|
- 28 mars
2006 /TN
-
-
Ana
Gjokutaj
-
-
Vendet
e Evropės dhe Azisė Qendrore (ECA) janė pas shumė prej vendeve tė
zhvilluara nė botė pėrsa i takon shpenzimeve pėr punime
kėrkimore-shkencore. Sipas njė raporti tė ri tė Bankės Botėrore,
fondet publike shtesė pėr nxitjen e novatorizmit nuk do tė kishin
asnjė kuptim pa siguruar gjithashtu pėrmirėsimin e stimujve
ekonomikė, pa pėrmirėsuar infrastrukturėn e informacionit dhe pa
reformat arsimore.
-
-
Pėr tė
diskutuar nė lidhje me mėnyrėn sesi vendet e ECA-s mund tė
pėrmirėsojnė sistemet e tyre novatore dhe tė nxisin njė pėrdorim mė
tė mirė tė dijeve nga firmat, Banka Botėrore po organizon gjatė
datave 28-30 mars nė Pragė njė Forum tė Ekonomisė sė Dijeve. Forumi
bashkėfinancohet nga Ministria e Financave dhe Qeveria ēeke. Sipas
Shigeo Katsu, Zėvendės President pėr Rajonin e Evropės dhe Azisė
Qendrore nė Bankėn Botėrore: Shndėrrimi i punės
kėrkimore-shkencore nė njė sukses tregtar ėshtė njė element shumė i
rėndėsishėm pėr arritjen e zhvillimit ekonomik tė qendrueshėm dhe
afatgjatė nė rajonin e ECA-s.
Kjo do tė ndodhė vetėm nėqoftėse ne do tė krijojmė stimujt pėr
punonjėsit shkencorė dhe bizneset qė tė bashkėpunojnė pėr rritjen e
konkurrueshmėrisė nė pėrgjithėsi dhe pėr krijimin e vendeve cilėsore
tė punės. Raporti i ri i Bankės Botėrore, i titulluar
Mbėshtetje Publike Financiare pėr Novatorizmin Tregtar (http://www.worldbank.org/eca/kestudy)
analizon instrumentet e ndryshme financiare disponibėl pėr vendet e
ECA-s pėr nxitjen e novatorizmit dhe rekomandon njė sėrė reformash
pėrpara pėrdorimit me efikasitet tė kėtyre instrumenteve.
-
-
Pavarėsisht numrit tė madh tė punonjėsve shkencorė dhe arritjeve
arsimore tė periudhės komuniste, vendet e ECA-s do ta kenė tė
vėshtirė shndėrrimin e kėtij potenciali nė novatorizma tė sukseshsme
tregtare poqese universitetet dhe institucionet kėrkimore-shkencore
nuk punojnė bashkėrisht me sektorin privat.
-
-
Tashmė
nė ECA shpenzohet mė pak se 1 pėrqind e GDP-sė pėr punime
kėrkimore-shkencore, shifėr kjo shumė mė e ulėt se objektivi prej 3
pėrqind i BE-sė. Pėr mė tepėr, afėrsisht dy tė tretat janė fonde
publike, ndėrsa nė Evropėn Perendimore 65-70 pėrqind e fondeve pėr
studime kėrkimore-shkencore vjen nga sektori privat. Sipas raportit,
shtimi i fondeve ka pak gjasa tė pėrmirėsojė situatėn poqese sektori
privat nuk luan njė rol mė tė madh. Sipas Itzhak Goldberg,
kryeautor i raportit: Fondet publike janė tė pakta dhe duhet
tė pėrdoren pėr financimin e punės kėrkimore vetėm kur ekzistojnė
kushtet qė ato tė japin frutet e duhura.
