| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
KULTURĖ
|
|
| |
Shtresime latine romane, pėr emrin
e shkurres dhe tė shpendit Kulumbri nė gjuhėn shqipe |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
29
mars 2006 /TN
Dr.
Skėnder
GASHI -
Vjenė (Austri)
-
-
Pėr
pėrgjithėsisht i pranuar si huazim nga fjala latine palumbes
pėllumb i egėr zool. cŏlumba vlen fjala pullumb /
pėllumb e shqipes, e cila nė asnjėrin nga dy kryedialektet e
shqipes dhe as nė asnjė idiomė krahinore apo trevė mė tė ngushtė tė
hapėsirės etnolinguistike tė shqiptarėve nuk ka ndonjė dubletė,
pėrkatėsisht ndonjė korelat shqiptar.
-
-
Mirėpo,
po nga burimi latin apo roman, njė fjalė tjetėr e cila nė shqipen
nuk e shenjon drejtpėrdrejt pėllumbin, porse njė shkurre - frytet e
sė cilės mbase i ha pėllumbi apo ndoshta ngjyra e fryteve tė asaj
shkurrje ėshtė e krahasueshme me ngjyrėn e puplave tė pėllumbit - ka
hyrė nė gjuhėn shqipe edhe njė herė tjetėr (mė heret apo mė vonė se
fjala pullumb / pėllumb, pėr kėtė sh. mė poshtė). Me
kėtė rast kemi tė bėjmė me emrin kulumbri, -a
pėrkatėsisht kulumri,-a bot. Prūnus spinosa tė
shkurres sė familjes sė kumbullės.
Nė hapėsirėn e dialektit gegė, pėrkatėsisht nė tė gjitha idiomat
gege tė Kosovės, emri i kėsaj shkurrje ndeshet nė variantet:
kulumri e therrė kulumrije, [sipas Shefki Sejdiu:
Fjalorth Etnobotanik i Shqipes, Prishtinė, 1984, fq. 190] ndėrsa nė
pjesė tė tjera tė kėsaj hapėsire dialektore si psh. nė Malėsi tė
Madhe, kjo fjalė del nė trajtėn kulimėri [N. Gazulli,
Fjalorth i Ri, Fjalė tė rralla tė pėrdoruna nė Veri tė Shqipnis,
Tiranė 1941, fq.223 e ka shėnuar kėtė emėr si kulmri dha
kulmėri,-ja me emrin gabim tė sistemaizimit botanik
Crathaeus oxacantha dhe sqarimin se gjermanisht e quajnė Weisdorn.
Kėshtu, Weisdorn, gjermanisht i thonė murrizit e jo kulumbrisė]; nė
Fushė - Krujė si kulmri; nė krahinėn e Matit si
kulumbri e kulumri; nė Kurvelesh e nė Tropojė si
kulumbri e kulumri, ndėrsa nė arealin e toskėrishtes
del nė trajat kullumbri; kullumbridhe e kullumbrinė
(tek shqiptarėt nė Kalabri) dhe kumlėri e kumri (nė
Selit e Vogėl tė rrethinės sė Tiranės dhe nė vetė Tiranėn).[ Sipas
Ilia Mitrushi, Drurėt dhe shkurret e Shqipėrisė, Tiranė, 1965,
fq.148].
-
-
Ska
dyshim se trajta kulumri, -a e kėsaj fjale ka dalur
nga kulumbri si rezultat i fenomenit tė njohur tė reduktimit
tė togut bashktingullor -mb- nė dalektin gegė nė -m- (khs.
sa pėr shembull: geg. mjell pėr mbjell; mush
pėr mbush; shkrum pėr shkrumb, shkumė
pėr shkumbė etj.)
-
-
Ēėshtja qenėsore nė kėtė mes ėshtė koha e depėrtimit tė kėsaj fjale
nė shqipen. Zgjidhja e kėsaj enigme mund tė kėrkohet mbase tek
pararendėsit ilirė, pėrkatėsisht dardanė tė shqiptarėve tė periudhės
sė para invazionit sllav tė Dardanisė.
