|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Zėvendės Kryenegociatori Rohan kėrkon kompromis pėr decentralizimin nė Kosovė

 
 

 

29 mars 2006 /TN

(Zėri i Amerikės, mė 28 mars 2006), Besim Abazi, Prishtinė

Zėvendės Kryenegociatori ndėrkombėtar pėr statusin e Kosovės, Albert Rohan, tha sonte nė Prishtinė se negociatat ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit synojnė tė arrijnė zgjidhje kompromisi pėr decentralizimin e pushtetit nė Kosovė. Ai i bėri kėto komente pas takimit me ekipin e negociuesve tė Prishtinės, me tė cilėt ka debatuar pėrgatitjet pėr raundin e tretė tė bisedimeve qė do tė mbahen tė hėnėn, me tre prill, nė Vjenė tė Austrisė.

Ai tha se nė kėtė takim do tė diskutohet nė mėnyrė mė tė gjithanshme pėr decentralizimin, pėrkatėsisht pėr ēėshtjet e pėrfshira nė njė dokument pune qė u ėshtė dhėnė tė dyja palėve dhe qė do tė jetė bazė e negociatave nė Vjenė.

Dokumenti pėrfshin pajtimet, por edhe mospajtimet e shprehura nė dy raundet e para tė bisedimeve. Palėt kanė mbajtur qėndrime tė kundėrta lidhur me pėrgjegjėsitė e komunave tė reja, lidhjet ndėrmjet tyre dhe ato me Beogradin si dhe financimin e tyre.

Dokumenti i hartuar nga zyra e ndėrmjetėsuesve ndėrkombėtarė parasheh mundėsinė qė komunat e reja tė krijojnė struktura ndėrkomunale tė bashkėpunimit. Jo zyrtarisht, thuhet se dokumenti parasheh edhe mundėsinė e krijimit tė lidhjeve tė caktuara tė Beogradit me komunat serbe nė fusha tė caktuara, siē janė arsimi, mbrojtja shėndetėsore dhe kultura.

Po ashtu, dokumenti pėrfshin veēanti nė mėnyrėn e financimit tė komunave tė reja. Diplomati Rohan nuk deshi tė komentojė hollėsitė e dokumentit, i cili pėrfshin ēėshtje nė tė cilat pajtimi nuk duket aspak i lehtė.

“Pjesė e bisedimeve ėshtė edhe fakti qė tė gjitha palėt nuk mund tė pajtohen pėr gjithēka menjėherė. Natyra e negociatave ėshtė qė tė gjinden zgjidhje tė kompromisit”, tha zoti Rohan.

Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu tha ndėrkaq se ekipi i negociuesve do tė analizojė pikėpamjet e shprehura tė ndėrmjetėsuesve ndėrkombėtarė, por pa komentuar pėrmbajtjen e dokumentit...

Prishtina zyrtare ka kundėrshtuar deri tash idetė pėr krijimin e lidhjeve tė posaēme ndėrmjet komunave serbe, duke shprehur shqetėsimin se kjo do tė ēonte nė ndarje tė tėrėsisė tokėsore tė Kosovės.

Zoti Rohan tha ndėrkaq se hollėsitė rreth procesit tė decentralizimit do tė jenė pjesė e negociatave qė nė tė ardhmen do tė zgjerohen, pėr tė pėrfshirė edhe ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me trashėgiminė kulturore e fetare, tė drejtat e pakicave, aspektet ekonomike dhe praninė ndėrkombėtare nė Kosovė.

Gjatė vizitės nė Kosovė, ai pritet tė qėndrojė edhe nė qytetin verior tė Mitrovicės, i cili edhe shtatė vjet pas pėrfundimit tė luftės vazhdon tė mbetet i ndarė nė dy pjesė, nė Veriun e banuar me shumicė serbe dhe Jugun me shumicė shqiptare.

Nė kėtė qytet, qė ėshtė bėrė simbol i ndarjeve etnike, zoti Rohan pritet tė pėrcjellė porositė se Prishtina duhet ta pėrmirėsojė trajtimin e pakicės serbe nė Kosovė, ndėrkaq qė kėta tė fundit duhet t'i bashkėngjiten procesit pėr pėrcaktimin e sė ardhmes sė Kosovės.//lk


 

                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.