|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Amnesty International: Qeveria shqiptare e ka neglizhuar dhunėn ndaj gruas nė familje

 
 

 

30 mars 2006 /TN 

Zėri i Amerikės (29.03.2006),

Dhuna ndaj gruas nė Shqipėri ėshtė mė shumė temė e kronikės sė zezė nė media, sesa e debatit politik, por njė raport i fundit i organizatės Amnesty International e vė gishtin mbi kėtė plagė tė hapur tė shoqėrisė shqiptare. Amnesty International thotė se ėshtė detyrė e qeverisė qė tė marrė  masa pėr zgjidhjen e kėtij problemi. Megjithėse nuk ka statistika zyrtare, sipas studimeve tė kryera 10 vjetėt e fundit njė e treta a grave nė Shqipėri i nėnshtrohet dhunės nė familje. Sian Jones  eksperte pėr Shqipėrinė nė organizatėn Amnesty International tha nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės se janė autoritetet zyrtare dhe figurat me peshė tė shoqėrisė qė duhet tė pėrmbysin mentalitetin qė ushqen kėtė dukuri. Zonja Xhons e dha intervistėn nga Londra para se tė nisej pėr nė Shqipėri ku do tė prezantojė raportin.                                                  

Zėri i Amerikės: Zonja Jones, a mund tė na njihni ju lutem me pėrfundimet kryesore tė raportit tė organizatės suaj pėr dhunėn nė familje nė Shqipėri?

Sian Jones: Pėrfundimi kryesor i studimit tonė ėshtė qė qeveria shqiptare nuk e ka marrė seriozisht  pėrgjegjėsinė e saj pėr tė mbrojtur gratė nga dhuna nė familje dhe ka dėshtuar nė ndjekjen penale dhe ndėshkimin e shkaktarėve tė kėsaj dhune. Marrja e kėtyre e masave mbrojtėse ishte rekomanduar nga Komiteti pėr eliminimin e diskriminimit ndaj grave nė vitin 2003, si edhe nga komisioneri i posaēėm pėr ēėshtjet e dhunės kundėr grave nė fund tė viteve 1990. Ne themi nė raport se ka ardhur koha qė kjo qeveri t’i rikthehet kėsaj ēėshtjeje dhe tė marrė masa.

Nė njė farė mase meqenėse dhuna nė familje nuk parashikohet si krim nė legjislacion, mungojnė statistikat. Kėshtuqė qeveria shqiptare nė tė vėrtetė nuk e ka idenė se nė ēfarė pėrmasash ėshtė kjo shkelje e tė drejtave tė njeriut, apo sesa e pėrhapur ėshtė ajo. Ne shpresojmė qė me raportin tonė ta bindim qeverinė se ky ėshtė njė problem shumė serioz dhe qė ajo duhet ta luftojė atė me disa mėnyra. Njė nga pėrpjekjet qė po bėhen ėshtė ajo pėr njė ligj pėr dhunėn nė familje qė po hartohet nga njė numėr organizatash joqeveritare dhe qė iu paraqit parlamentit pėrmes njė peticioni tė rreth 20 mijė qytetarėve nė janar tė kėtij viti.

Zėri i Amerikės: Ēfarė mendoni ju se mund tė bėhet pėr t’i bindur kėto gra qė ky ėshtė njė problem social dhe jo personal?

Sian Jones: Ideja pėr tė raportuar diēka kaq personale tek policia, tek autoritetet, pėr tė shkuar nė gjyq ėshtė diēka qė gratė e kanė tė vėshtirė ta bėjnė nė shumė vende. Ajo qė na shqetėson veēanėrisht nė Shqipėri ėshtė ndjenja e fajit tek gruaja qė rrihet dhe jo tek burri qė e rreh. Dhe ne mendojmė se njė nga masat qė mund tė marrė qeveria shqiptare, nė bashkėpunim me organizatat e grave qė po merren me kėtė ēėshtje, do tė ishte njė fushatė pėr t’u thėnė grave qė ato kanė tė drejtėn tė mos keqtrajtohen. Dhuna kundėr grave ėshtė shkelje e shumė prej tė drejtave tė njeriut, mes sė cilave e drejta pėr tė mos u keqtrajtuar. Disa nė disa raste qė ne kemi hasur bėhet fjalė deri pėr torturė. Qeveria shqiptare duhet t’ua bėjė tė qartė grave qė ato nuk kanė pse t’i nėnshtrohen njė trajtimi tė tillė dhe se ky ėshtė njė problem pėr gjithė shoqėrinė, pėr qeverinė dhe jo vetėm njė ēėshtje personale qė ato duhet ta pėrballojnė tė vetme  pėr gjithė jetėn.

Zėri i Amerikės: A shqyrtohet nė raportin tuaj dhuna psikologjike dhe fakti qė ėshtė gruaja ajo qė paragjykohet moralisht edhe nė rastet kur ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me dhunėn nė familje, apo probleme familjare shkojnė para organeve tė rendit, apo drejtėsisė?