Pikėnisje e kėtij hulumtimi do tė mund tė ishte mbase emri
Kolubara i lumit nė Serbinė lindore. Kjo nė rend tė parė pse psh.
dijetari bullgar Ivan Duridanov ka dėshmuar se emri Kolubara
i lumit tė Serbisė lindore nė rrethina tė qytetit tė Valjevo -s
ėshtė me prejardhje ilire. Ky dijetar bullgar i nxjerr pėrfundimet:
1. Ilirėt ishin banorėt mė tė vjetėr tė kėsaj treve. 2. Nė kohėn e
dyndjes sė sllavėve nė tokat nė lindje tė Danubit e tė Savės - rreth
fundit tė shek. 5 - popullata ilire i ishte nėnshtruar njė procesi
tė fortė tė romanizimit, gjė qė vėrtetohet nga trajta e paravenduar
e kryeherėshme Kolubara si Kolumbar(ia) e lumit
kryesor tė regjionit dhe 3.
-
-
Pas
vendosjes sė sllavėve (serbėve) nė regjionin e Kollubarės, kėta
pjesėrisht i morėn emrat ilirė tė lumenjėve dhe pjesėrisht sajuan
emėrtime tė reja sllave . Rrethana qė emrat ilirė tė 9 lumenjėve
janė ruajtur deri nė ditė tonat, sqarohet me rrethanėn e njė
bashkėjetese shumėvjeēare tė sllavėve me ilirėt e romanizuar, tė
cilėt porse ishin shkrirė plotėsisht[ sh. Ivan Duridanov,
Illyrische Flussnamen in Serbien, nė Balkansko ezikoznanie /
Linguistque balkanique VI, Sofia 1963, fq. 117.]. Duridanov
paravendon se trajta e kryeherėshme, ilire, e emrit tė kėtij lumi do
tė ketė qenė Katabara qė nė ilirishten do tė jetė reflektuar
nga ieur.*Kolobara. Dijetari bullgar vėren mė tej se sikur ky
emėr tė ishte zhvilluar sipas ligjeve fonetike tė sllavishtes,
atėherė do tė duhej pritur njė trajtė Kolobara. Trajta sllave
(Kolubara) ka dalė, sipas Duridanov -it, me ndėrmjetėsimin e gjuhės
sė popullatės romane tė kėsaj pjese tė hapėsirės gjuhėsore tė
ilirishtes.
-
-
Ky
paravendon se, si rezultat i etimologjisė popullore,: Nėn ndikimin
e romanishtes trajta ilire Kalabara u ndryshua sė pari nė
Kolumbar(i)a, thuase kjo na paska qenė njė trajtė
shumėsi e latinishtes columbarium
(i,e) pėllumbave.[poai, poaty, fq. 101 - 104.] Nė tė mirė
tė kėsaj hipoteze Duridanov e sjell rrethanėn qė emra vendesh qė e
kanė prejardhjen nga lat. columabrium dėshmohen nė hapėsirėn
gjuhėsore romane si psh. nė Francė Colmar (njė zhvillim i
Columbarium); nė Italinė Veriore, pėrkatėsisht nė friulishten,
Colombąr, Colombąra si edhe nė venecianishten
Colombąra.
Kėtyre unė po ua shtoj edhe mbiemrat e dėshmuar gjithandej nėpėr
Francė duke filluar qė nga viti 722 e deri nė shek. 13: Colomars,
Colombe(s), Colombelles, Colombey,
Colomier(s), Colombičre, Columbičs,
Columbotte dhe Collumberum, Columbarensi, Columbaris, Colombe,
Columbeium, Columbarium,Columbario, Columbey,Columbei Columbarius,,
Columbarios, Columbaria, Columberium, Columbaria, Columberiis
etj dhe Columba, de Columbis. Tė gjithė kėta emra
autorėt e kėtij fjalori i nxjerrin nga lat. shm. columbarium
fr. pigeonnier pėllumb i
voėl, zog pėllumbi prej nga rrjedh fem. columbaria.[
khs.A. Dauzat et Ch.
Rostaing,
Dictionaire des noms de leiux de France, Librairie Larouse, Paris
1963, fq. 201.].
Mua mė duket se trajta romane Columbarium do tė ketė qenė njė
emėrtim sintagmatik X + columbarium nė kuptimin X + i
pėllumbave.
-
-
Se edhe
nė Gadishullin Ilirik, pėrkatėsisht tė Ballkanit kishte emra vendesh
tė sajuar nga emri i pėllumbit e tregon edhe emri i malit
Pelister nė Maqedoni pėrkatėsisht nė Bullgarinė e Jugut i cili
[sipas I. Popović: Die Einwanderung der Slaven in das Oströmische
Reich im Lichte der Sprachforschung, Zeitschrift für Slawistik, Bd.
III, 1958, fq. 711] rrjedh nga greq. e mesme pėrkatėsisht bizantine
περιστερά
pėllumb.
