|
30
mars 2006 /TN
Zėri i
Amerikės (29.03.2006), Intervistoi Ilir
Ikonomi
Dushan
Batakoviē, kėshilltar politik i Presidentit tė Serbisė, Boris Tadiē,
i tha Zėrit tė Amerikės se nuk ekziston ndonjė program i fshehtė nė
planin pėr decentralizimin tė hartuar nga Beogradi. Ai tha
gjithashtu se Beogradi nuk u bėn presion serbėve tė Kosovės pėr tė
mos marrė pjesė nė institucione, por pėrvoja e tyre me institucionet
e mbizotėruara nga shqiptarėt ėshtė negative.
Zėri i
Amerikės:
Zoti Batakoviē, sa sukses ėshtė arritur pėr mendimin tuaj nė
bisedimet e Vjenės pėr ēėshtjen e decentralizimit nė Kosovė?
Dushan
Batakoviē:
Mendoj se ėshtė gjė shumė e mirė qė po zhvillohen bisedime tė
drejtpėrdrejta. Ka gjithashtu shumė rėndėsi qė po diskutohen disa
nga temat tė cilat janė me rėndėsi kryesore pėr mbijetesėn e
komunitetit serb nė Kosovė e Metohi. Ky ėshtė njė hap i parė
inkurajues por nuk mjafton dhe neve do tė na duhet tė punojmė shumė
pėr tė arritur sukses tė mėtejshėm.
Zėri i
Amerikės:
Cili ėshtė koncepti juaj pėr financimin e komunave tė reja qė do tė
krijohen nė Kosovė?
Dushan
Batakoviē:
Ky ėshtė njė koncept shumė i thjeshtė, transparent dhe evropian pėr
financimin e komunave tė reja nė ato komuna ku ka nevojė pėr
financime specifike, pėr shembull pėr sistemin shėndetėsor, pėr
vėnien nė dispozicion tė ndihmės mjeksore nė gjuhėn amtare tė
komunitetit serb si dhe nė arsim, nė programet dhe tekstet shkollore
tė cilat janė shumė tė rėndėsishme pėr ruajtjen dhe zhvillimin e
identitit tė tyre.
Zėri i
Amerikės:
Pala serbe, Beogradi, kėrkon mė shumė autonomi pėr serbėt e Kosovės.
A ėshtė kjo pjesė e njė plani pėr njė ndarje territoriale tė Kosovės
nė tė ardhmen? A ekziston njė program i fshehtė nga ana e Beogradit
pėr ndarjen e Kosovės?
Dushan
Batakoviē:
Ne e pėrsėrisim vazhdimisht dhe mund tjua konfirmoj se nuk ekziston
ndonjė program i fshehtė nė planin pėr decentralizimin tė hartuar
nga Beogradi, i cili ėshtė mjaft publik dhe i njohur prej kohe nga
tė gjitha palėt ndėrkombėtare tė interesuara. Ndarja e Kosovės nuk
ėshtė koncepti i Beogradit sepse ne duam tė arrijmė me bisedime njė
autonomi shumė tė gjerė me lidhje tė caktuara kushtetuese me
Beogradin, por nuk duam qė ta administrojmė Kosovėn me mėnyrėn qė
administrohej mė parė. Ne duam tė ndėrtojmė njė partneritet tė ri
pėr tė patur njė farė institucioni tė pėrbashkėt nė nivele tė
caktuara dhe brenda kėtij sistemi tė kemi njė autonomi mė tė madhe
pėr rajonet e banuara nga serbėt nė Kosovė.
Zėri i
Amerikės:
Duket se Beogradi ka frikė tu japė serbėve tė Kosovės mė shumė
hapėsirė pėr veprim, pėr shembull qė ata tė marrin pjesė nė
bisedimet e Vjenės si pjesė e grupit kosovar. Pėrse ndodh kjo?
