa, pėr tė na pajtuar
me njėri-tjetrin. Pėrpara se Evropa me NATO-n tė merrnin kėtė vendim
tė madh, disa herė u ngrit dyshimi se mos shqiptarėt e ndėrkryer,
ashtu tė armatosur siē ishin, tė qėllonin trupat ndėrhyrėse.
-
-
Pėr
fat tė mirė, kjo nuk ndodhi. Midis marrėzisė, populli shqiptar e
bėri sė paku njė gjė tė menēur. Nė vendin ku mosprekja e kufirit
prej ēizmes sė ushtarit tė huaj, ishte kthyer nė mit, asnjė armė,
qoftė edhe pėr zakon, nuk u shkreh kundėr ushtrisė euroatlantike.
-
-
Ishte
hera e parė qė nė historinė shqiptare ndodhte njė gjė e tillė. Ajo
ishte njė dėshmi e madhe: dėshmi prekėse, se atė ushtri qė po
zbarkonte nga deti dhe nga ajri, shqiptarėt e quajtėn si tė tyren.
-
-
Vetvetishėm midis kaosit, pa retorikė integruese, pa u shtyrė prej
askujt, shqiptarėt treguan qartė se ndiheshin evropianė. Ata
nėnshkruan kėshtu njė akt monumental: rigjetjen e Evropės sė humbur.
-
-
Dy
vite mė pas, si njė pėrgjigje e mirėkuptimit, ndodhi e pabesueshmja.
E njėjta ushtri euroatlantike, me avionė, raketa e bombardime,
ndėrhyri pėr ēlirimin e Shqipėrisė sė jashtme, Kosovės.
-
-
U duk
sikur kontinenti mėmė, i penduar pėr harresėn e gjatė, po kujtohej
mė nė fund pėr popullin e braktisur.
-
-
-
2
-
Nėse
marrėdhėniet e Evropės me mė trillanin e tre gadishujve tė saj
jugorė, Ballkanin, mund tė thuhej se ishin kundėrthėnėse, ato me
shtetin e vogėl shqiptar, e kapėrcenin ēdo pėrfytyrim.
-
-
Pėrpara se tė kujtojmė tepėr shkurt kronikėn historike, le tė
sjellim ndėr mend vitet e tranzicionit, ato qė i mbajnė mend tė
gjithė.
-
-
Fill
pas dehjes sė parė pėr Evropėn, madje mu midis dalldisjes pėr tė,
nuk u bė e qartė asnjėherė se ēfarė e shtyu qeverinė e parė
demokratike tė bėnte njė lėvizje kundėrthėnėse. Krejt si njė shpend
i verbėr, njė dėrgatė shqiptare fluturoi me avion pėr nė Xhedal,
fluturim pas tė cilit Shqipėria u gdhi nė Ligėn Islamike.
-
-
Opozita e majtė bėri njėfarė zhurme, kundėrshtuese, qė u quajt me tė
drejtė e pasinqertė, ngaqė kur ajo vetė erdhi nė pushtet, nuk bėri
asgjė pėr ta rishqyrtuar anėtarėsimin ende tė paratifikuar nė
Parlament. Kjo u shpjegua dymėnyrash. E para, se opozitės, sė
akuzuar, pėr shkak tė liderėve tė saj, si grekofile, i interesonte
njė ngjyrim i tejshquar islamik pėr tu mjegulluar filogreqizmi i
saj. E dyta, hotelet e shtrenjta tė Dubait, tė shoqėruar, ndoshta,
nga dhurata tė shtrenjta, ishin mjaft joshėse gjithashtu pėr tė
majtėn.
-
-
Kur u
duk se, pas kėsaj turbullire, njėfarė konsensusi u arrit midis dy
krahėve kryesorė politikė, tė djathtės dhe tė majtės, lidhur me
Evropėn, kur u duk se u kapėrcye disi edhe xhelozia e secilės palė,
qė futjen nė Evropė ta kryente ajo e kurrsesi pala tjetėr; shkurt,
kur u duk mė nė fund se dritėza e shumėpritur nė anėn tjetėr tė
tunelit po shfaqej, nė vend tė kthjellimit tė strategjisė politike
shqiptare, ca re tė zeza e mbuluan horizontin.
-
-
Ishin
ca hamendje pėrherė e mė shqetėsuese, ca si mėdyshje kinse
filozofike, kinse hamletiane: jemi apo sjemi evropianė. Tė jemi a
tė mos jemi tė tillė.
-
-
Ėshtė
Shqipėria Evropė, a sėshtė Evropė. Ėshtė Lindje a Perėndim. Ėshtė
mė shumė Perėndim se Lindje. Ėshtė mė shumė myslimane se e
krishtere. Ėshtė edhe ashtu edhe kėshtu. Sėshtė as ashtu, as kėshtu
etj., etj.
-
-
U
dukėn si pėrēartje komike nė fillim. Ndėrkaq, hamendjet e
hamletizmat sa vente shtoheshin. Le ta themi mė mirė haptas atė qė
kemi fshehur. Pėrse tė hiqemi ata qė sjemi? Pėrse, hiqemi si
evropianė, kur dihet qė sjemi tė tillė? Shkurt, pėrse tė na vijė
turp nga identiteti ynė joevropian?
-
-
Sa mė
shumė qė nėnshkrimi i marrėveshjes sė Shqipėrisė shtetėrore me
Evropėn afrohej, aq mė fort ndiheshin murmurimat. Sa mė shumė qė
afrohej caktimi i statusit tė Kosovės, me fjalė tė tjera, besimi i
Evropės e i Amerikės se Kosova mund tė hynte si shtet i pavarur nė
familjen kontinentale, aq mė kėmbėngulėse bėhej krrokama se
shqiptarėt ishin si mish i huaj, pra i padashur, pėr Evropėn.
-
-
Sishte mbushur as java e fillimit tė bisedimeve tė Vjenės pėr
statusin e Kosovės, e skishin kaluar veē disa orė qė avioni i
kryekomisionerit evropian Baroso, ishte ulur nė aeroportin e
Tiranės, kur murmurimat disi kaotike u shtuan. Ato u shfaqėn madje
edhe atje ku priteshin mė pak, si pėr shembull, nė ndonjė deklarim
tė akademikut nga Kosova, Rexhep Qosja.
-
-
Thelbi
i shkrimit tė tij Identiteti kombėtar dhe vetėdija fetare, ėshtė
pėrpjekje pėr tė treguar se shqiptarėt vetėm pėrgjysmė i pėrkasin
qytetėrimit evropian. Sipas Qosjes shqiptarėt skanė pse tė shtiren
si evropianė, ngaqė ata i takojnė qytetėrimit islamik hiē mė pak se
qytetėrimit tė krishterė.
-
-
I
turbullt, i cekėt dhe i pasaktė, akademiku bie nė kundėrshtim me
veten dhe shkrimet e tij tė mėparshme ku ai me tė drejtė, ka qenė
ithtar i vendosur i tezės se atdheu ėshtė njė, e fetė janė tri, pra,
nuk janė fetė ato qė kushtėzojnė identitetin por tjetėr gjė. E
megjithatė, kur vjen puna pėr tė vėrtetuar evropianizmin e munguar
shqiptar, Qosja pėrdor pikėrisht fjalėt islamik dhe i krishterė
thua se njė shqiptar i krishterė mund tė jetė evropian, por njė
shqiptar mysliman, kurrsesi!