-
-
Nga
trajta romane *Kolumbar(i)a u zhvilluan mė vonė
trajtat sllave Kolọbara
e, mė tej, Kolubara - sqaron dijetari Duridanov. Duke e
shkokluar kuptimin e mirėfilltė tė emrit tė kėtij lumi, autori ynė e
lejon mundėsinė qė kuptimi i kryehershėm i emrit ilir *Kalabara
tė kėtij lumi tė ketė qenė Lumė i errėt;
i zi, kuptim qė ndeshet edhe tek emri sllav Tamnava -
siē quhet njė degė e madhe e Kollubarės.[
Duridanov, poaty, fq. 101 - 104]
-
-
Nė
dritėn e trajtės sė rikonstruktuar *Kolumbar(i)a
e cila do tė ketė dalė si rezultat i etimologjisė popullore tė
popullatės romanishtfolėse duke e interpretuar emrin ilir *Kalabara
jo nė kuptimin e tij tė mundshėm tė mirėfilltė lum i errėt; lum i
zi porse sikur ai tė kishte diē tė pėrbashkėt me lat.
columbarium i, e pėllumbave; nė dritėn e ekzistimit nė
hapėsira nė tė cilat fliten gjuhė bija tė latinishtes tė emrave tė
vendeve Colmar, Colombąr e Colombąra e tė shumė
mbiemrave (sh. mė lart) rezulton qė emri kulumbri /
kulumri i shkurres, pėr tė cilėn po bėhet fjalė nė kėtė skicė,
ėshtė njė huazim i shqipes nga lat. cŏlumba pėllumb; vidė i
cili, nė shqipen nuk ka hyrė nė funksion tė emėrtimit tė pullumbit
nė pėrgjithėsi, porse ėshtė ruajtur vetėm nė funksion tė emėrtimit
tė shkurres kulumbri, -a bot. Prūnus spinosa.
-
-
Aspekt
me rėndėsi nė kėtė mes ėshtė motivimi semantik i emėrtimit tė
shkurres kulumbri / kulumri. Mė duket se ka arėsye qė
kėtu tė paravendohet qė ilirėve tė
romanizuar pėrkatėsisht folėsve tė romanishtes, pėr shkak tė
mungesės sė vazhdimėsisė sė folėsve tė ilirishtes tė cilėt do tė
jenė romanizuar apo do tė jenė vėrshuar nga romanė tė Dakisė tė
cilėt nė shek. 10 zbritėn nė kėtė pjesė tė Ballkanit, pėrkatėsisht
nė rrjedhėn e poshtme tė Danubit, pėr motiv bazė tė emėrtimit do tu
ketė shėrbyer nocioni i pėllumbit si motivim pėr ti emėrtuar frytet
e shkurres kulumbri (edhe) me tė cilat ushqehet pėllumbi.
Dhe, pikėrisht nga pararendės tė romanizuar tė tyre apo nga
popullata romanishtfolėse shqiparėt do ta kenė marrė e vazhduar
emrin e kėsaj shkurrje.
Kjo sepse sikur nė shqipen tė kishte hyrė njė leksem columba
pėr pėllumbin, atėherė pėr nė shqipen do tė pritej qė emri i
shkurres tė dilte njė emėr dypjesėsh si
psh.
*X +e kolumbit. Korrektėsisė sė paravendimit se
fjala latine cŏlumba nuk ka hyrė nė shqipen si fjalė mė vete
dhe pikėrisht jo si sinonim i fjalės pullumb / pėllumb
do ti ndihmonte edhe vetė arqitektura e fjalės, pėrkatėsisht
ruajtja e saj nė shqipen nė njė trajtė nė tė cilėn prapashtesa
latine arium
ėshtė
tjetėrsuar krejt pak, pėrkatėsisht
ruajtja e formantit roman tė fjalės latine cŏlumba.
-
-
Rrethana qė do tė ketė ndodhur pikėrisht kėshtu e lė tė hapur
shtegun edhe pėr paravendimin se nocioni pullumb nga latinishtja
hyri pra dy herė nė shqipen: njė herė nga lat. palumbes pėr
ta shenjuar pėllumbin e egėr dhe herėn tjetėr nga lat. cŏlumba
vetėm si emėr shkurrje i motivuar me pėllumbin qoftė pėr ngjyrėn e
ngjashme tė frytit tė shkurres me ngjyrėn e puplave tė pėllumbit apo
pse frytet e kėsaj shkurrje i ha pėllumbi. Edhe kjo veēori e emrit
tė shkurres sonė flet nė tė mirė tė paravendimit se ky ėshtė njė
huazim mė vete i shqipes nga latinishtja, pa mbėshtetje tek huazimi
tjetėr i mėparshėm apo i mėvonėshėm pullumb, pėllumb.