Dushan Batakoviē: Nė fakt, e vėrteta ėshtė ndryshe. Tė gjitha
planet e hartuara nga Beogradi janė bėrė pas kėshillimit me serbėt e
Kosovės. Ata madje kėrkojnė mė shumė se sa po kėrkojmė ne tani. Por
ne duhet tė jemi realistė, konstruktivė dhe tė mbajmė parasysh
nevojat dhe problemet e komunitetit shqiptar tė Kosovės. Megjithatė,
serbėt e Kosovės janė tė integruar plotėsisht nė ekipin negociues tė
Beogradit dhe ky ėshtė ekipi ku ata dėshirojnė tė marrin pjesė.
Pėrsa i pėrket pjesmarrjes nė institucione, ata kanė marrė pjesė
atje pėr dy vjet por asnjėri nga propozimet e tyre nuk ėshtė pranuar
nga Parlamenti i Kosovės, nga institucionet e pėrkohshme. Kjo tregon
se diskriminimi ndaj serbėve ėshtė ende pjesė e programit tė
komunitetit shqiptar i cili dominon plotėsisht tė gjitha
institucionet. Pėr kėtė arėsye ka shumė pak serbė qė duan tė marrin
pjesė nė institucione, pra sepse ata nuk fitojnė gjė nga kjo.
Zėri i
Amerikės:
Por shqiptarėt thonė se ka njė presion tė madh nga ana e
Beogradit qė serbėt e Kosovės tė mos marrin pjesė nė institucione.
Cili ėshtė komenti juaj?
Dushan
Batakoviē:
Ne nuk i bėjmė presion askujt pėr tė marrė ose mos marrė pjesė. Por
pėrvoja e serbėve tė Kosovės me institucionet e dominuara nga
shqiptarėt ėshtė krejt negative. Mund tė gjesh gjithmonė njė ose dy
persona qė nė mėnyrė tė pavarur dhe pėr arėsyet e tyre individuale
janė tė gatshėm tė bashkėpunojnė por ata pėrfaqėsojnė vetėm veten e
tyre. Nėse pyesni serbėt e Kosovės - dhe duhet thėnė se dy tė tretat
e tyre janė njerėz tė zhvendosur nė pjesė tė tjera tė Serbisė - ata
janė tė gjithė kundėr pjesmarrjes nė kushtet e tanishme.
Zėri i
Amerikės:
A
ka njė debat tė hapur nė Serbi pėr tė ardhmen e Kosovės, apo kjo
temė ėshtė ende tabu?
Dushan
Batakoviē:
Nuk ėshtė aspak tabu. Pėrkundrazi, Serbia ėshtė njė shtet demokratik
funksional, me njė spektėr tė gjithanshėm idesh. Debati rreth
Kosovėn ėshtė njė temat kryesore nė programin tonė tė pėrditshėm. Ka
nga tė gjitha llojet e pikpamjeve, por natyrisht pikpamja dominuese
ėshtė se Serbia nuk duhet tė pranojė asnjė lloj pavarėsie pėr
Kosovėn.
Zėri i
Amerikės:
Si
i shikoni ju zhvillimet e fundit, ku nga pėrfaqėsues tė komunitetit
ndėrkombėtar po dėgjohen gjithnjė e mė shumė thirrje pėr pavarėsinė
e Kosovės?
Dushan
Batakoviē:
Ekzistojnė gjithfarė idesh qė po hidhen tani kudo. Por mendoj se
nėse shqetėsohemi pėr stabilitetin e ardhshėm tė rajonit dhe pėr
sigurimin afatgjatė dhe bashkėjetesėn e vendeve tė ndryshme brenda
rajonit dhe brenda vetė Unionit Serbi-Mal i Zi, atėhere, ne mendojmė
se kjo do tė ishte zgjidhja e gabuar. Ne mendojmė se zgjidhja do tė
ishte diēka nė mes, e cila tė kėnaqte si interesat e Beogradit edhe
ato tė Prishtinės. //rd//
|