-
-
Treguesit KEI pėr vendet e ECA-s (Shkalla nga 1-10)
|
-
Renditja
|
-
Vendi
|
-
KEI
|
-
1
-
2
-
3
-
4
-
5
-
6
-
7
-
8
-
9
-
10
-
11
-
12
-
13
-
14
-
15
-
16
-
17
-
18
-
19
-
20
-
21
-
22
-
23
-
24
-
25
|
-
Estonia
-
Sllovenia
-
Lituania
-
Hungaria
-
Republika Ēeke
-
Latvia
-
Polonia
-
Republika Sllovake
-
Kroacia
-
Bullgaria
-
Rusia
-
Rumania
-
Ukraina
-
Armenia
-
Bjellorusia
-
Turqia
-
Serbia & Mali i Zi
-
Moldavia
-
Gjeorgjia
-
Kazakistani
-
Republika Kirgize
-
Uzbekistani
-
Bosnje-Hercegovina
-
Shqipėria
-
Taxhikistan
|
-
8.26
-
7.88
-
7.17
-
7.01
-
7.00
-
6.98
-
6.86
-
6.70
-
6.22
-
6.19
-
6.05
-
5.27
-
5.23
-
5.10
-
5.02
-
4.73
-
4.55
-
4.43
-
4.39
-
3.92
-
3.53
-
3.26
-
3.02
-
2.99
-
2.18
|
-
Burimi: Instituti i Bankės Botėrore
|
-
-
Kėto kushte pėrfshijnė stimujt pėr nxitjen e bashkėpunimit midis
bashkėpunėtorėve shkencorė dhe sektorit privat, si edhe rritjen
e aksesit tė publikut ndaj kompjuterave dhe internetit. Sipas
Goldberg-ut, rendi ėshtė me shumė rėndėsi dhe po e njejta gjė
mund tė thuhet edhe pėr zbatimin e ligjeve pėr mbrojtjen e tė
drejtave tė pronėsisė intelektuale dhe pėr pėrpjekjet e
dedikuara nė luftėn kundėr korrupsionit. Studimi i rendit vendet
e ECA-s sipas potencialit pėr tė investuar me efikasitet nė
novatorizėm (shih tabelėn).
-
-
Treguesit e Ekonomisė sė Dijes (KEI) tė Institutit tė Bankės
Botėrore janė hartuar nė mėnyrė tė tillė pėr tu ardhur nė ndihmė
vendeve tė pėrcaktojnė cilat janė reformat qė duhet tė ndjekin
pėrpara se tė investojnė mė shumė fonde pėr nxitjen e
novatorizmit.
-
-
Sipas raportit, ndonėse ka dallime tė mėdha midis rajonit,
shumica e vendeve kanė nevojė tė reformojnė arsimin, tė
pėrmirėsojnė infrastrukturėn e informacionit dhe tė pėrmirėsojnė
stimujt ekonomik pėrpara angazhimit tė fondeve shtesė. Ndėrsa
vendet e reja anėtare tė BE-sė po ecin relativisht mirė,
renditja e vendeve kandidate pėr nė BE shpalos njė sėrė
dobėsish.
-
-
Kėshtu, p.sh. Rumania renditet nė vendin e 12-tė nė tė gjitė
rajonin e ECA-s, por pėrsa i takon arsimit ėshtė nė vendin e
20-tė pėr shkak tė shpenzimeve tė ulta publike. Turqia, qė ka
GDP tė ngjashme pėr frymė me Lituaninė dhe Republikėn Sllovake
renditet pas kėtyre vendeve sipas indeksit KEI pėr shkak tė
rezultateve tė ulta nė vitet mesatare tė shkollimit dhe
arritjeve matematikore.
-
-
Nė
kėte forum merr pjesė edhe njė delegacion nga Shqipėria i
pėrbėrė nga Mimoza Vokshi, Drejtore e Departamentit tė
Shėrbimeve Tregtare dhe Eneida Guria, keshilltare nė Ministrinė
e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjisė.
-
-
Nė
kėtė forum janė ftuar delegacionet e 27 vendeve qė pėrfaqėsojnė
ministri tė Arsimit, Financave, Shkencės, Industrisė dhe
Tregtisė; firma tė teknologjisė novatore; think tank-s;
organizata jofitimprurėse; si edhe organizata partnere
ndėrkombėtare si Kėshilli Britanik, BE, OECD dhe institucione tė
ndryshme lokale tė Republikės Ēeke.
|
|