-
-
Duket se shqipfolėsit nuk do tė mund ta kenė marrė emrin e kėsaj
shkurrje nga romanė tė vendosur nė rrjedhėn e poshtme tė Danubit,
pėrkatėsisht nga aromunėt,
sepse nė rumanisht nga latinishtja ka hyrė vetėm varianti
palumbes pėllumb i egėr qė nė kėtė gjuhė ka dhėnė: porumbel
pullumb e porłmb.
Kjo
e fundit i ka nė rumanishten kuptimet: 1. pullumb; 2. kulumbri
zool Streptoelia decaocto / Columba risoria pėrkrah tė cilit
pėrdoret edhe emri sintagmatik porumbel pestriţ pėllumb i
larėm dhe 3. kulumbri bot. Prunus spinosa khs. sa pėr shembull
formimin me prapashtesėn sllave ite: parumbişte shpendi
kulumbri, kumri nė dakorum., arom. dhe meglenorum, ndėrsa nė
kuadrin e vendit tė rumanshtes nė rrethin e gjuhėve romane khs.
formimin ital. palumbaru dhe dakorum. porumbar.
[sh.
Rosetti, Al. : Istoria limbii romāne e la origini pīnă in secolul al
XVII-lea, Bukuresht, 1968, fq. 325, 590].
Kėsaj rrethane duhet shtuar edhe faktin se nocioni i shkurres i
dalur nga lat. columba(rium) nuk pėrdoret nė rumanishten pėr
ta emėrtuar edhe shpendin kulumbri; kumri.(pėr kėtė sh. mė poshtė)
-
-
Areali gjeografik i shtrirjes se fjalės kulumbri / kulumri
nė gjithė hapėsirėn etnolinguistike tė shqipes sikur e anulon edhe
mundėsinė qė kjo tė ketė depėrtuar nė shqipen nga popullata romane e
qyteteve tė Drishtit, Ulqinit, Tivarit nė tė cilat kishte njė
bashkėjetesė midis romanėsh e shqiptarėsh. Pėr shkak tė mungesės sė
shkrimeve nė gjuhėn shqipe tė kohėve mė tė mugėta, dėshmitė mė tė
vjetra tė pranisė sė kėsaj fjale latine ndėr shqiptarė i ndeshim
vetėm nė funksion mbiemrit familiar
tė disa
qytetarėve tė vendbanimeve qė dėshmohen nė Kadastrin venecian tė
Shkodrės tė viteve 1416 1417 khs. mbiemrat e banorėve: Stefano
Palombi nė katundin e quajtur
Gleros; Nicola Columpsa, banor i katundit San Serzi (Shėn
Sirgji?); Pali Columpsa, banor i katundit Trompsi grandi -
Trumshi i Madh ?; Andrea Columpsa - banor i katundit Tusani
dhe Martin Columpsa banor i kat. Varsi. [khs. Skadarski
Zemljinuik od godine 1416, Priobćio u sjednici fiologičko-historičkoga
razreda jugoslavenske akademije znanosti i umjetnosti dne 10.
studenoga 1881, Pravi član SIME LJUBIĆ, nė STAINE, JAZU, Knj.
XIV,
Zagreb 1882, fq. 42, 47, 51, 52.]
-
-
Regjistrimi i kėtyre mbiemrave nė njė kadastėr venecian bėn tė
shihet, mė parė se ndonjė pėrkthim roman (qė mund tė hetohet fort
rrallė apo asnjėherė) i ndonjė emri Pėllumb tė shqiptarėve,
pėr emėr i qytetarėve shqiptarė tė romanizuar apo tė romanėve tė
mirėfilltė tė kėtij qyteti. Fundja, murgu Brocardus i ngarkuar pėr
ti inkuadruar shqiptarėt e besimit tė kirishter tė ritit romak nė
kryqėzata kundėr Serbisė shkizmatike, banorėt e qyteteve Kotorr,
Ulqin, Shas, Shkodėr e Drisht i i quante nė vitin 1332, mbase pa tė
drejtė, pėr romanė. [Kėtė
ide e pėrqafoi,
pėr
mendimin tim,
kallėp
-
pa e
pas shestuar kėtė
temė
mė
githanėshėm,
edhe I.
