|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Ndryshimet... Eqrem Kryeziu... dhe liria e fjalės!

 
 

 
29 mars 2006 /TN
 
Njė gjė duhet ta bėjė absolutisht tė qartė. Ky shkrim nuk ėshtė reagim, por ėshtė shprehje e mendimeve tė mia nė lidhje me disa ēėshtje tė prezantuara nė kėtė forum debati.
 
Albatros Rexhaj
 
Ndėr shumė arsyet pse e respektojė Eqrem Kryeziun ėshtė fakti se ai nuk ka dėshirė qė t’i thuren himne dhe nuk i ēmon njerėzit qė ēdo herė (pa marrė parasysh se ēka nė tė vėrtetė mendojnė) pajtohen me tė dhe ky fakt ėshtė virtyt i intelektualit. Kryetari Kryeziu e ēmon shumė dhe e inkurajon mendimin kritik. Sė paku kėshtu mė ka thėnė shumė herė kur kemi pasur rastin (me qindra herė gjatė kėtyre 9 viteve) qė tė takohemi.
 
Unė nuk do tė thurė himne pėr Kryetarin Kryeziu, jo se ai nuk e meriton, por pėr faktin se vepra jetėsore e Kryetarit Kryeziu qėndron vetvetiu dhe nuk ka nevojė pėr shtylla tė mjera dhe himne banale qė mund tė krijojė ndonjė prej nesh. Vepra e Kryetarit Kryeziu nuk mund tė mohet sepse qėndresa e tij gjatė shumė viteve ndaj shtypjes dhe tendencave antidemokratike pėr tė instaluar nė Kosovė diktatura tė stilit tė banana republikave, ėshtė diēka qė secili qė ka pak njohuri politike ėshtė mė se i vetėdijshėm.
 
Shumė kush e thotė se Kryetari Kryeziu ėshtė kokėfortė nė politikė! Kėshtu thonin edhe disa nga kolegėt e tij nga “garda e vjetėr” atėherė kur Kryetari Kryeziu e organizoi LDK-nė nė kohėn qė shumėkush frikohej t’i pėrmendte emrin apo edhe me rastin e statujave tė famshme nė Prizren. Nuk dua ta zgjasė shumė sepse besoj se edhe mohuesit mė tė mėdhenj e dinė kėtė. Por a do tė thotė kjo se Kryetari Kryeziu ėshtė i paprekshėm nga kritikat? A do tė thotė kjo se Kryetari Kryeziu ėshtė i pacenueshėm apo edhe mitik? Ata qė mendojnė kėshtu nuk e njohin aspak Kryetarin Kryeziu.
 
Secili prej nesh mund tė ketė mendime tė ndryshme pėr ēėshtje tė caktuara. Ndonjėherė edhe brenda njė familjeje ka rryma tė ndryshme politike dhe kjo ėshtė krejtėsisht e natyrshme dhe e shėndoshė. Vetėm nė dialog tė kundėrshtive lind progresi dhe shoqėria njerėzore ec pėrpara nė zbulimin e virtyteve njerėzore brenda vetes. A ka vepruar drejt Kryetari Kryeziu nė kėto dy muajt e fundit, kjo ėshtė ēėshtje e debatit dhe e drejt e secilit pėr tė diskutuar? A ka mundur tė veprohet ndryshe?
 
Edhe kjo ėshtė ēėshtje e debatit. Ēfarė raporti ka pasur Kryetari Kryeziu me Presidentin Rugova? Kjo nuk ėshtė ēėshtje debati sepse Kryetari Kryeziu e ka thėnė publikisht vetė nė Rubikon - KTV se vitet e fundit nuk ka pasur ndonjė kontakt serioz me Presidentin Rugova. Pse ka ndodhur kjo, kjo pėrsėri ėshtė ēėshtje e debatit. LDK si forcė politike, nė thelb anti-dogmatike, duhet ta inkurajojė debatin brenda vetes nė mėnyrė qė nėpėrmjet atij debati tė lindin ura tė bashkimit. Disa do tė thoshin se kjo ėshtė e vetmja mėnyrė, por edhe kjo ėshtė ēėshtje e debatit.
 
