|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

KE, thirrje forcave politike nė Shqipėri tė zhbllokojnė situatėn nė Parlament

 
 

 

29 mars 2006 /TN

(Zėri i Amerikės, mė 28 mars 2006), Armand Mero, Tiranė

Nė Shqipėri, kreu i delegacionit tė Komisionit Evropian, ambasadori Luc Salzman u bėri sot thirrje forcave politike qė tė zhbllokojnė situatėn nė Parlament dhe t’i kthehen punės. Deklarata e ambasadorit Salzman vjen pas njė periudhe tė gjatė disa javore krize ku parlamenti thuajse ėshtė bllokuar pėr shkak tė pėrplasjeve mes shumicės dhe opozitės.

Pėrfaqėsuesi i Komisionit Evropian u shpreh sot se i takon shumicės sė djathtė tė bėjė e para lėvizjen pėr gjetjen e njė zgjidhjeje qė do tė rikthente bashkėpunimin konsensual mes partive.

Ndėrsa pak ditė mė parė, presidenti i Komisionit Evropian Zhose Emanuel Barroso, nė letrėn drejtuar Kryeministrit shqiptar kėrkonte ndėrtimin e njė konsensusi konstruktiv politik pėr kalendarin e reformave evropiane, pėrfaqėsuesi i kėtij komisioni nė Tiranė ambasadori Luc Salzman, foli sot mė konkretisht duke u ndalur nė zhvillimet e fundit politike nė vend.

Kreu i delegacionit tė Komisionit Evropian kėrkoi zgjidhjen sa mė shpejt tė situatės sė krijuar nė Parlament:

"Politikanėt duhet tė zhbllokojnė situatėn nė parlament e t'i kthehen punės. Ka njė axhendė tė reformave tė rėndėsishme qė duhet tė realizohen. Ka njė tavoline pune ku tė gjtha arritjet dhe reformat ekonomike e politike duhet tė realizohen prandaj shpresoj qė bllokimi atje tė pėrfundojė sa mė shpejt", u shpreh ambasadori Salzman.

Ai deklaroi se parlamenti ka nevojė gjithashtu pėr njė opozitė tė fortė dhe pėr kėtė ai u shpreh se shpresonte qė procesi i reformimit i ndėrmarrė nga partia socialiste tė pėrfundojė sa mė shpejt. Por sipas tij, megjithatė, duhet tė jetė shumica ajo qė duhet tė ofrojė zgjidhjen dhe tė rikthejė konsensusin:

"Qeveria ėshtė nė mazhorancė dhe si e tillė unė do tė prisja qė ata tė bėjnė lėvizjen e parė pėr zhbllokimin e situatės nė parlament, tė gjejė njė zgjidhje pėr tiu rikthyer njė bashkėpunimi konsensual mes partive". - tha ai.

Parlamenti shqiptar prej shumė javėsh po pėrjeton njė situatė anormale. Komisionet shqyrtojnė ligjet pa praninė e opozitės e cila i ka bojkotuar ato nė formė protestash. Ndėrsa nė seanca ėshtė bėrė i mundur vetėm kalimi i disa akteve tė dorės sė dytė dhe vendime pėr ratifikime. Edhe futja nė rendin e ditės sė diskutimeve pėr ndryshimin e rregullores solli vetėm njė paqe tė pėrkohshme, pasi zvarritja e kėtyre diskutimeve e ka acaruar sėrish situatėn mes shumicės dhe opozitės sė majtė.//lk


 

                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.