Popović
i cili nė
punimin e tij
:
Die
Einwanderung der Slaven in das Oströmische
Reich im Lichte der Sprachforschung,
Zeitschrift für
Slawistik,
Bd.
III,
1958, fq.
709
shkruante
se
Pėr
Dalmacinė
dhe
pėr
Shqipėrinė
kjo
ėshtė
krejt
e
qartė,
sepse
kėtu
u
ruajt
edhe
pėr
njė
kohė
tė
gjatė
njė
popullatė
e
dendur
romane
e cila dėshmohet bollshėm nėpėr burime:
nė
Dubrovnik
flitej edhe nė shek. 15 edhe romanisht dhe pikėrisht njė idiomė
romane e cila nuk ishte importuar nga Italia por qė, bashkė me
rumanishten qė flitet largė nė lindje, mund tė vlejė pėr si gjuhė
romane-ballkanike]
-
-
Ky
shkruante: Nė tė mirė tė pushtmit lehtė tė mbretėrisė pėr tė cilėn
po flas shkon edhe rrethana se: aty janė
dy popullata, pėrkatėsisht shqiptarėt dhe latinėt tė cilėt
kėmbėngulin nė besimin e tyre, ritin dhe dėgjueshmėrinė karshi
kishės sė Romės. Nė pėrputhmėri me kėtė ata kanė kryeipeshkvė,
ipeshkvė, abatė, njerėz rregujsh dhe klerin laik tė rangut tė ulėt.
Latinėt kanė 6 qytete me ipeshkvė: sė
pari Tivarin, selinė e kryeipeshkėvit, pastaj Kotorrin, Ulqinin,
Shasin, Shkodrėn, Drishtin; kėto qytete banohen vetėm nga latinėt,
popullata pėrjashtė qyteteve pėrbėhet nė gjithė dioqezėn nga
shqiptarėt. Ka edhe katėr qytete tė shqiptarėve, pėrkatėsisht Pulti
i Madh, Pulti i Vogėl, Sabbate (SG. Sapa ?) dhe Albanopolis (S.G.:
Kruja), qė tė gjitha kėto (bashkė) me qytetet e pėrmendura tė
latinėve i nėnshtrohen arqipeshkvit tė Tivarit si mitropolit dhe
kishės sė tij. Dhe, sado qė shqiptarėt e flasin njė gjuhė krejt
tjetėr nga latinishtja, i kanė nė pėrdorim shkronjat latine dhe i
pėrdorin kėto nė tė gjitha librat e tyre.
-
-
Pushteti i latinėve ėshtė pra i kufizuar nė rrethinat e qyteteve tė
tyre. Jashtė qyteteve ata kanė, ēėshtė e drejta, vreshta e ara nė
pronėsi tė tyre, porse asnjė kėshtjellė, asnjė katund ku do tė
jetonin vetėm latinė.[
khs.
origjinalin:
Hoc inter cetera facit ad dictum regnum facilius capiendum,
quod sunt ibi due naciones,
una videlicet Albanensium et alia Latinorum,
qui omnes sub
483
fide,
ritu et obediencia Romane Ecclesie perseverant1.
Et
secundum hec habent archeipiscopos, episcopos et abbates, ac
inferioris status et gradusreligiosos et clericos seculares.
-
-
Latini habent sex
civitates cum suis episcopis: prima Antibarum, archiepiscopalem;
deinde Chatarensem, Dulcedinensem, Suacinensem, Scutarensem et
Drivascensem, quas quidem soli Latini inhabitant; populus vero earum
sunt Albanenses in tota ipsarum diocesi extra muros. Sunt eciam
Albanensium quator civitates, videlicet Polati Majoris, Polati
Minoris, Sabatensis et Albanensis, que1 omnes cum predictis
civitatibus Latinorum Anthibarensi archiepiscopo et ecclesie jure
metropolito sunt subjecte. Et licet Albanenses aliam omnino linguam
a latina habeant et diversam, tamen litteram latinam habent in usu
et in omnibus suis libris,
Ky citat u
nxor
nga botimi
Directorium ad passagium faciendum, nė Recueil des historiens des
croisades, Documents arméniens II., III: Brocardus, Paris 1906 , fq.