-
-
Por
keqkuptimet nė shkrimin e Qosjes nuk janė vetėm kėto. Pėrveē
nervozizmit tė papėrligjur ndaj asaj tradite kulturore qė ka qenė
lidhur me katolicizmin e hershėm shqiptar, nervozizėm qė nuk lė pa
prekur mbajtjen e portretit tė Nėnė Terezės nė institucionet e
Kosovės, nė kėto shkrime spikat diēka e errėt dhe e rrezikshme:
ndarja e identitetit shqiptar.
-
-
Muzika
ngjan si e njohur.
-
-
Askush
nuk mund tė jetė aq naiv sa tė mos e kuptojė se njė identitet i
ndarė ėshtė njė komb i ndarė. Askush smund tė jetė aq i ngathėt nga
mendja qė tė mos e kuptojė se pėrjashtimi i gjysmės ose shumicės sė
kombit shqiptar nga identiteti evropian, do tė thotė pėrjashtim nga
Evropa. Dhe pėrjashtimi nga Evropa nuk ėshtė larg dėbimit nga
Evropa.
-
-
Ky nuk
ėshtė as pėrfundim teorik e as filozofik. Kombi shqiptar, pėrpara se
ta lexojė nė libra e ka ndier nė mishin e tij kėtė lemeri.
Shpėrnguljet me dhunė kanė hyrė nė vetėdijen e traumatizuar tė disa
brezave shqiptarė.
-
-
Kėto
shpėrngulje nuk ranė si rrufe nė qiell tė pastėr.
-
-
Ato
ishin pėrgatitur pėr njė kohė tė gjatė nga zyra kriminelėsh, nga
ushtarakė sadistė, nga akademikė tė zinj si Vasa Ēubrulloviēi, nga
mendėsia e njė popullsie tė tėrė tė dehur prej etheve shoviniste.
-
-
Nė
kėtė pėrgatitje, po ta hulumtosh tani do tė gjesh paradigmat e
vjetra: Njėra prej tyre ėshtė identiteti joevropian i shqiptarėve.
Shqiptarėt, turq tė ardhur nga Anadolli. Shqiptarėt, myslimanė, mish
i huaj pėr Evropėn e krishtere. Shqiptarėt, rrezik pėr qytetėrimin
evropian. Shqiptarėt duhen mbajtur tė tkurrur, tė thyer nė mes. Na
lini ne ta bėjmė kėtė punė.
-
-
Gjithė
strategjia e Millosheviēit pėr tė marrė dritėn jeshile nga Evropa
pėr zhbėrjen e sė paku gjysmės sė kombit shqiptar, atij qė skishte
identitet evropian, domethėnė tė shqiptarėve mė besim mysliman,
bazohej nė besimin e tij tė verbėr se Evropa do tė binte nė kėtė
kurth gjenocidar.
-
-
Ne e
dimė ēndodhi. Evropa dhe SHBA-ja nuk ranė nė kurth dhe kjo ėshtė
njė nga aktet mė tė ndritshme tė qytetėrimit perėndimor.
-
-
3
-
Pėrpara se ti kthehemi tezave pėr identitetin e pėrgjysmuar
shqiptar, le tė hamendėsojmė njė ēast se ndoshta mbrojtėsit e tyre
kanė tė drejtė. Me fjalė tė tjera tė shtrojmė pyetjen se mos vallė
gjithė kėto vite, madje disa shekuj me radhė nuk e paskėshim ditur
ēkemi qenė? Ose e kemi ditur gabim? Mos na kanė gėnjyer poetėt, nga
De Rada te Naim Frashėri, qė tė kujtojmė se jemi ata qė sjemi? Dhe
prapė mund tė vazhdonim. Mos vallė mė 1990, kemi lėshuar britmėn e
gabuar E duam Shqipėrinė si Evropa? Mos vallė ajo duhej tė ishte:
E duam si Evropa, por e duam edhe si Azia, ose Hiē mė pak se
Azia? Shkurt mos jemi ata qė sjemi?
-
-
E
gjithė kjo nuk ėshtė aspak pėr tė qeshur. Pėrēartje tė tilla, nė
prag tė afrimit tė portave tė Evropės, pėrpara se tė ishin komike,
janė thellėsisht tragjike.
-
-
Si tė
tilla, ato kėrkojnė njė pėrgjigje tė qartė, serioze dhe pse jo, tė
prerė. Nė raste tė tilla parimi kryesor ėshtė se njė popull ėshtė ai
qė ėshtė dhe ska nevojė as pėr pudėr zbukurimi e as pėr blozė
pėrēmuese.
-
-
Letrat
e Shqipėrisė janė tė qarta.
-
-
Populli shqiptar nuk ka identitet gjysmak, tė shtirė apo tė fshehur
pas lajlelulesh mashtruese. Identiteti i tij ėshtė gjithashtu i
qartė, pavarėsisht se dikush nuk dėshiron ta shohė, e dikujt nuk i
intereson ta shohė.
-
-
Gjeografia, gjėja mė kokėfortė nė botė, dėshmon e para
evropianitetin shqiptar. Zelli i atyre qė me ēdo kusht duan ta
zbehin disi edhe kėtė fakt kokėfortė, arrin disa herė tė krijojė
pėrshtypjen se Shqipėria ėshtė nė skaj tė Evropės dhe fill pas saj
nis Turqia, ose Azia.
-
-
Ndėrkaq, kur hedh sytė nė hartė vėren se gjer nė atė kufi shtrihen
sė paku tri shtete tė tjera: Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria. Pėr tė
mos pėrmendur atė qė quhet Turqia evropiane.
-
-
Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithė kontinentit evropian, ėshtė e
bardhė. Ashtu si gjuha, ajo quhet, nė rastin mė tė favorshėm,
pasardhėse e ilirėve, nė mė tė pafavorshmet, e trako-ilirėve.
Historia e Shqipėrisė, ashtu si e gjithė gadishullit, gjer nė
pushtimin otoman, ėshtė pjesė e kronikės mesdhetare evropiane. Sė
paku tri qytete kryesore tė saj, me jetė tė pandėrprerė, Durrėsi,
Shkodra dhe Berati, kanė afėrsisht njė moshė me Romėn.
-
-
Lidhjet ekonomike e ushtarake, ligjet rregulluese (statutet) e
qyteteve, tė rrugėve e porteve detarė janė tė njė natyre me ato tė
kontinentit. Gjurmėt arkeologjike greko-iliro-romake, teatro e
amfiteatro gjenden gjithashtu kudo. Historia e mesjetės shqiptare
sipas veprės monumentale tė Milan Shuflait, jepet nė njė tablo tė
plotė me principatat, kryezotėt, aleancat, krushqitė e natyrisht
grindjet e pashembullta, tradita e tė cilave ka mbėrritur e pazbehur
aspak gjer nė ditėt tona.
-
-
Gjergj
Kastrioti Skėnderbeu, heroi kombėtar shqiptar, pėrmendja e tė cilit
ishte e ndaluar nė Shqipėri pėr pesė shekuj, pėr shkak tė sundimit
otoman, u bė sė pari njė mit evropian, (mbi njė mijė vepra historike
e artistike, tė shkruara pėr tė), pėrpara se Evropa tia rikthente
Shqipėrisė nė shekullin XX.