Nė njė opinion tė shprehur nė kėtė forum ėshtė pėrmendur eliminimi politik i Kryetarit Kryeziu. Vet termi “eliminim politik” ėshtė term dogmatik dhe relikt i sė kaluarės. Figura e njė politikani tė kalibrit tė madh nuk mund tė mbrohet e as tė lėndohet me spekulime bulevardeske (nuk i bėhet nder Kryetarit Kryeziu kur thuhet se ai nuk vendos as nė shtėpi tė vet!!!). Nė mėnyrė qė tė garantojė vijueshmėrinė e traditės sė vet, LDK duhet tė organizojė zgjedhje fer dhe demokratike.
 
I tėrė kapaciteti intelektual duhet tė shkrihet nė sigurimin e njė procesi fer demokratik si garanci tė vetme pėr ruajtjen e traditės anti-dogmatike tė LDK-sė. Fundja, kėtė shumė herė e ka thėnė edhe Kryetari Kryeziu dhe unė besoj shumė nė fjalėn dhe angazhimin e tij. Ata qė do tė humbin nė kėtė proces (kushdo qofshin ata) nuk mund tė thonė se janė eliminuar. Asgjė nuk ėshtė e pėrjetshme, pėrfshirė edhe kolltuku dhe privilegjet.
 
Dy fjalė pėr Presidentin Rugova dhe familjen e tij. Presidenti Rugova ishte dhe ėshtė njė me familjen e tij dhe nuk mund tė ndahet prej saj. Tė thuhet se Presidenti ishte njeri i madh, por njė kryefamiljar mesatar ėshtė mėkat dhe turp. Presidenti kurrė nuk ėshtė marrė me spekulimet idiotike qė janė bėrė nė adresė tė tij dhe tė familjes sė tij dhe nuk i takon asnjėrit prej nesh qė tė pėrgjigjemi pėr tė, por e vėrteta mbi atė dhe familjen e tij herė do kur do tė dal nė shesh. Ai, familja dhe vepra e tij nuk mund tė shemben me asnjė lloj kampanje apo shpifjeje qė dikush mund tė bėjė dhe kjo ėshtė arsyeja e vetme pse edhe pėr sė vdekuri ai vazhdon tė jetė i paprekshėm dhe i frikshėm pėr injorantėt, kameleonėt dhe shpirt vegjlit.
 
Njė sqarim pėr tė nderuarin qė pretendon se mė njeh, mė tepėr pėr nevojat e tij se pėr diē tjetėr.
 
Unė nuk kam shitur cigare nė Prishtinė nė periudhėn 1997-99, por kėtė e kam bėrė nė Prizren nė periudhėn 1994-95 dhe kjo ėshtė periudhė e jetės sime pėr tė cilėn jam mė sė shumti krenar. Ėshtė kjo periudhė kur njė pjesė e jona u godit nga njė skamje e skajshme si rezultat i mosbindjes ndaj regjimit serb (disa edhe janė bindur dhe e kanė ruajtur mirėqenien e tyre) dhe unė dhe familja ime e kemi parė mė tė udhės tė punojmė punė nga mė tė ndryshmet pėr ta siguruar me nder bukėn e gojės.
 
Pėr informacionin tuaj, nė vitin 1993 kam dhėnė kontributin tim nė hapjen e kanaleve pėr kabllo elektrike nė rrugėn pėr nė lagjen “Baruthane” pėr atėherė 10 marka nė ditė. Kėshtu koleksionit tė kualifikimeve si “cigareshitės” mund t’ia shtoni edhe “hapės kanalesh”, “rregullues kulmesh”, “bahēegji” etj. Nėse ju e keni pasur njė jetė tė mirė mė vjen mirė pėr ju, por nuk ia kam zilin askujt pėr kėtė.
 
Sa i pėrket kulmit mbi kokė, fatmirėsisht prindėrit e mi kanė mundur ta sigurojnė njė shtėpi tė mesme pėr familjen tonė dhe jemi nė pronėsi tė saj qė nga viti 1982, kurse aktualisht nė Prishtinė jetoj me qira dhe vozis Opel Corsa tė vitit 1991. Kėtė nuk e konsideroj mėkat e as dobėsi.
 