367 - 517. I pėrcjellur me pėrkthimin gjermanisht sė pari u botua
nga unė nė DARDANIA, Zeitschrift für Geschiche, Kultur und
Information, Wien, 4/1995 fq. 36 - 51]
-
-
Ky njoftim jashtėgjuhėsor e lė tė hapur mundėsinė qė tek mbiemrat
Palombi e Columpsa tė qytetarėve tė Drishtit tė shohim qytetarė
romanė ose shqiparė me mbiemėr tė romanizuar si rezulat i modės sė
kohės apo romanė tė mirėfilltė jo porse kurrėsesi si dėshmi tė
depėrtimit tė fjalės romane cŏlumba nė gjuhėn shqipe pėr si
pjesė e leksikut aktiv tė saj. Sado qė apo pikėrisht pse kjo nuk
ishte bėrė pjesė e fondit aktiv tė leksikut tė shqipes, nė kėtė
burim kėtė fjalė e gjejmė vetėm nė funksion tė mbiemrit familiar dhe
pikėrisht nė trajtėn latine, romane tė tij: khs. pėr kėtė edhe
mbiemrin modern Kolombi nė qytetin e Shkodrės i cili do tė
jetė pėrhapur si rezultat i migrimeve tė mėvonėshme brendashqiptare.
-
-
Se kjo fjalė ka hyrė nė shqipen nė periudhėn e para ngulitjes sė
sllavėve nė Ballkan, jo nė kuptimin e pėllumbit por vetėm tė
shkurres kulumbri nga fjala latine columbarium e
popullatės ilire tė romanizuar e tregon mbase nė rend tė parė
mungesa e kėsaj fjale latine nė serbishten e nė bullgarishten. Nė
kėto gjuhė, shkurrja kulumbri nuk ka ndonjė emėrtim tjetėr
pėrpos shprehjes vetėm me nocionin trn therrė khs. pėr kėtė
serb. kroat. trnina;[
sipas Gustav
amalović, Njemačko - hrvatskosrpski rječnik, Zagreb, 1968, fq.
822.]
rus. klaljuēaja, tjorn. [sipas
Ilia Mitrushi, Drurėt dhe shkurret e Shqipėrisė, Tiranė, 1965,
fq.148.] bullg. trănka.[
sipas Rumănsko - bălgarski rečnik / Dicţionar romān - bulgar, Sofia
- Bucureşti - 1972, fq. 309] tė cilėt
emra e shenjojnė shkurren Prunus spinosa. Nocionin therrė tė
kėtij emri e pėrmbajnė si pjesė tė dytė, pėrshkruese, edhe gjerm.
Schlehdorn, [Sipas Ilia Mitrushi, Drurėt
, fq. 148]
Schlehenstrauch shkurre e kulumbrisė e Schwarzdorn [sipas
Der große Brockhaus, Bd. 15, Leipzig 1933, fq. 194]
therrė e zezė dhe nėnvarianti kosovar therrė kulumrije i
shėnuar vetėm nė tri katunde tė krahinės sė Llapit.[ sipas
Sh. Sejdiu ..., Fjalorth etnobotanik ..., fq. 190]
Ėshtė pėr tu vėrejtur qė as nė rumanishten nuk qenka huazuar fjala
latine columba sepse as nė kėtė gjuhė nuk ka njė emėr tė
veēantė pėr shkurren e kulumbrisė qė do ta kishte pėr bazė
latinizmėn columba, sepse nė rumanishten kjo shkurre quhet me emrin
e pullumbit, pėrkatėsisht porumb.
pėllumb. Ndryshe qėndron puna nė gjuhė tė tjera romane.
Kėshtu, nė frengjishten kjo shkurre quhet Prunier épinieux (Prunellier)
Trup kumbulle dhe nė italishten Prugnolo dhe qė tė dyja lidhen me
lat. prunum; fryti i kumbullės dhe prunus - druri i
kumbullės angl. Blamkthorn.
-
-
Kjo
fjalė e latinishtes do tė ketė hyrė nė shqipen ndoshta krahas me
fjalėn palumbes pėllumb i egėr sepse zhvillimi fonetik qė e
ka pėsuar kjo fjalė ėshtė nė pėrputhje me reflekset shqiptare tė
zanoreve tė patheksuara tė latinishtes. Pėrkitazi me reflektimin e
o -sė sė patheksuar latine tė huazimeve tė shqipes ka dy
mendime tė ndryshme. Sipas A. Thumb o -ja pastonike e
latinishtes reflektohet nė shqipen rregullisht nė u : khs.
lat. lepore(m) shq. lepur; lat. dracone(m)
shq. drangua dhe lat. daemōn e greq. daķmon shq.
geg. djemėn.