-
-
Letėrsia e hershme shqipe, letėrsi dygjuhėshe, shqip e latinisht, si
nė shumicėn e vendeve evropiane, u zhvillua nė tė njėjtin nivel pėr
gati tre shekuj. Emra tė mėdhenj tė saj si Pjetėr Budi, Frang
Bardhi, Pjetėr Bogdani i botonin veprat e tyre dygjuhėshe nė
kryeqendrat kulturore evropiane, pėr ti sjellė fshehtazi nė
Shqipėri, ku shkrimi dhe shtypshkrimi shqip ishin tė ndaluara.
-
-
Nė
kushtet dramatike tė ndalimit, mė 1908, njė komision i kryesuar nga
Gjergj Fishta dhe Mithat Frashėri, me shpalljen e alfabetit latin si
alfabet zyrtar tė shqiptarėve, dhanė njė kumt tė qartė tė
evropianizmit shqiptar. Kjo ndodhte nė prag tė agut, pas njė nate tė
gjatė pesėshekullore, kur mendjet ishin ende tė turbullta, dhe
alfabeti latin nė Ballkan ishte tepėr i rrallė.
-
-
Me
kėtė mall tragjik pėr Evropėn e humbur, Shqipėria mbėrriti nė vitin
1912, vit i lirisė sė saj. Mė 28 nėntor u shpall pavarėsia, dhe nga
zgafellat e kombit u nxor flamuri i moēėm mbretėror me shkabė
dykrenore, njė nga emblemat e mėdha, e cila, prej botės romako-bizantine
i kishte kaluar Evropės e kishte zėnė vend nė qendėr tė heraldikės
sė saj. Kontinenti nėnė, nė njė vrull fisnikėrie ua njohu atė shenjė
shqiptarėve. Por gjestet e Evropės do tė ishin mė pas tepėr tė
kursyera pėr ta.
-
-
-
4
-
Ishte
e natyrshme qė krahas kėsaj historie filoevropiane, e kundėrta e saj
do tė rrugėtonte paralelisht me tė: kundėrevropianizmi. Ai ishte i
pashmangshėm sidomos gjatė pushtimit pesėshekullor osman. Programi
kryesor i perandorisė, misioni i saj i shpallur ishte pushtimi dhe
shkatėrrimi i Evropės mbarė. Merrej me mend se sa e egėr do tė ishte
kjo perandori me trojet e porsapushtuara tė kontinentit armik.
-
Dhe
egėrsia nuk vonoi. Pas nėnshtrimit fizik nisi ai shpirtėror. U lanė
nė kėmbė kishat, por u ndaluan shkollat dhe gjuha e shkruar. Me sa
duket qysh atėherė u kuptua se kishat, duke qenė dyllojėshe,
katolike dhe ortodokse, ishin mė pak tė rrezikshme se gjuha, e cila
ishte njė. Shumė shpejt njė besim i ri, do tu shtohej tė parėve,
feja myslimane me xhamitė e saj. Por gjuha do tė ishte prapė njė,
ashtu siē ishte identiteti i popullit.
-
-
Ky i
fundit, qysh atėherė, natyrshėm e zuri vendin e vet mbi tre besimet
kryesore tė shqiptarėve. Qėllonte qė brenda njė familjeje tė
gjėllinin pėrbri besimi katolik dhe mysliman, tė ndarė midis
vėllezėrve. Nisur nga kjo, sduhej ndonjė filozofi pėr tė kuptuar se
fetė mund tė ishin tė ndryshme, por identiteti, ashtu si lidhja
gjinore, mbetej gjithmonė njė. Kishim pasur njė atdhe pėr tė tre
besimet dhe kjo sdo tė ndryshonte, dhe kjo smund tė ndryshonte
kurrė.
-
-
Nostalgjikėt e sotėm tė perandorisė otomane duket se e kanė harruar
ēka ndodhur nė atė kohė. Edhe sikur shtypje e plojė tė tmerrshme tė
mos kishte pasur, do tė mjaftonte tragjedia e ndalimit tė shkollave
pėr disa shekuj rresht, pėr tė kapur pėrmasat e sė keqes.
-
-
Shqipėria, ashtu si gjithė vendet e gadishullit, u dėmtua rėndė. U
dėmtua e u tret trupi i saj, por po aq i lemerishėm ishte gjymtimi i
trurit nga terri i gjatė i padijes. E veē kėsaj ndėrprerjeje
ogurzezė do tė mjaftonte tė kujtonim nxėnėsit dhe mėsuesit e
masakruar, kur kapeshin duke mėsuar shkrim e kėndim, nė bodrumet e
fshehta, pėr tė kuptuar se pėrse gjuha shqipe u ngrit mė pas nė
statusin e martirit dhe pėrse zuri vendin e njė tempulli.
-
-
Lufta
pėr zbehjen e identitetit shqiptar dhe zėvendėsimi me atė otoman,
ishte e lodhshme dhe e pėrditshme. Perandoria, ashtu si kudo nė
Ballkan, u pėrpoq tė krijonte tė tjera zakone, stil, vese,
arkitekturė, veshje, muzikė dhe letėrsi. Diku ia dilte e diku
kurrsesi. Letėrsia e bejtexhinjve, pėr shembull, njėfarė brumi i
pėrzier shqiptaro-turk, u thye pėrfundimisht, si njė sajesė prej
qerpiēi prej murit hijerėndė e monumental, ndonėse tė ftohtė, tė
traditės sė letėrsisė dygjuhėshe shqiptaro-latine.
-
Gjatė
kohės sė komunizmit u bėnė shumė pėrpjekje pėr ta rehabilituar kėtė
letėrsi, me qėllimin meskin pėr tia kundėrvėnė letėrsisė
tradicionale mesjetare, sidomos asaj katolike, qė regjimit nuk i
pėlqente kurrsesi. Mirėpo kur studiuesit e morėn nėpėr duar, e panė
se pėrveē qė ishte qesharake pėr nga niveli, ajo ishte thellėsisht e
pamoralshme.
-
-
E
paraqitur kinse si letėrsi me probleme shoqėrore-klasore e erotike
(me gjasme tepėr e guximshme pėr kohėn), u pa se si ana shoqėrore,
si ajo erotike, ishin tepėr tė dyshimta. Kjo e fundit, pėr shembull,
sishte aspak erotizėm normal, por i mbushur me motive ashikėsh e
dylberėsh. Gjer kėtu edhe mund tė pranohej, madje mund tė quhej
tepėr e pėrparuar, pėr tė mos thėnė qė Shqipėria mund ta paraqiste
sot si dėshmi tė habitshme tė vizionit tė saj tė emancipuar pėr
homoseksualizmin, dy shekuj pėrpara Evropės sė sotme!
-
-
Por
kjo punė ishte mė e ndėrlikuar. E ashtuquajtura letėrsi erotike, nė
njė pjesė tė madhe tė saj sishte gjė tjetėr veēse bejte dhe lavde
pėr pedofilinė. Ne i dėgjojmė kėto kėngė ende sot, por shtiremi
sikur nuk i marrim vesh ēthonė. Ato gjėmojnė disa herė nėpėr
lokalet e natės, madje, nė programet televizive, e ne prapė shtiremi
se nuk i kuptojmė.