Sian Jones: Ne folėm me shumė gra nė Shqipėri qė kishin vuajtur nga forma tė ndryshme dhune, pėrfshirė atė psikologjike. Disa herė ajo ishte e kombinuar me dhunė fizike, ose nė disa raste kėrcėnimi pėr dhunė mjaftonte pėr tė frikėsuar gratė aq sa tė mos shkonin nė punė, tė mos takonin miq, tė mos takonin askėnd tjetėr pėrveē bashkėshortėve tė tyre. Kufizimet qė u ishin vendosur grave thjesht me kėrcėnime dhe me sjelljen e partnerėve tė tyre, ishin me tė vėrtetė tė frikshme. Dhe mendoj se ėshtė vėrtet e vėshtirė pėr njerėzit qė tė arrijnė ta kuptojnė qė ky ėshtė nė fakt njė nga mekanizmat e dhunės nė familje. Nė disa raste  vendimet e gjykatės e pranonin qė bėhej fjalė pėr dhunė psikologjike, por ato nė fakt ishin shumė tė pakta dhe mendoj se ėshtė diēka shumė e vėshtirė pėr t’u konceptuar nga njerėzit. Ėshtė shumė e thjeshtė qė ta kuptosh se ai ka rrahur, apo vrarė dikė duhet tė ndiqet penalisht. Nė Shqipėri ekziston neni 84 qė ka tė bėjė me rastet kur kėrcėnohet dikush pėr t’u vrarė me thikė, apo armė zjarri dhe nė fakt bėhet fjalė pėr shumė psikologjike, kėshtuqė edhe kuadri ligjor  ekziston nė Shqipėri, vetėm se duhet zgjeruar pėrdorimi i tij dhe prokuroria dhe gjykatat duhet tė bėjnė pėrpjekje nė kėtė drejtim, se dėmi nga dhuna psikologjike ėshtė po aq i madh. Kemi patur rast ta shohim njė gjė tė tillė me gratė qė shtrohen nė pavionet psikiatrike, pasi i janė nėnshtruar me vite me radhė dhunės psikologjike. 

Zėri i Amerikės: Le tė flasim pak pėr faktorin ekonomik. Sa mendoni ju se ndikon varėsia ekonomike e kėtyre grave dhe pamundėsia pėr tė pėrballuar jetėn tė vetme tek dhuna nė familje?

Sian Jones: Mendoj se ndikimi ėshtė i jashtėzakonshėm dhe njė nga dukuritė qė ėshtė vėnė re nė periudhėn e tranzicionit ėshtė se numri i grave qė punojnė ėshtė ulur dhe vendet e punės ku ato mund tė fitojnė tė ardhura nė mėnyrė tė pavarur janė tė pakta. Megjithėse  Kodi i Familjes i vitit 2003 parashikon qė gratė tė kenė mbėshtetje pas divorcit, ose qė tė paktėn duhet tė kenė mbėshetje pėr fėmijėt e tyre dhe qė i lejon gruas kur fėmijėt janė nėn kujdestarinė e saj tė jetojė nė banesėn e familjes pas divorcit, kėto klauzola nuk po zbatohen. Kėshtuqė masat qė do tė garantonin punėsimin e grave, strehimin e tyre dhe njė formė pavarėsie ekonomike, janė absolutisht thelbėsore qė gratė tė mund tė braktisin martesa tė dhunshme.

Zėri i Amerikės: Ju pėrmendėt nevojėn pėr ndryshime nė legjislacion dhe pėr marrjen e masave nga ana e  institucioneve, por a mendoni ju se ka mekanizma qė do tė shėrbenin pėr ndryshimin e mentalitetit lidhur me dhunėn nė familje?

Sian Jones: Mendoj se ēdo shoqėri mendon qė pengesa mė e madhe ėshtė mentaliteti dhe shumė nga ata qė ne intervistuam thanė se gjendja nuk do tė mund tė ndryshojė kurrė pėr shkak tė mentalitetit shqiptar. Unė mendoj se ndryshimi duhet tė vijė nga qeveria, autoritetet, tė moshuarit e komunitetit, udhėheqėsit e komunitetit, drejtues tė partive politike dhe figura fetare, si edhe profesionistė tė fushės sė shėndetėsisė. Organizatat e grave dhe ata qė e mbėshtesin kėtė projekt-ligj e kanė ndėrmarrė tashmė kėtė rol. Mendoj se do tė jetė njė proces i ngadaltė, por mendoj se tani ėshtė momenti i duhur qė gratė tė dalin nga ajo gjendje ku kanė qenė, tė kuptojnė qė ėshtė e drejta e tyre qė tė mos rrihen nė marrėdhėniet e tyre martesore dhe nėse rrihen kanė tė drejtėn qė tė heqin dorė nga kėto martesa.


 

                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.