Mbi bazėn e shembujve qė mė vonė kishin sjellur dijetarė tė tjerė,
N. Jokl e relativizonte kėtė qėndrim tė Thumb -it dhe konstatonte se
tė gjitha zanoret e patheksuara latine po u reflektuakan nė shqipen
(edhe) nė -ė. [Norbert Jokl,: Linguistisch-kulturhistorische
Untersuchungen aus dem Bereiche des Albanischen, Berlin, 1923, fq.
18 - 19] Jokl -i sjell pėr kėtė edhe shembujt: lat. cónsocer
shq. krushk, fjalė e zhvilluar pėrmes shkallėve tė mundshme *kushkr,
pėrkatėsisht *kushkėr; lat lepore(m) shq.
lepur e lepėr dhe lat. palumbes shq. pullumb
e pėllumb. Sido qė tė jetė, derisa pėr lat. palumbes
nė shqipen ka lėkundje pėrsa i bie reflektimit si u e si ė
tė vokalit latin a tė patheksuar, tek kulumbri / kulumri
e kemi refleksin -u si tek shembujt qė i sillte A. Thumb tė
cilėt, po qe se ky autor ka tė drejtė, do tė ishin gjithsesi
karakteristike pėr fonetikėn e shqipes shumė kohė para ardhjes me
dhunė tė sllavėve nė Dardani e nė pjesė tė tjera tė banuara nga
ilirėt e mirėfilltė dhe nga ilirė tė tjerė. Njė mundėsi e sqarimit
tė mungesės sė dėshmar tė kėtij kalimi do tė gjendej tek njė trajtė
*kolumbri e cila nė tė folmen dialektore tė shqiptarėvė tė
Dardanisė antike do tė ketė kaluar nė kulumbri - kulumri.
-
-
I
pandashėm me emrin kulumbri / kulumri tė shkurres
ėshtė mbase emri homonim i shpendit kulumbri, -a /
kumri,-a zool. Streptoelia decaocto [Sistematizimi sipas
botimit gjermanisht Atlas der Vogelwelt nga bot. Unipart Verlag GmbH,
Remseck bei Stuttgart, 1994, fq. 137 tė librit anglisht tė botuar
nga Sir Peter Scott e tė tjerė] qė gjermanisht po u quajka
Türkentaube pėllumb i turqėve. Nė gjermanishten pėr kėtė
shpend ka edhe njė emėr tjetėr pėrkatėsisht Lachtaube (kėtu
me emrin e sistematizimit zool. Columba risoria).[sipas
Gustav amačović, Njemačko-hrvatskosrpsik rječnik, Zagreb, 1968, fq.
643]
-
-
Nė
fjalorin shqip - gjermanist tė Buchholz - Fiedler - Uhlisch,[ Khs.
Wörterbuch albanisch-deutsch, Langenscheidt, Leipzig-Berlin etj.,
1993, fq. 260] emri i kėtij shpendi ėshtė shėnuar nė variantet
kulumbri,-a dhe kumri, -a (pa
emrin e sistematizimit zoologjik) dhe ėshtė barazuar me
korrespondenten gjermane Lachtaube. Nė Fjalor i gjuhės shqipe
[bot.
Instituti i Shkencavet, Sekcioni
i
Gjuhės e i Letėrsisė, Tianė 1954, fq. 248]
dhe Fjalor shqip-greqisht, [autor
Niko Gjini, Tiranė 1971, fq. 216] kulumbri
quhet shpendi kumri,-a; nė qytete tė Kosovės kumria
quhet edhe gugutkė, ndėrsa nėpėr katunde edhe gugujsuf.
-
-
Nė asnjėrin nga fjalorėt e mėsipėrm nuk jepet emri i sistematizimit
zoologjik i kėtij shpendi e as nuk ėshtė marrė si njėsi mė vete emri
kulumbri i shkurres.
-
-
Kulumbria / kumria po u kosideruaka shpendi mė i ri nė Europėn
Juglindore. Ky shpend paska ardhur kėndej nė fillim tė shek.
20 nga
Azia sė pari nė Bullgari. U shumėzua shumė shpejt, me shpejtėsi prej
ere, dhe sė shpejti e populloi gjithė kontinentin e Europės. Nė
vitin 1955 ky shpend arriti edhe nė ishujt britanikė. Nė Gjermani
paska arritur nė vitet 20 tė shekullit 20. Shkaku kryesor i
pėrhapjes kaqė shpejt ėshtė se ky shpend ēel nga dy zogj 4 - 6 herė
nė vit. Strofullin e bėn edhe nėpėr drunj halorė dhe ushqehet me
korra frytesh dhe me drithėra, [Sipas
Atlas
der Vogelwelt
... fq.