-
-
Mjafton njėfarė pėrqendrimi nė kėto tekste e kėto melodi, mjaftojnė
dėshmitė e shkruara tė kohės, pėr tė kuptuar se cili ėshtė thelbi i
kėsaj nėnkulture, tė futur kontrabandė, nėn pasaportėn e artit
popullor.
-
Ēunat
e vegjėl, adoleshentėt, dylberė me shallvare mėndafshi e vetulla tė
hequra, nga njėra anė dhe ashikėt e moshuar, lalėt me mustaqe, qė
psherėtinin tė dergjur pėr ta, nga ana tjetėr, ishin personazhet
kryesore tė kėtyre idileve tė neveritshme.
-
-
Ende
nuk dihet nga kishte buisur kjo kundėrkulturė, qė jo vetėm me
shqiptarėt, por me asnjė popull ballkanas skishte lidhje. Nė thelb
ajo bartte brenda saj njė program tė fshehur zhburrėrimi e zvetėnimi
moral tė pashembullt. Nuk duheshin veē disa breza ēunash e
lalėsh tė tillė qė jo liria, por vetė ideja e lirisė tė perėndonte
pėrgjithmonė.
-
-
Kundėr
kėsaj lyre qė sdije ēemėr ti vije, u ngrit Rilindja Kombėtare
Shqiptare. Me programin e saj tė qartė evropianist, me kthjelltėsinė
e mendimit, strategjinė burrėrore dhe idetė iluministe, ajo e
mėnjanoi si njė rreckė atė kinse kulturė qė po rrihte ti zinte
frymėn Shqipėrisė.
-
-
Pas
tėrheqjes sė shtetit osman nga gadishulli, lufta midis identitetit
tė lodhur shqiptar dhe kėtij kinse identiteti lėngaraq, u duk se do
tė pėrfundonte shpejt. Ky i fundit se kishte mė pėrkrahjen e
shtetit pushtues, kurse identiteti shqiptar, si njė luan i zgjidhur
nga zinxhiri, dukej se mund tė fshinte ēdo pengesė qė do ti dilte
pėrpara.
-
-
Por
nuk ndodhi ashtu.
-
-
Fill
pas ardhjes sė mbretit gjerman Vilhelm Vidit, i dėrguari protestant
i Evropės, nė vendin me tri fe, rebelimi i Haxhi Qamilit ishte njė
ogur i keq. I nisur si mllef kundėrevropian ai pėrfundoi nė tėrbim
antishqiptar. Nėn daullet dhe klithmat Dum Babėn!, qė do tė
thoshte, as mė pak as mė shumė: Duam robėrinė! hordhitė e
haxhiqamilistėve digjnin flamurin shqiptar, mbyllnin shkollat
shqipe, masakronin nxėnės e mėsues, si dikur.
-
-
Ky
rebelim egėrshan u shfaq kėshtu befas si krah i armatosur i asaj
dergjjeje tė pėrgjumur shallvaresh e psherėtimash, qė shqiptarėt nuk
e kishin marrė seriozisht.
-
-
5
-
Nga
burrat e shtetit, mbreti Zog ishte njė ndėr ata qė mė sė shumti u
shqetėsua nga njė pėrsėritje e mundshme e haxhiqamilizimit.
Pėrpjekjet e tij, shpeshherė tė dėshpėruara, pėr njė shtet shqiptar
evropian, binin ndesh me fytyrėn reale tė Shqipėrisė. Shqipėria
ishte e vonuar. E pėrveē vonesės, ajo kishte njė pengesė tjetėr.
Ndėrsa nė vendet e tjera feja zotėruese e krishtere ndihmonte pėr
ndarjen nga tradita otomane, nė Shqipėri, ajo traditė mund tė
strehohej pikėrisht pas fesė zotėruese, myslimanizmit. (Parazitė tė
shumtė do ti ngjiteshin kėsaj feje, sidomos nė shekullin e njėzetė,
duke pėrfshirė edhe tė fundit, atė mė tė rrezikshmin, terrorizmin.)
Por jemi ende nė fillim tė shekullit.
-
-
Faik
Konica, qysh pa u pėrmbysur perandoria, u drejtoi njė thirrje
muhamedanėve shqiptarė. Thirrja ishte profetike: otomanėt po
rrėzoheshin, ēdo tė bėnin myslimanėt shqiptarė?
-
-
Konica
dhe gjithė mendjet e ndritura tė kohės e kuptonin se ēėshtja e
myslimanizmit shqiptar, ishte nė tė vėrtetė ēėshtja e ekzistencės sė
Shqipėrisė. Vetėm me tė krishterėt Shqipėria nuk mund tė bėhej. Ndaj
programi i njė Shqipėrie evropiane, ishte i pandarė nga ai i njė
myslimanizmi kombėtar e njėherėsh evropian.
-
-
Shqiptarėt ishin familjarizuar ndėrkaq me idenė se identiteti
shqiptar, duke qenė njė, qėndronte vetvetiu mbi tė tre besimet e
tyre. Tė tre ata ishin njėlloj tė ligjshėm dhe ēdo fryrje e njėrit
nė dėmtim tė tjetrit, do ta prishte drejtpeshimin historik. Pra do
tė kishte tre pėrbėrės tė njė identiteti dhe jo njė identitet i
ndarė mė tresh.
-
-
Natyrisht qė kjo ēėshtje e zgjidhur parimisht e filozofikisht, gjatė
kohės kur ende Shqipėria nuk ekzistonte si shtet mė vete, paraqitej
mė e ndėrlikuar nė kushtet e pavarėsisė. Mbreti Zog, i cili u ndesh
me tė, do ta kuptonte se njė shtet shqiptar nė Evropė nuk mund tė
mbahej nė kėmbė jashtė zakoneve tė kontinentit: aleancave,
traktateve e gjeostrategjisė, me fjalė tė tjera, jashtė kushtėzimit
evropian. Pėr ta pėrshtatur vendin me kėto zakone tė reja, ai e
quajti tė ngutshme nxjerrjen e ligjeve dhe dekreteve qė rregullonin
marrėdhėniet e tė tre besimeve me shtetin.
-
-
Merrej
me mend qė njė vend tė rėndėsishėm do tė zinin ēėshtjet e besimit
mysliman. Ndėr to, kryesorja ishte ndarja e tij me ēmėrsin e shtetit
tė perėnduar osman.
-
-
Kėshtu
ai nxori dekrete qė disa herė u dukėn tejet tė guximshme e tė
parakohshme, si ai pėr ndalimin e qylafit turk pėr burrat, ose tė
ferexhesė pėr gratė.
-
-
Dekreti i tij mė befasues ishte ai i ndryshimit tė lutjes nė gjunjė.
Duke u nisur nga njė nyje e Kanunit tė moēėm, qė ndalonte
rreptėsisht rėnien nė gjunjė tė burrave, e qė njė burrė tė
gjunjėzuar e quante tė vdekur moralisht, mbreti, nėpėrmjet
Bashkėsisė Islame, urdhėroi myslimanėt shqiptarė tė faleshin kėndej
e tutje pa e ulur dinjitetin shqiptar, domethėnė nė kėmbė!
-
-
Dhe
ashtu u bė. Mund tė dukej se mbreti Zog, nė pėrpjekje pėr krijimin e
myslimanit evropian, po kryente ca bėma qė mund tė dukeshin
donkishoteske. Por sishte fare ashtu. Nė tė njėjtėn kohė afėrsisht,
sado e habitshme tė dukej, nė Turqi, nė bėrthamėn e ish-perandorisė
sė rroposur, po pėrparonte ideja e njė Turqie evropiane.