Me LDK-nė jam i lidhur qė nga viti 1996 kurse nė vitet 1997-1998 kam qenė Kryeredaktor i revistės “Qėllimi” tė FR tė LDK-sė nė Prizren. Raportet e mia me Kryetarin Kryeziu vazhdojnė tė jenė tė njėjta, mėnjanuar faktin se ai tash ka mė shumė obligime dhe pėrgjegjėsi.
 
Nė vitin 1994 jam regjistruar nė Fakultetin Elektroteknik, tė cilin e kam vijuar deri nė vjeshtė tė vitit 1997. Gjatė kėtyre tre viteve i kam pėrfunduar tre vite studime, por jam detyruar t’i ndėrpres, jo nga paaftėsia pėr tė dhėnė provime, por pėr arsye krejtėsisht politike dhe rrethanave qė u patėn krijuar nė ndėrkohė. Ishte kjo edhe njė sakrificė e imja ndaj LDK-sė dhe Presidentit Rugova. Nė ēdo fatkeqėsi ka edhe njė fat dhe edhe unė zbulova edhe njė vokacion tjetėr nė jetėn time. Dashurinė time ndaj shkrimeve e kam konkretizuar me pėrfundimin e studimeve nė Dramaturgji me notė mesatare 9.8 kurse aktualisht jam nė studime pasuniversitare nė Dramaturgji nė UP dhe njėkohėsisht vijoj edhe njė cikėl tjetėr studimesh superiore nė lėmin e hartimit tė politikave tė sigurisė kombėtare (National Security Studies) nė AMU .
 
Unė kam shumė mirėkuptim pėr interesimin e secilit pėr tė mėsuar sa mė shumė sekrete, por ėshtė njė element i vockėl qė e kam mėsuar gjatė jetės. E vėrteta dhe sekretet janė shumė dimensionale dhe vendi ku mė sė pakti mund tė mėsohet e vėrteta janė rrugėt, kafenetė dhe bulevardet.
 
Mua mė vjen shumė interesant se ende pa i mbushur 30 vjet jam klasifikuar si shef rajonal i “Sigurimit tė Atdheut”, ndėrlidhės i Al Kaidas (sepse kam pasur 30 minuta paraqitje nė Al Jazzera), oficer inteligjent multi nacional dhe multi dimensional, zėdhėnės i nėntokės, nė njė opinion tjetėr kėtu nė Trepēa akuzohem indirekt si personi kyē qė e ka pėrgatitur, siē cilėsohet, fushatėn e Eqrem Kryeziut pėr spastrime nė LDK dhe sė fundi edhe kreator i “eliminimit politik” tė Eqrem Kryeziut. E gjithė kjo ėshtė mė se njė pėrvojė e bukur, por besoj se janė si shumė pėr njė individ tė vetėm. Ėshtė njė parim themelor nė dramaturgji nė referencė ndaj tė vėrtetės artistike. E vėrteta artistike nuk ėshtė e thėnė tė jetė e vėrteta reale, por mjafton qė ajo tė jetė e bukur dhe ne tė besojmė nė tė dhe ky ėshtė themeli i mjaftueshėm pėr thurjen e njė pėrralle tė bukur.
 
Ēdo respekt pėr secilin dhe mendimin qė e pėrfaqėson. Unė jam ithtar i madh i fjalės sė lirė, por fjala e lirė nuk ėshtė anarki dhe assesi nuk duhet tė keqpėrdoret pėr fyerje. Forumet e tilla nuk duhet tė keqpėrdoren pėr shfryrje epshesh dhe tekesh individuale. Fjala publike bart privilegje, pėrgjegjėsi si edhe konsekuenca.
 
Unė pėr veten time besoj se editorėt e Trepēa.net do tė jenė nė gjendje qė tė ruajnė integritetin e secilit prej nesh, sepse unė pėr veten time nuk e konsiderojė tė nivelit tė vazhdojė tė hyjė nė debate jo parimore.
 
Me respekt pėr secilin lexues,
 
Albatros Rexhaj,
28 Mars 2006


 

                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.