137] mbase pra edhe me kokrra tė drizės kulumbri,-a.
Nė drtėn e kėtyre tė dhėnave tė besueshme jashtėgjuhėsore mund tė
pohohet me plotė gojė qė emri kulumbri, kumri i kėti
shpendi ėshtė njė emėr i ri pėr njė shpend tė ardhur rishtaz (edhe)
nė hapsirėn etnolinguistike tė shqipes me emrin tanimė tė njohur tė
shkurres kulumbri. Emėrtimi i shpendit, kėshtu mė duket mua,
do tė jetė motivuar ose nga ngjashmėria e ngjyrės sė fryteve tė
shkurres apo pse edhe shpendi kulumbria, si edhe pėllumbi, pėllumbi
i egėr e ndonjė tjetėr shpend ushqehet (edhe) me frytet e kėsaj
shkurrje.
-
-
Nga sa
di deri sot, nė asnjėrėn nga gjuhėt sllave tė Ballkanit emri i
shpendit kulumbri, kumri nuk lidhet me emrin e
shkurres kulumbri: nė tė gjitha kėto gjuhė emri i kėsaj shkurrje
ėshtė i motivuar me therrė, drizė, ndėrsa shpendin e quajnė
bullg. carevica; serb. e kroat grlica kumrija.
Kjo qė u tha mė parė ka mundėsi tė vlej edhe pėrkundėr paravendimit
qė nė serbishten e nė sllovenishten e re ėshtė dėshmuar apelativi
kolobar lat. circulus, orbis rreth,
rruzull dhe folja kolobariti,
kolobarim sillem rrotull, lat. circulo, rotundo, bėj rreth
circulum facio pėr tė cilėn Duridanov thotė se sigurisht qė nuk
janė fjalė ilire, por qė lidhen me lat. columbarium me
tėrrnim kuptimi si kafaz pöllumbash, vend nė tė cilin pėllumbat
sillen rretherrotull; qė fluturojnė nė rreth
dhe nė pėrgjithėsi rreth.[
Illyrische Flussnamen in Serbien ..., fq. 105] Vetėm variantet
rumune porłmb,
porumbel pestriţ e parumbişte
janė semantikisht diē mė tė afėrta me shqipen, pėrkatėsisht janė
emėrtime tė kėtij shpendi qė lidhen me nocionin e pėllumbit
porumb nė pėrgjithėsi, por qė kėshtu: porumb emėrtohet
edhe shkurrja e kulumbrisė.
-
-
Varianti kumri,-a i shqipes, i cili ndeshet edhe nė
gjuhėt sllave tė jugut (khs.) pėrkatėsisht nė serbisht, kroatisht e
nė tė folmen sllave tė boshnjakėve rrjedh nga turq. kumru e
kjo nga arab. Qumriyä.[ sipas Abdula
kaljić, Turcizmi.u srpskohrvatskom jezikzu, Sarajevė, 1966, fq.
425]
Nėpėr tė folme kolale tė Kosovės dėgjohet edhe varianti gugutktė
dhe guguisuf. Kur po e ndiqte etimologjinė e fjalės gugaēe
dhe varaianteve tė tjera tė saj pėr kumrinė zool.
Streptopella risoria dhe nėnllojin esaj zool. Columba palumbus prof.
E. Ēabej nuk e mori pėr tė vyeshėm mendimin e G. Myer -it sipas tė
cilit varianti gugaēe i emrit tė kėtij shpendi mund tė
afrohet me fjalėn onomatopeike serbe/kroate gugutati me
gungatė pėllumbi: (khs. serb., kroat. gugutka e
grgutica) porse si kėtė sinonim ashtu edhe ato guguēkė,
gugush,-e, gugaqe, gugeshė i merr pėr formime
shqipe nga thirma onomatopeike gugu e pėllumbit.[sh. Studime
etimologjike nė fushė tė shqipes, IV, Dh -J, Tiranė 1996, fq. 301]
Variantin kosovar guguisuf e konsideroj poashtu pėr formim tė
mundshėm onomatopeik tė motivuar e tė mbėshtjellė me kallėzimin
popullor se ky shpend kur po kėnduaka nė tė vėrtetė po e vajtuaka tė
vėllanė Isufin (!). Ky variant do tė ketė dalur mė parė si rezultat
i dėgjimit tė tė kėnduarit tė pėllumbit si guguisu.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|