-
-
Po
vėrtetohej ideja e rilindėsve se myslimanizmi shqiptar nuk do tė
ishte pengesė pėr rrugėtimin e Shqipėrisė drejt Evropės.
-
-
Ndėrkaq, nė hapėsirėn shqiptare, qė kishte mbetur jashtė kufijve
shtetėrorė, po ndodhte njė zhdrivillim i kundėrt. Rrethet shoviniste
nė vendet fqinje, kryesisht nė Jugosllavi, e kuptuan shumė shpejt se
mund ta shfrytėzonin myslimanizmin kundėr identitetit shqiptar. Si
vende tė krishtera qė ishin, do tė ngjante e logjikshme qė ato tė
pėrpiqeshin tė dobėsonin myslimanizmin te shqiptarėt. Por, pėr njė
paradoks tė madh, ato bėnė tė kundėrtėn. Dukej qartė se ajo qė i
shqetėsonte ata nuk ishte myslimanizmi, por identiteti shqiptar.
Ndaj nė mėnyrė tė ethshme shpresonin qė me anė tė fesė ti merrnin
frymėn identitetit.
-
-
Strategjia e tyre ishte afatgjatė. Sa mė shumė qė shqiptarėt tė
ngjanin jo si shqiptarė me besime tė ndryshme, por thjesht si
myslimanė pa komb, aq mė tė huaj do tė dukeshin nė sytė e Evropės.
Dhe kėshtu, Evropa, e mėsuar me zakonin e mbrapshtė qė popujt
myslimanė ti pėrftonte mė lehtė si koloni, se sa si popuj sovranė,
tė tillė do ti pėrftonte dhe shqiptarėt, gjersa ti harronte.
-
-
Shqipėria zyrtare ndėrkaq ishte pengesė pėr kėtė harrim. Mbreti Zog
sikur ta ndiente tė keqen, vazhdonte me dėshpėrim evropianizmin e
ngutshėm tė vendit. Por njė ngjarje e beftė do tė ndėrlikonte
-
gjithēka: pushtimi italian.
-
-
Nga
dėshpėrimi dhe zia si njė ngushėllim i papritur do tė ishte bashkimi
i Kosovės me Shqipėrinė. Por hareja pėr kėtė sdo tė vazhdonte
gjatė. Pushtimin fashist do ta zėvendėsonte diktatura komuniste, mė
saktė njė diktaturė dyfishe; shqiptare dhe serbe, e para mbi vendin
amė, e dyta mbi Kosovėn.
-
-
Procesi i evropianizimit jo vetėm u ndėrpre, por urrejtja kundėr
Evropės, u bė baza e strategjisė komuniste. Kjo urrejtje ishte
dhurata mė e ēmuar qė komunizmi shqiptar u bėri jugosllavėve.
Shqipėria u nda pėrsėri nga Evropa, kėtė herė edhe mė tragjikisht.
-
-
Mė
1947-ėn, Enver Hoxha, tė vetmen sprovė historike qė shkroi ia
kushtoi himnizimit tė Haxhi Qamilit.
-
-
Urrejtja kundėrevropiane u shkri me atė kundėrshqiptare si trupi me
hijen e vet.
-
-
Ėndrra
jugosllave po njėmendėsohej nėpėrmjet Enver Hoxhės. Dhe ndodhi ajo
qė pritej, Evropa e harroi Shqipėrinė.
-
-
Me
duar tė lira tashmė, jugosllavėt iu turrėn identitetit shqiptar.
-
-
-
6
-
Rretheve shoviniste nė Jugosllavi dukej se iu erdhi dita. Armiqėsimi
i Shqipėrisė komuniste me Evropėn ishte argumenti mė i mirė pėr ta,
pėr ti paraqitur edhe shqiptarėt e Jugosllavisė si kundėrevropianė.
-
-
Thelbi
i strategjisė jugosllave mbetej i pandryshuar:
-
-
tė
tkurrej, tė shkonte drejt tretjes shtati i kėtij populli, qė edhe pa
kėtė, ishte mpakur pa pushim. Ai nuk po e kapėrcente dot shifrėn
fatale, njė milion, nė kohėn qė popujt e tjerė ishin katėrfishuar e
disa herė tetėfishuar.
-
-
Pra,
thelbi mbetej statusi i gjymtuar i Shqipėrisė.
-
-
Njėfarė gjenocidi i ftohtė, i vazhdueshėm. Pyetja, a ka shqiptarė
normalė, thėnė ndryshe shqiptarė qė ishin vėrtet shqiptarė, kishte
pėrgjigje mohuese. Nga jugu, nga rrethet shoviniste greke vinte
ideja e mbrapshtė se ortodoksėt nė Ballkan, pėrveē sllavėve, ishin
tė gjithė grekė, pra rrjedhimisht nuk kishte, madje nuk mund tė
kishte shqiptarė ortodoksė. Ata qė hiqeshin tė tillė, nuk ishin veē
grekė, qė rastėsisht kishin mbetur brenda kufijve tė Shqipėrisė dhe
qė flisnin gjuhėn shqipe, natyrisht pėrkohėsisht!
-
-
Tė
dehur nga kjo ide, jugosllavėt po josheshin nga njė neps edhe mė i
madh: ti shkėputnin kombit tė vjetėr, njė copė mė tė madhe:
myslimanėt. Ndryshe nga mėnyra greke, qė kujtonin se marrėzinė e
tyre mund ta arrinin me ca shpallje e ca mallkime shkronjash, si
dikur, sllavėt e kuptonin se procesi do tė ishte i gjatė dhe i
mundimshėm.
-
-
Meqenėse sdukej asnjė shpresė se shqiptarėt do ta zėvendėsonin
identitetin e tyre me atė sllav, e vetmja mėnyrė mbetej ajo e
tėrthorta, pėrdorimi i njė identiteti tė tretė.
-
-
Pas
heqjes sė ortodoksėve dhe myslimanėve, trupit skeletik tė kombit,
nuk do ti mbetej veēse pakica katolike, e vetmja pėr tė cilėn
ndonjė fqinj tjetėr, ta zėmė Italia, nuk po tregonte ndonjė padurim
gllabėrimi. Por pakicės, sado rrėnjėse tė ishte do ti gjendej
zgjidhja. E bashkė me tė do tė pėrfundonte kėshtu problemi shqiptar.
-
-
Pėr tė
njėmendėsuar ėndrrėn e tyre makabre, jugosllavėt kishin nevojė pėr
pėrvojėn otomane. Kėshtu qysh nė vitet 50, ata filluan programin e
shpėrnguljes me dhunė tė shqiptarėve drejt Turqisė. E bėnė kėtė si
njė test nė sytė e Evropės dhe tė kampit socialist, pa u shqetėsuar
prej askujt, madje as prej atij qė hiqej si miku i shqiptarėve e qė
nė tė vėrtetė ishte armiku i tyre mė i madh, Stalinit.
-
-
Zėvendėsimi i gjuhės shqipe prej turqishtes po nxitej edhe mė fort,
e bashkė me tė, pakėsimi i shkollave pėr shqiptarėt. Politika e
vjetėr osmane: mjaft i keni xhamitė, sju duhen shkollat, po
pėrparonte si nė ethe. Krahas gjuhės, i gjithė ngjyrimi kombėtar po
zbehej me shpejtėsi. Muzika po orientalizohej mė fort se mė parė,
veshjet e famshme tradicionale, ato qė edhe gjatė periudhės sė gjatė
otomane ishin ruajtur, po zėvendėsoheshin, jo prej veshjeve tė kohės
si kudo, por me petka arabe qė nuk ishin njohur kurrė nė kėtė vend.
-
-
Jugosllavia, kjo primadonė e botės sė tretė, po i ofronte kėsaj
bote popullsinė mė tė padėshiruar tė saj, shqiptarėt. Ajo pėrpiqej
qė kėta tė ngjanin sa mė pak evropianė e aq mė shumė
afrikano-veriorė e aziatikė. Kėshtu, kur tė vinte ēasti fatal, qė
ajo e pėrgatiti me aq kujdes, ti thoshte Evropės, se ajo nuk po
zhbėnte njė popull normal tė kėtij kontinenti, por njė nėnpopull.
-
-
E
gjithė kjo ethe shkombėtarizimi shoqėrohej nga propaganda pėr
rrezikun e krijimit tė njė pyke tė myslimanizmit nė brinjėt e
Evropės. Parashikoheshin skenarė ogurzinj me trekėndėsha islamikė,
me qendra terroriste, fundamentaliste, me xhihad version ballkanik
etj., etj.
-
E
gjithė kjo nė pritje tė ēastit fatal, kur rebelimi shqiptar do tė
shpėrthente. Ai rebelim do tė paraqitej si luftė pėr islamin, e jo
si luftė pėr liri. Si luftė kundėr krishterimit serb e jo kundėr
krimit serb.
-
-
Shkurt, si luftė kundėr qytetėrimit evropian, nė emėr tė njė tjetėr
qytetėrimi.
-
-
Nuk
ishte e lehtė pėr shqiptarėt e Kosovės tu shmangeshin kėtyre
kurtheve. Por ata ia dolėn dhe kjo ishte njė meritė e tyre e
jashtėzakonshme. Ata i treguan gjithė botės se luftonin nė radhė tė
parė pėr liri. Dhe prapė pėr liri. Ata i treguan Evropės se skishin
asgjė kundėr krishterimit serb, e aq mė pak atij evropian, ngaqė
krishterimi ishte gjithashtu besim i tyre, vėllam i vjetėr i
myslimanizmit, madje krishterimi shqiptar ishte mė i moēėm se ai
sllav.
-
-
Nė
ēaste tė vėshtira, popujve u ndriēohet mendja nė mėnyrė tė ethshme.
Njė shekull mė parė, nė ag tė shkėputjes nga osmanėt, Rilindja
Shqiptare e flakėroi mendimin shqiptar, duke hedhur idenė e
harmonisė fetare nė interes tė lirisė e tė kombit. Njė shekull mė
pas, kundėr propagandės serbe qė kėmbėngulte ti jepte shqiptarėt si
turq apo aziatikė tė ardhur vonė nė Ballkan, dhjetėra-mijėra tė rinj
myslimanė shqiptarė mė 1981-shin e 1991-shin, kėrkuan rrėnjėt e
krishterimit tė hershėm shqiptar, aspak pėr arsye fetare, por
thjesht pėr tė treguar se populli i tyre kishte qenė ngulitur nė
Kosovė shumė shekuj pėrpara sllavėve.
-
-
Gjėmimi i bombave sipėr Jugosllavisė ishte njėkohėsisht njė lajm i
madh. Njė lajm nga ata qė i vinin Shqipėrisė njė herė nė njė mijė
vite, e Evropės vetė, njė herė nė shekull. Ishte lufta e parė e
Aleancės Atlantike, e njėkohėsisht e para luftė pėr shkaqe morale,
nė kontinent. Dhe sishte vetėm kaq.
-
-
Ishte
hera e parė qė koalicioni i madh euroatlantik, qė identifikohej sė
shumti si krahu i armatosur i qytetėrimit tė krishterė perėndimor,
kishte hyrė nė luftė pėr mbrojtjen e njė populli me shumicė
myslimane, kundėr njė tjetri qė kėrkonte tė pėrligjte krimin pas
kryqit. Evropa dhe SHBA-ja nuk i kėrkuan popullit shqiptar as
ndėrrim feje dhe asgjė tjetėr tė kėsaj natyre. E mbrojtėn ashtu siē
ishte, shqiptar nė radhė tė parė, trefetarėsh pastaj. Me kėtė luftė,
qė ndiqej ditė pas dite e orė pas ore nga mbarė planeti tokėsor,
Evropa atlantike po emanciponte, veē tė tjerash, vetveten.
-
-
Tė
gjendur befas nė qendėr tė historisė evropiane, a mund tė thuhet se
shqiptarėt i kapėn pėrmasat e asaj qė po ndodhte?
-
-
Vėshtirė tė thuash jo, por po aq vėshtirė tė thuash po.
-
-
-
7
-
Nė
kohėn e tanishme, viti 2006, ēėshtja e raporteve tė shqiptarėve me
kontinentin nėnė, ėshtė ende nė zhvillim e sipėr. Tė ndėrgjegjshėm
pėr njė pjesė tė gjėrave, shqiptarėt paraqiten po aq tė
pandėrgjegjshėm pėr tė tjerat.
-
-
Sėshtė fjala vetėm pėr mosmirėnjohjen qė shfaqet aty-kėtu. Pėr
qirinjtė e shuar fill pas kapėrcimit tė tmerrit dhe pėr nervozizmin
kundėr katedrales, qė askush nuk ua kėrkoi si shpėrblim pėr asgjė. E
bashkė me katedralen, murmurima e panjerėzishme kundėr Rugovės tė
porsaikur, qė me funeralin e tij i bėri njė shėrbim tė fundit
Kosovės. (Ka gjasė qė prania e fuqishme evropiane nė kėtė mort tė
ketė rizgjuar ca demonė tė vjetėr.) Ėshtė folur shpesh pėr atė pjesė
tė Shqipėrisė qė, ndonėse sguxon tė dalė haptas, ėshtė kundėr
Evropės.
-
-
Ėshtė
folur pėr mafien dhe krimin e organizuar, qė duke mos njohur komb e
atdhe, skanė si tė ēajnė kryet pėr to. Ėshtė folur pėr politikanė
tė korruptuar, qė ashtu si mafia tmerrohen nga ligjet e demokracisė
e nga standardet e Ballkanit evropian. Ėshtė folur pėr fjalimet
antiamerikane nė parlamentin shqiptar mė 1997-ėn, qė kanė shkaktuar,
me siguri, lot nostalgjikė, nė sytė e stalinistėve shqiptarė. Janė
tė njohura udhėtimet gjysmė tė fshehta tė politikanėve shqiptarė tė
tė dy krahėve, nė vende, disa herė tė cilėsuara si terroriste, me
qeveri tė dyshimta, qė si duan as popujt e vet, e me tė cilat sna
lidh asgjė.
-
-
Tė
gjitha kėto dihen. E keqja ėshtė se kujtesa e politikės shqiptare
ėshtė e shkurtėr dhe, veē kėsaj, disa nga politikanėt tanė,
dinakėrinė e tyre e kujtojnė pėr zgjuarsi.
-
-
Ėshtė
e kuptueshme qė dhe haxhiqamilizmi dhe komunizmi shqiptar do tė
linin pas vetes njė frymė tė sėmurė kundėrevropiane. Ėshtė e
kuptueshme qė shumė njerėz do tė ndihen keq nė familjen e sotme tė
popujve.
-
-
Problemi i mirėkuptimit ose moskuptimit shqiptar me kontinentin,
ėshtė nė thelb mirėkuptimi ose moskuptimi me vetveten.
-
-
Raportet me Evropėn smund tė jenė veēse tė qarta e pa dyfytyrėsi.
Mesazhi i Evropės mė 1997-ėn dhe 1999-ėn, ishte i qartė. Ajo na
quante tė vetėt ashtu siē ishim, me atė identitet qė kishim. E
vetmja kėrkesė e saj ishte ajo qė iu bė gjithė popujve tė tjerė tė
ish-Lindjes komuniste: emancipimi, demokracia.
-
-
Trillet, nazet dhe dyshimet nuk janė pa njė burim. Njė pjesė vijnė
nga keqkuptimet tona tė vjetra, njė pjesė nga dredhitė e sotme. Ende
disa vite mė parė ishin tė kuptueshme. Por nė pranverė tė kėtij
viti, ato janė tė tepėrta.
-
-
Pengesat qė sna lėnė, ose na duket se sna lėnė, ti afrohemi
Evropės, pėrpara se ti kėrkojmė jashtė, duhet ti kėrkojmė brenda
nesh. Nuk ėshtė pengesė asnjėra nga fetė, e sidomos nuk ėshtė
myslimanizmi ndaj tė cilit dyshimi ngjan mė i lehtė.
-
-
Ėshtė
thėnė me tė drejtė se tė tri besimet janė tė barasligjshėm nė
Shqipėri. Duke mos qenė pengesė asnjėri, po aq mund tė thuhet se
asnjėri sėshtė lokomotivė qė na tėrheq drejt Evropės. Nė pengojnė,
ata pengojnė tė tre bashkė, e, nė tėrheqin, kėtė e bėjnė tė tre
njėlloj.
-
-
Njė
shqiptar mysliman, ėshtė po aq i natyrshėm si shqiptar dhe si
evropian, sa njė katolik, e po aq sa njė ortodoks.
-
-
Nė
acarimet e shpesh nė pėrpjekjet me turqit osmanė, shqiptarėt
myslimanė ishin nė vijėn e parė. Feja e njėjtė me pushtuesin, nuk ua
mjegulloi idenė e lirisė.
-
-
Bilbilenjtė, ata qė nė mėnyrė aq tė padenjė u pėrgojuan nė Kuvendin
shqiptar mė 2006-ėn, ishin njė nga familjet martire, 13 djem oficerė
tė sė cilės u varėn brenda ditės nga pushtuesi me tė njėjtėn fé.
-
E
njėjta gjė ka ndodhur me shqiptarėt ortodoksė.
-
-
Martirėt e vijės sė parė kundėr trysnisė mizore tė shovinizmit
fqinj, ishin pikėrisht ata. Papa Kristo Negovani, At Stath Melani,
Petro Nini Luarasi, janė vetėm disa nga emrat e mėdhenj qė feja e
njėjtė me kundėrshtarin nuk ua zbehu pėr asnjė ēast idenė e lirisė.
-
-
Rexhep
Qosja ka tė drejtė kur thotė se nėse shqiptarėt do tė kishin ruajtur
besimin fillestar, rikthimi i tyre nė Evropė do tė kishte qenė mė i
lehtė. Por kjo keqardhje e tij, nėse mund ta quanim kėshtu, bie
ndesh me kėmbėnguljen se gjysma jonė i pėrket ndėrkaq qytetėrimit
lindor. Me kėtė pranohet ngadhėnjimi i vonuar i shtetit osman. Me
kėtė pranohet se nė gjithė gadishullin ballkanik i vetmi popull qė u
thye, qoftė edhe pėrgjysmė, ishim ne.
-
-
Nė
qoftė se kjo do tė ishte e vėrtetė, ne do tė ishim tė detyruar ta
pranonim. Por kjo, pėr fat, nuk ėshtė kurrsesi ashtu.
-
-
Siē u
tha mė lart, kombet nuk ndryshohen as nga pushtimet e as nga
konvertimet.
-
-
Nostalgjia e tėrthortė qė po shfaqet sot tek ne pėr otomanizmin nuk
ėshtė vetėm e habitshme. Ajo ėshtė nė radhė tė parė poshtėruese. E
po ashtu fantazma e Haxhi Qamilit, qė pėrherė e mė shpesh shfaqet nė
trojet shqiptare. Shtatorja qė iu ngrit nė qendėr tė Tiranės, mė
2001, njė shefi otoman, i shpallur si kinse themeluesi i qytetit, ka
qenė fyerja mė e madhe pėr kryeqytetin e shtetit, pėr historinė dhe
ndėrgjegjen shqiptare. Vetėm njė popull qė nuk e meriton lirinė mund
ti ngrejė shtatore pushtuesit tė vet.
-
-
Bashkia e Tiranės, e drejtuar nė atė kohė nga haxhi qamilėt, siē i
cilėsoi me tė drejtė arkitekti Maks Velo, e ngriti atė shtatore
natėn dhe pa lajmėruar askėnd, si keqbėrėsit. Banorėt e pallateve
rreth sheshit ku ajo ende ngrihet sot, e mbajnė mend njeriun qė
printe vallen rrotull shtatores atė natė. Ky njeri mban njė nga
postet mė tė rėndėsishme nė qeverinė e sotme.
-
-
Kjo
shtatore ėshtė mishėrimi i korrupsionit politik dhe moral tė
shkallės mė tė errėt. Historianėt e kanė shpallur tė rremė kėtė
kinse themelues. Emri i Tiranės si vend vendbanimi, ėshtė shumė mė i
vjetėr se koha e kėtij pashai.
-
-
Klisheja krejtėsisht e gabuar e pėrftimit tė Shqipėrisė si vend
ndėrmjetės, njė sanduiē midis Lindjes dhe Perėndimit, njė qytetėrim
as ashtu, as kėshtu, thėnė ndryshe njė vend i as-as-it, sna bėn
kurrfarė nderi. Sė pari, sepse nuk ėshtė e vėrtetė, sė dyti, sepse
tė lakmosh njė cilėsim tė tillė, ėshtė njėlloj si tė vetėshpallesh
gjysmak, qė nė shqip midis tė tjerash do tė thotė tarrallak.
-
-
Ideja
e pėrhapur andej-kėndej, dhe fatkeqėsisht e pėrkrahur nga Qosja, se
fati ynė historik ėshtė i paracaktuar pėr tė sendėrtuar zbutjen e
kundėrshtimeve midis Lindjes dhe Perėndimit, tė kujton njė nga
njollat historisė shqiptare, kapardisjen e Shqipėrisė komuniste pėr
kinse misionin e saj planetar pėr mbrojtjen e marksizėm-leninizmit.
-
-
Ide tė
tilla delirante, ato me tė cilat, Shqipėria, pėr njė kohė tė gjatė,
u bė gazi i botės, u kanė ardhur nė majė tė hundės shqiptarėve. Por
jo politikanėve tanė. Me sa duket, reflekset e vjetra tė zyrave tė
Enver dhe Nexhmije Hoxhės, iu vijnė nė mendjet e tyre prej
mitomanėsh.
-
-
Janė
kėto, me sa duket, qė shkaktojnė ēoroditjen kryesore nė politikėn
shqiptare. Njė pjesė e madhe e politikanėve flasin gjithė ditėn pėr
Evropėn dhe Perėndimin, por mendjen, me sa duket, e kanė nga Lindja.
Nga Lindja nė tė gjithė gamėn qė ajo ngėrthen:
-
-
Lindja
e Mesme, ish-lindja sovjetike, e po tė mos mjaftojė kjo, edhe ajo
kineze maoiste. Janė kėto reflekse, qė i shtyjnė kėta politikanė,
qė, nė vend qė tė pėrqendrohen nė ēėshtjet e ngutshme madhore
pėrpara tė cilave ndodhet kombi shqiptar: mirėqenia, hyrja nė Evropė
dhe statusi i Kosovės, fillojnė e joshen nga fantazira pa kuptim,
pėr tė cilat nuk kanė as mundėsi, as shtat e as tagėr moral nga
populli i vet. Tė brengosesh se si do tė pajtohet Perėndimi me
Lindjen, tė kinse ndėrhysh, pėr shembull, nė kinse rolin e
ndėrmjetėsit, nė mosmarrėveshjet SHBA - Iran, pėr energjinė
bėrthamore, kjo, nė rastin mė tė thjeshtė quhet ėndėrr nė diell,
kurse nė rastin mė tė keq, e ka emrin korrupsion politik.
-
-
Misioni i shqiptarėve nė kėtė planet, fati apo e thėnia e tyre,
ėshtė njė dhe i pandryshueshėm:
-
-
mbrojtja e interesave tė vendit tė tyre, qė quhet Shqipėri dhe i
popullit tė tyre qė mban emrin shqiptar.
-
Programi i ēdo populli tė qytetėruar ėshtė ky dhe vetėm ky.
Miqėsitė, aleancat, strategjitė, kanė lidhje me tė dhe vetėm me tė.
Ky nuk ėshtė etnoegoizėm. Kur ēdo popull nė mėnyrė tė natyrshme,
njerėzore e demokratike e kryen kėtė mision ndaj vetes, ai e ka
kryer atė ndaj gjithė njerėzimit.
-
-
Ky
ėshtė thelbi i idesė evropiane, fundaja mbi tė cilėn ngrihet
Bashkimi Evropian, ai qė ndryshe quhet Evropa e Kombeve.
-
-
Ne nuk
e kemi shpikur Shqipėrinė, ashtu siē kanė dashur tė na mbushin
mendjen disa. Ne nuk e kemi shpikur as ngulitjen e saj nė Evropė,
siē kanė dashur tė na mbushin mendjen ca tė tjerė. Humbja dhe
rigjetja e kontinentit nėnė, nuk tė bėn mė pak evropian se tė
tjerėt. Pėrkundrazi, ajo tė bėn mė shumė.
-
Nė
mbyllje tė kėsaj sprove, le tė pėrpiqemi ta shohim atė qė ka
ndodhur, nga njė kamera e largėt, nga ato qė tė japin mundėsi ti
skajosh gjėrat nė njė tablo sa mė tė pėrgjithshme.
-
-
Ėshtė
njė kontinent qė shekuj mė parė ėshtė quajtur Evropė. Ėshtė njė
gadishull jugor i saj, ai mė i ndritshmi dikur, dhe mė i errėti
pastaj, me emrin Ballkan. Ishte njė perandori qė u shfaq pėrbri,
perandoria osmane, me njė program e njė ėndėrr tė mbrapshtė: tė
zhdukė nga faqja e dheut Evropėn. Ndodh kacafytja e madhe midis tė
dyve. Gjatė saj, perandoria e re i shkul sė vjetrės gadishullin
ballkanik, djepin e qytetėrimit tė saj. Pesė shekuj mė pas,
gadishulli nė fjalė, nė mes tė tė cilit ndodhet Shqipėria, shpėton
nga kthetrat e osmanėve. Perandoria e tyre bie. Kthimi i Ballkanit
te kontinenti nėnė ėshtė i gjatė, i mundimshėm.
-
Dhe ja
epilogu: popujt e Ballkanit, janė vėnė nė radhė pėrpara Portave tė
Evropės. Pėrbri, ėshtė Turqia, bėrthama e dikurshme e perandorisė sė
tmerrshme. Pėr pesė shekuj ka kujtuar se popujt ballkanas, pasi ia
ka zhvatur Evropės, po i ēon si trofe, drejt kontinentit tė vet. Por
ēpo na shohin sytė? Njė gjė tejet tė pabesueshme. Ka vėrtet njė
trofe, por jo ashtu siē ėshtė kujtuar. Sjanė popujt ballkanas qė
Turqia po i ēon si robėr drejt Azisė, por pėrkundrazi, janė ata, qė
po sjellin si trofe njė hanėme tė vjetėr: Turqinė.
-
-
Natyrisht qė Turqia nuk ėshtė robinė, nė kuptimin e mirėfilltė.
Natyrisht qė ajo po e kėrkon vetė, madje me kėmbėngulje tė pranohet
nė Evropė. Natyrisht qė ajo, ndėrsa lėshonte kėrcėnime e mallkime
kundėr Evropės, fshehtazi joshej prej saj. Dhe ky ka qenė
ngadhėnjimi i madh i Evropės.
-
-
Ana e
fshehtė e historisė, shfaqet kėtu nė formėn mė tronditėse. Pyetja:
kush u thye prej kujt, ngrihet me gjithė peshėn e saj.
-
-
Dy
rrjedha tė historisė kanė ecur paralelisht. Nė atė tė jashtmen,
perandoria osmane, godiste, fitonte, robėronte. Por nė njė rrjedhė
tė brendshme, tė fshehtė, ajo goditej, humbte, robėrohej.
-
-
Popujt
e Ballkanit bashkėrisht ishin aktorėt e kėsaj lufte. Ishin ata qė,
vit pas viti e shekull pas shekulli, bashkė me energjinė e tyre,
bashkė me zyrtarėt e lartė, gjeneralėt, guvernatorėt dhe
aventurierėt, qė ia dhanė pa kursim, i ngjitėn perandorisė joshjen
evropiane. Historia e pushtuesit tė pushtuar, si nė rastin e Romės
me Greqinė, nė njėfarė mėnyre u pėrsėrit.
-
-
Rrjedhimisht, asnjė nga popujt e Ballkanit nuk u thye.
-
-
E aq
mė pak shqiptarėt. Nėse ka pasur pėr ta njė fat historik tė
paracaktuar, ai ėshtė i ndryshėm nga ai i ndėrmjetėsit.
-
-
Popujve ballkanas, e midis tyre shqiptarėve, pa e ditur as ata vetė,
madje pa e ditur as Evropa, fati u caktoi tė jenė komando tė
Evropės, mu nė qendėr tė botės osmane. Si tė tillė ata kanė qenė
pėrherė, ndonėse me dhembje, nė rrėnjėt e Evropės. E qenia me
dhembje nuk ėshtė kurrė njė mungesė, pėrkundrazi.
|
|